❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg Kleanth Bylykun, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj.

Kleanth Bylyku alias Armando Gega, u vu në pranga dy ditë më parë.

Ai rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar më parë edhe Erlis Mehmeti, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i siguruar automjetin me të cilin lëvizte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill, kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.

Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.

Ajo ka shpĂ«rthyer nĂ« lot, duke thĂ«nĂ« “e vranĂ« mo e vranĂ«â€, ndĂ«rsa mĂ« pas Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« pyetje nga policia.

Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë.

Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni i ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, një aksion që po zhvillohet në disa qytete të vendit me qëllim çlirimin e trotuareve zaptimet e paligjshme.

Në videon e publikuar, shfaqen inspektorë dhe punonjës që heqin strukturat e lokaleve

“Ecim pĂ«rpara!”, shkruan Rama krahas videos, duke theksuar vendosmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« vijuar kĂ«tĂ« aksion nĂ« gjithĂ« territorin e vendit.

 

 

The post Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

MbrĂ«mjen e djeshme, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« u regjistrua nĂ« zonĂ«n e Freskut nĂ« kryeqytet, nĂ« rrugĂ«n “Thoma Filipeu”, ku njĂ« i ri mbeti i plagosur me armĂ« zjarri.

Policia ka zbardhur plotësisht dinamikën dhe identitetin e të përfshirëve në konfliktin me pasoja të rënda.

I plagosur: Jurgen Abazi, 28-vjeç

Autor i plagosjes: Klejvis Caka (Lusha)

Bashkëpunëtorët: Andi Gurra (Në kërkim), Xhonatan Qerimi (I arrestuar)

I plagosur në ngjarje mbeti Jurgen Abazi, 28-vjeç, i cili u qëllua me plumb në bark dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur nĂ« kĂ«rkim autorin e dyshuar tĂ« plagosjes, Klejvis Caka, i njohur edhe si Klejvis Lusha, 26 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«. Ai akuzohet pĂ«r veprat penale “Vrasje me dashje” (e mbetur nĂ« tentativĂ«), “Mbajtja pa leje e armĂ«ve dhe municionit”

Hetimet zbuluan se pas ngjarjes, autori i dyshuar u ndihmua pĂ«r t’u larguar nga vendngjarja nga dy persona, Xhonatan Qerimi, 27-vjeç, i cili u arrestua nĂ« flagrancĂ« pĂ«r “PĂ«rkrahje tĂ« autorit tĂ« krimit” dhe Andi Gurra, 26 vjeç, i shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n vepĂ«r.

Sipas Policisë, të dy bashkëpunëtorët dyshohet se ishin të pranishëm gjatë ose pas konfliktit dhe kanë ndihmuar në fshehjen dhe largimin e autorit të armatosur.

Ngjarja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit tjetër në kërkim.

The post Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Përmban shumë lëndë ushqyese, por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

✇Albeu
By: V K

Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup.

Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.

Mirëpo, ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë. Ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë, është se ai ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut.

Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë, mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve.

Sidoqoftë, kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.

Reduktimi i rrezikut të anemisë

Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup në të gjithë botën.

Më shumë se një e katërta e popullsisë së botës preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut tuaj për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Në disa raste, ai madje mund të dëmtojë funksionin e trurit.

Përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës.

Megjithëse rrushi i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban rreth 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50-vjeç, rreth 18 miligramë, të cilat kryesisht rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.

Rritja e niveleve të energjisë

MeqenĂ«se rrush i thatĂ« pĂ«rmban njĂ« sasi tĂ« konsiderueshme sheqeri, njĂ« grusht rrush tĂ« thatĂ« mund tĂ« jetĂ« njĂ« burim i mirĂ« energjie. ËshtĂ« mĂ« mirĂ« t’i hani nĂ« mĂ«ngjes me stomak bosh ose para njĂ« stĂ«rvitje pĂ«r tĂ« cilĂ«n keni nevojĂ« pĂ«r energji shtesĂ«, shkruan Eat This.

Rrushi i thatë është plot me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues mund të ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj.

Kjo mund të çojë në komplikime të mëdha shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Fatkeqësisht, rrushi i thatë gjithashtu ka një të metë.

Siç është përmendur tashmë, ai është i pasur me sheqer dhe ndërsa kjo mund të jetë e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.

Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit shumë të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë.

The post Përmban shumë lëndë ushqyese, por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë? appeared first on Albeu.com.

Sherri në Vlorë ku u plagosën tre persona/ Policia arreston autorin 32-vjeçar, zbardhen detajet

✇Albeu
By: V K

Policia e Vlorës, ka vënë ka arrestuar një 32-vjeçar, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, I. H., 32-vjeç, banues nĂ« VlorĂ«, u konfliktua pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta nĂ« dy zona tĂ« qytetit: nĂ« lagjen “10 Korriku” dhe nĂ« lagjen “PavarĂ«sia 2”, ku sulmoi me thikĂ« dy shtetas.

Nga përplasja mbetën të lënduar shtetasit M. F., 39-vjeç dhe K. K., 32-vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe vetë autori, I. H., është trajtuar për dëmtime të marra gjatë konfliktit.

Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua thika e përdorur nga autori gjatë sulmit.

Ndaj 32-vjeçarit rĂ«ndon akuza pĂ«r “Plagosje e rĂ«ndĂ« me dashje”, ndĂ«rsa materialet i janĂ« referuar ProkurorisĂ« sĂ« VlorĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme ligjore.

The post Sherri në Vlorë ku u plagosën tre persona/ Policia arreston autorin 32-vjeçar, zbardhen detajet appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

✇Albeu
By: V K

Drafti i Kodit tĂ« ri Penal, tĂ« propozuar nga qeveria, Ă«shtĂ« pritur me kundĂ«rshti tĂ« shumta. Krahas zĂ«rave tĂ« pafundme kundĂ«r edhe nga vetĂ« sistemi i drejtĂ«sisĂ« si SPAK-u, Prokuroria e PĂ«rgjithshme apo edhe Dhoma KombĂ«tare e AvokatisĂ« apo mediave, ditĂ«t e fundit edhe faktori ndĂ«rkombĂ«tar Ă«shtĂ« “rreshtuar” kundĂ«r.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar lidhur me draftin e ri të Kodit Penal, i cili ka shkaktuar shqetësim të gjerë për dispozitat që mund të penalizojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe kritikën.

Në një koment të ndarë në rrjetin social FB, OSBE thekson se nuk ka qenë e përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara dhe nuk i është kërkuar mendim paraprakisht.

“Prezenca e OSBE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e Kodit Penal si njĂ« ligj themelor qĂ« meriton kohĂ« tĂ« mjaftueshme dhe njĂ« proces konsultimi tĂ« plotĂ«. MegjithĂ«se nuk kemi qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« hartimin e ndryshimeve tĂ« propozuara, po shqyrtojmĂ« draftin e disponueshĂ«m dhe jemi tĂ« gatshĂ«m t’u ofrojmĂ« rekomandime konkrete qeverisĂ« dhe parlamentit tĂ« ri, nĂ« pĂ«rputhje me mandatin tonĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur institucionet demokratike dhe shtetin e sĂ« drejtĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Kujtojmë që edhe Delegacioni i BE në Tiranë, ka deklaruar se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të dispozitave të Kodit Penal, por vë theksin te procesi gjithëpërfshirës që duhet të shoqërojë miratimin e tij.

The post Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon akademiku Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne, mos i provoftë askush

✇Albeu
By: V K

Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, ka reaguar për herë të parë pasi vajza e tij Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë pak ditë më parë.

NĂ« njĂ« mesazh tĂ« ndjerĂ« dhe plot dhembje, Qosja ka ndarĂ« disa rreshta falĂ«nderimi pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« i qĂ«ndruan pranĂ« familjes sĂ« tij nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« vĂ«shtira, duke shprehur ngushĂ«llimet e tyre tĂ« sinqerta – tĂ« shumtĂ« nĂ« numĂ«r e me zemĂ«r tĂ« madhe.

Qosja ka shkruar se ditët pas vdekjes së bijës së tij, janë ditë të rënda dhe është lutur që askush të mos provohet me një dhimbje të tillë.

“Humbja e vajzĂ«s sime tĂ« shtrenjtĂ«, mĂ« ka ndihmuar tĂ« kuptoj se sa e thellĂ« Ă«shtĂ« dashuria prindĂ«rore e sa e pafundshme Ă«shtĂ« dhembja e largimit tĂ« parakohshĂ«m tĂ« fĂ«mijĂ«s pĂ«r prindĂ«rit, por mĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« kuptoj e tĂ« ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerĂ«zishme e fisnike Ă«shtĂ« pjesmĂ«rrja ngushĂ«lluese pĂ«r dhembje tĂ« mĂ«dha njerĂ«zore”, shkruan profesori nĂ« postimin e tij.

Postimi i plotë i akademikut Rexhep Qosja:

Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

Por, nĂ« kĂ«to ditĂ« dhembjeje e pikĂ«llimi, na e hapĂ«n derĂ«n e na e ngushĂ«lluan zemrĂ«n e mendjen numĂ«r i madh njerĂ«zish – farefis, miq nga tĂ« gjitha trojet shqiptare, dashamirĂ«s tĂ« pĂ«rhershĂ«m, kolegĂ« fisnikĂ«, fqinjĂ« nga afĂ«r e nga larg, por edhe njĂ« varg institucionesh kulturore, kombĂ«tare, politike, njĂ« vargu krijuesish tĂ« arteve e tĂ« shkencave, tĂ« cilat na e lehtĂ«suan e na e zbutĂ«n, aq sa Ă«shtĂ« mundshme nĂ« kĂ«to raste, humbjen tonĂ« tĂ« madhe, kurrĂ« tĂ« harrueshme.

Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.

Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

The post Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon akademiku Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne, mos i provoftë askush appeared first on Albeu.com.

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

✇Albeu
By: V K

I aksidentuari mbrëmjen e djeshme, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 29-vjeçar, ka humbur jetën ditën e sotme.

Siç raportohet, ngjarja ndodhi mbrĂ«mjen e sĂ« shtunĂ«s nĂ« aksin rrugor GjirokastĂ«r–KakavijĂ«, ku njĂ« kĂ«mbĂ«sor rreth 60-vjeç u pĂ«rplas rreth orĂ«s 22:30, nĂ« vendin e quajtur “KryqĂ«zimi i GlinĂ«s”, nga njĂ« automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi T. B., 29-vjeç.

Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ndërroi jetë pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e Bashkisë Korçë, pamjet i publikoi edhe në rrjetet sociale

✇Albeu
By: V K

Policia e Korçës, ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për një 27-vjeçar, pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.

I riu postoi videon në internet, ndërsa teksa sulmon bashkinë përdor edhe fjalë ofenduese dhe fyese.

27-vjeçari goditi disa herë me gurë godinën e bashkisë, duke thyer xhamat.

Njoftimi:

“SpecialistĂ« pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Korçë referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi penal pĂ«r shtetasin K. D., 27-vjeç, banues nĂ« Korçë, pasi rreth orĂ«s 02:15, ka goditur me gurĂ« xhamat e BashkisĂ« KorĂ§Ă«â€.

The post Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e Bashkisë Korçë, pamjet i publikoi edhe në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes

✇Albeu
By: V K

Të shtënat me armë zjarri në ajër u raportuan në bjeshkët e Munellës, në zonën e Stanit, fshati Mesul.

Sipas policisë së Shkodrës, kallëzimi është bërë diten e djeshme (2 gusht) nga një 37-vjeçar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë sekuestruar 6 gëzhoja si prova materiale.

Aktualisht, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

“DitĂ«n e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues nĂ« fshatin Spaç, ka kallĂ«zuar se nĂ« largĂ«si tĂ« Stanit tĂ« tij, nĂ« bjeshkĂ«t e Munelles, nĂ« fshatin Mesul, kanĂ« qĂ«lluar me armĂ« zjarri nĂ« ajĂ«r. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« shkuar menjĂ«herĂ« shĂ«rbimet e PolicisĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« gjetur e sekuestruar nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale 6 gĂ«zhoja”, thuhet ne njoftim.

The post Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Incidente dhe përplasje në ndeshjen miqësore Tenerife-Las Palmas (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Përballja mes Tenerife dhe Las Palmas, është konsideruar tradicionalisht si derbi i madh i Ishujve Kanarie, dhe pas rënies së Las Palmas nga La Liga, këtë sezon do të jetë gjithashtu një nga përballjet më të zjarrta të Segunda División.

Megjithatë, ndeshja miqësore e zakonshme e verës mes dy ekipeve nuk dha shenja pozitive, kryesisht për shkak të sjelljes së tifozëve të Las Palmas.

Rreth 100 prej tyre udhëtuan nga njëri ishull në tjetrin, por që në fillim u bë e qartë se nuk kishin ardhur për futbollin.

Para fillimit të ndeshjes, ata braktisën tribunën e vogël ku ishin vendosur dhe u zhvendosën në anën tjetër të stadiumit, ku ndodheshin tifozët vendas të Tenerifes.

Aty nisën të hedhin sende dhe barriera mbrojtëse drejt tifozëve kundërshtarë, duke krijuar kaos në shkallët e stadiumit.

Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e policisë shmangu përshkallëzimin e situatës dhe riktheu qetësinë.

 

đŸ“č @partidazocope pic.twitter.com/EedNxNXNZq

— ULTRAS 𝕳 ACCOUNT OF (@UltrasAccountOF) August 2, 2025

The post Incidente dhe përplasje në ndeshjen miqësore Tenerife-Las Palmas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U plagos nga i biri, 50-vjeçarja Nexhmije Sula dërgohet me urgjencë tek Trauma

✇Albeu
By: V K

Ditën e e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Dibër, ku 50-vjeçarja Nexhmije Sula, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Maqellarës, u plagos me thikë nga djali i saj 26-vjeçar Ikler Sula.

Sipas informacioneve policore, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në familje.

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës, ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula, ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura Nexhmije Sula,. është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula, mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.

The post U plagos nga i biri, 50-vjeçarja Nexhmije Sula dërgohet me urgjencë tek Trauma appeared first on Albeu.com.

Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes me rastin e 82 vjetorit

✇Albeu
By: V K

Nga; Ekrem Spahiu

Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes
(me rastin e 82 vjetorit)

Marrëveshja e Mukjes, është një ngjarje kyç në historinë e Shqipërisë, për të hyrë dhe ditur ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.

NacionalistĂ«t kishin frymĂ«zim kombĂ«tar dhe luftonin kundĂ«r pushtuesit, kĂ«rkonin vazhdimisht njĂ« marrĂ«veshje kombĂ«tare pĂ«r njĂ« luftĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kundĂ«r okupatorit, duke pĂ«rfshirĂ« edhe Frontin Nacional-ÇlirimtarĂ«, por udhĂ«heqja komuniste pikĂ«risht kĂ«saj marrĂ«veshjeje i trembej.

Zogistët, nën drejtimin dhe porositë e Mbretit Zog që ishte në Angli, ishin më me informacion dhe më të qartë në çdo drejtim gjatë luftes.

Ato përveçse ishin drejtpërdrejt të përfshirë në luftë, bënë përpjekiet maksimale për të kontribuar me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit.

PĂ«rfaqĂ«suesi i zogistĂ«ve Major Abaz Kupi, nĂ« KonferencĂ«n e PezĂ«s mĂ« 16 shtator 1942, pĂ«rpara delegatĂ«ve deklaroi: “
 jam bashkuar me ju, me punue pĂ«r tĂ« mirĂ«n e ShqipĂ«risĂ« e me luftue çdo okupator, por nĂ« rast se do tĂ« formohen partira, unĂ« jam mprojtĂ«si i Legalitetit qysh para 7 Prillit 1939, jam me Mbretin Zog”.

Abaz Kupi, ka rol parĂ«sor edhe pĂ«r thirrjen, organizimin dhe mbarĂ«vajtjen e KonferencĂ«s sĂ« Mukjes, ku pĂ«rfaqĂ«suesit e Frontit Nacional-ÇlirimtarĂ« dhe tĂ« Ballit KombĂ«tar, u mblodhĂ«n nĂ« njĂ« takim me 26 korrik 1943 nĂ« TapizĂ« dhe nga 1-3 gusht 1943 zhvilloi punimet Konferenca nĂ« Mukje.

Pika e parĂ« e marrĂ«veshjes ishte krijimi i Komitetit “PĂ«r shpĂ«timin e ShqipĂ«risĂ«â€, i cili nĂ« fund doli me njĂ« program, ku mĂ« kryesoret ishin:

Luftë të përbashkët në krah të aleatëve më të mëdhenj kundra pushtuesit.

Luftë për një Shqipëri të pamvarme dhe për një Shqipëri etnike.

Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore dhe forma e regjimit do të zgjidhej nga vota e popullit pas lufte.

Menjëherë pas Konferencës së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në afërsi të Qafë Shtamës me datën 4 gusht 1943 një betejë të përbashkët të çetave zogiste, balliste dhe partizane kundër ushtrisë italiane nën komandën e Major Abaz Kupit, ku bashkimi rezultoi me sukses të plotë.

Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte menjëherë atë.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, pas njĂ« muaji, mĂ« 4-8 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, nĂ« tĂ« cilĂ«n jo vetĂ«m u prish zyrtarisht MarrĂ«veshja e Mukjes, por edhe j’u shpalli luftĂ« tĂ« armatosur çdo rryme apo tendence tjetĂ«r politike, thĂ«nĂ« ndryshe, u fillua pĂ«rgatitja e kushteve pĂ«r njĂ« pĂ«rplasje mes palĂ«ve, deri nĂ« luftĂ« civile.

Dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, thirrĂ«n Kongresin e PĂ«rmetit mĂ« 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “
t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi nĂ« ShqipĂ«ri dhe tĂ« mos njihet asnjĂ« qeveri, qĂ« mund tĂ« formohej brenda ose jashtĂ« vendit”.

ZogistĂ«t qĂ« ishin promotorĂ«t e luftĂ«s kundĂ«r okupatorĂ«ve nazifashistĂ«, i njihnin shumĂ« mirĂ« komunistĂ«t dhe e parashikuan saktĂ«sisht qĂ«llimin e tyre qĂ« donin t’i dĂ«rgonin shqiptarĂ«t nĂ« pĂ«rplasje civile.

Për këtë arsye, mbretërorët riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda dhe jashtë vendit dhe ditur ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.

NacionalistĂ«t kishin frymĂ«zim kombĂ«tar dhe luftonin kundĂ«r pushtuesit, kĂ«rkonin vazhdimisht njĂ« marrĂ«veshje kombĂ«tare pĂ«r njĂ« luftĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kundĂ«r okupatorit, duke pĂ«rfshirĂ« edhe Frontin Nacional-ÇlirimtarĂ«, por udhĂ«heqja komuniste pikĂ«risht kĂ«saj marrĂ«veshjeje i trembej.

Zogistët, nën drejtimin dhe porositë e Mbretit Zog që ishte në Angli, ishin më me informacion dhe më të qartë në çdo drejtim gjatë luftes.

Ato përveçse ishin drejtpërdrejt të përfshirë në luftë, bënë përpjekiet maksimale për të kontribuar me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit.

PĂ«rfaqĂ«suesi i zogistĂ«ve Major Abaz Kupi, nĂ« KonferencĂ«n e PezĂ«s mĂ« 16 shtator 1942, pĂ«rpara delegatĂ«ve deklaroi: “
 jam bashkuar me ju, me punue pĂ«r tĂ« mirĂ«n e ShqipĂ«risĂ« e me luftue çdo okupator, por nĂ« rast se do tĂ« formohen partira, unĂ« jam mprojtĂ«si i Legalitetit qysh para 7 Prillit 1939, jam me Mbretin Zog”.

Abaz Kupi, ka rol parĂ«sor edhe pĂ«r thirrjen, organizimin dhe mbarĂ«vajtjen e KonferencĂ«s sĂ« Mukjes, ku pĂ«rfaqĂ«suesit e Frontit Nacional-ÇlirimtarĂ« dhe tĂ« Ballit KombĂ«tar, u mblodhĂ«n nĂ« njĂ« takim me 26 korrik 1943 nĂ« TapizĂ« dhe nga 1-3 gusht 1943 zhvilloi punimet Konferenca nĂ« Mukje.

Pika e parĂ« e marrĂ«veshjes ishte krijimi i Komitetit “PĂ«r shpĂ«timin e ShqipĂ«risĂ«â€ i cili nĂ« fund doli me njĂ« program, ku mĂ« kryesoret ishin:

Luftë të përbashkët në krah të aleatëve më të mëdhenj kundra pushtuesit.

Luftë për një Shqipëri të pamvarme dhe për një Shqipëri etnike.

Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore dhe forma e regjimit do të zgjidhej nga vota e popullit pas lufte.

Menjëherë pas Konferencës së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në afërsi të Qafë Shtamës me datën 4 gusht 1943 një betejë të përbashkët të çetave zogiste, balliste dhe partizane kundër ushtrisë italiane nën komandën e Major Abaz Kupit, ku bashkimi rezultoi me sukses të plotë.

Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte menjëherë atë.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, pas njĂ« muaji, mĂ« 4-8 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, nĂ« tĂ« cilĂ«n jo vetĂ«m u prish zyrtarisht MarrĂ«veshja e Mukjes, por edhe j’u shpalli luftĂ« tĂ« armatosur çdo rryme apo tendence tjetĂ«r politike, thĂ«nĂ« ndryshe, u fillua pĂ«rgatitja e kushteve pĂ«r njĂ« pĂ«rplasje mes palĂ«ve, deri nĂ« luftĂ« civile.

Dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, thirrĂ«n Kongresin e PĂ«rmetit mĂ« 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “
t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi nĂ« ShqipĂ«ri dhe tĂ« mos njihet asnjĂ« qeveri, qĂ« mund tĂ« formohej brenda ose jashtĂ« vendit”.

ZogistĂ«t qĂ« ishin promotorĂ«t e luftĂ«s kundĂ«r okupatorĂ«ve nazifashistĂ«, i njihnin shumĂ« mirĂ« komunistĂ«t dhe e parashikuan saktĂ«sisht qĂ«llimin e tyre qĂ« donin t’i dĂ«rgonin shqiptarĂ«t nĂ« pĂ«rplasje civile. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, mbretĂ«rorĂ«t riformatuan mĂ«nyra tĂ« tjera qĂ«ndrese, brenda dhe jashtĂ« vendit.

 

The post Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes me rastin e 82 vjetorit appeared first on Albeu.com.

Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” pĂ«r sulmin

✇Albeu
By: V K

Milani Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« sulmuesi dhe ndĂ«rsa pret zhvillime tĂ« reja nĂ« frontin “Vlahoviç”, Igli Tare nuk ka qĂ«ndruar duarkryq, por Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« lĂ«vizje qĂ« tĂ« sigurojĂ« njĂ« emĂ«r tĂ« njohur nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

NĂ« Itali e cilĂ«sojnĂ« qĂ« tani njĂ« “goditje tĂ« pamundur”, por sinjalet e para janĂ« pozitive pĂ«r kuqezinjtĂ«.

Bëhet fjalë për Darvin Nunjez, uruguaianin e Liverpulit, i cili është drejt largimit nga klubi anglez që ka mbipopulluar repartin e avancuar me afrime të reja të njëpasnjëshme.

“Sky” bĂ«n tĂ« ditur se Igli Tare, ka kontaktuar me grupin qĂ« menaxhon futbollistin dhe hapi i parĂ« pozitiv, Ă«shtĂ« se ai pĂ«lqen njĂ« transferim tĂ« mundshĂ«m nĂ« Milano.

Problemi, si gjithmonĂ«, Ă«shtĂ« aspekti financiar i marrĂ«veshjes,. Liverpuli vlerĂ«son rreth 60 milionĂ« euro kartonin e sulmuesit, shume tĂ« cilĂ«s i shtohet edhe rroga prej 5 milionĂ« eurosh neto nĂ« sezon qĂ« kĂ«rkon ai. MegjithatĂ«, bisedimet janĂ« nĂ« pikĂ«n e nisjes dhe gjithçka mbetet pĂ«r t’u diskutuar.

The post Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” pĂ«r sulmin appeared first on Albeu.com.

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar, nën akuzën se kishte mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike.

Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Peruxhias dhe nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore.

Ato kishin marrë informacione se një shtetas shqiptar, po i mbante me forcë ish-gruan dhe fëmijët e tij në territorin italian.

Pas kontaktit me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë në Romë, mëngjesin e së premtes u lëshua një plan kërkimi i menjëhershëm nga Kompania e Karabinierëve në Gubbio, përfshirë patrulla, verifikime të menjëhershme dhe mjete teknike për të lokalizuar autorin dhe viktimat.

Vetëm një orë më pas, forcat e rendit arritën të ndalonin një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari, brenda të cilit ndodheshin ish-bashkëshortja dhe dy fëmijët, në një gjendje të dukshme shqetësimi.

Menjëherë sapo panë karabinierët, gruaja dhe njëri prej fëmijëve kërkuan ndihmë, duke konfirmuar dyshimet e para dhe duke përfunduar operacionin me sukses.

Nga rindĂ«rtimi i ngjarjes rezulton se burri e kishte mashtruar ish-bashkĂ«shorten qĂ« tĂ« vinte nĂ« Itali mĂ« 30 korrik sĂ« bashku me fĂ«mijĂ«t, por pasi ata mbĂ«rritĂ«n, ua kishte marrĂ« pasaportat dhe celularĂ«t pĂ«r t’i ndaluar tĂ« largoheshin.

Gjatë ditëve të qëndrimit të detyruar, ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Pas ndalimit të autorit, karabinierët vendosën nën mbrojtje nënën dhe dy fëmijët në një strukturë të sigurt.

Ndërsa për burrin, përveç akuzës për privim të paligjshëm të lirisë dhe dhunë në familje, rëndon edhe akuza për mbajtje të paligjshme të një thike. Ai është dërguar në burgun e Peruxhias me urdhër të prokurorit të çështjes.

The post Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë

✇Albeu
By: V K

TĂ« paktĂ«n 84% e personave qĂ« plotĂ«suan njĂ« sondazh tĂ« “Monitor, thanĂ« se do tĂ« pushojnĂ« apo kishin pushuar kĂ«tĂ« verĂ«.

Pakica prej 16% përmendi arsye të ndryshme se pse nuk do të bënte pushime, ku në 73% të rasteve shkak ishte pamundësia ekonomike.

Pjesa më e madhe prej 57% parashikonin që pushimet të ishin mes 1-2 javë. Lidhur me destinacionin, 50% kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe pjesa tjetër jashtë, ku e preferuara është Greqia.

Akomodimi i parapëlqyer mbeten hotelet dhe apartamentet në platforma si Booking dhe Airbnb me përkatësisht 40% dhe 38% të përgjigjeve.

Këtë verë vihet re rritja e peshës së shpenzimeve në buxhetin ditor 50-100 euro dita, e cila i takon 52% të përgjigjeve e lidhur kjo me kostot e rritura të aktiviteteve, transportit apo ushqimeve.

Vera e këtij viti, ka shfaqur një dinamikë më të ndryshme se ajo e vitit të shkuar. Interesi i të huajve sërish ka qenë më i lartë se viti paraardhës, por ritmi i rritjes është ngadalësuar.

Operatorët turistikë thanë se ndoshta kjo verë do të ketë më pak turistë individualë, sesa vera e një viti më parë nisur nga rezervimet paraprake gjatë qershorit për muajt pasardhës që ishin disi më të ulëta për korrikun dhe gushtin, kryesisht për rajonin e Vlorës dhe Sarandës.

Pavarësisht kësaj, kompensimin e bën deri diku ecuria më e mirë e Durrësit, por edhe pjesës më në Veri të vendit, ku Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur më shumë vizitorë nisur edhe nga çmimet më ekonomike.

Por bregdeti shqiptar nuk është vetëm i përzgjedhuri i të huajve për pushimet verore, pavarësisht se theksi i viteve të fundit vihet aty.

Në fakt, një pjesë jo e vogël e vendasve zgjedhin këtë bregdet jo vetëm për fundjava, por edhe për pushime më të gjata verore.

PĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« shumĂ« rreth tendencave tĂ« pushimit tĂ« vendasve, kostove, preferencave tĂ« akomodimit, plazheve apo aktiviteteve plotĂ«suese, “Monitor” zhvilloi edhe kĂ«tĂ« verĂ« njĂ« sondazh pĂ«rmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting), ku u pĂ«rgjigjĂ«n 266 persona duke dhĂ«nĂ« kĂ«shtu njĂ« panoramĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme mbi pushimet e shqiptarĂ«ve, kohĂ«zgjatjen dhe problematikat qĂ« ata konstatojnĂ« kĂ«tĂ« sezon.

84% e të anketuarve do të bëjnë pushime, tek ata që nuk do të pushojnë dominon pamundësia ekonomike

Ende pa gjetur shkëlqimin e saj turistik, pushimet e verës dominoheshin kryesisht nga vendasit, por edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe diaspora e dy vendeve që jeton jashtë kufijve.

Me promovimin ndërkombëtar dhe sidomos efektin e rrjeteve sociale, pavarësisht se vendasit dhe shqiptarët e Kosovës mbeten ende pjesa dominuese e atyre që frekuentojnë bregdetin, pesha e grupeve të tjera është rritur dukshëm.

Në sy bien italianët, gjermanët apo francezët me rritje nga viti në vit, por edhe grupet e organizuara ku mbizotërojnë polakët e çekët dhe më pak spanjollët apo vendet e tjera baltike.

Por teksa sytë janë te të huajt, sa prej vendasve parashikojnë të pushojnë këtë verë?

Ajo që bie në sy është se shumica e të anketuarve kanë planifikuar të kenë pushime verore këtë vit. Të paktën 84% e tyre janë përgjigjur me po në pyetjen: A keni planifikuar që të bëni pushime verore këtë vit? Por një përqindje jo e vogël, 16% janë përgjigjur se këtë verë nuk parashikojnë të bëjnë pushime.

Arsyet janĂ« nga mĂ« tĂ« ndryshmet, por nĂ« 73% tĂ« rasteve kur janĂ« pĂ«rgjigjur me “jo”, arsyeja lidhet me pamundĂ«sinĂ« ekonomike.

NĂ« tĂ« tjera raste, shkak pĂ«r tĂ« mos pushuar gjatĂ« verĂ«s kanĂ« qenĂ«: arsyet personale, fakti qĂ« ende ishin tĂ« pavendosur mbi atĂ« qĂ« do tĂ« bĂ«nin, pamundĂ«sia pĂ«r t’u shkĂ«putur nga puna apo edhe vendimi pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ« periudha tĂ« tjera tĂ« vitit.

Një tjetër tregues i nxjerrë nga të dhënat e anketës sa u takon atyre që nuk do të pushonin këtë verë, ishte ai mbi mundësinë që kishin pasur për të pushuar në pesë vitet e fundit gjatë verës.

Të paktën 19% e atyre që nuk planifikonin të udhëtonin, thanë se nuk kishin bërë asnjëherë pushime në pesë vitet e fundit.

Mbizotëronin edhe përgjigjet e atyre që kishin pasur mundësi të pushonin vetëm një herë në pesë vitet e fundit.

Të dhënat e përpunuara nga përgjigjet e 266 të anketuarve, tregojnë se 72% e atyre që janë përgjigjur ishin meshkuj.

Lidhur me grupmoshat 20% e të anketuarve ishin 20-29-vjeç, 35% ishin 30-39 vjeç, 30% ishin të grupmoshës 40-49-vjeç.

 

 

Pushimet e verës, shumica zgjedh bregdetin, 57% deri në dy javë

Alternativat e pushimeve mund të jenë të ndryshme në verë, por për shumicën ato përfshijnë detin, rërën dhe diellin. Edhe në anketën tonë 92% e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë zgjedhin zonat bregdetare, një pakicë tjetër kanë zgjedhur zonat malore ose qytete urbane.

Kjo tregon se shqiptarët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në det teksa në botë është vënë re se qasja e turistëve për verën po ndryshon.

BBC publikoi në qershor një artikull ku shkruhej se ndryshimet klimatike po ndryshojnë planet e udhëtimit.

Më së shumti, kjo i referohet një tendence të turistëve për të shmangur zonën e Mesdheut, e cila është goditur viteve të fundit nga valë ekstreme të të nxehtit, duke zgjedhur vende me klimë më të butë dhe në afatgjatë kjo tendencë mund të theksohet.

NĂ«se ajo do tĂ« bindĂ« vendasit tĂ« qĂ«ndrojnĂ« mĂ« pak te pushimet tradicionale apo jo, kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r t’ju referuar sĂ«rish sondazhit, rreth kohĂ«zgjatjes sĂ« pushimeve, shifrat tregojnĂ« se tĂ« paktĂ«n 57% planifikonin qĂ« pushimet e tyre verore tĂ« ishin mes 1-2 javĂ«sh.

Në një përqindje të konsiderueshme janë edhe ata që pushimet verore i kanë parashikuar më pak se një javë, duke përfaqësuar 35% të atyre që iu përgjigjën anketës.

Të paktën 7% parashikonin që pushimet e tyre të ishin dy-tre javë, ashtu sikurse 1% thanë se kishin një muaj pushime të programuara vere.

 

 

Plazhet, shezloni shpenzim i planifikuar, shumica 1000-1500 lekë dita

Kjo verë është shoqëruar me një prani të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë në zonat bregdetare duke vënë theksin sidomos te plazhet publike që për hir të së vërtetës janë në sipërfaqe më të mëdha sesa vitet e kaluara.

Kryeministri madje ka ndarë disa herë gjatë këtij viti pamje nga plazhet publike, apo nga ato të zëna nga privatët në mënyrë të padrejtë, të cilëve iu janë hequr shezlonet. Premtimi në fakt është që vitin e ardhshëm të ketë hapësira edhe më të shumta plazhesh publikë, duke qenë se mbarojnë një seri kontratash 5-vjeçare.

Pavarësisht kësaj, duket se kostoja e një shezloni apo qëndrimi në shezlone te subjekte private është pjesë e pandarë kur planifikojmë pushimet. Shpesh kjo lidhet me faktin që plazhet publike kanë mungesë dushesh, banjash apo pastërti dhe kujdes për rërën është minimal.

NĂ« anketĂ«n e “Monitor”, 73.5% e atyre qĂ« do tĂ« pushojnĂ« nĂ« bregdet thanĂ« se zona ku planifikojnĂ« tĂ« pushojnĂ« ka akses nĂ« plazh publik. PavarĂ«sisht kĂ«saj, ata parashikojnĂ« te shpenzimet e tyre çadrat dhe shezlonet.

Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur, pra 25%, parashikojnë një kosto 1000-1500 lekë në ditë, 22% një kosto 700-1000 lekë, 19% jo më shumë se 500-700 lekë në ditë dhe pjesa tjetër më pak se 500 lekë në ditë.

Lidhur me mënyrën e parapëlqyer të transportit për në destinacionin e pushimeve duket se shumica zgjedhin komoditetin e makinës personale me 77.78% të përgjigjeve, ndërkohë që pjesa tjetër është me transport ajror, në masën 16.2%.

Më pak përgjigje përfshijnë kamperin apo autobusin me 0.46% dhe 5.56%. Dominimi i makinës personale lidhet me faktin që një pjesë e mirë e turistëve kanë distanca të afërta për të përshkruar brenda vendit, por edhe në vende fqinjë siç është Greqia.

 

 

50% do të pushojnë jashtë Shqipërisë, kryeson Greqia, pas saj Italia dhe Turqia

 

TĂ« paktĂ«n gjysma e tĂ« anketuarve qĂ« thanĂ« se kishin planifikuar pushime verore parashikonin qĂ« t’i kalonin jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«. Destinacionet janĂ« nga mĂ« tĂ« ndryshmet, por peshĂ«n kryesore e mban Greqia.

Ky treg po bëhet gjithmonë e më popullor për shqiptarët si efekt i ofertave me të gjitha të përfshira që janë mjaft konkurruese por edhe për alternativat që ofron vija bregdetare e këtij vendi, ku disa rajone si Halkidiki apo Korfuzi mbeten ekonomike.

Fillimi i fluturimeve të linjave low cost me një seri destinacionesh, sidomos me Italinë, edhe me dy fluturime brenda ditës për të njëjtin destinacion, e kanë kthyer këtë vend në të preferuar.

Teksa italianĂ«t po vizitojnĂ« gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« ShqipĂ«rinĂ« duket se tashmĂ« edhe shqiptarĂ«t po “i kthejnĂ«â€ vizitĂ«n me mĂ« shumĂ« udhĂ«time.

Në vendin e tretë është Turqia, e cila ka qenë historikisht pjesë e verës të një përqindje të konsiderueshme shqiptarësh.

Ofertat e Turqisë janë të shumta dhe çdo vit prezantohen resorte të reja dhe popullore në brigjet e këtij vendi, edhe pse çmimet gradualisht janë rritur.

Portugalia, Spanja janë gjithashtu vende që kanë marrë vëmendje dhe jo pak persona janë përgjigjur se parashikojnë që këto vende të jenë destinacionet e tyre të verës.

Të tjera shtete me kuriozitet për verën janë Kroacia, Malta por edhe Suedia.

 

 

Akomodimi, shumica parapëlqejnë hotel, 49% parashikojnë kosto mes 50-100 euro/nata

Strukturat akomoduese këtë vit u përballën me vendosjen e referencës duke kërkuar që të deklarojnë zënien që kanë gjatë vitit sipas referencave që miratoi qeveria.

Këto referenca ishin të ndara në dy periudha duke përfshirë maj-shtator dhe atë tetor-prill.

Një situatë e tillë krijoi pakënaqësi në një pjesë të mirë të rasteve lidhur kjo me faktin që sidomos në zonat bregdetare në Jug, zënia e dhomave ishte dukshëm më e ulët se referenca në sezonin jashtë pikut të verës.

Në atë kohë u nënvizua se kjo mund të ndikonte te kostot dhe një rritje të çmimeve në një pjesë të tyre. Ajo që ka ndodhur në fakt me çmimet këtë vit duket më shumë si një rregullim i tregut, ku operatorët turistikë thonë se ka një rritje të lehtë për strukturat cilësore dhe një ulje apo qëndrim në vend të atyre që nuk kanë investuar apo që u duhet të konkurrojnë me çmim.

Një pjesë agresive e këtij tregu janë bërë edhe apartamentet në Airbnb apo Booking të cilët falë ekspozimit në këto platforma janë bërë të preferuar.

NĂ« sondazhin e “Monitor”, tĂ« paktĂ«n 40% e atyre qĂ« janĂ« pĂ«rgjigjur kanĂ« thĂ«nĂ« se do tĂ« zgjedhin njĂ« hotel si strukturĂ« akomodimi pĂ«r pushimet verore.

Ndërkohë 38% do të marrin një apartament me qira ditore në Airbnb apo Booking.

Të paktën 9% do të qëndrojnë tek të afërmit, 6% në resort dhe po kaq në shtëpi fshati, teksa 1% kanë zgjedhur një bujtinë. Edhe te shpenzimet ditore të planifikuara për një strukturë akomodimi, të paktën 49% parashikojnë një kosto ditore mes 50-100 euro/nata.

Një vit më parë, për të njëjtin sondazh përgjigjet që dominonin ishin për një buxhet deri në 50 euro/nata. Ndërkohë, ky grup që kërkon struktura më ekonomike këtë herë ka kaluar në vend të dytë, ku 21% parashikojnë këtë kosto për këtë verë për një natë.

Të paktën 17% parashikojnë që një natë të kushtojë 100-200 euro, ndërkohë që 9% mbi 300 euro/nata./ Monitor.al

 

 

The post Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë appeared first on Albeu.com.

KontrabandistĂ«t shqiptarĂ« promovojnĂ« “paketa udhĂ«timi” me çmim 12 mijĂ« paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme nĂ« rrjetet sociale

✇Albeu
By: V K

Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të përballet me deri në pesë vite burg, sipas një propozimi të ri të qeverisë britanike.

Hulumtimet tregojnë se rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone kanë përdorur platforma online gjatë udhëtimit të tyre, përfshirë edhe për të kontaktuar agjentë të lidhur me rrjete të kontrabandës së njerëzve.

Ndërkohë që ndihma për emigracionin e paligjshëm është tashmë vepër penale, qeveria synon që me krijimin e një vepre të re penale të fuqizojë policinë me më shumë kompetenca dhe të godasë modelin financiar të grupeve kriminale.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, ka paralajmëruar gjithashtu një skemë të përshpejtuar për përpunimin e kërkesave për azil, që synon të marrë vendime brenda pak javësh, për të zgjidhur vonesat në sistem.

Këto masa vijnë ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 25,000 persona kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone vetëm gjatë vitit 2025, një rekord për këtë periudhë të vitit.

“KĂ«ta kriminelĂ« nuk ngurrojnĂ« tĂ« çojnĂ« emigrantĂ«t nĂ« situata qĂ« rrezikojnĂ« jetĂ«n, duke pĂ«rdorur metoda nĂ« rrjete sociale. Jemi tĂ« vendosur tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka pĂ«r t’i ndaluar, kudo qĂ« veprojnĂ«â€, tha Cooper.

Vepra e re penale që ndalon promovimin online të kalimeve ilegale përmes Kanalit do të përfshihet në projektligjin për Sigurinë Kufitare, Azilin dhe Emigracionin, i cili aktualisht po shqyrtohet në Parlament.

NdĂ«rkohĂ«, grupe kontrabandistĂ«sh nga ShqipĂ«ria kanĂ« promovuar “paketa udhĂ«timi” me çmim 12,000 paund, duke premtuar strehim dhe punĂ« pas mbĂ«rritjes nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, raporton Sky News.

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Krimeve, tashmë bashkëpunon me kompani teknologjike për të fshirë postimet e tilla, më shumë se 8,000 postime u hoqën gjatë vitit të kaluar.

Opozita konservatore, i ka cilĂ«suar kĂ«to masa si “tĂ« vonuara dhe tĂ« pamjaftueshme”, duke theksuar se dĂ«bimet automatike janĂ« mĂ«nyra e vetme pĂ«r tĂ« ndalur fluksin e kalimeve ilegale me gomone.

The post KontrabandistĂ«t shqiptarĂ« promovojnĂ« “paketa udhĂ«timi” me çmim 12 mijĂ« paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme nĂ« rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 3 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.3 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 97.3 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Paundi britanik, blihet me 109.8 lekë dhe shitet me 111.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.8 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 3 Gusht 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në relievet malore të zonave verilindore dhe juglindore.

Kjo e bën fundjavën të favorshme për udhëtime dhe aktivitete në natyrë.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.

Në zonat bregdetare dhe lugina, priten rritje të përkohshme të intensitetit të saj, duke arritur deri në 7 deri në 9 m/s.

Në det, pritet një valëzim i lehtë me forcë 1 deri në 2 ballë, çka e bën situatën detare të qetë dhe të përshtatshme për lundrim.

 

The post Parashikimi i motit 3 Gusht 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Realizon dygolëshin e parë, Lamine Jamal: Të shënosh me fanellën me numrin 10, është një ëndërr që kur isha fëmijë

✇Albeu
By: V K

Lamine Jamal, ka shĂ«nuar golat e tij tĂ« parĂ« me BarcelonĂ«n nĂ« pĂ«rgatitjet e verĂ«s. Ai ka shĂ«nuar dy herĂ« nĂ« fitoren 7-3 tĂ« katalanasve nĂ« Seul, qĂ« ndĂ«r tĂ« tjera ishin dhe golat e tij tĂ« parĂ« me fanellĂ«n me numrin “10”.

Barcelona njoftoi zyrtarisht më 16 korrik se lojtari i ri do të trashëgonte këtë numër ikonik, të mbajtur nga lojtarë si Mesi dhe Maradona ndër të tjerë.

Dhe kjo e bën të ndihet krenar 18-vjeçarin, që ka komentuar pas takimit në Seul.

“TĂ« jem nĂ« gjendje tĂ« shĂ«noj me kĂ«tĂ« fanellĂ« dhe me kĂ«tĂ« numĂ«r Ă«shtĂ« shumĂ« e veçantĂ«. ËshĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr qĂ« e kam pasur qĂ« kur isha fĂ«mijĂ«. Jam shumĂ« i lumtur me fitoren e ekipit”, tha lojtari nĂ« fund tĂ« ndeshjes.

Në të vërtetë, siç ishte rasti në ndeshjen e parë kundër Visel Kobe, lojtari i ri ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në tribuna dhe gjithashtu një nga më të shquarit në fushë.

“Jemi shumĂ« mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetjen qĂ« marrim kudo dhe shpresojmĂ« qĂ« ky sezon tĂ« jetĂ« shumĂ« i suksesshĂ«m dhe tĂ« fitojmĂ« shumĂ« tituj”, tha anĂ«sori.

Lamin Jamal, shënoi dy gola në stadiumin e Kupës së Botës në Seul (Kore e Jugut). Lojtari i ri shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 14-të, pas një lëvizjeje individuale që përfitoi nga dy ribaunde.

Ai shënoi me këmbën e majtë dhe një gjuajtje të ulët drejt shtyllës së afërt. Goli i dytë i lojtarit të ri erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Me rezultatin e barabartĂ« 2-2, lojtari i blaugranave bĂ«ri pĂ«rsĂ«ri lĂ«vizjen vendimtare pas njĂ« pasimi tĂ« bukur nga Dani Olmo. Prandaj, Lamin Jamal debutoi me fanellĂ«n me numĂ«r “10” me njĂ« dygolĂ«sh. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Hansi Flik bĂ«ri njĂ« ndryshim tĂ« plotĂ« nĂ« formacionin titullar.

The post Realizon dygolëshin e parë, Lamine Jamal: Të shënosh me fanellën me numrin 10, është një ëndërr që kur isha fëmijë appeared first on Albeu.com.

❌