Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti

By: V K
16 July 2025 at 15:54

Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm ofensivën kundër objektivave ushtarake në Siri, duke sulmuar sërish kryeqytetin Damask.

Sipas dy burimeve të sigurisë, objektivi i fundit ka qenë Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, ndërsa raportohet për viktima dhe të plagosur mes forcave të sigurisë siriane.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, raportuan për një shpërthim të fuqishëm në orët e pasdites të së mërkurës në Damask, duke cituar burime zyrtare siriane që e lidhin ngjarjen me një tjetër sulm ajror nga Izraeli.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga mediat izraelite dhe arabe tregojnë momentin e sulmit, ku sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas bombardimit të hyrjes së godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit sirian.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror sirian ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm gjatë një transmetimi live të lajmeve.

Në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter), Katz shkruan:

“Goditjet e rënda kanë nisur”, duke shoqëruar videon me një mesazh paralajmërues ndaj regjimit sirian.

Ai deklaroi më herët se paralajmërimet ndaj Damaskut kanë përfunduar dhe se tanimë kanë nisur goditjet “të dhimbshme”.

Izraeli, sipas tij, do të vazhdojë të mbrojë komunitetin e Druzëve në Siri dhe se ushtria izraelite do të veprojë në jug të vendit, konkretisht në provincën Suweida, derisa tërheqja e plotë e forcave siriane të përfundojë.

“Drejtuar vëllezërve tanë druzë në Izrael: mund të mbështeteni tek Forcat e Armatosura Izraelite për të mbrojtur vëllezërit tuaj në Siri. Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi dhënë fjalën – dhe do ta mbajmë”, deklaroi më tej Katz.

Sulmi i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vazhdën e një tjetër goditjeje në hyrjen e ndërtesës disa orë më parë.

Ngjarja ndodh mes përshkallëzimit të tensioneve në jug të Sirisë, ku ka pasur përplasje të armatosura mes milicive druze dhe fiseve beduine, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Forcat izraelite kanë ndërmarrë gjithashtu disa goditje në jug të Sirisë, një rajon që po përballet me tensione të thella etnike dhe përfshirjen e forcave siriane të sigurisë.

Zyrtarët izraelitë kanë theksuar se veprimet e tyre ushtarake kanë për qëllim mbrojtjen e minoritetit druzi në Siri.

The post Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

By: V K
7 July 2025 at 15:06

Kryeministri Edi Rama, shprehet se në Theth është ndërtuar një fshat turistik pa leje dhe sulmoi më tej prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjelin, e cila nuk ka bërë detyrën e saj në lidhje me këtë masakër.

Rama u shpreh se Inspektoriati dhe Policia, kanë konstatuar ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur, por kur çështja u dërgua në prokurori, nuk u mor asnjë veprim për të nisur hetimet.

Pasi ka pajisur të gjithë miqtë e tij oligarkë me leje ndërtimi anë e mbanë Shqipërisë, Rama tashmë bën si hero i vendit dhe ngrihet të sjellë shpëtim.

Ai e konsideron të papranueshëm vendimin e prokurores Gjeli, duke theksuar se ky veprim dëmton rëndë interesat e shtetit dhe shkel pasuritë e përbashkëta të popullit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama, thotë se në Theth është ndërtuar një fshat turistik pa leje dhe sulmoi më tej prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjelin, e cila nuk ka bërë detyrën e saj në lidhje me këtë masakër.

Gjithashtu, Rama u shpreh se Inspektoriati dhe Policia, kanë konstatuar ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur, por kur çështja u dërgua në prokurori, nuk u mor asnjë veprim për të nisur hetimet.

Pasi ka pajisur të gjithë miqtë e tij oligarkë me leje ndërtimi anë e mbanë Shqipërisë, Rama tashmë bën si hero i vendit dhe ngrihet të sjellë shpëtim.

Ai e konsideron të papranueshëm vendimin e prokurores Gjeli, duke theksuar se ky veprim dëmton rëndë interesat e shtetit dhe shkel pasuritë e përbashkëta të popullit shqiptar.

The post Kryeministri Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth appeared first on Albeu.com.

Meta sulmon Kryemadhin, e quan “Zeqine e SPAK-ut”: Takoi Shatkun në janar në SHBA

By: V K
7 July 2025 at 14:42

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK ka deklaruar se asaj nuk i intereson më se çfarë mendon dhe thotë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Kryemadhi është shprehur se Presidenti i PL-së informohet vetëm nga një njeri, duke nënkuptuar Tedi Blushin, lidhur me ngjarjet jashtë burgut.

“Informohet vetëm për gjërat që i intereson grupit që rri afër tij”, theksoi ajo, duke shtuar se; “nuk më intereson më fare as se çfarë thotë Meta dhe as se çfarë bën e mendon”.

Pas kësaj deklarate të Kryemadhit, ka reaguar Meta i cili e quan atë “Zeqine e SPAK-ut”.

Meta shprehet se ai ka ka çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se; “gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni”.

Presidenti i PL shprehet më tej se nuk do të besojë, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat bankare të Monika Kryemadhit dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por “ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë”.

Ai shton se nëse akuzat do të ishin të vërteta, SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte në SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku.

Reagimi i Metës:

“Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.

Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

 

The post Meta sulmon Kryemadhin, e quan “Zeqine e SPAK-ut”: Takoi Shatkun në janar në SHBA appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia, nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

By: V K
3 July 2025 at 12:26

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes së cilës ka shpenzuar 244 mijë dollarë për veshje, bileta avioni e hotele në vende të botës.

Kryemadhi shënjestroi Blushin, teksa tha se në vend që të lexojë dokumentet të SPAK për të, duhet të flasë për Ergys Agasin apo Ulsi Manjën.

Kryemadhi e akuzoi Blushin se e largoi Metën nga shtëpia, i largoi njerëzit nga Partia e Lirisë, duke shtuar me ironi se tani që u bë deputet, nuk e di se çfarë kërkon që të marrë më.

“Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut.

Nuk e di ca do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf. Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty.

Ai është izoluar Meta, është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklarata për drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve, për ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh Kryemadhi.

The post Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia, nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon burgun famëkeq Evin të Iranit

By: user7
23 June 2025 at 14:10

Ushtria izraelite sulmoi hyrjen e burgut famëkeq Evin të Iranit të hënën, sipas ministrit të mbrojtjes të Izraelit dhe lajmeve shtetërore iraniane, në sulmin e saj të fundit ndaj kryeqytetit, Teheran.

Një re e zezë gjigante u pa duke mbuluar një derë të burgut Evin, në pamjet e publikuara nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB dhe të gjeo-lokuara nga CNN.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi në një deklaratë se Evini ishte shënjestruar, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë ndërtesën kryesore të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe selinë e Basij (një krah paraushtarak i IRGC-së).

Forcat e sigurisë në qendrën e paraburgimit Evin janë të njohura për historikun e tyre të gjatë të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Aktivistë politikë, gazetarë dhe muzikantë janë ndër ata që janë burgosur në këtë qendër.

The post Izraeli sulmon burgun famëkeq Evin të Iranit appeared first on Lapsi.al.

Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i PS

23 June 2025 at 10:53

Petro Koçi vendosi të tërhiqej nga gara për deputet, pas urdhrit të Edi Ramës se do të futeshin në listë të hapur, por duket se përplasjen e ka edhe me Belinda Ballukun, e cila e mbushi listën e Fierit me vartës të saj dhe me njerëz që i përdor për interesa personale. Së fundmi, gjatë […]

The post Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i PS appeared first on BoldNews.al.

Tjerër sulm me raketa në Izrael! Irani shënjestron qytetetet veriore, disa të plagosur

By: M C
20 June 2025 at 17:33

Raketat iraniane goditën disa vende në të gjithë Izraelin të premten, sipas ekipeve të zjarrfikësve dhe shpëtimit, duke bërë që të dërgoheshin ekipe për çmontimin e bombave.

Qyteti portual verior i Haifës ishte midis atyre që u goditën, si dhe distrikti më verior Dan, shtuan shërbimet e emergjencës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale të premten treguan një re të madhe tymi që ngrihej mbi ndërtesat në Haifa.

Sipas mediave të huaja, banorët në qytetin verior izraelit të Haifës ikën për t’u fshehur në një parking nëntokësor poshtë një qendre tregtare. Bëhet me dije se të paktën 17 persona u plagosën ndërsa 3 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, përfshirë një djalë 16-vjeçar.

The post Tjerër sulm me raketa në Izrael! Irani shënjestron qytetetet veriore, disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Irani nis një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

By: M C
16 June 2025 at 22:50

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat shtetërore iraniane. Ushtria iraniane ka paralajmëruar qytetarët izraelitë që të evakuohen menjëherë, në pritje të goditjeve të mëtejshme.

Më herët gjatë ditës, ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani ka vepruar në përputhje me të drejtën për vetëmbrojtje, duke ndërmarrë “operacione mbrojtëse proporcionale”, të cilat, sipas tij, janë drejtuar ekskluzivisht kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturës përkatëse në territorin izraelit.

“Pas përshkallëzimit të qëllimshëm nga ana e Izraelit dhe vazhdimit të akteve të agresionit, Irani, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ndërmori masa shtesë kundër infrastrukturave të caktuara në Izrael që mbështesnin drejtpërdrejt agresionin e vazhdueshëm”, tha ai.

Diplomati iranian akuzoi gjithashtu Izraelin për sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përpoq të bëjë një ndarje të qartë midis objektivave të Izraelit dhe atyre të Iranit. Ai deklaroi se Izraeli ka goditur vetëm kërcënime bërthamore dhe raketore, ndërsa akuzoi Iranin për sulme të qëllimshme ndaj civilëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, të paktën 224 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite të premten.

Ndërkohë, autoritetet izraelite raportojnë se 24 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve iraniane deri më tani.

The post Irani nis një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon centralet bërthamore dhe ushtarake të Iranit,Teherani kundërpërgjigjet

By: user 11
13 June 2025 at 07:55

Izraeli ka sulmuar pas mesnate centralet bërthamore dhe objekte ushtarake në vende të ndryshme të Iranit. Shpërthime janë raportuar edhe në Teheran. Sulmet u kryen në 5 qytete. Sipas La Repubblica, ushtria izraelite ka sulmuar të paktën 6 baza ajrore rreth Teheranit, përfshirë bazën Parchin, një kompleks prodhimi raketash i dyshuar në të kaluarën se është përfshirë në teste bërthamore. Avionët luftarakë izraelitë goditën centralin bërthamor Natanz, në jug të Teheranit, por edhe disa pozicione ushtarake të vendosura në periferi të kryeqytetit.

Sipas mediave, në Teheran, sulmi izraelit goditi disa ndërtesa që strehonin komandantë të lartë ushtarakë iranianë. Një zyrtar izraelit i mbrojtjes tha se sulmi kishte në shënjestër edhe Shtabin e Përgjithshëm iranian, përfshirë shefin e shtabit, dhe shkencëtarët kryesorë bërthamorë iranianë. “Është gjithnjë e më e mundshme që të gjithë të jenë eliminuar”, tha zyrtari. Shkencëtari bërthamor Mohammad-Mehdi Tehranchi dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Fereidoun Abbasi, u vranë në sulme. Raportohet se është vrarë gjithashtu edhe Komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kreu një operacion ushtarak, synimi i të cilit ishte “frenimi i kërcënimit të Iranit ndaj vetë mbijetesës së Izraelit”. Ai tha se sulmi “do të vazhdojë derisa të eliminohet ky kërcënim”.

“Ne goditëm në zemër të programit të Iranit për pasurimin bërthamor. Në shënjestër ishin objekti kryesor i pasurimit të uraniumit i Iranit në Natanz… Gjithashtu goditëm në zemër të programit iranian të raketave balistike”, tha ai në një deklaratë me video.

Izraeli gjithashtu sulmoi shkencëtarë bërthamorë iranianë “që punonin për zhvillimin e bombës iraniane”, shtoi ai.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha në një deklaratë se Izraeli kishte “lëshuar dorën e tij të ligë dhe të përgjakshme” në një krim kundër Iranit dhe se do të kishte “një fat të hidhur për veten”. “Regjimi sionist i ka sjellë vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm”, tha udhëheqësi iranian Ali Khamenei, duke përsëritur se Izraeli “do të vuajë një ndëshkim të rëndë”, raportoi Irna.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se Irani ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit në orët e fundit, pasi vendi u zotua për hakmarrje për sulmet e Izraelit.

Zëdhënësi tha se 200 avionë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmet ndaj më shumë se 100 objektivave në Iran gjatë natës. Izraelin e presin “disa orë të vështira”, thanë ata, sipas Reuters.

The post Izraeli sulmon centralet bërthamore dhe ushtarake të Iranit,Teherani kundërpërgjigjet appeared first on Lapsi.al.

Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë: I paaftë të mbrojë shtetin nga protestuesit

By: M C
11 June 2025 at 21:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është rikthyer kritikave të ashpra Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke e akuzuar drejtpërdrejt atë për dështimin në mbrojtjen e zbatimit të ligjit dhe qytetarëve nga dhuna nga grupet e protestuesve dhe nxitësve.

Në një postim në mediat sociale, Trump pretendoi se agjentët federalë, të cilët ai i përshkroi si “patriotë të mëdhenj”, u sulmuan nga “një turmë e padisiplinuar nxitësish dhe protestuesish”, ndërsa, siç vuri në dukje ai, guvernatori i shtetit nuk ndërhyri në kohë për t’i mbrojtur ata.

“Guvernatori i paaftë i Kalifornisë dështoi të ofronte mbrojtje në kohë kur punonjësit tanë u sulmuan”, shkroi presidenti, duke përfunduar me sloganin e tij të njohur: “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.

Në një postim tjetër në Twitter, Trump mbrojti vendimin e tij për të dërguar forca ushtarake në Los Angeles, duke argumentuar se pa ndërhyrjen e tyre, qyteti do të ishte përfshirë nga flakët.

“Nëse ushtarët tanë nuk do të kishin ndërhyrë në Los Angeles, tani qyteti do të ishte djegur deri në themel, ashtu siç janë djegur shumë shtëpi të tyre”, tha ai, duke shtuar se banorët janë “shumë me fat” që ai mori vendimin për të dërguar ndihmë.

The post Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë: I paaftë të mbrojë shtetin nga protestuesit appeared first on Albeu.com.

Gruaja sulmon me thikë kalimtarët në Mynih, qëllohet për νdekje nga policia

By: user 11
7 June 2025 at 23:02

Një grua sulmoi me thikë disa persona mbrëmjen e sotme në Mynih. Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare, e cila u qëllua nga policia dhe vdiq pak orë më vonë në spital.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, sipas BILD dhe Abendblatt.

Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra. Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa BILD raporton se ajo vuan nga “sëmundje mendore”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për publikun”.

The post Gruaja sulmon me thikë kalimtarët në Mynih, qëllohet për νdekje nga policia appeared first on Lapsi.al.

Sulmohet instagrami i “Piranjave” pas denoncimit me video të Ristanit

By: user7
7 June 2025 at 11:57

Profili në Instagram i emisionit investigativ “Piranja” raportohet se është sulmuar nga “hakera”, pas denoncimit të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës.

Në rrjetin social Facebook, “Piranjat” shpjegon vështirësitë që ka hasur në Instagram dhe thotë se po heton për zbulimin e personave që qëndrojnë pas këtij sulmi.

Reagimi:

Në ditën e sotme faqja e Piranjave në Instagram është përballur me probleme, duke nisur që me videon e denoncimit ndaj skandalit të keqmenaxhimit të plehrave në Bashkinë e Shijakut e deri tek abuzimet e kryetares së emëruar të Bashkisë Tiranë.

Ne nuk e dimë origjinën e saktë të këtij problemi dhe të sulmeve ndaj faqes sonë, ekspertët po punojnë për ta përcaktuar.

Ndjekësit tanë i sigurojmë se mund t’i shohin videot tona me audio të rregullt në Facebook dhe Tiktok.

Po ashtu mund të na ndiqni sonte në 20:44 live në Syri TV, mbi abuzimet në Bashkinë Tiranë si dhe atë të Shijakut.

The post Sulmohet instagrami i “Piranjave” pas denoncimit me video të Ristanit appeared first on Lapsi.al.

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike dhe dronë

By: user7
6 June 2025 at 09:10

Një ofensivë e madhe ruse në Kiev filloi herët të premten, me njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase që u përpoqën të kapnin raketa balistike dhe dronë. Zjarre të shkaktuara nga rënia e mbeturinave dhe sulmet me dronë u raportuan në ndërtesa në të gjithë Kievin, ndërsa Ukraina u përpoq të zmbrapste sulmin rus.

Kreu i komandës ushtarake të qytetit të Kievit, Timur Tkachenko akuzoi Rusinë për goditjen e zonave të banimit me sulmin me dron, duke thënë se një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Solomiansky të Kievit u dëmtua.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi gjithashtu për zjarre në lagjet Kholosivskyi dhe Narnytskyi të kryeqytetit ukrainas. Njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase janë vënë në gatishmëri në lagjen Obolon të Kievit, tha Klitschko në Telegram.

Dëshmitarët i thanë Reuters një seri shpërthimesh dhe të paktën një zjarri të madh në një moment pasi një dron u rrëzua. Tkachenko tha se një zjarr shpërtheu gjithashtu në një pallat apartamentesh në një zonë perëndimore, duke shtuar se fragmente nga dronët u gjetën në tre zona.

The post Rusia sulmon Kievin me raketa balistike dhe dronë appeared first on Lapsi.al.

Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare

6 June 2025 at 07:24

Izraeli ka kryer disa sulme ajrore të enjten në mbrëmje në periferitë jugore të Bejrutit, duke synuar njësi të Hezbollahut të dedikuara për prodhimin e dronëve.

Sulmi erdhi në prag të Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në Islam, dhe pasoi paralajmërimet për evakuimin e disa ndërtesave në zonë, ku ndodhet selia e Hezbollahut në kryeqytet.

Forcat Mbrojtëse Izraelite deklaruan se kishin identifikuar një njësi nëntokësore të Hezbollahut që prodhonte “mijëra” dronë, të financuar nga “terroristë iranianë”. Sulmi u krye pavarësisht armëpushimit të vlefshëm prej gjashtë muajsh midis Izraelit dhe grupit të armatosur.

Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, dënoi fuqishëm sulmet, duke i cilësuar si “një sulm sistematik dhe të qëllimshëm ndaj atdheut, sigurisë, stabilitetit dhe ekonomisë së vendit, veçanërisht në prag të festave dhe sezonit turistik”.

Mijëra banorë u larguan nga rrugët e mbushura pas paralajmërimeve për evakuim, duke shkaktuar bllokime të trafikut, ndërsa në qiell u panë re tymi pas sulmeve.

Ushtria izraelite tha se “përdorimi i gjerë” i dronëve nga Hezbollah ishte thelbësor për sulmet e tyre ndaj Izraelit dhe e konsideroi këtë aktivitet si “një shkelje të hapur të mirëkuptimit midis Izraelit dhe Libanit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare appeared first on Euronews Albania.

Rusia sulmon Harkivin, teksa rritet zemërimi i Trump ndaj Putin

30 May 2025 at 15:00

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë në Harkiv të Ukrainës, teksa i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Keith Kellogg, tha se presidenti amerikan po “zemërohet” gjithnjë e më shumë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me vonesat e arritjes së një armëpushimi, që do të ndihmonte në dhënien fund […]

The post Rusia sulmon Harkivin, teksa rritet zemërimi i Trump ndaj Putin appeared first on BoldNews.al.

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj

5 May 2025 at 20:34

Nga Armand Shkullaku Në ditët e fundit të fushatës, Edi Rama po shpërfaq një të papërmabjtur mllef ndaj kujdo që vë në pikëpyetje rezultatet e sondazheve që e nxjerrin atë dhe Partinë Socialiste fitues. Ky shkulm kundër komentuesve dhe gazetarëve, të lirë për t’i analizuar sipas këndvështrimit të tyre shifrat elektorale, ndonëse i palejueshëm, mund […]

The post A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj appeared first on BoldNews.al.

Erion Braçe “sulmon” Veliajn në qeli: Dikur fliste për gjoba, urbanët të rrezikshëm, për në kosh plehrash

By: V K
11 April 2025 at 13:44

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar në “Facebook”, pas shpërthimit të zjarrit në një urban të kryeqytetit, se ky shërbim duhet të ndryshojë totalisht.

Brace shton se; autobusët aktualë janë për në koshin e plehrave dhe janë tmerrësisht të rrezikshëm për të qarkulluar në rrugët e Tiranës.

Braçe: Transporti publik ne duhet te ndryshoje totalisht; kompanitë e transportit qe kane marre me kontrate ketë shërbim, nuk përmbushin ne mënyre te ndjeshme kushtet, veçanërisht cilësinë e shërbimit;

Autobusë për ne koshin e plehrave-aq te vjetër janë; Totalisht te papërshtatshëm për trafikun e Tiranës; Pis e zhul, ndotin po aq e ne fund edhe te rrezikshëm sa kohe qe ju ndodh te marrin edhe zjarr, për me tepër kur është ftohte;

Shiheni: Isha ne terren dhe pashe se si mori zjarr! Duhet te ndryshoje rrënjësisht dhe këto kompani duhet te mbajnë përgjegjësi një here te vetme!

The post Erion Braçe “sulmon” Veliajn në qeli: Dikur fliste për gjoba, urbanët të rrezikshëm, për në kosh plehrash appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmon Kievin me raketë balistike

6 April 2025 at 12:43

Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas me një raketë balistike dhe ka lëshuar bomba rrëshqitëse në qytetin lindor të Harkivit, duke shkaktuar viktima dhe duke minuar edhe më shumë përpjekjet për çimentimin e një armëpushimi mes Moskës dhe Kievit.

Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën kur raketa balistike goditi një zonë industriale në pjesën jugore të Kievit mëngjesin e 6 prillit. Ky sulm nxiti zjarr dhe dëmtoi një depo dhe ndërtesa të tjera.

Sulmet ruse goditën kryesisht qarqet ku janë të vendosura bizneset dhe depo.

Në Kupijansk, qytet në lindje të Harkivit, forcat ruse sulmuan me bomba rrëshqitëse një qark të banuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke plagosur dy persona.

Shumica e qytetit, që është afër vijës së frontit, është evakuuar, teksa forcat ruse i janë afruar qytetit nga drejtimi i veriut.

Bombat rrëshqitëse janë municione të rënda, që lëshohen nga avionët që gjenden larg vijave të frontit dhe drejtohen përmes sistemeve komanduese. Këto armë është e vështirë që të neutralizohen dhe forcat ruse, që kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, i kanë përdorur ato për të sulmuar mbrojtjet ukrainase në mbarë vijën e frontit.

Në përgjithësi, Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa drejt caqeve ukrainase dhe më shumë se 100 dronë, thanë autoritetet. Gjysma e raketave dhe pothuajse gjysma e dronëve u rrëzuan, pretenduan zyrtarët ukrainas.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes, tha se Ukraina ka sulmuar caqet ruse me 11 dronë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia sulmon Kievin me raketë balistike appeared first on Euronews Albania.

BEJRUT – Izraeli sulmon sërish në Libanin jugor

BEJRUT, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Izraeli ka kryer një sulm të ri me dron në Libanin jugor, duke synuar një makinë.

Kjo u raportua nga agjencia zyrtare libaneze e lajmeve ANI, një ditë pas përshkallëzimit më të dhunshëm që nga hyrja në fuqi e armëpushimit nëntorin e kaluar.

“Një dron izraelit kreu një sulm ajror këtë mëngjes, duke lëshuar një raketë të drejtuar në një makinë në qytetin Ayta al Chaeb, afër kufirit me Izraelin,” raportoi ANI, duke cituar një numër të paspecifikuar viktimash. /os/

The post BEJRUT – Izraeli sulmon sërish në Libanin jugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Erion Veliaj shpërthen keq ndaj gjyqtarit Ols Dado: Ky qafir që paguhet sa dyfishi im, duhet çuar tek psikologu…

By: V K
21 February 2025 at 10:51

Këtë të premte, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia, ku sulmon prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes së tij, Ols Dado dhe Erjon Bani, teksa tenton dhe të manipulojë opinionin publik, duke u justifikuar mbi faktet që gjenden në dosje.

Veliaj vazhdon të pretendojë se nuk ka vjedhur dhe nuk ka kryer asnjë turp, teksa lidhur me fluturimet me charter me biznesmenin Gentian Sula, pretendon se ka qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, dhe sipas tij, kjo provë është shumë e dobët.

Në lidhje me emërimin e bashkëshortes së biznesmenit, Gentiana Sulës, në postin e zv.ministres në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, thotë se atë e emëroi Këshilli i Ministrave, teksa e lëvdon duke e quajtur kryezonjë të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, etj.

Ai e quan prokurorin Dado “qafir burrë”, që sipas Veliajt, paguhet sa dyfishi i tij për të bërë drejtësi, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.

Postimi i plotë:

Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.

Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.

Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

1. Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i Nesti Violinës, i cili me siguri do ta ketë përfituar vetë ndonjë promovim në detyrë përkundër ndonjë fluturimi me avion apo me pras, për punën a qejfin e dikujt tjetër.

2. Megjithatë, zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.

3. Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm. Në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës, riktheu në trend arsimin profesional, hapëm shkolla si ‘Herman Gmeiner’ për IT, që i pararendi TUMO-s e Piramidës, bëmë reformën e parë të pensioneve që shpëtoi arkën e shtetit dhe rriti pensionet, dhe në ditën e fundit së bashku, kaluam Ligjin për Hapjen e Dosjeve, që sigurimsat apo xhinsi i spiunave të Zylo Ramizit e morën me aq lemeri.

Tani po e kuptoj hezitimin e saj, kur nga eksperte e Bankës Botërore i thosha të kalonte në shtet, prej skuthave kompleksivë si Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”.

Por, unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo anëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.

Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë.

The post Erion Veliaj shpërthen keq ndaj gjyqtarit Ols Dado: Ky qafir që paguhet sa dyfishi im, duhet çuar tek psikologu… appeared first on Albeu.com.

❌
❌