❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidenti i Iranit u plagos në sulmet ajrore izraelite

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, thuhet se u plagos lehtë gjatë njërit prej sulmeve të Izraelit ndaj Iranit muajin e kaluar. Agjencia shtetërore e lajmeve Fars e Iranit, e afërt me Gardën Revolucionare, thotë se më 16 qershor, gjashtë bomba shënjestruan pikat e hyrjes dhe të hyrjes së një objekti sekret nëntokësor në Teheran, ku Pezeshkian [
]

The post Presidenti i Iranit u plagos në sulmet ajrore izraelite appeared first on BoldNews.al.

Bombardohet kafeneja e gazetarëve/ Gaza, mbi 80 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tre sulme ajrore të izraelit në Gaza vranë të paktën 39 persona dhe lanë dhjetëra të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Një nga sulmet goditi kafenenë Al-Baqa, një vend buzë plazhit në Gazën qendrore ku mblidheshin shpesh gazetarët, duke vrarë të paktën 30 persona, sipas Fares Awad, kreu i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën veriore.

Awad tha se shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan trupa shpërndarë brenda dhe jashtë kafenesë. Të plagosurit u transportuan mbi batanije dhe barela të improvizuara.

Kafeneja Al-Baqa ishte bĂ«rĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​e njohur pĂ«r gazetarĂ«t, aktivistĂ«t dhe ata qe punojnĂ« nĂ« distancĂ«, duke ofruar qasje nĂ« internet, ulĂ«se dhe hapĂ«sirĂ« ​​pune pĂ«rgjatĂ« bregdetit mesdhetar tĂ« GazĂ«s.

Effekte


Një sulm i tjetër në rrugën al-Wihda në qytetin e Gazës vrau pesë persona.

Mohammad Abu Sleima, drejtor i Spitalit Al-Shifa në Gazën qendrore, tha se në spital mbërritën 39 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur./abcnews.al

/.a

Të paktën 13 të vrarë nga bombardimet në Sudan

Të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë nga bombardimet me artileri nga grupet paraushtarake në qytetin e rrethuar El Fasher në Sudanin perëndimor.

“21 persona tĂ« tjerĂ« u plagosĂ«n nga zjarri i artilerisĂ« nga Forcat paraushtarake tĂ« MbĂ«shtetjes sĂ« ShpejtĂ«â€, njoftuan zyrtarĂ«t nĂ« Sudan.

OKB-ja ka paralajmëruar për javë të tëra se civilët e bllokuar në qytet po përballen me një situatë katastrofike humanitare.

Pas sulmit në Katar, dëgjohen sirenat e alarmit edhe në Bahrein/ Mbyllet hapësira ajrore përkohësisht

Pas Katarit, edhe në bahrein janë dëgjuar sirenat e alarmit. Nuk dihet ende kjo është bërë nga raketat iraniane që ishin nisur drejt Doha-s apo po sulmohet edhe një tjetër vend nga Irani.

Menjëherë pas kësaj, Bahreini thotë se ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të frikës nga hakmarrja e Iranit ndaj sulmeve të SHBA-së.

Në Bahrein nuk ka një bazë fikse amerikane, por gjithsesi ekzistojnë misione të SHBA-së.

The post Pas sulmit në Katar, dëgjohen sirenat e alarmit edhe në Bahrein/ Mbyllet hapësira ajrore përkohësisht appeared first on Sot News | Lajme.

Pas Katar, rradhĂ«n e ka Irak? Agjencia Reuters: ËshtĂ« aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore

Sistemi i mbrojtjes ajrore është vënë në funksion në bazën ushtarake amerikane Ain al-Asad, në Irak. Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, duke cituar burime ushtarake.

The post Pas Katar, rradhĂ«n e ka Irak? Agjencia Reuters: ËshtĂ« aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore appeared first on Sot News | Lajme.

Irani konfirmon hakmarrjen/ Shtëpia e Bardhë ishte në dijeni: Po monitorojmë nga afër situatën

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Irani ka filluar një operacion kundër një baze amerikane në Katar. Zyrtarët amerikanë janë përgatitur për mundësinë që Irani të synojë objektet amerikane pas sulmeve të kësaj fundjave.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha BBC-së se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Konfirmimi i tyre vjen ndĂ«rsa raportojmĂ« se ka “kĂ«rcĂ«nime tĂ« besueshme” ndaj QendrĂ«s sĂ« Operacioneve Ajrore tĂ« Koalicionit tĂ« drejtuar nga SHBA-tĂ« nĂ« atĂ« bazĂ« ajrore, e cila ndodhet pak jashtĂ« Dohas.

The post Irani konfirmon hakmarrjen/ Shtëpia e Bardhë ishte në dijeni: Po monitorojmë nga afër situatën appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshim regjimi në Iran? Diplomati Gjoka: Skenar i mundshëm. Kushtet e SHBA-së duhet të pranohen

Diplomati Sokol Gjoka, nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« “News Line” nĂ« ABC News, komentoi konfliktin nĂ« Lindjen e Mesme. GjatĂ« intervistĂ«s, u ndal edhe tek sulmet e SHBA nĂ« Iran.

Gjoka u shpreh se forca e përdorur, ishte i vetëm opsion për të mos lejuar Iranin të kthehej në një kërcënim të armëve bërthamore.

“PĂ«rgatitja e Iranit me armĂ« bĂ«rthamore, ishte me shumĂ« rrezik. Ndaj dhe komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar ishte i angazhuar qĂ« Irani tĂ« mos shkonte deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«. Pra ishte angazhuar pĂ«r tĂ« mos lejuar armatimin bĂ«rthamor dhe mbeti forca pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ«. Pasi bisedimet u ndĂ«rprenĂ« dhe iu hoq njĂ« shans negociatave diplomatike dhe iu la vend sulme. Pra veprimi ushtarak ka qenĂ« i dedikuar si nga ana e Izraelit ashtu edhe nga ana e SHBA”, tha ai.

Gjatë intervistës, nënvizoi se ka gjasa që Irani të kundërpërgjigjet, por megjithatë shtoi se Irani nuk ka më hapësira që të negociojë, por sipas tij duhet të përballet me kushte kapitullimi.

“Irani ose do dakordĂ«sohet me kushtet e vendosura nga SHBA nĂ« bashkĂ«punim me komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar, dhe po ashtu duhet tĂ« heqĂ« dorĂ« nga ky program. Irani do pĂ«rpiqet tĂ« krijojĂ« aleancat e ngushta”, tha mĂ« tej ai.

Gjithashtu diplomati Gjoka shtoi se pas sulmit nga SHBA, Irani duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve.

“Irani nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ«, edhe nĂ« paktin strategjik qĂ« ka me FederatĂ«n Ruse nuk thuhet se dy vendet duhet tĂ« mbrojnĂ« njĂ«ri tjetrin nĂ« rast tĂ« sulmeve nga palĂ« tĂ« tjera. NĂ« tĂ« tilla kushte, besoj se Presidenti Putin do ta shfrytĂ«zojĂ« situatĂ«n nĂ« interes tĂ« FederatĂ«s Ruse. Mund t’i kĂ«rkojĂ« SHBA-sĂ« tĂ« plotĂ«sojĂ« disa nga kushtet e tij nĂ« raport me UkrainĂ«n”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të Trump për një ndryshim të regjimit në Iran, ai tha se një mund të jetë një skenar i mundshëm.

“Irani ka njĂ« sistem disi tĂ« çuditshĂ«m me shumĂ« elementĂ« tĂ« sundimit tĂ« njĂ« personi nĂ« atĂ« vend. NĂ«se Irani nuk pranon tĂ« dakordĂ«sohet me kushtet e SHBA dhe komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar dhe nĂ«se do reagojĂ« ushtarakisht nda bazave amerikane, edhe ky opsion besoj Ă«shtĂ« i mundshĂ«m”, nĂ«nvizoi ai.

/abcnews.al/

A kërcënohet Shqipëria nga Irani për shkak të muxhahedinëve? Teologu shqiptar jep përgjigjen

Eni Kokomani, teolog shqiptar qĂ« jeton nĂ« Iran, tregoi nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se nĂ« Iran ShqipĂ«ria nuk cilĂ«sohet si vend armik lidhur me strehimin e muxhahedinĂ«ve.

Sipas tij Irani nuk e sheh si rrezik opozitën iraniane por sipas asaj që thuhet në vend Izraeli dhe SHBA i përdorin dhe financojnë muxhahedinët për sulme kundër Iranit.

“Sa kam dĂ«gjuar, Irani nuk e sheh si kĂ«rcĂ«nim tĂ« madh lĂ«vizjen e muxhahedinĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri. Izraeli, thuhet nĂ« Iran i financon bashkĂ« me SHBA dhe i pĂ«rdor pĂ«r sulme kundĂ«r Iranit. Irani nuk ka armiqĂ«si me ShqipĂ«rinĂ«. I vetmi problem janĂ« muxhahedinĂ«t. Irani ka pasur marrĂ«dhĂ«nie shumĂ« tĂ« mirĂ« me ShqipĂ«rinĂ«, por me ardhjen e muxhahedinĂ«ve, e shtyrĂ« nga SHBA ShqipĂ«ria i ndĂ«rpreu marrĂ«dhĂ«niet diplamtike me Iranin. Nuk Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« deri tani qĂ« do ketĂ« ndonjĂ« ndĂ«rhyrje nĂ« ShqipĂ«ri sa i pĂ«rket ekzistencĂ«s sĂ« tyre atje”, tha ai.

The post A kërcënohet Shqipëria nga Irani për shkak të muxhahedinëve? Teologu shqiptar jep përgjigjen appeared first on Sot News | Lajme.

Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit/ Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli nuk do të tërhiqet nga operacionet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht presioneve ndërkombëtare dhe përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme. Komentet e tij vijnë në një moment kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban një mbledhje urgjente në New York, thirrur nga Irani pas sulmeve të fundit ajrore amerikane në territorin iranian.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, avionë luftarakë amerikanë ndërmorën një seri goditjesh të koordinuara ndaj tri objekteve kryesore të programit bërthamor iranian, përfshirë kompleksin nëntokësor të Fordow. Ky veprim shënoi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në konfliktin Izrael-Iran, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Nga Izraeli, Netanyahu tha pĂ«r gazetarĂ«t se “nuk do tĂ« lejojmĂ« qĂ« tĂ« tĂ«rhiqemi nĂ« njĂ« luftĂ« rraskapitĂ«se, por as nuk do ta ndĂ«rpresim parakohe kĂ«tĂ« fushatĂ« jetike pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kombĂ«tare”.

Ai theksoi se Izraeli është shumë pranë përmbushjes së objektivave të tij strategjikë, duke përfshirë shkatërrimin e programit bërthamor iranian dhe të kapaciteteve të raketave balistike të Teheranit.

Duke iu referuar objektit tĂ« Fordow, tĂ« cilin SHBA e goditi me bomba speciale pĂ«r depĂ«rtim nĂ« thellĂ«si, Netanyahu tha se “kompleksi Ă«shtĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ«â€, megjithĂ«se theksoi se “shkalla e plotĂ« e dĂ«mit do tĂ« vlerĂ«sohet nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim”.

Deklaratat e kryeministrit izraelit pasojnĂ« reagime tĂ« ashpra nga Teherani, i cili ka akuzuar SHBA-nĂ« dhe Izraelin pĂ«r “agresion tĂ« paprovokuar” dhe ka paralajmĂ«ruar se do tĂ« ushtrojĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r vetĂ«mbrojtje.

Tensionet në rajon mbeten në nivel të lartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon thirrjet për përmbajtje dhe rikthim në tryezën e negociatave.

The post Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit/ Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën appeared first on Sot News | Lajme.

Trump donte të sulmonte vetëm në Fordow, por ja kush e bindi të bombardonte dhe dy bazat e tjera në Isfahan dhe Natanz

Pasi vendosi tĂ« sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte tĂ« pĂ«rqendrohej vetĂ«m nĂ« bazĂ«n e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi atĂ« qĂ« tĂ« godiste edhe dy tĂ« tjerat; Natanzin dhe Isfahanin. Gazeta ‘Jerusalem Post’ e zbuloi kĂ«tĂ« detaj ditĂ«n e sotme.

“KatĂ«r ditĂ« mĂ« parĂ«, pati njĂ« tjetĂ«r telefonatĂ« midis Netanyahut dhe presidentit amerikan, tĂ« cilĂ«t kanĂ« folur çdo ditĂ« qĂ« nga fillimi i luftĂ«s. GjatĂ« asaj telefonate, Trump tha: ‘Kam vendosur tĂ« nis njĂ« sulm'”, citohet tĂ« jetĂ« shprehur njĂ« zyrtar izraelit pĂ«r ‘Jerusalem Post’.

Shtëpia e Bardhë me sa duket vendosi ta bënte këtë për shkak të lehtësisë me të cilën Izraeli goditi objektiva të shumtë dhe mori kontrollin e hapësirës ajrore iraniane.

Trump kishte planifikuar vetĂ«m tĂ« bombardonte uzinĂ«n e pasurimit nĂ« Fordow. Por Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer “arritĂ«n ta bindnin atĂ« tĂ« godiste edhe uzinĂ«n e Isfahanit dhe vendin e pasurimit nĂ« Natanz, tĂ« cilin Izraeli e kishte sulmuar tashmĂ«â€.

Në ditët para operacionit amerikan, si Izraeli ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, kishin shprehur mosmarrëveshje, por ky ishte vetëm një devijim, siguroi media në fjalë.

The post Trump donte të sulmonte vetëm në Fordow, por ja kush e bindi të bombardonte dhe dy bazat e tjera në Isfahan dhe Natanz appeared first on Sot News | Lajme.

Gjashtë kratere të mëdha nga bombardimi në Fordow/ Ja si duken pamjet satelitore pas sulmeve

Imazhet me rezolucion të lartë nga Maxar Technologies tregojnë gjashtë kratere të reja, me shumë gjasa pikat e hyrjes për municionet amerikane, në Fordow si dhe pluhur gri dhe mbeturina të shpërndara poshtë shpatit të malit të shkaktuara nga sulmet.

Ndërkohë një video e publikuar nga mediat shtetërore iraniane, tregon tymin e zi që ngrihet në një zonë që mendohet se është afër Fordow.

Megjithatë kreu i agjencisë ndërkombëtare atomike, Raffael Grossi, tha për CNN se nuk dihet ende niveli i dëmit të shkaktuar në Fordow.

Sipas Grossit, objekti bërthamor i Natanz është shkatërruar plotësisht, ndërsa shënjestra e tretë e sulmeve, centrali në Isfahan, ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Megjithatë sipas mediave ndërkombëtare, pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar shumë të ruajtur në objektin Fordow u zhvendos pak para sulmit ajror.

Centralet bërthamore te Iranit janë te ndërtuara thelle ne toke, veçanërisht Fordow, me i madhi prej tyre.

PĂ«r shkak tĂ« thellĂ«sisĂ«, vetĂ«m SHBA-tĂ« kanĂ« llojin e bombĂ«s “shkatĂ«rruese tĂ« bunkerĂ«ve” mjaftueshĂ«m tĂ« madhe pĂ«r tĂ« sulmuar.

Ajo peshon 14 ton dhe është në gjendje të depërtojë rreth 18 m beton ose 61 m dhe para se të shpërthejë. Superbombat e bukereve janë aq te renda sa mund te mbahen vetëm nga avionët bombardues B-2. Pentagoni tha se 14 bomba u përdoren për të goditur Fordow dhe Natanz.

PĂ«r operacionin Çekiçi i mesnatĂ«s u pĂ«rdorĂ«n 125 avionĂ« ushtarake. Disa nga bombarduesit u vendosen ne Oqeanin Paqesor si njĂ« karrem, tha Pentagoni. Teksa ne Fordow dhe Natanz u lĂ«shuan superbombat, ne Isfahan u sulmua me raketa.

Si Arabia Saudite ashtu edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thonë se nuk ka pasur rritje të niveleve të rrezatimit pas sulmit.

The post Gjashtë kratere të mëdha nga bombardimi në Fordow/ Ja si duken pamjet satelitore pas sulmeve appeared first on Sot News | Lajme.

IAEA: Dëmet në Fordow mbeten të paqarta, por Natanz është shkatërruar

DĂ«met nĂ«ntokĂ«sore nĂ« objektin bĂ«rthamor tĂ« Fordow-it mbeten tĂ« paqarta, por kompleksi i Natanz-it Ă«shtĂ« “shkatĂ«rruar plotĂ«sisht”. KĂ«shtu deklaroi drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r EnergjinĂ« Atomike (IAEA), Rafael Grossi, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r CNN. Ai theksoi se “ka tregues tĂ« qartĂ« goditjesh, por pĂ«r sa i pĂ«rket vlerĂ«simit tĂ« shkallĂ«s sĂ« dĂ«meve nĂ« [
]

The post IAEA: Dëmet në Fordow mbeten të paqarta, por Natanz është shkatërruar appeared first on BoldNews.al.

Sekretari i ShBA-sĂ« ‘presion’ KinĂ«s: Ndalo mbylljen e ngushticĂ«s sĂ« Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që të ushtrojë ndikimin e saj mbi Iranin, duke e nxitur të mos mbyllë ngushticën strategjike të Hormuzit, pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Deklaratat e Rubio-s u bĂ«nĂ« gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo” nĂ« Fox News dhe erdhĂ«n pasi televizioni shtetĂ«ror iranian Press TV raportoi se Parlamenti i Iranit ka miratuar njĂ« masĂ« pĂ«r tĂ« mbyllur ngushticĂ«n, pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s kalon rreth 20% e furnizimit global me naftĂ« dhe gaz natyror.

“Inkurajoj qeverinĂ« kineze nĂ« Pekin qĂ« tĂ« komunikojĂ« me ta, sepse varen nĂ« mĂ«nyrĂ« kritike nga ngushtica e Hormuzit pĂ«r furnizimin e tyre me naftĂ«â€, tha Rubio.

“NĂ«se do ta ndĂ«rmerrnin njĂ« hap tĂ« tillĂ«, do tĂ« ishte njĂ« tjetĂ«r gabim i rĂ«ndĂ«. Do tĂ« ishte njĂ« vetĂ«vrasje ekonomike pĂ«r ta. Ne kemi ende disa opsione pĂ«r ta pĂ«rballuar kĂ«tĂ« situatĂ«, por edhe vende tĂ« tjera duhet ta marrin seriozisht. NjĂ« veprim i tillĂ« do tĂ« dĂ«mtonte ekonomitĂ« e tyre mĂ« shumĂ« sesa tonĂ«n.”

Rubio theksoi se mbyllja e ngushticĂ«s do tĂ« pĂ«rbĂ«nte njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« madh qĂ« do tĂ« kĂ«rkonte njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate. Ai gjithashtu paralajmĂ«roi Iranin tĂ« mos ndĂ«rmarrĂ« veprime hakmarrĂ«se, duke e cilĂ«suar njĂ« akt tĂ« tillĂ« si “gabimin mĂ« tĂ« madh qĂ« ata kanĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ«herĂ«â€.

Pavarësisht tensioneve në rritje, Rubio ritheksoi se SHBA mbetet e hapur për dialog me Iranin.

The post Sekretari i ShBA-sĂ« ‘presion’ KinĂ«s: Ndalo mbylljen e ngushticĂ«s sĂ« Hormuzit appeared first on Sot News | Lajme.

“PĂ«rgatituni tĂ« qĂ«ndroni pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€/ SHBA paralajmĂ«ron shtetasit amerikan ne Iran pasi


Në një udhëzim të përditësuar, autoritetet amerikane theksojnë se nuk planifikohet ndihmë e drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane për largimin e qytetarëve nga Irani. Sipas udhëzimit, qytetarët që kërkojnë të largohen duhet të përdorin rrugët aktualisht të disponueshme për dalje nga vendi.

SHBA nuk ka prani diplomatike në Iran, ndërsa Zvicra, e cila vepron si përfaqësuese e interesave të SHBA-së në vend, ka mbyllur përkohësisht zyrën e saj për çështjet konsullore.

Departamenti i Shtetit ka hapur një formular emergjent për ata që kanë nevojë për ndihmë, por nënvizon se mbështetja konsullore është shumë e kufizuar, dhe nuk do të ketë evakuime të organizuara nga qeveria amerikane.

Po ashtu, qytetarët me shtetësi të dyfishtë SHBA-Iran duhet të udhëtojnë vetëm me pasaportë iraniane dhe të përgatiten për kontrolle dhe pyetje nga autoritetet lokale.

“Qeveria iraniane nuk e njeh shtetĂ«sinĂ« e dyfishtĂ« dhe trajton shtetasit me pasaportĂ« tĂ« dyfishtĂ« vetĂ«m si iranianĂ«,” thuhet nĂ« njoftim.

Ndërkohë, sipas një raporti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të publikuar nga CNN, qindra qytetarë amerikanë janë larguar nga Irani në ditët e fundit, në mesin e krizës në rritje mes Teheranit dhe Uashingtonit.

The post “PĂ«rgatituni tĂ« qĂ«ndroni pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€/ SHBA paralajmĂ«ron shtetasit amerikan ne Iran pasi
 appeared first on Sot News | Lajme.

Frikë, zemërim dhe shpresë/ Iranianët reagojnë pas bombardimeve të SHBA-ve ndaj centraleve bërthamore

Sulmet amerikane ndaj objektiaveve bërthamore në Iran shikohen me sy ndryshe nga një iranian tek tjetri. Edhe pse interneti është ende i ndërprerë në të gjithë vendin pas bllokimeve, disa kanë arritur të anashkalojnë kufizimet dhe të shprehin frikën, zemërimin dhe shpresën e tyre për sulmin.

Disa i kanë thënë BBC Persian se shpresojnë për qetësim të situatës dhe një të ardhme më të mirë për Iranin, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjimin e tyre për pasigurinë dhe frikën e një përshkallëzimi të mëtejshëm.

Shahla tha: “DitĂ«t dhe netĂ«t e mia janĂ« njĂ«soj. Ndihem e paralizuar, thjesht shikoj tavanin gjithĂ« ditĂ«n dhe gjithĂ« natĂ«n. Vazhdoj tĂ« pyes veten se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« mĂ« pas dhe ne jemi vazhdimisht tĂ« befasuar.”

Saeed i tha BBC-sĂ« se shpreson qĂ« tensionet tĂ« ulen pas sulmit amerikan, duke shtuar: “FĂ«mija im do tĂ« lindĂ« brenda pak ditĂ«sh dhe shpresoj qĂ« tĂ« lindĂ« nĂ« njĂ« Iran tĂ« ri me njĂ« qasje tĂ« re ndaj çështjeve kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare.”

«Jam shumë e zemëruar dhe e mërzitur. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë kaq e mërzitur për problemet e mia personale», thotë një grua tjetër.

Ajo shton: “Kjo Ă«shtĂ« shumĂ« shqetĂ«suese sepse lufta e Iranit Ă«shtĂ« midis tre njerĂ«zve – tre udhĂ«heqĂ«sve dhe egove tĂ« tyre.”

Homayoun nga qyteti verior i Maku tha: “Edhe pse jeta jonĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« dhe problemet tona janĂ« pĂ«rkeqĂ«suar, ne qĂ«ndrojmĂ« pranĂ« vendit tonĂ« deri nĂ« fund.”

The post Frikë, zemërim dhe shpresë/ Iranianët reagojnë pas bombardimeve të SHBA-ve ndaj centraleve bërthamore appeared first on Sot News | Lajme.

Irani nĂ« “udhĂ«kryq” pas bombardimeve: A do tĂ« shpĂ«rthejĂ« lufta e madhe nĂ« Lindjen e Mesme?

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej objekteve kryesore të programit bërthamor iranian Fordow, Natanz dhe Isfahan, pyetja më e rëndësishme tani është: si do të reagojë Teherani? Prej dekadash, Irani ka ndërtuar një rrjet të gjerë kapacitetesh ushtarake brenda vendit dhe përmes aleatëve të tij në Lindjen e Mesme, pikërisht për [
]

The post Irani nĂ« “udhĂ«kryq” pas bombardimeve: A do tĂ« shpĂ«rthejĂ« lufta e madhe nĂ« Lindjen e Mesme? appeared first on BoldNews.al.

Ja si bombardimet amerikane shkaktuan kratere të reja në centralin bërthamor iranian (Foto)

Imazhet e reja satelitore tregojnë pasojat e sulmeve të mbrëmshme amerikane në impiantin nëntokësor të pasurimit bërthamor të Iranit në Fordo.

Imazhet me rezolucion tĂ« lartĂ« nga Maxar Technologies tĂ« marra mĂ« 22 qershor tregojnĂ« gjashtĂ« kratere tĂ« reja – me shumĂ« mundĂ«si pikat e hyrjes pĂ«r municionet amerikane – si dhe pluhur gri dhe mbeturina tĂ« shpĂ«rndara poshtĂ« shpatit tĂ« malit tĂ« shkaktuara nga sulmet ajrore.

Analisti i lartĂ« i imazheve nĂ« ShĂ«rbimet e InteligjencĂ«s McKenzie, Stu Ray, i tha BBC Verify: “Nuk do tĂ« shihni njĂ« efekt tĂ« madh shpĂ«rthimi nĂ« pikĂ«n e hyrjes pasi nuk Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r tĂ« shpĂ«rthyer nĂ« momentin e hyrjes, por mĂ« thellĂ« nĂ« objekt”. Ai shtoi se duket sikur tre municione tĂ« ndara janĂ« hedhur nĂ« dy pika tĂ« ndara impakti dhe se ngjyrosja gri nĂ« tokĂ« duket se tregon mbeturina betoni tĂ« hedhura nĂ« erĂ« nga shpĂ«rthimet.

Ray tha gjithashtu se hyrjet e tunelit duket se janĂ« bllokuar. MeqenĂ«se nuk ka kratere tĂ« dukshme ose pika impakti pranĂ« tyre, ai sugjeron se kjo mund tĂ« ketĂ« qenĂ« njĂ« pĂ«rpjekje iraniane pĂ«r tĂ« “zbutur ndikimin ndaj shĂ«njestrimit tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« hyrjeve nga bombardimet ajrore”.

Nuk Ă«shtĂ« e sigurt se sa dĂ«me i kanĂ« shkaktuar sulmet vetĂ« centralit bĂ«rthamor. NĂ« ditĂ«t para sulmit, duket se Irani ka ndĂ«rmarrĂ« veprime pĂ«r t’i parashikuar ato.

The post Ja si bombardimet amerikane shkaktuan kratere të reja në centralin bërthamor iranian (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje nga “Çekiçi i MesnatĂ«s”: SHBA hodhi 14 bomba gjigante nĂ« Iran

Dan Caine, kryetar i shefave tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shtabit tĂ« SHBA-sĂ«, zyrtari mĂ« i lartĂ« ushtarak amerikan, dha detaje rreth operacionit – tĂ« cilin ai zbuloi se quhej “Çekiçi i MesnatĂ«s”.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së përcaktoi afatet, si dhe armët dhe pajisjet e përdorura.

Ai shtoi se vlerësimet fillestare të dëmeve nga beteja zbuluan se të tre shënjestrat pësuan dëme dhe shkatërrime jashtëzakonisht të rënda.

Caine tha se në mesnatën e së premtes, një paketë e madhe bombarduesish B-2 u nis nga SHBA-ja.

Lexo më tej: Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit 

PĂ«r tĂ« ruajtur surprizĂ«n, disa bombardues fluturuan nĂ« perĂ«ndim nĂ« PaqĂ«sor, diçka qĂ« u pĂ«rshkrua si njĂ« “pĂ«rpjekje mashtrimi”. 

Gjatë fluturimit 18-orësh drejt objektivit, bombarduesit amerikanë iu nënshtruan disa furnizimeve me karburant.

Raketat lundruese Tomahawk goditën Isfahanin 

NdĂ«rsa bombarduesit e Operacionit “Midnight Hammer” hynĂ« nĂ« Iran, SHBA-tĂ« vendosĂ«n “disa karreme” dhe pak para se ta bĂ«nin kĂ«tĂ«, nĂ« orĂ«n 5 pasdite EST, njĂ« nĂ«ndetĂ«se amerikane lĂ«shoi mĂ« shumĂ« se dy duzina raketash TomahaĂ«k nĂ« Isfahan.

Caine vazhdoi: “Rreth orĂ«s 6:40 pasdite EST, avioni kryesor B-2 hodhi dy armĂ« GBU 57 Massive Ordnance Penetrator nĂ« tĂ« parĂ«n nga disa pika synimi nĂ« Fordo.

“Siç deklaroi presidenti mbrĂ«mĂ«, bombarduesit e mbetur goditĂ«n mĂ« pas objektivat e tyre.”

U përdorën gjithsej më shumë se 75 armë, përfshirë 14 bomba shpërthyese bunkerësh prej 30,000 kilogramësh.

Kjo shënoi përdorimin e tyre të parë operativ.

The post Detaje nga “Çekiçi i MesnatĂ«s”: SHBA hodhi 14 bomba gjigante nĂ« Iran appeared first on Lapsi.al.

Sulmi amerikan nĂ« Iran, ja me sa bomba “bunker buster” goditi SHBA impiantin bĂ«rthamor tĂ« Fordow-t

Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« kryer njĂ« sulm tĂ« fuqishĂ«m ndaj impianteve bĂ«rthamore iraniane. CNN, duke cituar njĂ« burim amerikan, raporton se gjashtĂ« avionĂ« bombardues B-2 hodhĂ«n 12 bomba tĂ« tipit “bunker buster” mbi impiantin bĂ«rthamor tĂ« Fordow-t, i njohur pĂ«r mbrojtjen e tij tĂ« thellĂ« nĂ«ntokĂ«sore.

Sipas tĂ« njĂ«jtit burim, nĂ«ndetĂ«set amerikane morĂ«n pjesĂ« gjithashtu nĂ« operacion duke lĂ«shuar 30 raketa cruise Tomahawk (Tlam) nĂ« drejtim tĂ« dy impianteve tĂ« tjera bĂ«rthamore iraniane: Natanz dhe Isfahan. Gjithashtu, njĂ« nga avionĂ«t B-2 goditi impiantin e Natanzit me dy bomba tĂ« tjera “bunker buster”.

Ky operacion përforcon goditjen e koordinuar të SHBA-së ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, duke synuar shkatërrimin e kapaciteteve të tij strategjike.

The post Sulmi amerikan nĂ« Iran, ja me sa bomba “bunker buster” goditi SHBA impiantin bĂ«rthamor tĂ« Fordow-t appeared first on Sot News | Lajme.

Pamjet nga “Situation Room” bĂ«hen historike/ Trump, i vetmi president amerikan qĂ« urdhĂ«roi sulm ushtarak ndaj Iranit

PesĂ« presidentĂ« amerikanĂ« – Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Joe Biden dhe Donald Trump – janĂ« pĂ«rballur me dilemĂ«n nĂ«se duhet pĂ«rdorur forca ushtarake kundĂ«r Iranit. Nga tĂ« pestĂ«, vetĂ«m Donald Trump vendosi tĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« sulm tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ushtarak, njĂ« veprim qĂ« tashmĂ« konsiderohet si pjesĂ« e pandashme e trashĂ«gimisĂ« sĂ« tij politike.

Pamjet e publikuara nga ShtĂ«pia e BardhĂ« gjatĂ« operacionit ajror kundĂ«r impianteve bĂ«rthamore iraniane pritet tĂ« bĂ«hen ikonike, krahasuar me ato tĂ« presidentĂ«ve tĂ« mĂ«parshĂ«m nĂ« momente kyçe si operacioni kundĂ«r Osama bin Laden apo fillimi i luftĂ«s nĂ« Irak. Trump shfaqet me kapele tĂ« kuqe “Make America Great Again”, simboli i lĂ«vizjes sĂ« tij, duke ndjekur operacionin nĂ« “Situation Room”, dhomĂ«n e krizave tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Në pamje dallohet Trump i ulur mes bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke ndjekur në ekran detajet e goditjeve ndaj tre impianteve bërthamore iraniane. Në tavolinë shihen shishe uji, dosje dhe stilolapsa me ngjyra. Ndër personat pranë presidentit janë nënkryetari J.D. Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe kreu i CIA-s John Ratcliffe. Ndërkohë, vërehet mungesa e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard, e njohur për përplasjet e mëparshme me Trump mbi çështjen iraniane.

NjĂ« rol qendror nĂ« operacion kishte gjenerali nĂ« pension Dan “Razin” Caine, i cili shihet nĂ« pamjet nga “Situation Room” duke dhĂ«nĂ« udhĂ«zime tĂ« drejtpĂ«rdrejta. Caine, i emĂ«ruar nga Trump si shef i shtabit tĂ« ushtrisĂ« dhe ish-pilot F-16, kishte fituar besimin e presidentit qĂ« prej kohĂ«s sĂ« luftĂ«s kundĂ«r ISIS-it.

Trump e kishte theksuar qartĂ« pĂ«r The Atlantic se sipas tij filozofia “America First” nuk e pĂ«rjashton pĂ«rdorimin e forcĂ«s nĂ«se pĂ«rballesh me kĂ«rcĂ«nime bĂ«rthamore: “Nuk mund tĂ« ketĂ« paqe nĂ«se Irani ka armĂ« bĂ«rthamore.”

Pas ndĂ«rhyrjes, edhe skeptikĂ«t brenda PartisĂ« Republikane u bashkuan pas presidentit, duke e vlerĂ«suar si njĂ« veprim tĂ« matur dhe tĂ« kufizuar. Aktivisti Charlie Kirk deklaroi se “Irani nuk i la zgjedhje Trump-it”, ndĂ«rsa ish-deputeti Matt Gaetz e cilĂ«soi ndĂ«rhyrjen si “njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« paqeje”.

Senatori Lindsey Graham, njĂ« nga pĂ«rkrahĂ«sit mĂ« tĂ« fortĂ« tĂ« veprimeve ushtarake, u shpreh se “ky ishte vendimi i duhur”, ndĂ«rsa senatori Tim Sheehy tha se “Trump mori vendimin e duhur. Kjo nuk Ă«shtĂ« fillimi i njĂ« lufte, por fundi i saj.”

Nga ana tjetĂ«r, Steve Bannon paralajmĂ«roi nĂ« emisionin e tij War Room pĂ«r rrezikun e pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« konfliktit, duke thĂ«nĂ« se “tani je pjesĂ« e luftĂ«s, edhe nĂ«se thua se nuk do tĂ« ndryshosh regjimin.”

The post Pamjet nga “Situation Room” bĂ«hen historike/ Trump, i vetmi president amerikan qĂ« urdhĂ«roi sulm ushtarak ndaj Iranit appeared first on Sot News | Lajme.

❌