Fillon gjyqi 8 miliardë dollarësh ndaj Mark Zuckerberg dhe drejtuesve të tjerë të Meta-s
Një proces gjyqësor me vlerë 8 miliardë dollarë, i ngritur nga aksionarët e Meta Platforms ndaj themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë aktualë dhe të mëparshëm të kompanisë, ka nisur të mërkurën në SHBA. Ata akuzohen se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve të Facebook-ut, në shkelje të një marrëveshjeje të vitit 2012 me Komisionin Federal të Tregtisë së SHBA-së (FTC).
Një ndër dëshmitarët e parë në këtë gjyq që po zhvillohet pa trup gjykues (pa juristë), pritet të jetë Jeffrey Zients, shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë nën presidentin Joe Biden dhe anëtar i bordit të Meta-s për dy vjet nga maji 2018.
Pritet që në sallën e gjyqit të dëshmojnë edhe drejtues të tjerë të profilit të lartë, përfshirë Mark Zuckerberg, ish-drejtoreshën operacionale Sheryl Sandberg, sipërmarrësin Marc Andreessen, si dhe ish-anëtarët e bordit Peter Thiel (bashkëthemelues i Palantir Technologies) dhe Reed Hastings (bashkëthemelues i Netflix).
Avokati i të paditurve nuk ka pranuar të komentojë, ndërsa Meta, e cila nuk është palë në këtë çështje, gjithashtu ka refuzuar të japë deklarata. Kompania ka deklaruar më herët në faqen e saj zyrtare se prej vitit 2019 ka investuar miliarda dollarë për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.
ĂĂ«shtja gjyqĂ«sore nisi nĂ« vitin 2018, pas zbulimeve se kompania tashmĂ« e shuar britanike âCambridge Analyticaâ, e cila punoi pĂ«r fushatĂ«n presidenciale tĂ« Donald Trump nĂ« vitin 2016, kishte aksesuar tĂ« dhĂ«nat e miliona pĂ«rdoruesve tĂ« Facebook-ut pa leje.
Për këtë shkelje, FTC gjobiti Facebook-un me 5 miliardë dollarë në vitin 2019, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të marrëveshjes së vitit 2012 mbi mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve. Aksionarët tani kërkojnë që Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë të kompanisë të rimbursojnë Meta-n për këtë gjobë dhe shpenzimet e tjera ligjore, të cilat vlerësohen në mbi 8 miliardë dollarë.
NĂ« dokumentet e dorĂ«zuara nĂ« gjykatĂ«, tĂ« paditurit i kanĂ« cilĂ«suar akuzat si âekstremeâ dhe pretendojnĂ« se prova do tĂ« tregojĂ« se Facebook kishte angazhuar njĂ« firmĂ« tĂ« jashtme pĂ«r tĂ« mbikĂ«qyrur pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« me marrĂ«veshjen me FTC-nĂ«, dhe se kompania ishte nĂ« fakt viktimĂ« e mashtrimit tĂ« Cambridge Analytica-s.
Përveç çështjeve të privatësisë, paditësit pretendojnë gjithashtu se Zuckerberg kishte parashikuar se skandali i Cambridge Analytica-s do të çonte në rënie të çmimit të aksioneve të kompanisë, dhe kishte shitur aksione për të përfituar personalisht mbi 1 miliard dollarë.
Avokatët mbrojtës kundërshtojnë këtë akuzë dhe thonë se Zuckerberg nuk ka bërë tregti me informacion të brendshëm, pasi ka përdorur një plan të automatizuar për shitjen e aksioneve, i cili parandalon ndikimin e tij personal mbi vendimet e tregtisë.
Ky gjyq konsiderohet i pari i kĂ«tij lloji qĂ« shkon nĂ« proces tĂ« plotĂ« gjyqĂ«sor dhe qĂ« ngre pretendimin se njĂ« bord drejtuesish ka dĂ«shtuar qĂ«llimisht tĂ« mbikĂ«qyrĂ« aktivitetin e kompanisĂ«, njĂ« akuzĂ« qĂ« nĂ« ligjin e korporatave nĂ« Delaware konsiderohet ndĂ«r mĂ« tĂ« vĂ«shtirat pĂ«r tâu provuar.
Një rast i ngjashëm kundër drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm të Boeing përfundoi me një marrëveshje prej 237.5 milionë dollarësh në vitin 2021, pa pranimin e fajit nga ana e tyre.
GjykatĂ«sja Kathaleen McCormick, qĂ« po drejton procesin nĂ« GjykatĂ«n e ĂĂ«shtjeve tĂ« Korporatave nĂ« Delaware, pritet tĂ« marrĂ« njĂ« vendim mbi pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« dhe dĂ«mshpĂ«rblimin disa muaj pas pĂ«rfundimit tĂ« seancave gjyqĂ«sore./abcnews.al