Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ky ‘gjeni ekstrem’ thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg

4 August 2025 at 15:42

Andrew Tulloch, specialist australian i Inteligjencës Artificiale dhe diplomuar në Universitetin e Sidneit, raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Tulloch, i cili ka origjinë nga Perth, kaloi mbi një dekadë duke punuar në kompaninë mëmë të Facebook-ut, përpara se të bashkohej me rivalin OpenAI, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në shkurt të këtij viti, ai themeloi së bashku me Mira Muratin, ish-drejtoreshën teknike të OpenAI, start-up-in e tyre të AI-së “Thinking Machines Lab”, i cili tani vlerësohet në 12 miliardë dollarë amerikanë (rreth 18.5 miliardë dollarë australianë).

Sipas “Wall Street Journal”, Zuckerberg tentoi të blejë këtë kompani në fillim të vitit, por oferta u refuzua nga Murati.

Më pas, Meta u përpoq të tërhiqte talentet kryesore të start-up-it, përfshirë Tullochin.

Mësohet se Tulloch ka marrë një ofertë prej 1 miliard dollarësh amerikanë, të shpërndarë në gjashtë vite, me mundësi shtesë bonusesh dhe përfitimesh nga performanca e aksioneve.

Megjithatë, ky ‘gjeni’ nga Perthi e hodhi poshtë këtë ofertë.

Meta më pas e përshkroi shifrën prej 1 miliard dollarësh si “të pasaktë dhe qesharake”.

Tulloch u transferua në SHBA në vitin 2012 dhe punoi për 11 vjet në kompaninë e AI-së së Facebook-ut, ku u ngjit deri në pozicionin e inxhinierit të dalluar.

Një ish-ekzekutiv i Facebook-ut, Mike Vernal, e përshkroi atë si një “gjeni ekstrem”.

Në vitin 2023, ai u bashkua me OpenAI, organizatën pas ChatGPT, përpara se të formonte Thinking Machines Lab me ish-kolegun e tij.

Zuckerberg ka një histori për të tentuar të “rrëmbejë” punonjës të kompanive konkurrente.

Në qershor, kreu i OpenAI, Sam Altman, zbuloi se Meta kishte ofruar bonuse prej 100 milionë dollarësh për stafin e tij, një “përpjekje e dështuar” për të tërhequr talentët. /Telegrafi/

The post Ky ‘gjeni ekstrem’ thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg appeared first on Telegrafi.

‘Faleminderit për 1 mld $, por s’pranoj’, Mira Murati dhe bashkëpunëtorët e saj refuzojnë Mark Zuckerberg

By: Ela
2 August 2025 at 21:25

Ndërsa Mark Zuckerberg përpiqej të rikuperonte terrenin në garën për inteligjencën artificiale gjenerative, ai iu drejtua disa muaj më parë ish-drejtoreshës së teknologjisë së OpenAI, shqiptaro -amerikanes Mira Murati, duke i ofruar të blinte startup-in e saj të sapokrijuar, Thinking Machines Lab. Kur ajo refuzoi, CEO i Metës reagoi duke ndërmarrë një ofensivë të plotë. […]

The post ‘Faleminderit për 1 mld $, por s’pranoj’, Mira Murati dhe bashkëpunëtorët e saj refuzojnë Mark Zuckerberg appeared first on BoldNews.al.

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

By: Ela
2 August 2025 at 19:27

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të filialit italian Meta. Hetimi po bëhet në ‘bashkëpunim të ngushtë’ me autoritetet përkatëse të Bashkimit Europian. Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa […]

The post Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp appeared first on BoldNews.al.

“1 miliard dollarë? Faleminderit, nuk e pranoj”! Si shqiptarja Mira Murati refuzoi ofertën e Mark Zuckerberg

By: D Marku
2 August 2025 at 15:21

Pas 6 vitesh në OpenAI, Mira Murati themeloi një startup që “shkëlqeu” në Facebook – Por ajo dhe ekipi i saj refuzuan çdo ofertë blerje

Në përpjekje për të marrë kontrollin mbi një nga ekipet më premtuese të inteligjencës artificiale, Meta — kompania mëmë e Facebook — nisi një fushatë agresive rekrutimi ndaj Thinking Machines, startup-i i themeluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati.

Pas refuzimit të saj, CEO i Metës, Mark Zuckerberg, iu afrua personalisht më shumë se një duzine punonjësish të Thinking Machines, një kompani me vetëm 50 vetë. Shënjestra kryesore ishte Andrew Tallak, bashkëthemelues dhe një figurë e njohur në fushën e AI-së.

Sipas një raporti të Wall Street Journal, për ta joshur Tallak, Meta ofroi një paketë kompensimi që mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë për gjashtë vjet — më shumë sesa i ishte ofruar vetë Muratit, që thuhet se mori një ofertë prej 1 miliardë dollarësh. E megjithatë, Tallak e refuzoi. Dhe asnjë prej kolegëve të tij nuk pranoi të largohej.

 

Zëdhënësi i Meta-s: “Shuma është e ekzagjeruar”

Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, e quajti përshkrimin e ofertave “qesharak” dhe të pasaktë, duke theksuar se kompensimi varet nga performanca e aksioneve. Ai shtoi se Meta nuk ka synuar të blejë Thinking Machines.

Por përtej shifrave marramendëse, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte forca e jashtëzakonshme e besnikërisë së ekipit ndaj Muratit — një sjellje që po bëhet gjithnjë e rrallë në ekosistemin e Silicon Valley.

Besnikëria në epokën e miliardave

Në një treg pune ku ofertat me nëntë shifra janë bërë realitet, refuzimi i tyre duket i pabesueshëm. Por studiuesit më të mirë të AI-së shpesh nuk udhëhiqen vetëm nga paratë. Ata lidhen me misionin, kulturën dhe vizionin e liderëve të tyre.

Në rastin e Thinking Machines, shumë punonjës janë ish-anëtarë të OpenAI, që u bashkuan me Muratin për shkak të stilit të saj drejtues modest dhe kulturës bashkëpunuese, ku të gjithë — edhe shkencëtarët e lartë — quhen “anëtarë të stafit teknik”, duke evokuar frymën e Bell Labs legjendar.

Zuckerberg në garë të ethshme për AGI-në

Meta ka rekrutuar tashmë mbi 100 punonjës nga OpenAI dhe ka ndërtuar një ekip të quajtur “Superinteligjenca”, i udhëhequr nga ish-studiuesi i OpenAI, Shengjia Zhao. Por nuk ka pasur të njëjtin sukses me Thinking Machines apo startup-e të tjera si Anthropic dhe SSI (Safe Superintelligence Inc.).

Anthropic, i themeluar nga Dario Amodei — një tjetër ish-drejtues i OpenAI — është i përbërë nga shtatë bashkëthemelues që ende punojnë së bashku dhe ndajnë bindje të forta filozofike për rreziqet e AI-së. Meta ka mundur të rekrutojë vetëm dy persona nga Anthropic, dhe ata ishin më parë pjesë e Meta-s.

SSI, nga ana tjetër, është ndërtuar enkas për të qenë rezistent ndaj rekrutimit. Punonjësit e tij nuk përmendin as kompaninë në profilin e tyre në LinkedIn, për të shmangur qasjet e drejtpërdrejta nga kompani të mëdha.

Murati dhe “ekipi i saj i apostujve”

Mira Murati, shqiptarja që për gjashtë vite luajti rol kyç në OpenAI si CTO, themeloi Thinking Machines në shkurt. Rreth saj janë mbledhur mbi 20 ish-punonjës të OpenAI, përfshirë John Schulman, një nga krijuesit e ChatGPT. Shumë prej tyre kanë punuar në trajnimin e modeleve që i bënë AI-të më të “njerëzore”.

Kultura që ajo ka ngritur është e thjeshtë, horizontale, pa ego, por me një mision të përbashkët: krijimi i inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI) që i shërben njerëzimit, jo vetëm fitimit.

 Kush do ta fitojë garën për inteligjencën artificiale?

Meta ka para, ndikim dhe kapacitet për të ndërtuar teknologji të fuqishme. Por Thinking Machines, Anthropic dhe SSI po tregojnë se në këtë garë historike për të ndërtuar AGI-në, paratë nuk janë gjithmonë faktor vendimtar.

Besnikëria, vizioni dhe kultura brenda ekipeve po bëhen mburojat më të forta ndaj joshjeve miliardëshe.

The post “1 miliard dollarë? Faleminderit, nuk e pranoj”! Si shqiptarja Mira Murati refuzoi ofertën e Mark Zuckerberg appeared first on Albeu.com.

A mund t’ia besojmë Mark Zuckerbergut mbikëqyrjen e revolucionit të inteligjencës artificiale?

1 August 2025 at 09:45

Burimi: The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Meta e Mark Zuckerbergut ishte ylli i bursës së Uoll-Stritit [Wall Street], pasi të dhënat e fundit zbuluan një përfitim të madh si rezultat i investimeve në inteligjencën artificiale [IA]. Përqafimi i kësaj teknologjie të re është një nga bastet më të mira të mbretit të rrjeteve sociale – dhe po jep fryte të mëdha që ka shumë gjasa të vazhdojnë edhe për vite me radhë.

Të ardhurat për tremujorin që përfundoi, në fund të qershorit, u rritën me 22 për qind, duke arritur në 47.5 miliardë dollarë [vlera e përafërt e 41.6 miliardë eurove] krahasuar me një vit më parë. Fitimet u rritën me më shumë se një të tretën (36 për qind), duke arritur në 18.3 miliardë dollarë [vlera e përafërt e 16 miliardë eurove]. Nëse çmimi i ambicieve të Zuckerbergut në fushën e IA-së është po aq marramendës – shpenzimet totale u rritën me 12 për qind, duke arritur në 27.5 miliardë dollarë [vlera e përafërt e 24 miliardë eurove], me më shumë investime të paralajmëruara – kujt i intereson? Është një investim i mençur dhe një lëvizje e mirë biznesi.

Burimet e mëdha të Meta-s nënkuptojnë se ajo patjetër do të jetë në pararojë të kësaj teknologjie të re interesante, por potencialisht të rrezikshme për shumë vite në vijim. Kjo është më shumë sesa më pak shqetësuese, sidomos nëse keni lexuar librin bestseller të ish-drejtoreshës së Facebook-ut, Sarah Wynn-Williams: Careless People: A Cautionary Tale of Power, Greed, and Lost Idealism [Njerëz të pakujdesshëm: Një tregim paralajmërues për pushtetin, lakminë dhe idealizmin e humbur], rreth kohës së saj në kompani.

Nëse e lexoni vetëm një libër biznesi këtë vit – apo edhe gjatë gjithë jetës suaj – ky është ai.

Wynn-Williams nuk është përmbajtur për të përfshirë akuza tronditëse për sjelljen e drejtuesve më të lartë të kompanisë. Libri i saj është një ekspoze dhe këtë punë e bën shumë mirë. Është gjithashtu një lexim tërheqës, ndonëse me raste tronditës.

Por, pjesa më e rëndësishme është ajo që ka për të thënë për mënyrën e pakujdesshme se si Meta ishte e gatshme të përdorte teknologjinë e saj përparimtare. Për shembull, Wynn-Williams pretendon se kompania synonte adoleshentët, përmes reklamave, bazuar në gjendjen e tyre emocionale – përfshirë kur ishin në depresion.

Tani, shtojeni IA-në në këtë përzierje algoritmike. Pasojat janë të bollshme për të të tronditur. Gjithashtu, të shqetësojnë përpjekjet e kompanisë për të tërhequr Kinën dhe se çfarë i ofroi regjimit atje. Mos harroni, Wynn-Williams i bëri të njëjtat akuza edhe para senatorëve amerikanë – nën betim.

Tani, le ta vendosim këtë në një kontekst. Bota ndodhet në mes të një gare të vrullshme për dominimin e IA-së. Donald Trumpi pretendon se ShBA-ja tashmë e ka fituar këtë garë. Ndoshta ka të drejtë. Keir Starmer është i vendosur që Britania të paktën të sigurojë një vend në podium, edhe pse zyrtarët e komunikimit të qeverisë ndoshta do të preferonin që të përdorja shprehjet si “rol udhëheqës” apo prej “pionieri” apo diçka të ngjashme.

Ndërmarrja më e fundit të tij përfshin afrimin me influencuesit (jam i vetmi që e urren fjalën “influencues”?). Të enjten, kryeministri mbajti një sesion gjysmë-ditor për rreth 100 prej tyre në Kryeministri [Downing Street], për të diskutuar se si mund të bashkëpunojnë më ngushtë me qeverinë – dhe anasjelltas, duke pasur parasysh rritjen marramendëse të konsumit të lajmeve në rrjetet sociale.

IA-ja ka bërë që ministrat të jenë të entuziazmuar – dhe me arsye. Shteti britanik është në rrëmujë, i bllokuar nga burimet e pakta dhe udhëheqja e dobët e cila shpeshherë duket më e interesuar për projekte personale sesa për zgjidhjen e problemeve. IA-ja mund ta ndryshojë këtë.

Ministrja e Drejtësisë, Shabana Mahmood, mendon se IA-ja mund të “parashikojë rrezikun që paraqet një keqbërës” dhe të ndihmojë në marrjen e “vendimeve për të vendosur të burgosurit e rrezikshëm nën mbikëqyrje më të rreptë”, duke ulur kështu dhunën në burgje. Edhe shërbimi i kushtëzimit, i cili po përballet me vështirësi, mund të përfitojë pasi pilotët e IA-së kanë treguar “një ulje prej 50 për qind në kohën e marrjes së shënimeve, duke i lejuar oficerët të përqendrohen te menaxhimi i rrezikut, monitorimi dhe takimet ballë për ballë me të dënuarit”.

Kthehemi te Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë [NHS], ku na thuhet se një aplikacion që përdor IA-në për të ofruar fizioterapi për njerëzit me dhimbje shpine, ka ulur listat e pritjes për trajtim me 55 për qind. Nuk e di nëse dua vërtet që problemet e mia me shpinën të trajtohen nga një robot, por ndoshta kjo vjen si pasojë e faktit që kam lexuar shumë libra distopikë.

Tashmë po shohim disa nga efektet negative të kësaj teknologjie, përmes zhdukjes së pozicioneve fillestare në industrinë e teknologjisë dhe në sektorin financiar, gjë që përkeqëson edhe më tej një treg pune veçse të dobët në Mbretërinë e Bashkuar. Por, qeveria nuk është shumë e gatshme të flasë për këtë.

Kjo të çon drejt një pyetjeje thelbësore: a është fjala për një lloj teknologjie që duam të kontrollohet nga “njerëz të pakujdesshëm” të përshkruar nga Wynn-Williams – njerëz kaq të fiksuar pas fitimeve saqë nuk ndalen asnjëherë të mendojnë për atë që po bëjnë?

Ndoshta kjo teknologji e rregullon NHS-në dhe ia jep jetë një shteti të ngurtë që po dështon dukshëm ndaj qytetarëve britanikë. Jeta e njerëzve mund të përmirësohet si rezultat i kësaj. Por, problemi qëndron se nëse përzien njerëz të pakujdesshëm, mund të përfundosh po aq lehtë duke krijuar një përzierje toksike. /Telegrafi/

 

The post A mund t’ia besojmë Mark Zuckerbergut mbikëqyrjen e revolucionit të inteligjencës artificiale? appeared first on Telegrafi.

Syze me inteligjencë artificiale

31 July 2025 at 21:30

Gjatë një bisede me investitorët e kompanisë Meta, drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg tha se “beson që njerëzit që nuk do të kenë syze me inteligjencë artificiale do të jenë në një disavantazh në të ardhmen”.

“Vazhdoj të mendoj se syzet do të jenë forma ideale për AI-në, sepse mund të lejoni që inteligjenca artificiale të shohë dhe të dëgjojë të njëjtat gjëra si ju, dhe të komunikojë me ju,” theksoi Zuckerberg.

“Shtimi i një ekrani në syze do t’i bëjë ato edhe më të vlefshme, qoftë përmes një fushe pamjeje holografike si ajo e syzeve AR të gjeneratës së ardhshme ‘Orion’ nga Meta, apo përmes një ekrani më të vogël që mund të përdoret në syzet e zakonshme me AI,” shtoi ai.

“Mendoj se në të ardhmen, nëse nuk keni syze që përmbajnë inteligjencë artificiale, apo ndonjë mënyrë për të ndërvepruar me të, ndoshta do të mbeteni dukshëm prapa në aspektin kognitiv krahasuar me njerëzit e tjerë,” përfundoi drejtori i Metës.

Meta është përqendruar në zhvillimin e syzeve të zgjuara dhe në këtë drejtim ka bashkëpunuar me kompani si Ray-Ban dhe Oakley.

Këto syze u mundësojnë përdoruesve të dëgjojnë muzikë, të bëjnë fotografi ose video dhe të bëjnë pyetje për Meta AI-në, përfshirë pyetje mbi ato që shohin.

Këto pajisje janë kthyer në një sukses të papritur për kompaninë, pasi të ardhurat nga shitja e syzeve Ray-Ban Meta janë më shumë se trefishuar krahasuar me vitin e kaluar. /Telegrafi/

The post Syze me inteligjencë artificiale appeared first on Telegrafi.

Wall Street kërkon më shumë qartësi mbi projektin sekret të Inteligjenca Artificiale së Mark Zuckerberg në Meta

By: Rovena
31 July 2025 at 08:43

Në qendër të vëmendjes së investitorëve në Wall Street është vënë një iniciativë sekrete e inteligjencës artificiale që po zhvillohet brenda Meta-s, nën drejtimin e Mark Zuckerberg. Kreu i kompanisë ka ndërmarrë një ofensivë të kushtueshme për të rekrutuar emrat më të njohur në fushën e AI dhe për të ndërtuar infrastrukturën që do të mbështesë objektivat e tij ambicioze.

Zuckerberg ka ofruar bonuse që arrijnë në nëntë shifra për të joshur ekspertë të AI nga kompani si OpenAI, Apple dhe Google, me synimin që Meta të pozicionohet si lider global në këtë sektor, pas performancës së dobët të modeleve të saj përballë konkurrentëve.

Burime të afërta me zhvillimet tregojnë se Zuckerberg ka krijuar një njësi të re brenda zyrave të Meta në Menlo Park. Kjo strukturë funksionon e izoluar nga pjesa tjetër e kompanisë dhe është e çliruar nga burokracitë e zakonshme të një korporate me vlerë 1.8 trilionë dollarë. Në krye të saj janë vendosur dy figura të njohura: Alexandr Wang (nga Scale AI) dhe Nat Friedman (nga GitHub). Njësia operon në mënyrë të pavarur dhe mbetet e panjohur edhe për shumë punonjës të tjerë të Meta-s.

Megjithatë, mungesa e transparencës dhe e një strategjie të qartë kanë shkaktuar shqetësim tek investitorët.

“Është njësoj si Projekti Manhattan po hedhin shuma të mëdha në AI pa e ditur saktësisht drejtimin. Në mungesë të një plani të qartë për komercializim, durimi i investitorëve mund të soset,” paralajmëroi Uday Cheruvu nga Harding Loevner.

Ky nuk është eksperimenti i parë i madh për Zuckerberg. Në vitin 2022, ai ndryshoi emrin e kompanisë në Meta dhe investoi miliarda dollarë në ndërtimin e “metaversit” një projekt që rezultoi zhgënjyes dhe uli ndjeshëm vlerën e aksioneve.

Pas suksesit të ChatGPT, Zuckerberg e konsideron AI-në si fazën e ardhshme të zhvillimit teknologjik që mund ta mbajë Metën në krye të rrjeteve sociale dhe industrisë së reklamave online. Kjo teknologji ofron mundësi të reja në personalizimin e përmbajtjes dhe të reklamave, ndërkohë që konkurrentë si OpenAI, Anthropic, Google dhe Amazon po intensifikojnë gjithashtu investimet në këtë fushë.

Meta ka rritur ndjeshëm buxhetin e saj të investimeve kapitale në prill, duke parashikuar shpenzime nga 64 deri në 72 miliardë dollarë. Ndërkohë, përpjekjet për rekrutimin e talenteve në AI – që synojnë zhvillimin e asaj që quhet “superinteligjencë” pritet të rrisin shpenzimet vjetore për kërkim dhe zhvillim me 1.5 deri në 3.5 miliardë dollarë.

Zuckerberg është i bindur se investimi do të japë rezultate pozitive, duke u mbështetur në modelin financiar të qëndrueshëm të Meta. Deri tani, kompania ka rekrutuar rreth 50 studiues të njohur në fushën e AI, përfshirë bashkë-krijuesin e ChatGPT, Shengjia Zhao, i cili do të drejtojë laboratorin e ri të kërkimeve.

Por jo të gjithë ndajnë këtë entuziazëm. Ekspertët paralajmërojnë se një ekip i mbushur me talente nuk është garanci për sukses, ndërsa brenda kompanisë po lindin tensione për shkak të ristrukturimeve dhe ndjesisë se ekipi ekzistues i AI po anashkalohet.

Zuckerberg duket i vendosur të ecë përpara me ritme të shpejta, pavarësisht kritikave që kanë marrë modelet më të fundit si Llama 4. Meta madje ka nisur të lejojë përdorimin e modeleve konkurrente, duke pranuar se produktet e saj nuk janë ende në nivelin e duhur.

Ndërkohë, Meta pritet të publikojë këtë javë raportin me rritjen më të ngadaltë të fitimeve në dy vitet e fundit. Megjithatë, aksionet e saj janë rritur me 20% që nga fillimi i vitit, ndërsa investitorët presin me interes të shohin nëse vizioni i Zuckerberg për AI do të arrijë të justifikojë miliardat e investuara./abcnews.al

Fillon gjyqi 8 miliardë dollarësh ndaj Mark Zuckerberg dhe drejtuesve të tjerë të Meta-s

By: Rovena
17 July 2025 at 13:56

Një proces gjyqësor me vlerë 8 miliardë dollarë, i ngritur nga aksionarët e Meta Platforms ndaj themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë aktualë dhe të mëparshëm të kompanisë, ka nisur të mërkurën në SHBA. Ata akuzohen se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve të Facebook-ut, në shkelje të një marrëveshjeje të vitit 2012 me Komisionin Federal të Tregtisë së SHBA-së (FTC).

Një ndër dëshmitarët e parë në këtë gjyq që po zhvillohet pa trup gjykues (pa juristë), pritet të jetë Jeffrey Zients, shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë nën presidentin Joe Biden dhe anëtar i bordit të Meta-s për dy vjet nga maji 2018.

Pritet që në sallën e gjyqit të dëshmojnë edhe drejtues të tjerë të profilit të lartë, përfshirë Mark Zuckerberg, ish-drejtoreshën operacionale Sheryl Sandberg, sipërmarrësin Marc Andreessen, si dhe ish-anëtarët e bordit Peter Thiel (bashkëthemelues i Palantir Technologies) dhe Reed Hastings (bashkëthemelues i Netflix).

Avokati i të paditurve nuk ka pranuar të komentojë, ndërsa Meta, e cila nuk është palë në këtë çështje, gjithashtu ka refuzuar të japë deklarata. Kompania ka deklaruar më herët në faqen e saj zyrtare se prej vitit 2019 ka investuar miliarda dollarë për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.

Çështja gjyqësore nisi në vitin 2018, pas zbulimeve se kompania tashmë e shuar britanike “Cambridge Analytica”, e cila punoi për fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, kishte aksesuar të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook-ut pa leje.

Për këtë shkelje, FTC gjobiti Facebook-un me 5 miliardë dollarë në vitin 2019, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të marrëveshjes së vitit 2012 mbi mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve. Aksionarët tani kërkojnë që Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë të kompanisë të rimbursojnë Meta-n për këtë gjobë dhe shpenzimet e tjera ligjore, të cilat vlerësohen në mbi 8 miliardë dollarë.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, të paditurit i kanë cilësuar akuzat si “ekstreme” dhe pretendojnë se prova do të tregojë se Facebook kishte angazhuar një firmë të jashtme për të mbikëqyrur përputhshmërinë me marrëveshjen me FTC-në, dhe se kompania ishte në fakt viktimë e mashtrimit të Cambridge Analytica-s.

Përveç çështjeve të privatësisë, paditësit pretendojnë gjithashtu se Zuckerberg kishte parashikuar se skandali i Cambridge Analytica-s do të çonte në rënie të çmimit të aksioneve të kompanisë, dhe kishte shitur aksione për të përfituar personalisht mbi 1 miliard dollarë.

Avokatët mbrojtës kundërshtojnë këtë akuzë dhe thonë se Zuckerberg nuk ka bërë tregti me informacion të brendshëm, pasi ka përdorur një plan të automatizuar për shitjen e aksioneve, i cili parandalon ndikimin e tij personal mbi vendimet e tregtisë.

Ky gjyq konsiderohet i pari i këtij lloji që shkon në proces të plotë gjyqësor dhe që ngre pretendimin se një bord drejtuesish ka dështuar qëllimisht të mbikëqyrë aktivitetin e kompanisë, një akuzë që në ligjin e korporatave në Delaware konsiderohet ndër më të vështirat për t’u provuar.

Një rast i ngjashëm kundër drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm të Boeing përfundoi me një marrëveshje prej 237.5 milionë dollarësh në vitin 2021, pa pranimin e fajit nga ana e tyre.

Gjykatësja Kathaleen McCormick, që po drejton procesin në Gjykatën e Çështjeve të Korporatave në Delaware, pritet të marrë një vendim mbi përgjegjësinë dhe dëmshpërblimin disa muaj pas përfundimit të seancave gjyqësore./abcnews.al

Meta planifikon investime prej qindra miliarda dollarësh për ndërtimin e qendrave gjigante të AI në SHBA

By: Rovena
15 July 2025 at 09:22

Themeluesi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se kompania e tij do të investojë qindra miliarda dollarë për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave të dedikuara për inteligjencën artificiale në Shtetet e Bashkuara.

Zuckerberg bëri të ditur se qendra e parë me kapacitet shumë-gigavat, e quajtur Prometheus, pritet të vihet në funksion në vitin 2026 dhe do të ndërtohet në New Albany, Ohio. Një tjetër qendër, Hyperion, do të ngrihet në Louisiana dhe sipas planit do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2030.

Sipas Zuckerberg, disa nga këto qendra do të jenë aq të mëdha sa do të mbulojnë sipërfaqe të krahasueshme me ishullin Manhattan në New York, që ka një sipërfaqe prej 59.1 kilometrash katrorë. “Po ndërtojmë disa klasterë titanikë. Vetëm një prej tyre zë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së Manhattanit,” shkroi Zuckerberg në platformën e tij sociale, Threads.

Meta po përgatitet të fuqizojë zhvillimin e asaj që e quan “superinteligjencë”, teknologji që, sipas kompanisë, mund të tejkalojë aftësitë mendore të njeriut më të zgjuar.

Zuckerberg deklaroi se Meta do të ndërtojë disa klasterë shumë-gigavatësh, përfshirë Hyperion, i cili pritet të arrijë deri në pesë gigavat kapacitet gjatë viteve të ardhshme.

“Do të investojmë qindra miliarda dollarë për të ndërtuar superinteligjencën,” tha ai, duke shtuar se qendrat po marrin “emra që përfaqësojnë përmasat dhe ndikimin e tyre”.

Efekti në treg dhe reagimi i ekspertëve

Sipas analistit Karl Freund nga Cambrian AI Research, kjo strategji tregon se Zuckerberg është i vendosur të arrijë majat e teknologjisë përmes investimeve masive: “Talenti që po punëson do të ketë në dispozicion një nga pajisjet më të fuqishme të inteligjencës artificiale në botë,” tha ai për BBC.

Pas njoftimit, aksionet e kompanisë Meta u rritën me 1%, sipas Reuters. Që nga fillimi i vitit, vlera e aksioneve është rritur me më shumë se 20%.

Në vitin 2024, Meta gjeneroi mbi 160 miliardë dollarë të ardhura, kryesisht nga reklamat online.

Kosto të mëdha për mjedisin

Sot ekzistojnë mbi 10,000 qendra të të dhënave në mbarë botën që mbështesin funksionimin e cloud-it (serverëve të largët që ruajnë informacion digjital), shumica prej të cilave ndodhen në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Qendrat e të dhënave që mbështesin inteligjencën artificiale kanë kërkesa shumë të larta për energji dhe ujë. Një studim vlerëson se deri në vitin 2027, ato mund të konsumojnë deri në 1.7 trilionë gallonë ujë në nivel global. Vetëm një kërkesë e vetme e bazuar në AI, si një pyetje për ChatGPT mund të konsumojë sasi të ngjashme me një shishe të vogël uji./abcnews.al

“Po ngre një ushtri”/ Zuckerberg po hedh miliarda për Super-Inteligjencën Artificiale

By: user 6
30 June 2025 at 23:01

Platforma Meta e Mark Zuckerberg po riorganizon rrënjësisht ekipin e saj të Inteligjencës Artificiale, me qëllim zhvillimin e “super-inteligjencës” domethënë, sistemeve që mund të kryejnë detyra po aq mirë ose më mirë se njerëzit. Vetë Zuckerberg i informoi punonjësit e tij me një memo të brendshme, duke njoftuar krijimin e Meta Superinteligence Labs (MSL).

Në krye të organizatës së re është Alexandr Wang, themeluesi i Scale AI, të cilin Zuckerberg e përshkroi si “themeluesin më mbresëlënës të gjeneratës së tij”. Wang do të marrë përsipër detyrën e Drejtorit të IA-së, ndërsa Nat Friedman, ish-CEO i Github, do të jetë pranë tij për të drejtuar produktet e IA-së dhe kërkimin e aplikuar.

“Teksa përparimet e inteligjencës artificiale po përshpejtohen, zhvillimi i super-inteligjencës po hyn në fushën tonë të vizionit”, – shkruante Zuckerberg, duke folur për fillimin e një epoke të re për njerëzimin. Siç sqaroi ai, Meta është gati të shpenzojë “qindra miliarda” dollarë për infrastrukturën, kërkimet dhe blerjet e reja në vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se shumë kompani mund të tejkalojnë limitin e shpenzimeve, për të kapur valën e Inteligjencës Artificiale.

Njësia e re MSL do të integrojë grupet ekzistuese që punojnë në modele të mëdha gjuhësore dhe Kërkimin Themelor të IA-së (FAIR), ndërsa një laborator i ri po krijohet gjithashtu për gjeneratën e ardhshme të modeleve. Meta investoi kohët e fundit 14.3 miliardë dollarë në Scale AI, është në bisedime me kompani si Perplexity AI dhe Runway AI dhe po përgatitet të blejë PlayAI, e cila zhvillon aplikacione të IA-së me zë. Aksionet e Meta arritën një rekord historik prej 747.90 dollarësh.

Vetë Zuckerberg ka marrë përsipër të rekrutojë studiues të nivelit të lartë. Ai organizon takime kokë më kokë në shtëpitë e tij në Palo Alto dhe Liqenin Tahoe, duke ofruar paketa kompensimi në dhjetëra miliona dollarë, përfshirë aksionet, për të tërhequr talente nga OpenAI , Anthropic dhe Google.

Së bashku me strukturën e re, Zuckerberg njoftoi 11 shtesa të reja në ekip: ish-studiuesit e DeepMind, Jack Rae dhe Pei Sun, studiuesit e OpenAI, Jiahui Yu, Shuchao Bi, Shengjia Zhao dhe Hongyu Ren, si dhe Joel Pobar i Anthropic, i cili kthehet në Meta pas një dekade larg saj. Gara për super-inteligjencën ka filluar dhe Zuckerberg duket i vendosur ta vendosë Metën në ballë të teknologjisë më kritike të dekadave të ardhshme. ©LAPSI.al

The post “Po ngre një ushtri”/ Zuckerberg po hedh miliarda për Super-Inteligjencën Artificiale appeared first on Lapsi.al.

Themeluesi i Facebook-ut sot feston 41-vjetorin e lindjes

By: Kult Plus
14 May 2025 at 19:58

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, sot feston ditëlindjen e 41-të, shkruan KultPlus.

Mark Elliot Zuckerberg ka lindur më 14 Maj,1984. Ai është një sipërmarrës amerikan i teknologjisë dhe filantropist.

Lindur në White Plains (New York), Zuckerberg ndoqi studimet në Harvard. Ai nisi  të themelojë Facebook-un nga dhoma e tij e konviktit më 4 Shkurt të vitit 2004 me shokët e dhomes Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Fillimisht i nisur për të zgjedhur kampuset universitare, websajti u përhap shpejt duke arritur një miliard përdorues në 2012-ën. Zuckerberg e çoi kompaninë në bursë në Maj 2012 me shumicën e aksioneve.

Të ardhurat e tij neto vlerësohen të kenë qenë 55 miliardë dollar, deri në 30 Nëntor 2018, duke rënë gjatë vitit të fundit bashkë me aksionet e Facebook-ut në tërsi. Në 2007-ën, në moshën 23 vjecare ai u be miliarderi më i ri i vetërealizuar.

Në Dhjetor 2016, Zuckerberg ishte në vëndin e 10-të të listës së personve më të fuqishëm në botë nga revista Forbes.

Zuckerberg e braktisi shkollën në vitin e dytë në mënyrë që të mbaronte projektin e tij. Në Janar të 2014, ai do kujtonte:

“Më kujtohet atëherë një ose dy ditë pasi fillova Facebook, po haja pica me shokët dhe po mendoja Dikush duhet të krijoj një shërbim të tillë për botën. Por kurrë nuk mendoja se do ishim ne ata që do e bënim një gjë të tillë.Ne ishim më të predispozuar për ta realizuar.”

Në 28 Maj 2017, Zuckerberg mori një diplomë honorare nga Harvard.

Historiku i krijimit të facebook:

Në 4 Shkurt 2004, Zuckerberg hodhi në Internet Facebook, foto nga dhoma e tij e konvinktit në Harvard. Një inspirim për krijimin e Facebook mund të ketë ardhur që nga Philips Exeter Academy,shkolla para-universitare ku Zuckerberg kishte diplomuar në vitin 2002. Aty shkolla kishte publikime  “Libri me Foto”,të cilin studentët e quanin si “The Facebook”. Foto të tilla ishin një pjesë e rëndësishme e eksperiencave sociale në shumë shkolla private. Me anë të tyre,studentët mund të shënonin detaje si viti i mbarimit, shokët dhe numrat e telefonit.

Kur nisi Facebook, Zuckerberg mendoi se do ishte thjeshtë ” një gjë Harvardi”, derisa vendosi që ta përhapte edhe nëpër shkolla të tjera, duke u ndihmuar nga shoku i dhomës Dustin Moskovitz. Ata filluan me universitet Columbia University,New York, University, Standford, Dartmouth, Cornell.

Më pas Zuckerberg, Moskovitz dhe disa shok u transferuan në Palo Alto, Kaliforni, në Silicon Valley ku morën me qera një shtëpi të vogël që shërbente si zyrë. Gjatë verës, Zuckerberg u takua me Peter Thiel, i cili investoi në kompani. Ata morën zyrën e tyre të parë diku nga mesi i 2004-ës. Sipas Zuckerberg-ut, grupi planifikonte të kthehej në Harvard, por përfundimisht vendosën të qëndronin në Kaliforni. Ata kishin refuzuar oferta nga korporatat kryesore për të blerë kompaninë. Në një intervistë të 2007-ës, Zuckerberg shpjegoj arsyen: “Nuk ishte për sasinë e parave. Për mua dhe kolegët e mi, gjeja më e rëndësishme ishte të krijonim fluks informacioni të hapur për njerëzit. Të pasurit e korporatave të mediave që zotëroheshin nga konglomeratët nuk ishte një ide tërheqse për mua.”

Ai i ritheksoi këto qëllime edhe në 2010-ën në gazetën Wired: “Gjëja që me të vërtet më intersonte ishte misioni,të bërit një botë të hapur. Në 21 Korrik 2010, Zuckerberg deklaroi se kompania kishte arritur kuotën e 500 milion përdoruesve.I pyetur nëse kompania mund të gjeneronte më shumë të ardhura nga reklamat si pasojë e rritjes galopante,ai shpjegoj:

“Them se po…nese shikon se sa faqet tona klikohen krahasuar me faqet e zakonshme.Kjo është gjeja më e thjeshtë që mund të bënim.Por nuk jemi për të tilla gjëra.Ne bëjmë para mjaftueshëm.Dua të them se po e menaxhojmë mirë dhe se po rritemi aq sa duam.”

Revista Vanity Fair e emëroi Zuckerberg si numrin 1 në listën e 2010-ës të 100 njerëzve më me influencë të epokës së informacionit. Zuckerberg ishte në vendin 23-të në po të njëjtën listë të një viti më parë (2009). Në 2010-ën, Zuckerberg u zgjodh në vendin e 16-të në sondazhin vjetor të ew Statesman si një ndër 50 personat më me infuencë në botë./KultPlus.com

Mark Zuckerberg thotë se TikTok ka dëmtuar rritjen e aplikacioneve të Meta

By: Kult Plus
18 April 2025 at 20:50

Në gjyqin për cënim të konkurrencës nga Meta, CEO Mark Zuckerberg dëshmoi duke thënë se suksesi i TikTok ishte një kërcënim për biznesin e Meta duke theksuar se aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër ishte prioritet kryesor dhe konkurrent kërcënues kur mbërriti në 2018-ën sipas Bloomberg.

Raporti vjen pas një jave plotë dëshmi në gjyqin që Komisioni Federal Tregtar ka sjellë kundrejt gjigantit të medias sociale. Nëse juristët e FTC kanë sukses, gjyqi mund të përfundojë me ndarjen e Instagram dhe WhatsApp në dy kompani më vete.

Zuckerberg pranoi të mërkurën se mbërritja e TikTok ka prekur drejtpërdrejtë Meta duke thënë se kompania e tij vëzhgoi se rritja e saj u ngadalësuar në mënyrë dramatike kur TikTok u bë popullor.

ByteDance bleu Musical.ly në 2017-ën dhe vendosi ta shkrijë me TikTok një vit më pas. Rreth së njëjtës periudhë, Meta ndaloi së raportuar numrat e përdoruesve të Facebook në raportet e saj tre mujore./KultPlus.com

Mark Zuckerberg annuncia il cambio di nome di Facebook, che da oggi è Meta, 28 ottobre 2021. ANSA

Hakohen vendkalimet e këmbësorëve në Kaliforni, dëgjohen mesazhe të rreme nga Musk dhe Zuckerberg

16 April 2025 at 12:27

Vendkalimet e këmbësorëve në disa zona në veri të Kalifornisë, janë hakuar me përshëndetje të rreme që tallen me miliarderët e teknologjisë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Zyrtarët në Silicon Valley po hetojnë dhe kanë çaktivizuar funksionin audio në vendkalimet, i cili zakonisht luan udhëzime për të “ecur” ose “pritur”, transmeton Telegrafi.

Mesazhi surprizë u vu re gjatë fundjavës në Palo Alto, Redwood City dhe Menlo Park – që është shtëpia e kampusit të gjerë Meta të Zuckerberg.

Një imitim i Musk u ofroi të blinte këmbësorëve që kalonin një Tesla Cybertruck, nëse ata pranonin të ishin miku i tij.

Një tjetër nga një Zuckerberg i rremë tha “të vërtetët më quajnë Zuck”.

Është ende e paqartë se kush i krijoi mesazhet apo si përfunduan duke u luajtur nga vendkalimet.

Zyrtarët në zonat e prekura, të cilat janë të gjitha në jug të San Franciskos, i thanë BBC-së se inxhinierët e po hetonin se si ishin manipuluar kalimet.

Pedro Quintana, një zëdhënës i Departamentit të Transportit të Kalifornisë (Caltrans), tha se rreth 10 vendkalime për këmbësorët brenda zonave Menlo Park dhe Palo Alto ishin prekur.

Të gjithë ata tani janë duke punuar në një sistem kohëmatës, dhe butonat që lëshuan mesazhet e rreme janë çaktivizuar, tha ai.

Mesazhet u shfaqën në të gjithë Silicon Valley, ku të dy miliarderët e teknologjisë kanë biznes.

Një nga mesazhet e rreme në zërin e Musk mirëpret njerëzit në Palo Alto, që është shtëpia e operacioneve të Telsa.

“E dini, ata thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Unë mendoj se kjo është e vërtetë. Zoti e di që jam përpjekur”, thuhet në mesazhin në një video të shpërndarë disa herë në mediat sociale. /Telegrafi/

 

The post Hakohen vendkalimet e këmbësorëve në Kaliforni, dëgjohen mesazhe të rreme nga Musk dhe Zuckerberg appeared first on Telegrafi.

Zuckerberg dëshmon në gjyqin Meta, rrezikon të humbasë Instagramin

By: gaze tare
15 April 2025 at 19:21

Mark Zuckerberg vijon sot dëshminë e tij në një gjykatë federale në Uashington ku të hënën nisi gjyqi i Metës, kompanisë mëmë të Facebook, e cila akuzohet se ka blerë aplikacionet Instagram dhe WhatsApp për të mbytur konkurrencën e mundshme.

Pavarësisht përpjekjeve të Zuckerberg për të shmangur gjyqin, ai ishte i pari që u thirr si dëshmitar. Dje ai dëshmoi për tre orë duke përshkruar vitet e para të funksionimit të Facebook dhe sot do të thirret për t’iu përgjigjur pyetjeve nga gjykata. Avokatët e tij u përpoqën të tregonin se dy aplikacionet nuk ishin gjithmonë dominuese në treg, por u bënë të nevojshme vetëm falë investimeve të Meta.

Çështja arriti në gjykatë pesë vjet pasi padia kundër Metës u ngrit gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump. Nëse gjigandi i mediave sociale humbet, mund të detyrohet të ndahet nga dy platformat e tij kryesore.

Gjyqi është një zhgënjim për Mark Zuckerberg, i cili iu afrua administratës së re Trump me shpresën se ai do të arrinte një zgjidhje miqësore dhe do të shmangte një seancë dëgjimore tetë-javore në gjykatën federale.

FTC beson se Meta, e njohur atëherë si Facebook, abuzoi me pozicionin e saj dominues në treg kur bleu Instagramin në 2012 për 1 miliard dollarë dollarë. Kjo u pasua nga blerja e WhatsApp në 2014, për 19 miliardë lekë. dollarë.

Meta “vendosi që konkurrenca ishte shumë e ashpër dhe do të ishte më e lehtë të blinte konkurrentët e saj sesa të konkurronte me ta,” tha përfaqësuesi ligjor i FTC Daniel Matheson në deklaratën e tij hapëse.

Qëllimi ishte “të eliminoheshin kërcënimet e menjëhershme”, theksoi ai.

Zuckerberg u pyet në ditën e parë të gjyqit nëse ai ishte i shqetësuar se Instagram kishte fituar terren që nga krijimi i tij, ndërsa Facebook po përpiqej të zhvillonte shërbimin e tij të ndarjes së fotografive – një platformë që në fund nuk u ngrit kurrë. FTC prezantoi emaile të brendshme që datojnë në 2011 dhe 2012, përpara se të blihej Instagrami i atëhershëm fillestar.

“Ndikimi i mundshëm i Instagramit është vërtet i tmerrshëm dhe ne duhet të konsiderojmë të paguajmë shumë para për të”, shkroi themeluesi i Facebook në atë kohë.

Sot, Instagram ka 2 miliardë përdorues në mbarë botën. Një sukses që avokatët e Metës ia atribuojnë investimeve të grupit.

The post Zuckerberg dëshmon në gjyqin Meta, rrezikon të humbasë Instagramin appeared first on iconstyle.al.

Zhvendosja e tarifave nga Trump! ‘Bonus’ për miliarderët, Musk ‘fituesi’ i madh

By: gaze tare
10 April 2025 at 16:39

Njerëzit më të pasur në botë regjistruan një fitim të kombinuar prej 304 miliardë dollarësh në vetëm 24 orë të mërkurën (9 prill), duke shënuar fitimin më të madh ditor në historinë e Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Rritja erdhi si një reagim i menjëhershëm nga tregjet ndaj njoftimit të Donald Trump për të pezulluar vendosjen e tarifave ndaj disa partnerëve tregtarë.

Indeksi ‘S&P 500’ shënoi fitimin e tij më të madh ditor që nga viti 2008, duke rikthyer humbjet e fundit në ditët e fundit. Pasuria e 500 njerëzve më të pasur u rrit me një mesatare prej 3.5%, ndërsa Nasdaq regjistroi rritjen e tij më të madhe ditore në më shumë se 24 vjet.

Rekordi historik ka tejkaluar atë të mëparshëm të vitit 2022

Fitimet e së mërkurës tejkaluan rekordin e mëparshëm për fitimet ditore të pasurisë prej 233 miliardë dollarësh. dollarë, e cila u regjistrua në mars 2022, kur kryetari i Fed-it, Jerome Powell, rriti normat e interesit për herë të parë në vite, por siguroi investitorët për elasticitetin e ekonomisë.

Megjithatë, megjithëse rritja e tregut të mërkurën ndryshoi renditjen, njerëzit më të pasur në botë kanë humbur gjithsej 244.36 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, sipas Business Insider.

Elon Musk është kampioni i fitimeve

Fituesi më i madh i ditës në terma absolutë ishte CEO i Tesla-s, Elon Musk, i cili rriti pasurinë e tij me 36 miliardë dollarë pasi aksionet e prodhuesit të automjeteve u rritën me 23%. Pasoi themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg, me fitime prej gati 26 miliardë dollarësh.

CEO i Nvidia, Jensen Huang, pa pasurinë e tij të rritet me 15.5 miliardë dollarë, falë një rritjeje prej 19% të aksioneve të kompanisë, e cila pothuajse kompensoi rënien e përgjithshme prej 13% që kishte regjistruar që nga java e kaluar.

Fituesi më i madh sipas përqindjes: Ernest Garcia III

Në bazë të përqindjes, fituesi më i madh ishte CEO i Carvana, Ernest Garcia III , pasuria e të cilit u rrit me 25%, duke shtuar 1.4 miliardë dollarë. falë rritjes shpërthyese të stokut të kompanisë së shitjes së makinave të përdorura.

Fitimet u shtrinë në tregjet aziatike të enjten, pasi indekset shënuan fitimet e tyre më të mëdha në dy vjet. Kryetari i SoftBank Masayoshi Son shtoi 1.7 miliardë dollarë në pasurinë e tij, duke arritur në 11.7 miliardë dollarë.

Gruaja e dytë më e pasur e Kinës, Zhou Kunfei, pa pasurinë e saj të rritet me 14.3% në 9.5 miliardë dollarë. Themeluesi i Uniqlo, Tatashi Yanai fitoi 3.5 miliardë dollarë, duke e çuar pasurinë e tij në 47 miliardë dollarë, ndërsa Zhang Kongyuan, kryetar i Huali Industrial Group, pa pasurinë e tij të rritet me 12.9%, duke e çuar pasurinë e tij neto në 8 miliardë dollarë.

The post Zhvendosja e tarifave nga Trump! ‘Bonus’ për miliarderët, Musk ‘fituesi’ i madh appeared first on iconstyle.al.

Tarifat e Trump godasin miliarderët, Elon Musk humb 11 miliardë dollarë

By: Rovena
4 April 2025 at 14:54

Elon Musk ka humbur 11 miliardë dollarë një ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave të Donald Trump. Në total, CEO i Tesla ka humbur 110 miliardë dollarë deri më tani këtë vit. Aksionet e Tesla gjithashtu ranë 5.5% të enjten.

Sipas “Bloomberg”, Musk ndër miliarderët amerikanë që u goditën më rëndë teksa u zbatuan taksat e reja të administratës Trump.

Në fakt, më shumë se gjysma e atyre që gjurmohen nga indeksi i pasurisë së “Bloomberg” u goditën nga tarifat e Tump. Më shumë se 500 njerëzit më të pasur në botë humbën së bashku 208 miliardë dollarë pas shpalljes së tarifave të Trump.

Humbje të mëdha pësuan edhe Mark Zuckerberg i Metës dhe Jeff Bezos i Amazon.

Mark Zuckerberg – Themeluesi i Meta ka humbur 17.9 miliardë dollarë të pasurisë së tij që nga zbulimi i tarifave – që është rreth 9% e pasurisë së tij.  Që nga mesi i shkurtit, edhe aksionet e Metës kanë rënë me rreth 28%.

Jeff Bezos – Aksionet e Amazon ranë 9% të enjten, duke i kushtuar themeluesit të gjigantit të teknologjisë 15.9 miliardë dollarë në pasuri personale./abcnews.al

Musk humb 11 miliardë dollarë pas tarifave të Trumpit – goditen rëndë edhe Zuckerberg dhe Bezos

4 April 2025 at 10:40

Elon Musk humbi 11 miliardë dollarë një ditë pasi hynë në fuqi tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump.

CEO i Tesla-s dhe miku i presidentit amerikan ishte ndër miliarderët amerikanë që pësuan goditjen më të madhe pas zbatimit të taksave të reja të administratës Trump, shkruan skynews.

Në fakt, më shumë se gjysma e personave të ndjekur nga indeksi i pasurisë i Bloomberg pësuan humbje, me 500 njerëzit më të pasur në botë që humbën gjithsej 208 miliardë dollarë pas shpalljes së tarifave të Trumpit.

Mark Zuckerberg i Meta-s dhe Jeff Bezos i Amazon-it gjithashtu pësuan humbje të mëdha.

Elon Musk

Të enjten, ditën pas shpalljes së tarifave, Musk humbi 11 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Në total, CEO i Tesla-s ka humbur 110 miliardë dollarë deri tani këtë vit. Aksionet e Tesla-s gjithashtu ranë me 5.5 për qind.

Jeff Bezos

Aksionet e Amazonit ranë me 9 për qind, duke i kushtuar themeluesit të gjigandit të teknologjisë 15.9 miliardë dollarë pasuri personale.

Mark Zuckerberg

Themeluesi i Meta ka humbur 17.9 miliardë dollarë nga pasuria e tij që kur u shpallën tarifat, që përbën rreth 9 për qind të pasurisë.

Që nga mesi i shkurtit, aksionet e Meta kanë rënë gjithashtu me rreth 28 për qind. /Telegrafi/

The post Musk humb 11 miliardë dollarë pas tarifave të Trumpit – goditen rëndë edhe Zuckerberg dhe Bezos appeared first on Telegrafi.

Iu përdorën tekstet për trajnimin e AI!Autorët protestojnë para zyrave të Zuckerberg

By: gaze tare
3 April 2025 at 21:39

Rreth 100 autorë britanikë kanë protestuar sot para selisë së gjigantit amerikan të teknologjisë Meta në Londër , të cilin e akuzojnë se u ka “vjedhur” veprat për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale .

“Meta, Meta, hajdutë librash ”, thërrisnin protestuesit duke mbajtur pankarta me parulla kundër kreut të kompanisë amerikane, Mark Zuckerberg.

Ata shprehin shqetësimin e tyre për përdorimin e dyshuar të Metës të bibliotekës online “LibGen”, e cila synon të sigurojë akses të lirë dhe të hapur në njohuritë akademike dhe përmban më shumë se 7.5 milionë libra dhe artikuj shkencorë.

Në një proces gjyqësor kundër Metës të nisur nga autorë në SHBA, dokumentet e brendshme të kompanisë sugjerojnë se Mark Zuckerberg miratoi apelimin në “LibGen”, siç raportojnë mediat amerikane.

The post Iu përdorën tekstet për trajnimin e AI!Autorët protestojnë para zyrave të Zuckerberg appeared first on iconstyle.al.

Miliarderëve u kushton mbështetja ndaj Trumpit – Musk, Bezos dhe Zuckerbergu u zhvlerësohet pasuri për 209 miliardë dollarë

22 March 2025 at 13:59

Miliarderët e gjigantëve të teknologjisë, si Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, që mbështetën Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, po përballen me pasoja financiare të rënda për përfshirjen e tyre politike me republikanët.

Sipas “Bloomberg Billionaires Index”, vetëm shtatë javë pas inaugurimit të presidentit të ri, pasuria e pesë miliarderëve që morën pjesë në ceremoninë e betimit ka rënë me 209 miliardë dollarë.

Kjo humbje e madhe ka tronditur “Silicon Valley” dhe gjithë botën e biznesit.

Por, cili është shkaku i kësaj rënieje?

Që nga marrja e detyrës nga Trump, tregjet financiare kanë pësuar luhatje të mëdha. Indeksi S&P 500 ka humbur 6.4 për qind, ndërsa kompanitë që ishin pjesë e “grupit të betimit” në ceremoninë e Trump kanë humbur 1.4 trilion dollarë në vlerë tregu.

Tesla dhe Amazon janë ndër kompanitë më të prekura, me Amazonin që ka humbur 14 për qind të vlerës së aksioneve. Edhe kompania Alphabet, pronarja e Google, është përballur me presion për shkak të hetimeve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ndryshimi i papritur në trendin ekonomik lidhet me pasigurinë mbi politikat tregtare të Trump, frikën e një recesioni dhe tensionet gjeopolitike që kanë shkaktuar shqetësime të mëdha.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është një rënie e përkohshme apo një tendencë më e qëndrueshme që do të vazhdojë në të ardhmen. /Telegrafi/

The post Miliarderëve u kushton mbështetja ndaj Trumpit – Musk, Bezos dhe Zuckerbergu u zhvlerësohet pasuri për 209 miliardë dollarë appeared first on Telegrafi.

Martohet Mark Zuckerberg!

By: gaze tare
25 February 2025 at 17:44

Mark Zuckerberg ka ndarë një postim surprizues në “Facebook”, ku duket se ka zhvilluar ceremoninë e dasmës. Megjithëse detajet janë ende të pakta, fotoja e tij ka ngjallur menjëherë reagime nga ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Me anë të postimit ai ka shprehur dashurinë për partneren e tij.

Duke festuar me personin më të rëndësishëm në jetën time. Ju jeni një partnere, nënë dhe shoqe e shkëlqyer, dhe unë jam mirënjohës që e ndaj këtë jetë me ju”

shkruan Zuckerberg në Facebook.

The post Martohet Mark Zuckerberg! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌