Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë
Tre ditë para fillimit të sezonit të ri të Bundesligës 2, Hertha BSC është përballur me një problem të pazakontë. Liga Gjermane e Futbollit (DFL) ka ndaluar përdorimin e fanellës së re të skuadrës në ndeshjet zyrtare.
Fanella, e prodhuar nga kompania Castore, u prezantua tre javë më parë dhe u prit shumë mirë nga tifozët. Megjithatë, DFL ka vendosur në minutën e fundit se ajo nuk përputhet me rregullat e garave.
Problemi qëndron në pjesën e pasme të fanellës. Ndryshe nga pjesa e përparme që ka vija blu e të bardha, shenja dalluese e klubit, pjesa e pasme nuk ka asnjë vijë.
Rregullorja e DFL kërkon që modeli i pjesës së përparme të vazhdojë edhe në pjesën e pasme, të paktën në të tretën e poshtme poshtë numrit.
Fanellat e Herthës nuk e kanë këtë detaj dhe për këtë arsye u refuzuan.
Klubi ka konfirmuar për mediat gjermane se po punon për një zgjidhje urgjente. Ata kanë kohë deri në javën e 9-të për të bërë ndryshimet e nevojshme.
âQĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« ta zgjidhim çështjen deri nĂ« ndeshjen e parĂ« nĂ« shtĂ«piâ, ishte reagimi i Hertha BSC nĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare, duke njoftuar se vijat do tĂ« shtohen sa mĂ« shpejt.
Interesante është se fanellat replika të shitura për tifozët nuk janë identike me ato që përdorin lojtarët në ndeshje. /Telegrafi/
The post Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë appeared first on Telegrafi.