Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti
Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm ofensivën kundër objektivave ushtarake në Siri, duke sulmuar sërish kryeqytetin Damask.
Sipas dy burimeve të sigurisë, objektivi i fundit ka qenë Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, ndërsa raportohet për viktima dhe të plagosur mes forcave të sigurisë siriane.
Mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, raportuan për një shpërthim të fuqishëm në orët e pasdites të së mërkurës në Damask, duke cituar burime zyrtare siriane që e lidhin ngjarjen me një tjetër sulm ajror nga Izraeli.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga mediat izraelite dhe arabe tregojnë momentin e sulmit, ku sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas bombardimit të hyrjes së godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit sirian.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror sirian ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm gjatë një transmetimi live të lajmeve.
Në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter), Katz shkruan:
âGoditjet e rĂ«nda kanĂ« nisurâ, duke shoqĂ«ruar videon me njĂ« mesazh paralajmĂ«rues ndaj regjimit sirian.
Ai deklaroi mĂ« herĂ«t se paralajmĂ«rimet ndaj Damaskut kanĂ« pĂ«rfunduar dhe se tanimĂ« kanĂ« nisur goditjet âtĂ« dhimbshmeâ.
Izraeli, sipas tij, do të vazhdojë të mbrojë komunitetin e Druzëve në Siri dhe se ushtria izraelite do të veprojë në jug të vendit, konkretisht në provincën Suweida, derisa tërheqja e plotë e forcave siriane të përfundojë.
âDrejtuar vĂ«llezĂ«rve tanĂ« druzĂ« nĂ« Izrael: mund tĂ« mbĂ«shteteni tek Forcat e Armatosura Izraelite pĂ«r tĂ« mbrojtur vĂ«llezĂ«rit tuaj nĂ« Siri. Kryeministri Netanyahu dhe unĂ«, si MinistĂ«r i Mbrojtjes, kemi dhĂ«nĂ« fjalĂ«n â dhe do ta mbajmĂ«â, deklaroi mĂ« tej Katz.
Sulmi i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vazhdën e një tjetër goditjeje në hyrjen e ndërtesës disa orë më parë.
Ngjarja ndodh mes përshkallëzimit të tensioneve në jug të Sirisë, ku ka pasur përplasje të armatosura mes milicive druze dhe fiseve beduine, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Forcat izraelite kanë ndërmarrë gjithashtu disa goditje në jug të Sirisë, një rajon që po përballet me tensione të thella etnike dhe përfshirjen e forcave siriane të sigurisë.
Zyrtarët izraelitë kanë theksuar se veprimet e tyre ushtarake kanë për qëllim mbrojtjen e minoritetit druzi në Siri.
The post Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti appeared first on Albeu.com.