❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega

UBT ka hapur një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega, një prej figurave më të rëndësishme në historinë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita u hap në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për Kosovën dhe rajonin më gjerë.

Në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë inxhinierike dhe kulturore të Karl Gegës, i njohur për projektet e tij që ndërlidhën komunitete dhe kultura nëpër Evropë.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

“Me kĂ«tĂ« ekspozitĂ«, ne jo vetĂ«m qĂ« pĂ«rkujtojmĂ« njĂ« figurĂ« historike tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por gjithashtu e lidhim tĂ« kaluarĂ«n me tĂ« ardhmen pĂ«rmes dijes, teknologjisĂ« dhe kreativitetit,” theksoi Hajrizi.

Kontribut të veçantë në realizimin e ekspozitës dhanë studentët dhe stafi akademik nga Fakultetet e Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar të UBT-së.

Ekspozita përmban dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale, si dhe materiale multimediale, duke e kthyer në një përvojë gjithëpërfshirëse që bashkon shkencën me artin dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes kësaj ngjarjeje, UBT rikonfirmon rolin e tij si institucion lider në ndërlidhjen e shkencës me kulturën, si dhe përkushtimin për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje dhe vlerë ndërkombëtare në arsim dhe kulturë.

The post UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega appeared first on Telegrafi.

LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave

Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se disa ministra të Qeverisë në detyrë kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin, pasi edhe pse janë certifikuar si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë vazhduar të ushtrojnë funksione ekzekutive.

Ky vendim është mirëpritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila kishte ngritur kallëzime penale pikërisht për këtë çështje.

Sipas LDK-së, vendimi i Gjykatës është një konfirmim i qartë i shkeljeve që ata kanë denoncuar më herët.

“NĂ« emĂ«r tĂ« interesit publik dhe rendit demokratik kushtetues, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s deri mĂ« tani ka ushtruar 17 kallĂ«zime penale kundĂ«r ish-ministrave qĂ« kanĂ« vazhduar tĂ« marrin vendime si ministra nĂ« detyrĂ«, ndonĂ«se ishin certifikuar si deputetĂ«, duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet ligjore pĂ«r tĂ« mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin institucional tĂ« RepublikĂ«s,” thuhet nĂ« reagimin e partisĂ«.

LDK njoftoi se të martën do ta deponojë vendimin e Gjykatës Supreme në Prokurori si provë mbështetëse për kallëzimet penale të dorëzuara më parë.

Partia opozitare i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të trajtojë me prioritet këtë rast, duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër, siç thotë, veprimeve të paligjshme dhe uzurpimit të institucioneve për interesa politike.

“Zbatimi i ligjit nuk Ă«shtĂ« opsional, por detyrim i panegociueshĂ«m pĂ«r çdo zyrtar publik. Kosova nuk mund tĂ« lejojĂ« mĂ« qĂ« institucionet e saj tĂ« uzurpohen dhe tĂ« keqpĂ«rdoren pĂ«r interesa politike tĂ« njĂ« partie,” pĂ«rfundon deklarata e LDK-sĂ«.

The post LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja argumenton se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.

NĂ« pjesĂ«n e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit pĂ«r QeverinĂ« kufizon veprimet e QeverisĂ« nĂ« dorĂ«heqje vetĂ«m nĂ« aktivitetet e domosdoshme dhe tĂ« planifikuara nĂ« Planin Vjetor tĂ« PunĂ«s dhe Ligjin e Buxhetit, duke pĂ«rjashtuar “miratimin e akteve nĂ«nligjore normative tĂ« reja”.

Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.

“Prandaj, pĂ«rderisa akti i kontestuar Ă«shtĂ« nxjerrĂ« nga njĂ« autoritet i paautorizuar dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« kompetencĂ«s ligjore, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit tĂ« pushteteve, Gjykata vlerĂ«son se akti i kontestuar duhet tĂ« shfuqizohet si i kundĂ«rligjshĂ«m dhe nĂ« shkelje tĂ« dispozitave kushtetuese,” pĂ«rfundon vendimi.

Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale është hedhur poshtë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për të respektuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimet ligjore të mandatit qeverisës.

The post Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Momenti kur shëmbet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 3-katëshe në Theth

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur këtë të martë me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë trekatëshe në fshatin tursitik të Thethit.

Kjo ndërhyrje vjen në përmbyllje të aksionit disa ditor të IKMT-së për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje në këtë zonë.

Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses dhe pa incidente.

Aksioni u zhvillua pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi se një person i dyshuar për probleme kriminale kishte ndërtuar një mini-fshati turistik me objekte pa leje në qendër të Thethit.

The post Momenti kur shëmbet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 3-katëshe në Theth appeared first on Telegrafi.

Brenda 6 muajve, policia shqipton mbi 100 mijë gjoba trafiku në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba trafiku.

Gjobat janĂ« vendosur nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit “Siguria nĂ« Trafik”, pĂ«r tĂ« parandaluar aksidentet dhe pĂ«r tĂ« rritur sigurinĂ« nĂ« rrugĂ«, transmeton KosovaPress.

Kundërvajtësit kanë pranuar gjoba për shkelje të trafikut si: tejkalim shpejtësie, vozitje nën ndikimin e alkoolit, mos vendosje të rripit të sigurisë, përdorim telefoni gjatë vozitjes, mungesë dokumentacioni ose helmete etj.

Policia ka njoftuar se do të vazhdohet edhe më tutje me kontrolle për ruajtjen e sigurisë në trafik, teksa ka apeluar qytetarët për të ndjekur rregullat e komunikacionit.

The post Brenda 6 muajve, policia shqipton mbi 100 mijë gjoba trafiku në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Mbi 2,300 lindje dhe afro 900 vdekje të regjistruara në maj 2025

Në muajin maj të këtij viti janë regjistruar dymijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër (2 mijë e 364) lindje brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre lindjeve të regjistruara janë njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një (1 mijë e 261) lindje janë meshkuj dhe njëmijë e njëqind e tre (1 mijë e 103) lindje janë femra.

Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, sipas ASK-së janë regjistruar gjithsej 897 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 489 janë meshkuj dhe 408 janë femra.

Ndërkaq, në muajin maj 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 174 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 113 raste.

ASK-ja thekson se do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani.

Sipas ASK-së grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

ASK thotë se këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative dhe burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

lindjet

 

ask

ask1555

The post Mbi 2,300 lindje dhe afro 900 vdekje të regjistruara në maj 2025 appeared first on Telegrafi.

Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor M.L., ngjarje kjo e ndodhur më 1 prill 2025 në Kaçanik.

Sipas njoftimit tĂ« ProkurorisĂ«, rreth orĂ«s 23:00 tĂ« asaj nate, nĂ« rrugĂ«n “Idriz Seferi”, i mituri nĂ« bashkĂ«kryerje me tĂ« pandehur tĂ« tjerĂ«, me qĂ«llim tĂ« pĂ«rgatitur paraprakisht, ka privuar nga jeta zyrtarin policor.

Viktima, pasi kishte përfunduar orarin e punës, ishte ndjekur deri te hyrja e banesës së tij nga i mituri dhe të pandehurit.

Sapo ishte futur brenda ndërtesës dhe po ngjitej shkallëve, i mituri kishte hyrë pas tij dhe kishte shtënë katër herë me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm.

Brenda njĂ« periudhe prej rreth 47 sekondash nga akti i tĂ« shtĂ«nave, i mituri Ă«shtĂ« larguar me vrap nĂ« drejtim tĂ« lokalit “Dukagjini”, ku Ă«shtĂ« bashkuar me tĂ« pandehurin R.M., i cili e kishte pritur jashtĂ«. GjatĂ« arratisjes, dĂ«gjohet R.M. duke thĂ«nĂ« “Bravo, ik”, thuhet nĂ« dosjen e ProkurorisĂ«.

Si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat, viktima M.L. ka ndërruar jetë, çka është konfirmuar edhe në raportin e autopsisë.

Prokuroria konsideron se i mituri ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “Vrasjes sĂ« rĂ«ndĂ«â€ nĂ« bashkĂ«kryerje, sipas nenit 173, paragrafi 1, nĂ«nparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

I mituri ndodhet nën masën e paraburgimit që nga 21 prilli 2025.

The post Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e Prishtinës jep sqarim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari publik të Qendrës së Regjistrimit Civil, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

NĂ« njoftimin zyrtar thuhet se arrestimi Ă«shtĂ« kryer nga Departamenti i Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e KosovĂ«s – NjĂ«sinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“I dyshuari, zyrtar nĂ« QendrĂ«n e Regjistrimit Civil, dyshohet se ka kĂ«rkuar dhe pranuar pĂ«rfitim pasuror nĂ« kĂ«mbim tĂ« njĂ« shĂ«rbimi zyrtar,” thuhet nĂ« komunikatĂ«n e ProkurorisĂ«.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet ndaj tij janë duke vazhduar.

Prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit, duke siguruar mbrojtjen e interesit publik.

The post Prokuroria e Prishtinës jep sqarim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil për marrje ryshfeti appeared first on Telegrafi.

Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze

Gjykata e SarandĂ«s ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r tre tĂ« rinj nga Kamza, tĂ« ndaluar tĂ« premten mbrĂ«ma nĂ« qytetin bregdetar teksa lĂ«viznin me njĂ« automjet luksoz “Porsche Panamera”.

Me kërkesë të prokurores Hava Memko, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi sot ndalimin me burg për Endrit Doku (27 vjeç), Ervis Cukali (27 vjeç) dhe Imer Gega (21 vjeç).

GjatĂ« ndalimit nga forcat “Shqiponja” tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ«, nĂ« rrugĂ«n “Butrinti”, njĂ«ri prej tĂ« ndaluarve, Endrit Doku, tentoi t’i shpĂ«tonte policisĂ« duke u hedhur nĂ« det bashkĂ« me njĂ« çantĂ«.

Ai u kap nga një mjet i policisë kufitare, ndërsa një polumbar arriti të gjejë në thellësi çantën që përmbante një armë zjarri (pistoletë).

Ndaj Dokut rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r “mbajtje pa leje tĂ« armĂ«ve tĂ« zjarrit” dhe “kundĂ«rshtim tĂ« punonjĂ«sit tĂ« rendit publik”. NdĂ«rsa dy personat e tjerĂ«, Cukali dhe Gega, u arrestuan pĂ«r “moskallĂ«zim tĂ« krimit” dhe “veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”.

Nga verifikimet rezultoi se Ervis Cukali ishte nĂ« kĂ«rkim prej dy vitesh pĂ«r akuzat “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim tĂ« armĂ«ve luftarake”, lidhur me njĂ« ngjarje nĂ« Fier ku u zbuluan 21 kilogramĂ« tritol, raporton tch.

The post Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze appeared first on Telegrafi.

Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se Ă«shtĂ« duke qĂ«ndruar UkrainĂ« nĂ« njĂ« mision tĂ« organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, pĂ«r tĂ« ndihmuar sistemin shĂ«ndetĂ«sor.

Raka ka thënë se ky mision ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik në Ukrainë, veçanërisht në fushat kritike si kontrolli i infeksioneve.

“Me ftesĂ« tĂ« Universitetit Columbia tĂ« Nju Jorkut, jam nĂ« njĂ« mision tĂ« shkurtĂ«r nĂ« UkrainĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« projekti tĂ« mbĂ«shtetur nga Centers for Disease Control (CDC) tĂ« ShBA-sĂ«â€, tha ai pĂ«r Kanal10.

“Ky projekt ka pĂ«r qĂ«llim forcimin e kapaciteteve tĂ« sistemit tĂ« shĂ«ndetit publik nĂ« UkrainĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Raka.

The post Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor appeared first on Telegrafi.

Gjykata i kërkoi Qeverisë të formoi komisione për rishikimin e listës së veteranëve

Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka shpallur fajtorĂ« dhjetĂ« nga tĂ« akuzuarit nĂ« rastin e njohur si “VeteranĂ«t”, ndĂ«rsa ka liruar nga aktakuza Nuredin Lushtakun dhe Smajl Elezajn, pasi sipas trupit gjykues ata nuk kanĂ« pasur cilĂ«sinĂ« e personit zyrtar.

Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, QelĂ« Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u shpallĂ«n fajtorĂ« pĂ«r veprime nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin dhe me rregullat e pĂ«rcaktuara nga Komisioni Qeveritar pĂ«r Njohjen dhe Verifikimin e Statusit tĂ« VeteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, duke ua mundĂ«suar personave tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme statusin e veteranit.

Ata u dënuan me nga një vit burgim, i cili duhet të ekzekutohet brenda 15 ditësh nga shpallja e vendimit.

Trupi gjykues përbëhej nga Gazmend Bahtiri (kryetar) dhe anëtarët Ngadhnjim Arrni e Kushtrim Shyti, ndërsa aktakuza përfaqësohej nga prokurori Valdet Gashi.

Kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri tha se Qeveria e Kosovës obligohet që brenda një viti të krijojë komisione të reja për të rishqyrtuar listën e personave aplikues për statusin veteran-luftëtarë, listë kjo me 19,500 persona.

“TĂ« akuzuarit Agim çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demalia, QelĂ« Gashi, Shuklri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha,Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari janĂ« fajtorĂ« pĂ«r veprĂ«n penale keqpĂ«rdorim i detyrĂ«s apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 tĂ« kodit penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe gjykata nĂ« bazĂ« tĂ« dispozitave tĂ« kodit tĂ« procedurĂ«s penale tĂ« kodit penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« akuzuarit i gjykon me dĂ«nim me burgim secilin veç e veç me kohĂ«zgjatje prej 1 viti. Obligohet Qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« formojĂ« komisione pĂ«rkatĂ«se qĂ« nĂ« procedurĂ« administrative tĂ« bĂ«j rishqyrtimin e listĂ«s prej 19,500 personave aplikues veteran luftĂ«tarĂ« si nĂ« shtojcĂ«n e aktakuzĂ«s sĂ« prokurorisĂ« speciale nĂ« afat prej 1 viti pasi aktgjykimi tĂ« marrĂ« formĂ«n e prerĂ«â€, tha ai.

Ai po ashtu theksoi arsyet se pse dy nga të akuzuarit u shpallën të pafajshëm.

“TĂ« akuzuarit Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj, me shĂ«nime personale si nĂ« shkresa tĂ« lĂ«ndĂ«s, nĂ« kuptim tĂ« nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 lirohen nga akuza pĂ«r shkak se nuk Ă«shtĂ« provuar se tĂ« akuzuarit kanĂ« kryer veprĂ«n penale keqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, pĂ«r arsye se tĂ« njĂ«jtit nuk e kanĂ« pasur asnjĂ«herĂ« cilĂ«sinĂ« e personit zyrtar”, tha ai.

Trupi gjykues deklaroi se qeveria pas përfundimit të rishqyrtimit të aplikimeve për statusin veteran- luftëtar, duhet të shpallë vlefshmërinë e statusit.

The post Gjykata i kërkoi Qeverisë të formoi komisione për rishikimin e listës së veteranëve appeared first on Telegrafi.

Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas një vlerësimi të suksesshëm nga ekipi i pavarur i Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).

Në një letër zyrtare të datës 8 korrik 2024, Presidenti i EQAR-it, Stéphane Lauwick, njoftoi Drejtorin e Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, për miratimin e aplikimit të ripërfshirjes së Kosovës në këtë mekanizëm evropian.

“Aplikimi juaj Ă«shtĂ« aprovuar dhe pĂ«rfshirja juaj do tĂ« jetĂ« e vlefshme deri mĂ« 31 dhjetor 2029. Ju lutem pranoni urimet e mia pĂ«r aplikimin tuaj tĂ« suksesshĂ«m dhe pĂ«rgĂ«zimet e mia tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r punĂ«n tuaj nĂ« emĂ«r tĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« Komitetit tĂ« Regjistrit”, thuhet nĂ« letrĂ«n e EQAR-it.

EQAR përfaqëson autoritetin më të lartë evropian që regjistron agjenci të sigurimit të cilësisë që veprojnë në përputhje me standardet evropiane për arsimin e lartë (ESG).

Anëtarësimi në këtë regjistër konfirmon përmbushjen e standardeve më të larta evropiane nga ana e AKA-së dhe rrit ndjeshëm kredibilitetin dhe besueshmërinë e arsimit të lartë në Kosovë.

Ky zhvillim do të ndikojë drejtpërdrejt në njohjen ndërkombëtare të diplomave të studentëve kosovarë, të cilat tashmë do të konsiderohen si të barasvlershme me diplomat e vendeve të BE-së. Kjo ka rëndësi jetike si në aspektin akademik, ashtu edhe profesional, duke u garantuar studentëve dhe punëdhënësve cilësi dhe standard ndërkombëtar.

Përveç përfitimeve për studentët, anëtarësimi në EQAR u hap dyer të reja edhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë për pjesëmarrje të plotë në programet evropiane për edukim, përfshirë mundësitë për partneritete, projekte të përbashkëta, financim dhe ndërkombëtarizim.

Kryetarja e KĂ«shillit ShtetĂ«ror tĂ« CilĂ«sisĂ«, prof. Hasnije Ilazi, theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«tij momenti duke e quajtur “njĂ« sukses nacional dhe njĂ« arritje kolosale pĂ«r studentĂ«t dhe tĂ« diplomuarit kosovarĂ«â€.

Ajo vuri në pah faktin se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që arrin këtë status prestigjioz.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, deklaroi se ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë dhe të planifikuar.

“NĂ« vitin 2020 hartuam planin pĂ«r pĂ«rmbushjen e 14 standardeve. Pas pranimit si affiliate nĂ« ENQA nĂ« shtator 2022 dhe aplikimit nĂ« EQAR nĂ« dhjetor 2023, mĂ« 1 korrik 2024 njĂ« ekip prej pesĂ« ekspertĂ«sh ndĂ«rkombĂ«tarĂ« vizitoi KosovĂ«n dhe dha vlerĂ«sim pozitiv”, sqaroi Gashi.

Të dy zyrtarët falënderuan Bordin e AKA-së, stafin profesional, Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, si dhe institucionet shtetërore, shoqërinë civile, donatorët dhe agjencitë partnere ndërkombëtare, me theks të veçantë për mbështetjen nga agjencitë homologe të Kroacisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

Ky pranim e vendos Kosovën në një pozitë të barabartë me vendet evropiane në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim, dhe e përforcon rolin e AKA-së si një institucion kredibil dhe i besueshëm, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

The post Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR appeared first on Telegrafi.

Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bĂ«rĂ« shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në moshën 95-vjeçare, ka folur hapur për krizën e vazhdueshme politike dhe institucionale në vend.

Moisiu tha se edhe pas më shumë se një shekulli shtet, Shqipëria ende nuk ka arritur të ndërtojë institucione solide.

“Kemi 113 vjet shtet dhe ende nuk mund tĂ« themi qĂ« kemi bĂ«rĂ« shtet,” deklaroi ai, duke theksuar se pengesat mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« mentaliteti i bajraktarizmit dhe mungesa e njĂ« administrate tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas Moisiut, krizat e përsëritura politike vijnë nga fakti që njerëzit e gabuar kanë marrë drejtimin e vendit.

“Populli jonĂ« gjithmonĂ« ka dashur demokracinĂ«, por pĂ«r fat tĂ« keq, na kanĂ« dalĂ« nĂ« krye ata qĂ« nuk duhet tĂ« dilnin,” u shpreh ai.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në vend.

“Kemi 35 vjet demokraci dhe ende nuk dimĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« zgjedhje. Ata qĂ« i kĂ«rkojnĂ« elektronike, nuk i duan. Si shpjegohet kjo punĂ«? NjĂ« dreq e di,” tha Moisiu.

Duke kujtuar pĂ«rvojĂ«n e tij si ministĂ«r i Mbrojtjes nĂ« zgjedhjet e para pluraliste, Moisiu tregoi sesi atĂ«herĂ« kishin funksionuar strukturat pĂ«r tĂ« garantuar raportimin e rezultateve, ndonĂ«se mungonte infrastruktura moderne. “Sot nuk merret vesh. Ndodhin kĂ«to gjĂ«ra apo sajohen?” pyeti ai.

Në lidhje me krizën e alternativave politike, Moisiu tha se zhgënjimi në popull është i thellë.

“NĂ« vend qĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« shtetin, ne e kemi dobĂ«suar. Ne nuk besojmĂ« mĂ« te administrata publike sepse sa herĂ« ndĂ«rrohet qeveria, gjithçka fillon nga e para.”

Ai kujtoi se gjatë mandatit të tij presidencial kishte ruajtur të paprekur administratën e zyrtarëve teknikë.

“Kur jam zgjedhur president, thirra sekretarĂ«t e pĂ«rgjithshĂ«m dhe i thashĂ«: nuk prek asnjĂ«rin.”

Në fund, Moisiu kritikoi edhe mënyrën sesi pushteti ekzekutiv ndërron strukturat shtetërore.

“Çohet kryeministri dhe bĂ«n batĂ«rdinĂ«, i ndĂ«rron tĂ« gjithĂ« drejtorĂ«t. Ka njĂ« arsye, se kot nuk reagon. Por ndonjĂ«herĂ«, kĂ«to masa janĂ« tĂ« ekzagjeruara.”

Deklaratat e Moisiut vijnë në një moment të debatit të fortë për krizën politike dhe mungesën e besimit në institucionet shqiptare.

Në fund ai apelon për një marrëveshje ndërpartiake që të mbrojë shtetin nga abuzimi dhe fragmentimi institucional./A2CNN.

The post Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bĂ«rĂ« shtet, bajraktarizmi na ka penguar appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat perëndimore në Tiranë në kërkim të lirisë.

Rreth 3.199 prej tyre u strehuan në ambasadën e Gjermanisë, e cila u kthye në simbol të shpresës dhe rebelimit ndaj frikës.

Në qendër të asaj ngjarjeje që hyri në histori, ishte ambasadori gjerman Werner Daum, një diplomat që zgjodhi të veprojë ndryshe nga udhëzimet zyrtare.

Në një intervistë të gjatë dhe të ndjerë, ambasadori kujton se si mori vendimin të linte derën e ambasadës gjermane pak të hapur, pasi ndjente se populli shqiptar ishte në prag të shpërthimit kundër një regjimi të kalbur dhe mizor.

Ai pa me sytë e tij ndryshimin që po ndodhte në mendjet dhe zemrat e njerëzve, sidomos të rinjve.

Pa autorizim nga Berlini, Daum mbrojti të strehuarit në ambasadë dhe organizoi transportin e tyre drejt Gjermanisë, duke sfiduar njëherësh një shtet që ende përpiqej të ruante kontrollin me dhunë.

“E dija se ishim nĂ« rrezik tĂ« madh. Ushtria shqiptare donte tĂ« sulmonte ambasadat. Por e ndjeja gjithashtu qĂ« kishte ardhur momenti – dhe ajo derĂ« e hapur ishte shkĂ«ndija”, tha ai.

NĂ« rrĂ«fimin e tij, ish-ambasadori e pĂ«rshkruan ShqipĂ«rinĂ« e asaj kohe si njĂ« teatĂ«r absurd ku populli luante nĂ«n trysninĂ« e frikĂ«s. Ai pranon se ndihma qĂ« ofroi nuk ishte vetĂ«m humanitare, por edhe politike – njĂ« akt qĂ« besonte se do tĂ« ndihmonte nĂ« rĂ«nien e njĂ« regjimi qĂ« i ngjante mĂ« shumĂ« njĂ« burgu gjigant.

Werner Daum shprehet se është krenar që ishte pjesë e atij momenti historik.

Ai mbetet njĂ« emĂ«r i respektuar nĂ« kujtesĂ«n kolektive tĂ« shqiptarĂ«ve – njĂ« mik qĂ« nuk harrohet.

Sot, Shqipëria ecën drejt Bashkimit Europian dhe, sipas tij, ëndrra e atyre mijëra njerëzve që hynë në ambasadë nuk ka qenë e kotë.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« tashmĂ« pjesĂ« e botĂ«s sĂ« lirĂ«. Dhe e ardhmja Ă«shtĂ« nĂ« duart e brezit tĂ« ri”, u shpreh ai nĂ« Top Channel.

The post Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat appeared first on Telegrafi.

Përplasen dy motorë uji në Golem, lëndohet një 31-vjeçar nga Kosova

Një aksident në det është regjistruar pasditen e sotme në Golem, ku janë përplasur dy motorë uji, duke lënë të lënduar një 31-vjeçar nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 17:36, nĂ« zonĂ«n detare tĂ« quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit tĂ« sigurisĂ«, qĂ« nuk Ă«shtĂ« zonĂ« e dedikuar pĂ«r plazhin, por pĂ«r lundrim.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur nĂ« ÇorovodĂ«, duke drejtuar njĂ« motor uji, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me njĂ« tjetĂ«r motor uji qĂ« drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur nĂ« KosovĂ«.

Si pasojë e përplasjes, P. B., ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital nga Policia Kufitare që po monitoronte zonën detare.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër, S. D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sipas verifikimeve paraprake, rezulton se të dy po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit detar.

The post Përplasen dy motorë uji në Golem, lëndohet një 31-vjeçar nga Kosova appeared first on Telegrafi.

DĂ«nohen shqiptarĂ«t vĂ«lla e motĂ«r nĂ« Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Karriera e shkëlqyer e një shqiptari në Londër si analist i tregjeve financiare është ndërprerë, pasi ai dhe e motra u dënuan për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare.

Sipas agjencisë Reuters, të cilës i referohet Top Channel, Redinel Korfuzi, 38 vjeç i lindur në Tiranë, drejtoi skemën dhe i dha informacione motrës së tij Oerta Korfuzi, 36 vjeçe e lindur në Dibër, duke përfituar nga tregtimi aksioneve 1 milion stërlina.

Redinel Korfuzi, një ish-analist kërkimi me një pagë vjetore prej 500,000 paund në vit, u dënua me 6 vite burg. Motra e tij Oerta u dënua me pesë vjet burg.

Gjatë procesit gjyqësor ata mohuan akuzat por u shpallën fajtorë nga një juri për komplot për të kryer tregti të brendshme dhe pastrim parash, pas një gjyqi tre mujor në Gjykatën Southark të Londrës.

Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA), qĂ« e ndoqi çështjen penalisht, tha se dyshja kishte pĂ«rdorur aksesin e Korfuzit nĂ« informacione tĂ« brendshme pĂ«r tĂ« “manipuluar sistemin dhe kĂ«naqur lakminĂ« e tyre”.

Ata përfituan nga informacione konfidenciale të 13 kompanive duke blerë e shitur aksione tek këto kompani dhe marrë një fitim pothuajse 1 milion paund. Redinel Korfuzi merrte informacione të brendshme rreth planeve të kompanive për të ngritur kapital ose për të shitur blloqe të mëdha aksionesh të zotëruara nga aksionerë ekzistues.

Ai tregtonte aksionet pĂ«rmes disa llogarive, pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« motrĂ«s sĂ« tij – pĂ«r tĂ« cilĂ«n gjykata dĂ«gjoi se ishte e vetĂ«dijshme pĂ«r mashtrimin.

Tek sa lexoi masĂ«n e dĂ«nimit GjykatĂ«si Alexander Milne i tha se: “Kjo ishte lakmi dhe arrogancĂ«. Gjithçka pĂ«r tĂ« cilĂ«n keni punuar, tani ka marrĂ« fund. AsnjĂ«herĂ« mĂ« nuk do t’ju besohet tĂ« tregtoni.TĂ« dy menduat se ishit shumĂ« tĂ« zgjuar pĂ«r t’u kapur.”

“Nuk ka dyshim tha gjykatĂ«si se ishit tĂ« suksesshĂ«m nĂ« rolin tuaj, dhe shefi juaj i mĂ«parshĂ«m foli pĂ«r ju me admirim. GjykatĂ«si u tha tĂ« dyve se “nuk ju shkoi mendja” se tregtia nga llogari tĂ« ndryshme duke pĂ«rdorur tĂ« njĂ«jtĂ«n adresĂ« IP kompjuteri, do tĂ« linte “gjurmĂ« digjitale”.

Gjatë dy viteve, të dy kishin fituar shuma të mëdha parash që nuk mund të justifikoheshin.

The post DĂ«nohen shqiptarĂ«t vĂ«lla e motĂ«r nĂ« Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa appeared first on Telegrafi.

Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel

NĂ« episodin e parafundit tĂ« ciklit “Brenda laptopit tĂ« BllacĂ«s, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtĂ«?” nĂ« emisionin Debat Plus, janĂ« publikuar detaje nga komunikimet e Nazim BllacĂ«s, dĂ«shmitarit tĂ« shumĂ«proceseve gjyqĂ«sore nĂ« KosovĂ«.

Sipas pĂ«rgjimeve tĂ« publikuara, Bllaca i shprehte shqetĂ«simet hetueses sĂ« EULEX-it, Zdenka Pumper, pĂ«r bllokimin e rastit “Bllaca 4”.

Ai tregon asaj se do t’i dĂ«rgojĂ« njĂ« letĂ«r pĂ«rmes mikut tĂ« tij, Gjinoviq Radosllavit, prokurorit serb Miljko Radosavljeviq, me qĂ«llim qĂ« ky i fundit ta pĂ«rcjellĂ« letrĂ«n drejt Brukselit.

Bllaca:  A po të pengoj diçka?

Zdenka: Jo, jo jo


Bllaca: DĂ«gjomĂ«, unĂ« kam fol me Gjino, dhe ai thotĂ« qĂ« e do komentin  nĂ« ora 9 tĂ« hĂ«nĂ«n. UnĂ« e çoj nĂ« tavolinĂ« te Mirko, a po kupton? Sepse atĂ« dokumentin tim, a e kupton? Dhe ai do tĂ« thĂ«rras menjĂ«herë a e kupton?

Zdenka: Jo, nuk e kuptoj se çfarë dokumenti.

Bllaca: Tash kam fol me Gjinoviqin, ai thotë bone dokumentin që të bllokohet aty puna, i kam thanë Alleni mundet me kry komplet landën dhe çoje në Prokurori, mirëpo tash në Prokurori ka dal një guri i madh, a po kupton?

Zdenka: Më fal por nuk po të kuptoj.

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol tash, i kam thanë Alleni punon me ekipin dhe e ka kry landën për arat.

Zdenka: Po, po e kuptoj.

Bllaca: Po, tash ai e kalon te Prokuroria.

Zdenka: Po, tash veç është bë.

Bllaca: Po, është kry por ku është poenta? Poenta është se Prokuroria po ma bllokon punën, nuk don me shku deri në fund. Ai thotë shkruaje dokumentin me ma çu dhe unë do ta dërgoj në Bruksel direkt. Tash, të hënën shkon në Bruksel në orën 10 Gjino, dokumenti im.

Zdenka: Kur shkon?

Bllaca: Në ora 10 shkon dokumenti. Pse ky njeri don me dal prej procesit, a e kupton? Ne dojmë llogari pse, ku është problemi?

Zdenka: Ani, ata kanë me kërku prej Brukselit.

Sipas këtyre bisedave, Gjino, i përmendur nga Nazim Bllaca, kishte lidhje të forta brenda EULEX-it. Këto lidhje arrinin deri te zyrtarë shumë të lartë, përfshirë Allen Eduarsin, i cili ka shërbyer si shef i hetimeve në Njësinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në EULEX.

Kjo konfirmohet edhe nga regjistrimi audio mes Bllacës dhe Pumper.

Bllaca: Po, po. A e din çka mĂ« tha? MĂ« tha a je gjallĂ«, ku ke qenĂ«? UnĂ« i thashĂ« po don me mĂ« vra EULEX-i, po don me m’rreh EULEX-i. Ai veç keshi. Ai tha jo bre. Derisa tĂ« jetĂ« gjallĂ« Allen Eduards, mos u brengos, mos mendo pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« – kĂ«shtu mĂ« ka thanĂ« ai.

Zdenka: Ndoshta edhe mua dojnë 

Bllaca: Tash unë për 2-3 orë e bëjë gati edhe e çoj të hënën.

Zdenka: Atëherë shkon të hënën në ora 10 në Bruksel.

Bllaca: Po, po

Zdenka: Zyrtarisht thua ashtu?

Bllaca: Po, po. Kjo shkon formalisht. Ai do të thërras direkt. Ai flet direkt çka bëhet nëse del ky njeri prej procesit. Natyrisht, kjo është goditje e madhe, a e kupton? Edhe shkruaj krejt, që kam punu edhe nuk kam flejt hiç prej pram.

Zdenka: Veç me pa, a e kam kuptu mirë. A i keni thanë atij se ju planifikoni, kur është ajo të enjten, kur takohemi, që ju do të shkoni te mediat?

Bllaca: Po, po. Ai thotë që çoje gjithçka me shkrim.

Zdenka: Unë për këtë po flas.

Bllaca: Dëgjomë, ai thotë se kjo nuk guxon me ndodh. Nuk mundemi me shku te kjo pikë sepse kemi investuar shumë në këto punë. A më kupton?

Zdenka: Po.

Bllaca: Tash do ta shkruaj dhe do ta çoj në shqip sepse ai e ka dikënd prej Shqipërisë aty që ia përkthen. Ka disa gra që punojnë aty, e din qysh funksionon aty. Veç dashta me të lajmëru.

Zdenka: MirĂ« qĂ« mĂ« ke lajmru, unĂ« do t’iu tregoj edhe poshtĂ«.

NĂ« letrĂ«n â€œĂ‡Ă«shtja pĂ«r tu trajtuar: ndihmĂ« nĂ« zhbllokimin e situatĂ«s pĂ«rmes Brukselit”, drejtuar prokurorit pĂ«r krim tĂ« organizuar nĂ« Serbi, Miljko Radosavljeviq, Bllaca shprehet qartĂ« se ai nuk do tĂ« dĂ«shmojĂ« mĂ« kundĂ«r Azem SylĂ«s – nĂ« rastin Bllaca 4 – nĂ«se nuk lirohet me kusht.

“QĂ« nga prilli i vitit 2013 kam kam filluar tĂ« bashkpunoj me hetuesen Zdenka ne lidhje me çështjen  e pronave dhe kemi bashkpunuar pothuajse 20 muaj  dhe jam  shume i knaqur me bashkpunimin qe kam pas me Zdenken ne lidhe  me rastin e Azem Syle dhe kunder 9 personav tjerĂ«.Pasi Zdenka ka perfunduar hetimet nĂ« lidhej  me pronat  dhe mashtrimi ndaj disa familjeve serbe ku bĂ«het  fjal  pĂ«r  milion  euro   lĂ«nda ka pĂ«rfunduar  fazen e hetimeve dhe shefi i policis me siguri.z.Alan  EdĂ«ars ka dorzuar nĂ« prokurori kete rastĂ« pĂ«r  10 persona jane pjes e krimit te organizuar. LendĂ«n nĂ« prokurori  Ă«shtĂ« duke e udhĂ«heç Danilo Cecarelli prokuror special nga Eulex. Une jam takuar me kete pĂ«son  dhe i kam then nĂ«se  Ju z.Danilo nuk me lironi me kusht qĂ« unĂ« e kam fituar  kĂ«të  tĂ« drejt ather  unë  nuk  guxoj  tĂ« deshmoj kunder Azem Syles  dhe tĂ« tjerve sepse  Une nĂ« Pavionin D  jam  nĂ«n kontrrolit   e  Hajredin Kuqit  dhe Azem Syles  unĂ« nuk  guxoj se me  vrasin si Agim Zogajn. Po të  donte  Brukseli  pasi une  kam  plotsuar  kriterin per  tu  liruar  Brukseli  do  ta zhbllokonte  situaten  dhe  do  te  me  lironte   permes  Hajredin  Kuqit  automatikisht”, thuhet nĂ« letĂ«rn e BllacĂ«s.

Bllaca shpëtimin e kërkon në Beograd.

“Une  i  kam  thĂ«n  pasi  ju   nuk  keni fuqi  të  me  lironi  me  Kusht  Unë  Nazim Bllaca  do  të  terhiqem  se nuk guxoj  të  dĂ«shmoj  kunder  Azem Syles a  në  realitet  Azem  Syla  dhe  partia e  tij  mua  me  japin  bukë  në  DubravĂ«. Unë  Nazim  Bllaca  pas  5 vitetve  bashkpunim  me  Eulexi-in  do  të  terhiqem  zyrtarish dhe  publikish  pa  vullnetin  tim  nga  rasti  Bllaca  4  kundĂ«r  Azem  Syles  dhe  të  tjerve. Takimi  mes  meje  dhe  z.Danilo  do  të  jetë  me  21  janar  2015  ne  Fush Kosovë  ku  zyrtarisht  do  te  terhiqem. Une  po  kĂ«rkoj  nga  ju  z.Radosavleviç  ndihmë     që  ju  te  intervenoni në  Bruksel  dhe  ata  ti  pyetni  pse  po  perzihet  politika   ne  rastin  Bllaca  4  në  krye  me Hashim Thaqit   pĂ«r  mos  me  lirue  Bllacen nga  Burgu. Une  kerkoj  nga  Ju  që  ju të  pyetni  z.Jerosllava –kryeprokurore ,Danilon –prokuror dhe Alan Edwars-shef policie    se  a  ka  nderhy  politika  kunder  Bllaces  apo jo   veç  pĂšr  arsye  mos  me  fillu  procesi  Bllaca 4  sepse  ka  te  bej  me  profilin  e  lartĂ«t  politke”, thuhet mĂ« tej nĂ« letrĂ«n e BllacĂ«s drejtuar prokurorit serb.

Bllaca në këtë letër thotë se Radosavljevici është personi i cili mund të ndikoj në Bruksel për ta liruar nga burgu.

“Ju lutem z.Radosavljevic ju  jeni    person  i cili  mund  të  ndikon  ne  Brkusel  lidhur  me  lirmin  tim  se  pa u   liruar  unë  nuk do  burgoset  kurrë  Azem Syla dhe  ju  e  di  dhe   keni  arsye  se  familjet  serbe  nga  Serbija  janë  viktima   të  grupi tĂ« Azem Syles. Dhe  ne  fund  kerkoj  nga  ju  intervenim  direkt ne  Bruksel  se  kĂ«tu  ne  Kosove  por  ka  edhe  ne  Eulex  disa  persona  që  kan  deshir  të  deshtoi  rasti  BLLACA  4.Ju  falenderoj  per  mirkuptim  i  nderuari  z.Radosavljevic dhe  kete  leter  ju  lutem  mund  ta  perdoreni  si  deshmi  edhe  ne  Bruksel në  emer  timin”, thuhet nĂ« letĂ«rn e BllacĂ«s.

Bllaca u bë i njohur për publikun kosovar më 2009, kur doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke u vetëshpallur si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe pretendimeve se informacione për vrasjet e pasluftës, raporton RTVDukagjini.

The post Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për situatën e fundit në Theth, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe përfshirje në interesa të dyshimta.

“E para Ă«shtĂ« arroganca e njĂ« pushteti nĂ« mandatin e katĂ«rt, qĂ« nuk i intereson asgjĂ«. Nuk i intereson imazhi i ShqipĂ«risĂ«, nuk i intereson jeta e qytetarĂ«ve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarĂ«t,” u shpreh Zhupa nĂ« A2CNN.

Duke iu referuar informacioneve qĂ« ajo thotĂ« se posedon, Zhupa deklaroi se “nĂ« Theth po luhet me disa investitorĂ« strategjikĂ«, tĂ« cilĂ«t e duan zonĂ«n tĂ« boshatisur”.

Sipas saj, kĂ«ta investitorĂ« janĂ« “me shumĂ« mundĂ«si austriakĂ«â€.

“Se cilĂ«t janĂ« do t’i shikojmĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. AsnjĂ« lĂ«vizje e Edi RamĂ«s nuk Ă«shtĂ« lĂ«vizje pĂ«r interes qytetar, por gjithmonĂ« janĂ« lĂ«vizje qĂ« kanĂ« mbrapa njĂ« interes klientelist. Mund tĂ« jetĂ« lobim ndĂ«rkombĂ«tar, mund tĂ« jenĂ« para ‘cash’, mund tĂ« jenĂ« interesa tĂ« lidhura me familjarĂ« tĂ« tij, por asnjĂ«herĂ« nuk bĂ«n lĂ«vizje pĂ«r interes tĂ« qytetarit,” theksoi Zhupa.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur zhvillimet në Theth kanë ngjallur debate dhe shqetësim publik lidhur me të ardhmen e zonës dhe menaxhimin e saj.

The post Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur appeared first on Telegrafi.

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Besnik Berisha, avokat i njërit nga pesë policët e arrestuar në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se sipas të dhënave që ka, viktima ka pasur së paku tri lloje gjakderdhjesh, dhe se nuk bëhet fjalë për vdekje nga ngulfatja nga Policia.

NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« emisionin “Frontal” nĂ« T7, Berisha tha se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r gjakderdhje cerebrale, pulmonare dhe kardiake.

“Dyshohet qĂ« ka pasur edhe gjakderdhje cerebrale. Po ta them kĂ«tĂ« ty kĂ«tu, unĂ« ta them ekskluzivisht – trupi i tij ka tri gjakderdhje tĂ« konstatuara: gjakderdhje cerebrale, pulmonare dhe kardiake. UnĂ« po ta them ty kĂ«tu, a kam informacion apo po qes fall, le tĂ« mbetet nĂ« emision”, tha ai.

Berisha mohoi se vdekja e Zejnullahut ka ardhur si pasojë e ngulfatjes gjatë ndërhyrjes së Policisë, ashtu siç është aluduar në disa raportime.

Ai theksoi se do të presin rezultatet zyrtare të autopsisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes së të riut.

The post Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia appeared first on Telegrafi.

Licencimi i vëllait nga ZRRE për furnizim me energji, reagon Luan Dalipi

Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj disa lajmeve të publikuara në media për përfshirjen e tij apo të familjarëve të tij në përfitime të padrejta nga licencimi për tregti me energji.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike, Dalipi i cilĂ«soi kĂ«to raportime si “trillime dhe insinuata dashakeqe” nga portale dhe politikanĂ« opozitarĂ«, tĂ« cilĂ«t – sipas tij – janĂ« rritur nĂ« njĂ« kohĂ« kur korrupsioni ishte normĂ«.

Ai theksoi se po tentohet të krijohet një barazim i padrejtë midis qeverisjes së tanishme dhe qeverive të mëparshme të korruptuara.

“Ka nga ata qĂ«, me zell tĂ« veçantĂ« dhe motivim politik, bĂ«jnĂ« çmos pĂ«r tĂ« shpikur skandale – jo pĂ«r interesin publik, por pĂ«r ta njollosur QeverinĂ« Kurti, qeverisjen mĂ« tĂ« ndershme dhe transparente qĂ« ka pasur ndonjĂ«herĂ« jo vetĂ«m Kosova, por mbarĂ« rajoni i Ballkanit PerĂ«ndimor,” ka shkruar Dalipi.

Ai ka përmendur disa tituj të portaleve që e përmendin atë dhe vëllain e tij në kontekst të licencimit nga ZRRE për tregti me energji, duke i quajtur si shembuj të gazetarisë që udhëhiqet nga interesa të ngushta financiare dhe nostalgji për kontratat njëburimore të së kaluarës.

Për të sqaruar publikun, Dalipi ka renditur disa fakte:

Numri i licencave për tregti me energji nuk është i kufizuar.

Blerja dhe shitja e energjisë bëhet brenda sektorit privat, pa ndërhyrje politike.

Më shumë kompani të licencuara rrisin konkurrencën dhe ulin çmimet.

Bizneset zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë.

Ai ka theksuar gjithashtu se, ndryshe nga qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti ka ulur ndjeshëm shpenzimet për media. Sipas tij, gjatë qeverisjes së partive tjera si AAK, PDK dhe LDK, shpenzimet për kontrata njëburimore me media kanë qenë shumë më të larta sesa në kohën e Vetëvendosjes.

“Qeveria nuk blen heshtjen, dhe kjo duket i shqetĂ«son disa,” shkroi Dalipi.

Në fund të reagimit, ai fton qytetarët të mos bien pre e manipulimeve mediatike dhe thekson se historia e tij profesionale është ndërtuar mbi integritet dhe punë të ndershme, përfshirë edhe përvojën në Departamentin Amerikan të Tregtisë.

“Mos lejoni qĂ« tĂ« manipulohet me emocione dhe tituj bombastikĂ«,” pĂ«rfundon ai.

The post Licencimi i vëllait nga ZRRE për furnizim me energji, reagon Luan Dalipi appeared first on Telegrafi.

❌