Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Patos

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Patos, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sipas njoftimit zyrtar, u arrestua shtetasi Zh. G., banues në Patos,. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zh. G., 48 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se […]

The post Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Patos appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier–Patos, tre të plagosur

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në aksin rrugor Fier–Patos. Sipas Policisë, një automjet i drejtuar nga A. A. u përplas me një motomjet që po drejtohej nga G. M., 30 vjeç, banues në Patos. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i makinës A. A., si […]

The post Aksident në aksin Fier–Patos, tre të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme rreth orës 13:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier–Patos.

Sipas informacioneve policore, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. A. është përplasur me një motomjet që kishte në drejtim shtetasin G. M., 30-vjeç, banues në Patos.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i makinës A. A., si edhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A.. Të tre ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve.

The post Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
E gjitha zona është mbuluar nga tymi, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

The post Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet masivi me pisha në Patos

Rreth 4 ha pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava , masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore , situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen […]

The post Shkrumbohet masivi me pisha në Patos appeared first on BoldNews.al.

Zjarri djeg sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Patos, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Vijon të jetë ende aktiv zjarri që përfshiu një ditë më parë pyllin me pisha mes fshatrave Gjynaqare dhe Drenie.

Këtë të enjte në terren kanë mbërritur 25 forca të ushtrisë. Në total përfshirë edhe ekipet zjarrfikëse të Mallakastrës, Patosit dhe punonjës të emergjencave civile janë rreth 80 punonjës që janë të angazhuar për të shuar zjarrin.

Por për shkak të terrenit të thyer, zjarri po shuhet me pompa shpine. Ndërkohë sipërfaqja e prekur nga zjarri ka shkuar në 5 hektarë.

/abcnews.al/

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

Në Patos rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë. Masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore, situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen edhe zonat e banuara të fshatrave përreth. Zjarrfikësit, strukturat e bashkisë dhe banorët e zonës po…

Source

Zjarri në Patos/ Digjen 4 hektarë me pisha, rrezikohen zonat e banuara

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orësh nga zjarri që ra pasditen e sotme në zonën e Gjinoqarit, në Bashkinë e Patosit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë dhe mungesës së pastrimit të terrenit, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tij. Sipas kryeplakut të fshatit, […]

The post Zjarri në Patos/ Digjen 4 hektarë me pisha, rrezikohen zonat e banuara appeared first on BoldNews.al.

Zjarr masiv në pyllin me pisha në fshatin Gjinoqarë/ Era favorizon flakët, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrës

✇Albeu
By: M C

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe si pasojë janë përhapur masivisht. Gjithashtu ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse është e pa mundur për shkak se terreni është shumë i thyer.

Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, por ndërhyrja është e pamundur.

Po ashtu po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.

The post Zjarr masiv në pyllin me pisha në fshatin Gjinoqarë/ Era favorizon flakët, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrës appeared first on Albeu.com.

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku në Patos, monitorohen sportelet ku ofrohet shërbimi

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është ndalur në Patos, ku edhe ka monitoruar sportelet ku ofrohet shërbimi.

Balluku u shpreh se nëpërmjet E-Albania janë shmangur shumë burokraci. Ndërsa nënvizoi se qytetarët t’i drejtohet sporteleve nëpër bashki ku ofrohet shërbimi për çdo paqartësi.

Në këto zyra, theksoi Balluku, ofrohen të gjitha shërbimet, përfshirë edhe shërbimet e Postës, së “IdentiTek” për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave, ashtu si edhe shërbimet që lidhen me bashkitë.

“Të gjitha shërbimet e e-Albania, veçanërisht për moshat e treta që e kanë më të vështirë përdorimin e teknologjisë, ofrohen falas nëpërmjet zyrave me një ndalesë. Çdo zyrë avokatie apo noterie që ofron këto shërbime me pagesë është në shkelje të plotë të ligjit”, theksoi Balluku.

Këto zyra synojnë të lehtësojnë aksesin në shërbimet digjitale për të gjithë qytetarët, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë ata që hasin vështirësi teknologjike.

/abcnews.al/

Si u rrëmbyen 4 miliardë euro nga nafta e Patos Marinzës pa paguar tatimet

Rrëmbimi i një prej pasurive më të mëdha publike të shqiptarëve, naftës së Patos Marinzës, tashmë është aq flagrant sa që nuk mbulohet dot më as me manovra në bilancet financiare.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2023, kompania Bankers Petroleum ka realizuar 4 miliardë euro të ardhura neto, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë.

Për të njëjtën periudhë, kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto. Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.

Bankers Petroleum vijon të deklarojë se ende nuk ka rekuperuar plotësisht kostot për shfrytëzimin e vendburimit, edhe pse kompania ka arkëtuar lumenj parash nga shitja e naftës.

Dhe teksa shteti duket i pafuqishëm për të disiplinuar shpenzimet në letra të kompanisë, pasoja është rrëmbimi i miliarda eurove duke lënë pas vetëm puset e ndryshkur, mjedisin e helmuar dhe vendburimin e tharë.

Faktori magjik r
Sipas marrëveshjes koncesionare mes qeverisë dhe Bankers Petroleum, kompania kanadeze do të shfrytëzojë vendburimin e Patos Marinzës pa pagar tatim fitim deri në momentin që ajo të rekuperonte plotësisht kostot e investuara, ose ndryshe i ashtuquajturi faktori r të dilte mbi 1.

Pasi të arrihej kjo vlerë, atëherë kompania do të paguante tatim fitimi në masën 50 për qind. Pra fitimi nga shfrytëzimi i naftës do të ndahej gjysmë për gjysmë me shtetin shqiptar.

Vetë Bankers kishte planifikuar që faktori R>1 të arrihej që në fund të vitit 2013 dhe rrjedhimisht kompania të niste pagesën e tatimit mbi fitimin në shtet, por kjo u shty tre herë.

“Pas shtyrjes në vitin 2013, në angazhimet e kontraktorit ishte parashikuar që faktori R>1 do të arrihej brenda vitit 2015, por në të vëretëtë kjo vlerë nuk është arritur as në vitin 2016,”-thuhej në një raport të KLSH-së të para disa viteve.

Megjithatë pas 2016, kaluan dhe 8 vjet të tjera. Por faktori r nuk u ngjit asnjëherë në vlerën 1, edhe pse Bankers ka fituar miliarda nga nafta. Kjo e bën këtë një nga rastet unikale, ku një vendburim i gatshëm nafte shfrytëzohet për plot 20 vjet nga një privat, pa paguar asnjë qindarkë tatim fitimi.

E vetmja taksë që Bankers paguan në shtet është renta minerare, e cila është sa 10 për qind e prodhimit bruto. Por shumë që kompania ka paguar për këtë taksë është shumë më e vogël se sa fitimi që ajo ka vetëdeklaruar në këto vite.

Vetëm dy vitet e fundit kompania ka regjistruar mbi 110 milionë euro fitime neto, ndërkohë që paratë nuk dihet se ku shkojnë.

Me shumë gjasa, rekordi i Bankers do të thellohet më tej. Kompania po shkon drejt përfundimit të koncesionit 25 vjeçar dhe me shifrat e raportuara së fundmi, ekziston rreziku që r të mbetet poshtë nivelit 1 deri në fund të koncesionit.

Kjo e bën Patos Marinzën, një nga pasuritë më të mëdha publike të shqiptarëve, ndoshta mallkimin më të madh të tyre. Sepse miliardat e fituara nga ajo pasuri u tretën me manovra bilancesh, fatura offshore, vjedhjet e menaxherëve dhe tek nënkontraktorët që deklaronin fitime marramendëse./Kapitali.al

The post Si u rrëmbyen 4 miliardë euro nga nafta e Patos Marinzës pa paguar tatimet appeared first on Lapsi.al.

Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Patos, ku një 36-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare. Nëna e vajzës, në një intervistë emocionale me gazetaren Luçiana Hulej, ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer përballjen e saj të parë me akuzat në komisariat.

“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë… nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë,” tha ajo.

Gruaja tregon se ka qenë e martuar për 13 vite me të dyshuarin dhe se bashkë kanë 7 fëmijë. Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë dyshim për sjelljet e bashkëshortit:
“Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen në 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë.”

Ndërkohë, për të mbrojtur fëmijët e tjerë nga e vërteta e rëndë, ajo tregon se u ka thënë se babai është larguar për në Gjermani dhe se motra do të kthehet.

“Po ta dija, do e kisha vrarë vetë me duart e mia. Do i dilja në mbrojtje vajzës. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg,” u shpreh ajo me dhimbje.

“Unë jam nënë me 7 fëmijë. Shteti të vërë dorën në zemër e të më ndihmojë.”

The post Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë appeared first on iconstyle.al.

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç Në […]

The post Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos appeared first on BoldNews.al.

Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin, Sheqishtë në Patos, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj një 36-vjeçar i identifikuar si Zamir Meta. Nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi […]

The post Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos në fshatin Sheqishtë. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksulale me vajzën e tij të mitur 12 vjeçe. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi […]

The post Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Flakët iu janë afruar edhe banesave , një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për […]

The post Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Patos/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, flakët iu janë afruar edhe banesave

Një vatër zjarri ka përfshire mesditën e sotme  kodrat me ullishte të fshatit Rrerëz të Patosit. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Lushnjes e Albpetrolit , të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha.

Flakët iu janë afruar edhe banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej  disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll./abcnews.al

Sherr në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar/ EMRAT

Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në fshatin Zharrëz të Patosit, pas një sherri ku u përfshi dhe babai i tij. Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, Dhionis Nngjeliu, 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe Ardit Ngjeliu (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dhionis Gogën, 60 […]

The post Sherr në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Patos, sherri del jashtë kontrollit/ Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin, njëri prej tyre goditet me…

Babë e bir janë përfshirë në një sherr fizik në Zharrëz.

Ata kanë goditur me grushte një 60-vjeçar, i cili më pas ka goditur me kaçavidë njërin prej tyre duke i shkaktuar plagë.

I lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy peronat e tjerë janë shoqëruar në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Patos, sherri del jashtë kontrollit/ Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin, njëri prej tyre goditet me… appeared first on Sot News | Lajme.

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

Një konflikt mes tre shtetasve ka ndodhur rreth orës 11:00 në fshatin Zharrëz, Patos, ku si pasojë është plagosur me një mjet prerës (kaçavidë) një 35-vjeçar. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta, ku të përfshirë janë shtetasit A. N., 35 vjeç, dhe Dh. N., 68 vjeç […]

The post Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin appeared first on FaxWeb.

❌