Modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale po konkurrojnë përkrah nxënësve të shkollave të mesme në olimpiadat ndërkombëtare të matematikës dhe në disa raste, edhe po triumfojnë. Si Google, ashtu edhe OpenAI kanë arritur të zgjidhin pesë nga gjashtë problemet e paraqitura nga Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës për të rinj, duke pretenduar secili medaljen e artë.
NĂ«se suksesi do tĂ« vlerĂ«sohej sipas rendit kronologjik tĂ« publikimit, atĂ«herĂ« OpenAI do tĂ« cilĂ«sohej fituese. Studiuesi Alexander Wei njoftoi nĂ« platformĂ«n X rezultatin mbresĂ«lĂ«nĂ«s tĂ« modelit tĂ« avancuar tĂ« kompanisĂ«: âJam i lumtur tĂ« ndaj me ju qĂ« modeli ynĂ« gjuhĂ«sor i âmendimitâ ka fituar medaljen e artĂ« nĂ« garĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« matematikĂ«s pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale.â
Megjithatë, sipas gazetës italiane Corriere della Sera, OpenAI nuk ka qenë zyrtarisht pjesëmarrëse në këtë kompeticion, për dallim nga Google. Kompania e njohur mori pjesë për të dytin vit radhazi në mënyrë të certifikuar, përmes modelit të saj të logjikës artificiale, DeepMind. Vitin e kaluar ajo fitoi medaljen e argjendtë.
âKĂ«tĂ« vit kemi qenĂ« pjesĂ« e njĂ« programi pilot, ku rezultatet e modeleve tona janĂ« vlerĂ«suar dhe certifikuar zyrtarisht nga koordinatorĂ«t e OlimpiadĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« MatematikĂ«s, nĂ« pĂ«rputhje me kriteret qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r nxĂ«nĂ«sit,â thuhej nĂ« deklaratĂ«n zyrtare tĂ« ekipit tĂ« Google.
Megjithëse asnjë nga modelet nuk konkurroi kokë më kokë me nxënësit pjesëmarrës, performanca e tyre në këtë olimpiadë konsiderohet një tregues domethënës i aftësisë së modeleve gjuhësore për të zgjidhur detyra të arsyetimit të thellë, përtej gjenerimit të tekstit.
Nga gjuha natyrore tek logjika matematikore
Të dy modelet, ai i OpenAI dhe Gemini Deep Think i Google, i zgjidhën problemet brenda afatit kohor prej 4.5 orësh dhe u vlerësuan sipas standardeve të njëjta me pjesëmarrësit njerëzorë. Për këtë arsye, Gemini do të marrë një certifikim zyrtar për arritjen e tij.
Ndryshe nga disa modele të tjera të zhvilluara nga kompani më të vogla, të cilat kërkuan ndërhyrje për të thjeshtuar pyetjet e paraqitura në gjuhë natyrore, modelet e OpenAI dhe Google ishin në gjendje të kuptonin dhe zgjidhnin problemet në mënyrë autonome, pa asistencë njerëzore.
Ky Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rparim i dyfishtĂ«: jo vetĂ«m qĂ« AI-tĂ« po zgjidhin probleme tĂ« ndĂ«rlikuara matematikore, por edhe i pĂ«rpunojnĂ« ato pĂ«rmes gjuhĂ«s natyrore â njĂ« arritje e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zhvillimin e teknologjisĂ« sĂ« arsyetimit tĂ« avancuar.
Sipas Junehyuk Jung, profesor i matematikës në Universitetin Brown dhe anëtar i njësisë DeepMind të Google, ky është një hap më pranë ditës kur inteligjenca artificiale do të mund të zgjidhë probleme matematikore që ende i mbeten sfidë njerëzimit.
Kur fitorja nuk është gjithmonë e AI-së
Por jo çdo garë përfundon me sukses për modelet e AI. Javën e kaluar, OpenAI humbi me pak diferencë në një kompeticion të ngjashëm, AtCoder World Tour Finals 2025 Heuristic, një garë ndërkombëtare në fushën e programimit dhe optimizimit, e zhvilluar në Tokio.
Fitues doli programuesi polak PrzemysĆaw âPsyhoâ DÄbiak, i cili u shpreh: âNjerĂ«zimi fitoi (pĂ«r momentin!). Jam i rraskapitur⊠mezi jam gjallĂ«.â
Gara konsistonte në një problem të vetëm optimizimi që duhej zgjidhur brenda 600 minutash. Dëbiak fitoi me një epërsi të ngushtë prej 9.5% ndaj modelit të OpenAI, që ende nuk është i disponueshëm për publikun.
Për këtë model të quajtur OpenAIAHC, gara përfundoi me një medalje argjendi, një rezultat mbresëlënës që mund të jetë paralajmërim për një fitore të ardhshme, ashtu si ndodhi me Google në olimpiadën e matematikës./abcnews.al