âNational Geographicâ: Zbuloni thesaret bregdetare tĂ« RivierĂ«s Shqiptare
MADRID, 26 korrik /ATSH/- Plazhet e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« kthehen nĂ« âhitâ kĂ«tĂ« verĂ«. Vendi ballkanik shkĂ«lqen me njĂ« thesar plazhesh kilometra tĂ« gjata tĂ« fshehura midis mbetjeve arkeologjike, shkruan Ana MarĂa GonzĂĄlez Franco nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« botimin spanjoll tĂ« âNational Geographicâ.
Dalëngadalë, ky vend i bukur ballkanik po shfaqet si parajsa e pazbuluar e Mesdheut.
SidoqoftĂ«, ajo qĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ« Ă«shtĂ« se ShqipĂ«ria ka gjithçka qĂ« i nevojitet pĂ«r tâu bĂ«rĂ« destinacioni mĂ« i lakmuar evropian, me plazhe spektakolare pĂ«r çdo turist.
Riviera Shqiptare shtrihet pĂ«rgjatĂ« njĂ« bregdeti tĂ« mrekullueshĂ«m, me vende arkeologjike, histori interesante, veçori kulturore dhe kuzhinĂ« tĂ« pasur â tĂ« cilat mund tĂ« gjenden nĂ« plazhet mĂ« tĂ« mira nĂ« ShqipĂ«ri.
Plazhi i Ksamilit: Një sintezë e plazhit të Rivierës Shqiptare
Nëse Shqipëria do të përmblidhej në një plazh të vetëm, fituesi do të ishte Ksamili.
Plazhi me të njëjtin emër dallohet për me rërën e bardhë si borë në një vijë bregdetare të thyer të përshkuar nga katër ishuj (Ishulli Binjak, Ishulli Smerald, Ishulli i Vogël dhe Ishulli i Gurit).
Gjenden disa plazhe të bukura me rërë të bardhë në Ksamil, megjithëse shumica janë private dhe drejtohen nga restorantet.
Fakti qĂ« ndodhet nĂ« jug tĂ« SarandĂ«s, pĂ«rballĂ« ishullit tĂ« Korfuzit, e bĂ«n atĂ« njĂ« destinacion shumĂ« tĂ«rheqĂ«s si pĂ«r shqiptarĂ«t ashtu edhe pĂ«r turistĂ«t e huaj â qĂ« kalojnĂ« kufirin jugor tĂ« vendit ose kalojnĂ« me traget nga Italia ose Greqia.
Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të qenë një nga plazhet më të mira në Shqipëri, Ksamili është vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare si Syri i Kaltër dhe Parku Natyror i Butrintit, i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.
Plazhi i Borshit: Disa kilometra i gjatë dhe me ujëra ngjyrë bruz
Rreth një orë larg me makinë nga Saranda përgjatë bregdetit Jon ndodhet plazhi më i gjatë në të gjithë Rivierën Shqiptare, Borshi.
Ky plazh është mbi 6 kilometra i gjatë dhe, përveç madhësisë së tij, shquhet për ujërat e tij të kristalta dhe malet gjigante me bimësi të harlisur që rrethojnë detin blu.
Kjo enklavĂ« njihet pĂ«r qetĂ«sinĂ« dhe karakterin e saj tĂ« egĂ«r, duke e bĂ«rĂ« atĂ« plazhin e preferuar pĂ«r turistĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« shpĂ«tojnĂ« nga turizmi masiv dhe âi civilizuarâ i plazheve fqinje.
Megjithatë, ekzistojnë disa bare dhe restorante aty pranë, si dhe një parking i madh.
Plazhi i Gjipesë: Thesari i egër i Shqipërisë
Një nga thesaret më të çmuara në Rivierën Shqiptare është Plazhi i Gjipesë, një vend panoramik që magjeps me mjedisin e tij të egër natyror dhe perëndimet e diellit dhe lindjet ëndërrimtare, si dhe ujërat e tij të kaltra.
Pavarësisht se është një nga plazhet më të lakmuara, për të arritur atje, vizitorët duhet të ecin për rreth gjysmë ore, duke kaluar midis bunkerëve, duke kapërcyer shpatin e pjerrët dhe duke shmangur shkëmbinjtë e mëdhenj.
I vendosur në fund të kanionit me të njëjtin emër, gjiri i vogël është i rrethuar nga shkëmbinj gjigantë, duke e bërë atë një nga plazhet më piktoreske të Shqipërisë.
Plazhi i Dhërmiut: Urban, natyral dhe lokal
Si një nga plazhet më të mëdha urbane të Shqipërisë, Dhërmiu mirëpret vendasit dhe turistët e huaj që kërkojnë të gjitha lehtësitë që u nevojiten për të kaluar një ditë në plazh.
Qendra e qytetit është e ngritur dhe pranë detit, plazhi dhe shëtitorja janë qendra e aktivitetit veror, me bare dhe restorante, të cilat ofrojnë gjithashtu shezlongje dhe çadra me qira, pasi ka zona publike dhe private.
Drejt veriut, plazhi bëhet më shkëmbor dhe në periferi, mund të vizitoni gjire dhe shpella, duke përfshirë Drimadhes, një gji i bukur me rërë të bardhë me shkëmbinj, i arritshëm duke ndjekur një shteg midis pemëve të ullirit.
Plazhi i Jalës: Dita dhe nata
Në një vendndodhje strategjike midis Himarës dhe Dhërmiut, përtej fshatit Vuno, shtrihet plazhi i Jalës, një nga parajsat e bregdetit Jon, i fshehur midis kodrave të mbushura me ullishte dhe shtëpi.
Shkëmbinjtë e lartë rrethojnë gjiret e vogla të këtij cepi të Mesdheut, ku uji merr ngjyra të papërshkrueshme.
Bukuria e Jalës perceptohet për herë të parë nga kodra e lartë.
PĂ«rtej tĂ« qenit njĂ« vend ideal pĂ«r tâu çlodhur apo pĂ«r tĂ« praktikuar zhytje dhe sporte ujore, Jala Ă«shtĂ« njĂ« destinacion i preferuar pĂ«r turistĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« jetĂ«n e natĂ«s.
Gjithashtu ka një numër të madh restorantesh dhe baresh aty pranë ku mund të provoni gatimet lokale.
Plazhi i Lukovës: Relaks në Rivierën Shqiptare
Lukovea është ideale për të shijuar qetësinë e Rivierës Shqiptare, pasi ndodhet në një mjedis natyror të pabesueshëm larg vendeve më të lakmuara bregdetare.
Kjo nuk do të thotë që plazhi i saj, Plazhi i Shpellës nuk ofron të gjitha lehtësitë, duke përfshirë qiranë e shezlongjeve dhe çadrave dhe një gamë restorantesh që ndërthurin kuzhinën mesdhetare me peizazhin marramendës.
Kushdo që kërkon një përvojë natyrore duhet vetëm të ngrejë sytë dhe të humbasë në ujërat kristalore dhe kontrastin e tyre me kodrat e gjelbra që ngrihen përreth.
Plazhi i Kakomesë: Gjysmëhëna shqiptare
Plazhi i Kakomesë është një mrekulli natyrore në formën e një gjysmëhëne të rrethuar nga bimësi e harlisur.
Peizazhi dominohet nga ujĂ«rat e tij mahnitĂ«se. PĂ«rveç kĂ«saj pamjeje idilike, Plazhi i KakomesĂ« â praktikisht i shkretĂ« â ofron qetĂ«si dhe mundĂ«si pĂ«r tĂ« shijuar panoramĂ«n madhĂ«shtore.
Turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Marisë së Kakomës, një kompleks bizantin i shekullit XVI.
Porto Palermo: Gjeografikisht unik
Porto Palermo është padyshim një nga vendet më unike në Shqipëri.
I vendosur midis fshatrave të Himarës dhe Qeparosë, ai rrethohet nga një ishull i lidhur me bregdetin.
Pranë tij ndodhet Kalaja e Ali Pashës, nga ku mund të shijoni pamjet më spektakolare të zonës përreth.
Edhe pse bregdeti i Porto Palermos është shumë shkëmbor, ka plazhe të vogla me guralecë ku mund të hyni në ujë pa pasur nevojë të kaloni shkëmbinjtë.
Pavarësisht se është një nga vendet më të njohura në Rivierën Shqiptare, Porto Palermo nuk është prekur ende nga turizmi masiv, duke ruajtur karakterin e egër që e bën të gjithë këtë bregdet një sekret të madh⊠për momentin.
Plazhi i Qeparosë, shëtitja ideale
Plazhi i Qeparosë ofron disa nga perëndimet e diellit më të bukura në vend.
ĂshtĂ« njĂ« vend ideal pĂ«r tâu çlodhur, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« zhytje ose pĂ«r tĂ« notuar, si dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« udhĂ«tim me varkĂ« nĂ« shpellat dhe shkĂ«mbinjtĂ« pĂ«rreth, apo pĂ«r tĂ« ecur deri nĂ« MajĂ«n e ĂikĂ«s â nga ku mund tĂ« shijoni pamjet spektakolare.
Plazhi është i rrethuar nga një shëtitore, ku do të gjeni restorante dhe të gjitha lehtësitë për një ditë në plazh. //a.i/
The post âNational Geographicâ: Zbuloni thesaret bregdetare tĂ« RivierĂ«s Shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.