Gjermania ka nevojë për më shumë ushtarë. Por për momentin ende nuk planifikohet rifutja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në vend të tij Bundeswehr-i po rekruton vullnetarë dhe suksesi është i dukshëm.
Të shkosh vullnetarisht në Bundeswehr, të mësosh të marshosh dhe të flesh në kazermë në krevat marinari?
Shumë të rinj gjermanë nuk e përfytyrojnë dot një gjë të tillë.
Por Tomi po. 23-vjeçari nga Erfurti mendon t`i bashkohet Bundeswehr-it.
âKombinimi i tĂ« qenit nĂ« shoqĂ«ri dhe i frymĂ«s sĂ« ekipit mĂ« magjepsâ, thotĂ« ai pĂ«r DW. âDhe dua tĂ« zhvilloj veten mĂ« tejâ.
Kjo është arsyeja pse Tomi, me bluzë të zezë dhe me trup prej atleti, ndodhet tani në zyrën e këshillimit të Bundeswehr-it në Erfurt.
Ajo gjendet në një qendër tregtare midis një supermarketi dhe një palestre.
Të interesuarit si ai janë shumë të mirëpritur aty, pasi Bundeswehr-i kërkon personel.
Motoja është: Mos largoni askënd! Edhe ata, që vijnë pa takim paraprak, me pak fat do të gjejnë shpejt një këshillues.
Ose tĂ« paktĂ«n njĂ« fletĂ«palosje informuese ngjyrĂ« ulliri me mbishkrimin disi patetik: âKĂ«tu siguroni GjermaninĂ« dhe tĂ« ardhmen tuajâ.
Biseda e parë me këshilltarin e Bundeswehr-it
Para se të vendosë, Tomit i duhen disa informacione.
Tony Baumann, këshilltari me uniformë, e pyet me mirësjellje për përvojën dhe qëllimet e tij profesionale. Tom ka punuar në shëndetësi, në administratë, për shtatë vjet.
Bundeswehr-in ai e njeh nga një praktikë që ka bërë aty, kur ishte nxënës. Edhe një shok, që është ushtar, i ka treguar disa gjëra.
Shërbimi në ushtri ose në misione jashtë vendit nuk do të ishin problem për Tomin.
âUnĂ« dua edhe tâi kthej diçka vendit tim. MĂ« ka dhĂ«nĂ« shumĂ«, arsimim falas pĂ«r shembullâ.
Me afërsisht 182.000 ushtarë dhe 80.000 punonjës civilë, Bundeswehr-i është një nga punëdhënësit më të mëdhenj të Gjermanisë.
Ai i tërheq të interesuarit me një gamë të gjerë programesh trajnimi dhe diplomimi.
âKĂ«tu ka mundĂ«sira, qĂ« nuk i gjen dot nĂ« sektorin privatâ, thotĂ« Tom.
Ai po mendohet, nëse fillimisht do të bëjë shërbimin ushtarak vullnetar apo do të angazhohet menjëherë në disa vite shërbim.
Qendra e vlerësimit në kazermë
Vetëm tre kilometra larg zyës së këshillimit gjendet kazerma Lëberfeld. Roja kontrollon kartat e identitetit. Pastaj ata shkojnë në qendrën e karrierës së Bundeswehr-it, njëra nga 15 të tilla në të gjithë Gjermaninë. Këtu të gjithë aplikantët nga Turingia dhe Saksonia duhet të kryejnë një sërë testesh. Rezultatet përcaktojnë, nëse ata pranohen në Bundeswehr.
NĂ« dhomĂ«n e gjimnastikĂ«s dy tĂ« rinj po bĂ«jnĂ« testin fizik. ĂshtĂ« ngrohtĂ«, dielli hyn nga dritaret. TĂ« dy pedalojnĂ« me forcĂ« mbi ergometra, pĂ«r tĂ« arritur rezultatin qĂ« kĂ«rkohet. MĂ« parĂ« ata kishin vrapuar nĂ«pĂ«r dhomĂ« dhe ishin varur nĂ« njĂ« shufĂ«r horizontale, derisa u kishin dalĂ« bulĂ«zat e djersĂ«s nĂ« ballĂ«.
Edhe pse nevoja për personel është e madhe, Bundeswehr-i nuk pranon secilin. Kriteret si shëndeti, përgatitja fizike duhet të plotësohen, po ashtu si dhe qëndrimi personal. Nëse një aplikant nuk respekton rendin demokratik dhe të gjitha parimet e tij, procesi merr fund këtu
Rreth një ndër pesë aplikantë nuk e kalojnë provimin, thotë koloneli Kim Frerichs, i cili drejton Qendrën e Karrierës në Erfurt.
MegjithatĂ« ai Ă«shtĂ« shumĂ« i kĂ«naqur me shifrat aktuale: Numri i aplikimeve dhe punĂ«simeve Ă«shtĂ« rritur me rreth 20 pĂ«rqind kĂ«tĂ« vit. Ky Ă«shtĂ« âedhe njĂ« efekt i luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«â, thotĂ« Frerichs, gjĂ« qĂ« pĂ«r shumĂ« Ă«shtĂ« njĂ« motivim.
Kështu vazhdon trendi nga viti 2024: Vitin e kaluar Bundeswehr-it i erdhën gati një të pestën më shumë aplikime sesa para një viti.
A mund ta mbulojnë vullnetarët kërkesën e lartë për ushtarë?
Bundeswehr-i po zgjerohet përsëri, pasi u tkurr me një total prej rreth 3.000 ushtarësh mes viteve 2020-2024.
Por jo çdo rekrut i ri qëndron në ushtri.
Përveç kësaj shumë ushtarë dalin në pension për shkak të moshës.
A do të jetë ende e mundur të rekrutohen deri në 60.000 ushtarë shtesë në vitet e ardhshme? Ky është plani i ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD). Ai e argumenton këtë me kërcënimin nga Rusia dhe kërkesat në rritje të NATO-s.
Megjithë këtë qëllim ambicioz ministri i Mbrojtjes për momentin i përmbahet shërbimit vullnetar. Ai dëshiron ta bëjë shërbimin ushtarak më tërheqës, kryesisht përmes pagave më të mira.
Dhe në të ardhmen të gjithë 18-vjeçarët do të marrin postë nga Bundeswehr-i. Meshkujt duhet ta plotësojnë dhe ta dërgojnë pyetësorin, ndërsa femrat mund ta bëjnë këtë.
Ai përmban pyetje lidhur me shëndetin dhe gatishmërinë për të kryer shërbimin ushtarak.
Ekzaminimi mjekësor,dhe fizik, do të rikthehet gradualisht për të gjithë të rinjtë meshkuj.
Pa âelementĂ« tĂ« tillĂ« tĂ« detyrueshĂ«mâ, nuk mund tĂ« funksionojĂ«, mendon Kim Frerichs, i cili ka praktikĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sektor.
Pistorius po merr masa paraprake pĂ«r rastin, nĂ«se âshtrĂ«ngimi i butĂ«â nuk do tĂ« mjaftojĂ«: Me ligjin e ri tĂ« planifikuar pĂ«r shĂ«rbimin ushtarak, ai po pĂ«rfshin mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« riaktivizuar rekrutimin. Ky opsion synon tĂ« pĂ«rdoret, nĂ«se nuk gjenden mjaftueshĂ«m vullnetarĂ« ose nĂ«se situata e rrezikut pĂ«rshkallĂ«zohet. Projektligji pritet tĂ« diskutohet nga kabineti qeveritar nĂ« fund tĂ« gushtit.
Imazh më i mirë për Bundeswehr-in, më shumë aplikantë
Kthehemi nĂ« zyrĂ«n e kĂ«shillimit pĂ«r karrierĂ«n nĂ« qendĂ«r tĂ« Erfurtit. ĂfarĂ« u intereson tĂ« dinĂ« pĂ«r Bundeswehr-in tĂ« rinjve, qĂ« vijnĂ« kĂ«tu? âShpesh pyesin, nĂ«se mund tĂ« merren me sport ose tĂ« marrin patentĂ« shoferi ndĂ«rsa janĂ« nĂ« ushtriâ, shpjegon kĂ«shilltari Tony Baumann, i cili zhvilloi edhe intervistĂ«n me Tomin.
Paratë janë gjithashtu një temë për aplikantët e mundshëm, disa prej të cilëve vijnë me prindërit e tyre.
âNuk kemi pse tĂ« fshihemiâ, thotĂ« Baumann. âNĂ«se dikush dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ« shĂ«rbim ushtarak vullnetar menjĂ«herĂ« pas shkollĂ«s, atij i sigurohen 1.800 euro neto kĂ«tu dhe perveç kĂ«saj i ofrohet akomodim falas, udhĂ«tim falas me tren dhe kujdes mjekĂ«sor falas, kjo Ă«shtĂ« shumĂ« joshĂ«seâ.
Edhe pajisjet e Bundeswehr-it luajnë rol. Ato janë përmirësuar ndjeshëm, që kur qeveria gjermane investoi shumë para për pajisjen e trupave me armë moderne. Të dish që Bundeswehr-i është i pajisuar shumë mirë dhe i azhurnuar teknologjikisht, thotë Baumann, është padyshim një motivim shtesë për aplikantët. /DW/
The post Gjermania nĂ« kĂ«rkim tĂ« mĂ« shumĂ« ushtarĂ«ve â sukses i dukshĂ«m me rekrutimin vullnetar appeared first on Telegrafi.