Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Tradita e kulinarisë shqiptare mbetet një pikë e fortë krahas bukurive natyrore për tërheqjen e turistëve të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga rrugëtimi 6-ditor i dy blogerëve të shijes  Daniel Balilti dhe videografes Lihi Parnes në zbulim të kuzhinës autentike shqiptare.

Shijet tradicionale të Shqipërisë, sipas kryeministrit, “po fitojnë zemra në mbarë botën”.

“Blogerët e shijes Daniel Balilti dhe videografia Lihi Parnes zbulojnë kuzhinën tonë autentike gjatë një qëndrimi 6-ditor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit””, bëri të ditur Rama.

Produktet bio dhe gastronomia shqiptare kanë potencial jo vetëm për të rritur ekonominë vendase, por edhe për fuqizuar sektorin e turizmit duke tërhequr gjithnjë e më shumë të huaj.

4,76 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 6 muajve të këtij viti. Vetëm në qershor 2025 Shqipërinë e vizituan 1 329 204 turistë të huaj, ose 7% më shumë krahasuar me qershor 2024.

/m.m/j.p/

The post Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Kamzë: One Stop Shop me asistencë falas për aplikimet në e-Albania


TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Prej 1 viti, sporteli One Stop Shop në bashkinë e Kamzës ofron asistencë të drejtpërdrejtë për aplikimet elektronike në platformën e-Albania.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot bashkinë e Kamzës, ku gjatë 2024-ës janë ofruar rreth 1500 shërbime, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për qytetarët.

“Falë dixhitalizimit të administratës, 95% e shërbimeve publike sot realizohen online, pa nevojë për prezencë fizike në institucionet shtetërore, ndaj lehtësimi i aksesit në përdorimin e platformës është më i rëndësishëm se kurrë”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi se aktualisht në këtë bashki funksionojnë 5 sportele mbështetëse, të shpërndara në Njësitë Administrative, ku mesatarisht.

95% e shërbimeve publike të institucioneve qendrore janë tashmë të aksesueshme me një klikim të vetëm duke ofruar shërbime për mbi 3,3 milionë qytetarë dhe biznese.

/m.m/j.p/

The post Spiropali në Kamzë: One Stop Shop me asistencë falas për aplikimet në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

Policia e Vlorës dhe Sarandës kanë kryer kontrolle në rrugë, banesa dhe ambiente të tjera publike dhe private në qytetin e Vlorës. Si rezultat i kontrolleve, policia ka konstatuar lëndë narkotike kanabis që posedonin 4 persona në banesat e tyre, konkretisht në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë. Këta të fundit kishin për qëllim shitjen e lëndës […]

The post Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

Një automjet tip Maserati, me targa AB 803 RX, ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër, pasditen e sotme. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u dërguan dy automjete zjarrfikëse me efektivët përkatës. Pas mbërritjes, u konstatua se zjarri kishte përfshirë pjesën e përparme […]

The post Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

Zjarri që nisi dy ditë më parë në zonën e Kalasës dhe Tatzatit në Delvinë, ka marrë përmasa të mëdha. Flakët janë përhapur me shpejtësi nga zona e quajtur Hallastar, duke hyrë në brendësi të fshatit dhe përfshinë banesa, sipërfaqe ullishtesh dhe pemë frutore. Në fshatin Senicë janë djegur 11 shtëpi, disa prej të cilave […]

The post Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë appeared first on BoldNews.al.

26-vjeçarja mbyti me tel të atin, kryeplaku i fshatit: Nënë e bijë e rrihnin, e linin pa bukë

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e djeshme (24 Korrik) ku u zbulua se 26-vjeçarja Emanilda Rama kishte mbytur me tel babain e saj dhe vdekjen e tij e kishte raportuar si aksidentale. Kryeplaku i fshatit ka treguar se nënën e bijë e dhunon viktimën, si edhe e linin pa bukë. Madje shtoi ai, […]

The post 26-vjeçarja mbyti me tel të atin, kryeplaku i fshatit: Nënë e bijë e rrihnin, e linin pa bukë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Fier, vajza e viktimës zbulon çfarë i thanë në telefon e ëma dhe motra

Vajza tjetër e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij Emanilda Rama, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë teksa të dyshuara janë motra dhe nëna e saj. Ajo tha për Top Channel se e kishte telefonuar motra dhe i kishte thënë se babi ka rënë në […]

The post Vrasja në Fier, vajza e viktimës zbulon çfarë i thanë në telefon e ëma dhe motra appeared first on BoldNews.al.

Shiste kanabis në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

Një 18-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”. Klajdi Koçi u kap në lagjen nr. 13, Plazh duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të […]

The post Shiste kanabis në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Ambasada Amerikane: Ja kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA. Sipas Ambasadës, është Oficeri i […]

The post Ambasada Amerikane: Ja kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA appeared first on BoldNews.al.

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, në kuadër të operacionit “Totali”, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrime të përsëritura ndaj qytetarëve. Arbër Ogreni u kap në zonën e “Xhamllikut”, pasi akuzohet se iu merrte qytetarëve shuma që varionin nga 300 000 deri në 400 000 lekë, duke i mashtruar se do t’u kryente […]

The post U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Vera 2025/ Rritje anemike e turistëve në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ – Sezoni veror 2025 nuk po ecën sipas pritshmërive.

Shifrat e INSTAT tregojnë se trendi rritës i turistëve gjatë qershorit 2025 është disa herë më i vogël se në qershorin e shkuar. Qershorin e këtij viti hyrjet në Shqipëri janë rritur me 7.6%, nga 21.5% një vit më parë.

Numri i të huajve është rritur me 7.1% këtë vit ndërsa një vit më parë raportohej rritje rreth 24%.

Sipas INSTAT në gjysmën e parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 4.76 milionë turistë të huaj, nga 4.54 milionë që ishte shifra në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke u rritur me vetëm 4.85.

Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70 % të hyrjeve.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Qershor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 6.8% krahasuar me Qershor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 28%.

The post Vera 2025/ Rritje anemike e turistëve në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Rama apel bizneseve në akset kombëtare: Deri më 31 korrik lironi hapësirat ose masa të rënda

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë vendin ku po ndërhyhet jo vetëm në zonat urbane dhe plazhe, por edhe në akset kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ndërhyrja që po kryhet për çmontimin e një strukture në anë të një rruge kombëtare.

“Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës”, tha Rama, ndërsa paralajmëroi se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.

“Kjo është edhe distanca ligjore e sigurisë, përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH”, shtoi Kryeministri.

Rama tha se “mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi”.

“Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE”, u shpreh kryeministri.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Lirimi i hapësirave publike në qytete dhe plazhe në të gjithë vendin, synon të garantojë një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë komunitetin.

/m.m/

The post Rama apel bizneseve në akset kombëtare: Deri më 31 korrik lironi hapësirat ose masa të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

Për herë të 52-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej, duke shtyrë edhe më tej ngërçin institucional në vend. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të shtunën, më 26 korrik, në orën 14:00. “Dje jeni njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme […]

The post Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të akuzuar në Spanjë se ka kultivuar bimë narkotike, me llamba, në ambient të mbyllur. Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” u vu në pranga me qëllim ekstradimin shtetasi E. B., 39 vjeç. Gjykata e Sabadell, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar masën e […]

The post Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar

Prokuroria e Tiranës ka sekuetruar pasuritë e pajustifikuara dhe të padeklaruara të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha, Edmond Çaça, si dhe bashkëshortes së tij, Bianka Çaça. Hetimet nisën pas referimit të materialit kallëzues nga ILDKPI për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur […]

The post Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Sektori i pularisë hyn në vitin e tretë të rënies, qarqet me humbjet më të mëdha

Sektori i blegtorisë prej vitesh ishte në krizë, por numri i shpendëve ishte në rritje nga investimet në pulari të mëdha në zonën e qendrës së vendit. Kjo tendencë ka ndryshuar vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i pulave në vend në vitin 2024 ishte në rënie për të tretin vit […]

The post Sektori i pularisë hyn në vitin e tretë të rënies, qarqet me humbjet më të mëdha appeared first on BoldNews.al.

Hiqen disa nene nga dekriminalizimi, zbardhet drafti i Kodit të ri Penal

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi këtë të premte draftin e ri të Kodit Penal, për të cilin u shpreh se puna ka nisur që në vitin 2019 nga një grup ekspertësh. Në draftin e ri të Kodit penal vihet re se janë shtuar disa vepra të reja penale që kanë të bëjnë me sigurinë […]

The post Hiqen disa nene nga dekriminalizimi, zbardhet drafti i Kodit të ri Penal appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Gjin Ndojit/ U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin (Brajoviç), i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020 në Shkodër. 37-vjeçari u ekstradua të mërkurën nga Dubai, pasi ishte arrestuar më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai […]

The post Vrasja e Gjin Ndojit/ U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal: Lirim me kusht për të dënuarit e përjetshëm. Njihet shkaktimi i vetëvrasjes nga bullizmi

Nga Gazeta ‘SI’ – Ndryshimet e reja në Kodin Penal të Shqipërisë parashikojnë ashpërsime dhe lehtësime për kategori të ndryshme shkeljesh.

Në prezantimin e bërë sot nga përfaqësues të qeverisë dhe grupit të punës, propozohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë.

Arben Rakipi, drejtor i Magjistraturës, pjesë e grupit të punës tha se kjo është një praktikë e njohur dhe në vendet e tjera, me argumentin se këta individë ndryshojnë dhe përmirësohen me kohën që kalojnë në burg.

“Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm. Debati ka qenë i fortë. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Nisur nga besimi, që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë, njerëzit përmirësohen nga kushtet në të cilat vendosen dhe nëse puna me ta është e efektshme. Prandaj edhe ne e propozuam këtë zgjidhje. Se çfarë fati do të ketë kjo zgjidhje…”, tha mes të tjerash Rakipi.

Ai tha se do të dekriminalizon edhe abuzimet tatimore, duke u trajtuar fillimist si shkelje administrative dhe më pas penale.

“Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çështjeve por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse.”, u shpreh ai.  

Një nocion i ri kriminal që njeh Kodi Penal është shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizmit.

Po ashtu njihen si shkelje terrorizmi kibernetik, krimet kundër mjedisit, siguria ushqimore, mashtrimi me produktet ushqimore etj.

The post Kodi i ri Penal: Lirim me kusht për të dënuarit e përjetshëm. Njihet shkaktimi i vetëvrasjes nga bullizmi appeared first on Gazeta Si.

Drafti për Rivlerësimin, shoqata e pasurive të patundshme: Njoftimi në këtë kohë godet tregun dhe ofertën

Publikimi i një drafti me qëllim Rivlerësimin e pronave në vend nuk është pritur mirë nga aktorë të tregut imobiliar.

Në një njoftim për mediat, Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme, NAREA, e quan këtë zhvillim pengesë që do të ngadalësojë tregun imobiliar.

“Projektligji për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme është i mirëpritur, por nxitimi i pajustifikuar për t’a publikuar për konsultim kur hyrja në fuqi është pas 6 muajsh do të ketë efekte ngadalësuese dhe negative në treg”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Duke rikujtuar atë që ndodhi verën e shkuar, kur deputetja Blerina Gjylameti dha propozimin e Rivlerësimit dhe tregu mori një goditje, NAREA parashikon një situatë të ngjashme.

“Si çdo produkt tjetër, transaksionet me pasuritë e Pasuria e Paluajtshme udhëhiqen nga pritshmëritë. Ngjashëm me situatën e paprecedentë të 12 muajve më herët, një lajm që në Janar 2026 mund të ketë Rivlerësim, veç sa shkakton turbulenca në Real Estate, godet krahun e ofertës duke lënë pa zgjidhje sfidat e një strehimi të Përballueshëm”, shprehen përfaqësuesit e shoqatës.

Drafti doli në konsultim dy ditë më parë, shoqëruar dhe nga çmimet e reja të referencës. Rivlerësimi pritet të nisë në janar 2026 dhe të mbyllet në shtator 2026. Propozohet që tatimi të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.

 Qeveria Rama ka njoftuar se ky do të jetë Rivlerësimi i fundit nën qeverisjen socialiste.

The post Drafti për Rivlerësimin, shoqata e pasurive të patundshme: Njoftimi në këtë kohë godet tregun dhe ofertën appeared first on Gazeta Si.

❌