Ajo ishte vetëm, në një tualet publik, 480 kilometra larg shtëpisë. Dhe, më e rëndësishmja, gjallë e mirë. Ja si u gjet Blue, një qen i menduar se kishte ngordhur pas Uraganit Harvey, i cili shkatërroi Luizianën dhe Teksasin në vitin 2017. Ajo ishte dy vjeçe në atë kohë dhe ishte humbur në rrënojat e qytetit të […]
Edhe pse gjithmonë kemi dëgjuar se miqësia mes maceve dhe qenve është e pamundur, kjo shpesh është dëshmuar si e pasaktë.
Kështu ndodhi edhe me maçokun e vogël të zi, Binx, dhe labradorin Kamper, të cilëve nuk u desh shumë kohë për t’u bërë miqtë më të mirë.
Pronarja e tyre, e cila ka edhe një labrador tjetër të quajtur Koda, ishte e shqetësuar për mënyrën se si do të silleshin qentë e mëdhenj dhe nëse do të mund të mësoheshin me maçokun, por frika e saj u zëvendësua shpejt nga gëzimi kur pa sa mirë po shkonin marrëdhëniet mes tyre.
Një nga momentet kur ajo e kuptoi që kafshët e saj do të merreshin vesh për mrekulli, ishte kur hyri në dhomën e ndenjjes dhe pamja që pa i solli buzëqeshje në fytyrë: Kamper po qëndronte i shtrirë në qilim, ndërsa Binx ishte rehatuar sipër tij.
Labradori i mirë e dinte se nuk lejohej të ngrihej derisa maçoku të largohej, dhe kjo skenë e ëmbël u filmua nga pronarja, e cila më pas e ndau në profilin e saj në TikTok.
Videoja u bë virale dhe i solli buzëqeshje mijëra përdoruesve të platformës së njohur. /Telegrafi/
TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Tirana Art Lab do të çelë në Pogradec një ekspozitë të veçantë e cila bën bashkë 9 artistë të arteve pamore.
“Ekspozita Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”, është një projekt që sjell në Pogradec një rezidencë kërkimore njëjavore e cila do të kulmojë me prodhimin e veprave të reja artistike dhe një ekspozitë publike në galerinë e arteve të këtij qyteti.
Projekti bën bashkë artistë, kuratorë dhe aktivistë: Bora Baboçi, Adela Demetja, Genc Kadriu, Denisa Kasa, Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Fabio Toska, Ilir Tsouko.
Projekti fokusohet në liqenin e Ohrit, liqenin më të vjetër natyror në Evropë (me një moshë të vlerësuar rreth 4 milionë vjet) dhe një nga më të vjetrit në botë, duke nxjerrë në pah vlerat e tij natyrore dhe kulturore duke trajtuar gjithashtu rreziqet që kërcënojnë këtë ekosistem unik. Përmes një qasjeje inovative, projekti kombinon rezidencën e artistit, krijimin e veprave të reja dhe një prezantim publik për të promovuar praktikat e qëndrueshme artistike dhe për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e këtij ekosistemi të mbrojtur nga UNESCO.
Emri i projektit i referohet Lychnidos (gjithashtu shkruhet Lyhnida ose Lychnida), emri i lashtë i qytetit të Ohrit, tani në Maqedoninë e Veriut. Fjala Lychnidos rrjedh nga greqishtja lychnos, që do të thotë “llambë” ose “dritë”, duke iu referuar qartësisë dhe shkëlqimit të liqenit të Ohrit, pranë të cilit ndodhet qyteti.
“Ekspozita Performative” është një format i krijuar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, që synon zbërthimin e formatit të ekspozitës dhe bërjen publike të proceseve artistike dhe kuratoriale nëpërmjet performancës. Ky koncept synon të përfshijë mjetet dhe kushtet e prodhimit artistik përtej vetë ngjarjes së ekspozitës, duke propozuar mënyra të reja ekspozimi dhe pune së bashku.
Projekti do të inaugurohet më 26 korrik, por për publikun do të jetë i vizitueshëm prej datës 27 korrik deri më 5 gusht në Galerinë e Artit Pogradec. Ky projekt ka gjetur edhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. /j.p/
Arkeologët që punojnë në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri besojnë se kanë zbuluar vendbanimin më të vjetër evropian të ndërtuar në një liqen në Evropë, duke gjetur dëshmi të një komuniteti të organizuar të gjuetisë dhe bujqësisë, që ka jetuar aty rreth 8,000 vjet më parë, shkruan Reuters.
Ekipi, i përbërë nga arkeologë shqiptarë dhe zviceranë, kalon orë të tëra çdo ditë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit, duke nxjerrë me kujdes shtyllat prej druri që dikur shërbenin si bazament për banimet. Sipas mediave ndërkombëtare, ata gjithashtu po mbledhin eshtra të kafshëve shtëpiake dhe të egra, objekte prej bakri dhe fragmente qeramike me gdhendje të detajuara. Albert Hafner, nga Universiteti i Bernës, tha se vendbanime të ngjashme janë gjetur në rajonet alpine dhe mesdhetare, por ato të zbuluara në fshatin Lin janë rreth gjysmë mijëvjeçari më të vjetra, duke datuar midis 6,000 dhe 8,000 vjet më parë.
“Për shkak se ndodhen nën ujë, materiali organik është ruajtur shumë mirë, dhe kjo na lejon të zbulojmë se çfarë hanin këta njerëz dhe çfarë mbillnin,” tha Hafner.
Studime të shumta tregojnë se Liqeni i Ohrit, i ndarë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është liqeni më i vjetër në Evropë, me një moshë mbi një milion vjet, përcjellë KultPlus.
Më shumë se një mijë mostra druri janë mbledhur nga vendbanimi, i cili mendohet të ketë strehuar disa qindra banorë.
Mendohet se vendbanimi shtrihet në një sipërfaqe prej rreth gjashtë hektarësh, por deri tani, pas gjashtë vitesh punë, është zbuluar vetëm rreth 1% e tij.
Hafner tha se gjetjet tregojnë se njerëzit që jetonin në liqen kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e bujqësisë dhe blegtorisë në pjesë të tjera të Evropës.
“Ata ende merreshin me gjueti dhe mbledhje, por të ardhurat kryesore ushqimore vinin nga bujqësia,” u shpreh ai.
Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha se mund të duhen dekada për të eksploruar plotësisht këtë zonë.
“Nga mënyra se si ata kanë jetuar, janë ushqyer, kanë gjuajtur, peshkuar dhe nga mënyra se si është përdorur arkitektura për të ndërtuar vendbanimin, mund të themi se ata kanë qenë shumë të zgjuar për kohën e tyre,” tha Anastasi./KultPlus.com
A ekziston diçka më e bukur se miqësia mes një qeni dhe një fëmije të vogël? Nëse i shtojmë pak konkurrencë të shëndetshme verore, marrim një skenë që prek zemrën.
Kjo është pikërisht ajo që tregon videoja ku qeni, Hudson dhe fëmija me të cilin luan garojnë në ngrënien e shalqirit. Ky garë miqësore ka ngjallur gëzim tek mijëra shikues.
Videoja është publikuar më 5 korrik në profilin e Instagramit @hudsonbegood dhe brenda pak kohe ka marrë mbi 43 mijë shikime.
Videoja është xhiruar nga pronari i qenit, i cili ka shkruar në përshkrim se “në këtë shtëpi, të gjithë janë fitues (edhe pse Hudson ishte fituesi i vërtetë).”
Në video, Hudson dhe fëmija ulën përballë njëri-tjetrit në një tavolinë nën hijen e një çadre dielli. Para tyre kanë tasë me copa shalqiri, dhe qëllimi ishte i thjeshtë — kush ha më parë copën e tij. Teksti në ekran pyet shikuesit se “kush fiton garën e ngrënies së shalqirit — fëmija apo retriever-i i artë?”
Ndërsa qeni ha me ngadalë dhe me këmbëngulje shalqirin me kafshata të mëdha, fëmija përpiqet të përtypë sa më shpejt, por për shkak të dhëmbëve dhe gojës së vogël, përparon më ngadalë. E gjithë skena është aq e ëmbël sa është e pamundur të mos buzëqeshësh. /Telegrafi/
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit. Ai dyshohet se është mbytur, pasi kishte shenja mavijosje në qafë, teksa dhe plagë në trup, ndërsa automjeti sipas Policisë, dyshohet se ka rënë […]
Maura Manor para disa ditësh publikoi në profilin e saj në TikTok një video që u solli buzëqeshje miliona njerëzve.
Teksa po shkonte në treg, ajo pa një pamje jashtëzakonisht të ëmbël – dikush kishte krijuar një vend të këndshëm për freskim për qentë e vet.
Dy qenë të racës Golden Retriever ishin shtrirë mbi akull për t’u freskuar, ndërsa një çadër dielli e vendosur vetëm për ta u ofronte hije.
Qentë dukeshin shumë të kënaqur me idenë e pronarëve të tyre, dhe Maura vendosi të filmonte skenën dhe ta ndante në rrjet.
Brenda vetëm dy ditësh nga publikimi, videoja është shikuar 5.2 milionë herë dhe shumë përdorues të platformës kanë lavdëruar idenë e pronarëve të qenve.
Sigurisht, për kafshët do të ishte më mirë të qëndronin sa më larg diellit, por edhe zgjidhje të tilla mund t’i ndihmojnë të përballojnë më lehtë të nxehtin e verës. /Telegrafi/
Një shtetas egjiptian, Hamed Ramadan Bayoumy Aly Marie, 70 vjeç, pranoi fajësinë pasi goditi kaq fort qenin e doganës Freddie, saqë ai u ngrit në ajër në aeroportin Washington Dulles.
Qeni, i cili punonte për zbulimin e produkteve bujqësore të kontrabanduara, kishte sinjalizuar praninë e mbi 45 kilogramë ushqime të ndaluara në bagazhin e tij.
Freddie, që peshon 11 kilogramë, u dërgua në urgjencë veterinare dhe u diagnostikua me lëndime në anën e djathtë të brinjëve.
Marie u urdhërua të paguajë faturën e veterinerit dhe u dëbua drejt Egjiptit pas seancës gjyqësore.
Ngjarja ndodhi në zonën e marrjes së bagazheve të aeroportit në Virxhinia, pranë Uashingtonit. /Telegrafi/
Një qen u shpëtua nga një hendek i thellë pranë një kantieri ndërtimi në Parker, Colorado.
Zjarrfikësit nga South Metro Fire Rescue bashkëpunuan me autoritetet për kontrollin e kafshëve dhe punëtorët e kompanisë Fiore & Sons për ta nxjerrë qenin nga vendi i rrezikshëm.
Carl ishte zhdukur një ditë më parë nga shtëpia kujdestare.
At 3:55pm, SMFR was requested to assist Animal Control in rescuing a dog from a trench near a construction zone in Parker. With the help of @Fioreandsons Construction team, @dcsheriff Douglas County Animal Control, and multiple SMFR apparatuses, the dog was successfully rescued… pic.twitter.com/wPcsExWgAW
— South Metro Fire Rescue (@SouthMetroPIO) June 24, 2025
Ai u dërgua në një klinikë veterinare ku u trajtua për dehidratim të lehtë.
Pas natës në kujdes mjekësor, qeni u kthye i sigurt në shtëpinë e tij përkohshme. /Telegrafi/
Një zhytës profesionist u zhyt në një liqen të Teksasit dhe arriti të gjente një unazë diamanti të humbur nga një grua që ishte futur në ujë.
JackO’Lynn Page tha se ajo dhe ekipi i bejsbollit të djalit të saj po vizitonin zonën Sandy Beach të Possum Kingdom, kur kuptoi se unaza e saj e martesës me diamant, e cila daton që nga viti 1910, kishte rënë në liqenin Possum Kingdom.
Ekipi i bejsbollit kontrolloi zonën me prindërit dhe gjyshërit e tyre, por nuk mundi të gjente unazën e humbur.
Page kërkoi ndihmën e Ryan Prigmore të Blue Diver Search and Recovery, transmeton Telegrafi.
Prigmore tha se erërat e forta shkaktuan ujëra të trazuara, duke e bërë të vështirë kërkimin.
Ai e ndërpreu kërkimin pas disa orësh, por u kthye të nesërmen për të kërkuar në kushte më të qeta.
Deri në mbrëmje, Prigmore i kishte dërguar Page një foto të unazës së saj të gjetur.
“Isha duke u përgatitur gjatë ditëve të fundit që ishte humbur dhe nuk do ta shihja më. Unaza ime është kaq e veçantë për mua dhe nuk kisha ide se si do ta kaloja këtë. Jam shumë e lumtur që po më vjen në shtëpi”, shkroi Page në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Qeni i ëmbël Bayler, për herë të parë shoqëroi pronaren në punë – dhe menjëherë u ndje si në shtëpi, ndoshta edhe pak tepër rehat.
Pronarja ka filmuar dhe ka ndarë në Instagram momentin kur qeni fle me gojë hapur në një divan në zyrën e saj, si të kishte kaluar ndërrimin më të lodhshëm të jetës.
“Bayler erdhi me mua në punë dhe e kapa duke fjetur. Ooo, menjëherë pushim!”, shkroi ajo me humor në përshkrimin e videos, e cila brenda një dite është parë gati gjashtë mijë herë në këtë rrjet të njohur social.
Shikoni më poshtë pamjen simpatike të Baylerit që po “lodhet” nga puna! /Telegrafi/
Ndërsa kafshët shtëpiake plaken dhe bëhen më pak aktive, ata kanë nevojë për disa rregullime për të vazhduar të kenë një cilësi të mirë jetese.
Kështu, pronarët e dy qenve, dolën me idenë prekëse se si ta mbanin Goldie të luante.
Kur i nxjerrin qentë për një shëtitje dhe i lënë jashtë, ata gjithmonë kanë dy topa në dorë për t’i hedhur – një larg për Aussie dhe një më afër për Goldie, kështu që ajo mund të luajë dhe të ndjehet e përfshirë dhe të mos lodhet shumë.
Sjellja e pronarit ka emocionuar shumë përdorues të TikTok, të cilët që nga shpallja, kanë parë videon, e cila ka gati gjysmë milioni shikime në vetëm një ditë. /Telegrafi/
Qenët Benny dhe Remy shpesh i bëjnë përdoruesit e TikTok të qeshin me videot që pronarët e tyre publikojnë.
Këtë herë, ata publikuan një video ku njëri nga retriverët fle me lodrën e tij, ndërsa tjetri vendosi ta marrë lodrën me kujdes për të mos zgjuar qenin tjetër.
“Vjedhje e suksesshme,” shkruan pronarët në përshkrimin e videos që i ka sjellë buzëqeshje shumë njerëzve.
Retriveri i zgjuar dhe i vëmendshëm mori lodrën me kujdes dhe më pas u largua i lumtur, pa zgjuar qenin tjetër.
Gjithë këtë skenë simpatike mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/
Autoritetet iraniane kanë zgjeruar ndalimin e shëtitjes së qenve në publik në shumë qytete në të gjithë vendin, duke përmendur shqetësime për shëndetin publik, rendin shoqëror dhe sigurinë, raportuan mediat vendase.
Ndalimi – i cili pasqyron një direktivë të policisë së vitit 2019 që ndaloi shëtitjen e qenve në Teheran – u zgjerua në qytetin Ilam në perëndim të dielën, sipas raportimeve, përcjell Telegrafi.
Të paktën 17 qytete të tjera kanë futur ndalime të ngjashme ditët e fundit, duke përfshirë Isfahanin në qendër dhe Kermanin në jug.
Zotërimi dhe shëtitja e qenve ka qenë një temë e diskutueshme që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 në Iran, megjithëse nuk ka ligj që ndalon plotësisht pronësinë e qenve.
Megjithatë, shumë studiues fetarë e konsiderojnë përkëdheljen e qenve ose kontaktin me pështymën e tyre si “nexhis” ose të papastër ritualisht, ndërsa disa zyrtarë i shohin ata si një simbol të ndikimit kulturor perëndimor.
Autoritetet lokale kanë futur periodikisht ndalime për shëtitjen e qenve në hapësira publike ose mbajtjen e tyre në automjete si pjesë e një fushate më të gjerë për të dekurajuar pronësinë e tyre.
Zbatimi i kufizimeve ka qenë i paqëndrueshëm, pasi shumë pronarë vazhdojnë të shëtisin qentë e tyre në Teheran dhe gjetkë në të gjithë Iranin.
Të dielën, gazeta reformiste Etemad citoi një zyrtar nga qyteti Ilam të thoshte se “do të ndërmerren masa ligjore kundër shkelësve”, pa dhënë detaje. /Telegrafi/
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. A., 61 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Bushi”, ku një fëmijë 5-vjeçar është kafshuar nga qeni i 61-vjeçarit, pasi kishte hyrë në oborrin e banesës së tij.
I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka bërë me dije se ka gjetur armën e përdorur në krimin e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku 56-vjeçari Shpëtim Osma plagosi me armë zjarri komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha. Autoritetet policore bëjnë me dije se arma e zjarrit tip pistoletë, e cila dyshohet […]
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në liqenin e Shkodrës.
Një person rreth 37 vjeç është gjetur i mbytur. Viktima është identifikuar si banor i zonës së Grizhës dhe trupi i tij është zbuluar në afërsi të Balshajt nga shërbimet e policisë së Malësisë së Madhe.
Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se vendimi për të shkatërruar 42,934 m² gjelbërim në Parkun e Liqenit ku do të mbahet një koncert i Noizy-t nuk ka kaluar në Këshillin Bashkiak dhe se ka nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me këtë situatë. Teliti tha se kjo vendimmarrje është një shkelje […]
Miqësitë midis kafshëve dhe fëmijëve janë gjithmonë të veçanta, veçanërisht nëse kanë mundësinë të rriten së bashku.
Një rast i tillë është me djalin e Julianne Stanford, i cili rritet pranë qenit familjar, një golden retriever shumë i ëmbël që është ende një qenush.
Julianne ka arritur të kapë në video një nga momentet e tyre më të ëmbla së bashku dhe e ka ndarë atë në TikTok, ku kjo skenë u bë shkak për shumë njerëz që ta shikonin me buzëqeshje.
I vogli Trevor qëndronte shtrirë mbi qilim midis divaneve në dhomën e ndenjes, ndërsa një qenush i ëmbël lëvizte rreth tij.
Djali i vogël nuk ndalonte së qeshuri ndërsa qenushi ecte pranë tij dhe mbi të, dhe zëri i të qeshurës së tij të sinqertë i bëri shumë njerëz të buzëqeshin.
Videoja u bë shumë i popullarizuar në platformën e njohur të videove dhe deri tani ka mbi dhjetë milionë shikime. /Telegrafi/