Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përplasje e ashpër mes Nicki Minaj dhe SZA: Ti nuk je ikonë, je budallaqe dhe e parëndësishme

Nicki Minaj ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj këngëtares SZA, duke e quajtur “të pasuksesshme”, “të pavlerë” dhe “budallaqe”, në një postim të gjatë në platformën X.

Minaj ironizoi suksesin e SZA-s duke thënë se nëse çdo këngë e saj do të zhdukej, industria nuk do ta vinte re fare. “A mendon vërtet se je më e suksesshme se unë? Ti nuk je ikonë. Unë jam”, shkroi ndër të tjera reperja.

Në reagimin e saj, Nicki përmendi edhe performancat e mëdha në stadiume dhe akuzoi SZA-në për përdorim të tepruar të auto-tune. Ajo nuk kurseu as ofendime personale, duke e quajtur këngëtaren “e ndyrë” dhe “të zgjebosur”.

Minaj dhe SZA prej kohësh janë në përplasje virtuale, por ky shpërthim i fundit i ka ndezur sërish gjakrat në industrinë e muzikës. Fansat janë të ndarë, ndërsa priten reagime nga kampi i SZA-s.

The post Përplasje e ashpër mes Nicki Minaj dhe SZA: Ti nuk je ikonë, je budallaqe dhe e parëndësishme appeared first on iconstyle.al.

Khamenei kërcënon: Gati për luftë më të madhe se me Izraelin

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se vendi i tij është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, duke theksuar se Irani mund t’u shkaktojë armiqve një goditje edhe më të rëndë se gjatë përplasjes 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.

Në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, Khamenei e quajti Izraelin “një tumor kanceroz” dhe akuzoi SHBA-në për bashkëpunim në “krimet izraelite”.

“Lufta kundër SHBA-së dhe qenit të saj në zinxhir, Izraelit, është e lavdërueshme”, deklaroi ai.

Komentet vijnë mes kërcënimeve të reja nga SHBA dhe BE për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor deri në fund të gushtit.

The post Khamenei kërcënon: Gati për luftë më të madhe se me Izraelin appeared first on iconstyle.al.

Tronditje në Los Angeles: Vritet producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i saj

Robin Kaye, producentja e njohur e “American Idol”, dhe bashkëshorti i saj Thomas Deluca, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Encino, Los Angeles.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Raymond Boodarian, i cili dyshohet se hyri në shtëpi në mënyrë të paligjshme dhe qëlloi çiftin me armë zjarri. Viktimat u gjetën në dhoma të ndara me plagë të shumta.

Sipas hetimeve, Kaye dhe Deluca janë përballur me autorin sapo janë kthyer në shtëpi, çka dyshohet të ketë çuar në përplasjen fatale.

Robin Kaye kishte qenë pjesë e ekipit të “American Idol” që prej vitit 2009. Kompania e prodhimit shprehu dhimbje të thellë për humbjen, duke e përshkruar atë si të dashur dhe të pazëvendësueshme.

Hetimet për motivin e ngjarjes tragjike vijojnë.

The post Tronditje në Los Angeles: Vritet producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i saj appeared first on iconstyle.al.

3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre

Luani – Koha jote ka ardhur! Jo vetëm që të gjithë duan të jenë rreth teje, por edhe universi është në krahun tënd. Një mundësi e artë në karrierë ose një “jo” që kthehet në “po” do të të japë vetëbesim të ri. Jepi!

Peshorja – Harmonia që ke kërkuar më në fund po merr formë. Në lidhje apo në miqësi, dikush të kupton më mirë se kurrë. Lejo veten të pranosh dashurinë dhe mirësinë pa dyshim. Ti e meriton.

Shigjetari – Me Jupiterin që të favorizon, ndodh një kthesë që s’e kishe planifikuar, por që të shkon për shtat. Mund të marrësh një mesazh që të ndez zemrën ose një ide që të ndez ambicien. Mos rri duarkryq!

The post 3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre appeared first on iconstyle.al.

Nga legjendë në… gjysh: Steven Gerrard bëhet gjysh në moshën 45-vjeçare

Ikona e Liverpool-it dhe e futbollit anglez, Steven Gerrard, ka përjetuar një emocion krejt të ri, është bërë gjysh për herë të parë. Vajza e tij e madhe, Lilly-Ella, solli në jetë një vajzë, duke e bërë 45-vjeçarin zyrtarisht “gjyshin më cool”.

Lilly ndau lajmin e bukur në Instagram, ku postoi një foto të partnerit të saj duke dalë nga spitali me mbajtësen e bebit në dorë. Ajo kishte lajmëruar shtatzëninë që në janar, me një postim të ëmbël ku shkruante: “Sekreti ynë i vogël, lajmi më i mirë, ja ku vjen ‘mini ne’”.

Gerrard, që ishte në Arabi si trajner i Al Ettifaq, u kthye menjëherë në Britani pas lajmit. Tashmë ai është larguar zyrtarisht nga klubi dhe ka nisur një kapitull të ri si komentator për TNT Sport, ndërsa në horizont përflitet edhe për një rikthim te Rangers.

The post Nga legjendë në… gjysh: Steven Gerrard bëhet gjysh në moshën 45-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Po, është e vërtetë: cikli yt mund të sinkronizohet me atë të shoqes së ngushtë

E keni vënë re ndonjëherë që ti dhe shoqja jote e ngushtë përfundoni në “kampin e dhimbjeve” në të njëjtën kohë?

Nuk është thjesht një rastësi, kjo quhet sinkronizim menstrual, ose siç njihet ndryshe, Efekti McClintock.

Kur kalon shumë kohë me dikë, qoftë shoqe dhome, motër apo kolege e afërt, ciklet tuaja mund të fillojnë të përputhen. Kjo mund të ndikohet nga hormonet, stresi, oraret e gjumit… apo thjesht nga energjitë tuaja të lidhura.

Edhe pse shkenca ende e diskuton nëse është e vërtetë apo rastësi totale, një gjë është e sigurt:

“Girl math” = lidhje emocionale + ndarje çokollatash = njësoj perioda.

Prandaj herën tjetër kur po qani bashkë për një film romantik dhe po kërkoni akullore, thjesht pranojini:

jeni të sinkronizuara.

The post Po, është e vërtetë: cikli yt mund të sinkronizohet me atë të shoqes së ngushtë appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Fushë Milot: 72-vjeçari humb jetën nga zjarri që ndezi vetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Fushë Milot, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.

I moshuari dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina, por flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë me shkurre dhe barishte të thata, duke e përfshirë edhe vetë atë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, shtetasi D.H. ka pësuar djegie dhe është asfiksuar. Ai u transportua në spitalin e Kurbinit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Tragjedi në Fushë Milot: 72-vjeçari humb jetën nga zjarri që ndezi vetë appeared first on iconstyle.al.

Bebe Rexha s’i reziston trendit të ri, por fansat kanë dyshime për “lodrën Labubu”

Bebe Rexha i është bashkuar trendit më të ri të lodrave koleksionuese, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një “Labubu” simpatik që e mban në dhomën e gjumit.

“Çfarë mendoni për të?”, pyeti ajo, por jo të gjithë reaguan me të njëjtin entuziazëm. Një ndjekës e quajti lodrën “demonike” dhe i sugjeroi ta “gjuante larg”.

Bebe, si gjithmonë me humorin e saj të veçantë, vendosi ta publikojë mesazhin, duke treguar se nuk e merr seriozisht dramën e rrjeteve sociale.

The post Bebe Rexha s’i reziston trendit të ri, por fansat kanë dyshime për “lodrën Labubu” appeared first on iconstyle.al.

Gaza: Të paktën 20 palestinezë humbin jetën në një shpërndarje ndihmash mes kaosit dhe akuzave politike

Të paktën 20 palestinezë kanë humbur jetën sot gjatë një shpërndarjeje ndihmash në Khan Younis, në jug të Gazës, në një incident që ka sjellë sërish në vëmendje kaosin dhe pasigurinë që shoqëron ndihmën humanitare në këtë zonë të goditur nga lufta.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga Izraeli dhe e financuar pjesërisht nga SHBA, deklaroi se turma e njerëzve doli jashtë kontrollit dhe u përshkallëzua për shkak të individëve të armatosur, të cilët sipas tyre kishin lidhje me Hamasin.

Sipas GHF, 19 persona u shkelën nga turma dhe një tjetër u godit me thikë. Ndërkohë, zyrtarë palestinezë të shëndetësisë thanë për Reuters se viktimat vdiqën nga mbytja, pasi turma u ngjesh në një hapësirë të kufizuar.

The post Gaza: Të paktën 20 palestinezë humbin jetën në një shpërndarje ndihmash mes kaosit dhe akuzave politike appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Upsss! Loredana në një romancë me Don Xhonin?

Një koment i vetëm ka mjaftuar që ndjekësit të ndezin rrjetin me pyetjen: a po ndodh diçka mes Don Xhonit dhe Loredana Bratit?

Reperi i njohur ka lënë së fundmi një koment në njërën prej fotove të modeles Loredana Brati, dhe sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re.

Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur ndonjë shkëndijë apo thjesht është një koment spontan, por një gjë është e qartë: rrjeti e pa, e komentoi dhe… “plasën cokollatat”.

The post FOTO/ Upsss! Loredana në një romancë me Don Xhonin? appeared first on iconstyle.al.

Pa aeroport, pa ushtri, pa monedhë, por ndër më të pasurit në Europë

I fshehur mes Alpeve, midis Zvicrës dhe Austrisë, Principata e Lihtenshtajnit duket si një përjashtim i çuditshëm në një botë të trazuar. Pa një aeroport kombëtar, pa një ushtri, madje as monedhë të vetën, ky shtet i vogël renditet ndër më të pasurit dhe më të sigurtët në botë.

Përdor frangën zvicerane përmes një marrëveshjeje monetare me Zvicrën, ndërsa banorët e tij udhëtojnë përmes aeroporteve në Zvicër apo Austri. Ushtria u shfuqizua që në vitin 1868 dhe siguria mbështetet vetëm në një forcë të vogël policie dhe bashkëpunim me fqinjët.

Por pavarësisht këtij “minimalizmi shtetëror”, Lihtenshtajni ka një PBB për frymë rreth 187,000 dollarë, pothuajse zero krim të organizuar, nivele të ulëta të burgosjes dhe një standard jetese që shumë vende vetëm mund ta ëndërrojnë.

Në një kohë kur shumica e shteteve përballen me tensione, korrupsion dhe pasiguri, ky vend i vogël ofron një model ndryshe: një shoqëri e bazuar në besim, thjeshtësi dhe mirëqenie të përbashkët, dëshmi se ndonjëherë, më pak është më shumë.

The post Pa aeroport, pa ushtri, pa monedhë, por ndër më të pasurit në Europë appeared first on iconstyle.al.

Reperi Diddy ndjek terapi në burg: Sinjal pendese apo strategji ligjore?

Sean “Diddy” Combs duket i vendosur të ndryshojë imazhin e tij, teksa pret shpalljen e dënimit më 3 tetor. Sipas TMZ, reperi 55-vjeçar ka nisur psikoterapi dhe po ndjek programe vetëpërmirësimi në burgun federal të Brooklyn, përfshirë programin STOP kundër dhunës dhe rehabilitimin nga droga të Dr. Wexler.

Lëvizja vjen pak ditë pasi ai u shpall i pafajshëm për trafikim seksual, por fajtor për transportimin e dy grave për qëllime imorale.

Burime pranë Diddyt thonë se ai po “punon për ta përmirësuar veten”, por kritikët dyshojnë se veprimet e tij janë një strategji për të zbutur dënimin. Prokurorët kanë rekomanduar katër vite burg, por fjala e fundit i mbetet gjyqtarit Arun Subramanian.

The post Reperi Diddy ndjek terapi në burg: Sinjal pendese apo strategji ligjore? appeared first on iconstyle.al.

EMMY Awards 2025: Rikthehen emrat e mëdhenj dhe surprizat e vitit!

Janë shpallur zyrtarisht nominimet për edicionin e 77-të të Primetime Emmy Awards, që do të mbahet më 14 shtator 2025. Seriali triller “Severance” i Apple TV+ kryeson listën me 27 nominime, duke u pozicionuar si një nga favoritët kryesorë të këtij viti.

Menjëherë pas tij vjen “The Penguin” nga HBO Max me 24 nominime, ndërsa serialet e njohura “The White Lotus” dhe “The Studio” marrin nga 23 nominime secili. “The Studio” hyn kështu në garë si një nga komeditë më të vlerësuara të vitit, përkrah fituesit të vitit të kaluar, “The Bear”.

Një moment historik në këtë edicion është nominimi i parë ndonjëherë për Harrison Ford, në moshën 83-vjeçare, për rolin e tij dytësor në komedinë “Shrinking”.

Nominimet u shpallën nga aktorët Harvey Guillén (“What We Do in the Shadows”) dhe Brenda Song (“Running Point”), ndërsa dy kategori të veçanta, reality competition dhe talk show, u zbuluan gjatë programit “CBS Mornings”.

Kategoria për serialin më të mirë dramatik përfshin emra të mëdhenj si “The Last of Us”, “The White Lotus”, “The Diplomat” dhe “Slow Horses”.

Në komedi, priten përballje të forta mes “Hacks”, “The Bear”, “Shrinking” dhe “Only Murders in the Building”.

Te miniseritë dhe filmat televizivë, spikatin “The Penguin”, “Black Mirror” dhe rikthimi i papritur i Bridget Jones në ekranin e vogël me filmin “Mad About the Boy”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS, me komedianin Nate Bargatze në rolin e prezantuesit, i cili gjithashtu është vetë i nominuar për specialin e tij “Your Friend, Nate Bargatze”.

Disa nga nominimet kryesore për Emmy 2025:

Serial dramatik:
“Andor”, “The Diplomat”, “The Last of Us”, “Paradise”, “The Pitt”, “Severance”, “Slow Horses”, “The White Lotus”

Serial komedi:
“Abbott Elementary”, “The Bear”, “Hacks”, “Nobody Wants This”, “Only Murders in the Building”, “Shrinking”, “The Studio”, “What We Do in the Shadows”

Miniseri apo serial antologjik:
“Adolescence”, “Black Mirror”, “Dying for Sex”, “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”, “The Penguin”

Reality show më i mirë:
“The Amazing Race”, “RuPaul’s Drag Race”, “Survivor”, “Top Chef”, “The Traitors”

Talk Show më i mirë:
“The Daily Show”, “Jimmy Kimmel Live!”, “The Late Show with Stephen Colbert”

Lista e plotë përfshin qindra emra, ndërsa fituesit do të shpallen më 14 shtator. Tashmë, betejat e mëdha kanë nisur dhe publiku pret me padurim të shohë kush do të ngrejë trofetë më të rëndësishëm të televizionit amerikan.

The post EMMY Awards 2025: Rikthehen emrat e mëdhenj dhe surprizat e vitit! appeared first on iconstyle.al.

Mot kryesisht i kthjellët, ja parashikimi për këtë të mërkurë

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa vranësirat pritet të shfaqen gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 8 m/s.

The post Mot kryesisht i kthjellët, ja parashikimi për këtë të mërkurë appeared first on iconstyle.al.

E rëndë! Ndërron jetë influencuesja braziliane pas një ndërhyrjeje estetike

Një ngjarje tragjike ka tronditur ndjekësit e influencueses braziliane Natália Cavanellas, e cila humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në São Paulo. Ajo ishte vetëm 40 vjeç.

Sipas CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës dhe ndonëse ndodhej në kushte të rregullta spitalore, ajo nuk arriti të mbijetojë. Rasti është regjistruar si “vdekje e papritur”, ndërsa hetimet për shkakun e saktë të vdekjes janë ende në vijim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në rrjetet sociale, ajo njihej si një figurë frymëzuese, një nënë, grua dhe sipërmarrëse që drejtonte një komunitet me qindra gra profesioniste. Profili i saj privat në Instagram kishte mbi 105 mijë ndjekës, ndërsa një tjetër llogari e dedikuar për rrjetëzimin dhe strategjinë kishte afro 30 mijë ndjekës të tjerë.

Lajmin për vdekjen e saj e dha bashkëshorti, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram.

“Të gjithë e dinë çfarë gruaje e jashtëzakonshme ishte Natalia. E bukur, e pavarur, profesioniste, e dashur. Do t’i tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj, një grua që të gjithë e donin dhe e admironin”, shkroi ai.

Mjeku që kreu ndërhyrjen, Edgar Lopez, përmes një deklarate tha se procedura ishte planifikuar dhe realizuar në përputhje me të gjitha protokollet mjekësore. Megjithatë, Cavanellas pësoi një ndërlikim të rrallë, të dyshuar si emboli pulmonare, një rrezik i njohur, ndonëse i rrallë, edhe kur merren të gjitha masat parandaluese.

The post E rëndë! Ndërron jetë influencuesja braziliane pas një ndërhyrjeje estetike appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 16 korrik 2025!

Dashi

Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni për një kohë dhe të përpiqeni të mos lini hije dyshimi mbi partnerin tuaj. Beqarët gjithashtu do jenë pak të acaruar për shkak të disa projekteve që janë rritur në tym.

Puna: Dita e punës do të ndikohet nga gjendja shpirtërore e ndryshuar dhe për pasojë do të jetë pak produktive.

Demi

Dashuria: Një ditë pajtimi, nëse keni patur një luftë me dikë afër jush, partnerin tuaj ose një anëtar të familjes, ai do të vijë duke kërkuar për ju me qëllime të mira. Do të jetë një rast i përshtatshëm për të sqaruar një keqkuptim të mundshëm. Beqarët do bëjnë miq të rinj.

Puna: Nuk ka mundësi që të humbisni për të bërë një hap cilësor, për të cilin keni aspiruar shumë kohë.

Binjakët

Dashuria: Me ndihmën e Venusit, çiftet tani mund të dalin nga kriza dhe të forcojnë bashkimin. Shumë do të kenë dëshirën për të krijuar së bashku një të ardhme. Njohje të reja për shumë beqarë në horizont, Marsi disponon takime dhe njohje intriguese.

Puna: Jini më reflektues, por në të njëjtën kohë veproni nëse nuk dëshironi mundësi që t’ju fryjnë nën hundë!

Gaforrja

Dashuria: Ata që janë së fundmi bashkë dhe po përjetojnë një dashuri të re nuk do të jenë pjesë e asaj kategorie që lënë kohën të ikë kot, do të bëjnë gjithçka për të thelluar këtë marrëdhënie! Beqarët mund të fillojnë diçka për argëtim dhe më pas … ta merrni seriozisht!

Puna: Nëse duhet të mbështeteni vetëm në forcën tuaj, sigurohuni të dini se çfarë duhet për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Luani

Dashuria: Çiftet që kanë përjetuar kohë të vështira sot do të jetojnë një ditë të qetë. Retë janë zhdukur dhe ju mund të shijoni zemrën tuaj të dashur! Beqarët do të shohin një ndjesi të bukur që nuk e kishin parashikuar për dikë afër tyre.

Puna: Zilia dhe xhelozia në punë sot do të shkaktojnë probleme dhe do të krijojnë probleme. Jini të qetë dhe të matur në këtë drejtim.

Virgjëresha

Dashuria: Një diskutim me të dashurin tuaj do të prishë marrëveshjen, por për fat të mirë pasioni do të bëjë gjithçka të kalojë. Mbrëmje intriguese gjatë rrugës! Për beqarët, do të ketë një dashuri të shpejtë që do ta ndryshojë jetën, por vetëm nëse e dëshironi!

Puna: Qëllimi për të arritur është afër, më shumë sesa mendoni, por keni nevojë për këmbëngulje dhe një shpirt sakrificash për të arritur atje.

Peshorja
Dashuria: Kushdo që ndjen ndjenja shumë të forta për partnerin gjithashtu do të tolerojë një situatë të paqartë, por nuk do të jetë për shumë kohë. Ardhja e tërheqjeve të reja për beqarët, bërja përshtypje ndaj dikujt që ka pëlqyer prej kohësh do të jetë qëllimi i kësaj dite!

Puna: Kontakte dhe bashkëpunime të reja për shumë nga të lindurit e kësaj shenje, axhenda e kësaj dite është e mbushur me emërime.

Akrepi

Dashuria: Një ditë e ndërlikuar nga pikëpamja sentimentale, qëndrimet tuaja do të ngjallin xhelozi tek partneri juaj dhe do të jeni gati të detyruar të justifikoni veten. Nga ana tjetër veqarët do jenë mjaft magjepsës dhe të gatshëm për të bërë përparime!

Puna: Detyrat e reja që vijnë, ju do të tregoni aftësi të mëdha në menaxhim, të gjithë do t’ju japin lëvdata dhe komplimente.

Shigjetari

Dashuria: Nuk ka parashikime të mira për një histori që nuk jep më shumë stimulim, dikush do të dëshirojë të insistojë, por mbase nuk ia vlen. Në këto raste, ndryshoni më mirë ambjentin! Beqarët gjithmonë do të kërkojnë gjëra që janë të vështira për tu zgjidhur, të jenë të qetë për këtë!

Puna: Dita e kënaqshme, lajmet që vijnë në sferën e punës janë të mira.

Bricjapi

Dashuria: Çiftet e konsoliduara do të gjejnë guximin të shkojnë më tej dhe të marrin përgjegjësi të caktuara. Projektet sfiduese të jetës po vijnë! Dashuritë e mëdha vijnë madje edhe për beqarët që duan të takojnë shpirtin e tyre binjak, tërheqjet fatale dhe pasionin për yjet!

Puna: Ju po vendosni një rend në sferën e punës, ka kaq shumë gjëra që duhet të lihen mënjanë. Ndryshimet në horizont.

Ujori

Dashuria: Venusi nuk duket larg nga jeta juaj private dhe sot mund të mbështeteni në një dialog me një partner shumë intensiv. Ju duhet të bëni gjëra të caktuara. Edhe beqarët do jenë shumë komunikues dhe do të jenë në gjendje të magjepsin me fjalët e tyre.

Puna: Përqendrohuni në strategjitë fituese për tu vërejtur. Ata do të jenë trampolina për suksesin tuaj.

Peshqit

Dashuria: Një nostalgji e vogël vazhdon herë pas here për të përgjuar në zemrën tuaj dhe për të shtyrë emocionet e përjetuara. Ndoshta e tashmja nuk është ajo që ju dëshironi, por ka mundësi të mira për ta ndryshuar atë. Vijnë histori të reja për beqarët dhe flirtet emocionuese.

Puna: Ju keni një ide të qartë për atë që dëshironi, ju po bëni gjithçka për të arritur qëllimin tuaj. Shumë shpejt do ta arrini!

The post Horoskopi ditor, 16 korrik 2025! appeared first on iconstyle.al.

Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit?

Nëse ke ndonjëherë tundimin ta shtysh larjen e dhëmbëve për mëngjesin e nesërm, është momenti të mendohesh sërish. Sipas dentistëve, larja e dhëmbëve në mbrëmje është më e rëndësishmja e ditës dhe ja pse:

Gjatë natës, goja jonë prodhon më pak pështymë, që do të thotë më pak mbrojtje natyrale ndaj baktereve. Nëse shkojmë në gjumë pa i larë dhëmbët, mbetjet e ushqimit dhe sheqernat krijojnë terrenin ideal për prishjen e dhëmbëve dhe zhvillimin e sëmundjeve të mishrave.

Bakteret shumëzohen më shpejt natën, duke e bërë gojën një “festë” për prishjen e dhëmbëve dhe aromën e keqe në mëngjes.

Larja para gjumit ndihmon jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në cilësinë e gjumit. Një gojë e pastër = një ndjesi më e qetë dhe më e freskët për të fjetur.

Këshillë ekstra: Mos e shpëlaj gojën menjëherë pas pastës së dhëmbëve. Lëre fluorin të veprojë disa minuta për mbrojtje maksimale.

The post Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit? appeared first on iconstyle.al.

GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë

Mbi 90 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit si pasojë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, njoftojnë autoritetet shëndetësore palestineze. Viktimat përfshijnë dhjetëra gra e fëmijë, ndërsa sulmet kanë goditur edhe zona të mbipopulluara si kampet e refugjatëve dhe lagje civile.

Në kampin e refugjatëve Shati, një ndërtesë ku strehoheshin civilë u shkatërrua nga një goditje ajrore, duke i marrë jetën një ligjvënësi 68-vjeçar të Hamasit dhe tetë anëtarëve të një familjeje, dy prindër dhe gjashtë fëmijët e tyre, sipas burimeve nga Spitali Shifa në Gaza.

Një tjetër sulm shkatërrues ndodhi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, ku një shtëpi u rrafshua plotësisht, duke lënë të vdekur 19 anëtarë të një familjeje, përfshirë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Ndërkohë që shifrat e viktimave rriten, imazhet nga terreni dëshmojnë një krizë humanitare që thellohet nga ora në orë.

The post GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Dënohen dy burra për prerjen e pemës ikonë pranë Murit të Hadrianit

Ata e prenë për më pak se tre minuta, por dëmi që lanë pas do të kërkojë dekada për t’u shëruar. Pema historike Sycamore Gap, një nga simbolet më të dashura të Anglisë pranë Murit të Hadrianit, u rrëzua më 27 shtator 2023 nga dy burra që tani janë dënuar me katër vite e tre muaj burg secili.

Adam Carruthers, 32 vjeç, dhe Daniel Graham, 39, udhëtuan në mes të një stuhie, 30 milje nga Cumbria në Northumberland, për ta prerë këtë pemë shekullore. Veprimi i tyre u përshkrua nga prokurorët si një “mision idiot”, që shkaktoi mbi 620 mijë paund dëme dhe tronditi emocionalisht mijëra njerëz në të gjithë Britaninë.

Në sallën e gjyqit në Newcastle, gjyqtarja Lambert i cilësoi ata si të shtyrë nga dëshira për famë. “Ju e shijuat vëmendjen. U ndiet krenarë për një krim që tronditi gjithë vendin,” tha ajo.

Sycamore Gap nuk ishte thjesht një pemë. Ishte kujtim kolektiv, pjesë e filmit “Robin Hood: Prince of Thieves”, ikonë peizazhi dhe një ndalesë shpirtërore për këdo që ecte pranë Murit të Hadrianit.

Sot, një pjesë e trungut ndodhet në ekspozitë publike, ndërsa 49 fidanë të saj janë ruajtur për të mbjellë kujtesën sërish, por pema vetë, ajo nuk do të kthehet më.

The post Dënohen dy burra për prerjen e pemës ikonë pranë Murit të Hadrianit appeared first on iconstyle.al.

Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, një grua ka nevojë për 47 minuta vëmendje të qëllimshme çdo ditë nga partneri i saj, për t’u ndier e sigurt emocionalisht dhe e lidhur realisht me të.

Nuk bëhet fjalë për minuta të mbushura me telefon, apo “jam këtu por jo vërtet”. 47 minuta prani të vërtetë. Sy që shohin, veshë që dëgjojnë, zemër që e ndjen.

Dhe përtej këtyre minutave të përditshme, rekomandohen edhe 2 deri në 5 orë të përbashkëta, të paktën një ditë në javë, për të mbajtur të shëndetshme lidhjen.

Nuk ka të bëjë me kohën… por me cilësinë e saj.

The post Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt appeared first on iconstyle.al.

❌