Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës, për të marrë ndihmë të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat.

Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.

The post Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Sot dita më e nxehtë, rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, temperaturat pritet të arrijnë kulmin sot, me vlera deri në 43°C në qarqet Tiranë, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa në Kukës mund të shkojnë deri në 41°C.

Kushtet ekstreme të motit, shoqërohen me rrezik të lartë për shpërthim zjarresh në të gjithë territorin.

Një ditë më parë, situata më e rëndë u regjistrua në Delvinë, ku disa fshatra u përfshinë nga flakët. Janë djegur banesa dhe sipërfaqe të mëdha me pemëtari, ndërsa mbi 2 mijë banorë u evakuuan.

Zjarri, i favorizuar nga era, është përhapur drejt Borshit, ndërkohë që vatra aktive janë regjistruar edhe në malin e Dukatit.

The post Sot dita më e nxehtë, rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, do t’u drejtohen sërish ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 -ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht.

Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

The post Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit

✇Albeu
By: V K

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në zonën e Delvinës, të cilat kanë përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në njësinë administrative Vergo.

Zjarri është përhapur edhe në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën sipër baxhos në Kopaçez, prej nga dyshohet se ka avancuar në malin mbi Borsh.

Për shkak të situatës së rrezikshme, mbi 2 mijë banorë nga gjashtë fshatra janë evakuuar gjatë ditës së djeshme.

Bilanci paraprak flet për 11 banesa të djegura dhe dëme të mëdha në bujqësi, pemëtari, ullishte dhe blegtori.

Mes objekteve të përfshira nga flakët është edhe kisha “Shën Dhimitri” në fshatin Senicë. Tre persona kanë marrë djegie dhe janë trajtuar për ndihmë mjekësore.

Zjarret mbeten jashtë kontrollit në disa zona, ndërsa përmasat e dëmeve janë ende në vlerësim.

The post Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit appeared first on Albeu.com.

Liri me kusht edhe për të dënuarit e përjetshëm, ku ndryshon Kodi Penal/ Çfarë përmban drafti i propozuar

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, Ministria e Drejtësisë prezantoi draftin e ri të Kodit Penal, i cili do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik.

Ministri Ulsi Manja, theksoi se ky draft është produkt i një grupi të pavarur ekspertësh të njohur të fushës, në drejtimin e Shkollës së Magjistraturës.

Ministri vuri në dukje se Kodi aktual Penal, nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, ndaj riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i pashmangshëm.

Ai sqaroi se ky draft i ri është i hapur për diskutim dhe se nuk do të jetë përfundimtar pa kaluar më parë nëpër filtrin e konsultimeve. Ministri bëri një ftesë të drejtpërdrejtë për përfshirje në këtë proces.

“Dua të ftoj profesionistët e ligjit, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, institucionet e drejtësisë, Avokatin e Popullit dhe një ftesë të veçantë për opozitën parlamentare, opozitën e vendit tim, që të kontribuojnë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit”, – deklaroi ai.

Manja foli edhe për rëndësinë e draftit, në procesin e integrimit.

“Në BE shkon Shqipëria, jo vetëm një forcë politike. Mund të ndërtojmë një Kod Penal modern, efektiv dhe në përputhje të plotë me standardet e BE”, – u shpreh Ministri i Drejtësisë.

Sipas tij me përfundimin e konsultimit dhe marrjes së certifikimit në Bruksel, drafti i ri do të kalojë për miratim në Kuvend, me shumicë të cilësuar.

PROPOZIMET

Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, shpjegoi risinë që lidhet me shkeljet e punonjësve të administratës së Tatimeve.

Ndërsa prezantoi disa prej ndryshimeve, ai tha se kanë parashikuar ashpërsim masash për krimet ndaj të miturve.

“Ne kemi ndjekur alternativën që administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do të vlerësojnë administrivisht shkeljet e para dhe nëse shkeljet e dyta do të pikasen atëherë merr juridiksion sistemi i drejtësisë penale. Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çështjeve, por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse”, u shpreh ai.

Arben Rakipi, tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë.

“Lirim para kohe me kusht. Ne kemi pasur disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit me kusht për burgimin e përjetshëm. Përfundimisht diskutimi i gjatë është se mund ta aplikojmë lirimin me kusht për dënimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë, sepse këtu pleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj., por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme”.

PROPOZIMET, DRAFTI I KODIT TË RI PENAL

DREJTËSIA RESTAURUESE:

Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës

Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal

Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese

Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës Kriminalizimi i veprave të reja

Terrorizmi kibernetik, trafiku i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.

Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre

Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit

Ofrimi i ushqimit të pasigurtë, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë të produktit ushqimor

Punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj apo pa shtetësi

Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike

Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve procedurës për autorin e krimit

Vrasja me përçmim të viktimës, shkaktim i vetëvrasjes nëpërmjet bullizmit, porosia për të kryer vrasje

MASAT EDUKATIVE PËR TË MITURIT

Rikonceptim i trajtimit të të miturve; Sigurojnë/ garantojnë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të të miturit;

Llojet: këshillimi; mbikëqyrja e veçantë nga prindi, prindi birësues ose kujdestari, mbikëqyrja në përkujdesje alternative dhe vendosja në një institucion të përkujdesjes edukativo-korrigjuese;

Në caktimin e tyre merren parasysh një sërë faktorësh dhe Masa më e rëndë edukuese – aplikohet si alternativë e fundit;

Një rol qendror i jepet Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, strukturave përkatëse të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor apo çdo organi tjetër kompetent;

Gjykata cakton një/disa detyrime të veçanta ndaj të miturit, kur kjo është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të masës, si kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, etj..

The post Liri me kusht edhe për të dënuarit e përjetshëm, ku ndryshon Kodi Penal/ Çfarë përmban drafti i propozuar appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik,do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro

✇Albeu
By: V K

Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në Premier League, Manchester City ka nisur një revolucion të mirëfilltë në merkato.

Pas afrimeve të bujshme si Tijjani Reijnders, Rayan Aït-Nouri, Rayan Cherki dhe talenti norvegjez Sverre Nypan, klubi po përgatit një tjetër goditje – këtë herë në portë.

Sipas asaj që raporton The Athletic, City ka vendosur të rikthejë në shtëpi portierin e ri James Trafford, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes që kishte me Burnley.

Trafford, i lindur në vitin 2002, ishte shitur për 17 milionë euro në verën e vitit 2023, ndërsa tani operacioni mbyllet për 30 milionë euro – por City, do të paguajë realisht vetëm 13 milionë, për shkak të kushteve të mëparshme të marrëveshjes.

Pep Guardiola e ka kërkuar personalisht rikthimin e portierit anglez, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe pritet të luftojë për vendin e titullarit.

Sipas të njëjtave burime, Ederson mund të përfundojë në stol dhe mund të largohet këtë verë.

The post Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 26 Korrik 2025/ Temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme  dhe të nxehta me temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius në disa qytete.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në Verilindje e Juglindje.

Era pritet të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s

Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 26 Korrik 2025/ Temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

Dosja “Veliaj”/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Për herë të parë që nga krijimi SPAK, ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës, ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E penduara Adela Kondakçiu, është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.

Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.

SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nta telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.

The post Dosja “Veliaj”/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në Durrës

✇Albeu
By: V K

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur në bregdetin shqiptar, ku një turist gjerman ka goditur me një mjet jet ski një pushuese 61-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Durrësit, në zonën e lagjes 13, ku një 22-vjeçar gjerman, me inicialet A.N., ka humbur kontrollin e mjetit dhe aksidentalisht ka përplasur pushuesen S.I., 61-vjeçe.

Policia ka nisur një procedim penal ndaj të riut, banues në Gjermani. Në lidhje me po të njetën ngjarje është proceduar dhe pronari i mjetit jet ski, 48-vjeçari me inicialet A.T., banues në Durrës.

The post Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në Durrës appeared first on Albeu.com.

Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

✇Albeu
By: V K

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije, e cila ndodhet në qendër të fshatit.

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për banesat përreth.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara.

Policia e kufirit të gjelbër dhe jo Frontex, po ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

Ndërhyrja e shpejtë është thelbësore, për të mbrojtur kishën dhe komunitetin lokal.

 

 

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.

Situata duket e rënduar, teksa është kërkuar ndihmë me forca të tjera zjarrfikëse. Efektivët e policisë kufitare janë në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe atyre të bashkisë Dropull.

The post Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth appeared first on Albeu.com.

Zbuloni pesë shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri nga 24 korriku deri më 3 gusht

✇Albeu
By: V K

Një periudhë pozitive po nis për pesë shenja të zodiakut, të cilat do të përjetojnë zhvillime të rëndësishme në jetën e tyre sentimentale nga 24 korriku deri më 3 gusht.

Veçanërisht pas datës 29 korrik, kur Hëna kalon në shenjën e Peshores, shumë çifte do të ndiejnë progres të dukshëm në marrëdhëniet e tyre.

Kjo është koha e duhur për të ndërtuar një bashkëjetesë të qetë, për sa kohë që shmangni keqkuptimet e vogla dhe shpërqendrimet që ju largojnë nga dashuria e vërtetë.

Dashi

Është koha për paqe dhe reflektim në jetën tuaj sentimentale. Përdoreni energjinë tuaj për të krijuar një ambient harmonik me partnerin/en. Hëna ju ndihmon të ndieni siguri për ecurinë e marrëdhënies, edhe nëse ritmi i saj nuk është ai që dëshironi.

Gjithashtu, Chironi në ecuri të kundërt do të luajë një rol të rëndësishëm në kapërcimin e pengesave të brendshme. Mos harroni: fakti që diçka nuk po ndodh tani nuk do të thotë që nuk do të ndodhë kurrë. Jini të duruar, jepini vetes kohë dhe hapësirë për reflektim. Shprehni mirënjohjen për atë që keni dhe kjo do të forcojë lidhjen tuaj më shumë se kurrë.

Peshorja

Nuk është e drejtë të luftoni vetëm për këtë marrëdhënie. Edhe pse Chironi, Saturni dhe Neptuni që ndodhen në shenjën e Dashit (që ndikon direkt në jetën tuaj sentimentale) mund t’ju vënë nën presion, Chironi në lëvizje të kundërt do të sjellë ndryshime pozitive, ndërsa Saturni do të sjellë mësime, ndoshta jo të lehta, por të domosdoshme.

Kjo është një periudhë shërimi: përqendrohuni te vetja. Sa do që ta doni partnerin, nuk mund të zgjidhni problemet e tij për të. Ai/ajo duhet t’i zgjidhë vetë. Ju mjafton të përqafoni procesin e shërimit dhe të kujdeseni për veten.

Bricjapi

Afërdita, planeti i dashurisë, rikthehet në shenjën e Gaforres më 30 korrik, duke rikthyer edhe dashurinë në jetën tuaj, e cila tani bëhet prioritet. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo të kënaqur si beqarë, emocionet marrin qendër të vëmendjes.

Nëse jeni në çift, ndjeshmëria dhe kujdesi që ofroni do t’i tregojnë partnerit tuaj se sa shumë e vlerësoni. Kujdesuni që të mos harroni veten në këtë proces – balanca është çelësi. As mos e përdorni marrëdhënien si mbështetje emocionale të tepruar apo si mënyrë për të shmangur boshllëqet tuaja të brendshme.

Ujori

Kjo është një periudhë e përshtatshme për një bisedë të sinqertë me partnerin/en. Më 31 korrik, Merkuri ndriçon shenjën e Luanit, duke nxjerrë në pah çështjet e dashurisë dhe komunikimit. Edhe pse është në lëvizje të kundërt, mos kini frikë të diskutoni edhe temat e vështira. Shprehni mendimet tuaja dhe planifikoni për të ardhmen së bashku.

Reflektoni gjithashtu se çfarë duhet lënë pas për të ecur përpara. Nëse është e nevojshme, ndani edhe të vërtetat e pakëndshme: nuk keni pse ta mbroni partnerin nga to. Ndershmëria është ajo që do të çojë marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër.

Demi

Është koha të dëgjoni zemrën. Marrëdhëniet tuaja romantike kanë qenë sfiduese së fundmi, me ndryshime emocionale dhe dinamika të paqarta. Por tani, universi është në anën tuaj. Kalimi i Afërditës në shenjën e Gaforres do t’ju ndihmojë të komunikoni me ndjeshmëri, ndërsa Hëna në çerekun e saj të parë në Akrep më 1 gusht do të sjellë një balancë të re në marrëdhënie.

Do të jetë më e lehtë të shprehni ndjenjat dhe të mirëkuptoni ato të partnerit. Yjet nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka, por do t’ju japin një shtysë të rëndësishme. Nëse e ndieni në shpirt se kjo lidhje ka ende jetë, veproni. Por nëse e ndieni thellë se është koha për t’u ndarë, atëherë mos kini frikë ta bëni.

The post Zbuloni pesë shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri nga 24 korriku deri më 3 gusht appeared first on Albeu.com.

E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët

✇Albeu
By: V K

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas gardianit, Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat, ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte

Veliaj e quante këtë lëvizje si “Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar”, duke nënkuptuar se qëllimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe përballja me drejtësinë.

Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.

The post E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët appeared first on Albeu.com.

Nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, Fatjon Baci: Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten, nisi të qante dhe…

✇Albeu
By: V K

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në datë 13.03.2025, shtetasi Fatjon Baci, ka shpjeguar se Erion Veliaj, i ka kërkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes së tij nga ambientet, ku u njoh me vendimin.

Ky shtetas shpjegon se, “Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një Pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Unë ia dhashë, dhe foli më vëllanë e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë.

Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin.

The post Nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, Fatjon Baci: Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten, nisi të qante dhe… appeared first on Albeu.com.

Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa

✇Albeu
By: V K

Dokumentet zyrtare tregojnë se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës.

Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa.

Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje.

Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar deri në 100 milionë euro në vit për rimbursim TVSH-je.

Për të shpenzuar paratë që duhet t’i derdhte në buxhetin e shtetit, kompania e naftës Bankers ka sajuar lloji-lloji banaliteti, deri edhe tek organizimi i konkurseve për mësimin e gjuhës kineze, duke kaluar nga puset e naftës tek gramatika.

Për vite me radhë, Bankers ka financuar gjoja nxitjen e mësimit të gjuhës kineze, duke mbuluar me para Institutin Konfuci dhe Ambasadën e Kinës, ndërsa pagesa kanë marrë edhe mediat për të transmetuar këto aktivitete qesharake, pjesë e skemës së korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Miliona euro janë devijuar dhe pastruar përmes mësimit të gjoja gjuhës kineze për 7 vite me radhë.

Në prill të vitit 2022, Qing Fang, asokohe CEO i Bankers, i cili zbatoi aq sa qëndroi skemën e zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë, fliste për financimin nga Bankers të përhapjes së kulturës kineze në Shqipëri. “Bankers është një nga kompanitë më mëdha dhe më të rëndësishme në vend. Ne jemi shumë të lumtur që po ndihmojnë në përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, që është një nga kulturat më të lashta të njerëzimit“.

Në gusht të vitit 2002 u larguar Qing Fang dhe në vend të tij u emërua si administrator i Bankers Huanqin Xiau, një nga hajdutët e huaj më të frikshëm që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri. Huanqin Xiau, i besuar i pronarit në letra Hongping Xiao, i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë.

Në vitin 2023, Huanqin Xiau, i cili i kishte vënë vetes pagë 1 milionë euro në vit, komentonte konkursin e radhës për gjuhën kineze. “Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj këtu të interesuar për të mësuar Gjuhën Kineze dhe që e flasin aq mirë atë. Kina është një vend i madh plot kulturë dhe histori dhe ka një gjuhë unike që është mjaft sfiduese për t’u mësuar. I uroj shumë suksese këtyre të rinjve në përpjekjet e tyre të ardhshme”.

Skema u përsërit edhe në maj të vitit 2024, ku u shfaq sërish Huanqin Xiau, ndërsa u ndalua kur kupola zhvatëse mësoi për hetimet që kishte nisur prokuroria.

Për vite me radhë, Bankers ka bërë kërdinë me pasurinë e shqiptarëve. Vetëm gjatë vitit 2021, në kuadër të shpenzimeve për të mos paguar taksa, kupola e Bankersit ka shpenzuar 460 mijë euro për festa, dekorime dhe akomodime.

Bankers ka shpenzuar deri në 500 mijë euro në vit për të paguar mediat, që të mos denoncojnë aferat korruptive të kompanisë dhe protestat ndaj saj. Për sigurime shëndetësore në spitale private shpenzimet janë 374 mijë euro në vit.

Dhjetëra milionë euro ka shpenzuar Bankers për shërbime ligjore, konsulencë dhe udhëtime. Kupola e kompanisë ka sajuar qindra mijëra euro për ping-pong, konkurse vizatimi, dhurata, veshje sportive, kalçeto etj./ Prapaskena

 

The post Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Rama shpërbleu kartelin Troplini duke u dhënë 40 mijë m2 tokë publike për kulla në Durrës

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, në konferencën me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur nga selia blu, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, se shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave.

Berisha tha se Rama i dha kartelit Troplini, 40 mijë metër katrorë tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit.

Sipas kryedemokratit Berisha, një vendim i tillë është komplet i paligjshëm, pasi ligji parashikon që tjetërsimi i pronësisë nga publiku te privati, kërkon 3/5 të votave në Këshillin Bashkiak.

“Tani jemi tek ky kartel, i cili është edhe karteli më i fuqishëm në europë, karteli që ka si pronë private portin e Durrësit dhe që shpërndan tonelatat e kokainës nga ai port në mbarë Europën.

Vetëm pak ditë pas këtyre veprimeve ka ndodhur një akt tjetër shpërblimi për kartelin Troplini.

Edi Rama, i cili udhëtoi edhe në Angli dhe u tha se Durrësi do kopjojë klubin e Mançesterit dhe se ka urdhëruar Fondin Shqiptar të Zhvillimit të investojë 65 milionë euro në stadiumin për ta bërë si stadiumin e Mançesterit, çfarë ndodh?

E gjitha kjo aferë, e marrë përsipër nga FSHZH, transferohet tek privati.

Prona publike prej 40 mijë metër katrorë i kalohet privatit, i jepet leje ndërtimi për 5 kulla, njëra prej të cilave 55 katesh, tjetra 31 kate dhe të tjerat edhe ato dhjetëra kate.

Ky tjetërsim i pronës publike, kjo grabitje e pronës publike, është një shpërblim që Edi Rama i bën përsëri klanit Troplini.

Sipas të gjithë treguesve, pas kësaj afere apo tani Niko Dovana dhe kompleksi që ndërtohet përreth është transferuar nga Hasanbelliu, që e ka pasur prej shumë e shumë vitesh klubin dhe kompleksin, është transferuar tek Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit thuhet se është ky.

38 mijë metër katrorë tokë shpërblehet për votat që mbliodhi në Durrës dhe zonat e tjera për Arkend Ballën, Drazhin dhe përfaqësues të tjerë të botës së krimit në parlament.

Vendim komplet i paligjshëm sepse ligji i vendit parashikon që tjetërsimi i pronësisë nga publiku tek privati kërkon 3/5 të votave në Këshillin Bashkiak.

Pra kërkonte 31 vota në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ndërkohë që për këtë vendim kanë votuar gjithsej 27 këshilltarë.

Dhe prefekti, natyrisht që ka tagrin dhe detyrimin ligjor të prishjes së vendimit, bën sikur nuk ka ndodhur gjë.

Pra, shpërblimi më i madh siç e shihni ju, përfituesit më të mëdhenj u bënë karteli më i fuqishëm në Europë, karteli Troplini”, u shpreh Berisha.

The post Sali Berisha: Rama shpërbleu kartelin Troplini duke u dhënë 40 mijë m2 tokë publike për kulla në Durrës appeared first on Albeu.com.

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Zullumet do bëhen më të vështira, do monitorohen aktivitetet shoqërore dhe shtetërore

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar një nismë të re të qeverisë në fushën e kontrollit të territorit, të quajtur Kryeinspektoriati Digjital i Territorit.

Në një publikim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë strukturë si një inovacion, që do të ndihmojë në monitorimin e aktiviteteve të ndryshme në mbarë vendin.

 

 

Sipas kryeministrit, ky inspektoriat do të ketë një fushë të gjerë veprimi nga kontrolli i ndërtimeve, taksat dhe tarifat vendore, tek monitorimi i prodhimit bujqësor, mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve.

Postimi i kryeministrit Rama:

Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.

Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.

Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.

The post Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Zullumet do bëhen më të vështira, do monitorohen aktivitetet shoqërore dhe shtetërore appeared first on Albeu.com.

Vrau vëllanë dhe kunatën pas konfliktit për pronën, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Arsen Muskurtin

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të hetimeve kërkon dënimin me burgim të përjetshëm, të shtetasit A.M. për kryerjen e veprës penale ’Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal për vrasjen e vëllait të tij shtetasit D.M. dhe kunatës N.M.

Në përfundim të hetimeve për çështjen penale nr.6027 të vitit 2022, u provua se shtetasi A.M., me 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dore një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat.

I pyetur për ngjarjen, shtetasi A.M. u shpreh se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.

Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në aktin e rëndë

The post Vrau vëllanë dhe kunatën pas konfliktit për pronën, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Arsen Muskurtin appeared first on Albeu.com.

Kandidatja e Fierit Maldrita Bardho letër KQZ, i hap rrugën Zegjinesë të shkojë në Parlament: Nuk e dua mandatin…

✇Albeu
By: V K

Kandidatja e PS, Maldrita Bardho, ka vendosur të mos e pranojë mandatin e deputetes, teksa sot ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën, duke i hapur kështu rrugën Zegjine Çaushit për në Kuvend.

Zegjine Çaushi, fitoi mandatin pas numërimit të zgjedhjeve të 11 majit, por Bardho i mori mandatin pas rinumërimit në Fier me 10 vota diferencë.

Por më pas, Bardho njoftoi vendimin e saj.

 

The post Kandidatja e Fierit Maldrita Bardho letër KQZ, i hap rrugën Zegjinesë të shkojë në Parlament: Nuk e dua mandatin… appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Dëshmia e ekonomistes së “Igor Elektrik”: Ja si e njoh Mariglen Qaton

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si “Dosja 5D”, në Prokurori ka dhënë dëshminë e saj edhe shtetasja Pranvera Shahinasi, e cila ka deklaruar se ka qenë punonjëse në sektorin e financës në shoqërinë “Igor Elektrik” gjatë viteve 2016-2019.

Sipas dëshmisë, Shahinasi ka punuar si ekonomiste në kompani, fillimisht nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, i cili më pas u zëvendësua nga Nestor Muhametllari.

Ajo është shprehur se detyrat në punë ia caktonte drejtuesi dhe se nuk ka mbajtur para cash, apo përgjegjësi mbi arkën e shoqërisë.

“Nuk mbaja para në zyrë dhe pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumentet që mbanim ishin mandat-pagesa dhe firmoseshin nga administratori”, ka deklaruar ajo.

Për pyetjet mbi dokumentet me përshkrimin “honorar”, Shahinasi është shprehur se nuk i kujtohet saktësisht, por mund të kenë qenë pagesa për shërbime të ndryshme.

Më tej, ajo shprehet se Mariglen Qaton, e njeh si një person që ka frekuentuar zyrat e shoqërisë dhe ka pasur kontakte me administratorin.

Ajo nuk ka pasur informacion nëse ai ishte ortak në shoqëri, duke sqaruar se sipas të dhënave të QKB-së, ortak figuronte vetëm Eduart Meta.

Shahinasi ka deklaruar se në raste të caktuara, me kërkesë të administratorit, ka dërguar e-maile me dokumente financiare, përfshirë edhe një rast kur një listë përmbledhëse me informacion financiar i është dërguar Mariglen Qatos.

“Kur më thoshte administratori ‘dërgoja këtë informacion filan personit’, unë e bëja. Edhe mund të kem dërguar e-mail Qatos”, është shprehur ajo.

Prokuroria i ka vënë në dispozicion dëshmitares një dokument shkresor, që përmban këtë komunikim elektronik si provë e përfshirjes së saj në dërgimin e të dhënave financiare.

The post Dosja “5D”/ Dëshmia e ekonomistes së “Igor Elektrik”: Ja si e njoh Mariglen Qaton appeared first on Albeu.com.

❌