Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si të përballoni vapën në shtëpi pa kondicioner?

Kur termometri kalon 30°C dhe ajri bëhet i padurueshëm, ka disa mënyra të thjeshta për të freskuar shtëpinë edhe pa kondicioner.

Mbani dritaret mbyllur gjatë ditës. Hapini vetëm në mëngjes herët ose pas perëndimit për të qarkulluar ajrin e freskët.

Përdorni ventilatorë me truke. Vendosni përpara tyre një tas me akull për efektin “klime shtëpiake”. Nëse keni ventilator tavani, sigurohuni të rrotullohet në drejtim të kundërt me akrepat e orës.

Shmangni gatimin gjatë ditës. Përdorni aspiratorin dhe ventilatorët në banjo për të larguar nxehtësinë dhe lagështinë.

Luftoni lagështinë. Një dehumidifikues ose thjesht mbajtja e ambienteve të thata do e bëjë ndjeshëm më të freskët.

Freskoni edhe trupin. Pini shumë ujë, bëni dush të shpejtë dhe qëndroni për pak kohë në ambiente të freskuara si qendra tregtare apo biblioteka.

The post Si të përballoni vapën në shtëpi pa kondicioner? appeared first on iconstyle.al.

Ja cila shenjë nuk gëzohet me lumturinë e të tjerëve (edhe pse nuk e pranon as vetë)

Ka raste kur Gaforrja ndien sikur gjithë të tjerët janë më me fat se ajo. Një jetë më e lehtë, një marrëdhënie më e bukur, më shumë mbështetje nga jeta dhe njerëzit përreth. Ndërsa ajo? E ndjen çdo sfidë si një barrë personale, si një provë që i është dhënë vetëm asaj.

Si një nga shenjat më emocionale të zodiakut, Gaforrja i përjeton ndjesitë me intensitet, por jo gjithmonë me qartësi. Ndjeshmëria e lartë shpesh e çon në krahasime të heshtura me të tjerët. Nuk është se nuk do të gëzohet për ta, por, ndonjëherë, nuk mundet. Sepse çdo sukses i të tjerëve i kujton mungesat apo dëshirat e saj të parealizuara.

Ajo nuk e shpreh hapur këtë ndjesi. Gaforrja rrallë flet për gjërat që e mundojnë vërtet. Por në brendësi, është duke luftuar me një ndjesi të vazhdueshme se jeta nuk është treguar aq e butë sa ajo ka pasur nevojë.

The post Ja cila shenjë nuk gëzohet me lumturinë e të tjerëve (edhe pse nuk e pranon as vetë) appeared first on iconstyle.al.

Pse gratë “kontrollojnë” më shumë ish-in, edhe kur janë “over it”?

Sipas një studimi të botuar në Cyberpsychology, Behavior, and Social Networking Journal, gratë priren më shpesh se burrat të shikojnë profilin e ish-it në rrjete sociale, edhe kur ndihen të çliruara nga lidhja.

Psikologët shpjegojnë se kjo sjellje nuk lidhet me fiksimin, por me nevojën për përpunim emocional, kuriozitet… apo thjesht nga zakoni.

Ndërkohë, burrat kanë më shumë gjasa të distancohen plotësisht pas një ndarje.

Nëse ndonjëherë je kapur duke shfletuar faqen e partneres së re të ish-it, qoftë edhe nga një profil “i fshehtë”, nuk je aspak e vetmja.

The post Pse gratë “kontrollojnë” më shumë ish-in, edhe kur janë “over it”? appeared first on iconstyle.al.

Sekreti i lidhjeve të forta? Fillon nga lavamani

Studimet tregojnë se çiftet që ndajnë punët e përditshme ndihen më të vlerësuar dhe më të lidhur emocionalisht.

Nuk bëhet vetëm për të mbajtur shtëpinë në rregull, por për të treguar që jeni një skuadër e vërtetë.

Të lash enët, të fshish pluhurat, të hedhësh plehrat… kur të dy kontribuoni, marrëdhënia bëhet më e balancuar dhe shumë më e fortë.

Pra, e vërteta është që gjuha e dashurisë mund të jetë edhe të pastrosh banjën pa e dëgjuar kërkesën.

The post Sekreti i lidhjeve të forta? Fillon nga lavamani appeared first on iconstyle.al.

BE alarmon për rrezik serioz nga Shein dhe Temu: Rroba toksike & biberonë të rrezikshëm

Nëse ke porositur ndonjëherë nga Temu apo Shein për çmimet qesharake, ndoshta është koha të mendohesh dy herë. Bashkimi Europian ka zbuluar se shumë nga produktet që vijnë nga këto platforma janë jashtë çdo standardi sigurie dhe për më tepër, me nivel toksiciteti alarmant!

Komisioneri i Drejtësisë në BE, Michael McGrath, i tha “The Guardian” se situata është “tronditëse” dhe kërkon masa urgjente për të mbrojtur konsumatorët. Ai nuk kursen fjalët: “Platformat digjitale duhet të mbajnë përgjegjësi për produktet, edhe kur shiten nga palë të treta.”

Bëhet fjalë për shitje biberonash që shkëputen lehtësisht, kozmetike me substanca të rrezikshme, lodra e rroba me përbërës toksikë.

Ndërkohë, BE ka nisur një hetim të fshehtë me “blerës të maskuar” për të kapur në flagrancë shkelësit.

Por nuk mbaron me kaq, përveç rrezikut për shëndetin, këto platforma po i vënë bizneset europiane në pozitë të pabarabartë, duke shmangur TVSH-në, taksat doganore dhe rregullat e etiketimit.

Pra, herën tjetër që klikoni “Buy now” për një fustan 2 euro, mos thoni që nuk ju paralajmëruam.

The post BE alarmon për rrezik serioz nga Shein dhe Temu: Rroba toksike & biberonë të rrezikshëm appeared first on iconstyle.al.

Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë

Nëse mendonit se thurja, kopshtaria apo vëzhgimi i zogjve janë vetëm për gjyshet, mendohuni sërish. Një studim i ri tregon se këto “hobi të vjetra” mund të shtojnë deri në 8 vite jetë dhe të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor dhe emocional.

Aktivitete si thurja, gatimi, mbjellja e luleve apo grumbullimi i pullave postare po përjetojnë një rikthim dhe kjo jo pa arsye. Sipas psikologëve, këto aktivitete ndihmojnë në reduktimin e stresit, forcojnë vetëbesimin dhe krijojnë lidhje të reja shoqërore, veçanërisht kur praktikohet në grupe me interesa të ngjashme.

Ndërkohë, shkenca tregon se angazhimi në hobi të tilla stimulon neuroplasticitetin ,aftësinë e trurit për të krijuar lidhje të reja nervore. Mësimi i një aftësie të re ndihmon në përmirësimin e kujtesës, fokusit dhe ul rrezikun për sëmundje si demenca.

The post Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë appeared first on iconstyle.al.

5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë

Jo çdo gjë që bëhet shpesh, është e shëndetshme. Ka sjellje që normalizohen në çift, por në të vërtetë janë sinjale alarmi, të vogla në pamje të parë, por me efekt të madh afatgjatë. Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Të të bëjnë të ndihesh fajtor për gjithçka
Kur gjithmonë je “fajtori” edhe për gjëra që nuk varen nga ty, nuk është kompromis, është manipulim emocional.

2. Të të kontrollojnë telefonin dhe rrjetet sociale
Privatësia nuk duhet të zhduket në emër të dashurisë. Kontrolli i tepruar është shenjë pasigurie dhe mungesë besimi.

3. Të tallesh apo të ulesh në sy të të tjerëve
Edhe “humori” ka kufij. Nëse ndihesh i/e poshtëruar, nuk është shaka, është mungesë respekti.

4. Të ndëshkohesh me heshtje
Kur dikush zgjedh të mos flasë me orë apo ditë për të të ndëshkuar, nuk është mënyrë e shëndetshme për të zgjidhur një konflikt.

5. Të ndihesh vazhdimisht në ankth se mos e mërzit
Një marrëdhënie duhet të jetë vendi yt i qetësisë, jo një fushëminë ku ecën në majë të gishtave.

Dashuria nuk duhet të dëmtojë. Nëse ndonjë nga këto pika të tingëllon e njohur, ndoshta është koha të reflektosh për vendin që zë marrëdhënia në jetën tënde.

The post 5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë appeared first on iconstyle.al.

A ke qarë ndonjëherë për një skenë filmi? Ja pse kjo s’është aspak e çuditshme

Studimet tregojnë se gratë që preken nga skenat emocionale kanë nivele më të larta empatie dhe inteligjence emocionale.

Truri yt ndjen thellë, edhe kur bëhet fjalë për histori të trilluara dhe kjo s’është dobësi, është ndërlidhje njerëzore.

Pra nëse ke qarë ndonjëherë për një personazh vizatimor apo je ndier e goditur nga një romancë në film nuk je vetëm.

Në fakt, kjo të bën emocionalisht më të mençur se ç’mendon.

The post A ke qarë ndonjëherë për një skenë filmi? Ja pse kjo s’është aspak e çuditshme appeared first on iconstyle.al.

E dinit? Në Korenë e Veriut, veshja e xhinseve blu konsiderohet krim kundër shtetit

Në një tjetër masë ekstreme të kontrollit shoqëror, Koreja e Veriut ndalon veshjen e xhinseve blu, duke i konsideruar ato si simbol të ndikimit perëndimor dhe kulturës kapitaliste. Sipas raportimeve ndërkombëtare, regjimi i Phenianit e sheh këtë stil si kërcënim ndaj “pastërtisë ideologjike” dhe vendos kufizime të rrepta ndaj pamjes së jashtme të qytetarëve.

Përveç xhinseve, janë të ndaluara edhe skinny jeans, flokët e lyer, piercing-ët dhe disa modele flokësh të cilat regjimi i etiketon si shprehje të dekadencës perëndimore. Masa të tilla janë pjesë e përpjekjeve të regjimit për të shmangur çdo ndikim të jashtëm dhe për të mbajtur nën kontroll stilin e jetës së popullatës.

The post E dinit? Në Korenë e Veriut, veshja e xhinseve blu konsiderohet krim kundër shtetit appeared first on iconstyle.al.

Pse askush nuk flet për lodhjen që të jep përpjekja për t’u dukur mirë 24/7?

Të dukesh mirë çdo ditë kërkon shumë më tepër sesa thjesht një grim i saktë apo një veshje e kuruar. Është një punë me orar të plotë. Është presion. Është “më duhet të jem në formë” edhe kur zemra po tërhiqet zvarrë. Është rregullim flokësh edhe kur s’e ndjen. Është buzëqeshja që vendos përtej lodhjes, thjesht që të mos të shohin “të rënë”

Kjo përpjekje nuk është gjithmonë për të tjerët, shpesh është një mënyrë për të ndjerë kontroll në një realitet ku gjithçka mund të të rrëshqasë nga duart. Por lodh. Dhe shpesh, e lodhura ndjen edhe faj që s’po e mban veten “ashtu siç duhet”.

Ndaj, për sot: po, je e bukur. Edhe kur s’je në formë. Edhe kur flokët s’të rrinë mirë. Edhe kur thjesht… je lodhur nga përpjekja për të qenë “on” çdo sekondë.

The post Pse askush nuk flet për lodhjen që të jep përpjekja për t’u dukur mirë 24/7? appeared first on iconstyle.al.

NJË PUTHJE MJAFTON! Bakteret e karieve kalojnë nga goja në gojë

A e dinit se dhëmbët e prishur janë të “ngjitshëm”?

Jo në vetvete, por përmes baktereve që i shkaktojnë, si Streptococcus mutans, të cilat transmetohen përmes pështymës. Puthjet, ndarja e lugës me fëmijën apo edhe fryrja mbi ushqimin e tij mund të jenë burim infektimi, duke kaluar këto baktere nga goja e një të rrituri tek ajo e një fëmije.

Pasi këto baktere vendosen në një gojë të re, ato ushqehen me sheqernat që marrim nga ushqimi dhe prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Me kalimin e kohës, kjo çon në krijimin e karieve. Ky proces është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të cilët kanë smalt më të hollë dhe dhëmbë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.

Prindërit, kujdestarët dhe partnerët duhet të jenë të vetëdijshëm se kujdesi për shëndetin oral nuk është vetëm çështje personale, por ndikon drejtpërdrejt edhe tek ata që i rrethojnë.

Si ta parandalojmë?

– Mbani një higjienë të mirë të gojës (larje e rregullt e dhëmbëve dhe pastrim me fill dentar)

– Kufizoni ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri

– Mos ndani enë, lugë apo furça dhëmbësh me të tjerët

– Bëni kontrolle të rregullta dentare për të ulur ngarkesën bakteriale

Shëndeti i gojës nuk ka të bëjë vetëm me pamjen apo frymën e freskët, por është një akt kujdesi ndaj atyre që doni.

The post NJË PUTHJE MJAFTON! Bakteret e karieve kalojnë nga goja në gojë appeared first on iconstyle.al.

Këto janë 25 vendet ku fëmijët janë më të lumtur në botë !

Sipas një raporti të ri të UNICEF-it, fëmijët më të lumtur në botë jetojnë në Holandë, Danimarkë dhe Francë. Këto vende kryesojnë listën për mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve, ndërsa SHBA nuk figuron fare në renditje.

Vlerësimi është bazuar në gjashtë faktorë kyç që përfshijnë shëndetin mendor, shëndetin fizik dhe aftësitë arsimore, duke analizuar elementë si kënaqësia me jetën, normat e vetëvrasjeve, performanca akademike dhe ndërlidhja sociale.

Të dhënat janë mbledhur nga organizata të njohura ndërkombëtare si OBSH, OECD dhe institucione të tjera globale. Raporti tregon se sa ndryshe investojnë vendet në brezin e tyre më të ri dhe për disa, kjo bën të gjithë ndryshimin.

The post Këto janë 25 vendet ku fëmijët janë më të lumtur në botë ! appeared first on iconstyle.al.

Studimi i ri: Prindërit priren të mbrojnë fëmijën që bën më pak për ta

Një realitet që shumë e njohin në heshtje: fëmija që sakrifikon, kujdeset dhe qëndron gjithmonë pranë, shpesh merret si i mirëqenë. Nuk bën zhurmë, nuk kërkon vëmendje dhe pikërisht për këtë, mbetet në hije.

Ndërkohë, fëmija më i largët, më i vështirë apo edhe më i ftohtë… trajtohet me më shumë ndjeshmëri. Me më shumë kujdes. E ndonjëherë, edhe me më shumë dashuri.

Ndoshta është faj, ndoshta ndjesë. Ndoshta thjesht mënyra se si prindërit përpiqen të balancojnë atë që nuk funksionon. Por barra mbi supet e atij që jep më shumë, është reale. Dhe shpesh… shumë e rëndë.

A ndihesh ndonjëherë si ai person që jep gjithmonë, por nuk shihet kurrë?

The post Studimi i ri: Prindërit priren të mbrojnë fëmijën që bën më pak për ta appeared first on iconstyle.al.

3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre

Luani – Koha jote ka ardhur! Jo vetëm që të gjithë duan të jenë rreth teje, por edhe universi është në krahun tënd. Një mundësi e artë në karrierë ose një “jo” që kthehet në “po” do të të japë vetëbesim të ri. Jepi!

Peshorja – Harmonia që ke kërkuar më në fund po merr formë. Në lidhje apo në miqësi, dikush të kupton më mirë se kurrë. Lejo veten të pranosh dashurinë dhe mirësinë pa dyshim. Ti e meriton.

Shigjetari – Me Jupiterin që të favorizon, ndodh një kthesë që s’e kishe planifikuar, por që të shkon për shtat. Mund të marrësh një mesazh që të ndez zemrën ose një ide që të ndez ambicien. Mos rri duarkryq!

The post 3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre appeared first on iconstyle.al.

Po, është e vërtetë: cikli yt mund të sinkronizohet me atë të shoqes së ngushtë

E keni vënë re ndonjëherë që ti dhe shoqja jote e ngushtë përfundoni në “kampin e dhimbjeve” në të njëjtën kohë?

Nuk është thjesht një rastësi, kjo quhet sinkronizim menstrual, ose siç njihet ndryshe, Efekti McClintock.

Kur kalon shumë kohë me dikë, qoftë shoqe dhome, motër apo kolege e afërt, ciklet tuaja mund të fillojnë të përputhen. Kjo mund të ndikohet nga hormonet, stresi, oraret e gjumit… apo thjesht nga energjitë tuaja të lidhura.

Edhe pse shkenca ende e diskuton nëse është e vërtetë apo rastësi totale, një gjë është e sigurt:

“Girl math” = lidhje emocionale + ndarje çokollatash = njësoj perioda.

Prandaj herën tjetër kur po qani bashkë për një film romantik dhe po kërkoni akullore, thjesht pranojini:

jeni të sinkronizuara.

The post Po, është e vërtetë: cikli yt mund të sinkronizohet me atë të shoqes së ngushtë appeared first on iconstyle.al.

Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit?

Nëse ke ndonjëherë tundimin ta shtysh larjen e dhëmbëve për mëngjesin e nesërm, është momenti të mendohesh sërish. Sipas dentistëve, larja e dhëmbëve në mbrëmje është më e rëndësishmja e ditës dhe ja pse:

Gjatë natës, goja jonë prodhon më pak pështymë, që do të thotë më pak mbrojtje natyrale ndaj baktereve. Nëse shkojmë në gjumë pa i larë dhëmbët, mbetjet e ushqimit dhe sheqernat krijojnë terrenin ideal për prishjen e dhëmbëve dhe zhvillimin e sëmundjeve të mishrave.

Bakteret shumëzohen më shpejt natën, duke e bërë gojën një “festë” për prishjen e dhëmbëve dhe aromën e keqe në mëngjes.

Larja para gjumit ndihmon jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në cilësinë e gjumit. Një gojë e pastër = një ndjesi më e qetë dhe më e freskët për të fjetur.

Këshillë ekstra: Mos e shpëlaj gojën menjëherë pas pastës së dhëmbëve. Lëre fluorin të veprojë disa minuta për mbrojtje maksimale.

The post Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit? appeared first on iconstyle.al.

Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, një grua ka nevojë për 47 minuta vëmendje të qëllimshme çdo ditë nga partneri i saj, për t’u ndier e sigurt emocionalisht dhe e lidhur realisht me të.

Nuk bëhet fjalë për minuta të mbushura me telefon, apo “jam këtu por jo vërtet”. 47 minuta prani të vërtetë. Sy që shohin, veshë që dëgjojnë, zemër që e ndjen.

Dhe përtej këtyre minutave të përditshme, rekomandohen edhe 2 deri në 5 orë të përbashkëta, të paktën një ditë në javë, për të mbajtur të shëndetshme lidhjen.

Nuk ka të bëjë me kohën… por me cilësinë e saj.

The post Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt appeared first on iconstyle.al.

40% e grave thonë se do të preferonin të bëheshin nëna vetëm, sesa të prisnin “burrin e duhur”

Një numër gjithnjë e më i madh grash po zgjedhin të bëhen nëna të vetme, me vetëdije dhe pa kompromis.

Një sondazh i fundit ka zbuluar se 40% e grave do të donin më mirë të kishin një fëmijë vetëm, sesa të prisnin pafund për partnerin ideal.

Falë përparimeve në trajtimet e fertilitetit dhe një ndryshimi të dukshëm kulturor drejt pavarësisë, gjithnjë e më shumë gra në të 30-at dhe 40-at po zgjedhin të ngrijnë vezët ose të përdorin donatorë sperme.

Arsyet janë të ndryshme:
zhgënjimi nga takimet moderne,
mungesa e partnerëve emocionalisht të disponueshëm,
ose thjesht ndjesia e fuqizimit për ta bërë këtë hap vetë.

Kritikët argumentojnë se kjo mund të ndikojë në strukturën tradicionale të familjes, por për shumë gra, kjo është një mënyrë për të rimarrë kontrollin mbi jetën dhe zgjedhjet e tyre. Në çdo rast, kjo tendencë po ndryshon mënyrën se si e kuptojmë sot prindërimin.

The post 40% e grave thonë se do të preferonin të bëheshin nëna vetëm, sesa të prisnin “burrin e duhur” appeared first on iconstyle.al.

Skandali Loro Piana: Xhaketat 3000 euro prodhohen nga kompani kineze për 100 euro

Pas një etikete me shkronja elegante dhe një çmimi që të lë pa frymë, mund të fshihet një realitet krejt ndryshe nga ai që reklamohet në vitrinat luksoze të Milanos apo Parisit.

Xhaketat prej kashmiri të markës Loro Piana, një nga emrat më të shtrenjtë e më të lakmuar të modës italiane, prodhohen për vetëm 100 euro në punishte të drejtuara nga kompani kineze në periferi të Italisë dhe më pas shiten nga 1000 deri në 3000 euro copa.

Ky është zbulimi tronditës që del nga një hetim i Prokurorisë së Milanos, e cili po heton për shfrytëzim të paligjshëm të punëtorëve në industrinë e modës së lartë.

Bëhet fjalë për një zinxhir të gjatë nënkontraktimesh, ku në fund të linjës, prodhimi përfundon në duart e punëtorëve të mbikëqyrur, të keqpaguar, që punojnë pa ndalesë, në kushte degradimi dhe pa mjete mbrojtëse.

Edhe pse marka Loro Piana është pjesë e perandorisë LVMH të familjes Arnault (po, e njëjta familje që kontrollon edhe Louis Vuitton, Dior e Givenchy) dhe në bordin drejtues qëndrojnë vetë Bernard Arnaultdhe djali i tij Antoine, askush nga drejtuesit e lartë nuk është zyrtarisht nën hetim.

Por ajo që trondit është përmasa e hipokrizisë në industrinë e luksit: një markë që predikon cilësinë, autenticitetin dhe ekskluzivitetin, i delegon prodhimin një kompanie si Evergreen, me vetëm 7 punëtore dhe thuajse pa pajisje.

Dhe kjo kompani, nga ana e saj, e kalon punën më tej, në duart e dy firmave kineze në periferi të Milanos, ku punëtorët jetojnë e punojnë nën vëzhgim të vazhdueshëm, me rroga qesharake dhe në kushte që nuk përputhen as me standardet minimale të sigurisë.

Ndërkohë, në një audit të brendshëm të porositur nga vetë Loro Piana vitin e kaluar, mungonin krejtësisht analizat mbi kapacitetin real prodhues të kompanisë që po merrte nën dorë prodhimin e veshjeve prej kashmiri.

Gjykata e Milanos e quan këtë praktikë një strategji të qëllimshme për të ulur koston e punës, duke shkelur çdo normë etike dhe ligjore.

Ky skandal ka bërë bujë pasi nuk bëhet fjalë për një markë të zakonshme, por për një prej simboleve të ekskluzivitetit botëror, që vesh liderë politikë, VIP-a globalë dhe figura që përfaqësojnë ‘elegancën absolute’.

Opinioni publik ka filluar të kërkojë përgjigje. Në kohën kur konsumatorët janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj etikës së modës, një skandal i tillë vë në pikëpyetje jo vetëm çmimin e luksit, por edhe vetë përkufizimin e tij.

The post Skandali Loro Piana: Xhaketat 3000 euro prodhohen nga kompani kineze për 100 euro appeared first on iconstyle.al.

A e keni vënë re? Pse pijet në shishe qelqi na duken gjithmonë më të shijshme!

Nëse edhe ju keni ndjerë që një pije freskuese shijon “ndryshe” kur e pini nga një shishe qelqi, nuk është thjesht ide e juaja, është shkencë!

Sipas biokimistes Sarah Risch, qelqi është materiali më “neutral” për ruajtjen e pijeve, pasi nuk ndikon aspak në shijen e tyre. Ndërkohë, plastika përmban një përbërës të quajtur “acetaldehid”, i cili mund të japë një nuancë të çuditshme tek pijet, edhe nëse s’e kuptojmë menjëherë.

Dhe sa për shishet metalike? Edhe ato, në varësi të përbërjes së brendshme, mund të ndikojnë në aromën ose freskinë e një pijeje.

Morali i historisë? Herën tjetër që doni të shijoni siç duhet një pije freskuese, kërkojeni në shishe qelqi. Dhe po, ka shumë gjasa që edhe selfie-ja me të të dalë më bukur!

The post A e keni vënë re? Pse pijet në shishe qelqi na duken gjithmonë më të shijshme! appeared first on iconstyle.al.

❌