TIRANĂ, 3 gusht/ATSH/ Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesĂ« tĂ« homologut tĂ« tij, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, zhvilloi njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« PolicinĂ« e ArabisĂ« Saudite.
Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim nga Al-Bassami, dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Arabisë Saudite.
Gjate takimit mes tyre, Al-Bassami tha se âjemi tĂ« interesuar ta thellojmĂ« bashkĂ«punimin me PolicinĂ« shqiptare, jo vetĂ«m nĂ« fushĂ«n e rendit dhe sigurisĂ« publike, por nĂ« tĂ« gjitha fushat me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.â
Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda theksoi se  âPolicia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare me tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t dhe agjencitĂ« ligjzbatuese. Jemi tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« luftuar sĂ« bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike qĂ« tashmĂ« janĂ« globale.â
Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, në fusha me interes të përbashkët.
Proda u shpreh se âmarrĂ«veshja pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, e nĂ«nshkruar mĂ« parĂ«, ka krijuar njĂ« bazĂ« solide pĂ«r tĂ« avancuar nĂ« mĂ«nyrĂ« konkrete dhe tĂ« qĂ«ndrueshme drejt njĂ« partneriteti strategjik. Policia e Shtetit shqiptar e sheh me shumĂ« interes shkĂ«mbimin e pĂ«rvojĂ«s me PolicinĂ« e ArabisĂ« Saudite, nĂ« fusha jetike si menaxhimi i rendit publik, lufta kundĂ«r terrorizmit dhe krimit tĂ« organizuar, siguria kibernetike dhe mbrojtja e hapĂ«sirave tĂ« ndjeshmeâ.
âEksperienca saudite, sidomos nĂ« menaxhimin e sigurisĂ« gjatĂ« pelegrinazheve masive dhe pĂ«rdorimi i inteligjencĂ«s artificiale nĂ« parandalimin e rreziqeve, pĂ«rbĂ«n njĂ« model nga i cili ne duam tĂ« mĂ«sojmĂ« dhe tĂ« bashkĂ«punojmĂ« ngushtĂ«sishtâ, tha Proda.
Ai shtoi se âjemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« intensifikojmĂ« trajnimet e pĂ«rbashkĂ«ta, tĂ« zhvillojmĂ« projekte pilot dhe tĂ« punojmĂ« nĂ« ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, nĂ« dobi tĂ« tĂ« dyja vendeve tonaâ.
âPropozimi pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar ura komunikimi tĂ« drejtpĂ«rdrejta ndĂ«rmjet strukturave operative tĂ« dy policive, pĂ«rmes planeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« veprimit dhe nismave tĂ« trajnimit, pĂ«rbĂ«n njĂ« hap konkret pĂ«r thellimin e bashkĂ«punimitâ, tha Proda duek shtuar se ShqipĂ«ria mbetet njĂ« partnere e besueshme nĂ« rajonin e Ballkanit dhe ka njĂ« angazhim tĂ« qartĂ« euroatlantik.
âJemi tĂ« vendosur tĂ« ndĂ«rtojmĂ« me PolicinĂ« Saudite njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« qĂ«ndrueshme dhe afatgjatĂ«, tĂ« bazuar nĂ« respekt tĂ« ndĂ«rsjellĂ«, besim institucional dhe interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r siguri dhe stabilitetâ, nĂ«nvizoi Proda.
Proda shprehu bindjen se se kjo vizitë do të jetë një gur themeli për hapat e ardhshëm në dobi të sigurisë së qytetarëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, vlerësoi gatishmërinë dhe vendosmërinë e Drejtor Prodës për të bashkëpunuar pa barriera me partnerët ndërkombëtarë, dhe veçanërisht me Arabinë Saudite, në të gjitha fushat që kanë interes të përbashkët.
Ai e garantoi Drejtor Prodën se do ta mbështesë Policinë shqiptare me trajnime, logjistikë dhe në veprime të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimeve globale, në zbatim të marrëveshjes që është nënshkruar në vitin 2023, ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim në fushën e sigurisë.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me drejtues të sigurisë publike të Mekës dhe të Medinës, me të cilët shkëmbyen eksperienca për menaxhimin e aktiviteteve masive.
/k.s//a.f/
The post Proda në Arabinë Saudite, bashkëpunim për sigurinë publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.