Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI

Një 19-vjeçar është arrestuar në Krujë për shkak të një zjarri që ndezi në fshatin Barkanesh. Sipas policisë, Endri Doku ka ndezur zjarrin si pasojë e konflikteve që kishte me fqinjët për motive pronësie, por nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke me ullinj. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu […]

The post Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Krujë, digjen hektarë me pisha dhe shkurre në zonën e Krastës

Një vatër zjarri është regjistruar këtë të diel në zonën e Krastës, në Krujë. Në vendngjarje ndodhen mjetet e repartit zjarrfikës të qytetit, ndërsa në ndihmë janë nisur edhe efektivët zjarrfikës që ndodheshin në pushim. Sipas informacioneve paraprake, deri tani janë djegur disa hektarë me pisha dhe shkurre, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi, të […]

The post Zjarr në Krujë, digjen hektarë me pisha dhe shkurre në zonën e Krastës appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Koordinata”, zbulohen dhe asgjësohen bimë narkotike kanabis në Krujë

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, policia e Krujës asgjësoi nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike.

Policia njoftoi sot se vuri në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

Sipas policisë 32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

/m.q/

The post Operacioni “Koordinata”, zbulohen dhe asgjësohen bimë narkotike kanabis në Krujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës, duke arrestuar një 41-vjeçar që dyshohet se kanoste familjarët e tij me armë zjarri. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari, me inicialet E.V., kishte kërcënuar familjarët me një armë kallashnikov. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi gjithsej tre […]

The post Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë appeared first on BoldNews.al.

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Është zbardhur ngjarja e ndodhur më 24 korrik në rrugën “Peti” në Tiranë, ku në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosova u vendos një sasi lënde plasëse. Nga hetimet e kryera, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Policia ka bërë të […]

The post Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja appeared first on BoldNews.al.

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë, pasi dyshohet se më 2 ditë më parë, në bashkëpunim me një person tjetër, kanë sulmuar fizikisht tre persona në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Sipas njoftimit të polisë personi tjetër, 29 vjeç, ndodhet ende në kërkim nga autoritetet. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

The post Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati appeared first on BoldNews.al.

Pas sherrit/ Qëllon me pushkë drejt banesës së komshiut, arrestohet 18-vjeçari në Krujë

Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së fqinjit pas një sherri. Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush […]

The post Pas sherrit/ Qëllon me pushkë drejt banesës së komshiut, arrestohet 18-vjeçari në Krujë appeared first on BoldNews.al.

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar i cili ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta. ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale. Qerim Mali, është autori i dyshuar i ngjarjes, i cili njihet si person me precedent […]

The post Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë appeared first on FaxWeb.

Pas sherrit, qëlloi me armë drejt banesës së komshiut/ Pranga 18-vjeçarit në Krujë

Një 18-vjeç është vënë në prangat e policisë së Krujës. Pas një sherri për motive të dobëta, 18-vjeçari ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së komshiut të tij.

Policia njofton se 18-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që është sekuestruar arma e zjarrit.

“Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.  Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Rindërtimi, Qeveria i dorëzon bashkisë së Krujës 150 apartamente të reja

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kalimin te Bashkia Krujë të 150 njësive individuale të banimit.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /m.m/j.p/

The post Rindërtimi, Qeveria i dorëzon bashkisë së Krujës 150 apartamente të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I dënuar me rreth 5 vjet burgim për drogë, arrestohet 43-vjeçari në Krujë

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës. Ai është i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

“Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Inside”, kapën shtetasin L. K., 43 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Ngjarje e rëndë në Krujë/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën, ndërron jetë 4-vjeçarja

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Policia bën me dije se një baba ka përplasur aksidentalisht me makinë vajzën e tij të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Qerekës në ambientet e biznesit të shoferit dhe babait të viktimës.

Vogëlushja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë ndërsa policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

“Krujë/Informacion paraprak. Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit,” thuhet në njoftimin e policisë.

The post Ngjarje e rëndë në Krujë/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën, ndërron jetë 4-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në zonën e Qerekës, në Krujë, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të familjes, ku automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se ka goditur vajzën […]

The post Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën appeared first on BoldNews.al.

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën e tij, ndërron jetë e mitura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë, në zonën e Qerekës. Babai ka përplasur aksidentalisht me makinë në ambientet e biznesit, vajzën e tij 4 vjeçe.

E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra.

“Më datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit./abcnews.al

Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës. Vendimi është marrë pas pranimit të kërkesës së avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj, i cili argumentoi se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe […]

The post Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun appeared first on BoldNews.al.

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë/ Tre persona në gjendje kritike, dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Pak më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë–Fushë-Krujë, në afërsi të hyrjes së qytetit të Fushë-Krujës.

Dy automjete, një tip Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e përplasjes.

 

The post Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë/ Tre persona në gjendje kritike, dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për fenomenin e vajzave e showbizit shqiptar, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje. Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e […]

The post Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës appeared first on BoldNews.al.

Urdhri i Ramës/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive të Bashkisë Krujë

✇Albeu
By: M C

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi. Përmes këtij proçesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

The post Urdhri i Ramës/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive të Bashkisë Krujë appeared first on Albeu.com.

Mbi 95 mijë vizitorë zbuluan historinë, artizanatin dhe bukuritë e Krujës

Kruja vijon të mbetet ndër qytetet më të vizituara, ku edhe në këto ditë të nxehta korriku rrugët e saj gumëzhijnë nga turistët vendas e të huaj, që zbulojnë historinë, artizanatin dhe bukuritë e qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga vizita e turistëve në Krujë. “Rrugicat me turistë, traditë dhe histori të Pazarit të Krujës”, shkruan Rama.

Qendra Muzeore e Krujës, ku përfshihen Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeu Etnografik dhe Pazari karakteristik ka shënuar një rritje të numrit të turistëve nga janari deri tani, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “mbi 95 mijë vizitorë është totali i vizitorëve në qendrën muzeore Krujë, ku 50% janë huaj”.

Sipas tij, numrin më të lartë të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Polonia, Spanja, Azia, Franca etj”.

Kruja njihet për turizmin historik njëditor, por me shtimin e strukturave akomoduese turistët po qëndrojnë më gjatë në këtë qytet historik.

Pazari karakteristik i Krujës me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale është një ndër të preferuarit e turistëve. Por turistët nuk ikin nga Kruja pa vizituar edhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë./atsh/KultPlus.com

Mbi 95 mijë vizitorë zbuluan historinë, artizanatin dhe bukuritë e Krujës

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Kruja vijon të mbetet ndër qytetet më të vizituara, ku edhe në këto ditë të nxehta korriku rrugët e saj gumëzhijnë nga turistët vendas e të huaj, që  zbulojnë historinë, artizanatin dhe bukuritë e qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga vizita e turistëve në Krujë. “Rrugicat me turistë, traditë dhe histori të Pazarit të Krujës”, shkruan Rama.

Qendra Muzeore e Krujës, ku përfshihen Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeu Etnografik dhe Pazari karakteristik ka shënuar një rritje të numrit të turistëve nga janari deri tani, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “mbi 95 mijë vizitorë është totali i vizitorëve në qendrën muzeore Krujë, ku 50% janë huaj”.

Sipas tij, numrin më të lartë të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Polonia, Spanja, Azia, Franca etj”.

Kruja njihet për turizmin historik njëditor, por me shtimin e strukturave akomoduese turistët po qëndrojnë më gjatë në këtë qytet historik.

Pazari karakteristik i Krujës me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale është një ndër të preferuarit e turistëve. Por turistët nuk ikin nga Kruja pa vizituar edhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë.

1 nga 4

/k.s//a.f/

The post Mbi 95 mijë vizitorë zbuluan historinë, artizanatin dhe bukuritë e Krujës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌