Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fundjava shkakton ‘kaos’ në kufi, fluks automjetesh nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë, ndërprerje në sistemin TIMS

✇Albeu
By: M C

Fluks i lartë automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë çka ka sjellë radhë kilometrike automjetesh.

Policia kufitare ka bërë me dije se radhët e gjata të makinave kanë bërë që të ketë edhe ndërprerje të rrjetit të sistemit TIMS për shkak të mbingarkesës.

Ndërkohë, në këtë pikë kufitare aktualisht po punohet me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndersa shtimi i sporteleve varet nga pala e Maqedonisë së Veriut.

The post Fundjava shkakton ‘kaos’ në kufi, fluks automjetesh nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë, ndërprerje në sistemin TIMS appeared first on Albeu.com.

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

Një incident detar ka ndodhur pasditen e së martës në zonën e Ksamilit, ku dy vëllezër francezë, të moshës 25 dhe 22 vjeç, janë përfshirë në një aksident me jet ski. Sipas Policisë së Sarandës, rreth orës 17:00, të rinjtë po lundronin jashtë zonës së sigurisë kur 25-vjeçari A. I. ka humbur kontrollin e mjetit […]

The post Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital  appeared first on BoldNews.al.

‘Plazh i lirë’/ Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, në ‘lupë’ qyteti i Durrësit dhe Sarandës,…

Garantimi i sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane; Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;

Parandalimin e ndotjes akustike;

Parandalimin e ndotjes së mjedisit;

Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private.

Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimterit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.

Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar në disa qytete, kryesisht në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

Policia e Shtetit apelon:

Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale;

Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

The post ‘Plazh i lirë’/ Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, në ‘lupë’ qyteti i Durrësit dhe Sarandës,… appeared first on Sot News | Lajme.

U kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 65 vjeçaren në Kakavijë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë u procedua penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.

Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Sipas Policisë, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post U kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 65 vjeçaren në Kakavijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

Policia Kufitare në Shëngjin iu ka ardhur në ndihmë dy personave, të cilët ndodheshin në rrezik në det të hapur.

Policia e Lezhës thotë se një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Autoritetet njoftuan se mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun appeared first on Sot News | Lajme.

“Liqeni 2025”, iniciohet plani operacional ndërkombëtar në Shkodër

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Njësia Speciale “DELTA” dhe Policia Kufitare e Malit të Zi, iniciuan sot një plan operacional multistrukturor, ndërkombëtar, i koduar “LIQENI 2025”, për patrullime intensive në hapësirën ujore të qarkut Shkodër dhe në kufirin tokësor Shqipëri-Mal i Zi.

Në këto patrullime të mbështetura nga FRONTEX, mori pjesë dhe Administrata e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës.

“Objektivat kryesorë të planit operacional janë: Parandalimi i veprimtarive të paligjshme në hapësirën ujore, si trafikimi i lëndëve narkotike/armëve, kalimi i kundërligjshëm i kufirit dhe krimet kundër mjedisit; Rritja e parametrave të sigurisë për qytetarët dhe turistët; Forcimi i kontrollit në zonat kufitare; Identifikimi i pikave problematike në kufijtë tokësorë dhe ujorë; Shkëmbimi i informacionit operacional me partnerët rajonalë; Parandalimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia.

Kontrollet janë zhvilluar në zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese, në liqenin e Shkodrës, në lumin Buna, në pikat strategjike tokësore dhe ujore, si dhe në kufirin tokësor Shqipëri-Mal i Zi.

Gjatë fazës së parë të këtij plani operacional, ndër të tjera sipas policisë janë kontrolluar: Dokumentacioni i mjeteve lundruese; Pajisjet e sigurisë që kanë këto mjete; Respektimi i itinerareve të miratuara; Respektimi i rregullave të qarkullimit ujor.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Shkodër do të vijojë kontrollet në kuadër të planit operacional “LIQENI 2025”, gjatë gjithë sezonit veror.

“Ky nivel bashkëpunimi, është dëshmi e rëndësishme e angazhimin policor dhe bashkëpunimit shumë të mirë ndërinstitucional, në funksion të sigurisë së jetës së qytetarëve, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, si dhe të rritjes së besimit të qytetarëve/turistëve, te strukturat e Policisë”, njoftoi policia.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo veprimtari të dyshimtë, pranë njësive fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112.

/m.q//a.f/

The post “Liqeni 2025”, iniciohet plani operacional ndërkombëtar në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Belgjika planifikon të vendosë kontrolle kufitare për të frenuar migrimin e parregullt. Kontrollet do të forcohen në rrugët kryesore, stacionet e trenave dhe aeroporte. Belgjika ndjek kështu shembullin e Gjermanisë. Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në këtë vend të BE, i cili kufizohet […]

The post Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera appeared first on BoldNews.al.

Policia Kufitare ndihmon dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen

Policia Kufitare në Pogradec u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq.

“Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, tha policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia Kufitare ndihmon dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen appeared first on Euronews Albania.

Policia Kufitare shpëton nga mbytja dy persona në liqenin e Pogradecit

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Policia Kufitare Korçë njofton se u ka shkuar në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Pogradecit, për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg.

Policia bën me dije, se menjëherë pas marrjes së telefonatës, u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1,5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol.

Në njoftim thuhet se gjendja shëndetësore e dy shtetasve është e mirë.

Qytetarët (babë e bir) falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

/e.i//r.e/a.f/

The post Policia Kufitare shpëton nga mbytja dy persona në liqenin e Pogradecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pikat kufitare dhe turistike, punime për rritjen e sigurisë në rrugë

Sezoni veror ka nisur prej kohësh, ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore që çojnë drejt pikave kufitare dhe turistike. Aktualisht është bërë përmirësimi i sinjalistikës horizontale në segmentet Ura e Bunës-Murriqan dhe rruga e Shëngjinit. Në urën e Bunës vijon puna për riparimin e shtresës së rezinës. Për të mos penguar trafikun…

Source

EMRAT/ Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë, kush janë katër efektivët e arrestuar

KAPSHTICË– Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine.

Për këtë rast janë arrestuar drejtuesi i mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.

Të arrestuarit:

1- Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)

2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshticë

3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshticë

4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshticë

5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshticë

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë/abcnews.al

 

AMP kontroll në pikën kufitare të Kapshticës, kapen 6 kg heroinë, dyshime se janë përfshirë policë

AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut.

Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge. Nga burime brenda policisë, flitet për 6 kg heroine. Droga është kapur duke kaluar në kufi.

Dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë. Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.

The post AMP kontroll në pikën kufitare të Kapshticës, kapen 6 kg heroinë, dyshime se janë përfshirë policë appeared first on Sot News | Lajme.

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë futur në Shqipëri. Ky fluks kalimesh, ka dy arsye, kryesorja që është ajo e kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar dhe ndjekja e sfidës së futbollit që luhet sonte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Për shkak të numrit të madh të kalimeve të automjeteve kryesisht nga Kosova, raportohet se dogana e Morinës ka hapur kufirin për të shmangur radhët e gjata. Kjo është bërë në zbatim të marrëveshjes për qarkullim të lirë pa kontrolle kufitare.

The post Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës appeared first on Sot News | Lajme.

Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident

Policia e Durrësit arrestoi të hënën Luis Xhumarin, operator turistik, nën akuzën për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pas ngjarjes së ndodhur me dy turistë anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet-ski (motorr uji). “Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë […]

The post Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident appeared first on Reporter.al.

Durrës identifikohen turistët/ Policia Kufitare nxjerr në breg dy të huaj anglezë njëri humbi jetën

Janë identifikuan dy shtetasit e huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në det dhe u nxorën nga Policia Kufitare. Bëhet janë për dy anglezë.

Fatkeqësisht 32-vjeçari Silvester Dheug ndërroi jetë, kurse 31-vjeçarja Vera Ruani u çua në spital në gjendje shoku.

Trupi i 32-vjeçar është çuar në morgun e Tiranës. Dy turistëve u ishte fikur motori i mjetit me të cilin po lundronin./abcnews.al

Mbeti i bllokuar në det me gomone, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Policia Kufitare e Vlorës i ka shkuar në ndihmë një shtetasi i cili kishte mbetur i bllokuar në det me gomone, për shkak të një defekti në motorin e mjetit lundrues.

Policia njoftoi se “ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe shtetasi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg”.

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar. Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport”, njoftoi policia.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar për sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën në çdo rast emergjent.

The post Mbeti i bllokuar në det me gomone, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishte mbetur i bllokuar me gomone në det të hapur/ Policia Kufitare i vjen në ndihmë një qytetari

Policia Kufitare i vjen në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det me gomone, për shkak të një defekti në motorin e mjetit lundrues.

Ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe shtetasi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar. Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport.

Drejtuesi i mjetit lundrues falënderoi shërbimet e Policisë Kufitare për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë./abcnews.al

Nesër nis kontrolli i përbashkët në Glloboqicë – Jazhincë, lehtësohet qarkullimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Më 28 maj 2025, në ora 14:00, do të fillojë zyrtarisht implementimi i parimit të kontrollit të përbashkët “Hyrje – Hyrje” në pikë kalimin e përbashkët kufitar Glloboqicë – Jazhincë, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit për media në ceremoninë e inaugurimit pritet të marrin pjesë ministri  në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, si dhe delegacione zyrtare nga të dyja vendet.

Ky është njëri nga dy pikat kufitare të parashikuara për kontroll të përbashkët, sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes së nënshkruar në nëntor 2024 gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Pikat e tjera përfshijnë kalimin kufitar Hani i Elezit – Bllacë.

Zbatimi i këtij parimi pritet të lehtësojë lëvizjen kufitare, të përshpejtojë procesin e kontrollit dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

 

 

The post Nesër nis kontrolli i përbashkët në Glloboqicë – Jazhincë, lehtësohet qarkullimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Të bllokuar në Gjirin e Gramës, roja bregdetare u vjen në ndihmë katër turistëve francezë

Katër shtetas francezë janë bllokuar në Gjirin e Gramës në Karaburun.

Ky është rasti i tretë që raportohet në pak kohë, pasi gjatë ditës së diel u shpëtuan dy veliere. Roja bregdetare është nisur për t’u ardhur në ndihmë turistëve.

Të huajt do të transportohen drejt Sazanit dhe më pas nga Policia Kufitare do të dërgohen në Triport në Zvërnec.

/abcnews.al/

Vlorë/ Moti i keq vështirësoi lundrimin, Policia Kufitare shpëton disa persona

Policia Kufitare e Vlorës ka reaguar me shpejtësi mbrëmjen e djeshme, duke shpëtuar disa shtetas që udhëtonin me një veliere, e cila kishte pësuar vështirësi në lundrim për shkak të motit të keq dhe dallgëve të larta.

Pas kontrollit të ekuipazhit, u konstatua se të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pësuar lëndime.

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se një tjetër veliere, që ndodhej rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit, kishte vështirësi në lundrim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe errësirës, dhe personat në bordin e saj po rrezikoheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti lundrues i Stacionit të Mjeteve Lundruese Triport, i cili u nis drejt koordinatave të raportuara.

Rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë/ Moti i keq vështirësoi lundrimin, Policia Kufitare shpëton disa persona appeared first on Euronews Albania.

❌