❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

​AmbasadorĂ«t e vendeve mike nesĂ«r pjesmarrĂ«s nĂ« seancĂ«n e 52-tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit

Ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë të premten në vazhdimin 52-të të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë njofton se duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament.

“Duke pasur parasysh se nesĂ«r Ă«shtĂ« mundĂ«sia e fundit pĂ«r tĂ« konstituuar Kuvendin para afatit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, Ambasadori Rohde, sĂ« bashku me kolegĂ« tĂ« tjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, planifikon tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« seancĂ«n nĂ« parlament”, thuhet nĂ« njoftim, raporton kp.

Më 26 korrik skadon afati i Gjykatës Kushtetuese e cila i ka urdhëruar deputetët që konstituojnë Kuvendin brenda një muaji.

Presidentja Vjosa Osmani të martën iu drejtua Kushtetueses, mes tjerash për të kërkuar masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, ku në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses janë obliguar deputetët që deri më 26 korrik të zgjedhin trupat e Kuvendit, por pa specifikuar pasojat juridike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e nderpreu seancën të mërkurën, më 23 korrik, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj. Kjo erdhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin Deharit.

Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00. Ai nuk e hodhi fare në votim formimin e komisionit të fshehtë.

The post ​AmbasadorĂ«t e vendeve mike nesĂ«r pjesmarrĂ«s nĂ« seancĂ«n e 52-tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

AAK përmbyll nominimet për zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Budakova zyrtarizohet për Lipjan dhe Ramë Bislimi për Shtime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar të gjithë kandidatuarat për komuna për zgjedhjet e 12 tetorit.

AAK ka nominuar Bashkim Budakovën për kryetar të Lipjanit.

Nominimi i tij vjen pasi ditë më parë Ilir Tasholli është tërhequr nga gara për kryetar të kësaj komune, transmeton Telegrafi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Budakova është profesionist me përvojë të gjatë në arsim.

“Aleanca ka nominuar Bashkim Budakova si kandidat pĂ«r kryetar tĂ« KomunĂ«s sĂ« Lipjanit, njĂ« profesionist me pĂ«rvojĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« arsim dhe pĂ«rfaqĂ«sues i dĂ«shmuar i qytetarĂ«ve nĂ« Kuvendin Komunal. Bashkimi njihet si njeri me integritet tĂ« lartĂ«, i afĂ«rt me komunitetin dhe i palĂ«kundur nĂ« mbrojtjen e interesit publik. Ai pĂ«rfaqĂ«son modelin e udhĂ«heqĂ«sit tĂ« pĂ«rkushtuar, me vizion tĂ« qartĂ« pĂ«r zhvillimin e Lipjanit dhe me gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« qeverisje tĂ« ndershme dhe pĂ«rgjegjĂ«se”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, AAK ka nominuar edhe Ramë Bislimin për komunën e Shtimes.

“NĂ« Shtime, kandidati i AleancĂ«s Ă«shtĂ« RamĂ« Bislimi, njĂ« figurĂ« e respektuar nga qytetarĂ«t, i njohur pĂ«r maturi, ndershmĂ«ri dhe lidership tĂ« natyrshĂ«m. RamĂ« Bislimi gĂ«zon besimin e komunitetit dhe sjell me vete njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« pasur dhe njĂ« pĂ«rkushtim tĂ« palĂ«kundur pĂ«r zhvillim ekonomik, mirĂ«qenie dhe qeverisje transparente. Ai Ă«shtĂ« garanci pĂ«r njĂ« Shtime mĂ« tĂ« mirĂ«, mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe mĂ« tĂ« organizuar”, theksoi ai.

Ai shtoi tutje se “Me kĂ«to dy kandidatura tĂ« fuqishme, Aleanca pĂ«rmbyll nominimet nĂ« komuna, duke dĂ«shmuar edhe njĂ«herĂ« vlerat qĂ« e udhĂ«heqin; ndershmĂ«rinĂ«, profesionalizmin dhe besimin nĂ« qytetarin”./Telegrafi/

The post AAK përmbyll nominimet për zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Budakova zyrtarizohet për Lipjan dhe Ramë Bislimi për Shtime appeared first on Telegrafi.

Inspektorati Sanitar mbyll pishinën e Gërmisë pasi IKSHPK njoftoi se uji nuk i plotëson standardet

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur Pishinën e Gërmisë në Prishtinë, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se uji nuk plotëson standartet për pishinë.

Inspektorët tashmë kanë vendosur shenjën ku tregohet për mbylljen e pishinës, pikërisht në dyert e kësaj pishine.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Inspektoratin Sanitar të Shëndetësisë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se monitoruar cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë, dhe rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës.

Kështu ka njoftuar IKSHPK përmes një njoftimi për media, transmeton Telegrafi.

“Instituti KombĂ«tar i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike tĂ« KosovĂ«s (IKSHPK), nĂ« kuadĂ«r tĂ« mandatit tĂ« tij pĂ«r mbrojtjen e shĂ«ndetit publik, dhe bazuar nĂ« kontratĂ«n qĂ« ka me ndĂ«rmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, qĂ« bĂ«n menaxhimin e pishinĂ«s sĂ« GĂ«rmisĂ« nĂ« PrishtinĂ«, po bĂ«n monitorimin e rregullt tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« ujit ne kĂ«tĂ« pishinĂ« publike. EkspertĂ«t e EkologjisĂ« Humane nga IKSHPK kanĂ« marrĂ« mostra pĂ«r analizĂ« laboratorike nga uji i kĂ«saj pishine, tĂ« premten mĂ« 19 korrik 2025. Rezultatet e kĂ«tyre mostrave te lĂ«shuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikĂ« nuk plotĂ«suan standardet pĂ«r ujin e pishinĂ«s. Inspektorati Sanitar i MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ka bĂ«rĂ« vizitĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pishinĂ«, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«. MĂ« 23 korrik 2025, janĂ« marrĂ« mostra tĂ« pĂ«rsĂ«ritura dhe rezultatet pĂ«rfundimtare pritet tĂ« jenĂ« tĂ« gatshme ditĂ«n e premte, me 25 korrik 2025″, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, thuhet se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së./Telegrafi/

 

The post Inspektorati Sanitar mbyll pishinën e Gërmisë pasi IKSHPK njoftoi se uji nuk i plotëson standardet appeared first on Telegrafi.

Ndalje mikrofonash e përplasje ndërmjet Avni Deharit dhe Ganimete Musliut

Në seancën konstituive ka ndodhur një përplasje ndërmjet kryesuesit të seancës, Avni Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Deputetja në fjalimin e saj u ftua ta bëjë propozimin për Komisionin Zgjedhor, dhe më pas ajo filloi të flas duke mos e bërë propozimin, transmeton Telegrafi.

Pas kĂ«saj, reagoi Dehari, duke i thĂ«nĂ« se “ndalohet debati, po keqpĂ«rdoret foltorja”.

Musliu në anën tjetër kërkoi të mos i ndalet mikrofoni, ajo iu afrua Deharit më pas duke mos e lejuar as atë të flas.

Kjo situatë bëri që seanca të ndërpritet, dhe të vazhdohet ditën e premte. /Telegrafi/

The post Ndalje mikrofonash e përplasje ndërmjet Avni Deharit dhe Ganimete Musliut appeared first on Telegrafi.

KRU “Prishtina” kĂ«rkon qĂ« uji tĂ« mos shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar

Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina”, ka kĂ«rkuar nga qytetarĂ«t qĂ« uji tĂ« mos shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar.

NĂ« njoftim thuhet se uji duhet kursyer, transmeton Telegrafi.

“Uji sot nuk duhet tĂ« shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogĂ«lojmĂ« rezervat e ujit tĂ« pijshĂ«m, por uji duhet kursyer pikĂ« pĂ«r pikĂ«.! VetĂ«m kĂ«shtu sigurojmĂ« sasi tĂ« mjaftueshme tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen. ot kemi rritje tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, pavarĂ«sisht qĂ« shpĂ«rndarja bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« dhe me kapacitete maksimale trajtuese”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, thuhet se “Nga ju kĂ«rkojmĂ« shpenzim racional tĂ« ujit, ndĂ«rsa ne jemi duke inspektuar terrenin pĂ«r kyçje ilegale dhe keqpĂ«rdorime tĂ« ujit nĂ« zonat urbane e rurale”.

“Ujin mund ta zĂ«vendĂ«sojĂ« vetĂ«m uji! E ardhmja varet nga disa veprime qĂ« ne i marrim sot”./Telegrafi/

The post KRU “Prishtina” kĂ«rkon qĂ« uji tĂ« mos shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar appeared first on Telegrafi.

Policia aksion në plazhin e Gjirit të Lalzit, lirohen hapësirat që ishin zënë në mënyrë të paligjshme

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë liruar hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

NĂ« njoftim thuhet se shĂ«rbimet e Stacionit tĂ« PolicisĂ« ManzĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« plan-operacionit “Plazhi i lirĂ«â€, kanĂ« vijuar kontrollet pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare, me qĂ«llim lirimin e hapĂ«sirave publike qĂ« zihen pa lejen pĂ«rkatĂ«se nga subjektet nĂ« bregdet, duke vĂ«nĂ« çadra dhe shezlongĂ«, transmeton Telegrafi.

“GjatĂ« kontrolleve, nĂ« hapĂ«sira publike, nĂ« plazhin e Gjirit tĂ« Lalzit, u hoqĂ«n dhe u sekuestruan nĂ« total 78 komplete me çadra dhe shezlongĂ«, qĂ« ishin vĂ«nĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nga 2 shtetas”, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror. /Telegrafi/

The post Policia aksion në plazhin e Gjirit të Lalzit, lirohen hapësirat që ishin zënë në mënyrë të paligjshme appeared first on Telegrafi.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Veliaj pritet të njoftohet zyrtarisht të mërkurën, 23 korrik, kur ai do të transportohet nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Arrestimi i tij u krye më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë të tjerë.

Avokatët mbrojtës dhe vetë Veliaj janë njoftuar për procedurën nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa të mërkurën pritet që SPAK të bëjë publike akuzat e plota ndaj tij./euronewsalbania/

 

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun Erion Veliaj appeared first on Telegrafi.

IPK publikoi Raportin e Inspektimit: Koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi që është 13.7 minuta

Departamenti i Inspektimit nĂ« kuadĂ«r tĂ« Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s (IPK) ka publikuar Raportin e inspektimit tĂ« rregullt nĂ« fushĂ«n “Reagimi nĂ« thirrjet e qytetarĂ«ve dhe raportimi i aktiviteteve policore”.

Në komunikatë thuhet se inspektimi është realizuar në bazë të Planit Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2025, për të vlerësuar nëse stacionet janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive dhe të shpejtë, në thirrjet e qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre.

“Objektivat e kĂ«tij inspektimi kanĂ« qenĂ«: matja dhe analizimi i kohĂ«s sĂ« reagimit policor nĂ« thirrjet e qytetarĂ«ve, vlerĂ«simi i procesit tĂ« raportimit tĂ« aktiviteteve policore, si dhe vlerĂ«simi i dokumentimit tĂ« aktiviteteve policore sipas niveleve”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, thuhet se gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për nivelet drejtuese dhe operative të strukturave policore të Departamentit të Rendit Publik, duke përfshirë edhe stacionet policore.

“Treguesit statistikor mbi kohĂ«n e reagimit nĂ« pamje tĂ« pĂ«rgjithshme nuk pasqyrojnĂ« ndryshim krahasuar me matjet e bĂ«ra nga IPK para tre viteve, me disa ndryshime tek njĂ« numĂ«r stacionesh dhe drejtorive rajonale. Koha mesatare e reagimit policor pĂ«r kĂ«tĂ« vit nĂ« nivel vendi qĂ« Ă«shtĂ« 13.7 minuta, ka rezultuar e njĂ«jtĂ« si nĂ« matjet nga viti 2022”, vijon njoftimi.

Raporti vë në pah se nga këndvështrimi i nivelit të drejtorive rajonale, Drejtoritë Rajonale Ferizaj, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë e Jugut kanë reagim më të shpejtë krahasuar me drejtoritë tjera policore.

IPK në kuadër të Raportit ka dhënë katër rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e shtimit të kontrolleve në zyrat e radio komunikimit tek një numër stacionesh në drejtim të përmirësimit të cilësisë së Logut operacional, organizimin e trajnimeve për mbajtjen cilësore të Logut operacional apo nxjerrjen e një manuali operativ mbi procedurën dhe veprimet në menaxhimin e thirrjeve, analizimin e kohës së reagimit për të identifikuar shkaktarët që ndikojnë në zgjatjen e saj, etj.

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së./Telegrafi/

The post IPK publikoi Raportin e Inspektimit: Koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi që është 13.7 minuta appeared first on Telegrafi.

Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes disa personave në një lokal në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan.

“Me tĂ« marrĂ« informatĂ«n policia, ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojĂ« e rrahjes gjashtĂ« persona janĂ« lĂ«nduar dhe tĂ« njĂ«jtĂ«ve menjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« ofruar trajtimin e nevojshĂ«m mjekĂ«sor. Dy nga personat e lĂ«nduar nĂ«n pĂ«rcjellje tĂ« policisĂ« janĂ« duke u trajtuar nĂ« QKUK, ndĂ«rkohĂ« qĂ« katĂ«r tĂ« tjerĂ« pas trajtimit mjekĂ«sor, janĂ« shoqĂ«ruar nĂ« polici pĂ«r intervistim”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo tutje tha se policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

 

The post Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital appeared first on Telegrafi.

Starton projekti banesor ‘Linda’ nĂ« FushĂ« KosovĂ« – vendoset gurthemeli nga X Company” dhe Al Trade

Ëndrrat pĂ«r banim modern dhe cilĂ«sor marrin jetĂ« nĂ« FushĂ« KosovĂ« me vendosjen e gurthemelit tĂ« kompleksit banesor “Linda”, projekti i parĂ« i kompanisĂ« ndĂ«rtimore X Company, nĂ« bashkĂ«punim me kompaninĂ« Al Trade.

Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u mbajt sot dhe shënoi fillimin zyrtar të ndërtimit të një prej komplekseve më premtuese në rajon. Projekti parashikon ndërtimin e banesave moderne, të ndërtuara sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe të përshtatura me nevojat e komunitetit lokal.

Me këtë hap të parë, X Company synon jo vetëm të kontribuojë në zhvillimin urban të zonës, por edhe të sjellë një qasje të re në mënyrën e të jetuarit në Fushë Kosovë, duke ofruar hapësira funksionale, komode dhe të qëndrueshme për familjet dhe individët që kërkojnë cilësi dhe komoditet.

 

The post Starton projekti banesor ‘Linda’ nĂ« FushĂ« KosovĂ« – vendoset gurthemeli nga X Company” dhe Al Trade appeared first on Telegrafi.

Po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

Policia e shtetit ka arrestuar një person në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit po lëvizte i armatosur.

Policia njofton se ka sekuestruar armĂ«n e zjarrit automatike tip “Scorpion”, municion luftarak, 2 celularĂ«, 1 automjet dhe 1 motomjet qĂ« i pĂ«rdorte 21-vjeçari.

“ShĂ«rbimet e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« LezhĂ«, bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e siguruara pĂ«r njĂ« shtetas qĂ« lĂ«vizte me armĂ« zjarri, nĂ« ShĂ«ngjin, kanĂ« organizuar dhe finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Siguria”. GjatĂ« operacionit, nĂ« shĂ«titoren e plazhit tĂ« ShĂ«ngjinit, shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar shtetasin K. V., qĂ« po mbante njĂ« armĂ« zjarri. NĂ« momentin e ndĂ«rhyrjes sĂ« PolicisĂ«, ai ka tentuar tĂ« largohet, por Ă«shtĂ« kapur dhe neutralizuar”, njofton policia.

GjatĂ« kontrollit, atij iu gjetĂ«n 1 armĂ« zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek nĂ« fole, dhe 2 krehra me municion luftarak pĂ«r kĂ«tĂ« armĂ«.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve, shtetasi K. V., 21 vjeç, banues nĂ« LezhĂ«, u arrestua nĂ« flagrancĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

The post Po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Telegrafi.

​PartitĂ« ish-opozitare: VV-ja po mban peng kuvendin e qeverinĂ«

Partitë të cilat kanë qenë në opozitë në mandatin e fundit kanë qëndruar sërish në sallën e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të përpjekjes së 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas PDK-sĂ«, LDK-sĂ«, e AAK-sĂ«, “LĂ«vizja VetĂ«vendosje po mban peng Kuvendin, QeverinĂ« dhe po shkel KushtetutĂ«n, ligjin e tĂ« gjitha normat juridike”.

Deputeti i PDK-,së Artan Behrami tha se Lëvizja Vetëvendosje po keqpërdor të drejtën për të propozuar kryetarin e kuvendit për agjenda antidemokratike që kërcënojnë në përmbysje të rendit kushtetues.

“Kuvendi i KosovĂ«s nĂ« kĂ«to 49 seanca Ă«shtĂ« ndarĂ« nĂ« kĂ«to parti qĂ« kemi mbetur nĂ« sallĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur KushtetutĂ«n – aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese, Ligjin e rregulloren dhe praktikat parlamentare. PartitĂ« qĂ« sapo dolĂ«n, janĂ« parti qĂ« keqpĂ«rdorin tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« propozuar kryetarin e Kuvendit pĂ«r agjenda anti-demokratike qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« nĂ« pĂ«rmbysje tĂ« rendit kushtetues qĂ« mbajnĂ« peng Kuvendin, QeverinĂ« dhe shkelin KushtetutĂ«n, ligjin dhe tĂ« gjitha normat”, tha Behrami.

NdĂ«rsa, deputetja e LDK-sĂ«, Arjeta Abazi theksoi se Kuvendi Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« “teatĂ«r tĂ« stĂ«rzgjatur pĂ«r shkak tĂ« njĂ« partie qĂ« nuk ka kuptuar qĂ« pushteti nuk Ă«shtĂ« pronĂ« personale”.

“Le tĂ« mos shtiremi se gjithçka Ă«shtĂ« nĂ« rregull, seancĂ« pas seance dhe ende nuk po arrijmĂ« tĂ« ecim pĂ«rpara. Kuvendi Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« teatĂ«r tĂ« stĂ«rzgjatur, ku pĂ«r fat tĂ« keq aktorĂ«t kryesorĂ« janĂ« mĂ« tĂ« interesuar pĂ«r skenĂ«n sesa pĂ«r skenarin dhe nuk po ndalemi pĂ«r shkak tĂ« ndonjĂ« emergjence apo fatkeqĂ«sie natyrore, po pĂ«r shkak tĂ« njĂ« partie qĂ« ende nuk e ka kuptuar qĂ« pushteti nuk Ă«shtĂ« pronĂ« personale, njĂ« parti qĂ« pĂ«r 20 vjet luftoi pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« pushtet e sot po e shkatrrĂ«n atĂ« pĂ«rmes kokfortĂ«sisĂ« dhe arrogancĂ«s”, theksoi Abazi, raporton kp.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se Gjykata Supreme e ka bërë të qartë se VV-ja po shkel ligjin dhe Kushtetutën.

“Gjykata Supreme e ka thĂ«nĂ« qartĂ« dhe me njĂ« vendim ua ka qartĂ«suar qartĂ« njerĂ«zve qĂ« po shkelin ligjin dhe KushtetutĂ«n se nuk kanĂ« tĂ« drejtĂ« me marrĂ« asnjĂ« vendim, ndĂ«rsa Kurti po mburret po thotĂ« qeverisje dy plus. I ke uzurpuar institucionet, Kuvendin dhe QeverinĂ«â€, tha Kadrijaj.

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e kaluara, me mosarritjen e formimit të Komisionit për votim të fshehtë. Vetëm 50 deputetë votuan pro këtij Komisioni.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari theksoi se vazhdimi i seancës së radhës mbahet të hënën në orën 11:00.

The post ​PartitĂ« ish-opozitare: VV-ja po mban peng kuvendin e qeverinĂ« appeared first on Telegrafi.

Vazhdon bllokada, dështon edhe tentativa e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe të nënkryetarëve, transmeton Telegrafi.

Subjektet politike nuk ofruan propozim, duke sjellë kështu një tjetër dështim në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ndryshe, deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka paralajmëruar se sot mund të ketë takim ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

“Ne presim qĂ« sot tĂ« zhvillohet takimi, jemi nĂ« afatin e fundit kushtetues. UnĂ« pres sinjal pozitiv nga takimi qĂ« besoj sot do tĂ« ndodhĂ«. Pres sinjal pozitiv, guxim nga lideri i LVV-sĂ«, Albin Kurti, duke e parĂ« qĂ« jemi nĂ« afatin e fundit kushtetues. Ky Ă«shtĂ« realiteti politik, Limaj e ka zgjatur dorĂ«n e bashkĂ«punimit, presim nga lideri i LVV-sĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« vullnet dhe ta pĂ«rkthejĂ« nĂ« veprim tĂ« shpejt politik”, theksoi ajo.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 47 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare. /Telegrafi/

The post Vazhdon bllokada, dështon edhe tentativa e 49-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Nisma nuk heq dorĂ« nga posti i kryeparlamentarit, Izmaku paralajmĂ«ron takimin Kurti – Limaj

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, para nisjes së seancës konstituive, deklaroi se sot mund të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj.

Ajo tha se kjo është mundësia e fundit, që të arrihet një marrëveshje dhe të dilet nga ngërçi, transmeton Telegrafi.

“Ne presim qĂ« sot tĂ« zhvillohet takimi, jemi nĂ« afatin e fundit kushtetues. UnĂ« pres sinjal pozitiv nga takimi që  besoj sot do tĂ« ndodhĂ«. Pres sinjal pozitiv, guxim nga lideri i LVV-sĂ«, Albin Kurti, duke e parĂ« qĂ« jemi nĂ« afatin e fundit kushtetues. Ky Ă«shtĂ« realiteti politik, Limaj e ka zgjatur dorĂ«n e bashkĂ«punimit, presim nga lideri i LVV-sĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« vullnet dhe ta pĂ«rkthejĂ« nĂ« veprim tĂ« shpejt politik”, theksoi ajo.

Izmaku deklaroi se posti i kryparlamentarit nuk është kusht, por që Fatmir Limaj është alternativa e vetme./Telegrafi/

 

 

The post Nisma nuk heq dorĂ« nga posti i kryeparlamentarit, Izmaku paralajmĂ«ron takimin Kurti – Limaj appeared first on Telegrafi.

ÇfarĂ« sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndĂ«rtimit nĂ« vend?

Telegrafi ka publikuar një episod të veçantë të podcastit të tij, dedikuar një ngjarjeje me rëndësi të madhe për ekonominë dhe sektorin e ndërtimit në Kosovë, panairi Expo Real Kosova 2025.

Ky episod bashkoj figura me përvojë dhe vizion për të diskutuar zhvillimet e fundit në ndërtimtari, patundshmëri, investime, teknologji dhe komunikim në biznes.

Me tĂ« ftuarit Ekrem Tahiri – Drejtues i PR Solution dhe organizator i Expo Real Kosova Krenar Batusha – Drejtues i Pro Real Estate, nĂ«n moderimin e Gentian Lluka, CEO i Telegrafit, nĂ« kĂ«tĂ« bashkĂ«bisedim do tĂ« dĂ«gjoni pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e panairit Expo Real Kosova pĂ«r industrinĂ« e ndĂ«rtimit dhe aktorĂ«t rreth saj si dhe mĂ«nyrĂ«n se si po ndryshon profili i blerĂ«sit dhe investitorit.

Episodi gjithashtu shpalosi rolin e diasporës në tregun e patundshmërisë dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes fizike në panair, edhe në epokën digjitale.

“NĂ« njĂ« kohĂ« gjithnjĂ« e mĂ« digjitale, kontaktet reale dhe prezenca fizike janĂ« ato qĂ« ndĂ«rtojnĂ« besimin dhe bĂ«jnĂ« diferencĂ«n”, u shpreh Ekrem Tahiri.

Krenar Batusha, nga ana tjetër, tregoi për qasjen e kompanive dhe rëndësinë e ngritjes së standardeve profesionale.

“Kemi parĂ« nevojĂ«n pĂ«r ndryshim dhe kemi punuar pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« sistem profesional qĂ« mbĂ«shtet zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m” deklaroj Batusha.

Panairi Expo Real Kosova 2025 do tĂ« mbahet mĂ« 25, 26, 27 korrik nĂ« Prishtina Mall, me c’rast do tĂ« ekspozohen shumĂ« kompani qĂ« i takojnĂ« kĂ«tij sektori si dhe pĂ«r 3 ditĂ« radhazi do tĂ« jetĂ« i hapur pĂ«r vizitor.

Ndërkaq ky episod i podcast nga Telegrafi është vetëm hyrja e një serie diskutimesh që synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorëve kyç të vendit.

 

The post ÇfarĂ« sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndĂ«rtimit nĂ« vend? appeared first on Telegrafi.

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 18 korrik 2025, në Gjilan, një grua kosovare ka raportuar se është viktimë e një akti dhune seksuale.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima ka deklaruar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj

“Gjilan 11.07.2025 – 14:00. MĂ« 18.07.2025 viktima femĂ«r kosovare, ka njoftuar policinĂ« se i dyshuari ka kryer marrĂ«dhĂ«nie seksuale pa dĂ«shirĂ«n e saj. I dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar dhe pas intervistimit me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Mbajti fjalim fyes nĂ« Rahovec kundĂ«r UÇK-sĂ«, policia jep detaje pĂ«r arrestimin e Igor Popoviq

Policia e KosovĂ«s ka dhĂ«nĂ« detaje lidhur me arrestimin e Igor Popoviq, ndihmĂ«sdrejtor i ashtuquajturĂ«s “ZyrĂ« pĂ«r KosovĂ«â€ nĂ« qeverinĂ« serbe, i cili ditĂ«n e premte gjatĂ« njĂ« fjalimi nĂ« fshatin HoqĂ« e Madhe e ka cilĂ«suar UÇK-nĂ«, si organizatĂ« terroriste.

Policia bĂ«n tĂ« ditur se me kĂ«to deklarata, Popoviq dyshohet se ka kryer veprĂ«n penale “Nxitja e pĂ«rçarjes dhe e mos durimit”, transmeton Telegrafi.

“NĂ« PKK BĂ«rnjak Ă«shtĂ« arrestuar i dyshuari shtetas i SerbisĂ« pĂ«r shkak se i njĂ«jti dyshohet se gjatĂ« njĂ« fjalimi nĂ« fshatin HoqĂ« e Madhe ka cilĂ«suar UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s si organizatĂ« terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje tĂ« rĂ«nda ndĂ«rkombĂ«tare. Me kĂ«to veprime i njĂ«jti dyshohet se ka kryer veprĂ«n penale tĂ« lartcekur”, ka njoftuar policia.

Gjithashtu, Policia njofton se nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë.

“Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari pas intervistimit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje”, bĂ«het e ditur nĂ« komunikatĂ«.

Edhe ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave tĂ« zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatĂ« njĂ« fjalimi nĂ« Rahovec e cilĂ«soi UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s si organizatĂ« terroriste.

Sveçla konfirmoi edhe zyrtarisht se Popoviq është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ndaj tij priten masa konform ligjeve në fuqi.

Sipas tij, Popoviq qĂ« Ă«shtĂ« ndihmĂ«sdrejtor nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “ZyrĂ« pĂ«r KosovĂ«â€ nĂ« Serbi – me deklarimet e tij ka nxitur urrejtje dhe pĂ«rçarje ndĂ«retnike nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s.

“Deklarimet e tij gjatĂ« fjalimit kanĂ« nxitur urrejtje e pĂ«rçarje ndĂ«retnike nĂ« vendin tonĂ«. Ai e ka cilĂ«suar UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK) si organizatĂ« terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje tĂ« rĂ«nda nĂ« historinĂ« botĂ«rore”, ka shkruar Sveçla nĂ« Facebook.

Ai konfirmoi se Popoviq pas ndalimit në pikën kufitare në Bërnjak është dërguar në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

“Nuk do tĂ« tolerojmĂ« fyerje dhe pĂ«rdhosje tĂ« historisĂ« sonĂ«, e aq mĂ« pak tĂ« LuftĂ«s sonĂ« Çlirimtare tĂ« udhĂ«hequr nga UÇK-ja. Kjo pjesĂ« e historisĂ« gĂ«zon respektin e tĂ« gjithĂ« botĂ«s pĂ«rparimtare”, theksoi ministri nĂ« detyrĂ«. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Mbajti fjalim fyes nĂ« Rahovec kundĂ«r UÇK-sĂ«, policia jep detaje pĂ«r arrestimin e Igor Popoviq appeared first on Telegrafi.

Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit, a do të ketë takim Kurti-Limaj?

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 48 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Në seancën e kaluar, nga LVV deklaruan se do të ketë takim ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëpunim. Takimi mes Kurtit dhe Limajt ende nuk ka ndodhur, ndërsa, mbetet të shihet nëse dyshja do të takohet para seancës konstituive.

Ndryshe, të premten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi u zhvillua në prag të përfundimit të afatit kushtetues, të përcaktuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, respektivisht deri më 26 korrik 2025.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon konstituimin përfundimtar brenda 30 ditëve nga seanca e parë, duke e vënë afatin deri në 26 korrik./Telegrafi/

 

The post Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit, a do të ketë takim Kurti-Limaj? appeared first on Telegrafi.

​Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« TiranĂ«, njĂ« i vdekur

NjĂ« aksident ka ndodhur dje nĂ« rrugĂ«n “Jordan Misja” nĂ« TiranĂ«, automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletĂ«n me tĂ« cilĂ«n lĂ«vizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është lënduar rëndë 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan TCh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post ​Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« TiranĂ«, njĂ« i vdekur appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius

Mbi vendin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 27 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Telegrafi/

The post Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

❌