Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qëndrimi i lëkundur i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

30 June 2025 at 19:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e javës së kaluar kur kishte pohuar se bisedimet me Teheranin do të zhvilloheshin shumë shpejt, pavarësisht se Irani kishte hedhur poshtë këtë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi të hënën se ai “nuk po i ofron Iranit asgjë… dhe as nuk po flas me ta prej kur ia shkatërruam plotësisht centralet e tyre bërthamore”.

Shtetet e Bashkuara i bombarduan tri objekte kyçe bërthamore të Iranit më 22 qershor, përfshirë edhe objektin e fortifikuar nëntokësor në Fordo.

Duket se Trumpi po i përgjigjej komenteve të senatorit demokrat, Chris Coons, i cili kishte vënë në dyshim deklaratat e mëparshme të Trumpit, ku ky i fundit kishte thënë se Kina mund të rifillonte blerjen e naftës nga Irani pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Iranit, më 24 qershor.

“Ose Presidenti Trump nuk e di që administrata e tij ka vendosur sanksione shkatërruese mbi naftën iraniane, ose nuk i intereson nëse kundërshtarët tanë i shkelin këto sanksione. Nuk e di cila nga të dyja është më shqetësuese”, shkroi Coons në X.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, e akuzoi të hënën administratën Trump për ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve.

“Këto ndryshime të vazhdueshme dhe sinjalet e përziera, që janë kthyer në një model të rregullt të sjelljes amerikane gjatë tre apo katër muajve të fundit, nuk janë diçka mbi të cilën mund të mbështetemi”, tha ai gjatë konferencës së tij javore për shtyp.

The post Qëndrimi i lëkundur i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran appeared first on Euronews Albania.

Izraeli mohon se ka synuar vrasjen e Khameneit gjatë konfliktit me Iranin

26 June 2025 at 20:14

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë 12 ditëve të konfliktit të fundit midis dy vendeve.

“Nëse Khamenei do të kishte qenë në shënjestër tonë, do ta kishim eliminuar,” tha Katz në një intervistë për Channel 13, e transmetuar sot.

Komentet e tij vijnë pas spekulimeve të përhapura në media dhe analizave ndërkombëtare mbi shënjestrat e operacionit izraelit “Rising Lion”, i cili synoi objekte ushtarake dhe infrastruktura strategjike iraniane. Megjithatë, Katz theksoi se në asnjë moment nuk ka ekzistuar një mundësi reale për të goditur Khamenein gjatë operacionit, por shtoi se, nëse një mundësi e tillë do të ishte paraqitur, “ne do ta kishim vrarë atë”.

Deklarata ka të ngjarë të thellojë më tej tensionet mes dy vendeve, në një kohë kur armëpushimi i arritur së fundmi vazhdon të jetë i brishtë dhe retorika publike mbetet e ashpër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli mohon se ka synuar vrasjen e Khameneit gjatë konfliktit me Iranin appeared first on Euronews Albania.

“Takim me Iranin javën e ardhshme”, Trump: Marrëveshja bërthamore s’ është prioritet

By: Besnik
25 June 2025 at 18:22

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se SHBA-të do të zhvillojnë bisedime me Iranin javën e ardhshme lidhur me një marrëveshje të mundshme bërthamore, megjithëse ai nuk beson se një marrëveshje e tillë është thelbësore.

“Do të flasim me ta javën tjetër. Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di. Për mua, nuk është aq e nevojshme. Ata patën një luftë dhe tani po kthehen në botën e tyre. Nuk më intereson nëse bëjmë një marrëveshje apo jo,” tha Trump gjatë një konference për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Hagë.

Trump shtoi se administrata e tij kërkon të njëjtat angazhime që ishin pjesë e negociatave para tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme. Ai përsëriti bindjen se SHBA-të kanë shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit, pavarësisht vlerësimeve të inteligjencës që sugjerojnë të kundërtën.

“Ne nuk duam armë bërthamore, por e shkatërruam armën bërthamore. Nëse marrim një dokument, nuk do të ishte keq. Do të takohemi me ta,” tha Trump.

Ai gjithashtu tregoi se kishte pyetur Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, nëse donte të hartonte një marrëveshje dhe shprehu besimin se SHBA-të mund të bindin iranianët të nënshkruajnë një dokument të tillë. Rubio theksoi se një marrëveshje e tillë varet nga gatishmëria e Iranit për të negociuar drejtpërdrejt me SHBA-në, jo përmes ndërmjetësve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Takim me Iranin javën e ardhshme”, Trump: Marrëveshja bërthamore s’ është prioritet appeared first on Euronews Albania.

Raportet e Iranit, sa është numri i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet izraelite

By: Besnik
25 June 2025 at 18:14

Të paktën 627 persona janë vrarë në Iran gjatë përplasjes me Izraelin në periudhën midis 13 dhe 25 qershorit, raportoi të mërkurën media shtetërore iraniane IRIB, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të vendit.

Sipas të njëjtit burim, të paktën 4,870 persona të tjerë janë plagosur gjatë kësaj periudhe.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 86% e viktimave humbën jetën në vendin e sulmeve izraelite, siç u citua nga IRIB.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raportet e Iranit, sa është numri i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

“S’duhet të shqetësohemi më për Iranin”, Trump: Bëmë një Hiroshima

25 June 2025 at 10:43

Presidenti Donald Trump në fjalën e mbajtur me gazetarët në samitin e NATO-s në Gjenevë, tha se Irani nuk do të ndërtojë bomba bërthamore për një kohë të gjatë pas sulmit nga SHBA.

I pyetur në lidhje me raportin e rrjedhur të inteligjencës, Trump tha se ata “vërtet nuk e dinë” dhe se sulmet amerikane shkaktuan një “zhdukje totale” të lokacioneve bërthamore të Iranit.

Trump e cilësoi ndërhyrje e SHBA në Iran si një Hiroshima apo Nagasaki pa të cilën lufta nuk do kishte përfunduar.

“Tani gjëja e fundit që ata (Irani) duan të bëjnë është të pasurojnë uranium, do jetë shumë e vështirë. Ata shpenzuan miliarda dollarë, por sulmi jonë i dha fund luftës, nuk dua të bëj krahasime, por ishte pak a shumë një Hiroshimë apo Nagasaki. Nuk duhet të shqetësohemi më për Iranin. Gjithçka është shkatërruar, është mbuluar nga miliona tonelata shkëmb. Gjithçka u në nga pilotë shumë të zotë dhe të përgatitur po CNN, New York Times dhe media të tjera po përpiqen ta zhbëjnë këtë sukses”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “S’duhet të shqetësohemi më për Iranin”, Trump: Bëmë një Hiroshima appeared first on Euronews Albania.

Cilat janë rreziqet e bombardimit të centraleve bërthamore të Iranit?

24 June 2025 at 11:22

Avionët luftarakë amerikanë bombarduan tre centrale bërthamore në Iran, të njëjtat vende që avionët izraelitë kishin shënjestruar në luftën e tyre të vazhdueshme me Iranin.

Një nga objektivat ishte Fordo, një uzinë pasurimi uraniumi e fshehur në një shpat mali të largët që është jetike për ambiciet bërthamore të Iranit.

U goditën gjithashtu edhe objektet kryesore bërthamore në Natanz dhe Isfahan.

Ende nuk është e qartë se sa dëme u janë shkaktuar impianteve, megjithëse organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së thotë se nuk ka pasur “asnjë rritje” të raportuar të niveleve të rrezatimit jashtë vendit, shkruan BBC.

Por çfarë dimë ne për këto vende dhe cilat janë rreziqet e sulmit ndaj objekteve bërthamore?

IAEA i përshkroi sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit si “thellësisht shqetësuese”.

Javën e kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i saj, Rafael Grossi, tha se përshkallëzimi ushtarak “rrit mundësinë e një lëshimi radiologjik me pasoja serioze për njerëzit dhe mjedisin”.

Vendet e pasurimit të uraniumit përdoren për të ndërtuar furnizime të një lloji të caktuar – ose izotopi – të uraniumit.

“Kur nxirrni uranium nga toka, ai vjen në dy forma: 99.3% është uranium-238 – dhe 0.7%, ose rreth një atom në 150, është uranium-235, dhe kjo është ajo që ju nevojitet për të punuar në reaktorin tuaj bërthamor”, shpjegon Profesor Paddy Regan nga Universiteti i Surrey dhe Laboratori Kombëtar Fizik i Mbretërisë së Bashkuar.

Shpërthim energjie

Procesi i pasurimit bërthamor në thelb do të thotë rritje e sasisë së uraniumit-235.

Kjo bëhet duke marrë uraniumin në formën e tij të gaztë dhe duke e rrotulluar atë në makina të quajtura centrifuga, tha Prof Regan.

Dhe meqenëse uraniumi-238 është më i rëndë se uraniumi-235 i nevojshëm, të dy ndahen ndërsa rrotullohen. Kjo përsëritet vazhdimisht për të rritur pasurimin.

Centralet bërthamore zakonisht kanë nevojë për rreth 3-5% të këtij uraniumi të pasuruar për të gjeneruar një reaksion bërthamor të kontrolluar që çliron energji.

Por kur qëllimi është të prodhohet një armë bërthamore, nevojitet një përqindje shumë më e lartë e uraniumit-235 – rreth 90%.

Në thelb, sa më i pasuruar të jetë uraniumi, aq më i madh është shpërthimi i energjisë kur të gjitha ato atome ndahen.

IAEA tha se uraniumi i Iranit kishte arritur në rreth 60% të pasurimit – pra në rrugën e duhur për t’u përqendruar mjaftueshëm për një armë bërthamore.

Por lëshimi i një rakete në rezervat e uraniumit të pasuruar të ruajtura siç duhet nuk do të përbënte një “incident bërthamor” në të njëjtën shkallë si katastrofat që ndodhën në centralet bërthamore në Fukushima ose Çernobil.

“Uraniumi i pasuruar shumë është rreth tre herë më radioaktiv se uraniumi i papasuruar. Por në fakt, në shkallën e gjërave, asnjëri prej tyre nuk është veçanërisht radioaktiv. Nuk do të shkaktonte një problem të madh të ndotjes mjedisore”, shpjegon Prof Jim Smith, nga Universiteti i Portsmouth, i cili ka studiuar pasojat e katastrofës së Çernobilit.

“Ne jemi më të shqetësuar për ato që quhen produkte të ndarjes bërthamore – gjërat në të cilat uraniumi ndahet kur është në një reaktor ose në një bombë – gjëra të tilla si ceziumi radioaktiv, stronciumi radioaktiv, jodi radioaktiv. Ato janë më shumë një çështje e ndotjes mjedisore”.

Por, për shkak se në vendet e pasurimit nuk po ndodh asnjë reaksion bërthamor – dhe një shpërthim nga një bombë nuk do ta shkaktonte një të tillë – këto “produkte të rrezikshme radioaktive të ndarjes” nuk do të ishin të pranishme, tha ai.

Në vend të kësaj, uraniumi mund të shpërndahej në nivel lokal me anë të një shpërthimi.

Kërcënim i lokalizuar

IAEA tha se nuk kishte pasur “asnjë rritje të niveleve të rrezatimit jashtë vendit” të raportuar pas sulmeve amerikane. Javën e kaluar, kur Izraeli goditi impiantin e Natanzit, IAEA gjeti ndotje radioaktive në vend, por ata thanë se nivelet e radioaktivitetit jashtë mbetën të pandryshuara dhe në nivele normale.

“Me uraniumin… rrezatimi nuk udhëton shumë larg”, thotë Prof. Claire Corkhill, Kryetare e Mineralogjisë dhe Menaxhimit të Mbetjeve Radioaktive në Universitetin e Bristolit.

Por për njerëzit afër vendit, mund të ketë rreziqe shëndetësore, tha ajo.

Përveç radioaktivitetit, ekspozimi ndaj kimikateve mund të jetë gjithashtu një problem për këdo që është aty pranë.

“Nëse do të kishte një incident dhe centrifugat do të çlironin heksafluoridin e uraniumit, gazin që përmbahet brenda centrifugave, atëherë do të ishte një incident kimik vërtet i rëndë”, tha Prof Simon Middleburgh, një shkencëtar i materialeve bërthamore, nga Universiteti i Bangor.

“Nëse ky heksafluorid uraniumi bie në kontakt me lagështinë në ajër, është me të vërtetë mjaft gërryes dhe i dëmshëm sepse mund të formojë këtë acid shumë, shumë të fortë”, tha ai.

“Por nuk do të ketë një ndikim të madh mjedisor përtej zonës shumë, shumë lokale.”

IAEA tha se Qendra e saj e Incidenteve dhe Emergjencave kishte punuar pa ndërprerje. Agjencia e OKB-së tha se do të jepte vlerësime të mëtejshme mbi situatën në Iran sapo të viheshin në dispozicion më shumë informacione.

 

The post Cilat janë rreziqet e bombardimit të centraleve bërthamore të Iranit? appeared first on Euronews Albania.

Trump falenderon Iranin: Urime botë, është koha për paqe

By: Besnik
23 June 2025 at 22:24

Presidenti Donald Trump falenderoi të hënën Iranin për “njoftimin e hershëm” pasi vendi sulmoi një bazë ajrore amerikane në Katar, duke shtuar se do të donte që Teherani të “vazhdonte drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe do ta inkurajonte me entuziazëm Izraelin të bënte të njëjtën gjë”.

“Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi ai.

“Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim, dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive. Më e rëndësishmja, të gjitha u kapën nga ‘sistemi’, shpresojmë se nuk do të ketë më URREJTJE. Dua ta falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe të mos lëndohej askush”, shkroi presidenti në një postim në Truth Social.

“ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe dhe “pothuajse asnjë dëm nuk u shkaktua”, në sulmin me raketa iraniane. 14 raketa u qëlluan nga Irani, 13 prej të cilave u “rrëzuan” dhe një tjetër u drejtua në një “drejtim jo kërcënues”, shtoi Trump.

Në një postim të dytë në Truth Social, Trump falënderoi Emirin e Katarit për “gjithçka që ka bërë në kërkimin e Paqes për Rajonin”. Në një të tretë, presidenti shkroi: “URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!”

Po ashtu Ambasada Amerikane në Katar ka hequr urdhrin e izolimit në vend që hyri në fuqi më herët të hënën.

Në një përditësim sigurie në faqen e saj të internetit, ambasada thotë se do të rihapet nesër dhe do të rifillojë shërbimet konsullore “pa ndërprerje”.

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një ulje të tensioneve nga të gjitha palët pasi Irani sulmoi një bazë amerikane në Katar të hënën, duke thënë se “spiralja e kaosit” duhet të marrë fund.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtjen maksimale, të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave. Spiralja e kaosit duhet të marrë fund”, tha ai në X.

Presidenti francez shprehu solidaritet me Katarin pas sulmeve dhe tha se ishte në “kontakt të ngushtë” me zyrtarët e Katarit dhe partnerët rajonalë.

Më herët të hënën, Macron kritikoi ashpër operacionin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë fundjavës, duke thënë se nuk kishte “asnjë kornizë ligjore” që Shtetet e Bashkuara të godisnin tre baza bërthamore iraniane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump falenderon Iranin: Urime botë, është koha për paqe appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulmon burgun famëkeq Evin të Iranit

By: user7
23 June 2025 at 14:10

Ushtria izraelite sulmoi hyrjen e burgut famëkeq Evin të Iranit të hënën, sipas ministrit të mbrojtjes të Izraelit dhe lajmeve shtetërore iraniane, në sulmin e saj të fundit ndaj kryeqytetit, Teheran.

Një re e zezë gjigante u pa duke mbuluar një derë të burgut Evin, në pamjet e publikuara nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB dhe të gjeo-lokuara nga CNN.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi në një deklaratë se Evini ishte shënjestruar, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë ndërtesën kryesore të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe selinë e Basij (një krah paraushtarak i IRGC-së).

Forcat e sigurisë në qendrën e paraburgimit Evin janë të njohura për historikun e tyre të gjatë të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Aktivistë politikë, gazetarë dhe muzikantë janë ndër ata që janë burgosur në këtë qendër.

The post Izraeli sulmon burgun famëkeq Evin të Iranit appeared first on Lapsi.al.

Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran

23 June 2025 at 11:35

Sipas raportimeve, objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit.

Vendndodhja, e ndërtuar në një mal, u bë të dielën shënjestër e bombave amerikane që shkatërronin bunkerët.

Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se Fordow është goditur përsëri.

Sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në vend, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave të tij, tha sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.

Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi në nën tokë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulmon centralin bërthamor iranian të goditur nga SHBA

23 June 2025 at 11:36

Centrali bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri.

Këtë herë nga një sulm izraelit.

Bëhet e ditur se centrali i ndërtuar në një mal, dje ishte cak i bombave amerikane, shkruan skynews.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Shtabit të Menaxhimit të Krizave në Provincën Qom.

Ndryshe, sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në central, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të centrifugave, njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.

Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi nëntokësor. /Telegrafi/

The post Izraeli sulmon centralin bërthamor iranian të goditur nga SHBA appeared first on Telegrafi.

36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA 

23 June 2025 at 09:43

Bombarduesit e padukshëm B-2 u kthyen në tokën amerikane të dielën, më 22 qershor, pas një sulmi të koordinuar gjatë natës ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit.

Sipas Pentagonit, operacioni i koduar “Midnight Hammer” përfaqëson ndërhyrjen më të madhe operacionale të kryer ndonjëherë me bombarduesit strategjikë B-2. Në total, mbi 125 avionë ushtarakë amerikanë morën pjesë në këtë operacion, i cili shënon një përshkallëzim të madh në përplasjen ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit.

Pamjet e publikuara nga vetë Shtëpia e Bardhë tregojnë momentin kur njëri nga bombarduesit B-2 fluturon mbi një bazë ajrore amerikane përpara se të prekë tokën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA  appeared first on Euronews Albania.

Çmimet e naftës rriten pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

23 June 2025 at 07:38

Çmimet e naftës janë rritur në orët e para të ditës së sotme, për shkak të shqetësimeve për ndërprerje të tregjeve të energjisë pas sulmeve ajrore të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit.

Ndërsa u hap tregtia, Brent dhe kontrata kryesore e naftës së papërpunuar amerikane WTI u rritën me më shumë se 4 përqind duke arritur çmimin e tyre më të lartë që nga janari, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Megjithatë, ata i minimizuan këto fitime dhe rreth orës 00:30, nafta Brent u rrit me 2.2 përqind në 79.20 dollarë për fuçi, dhe WTI ishte 2.1 përqind më e lartë në 75.98 dollarë.

Ekonomistët në grupin financiar japonez MUFG i thanë AFP-së se “pasiguria e lartë e rezultateve dhe kohëzgjatjes së kësaj lufte” mund të hapë rrugën për një rritje të mundshme të çmimit të naftës prej 10 dollarësh për fuçi.

Irani është vendi i nëntë më i madh prodhues i naftës në botë, me një prodhim prej rreth 3.3 milionë fuçish në ditë. Ai eksporton pak më pak se gjysmën e kësaj sasie dhe e mban pjesën tjetër për konsum të brendshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çmimet e naftës rriten pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit appeared first on Euronews Albania.

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në New York

By: Rovena
22 June 2025 at 21:12

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po zhvillon një mbledhje urgjente në selinë e OKB-së në New York.

Takimi është thirrur me kërkesë të Iranit, pasi Shtetet e Bashkuara u përfshinë zyrtarisht në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke goditur të shtunën në mbrëmje tri objekte bërthamore në territorin iranian.

Takimi mund të ndiqet drejtpërdrejt, ndërsa zhvillimet po pasqyrohen me përditësime të vazhdueshme edhe në blogun informativ./abcnews.al

Trump kritikon ashpër republikanin Thomas Massie: Ne ia hoqëm nga duart bombën Iranit

By: Rovena
22 June 2025 at 20:35

Presidenti Donald Trump reagoi sot në rrjetin e tij social Truth Social, duke sulmuar ashpër kongresmenin republikan Thomas Massie, i cili kishte vënë në dyshim kushtetutshmërinë e sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit.

Trump e quajti Massie një “njeri mendjengushtë që kërkon vëmendje”, një “humbës të mjerë”, “të dobët” dhe “mosrespektues ndaj ushtrisë sonë të lavdishme”.

Sipas Trump, sulmet e së shtunës ndaj objekteve bërthamore iraniane përbënin një “sukses spektakolar ushtarak” dhe shtoi: “Ia hoqëm bombën nga dora Iranit”.

Massie është pjesë e një grupi të vogël republikanësh që janë shprehur kundër vendimit të Trump për të autorizuar goditjet pa miratimin e Kongresit. Ndërkohë, disa ligjvënës demokratë kanë bërë thirrje për nisjen e procedurave të shkarkimit të presidentit, duke argumentuar se veprimet ushtarake janë ndërmarrë në shkelje të kompetencave kushtetuese./abcnews.al

Sulmet e SHBA në Iran/ Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset me armë bërthamore

By: Rovena
22 June 2025 at 18:35

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhjet me sulmet që bënë Shetet e Bashkuara të Amerikës mëngjesin e kësaj të diele në Iran, ku shkatërroi tre centrale bërthamore.

Me anë të një një postim në llogarinë e tij në “X”, Rama ka shkruar se Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.

Kryeministri shkruan se Irani nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla.

“Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla, por një teokraci.

Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.

Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore”, ka shkruar kryeministri.

This is not just another nuclear state. Nor merely a dictatorship with nuclear ambitions. This is a theocracy—armed with apocalyptic rhetoric, steeped in seventy years of branding free nations as “Satanic,” and openly calling for their annihilation. By every measure, it is a…

— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2025

Sulmet e SHBA në Iran/ OKB pritet të zhvillojë mbledhjen e jashtëzakonshme

By: Rovena
22 June 2025 at 17:54

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme më vonë gjatë ditës së sotme, sipas burimeve diplomatike.

Mbledhja, e paparashikuar më parë, po organizohet me kërkesë të Iranit, pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve kryesore bërthamore në territorin iranian.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Teherani ka kërkuar që Këshilli të mblidhet për të diskutuar “këtë akt të hapur dhe të paligjshëm agresioni”.

Sipas ambasadorit të Izraelit në OKB, Danny Danon, mbledhja do të nisë në orën 15:00 me orën lokale të New York-ut (20:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar).

Në një postim në platformën X, Danon shkroi:

“Pas dekadash ku Irani ka shpërfillur dhe ka shkelur çdo mekanizëm ndërkombëtar monitorimi, tani papritur kujtohet për OKB-në dhe kërkon dënim ndaj atyre që ndalën planet e tij të rrezikshme.”

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk meritojnë dënim, por mirënjohje dhe falënderim nga çdo komb për faktin se po e bëjnë botën një vend më të sigurt.”/abcnews.al

Medevdev: Kombe janë gati ta pajisin Iranin me koka bërthamore pas sulmeve amerikane

22 June 2025 at 17:29

Një “numër vendesh” janë gati t’i furnizojnë Iranit me koka bërthamore pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore herët të dielën, deklaroi ish-presidenti rus Dmitriy Medvedev në rrjetet sociale.

Në një postim në X/Twitter, Medvedev sugjeroi që sulmet e Shteteve të Bashkuara në tre vende në Isfahan, Natanz dhe Fordow patën efekt të kundërt dhe çuan në rezultatin e kundërt nga ai që kishte synuar të arrinte Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Sipas Medvedevit, “pasurimi i materialit bërthamor — dhe, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore — do të vazhdojë”.

What have the Americans accomplished with their nighttime strikes on three nuclear sites in Iran?

1. Critical infrastructure of the nuclear fuel cycle appears to have been unaffected or sustained only minor damage.

— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) June 22, 2025

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Medevdev: Kombe janë gati ta pajisin Iranin me koka bërthamore pas sulmeve amerikane appeared first on Euronews Albania.

Gjenerali amerikan: Raporti i dëmeve në uzinat bërthamore të Iranit, ende i paqartë

22 June 2025 at 14:47

Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane tha se një vlerësim i shkatërrimit të pësuar në objektet bërthamore të Iranit do të duhet kohë për t’u konfirmuar.

“Mendoj se PDA vlerësimi paraprak i dëmeve është ende në pritje dhe do të ishte shumë herët për mua të komentoj se çfarë ose çfarë nuk mund të jetë ende atje”, u tha gjenerali Dan Caine gazetarëve në Pentagon.

Ai nuk pranoi të komentojë mbi masat specifike të ndërmarra për të mbrojtur trupat amerikane të vendosura në Lindjen e Mesme nga hakmarrja e mundshme iraniane.

“Forca jonë e përbashkët mbetet e gatshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara – trupat tona dhe interesat tona në rajon”, tha Caine.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjenerali amerikan: Raporti i dëmeve në uzinat bërthamore të Iranit, ende i paqartë appeared first on Euronews Albania.

Operacioni “Çekani i Mesnatës”, gjenerali amerikan: Detaje si SHBA e sulmoi Iranin

22 June 2025 at 14:38

Gjenerali amerikan Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, thotë se sulmi ndaj Iranit ishte “planifikuar dhe ekzekutuar në shumë fusha” të ushtrisë.

Ai konfirmoi se bombarduesit B-2 u nisën nga Shtetet e Bashkuara të premten për një fluturim 18-orësh drejt objektivave të tyre për “paketën e sulmit”.

“Operacioni “Çekani i Mesnatës” përfshinte disa manovra “mashtrimi dhe dredhie”. U përdor zjarr shtypës me shpejtësi të lartë për të mbrojtur B-2-at dhe Caine tha se nuk ka asnjë indikacion se “u qëllua ndonjë e shtënë” nga mbrojtja iraniane.

“Avionët luftarakë të Iranit nuk fluturuan dhe duket se sistemet raketore të Iranit nuk na panë”, tha Caine në një konferencë për shtyp në Pentagon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacioni “Çekani i Mesnatës”, gjenerali amerikan: Detaje si SHBA e sulmoi Iranin appeared first on Euronews Albania.

“Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë!” Hegseth pas sulmit në Iran: Tani duhet paqe

22 June 2025 at 14:26

Pas sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore iraniane në  Fordo , Natanz dhe Isfahan, sekretari i mbrojtjes së SHBA-ve ka thënë në një konferencë për mediat se objektivi është arritur.

Ai u shpreh se me sulmin preciz të SHBA-ve gjatë natës janë shkatërruar ambiciet bërthamore të Iranit.

Pete Hegseth shtoi se edhe më herët presidenti Trump ka deklaruar se Irani nuk duhet të kishe armë bërthamore dhe sipas tij, kur “ky president flet, bota duhet ta dëgjojë”.

“Kur ky president flet, bota duhet ta dëgjojë. Dhe ushtria amerikane ne mund ta mbështesim atë. Ushtria më e fuqishme që bota ka njohur ndonjëherë asnjë vend tjetër në planetin Tokë nuk do të kishte mundur të kryente operacionin që kryetari do të përshkruajë këtë mëngjes.”

Megjithatë, Presidenti Trump “kërkon paqe”, vazhdon Hegseth, duke shtuar se Irani “duhet të zgjedhë atë rrugë”.

Sekretari i mbrojtjes përsëriti gjithashtu se Irani nuk duhet të hakmerret, siç theksoi presidenti mbrëmë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë!” Hegseth pas sulmit në Iran: Tani duhet paqe appeared first on Euronews Albania.

❌
❌