Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kanioni i Holtës/ Një nga destinacionet kryesore për turistët e huaj

Kanioni i Holtës, një nga perlat e bukurisë natyrore të Gramshit vijon të jetë pika më e frekuentuar e zonës.

Janë të shumtë turistët vendas apo të huaj që zgjedhin të kalojnë disa orë mes maleve dhe ujit të akullt që të ofron Kanioni i Holtës.

Të huajt, thonë se natyra është fantastike ndërsa shtojnë se edhe mikpritja është një element që e bën Shqipërinë  të preferuar për t’u vizituar.

Po është hera e parë që vijmë në Shqipëri , na pëlqeu shumë. Njerzit janë shumë të këndshëm dha natyra është vërtetë e bukur. Do ta rekomandoja patjetër Shqipërinë për tu vizituar.

Më pëlqen këtu është shumë bukur. Është një vend shumë argëtues dhe ne po kënaqemi.

Shqipëria është shumë e bukur, edhe kanioni i cili është me ujë natyral është diçka shumë tërheqëse. Babai im ka ardhur disa herë në Shqipëri ndërsa për mua është hera e dytë që vij këtu. Dikush ia rekomndoi dhe babai im lexoi për këtë vend dhe ne vendosëm të vijmë këtu.

Më pëlqen ky vend. Për ne është një vend i bukur, det i mrekullueshëm dhe male mahnitëse. Për ne ishte shumë interesante të udhëtonim drejtë Shqipërisë. 

Sipas të dhënave nga bashkia e Gramshit numri i turistëve që vizitojnë pikat turistike të Gramshit arrinë deri në 140 mijë në vit.

Lumi i Holtës ka një gjatësi rreth 3 km. Vizitorët befasohen dhe mahniten me ngjyrën karakteristike të ujit, shpatet e thepisura 100 – 150 metra, flora dhe fauna që shtrihet përreth.

Lumi vende-vende arrin thellësinë deri në 3 metra.

Gramshi është konsideruar vitet e fundit si një nga befasitë turistike në mbarë vendin për shkak të kanioneve, shpellave, ujëvarave, liqeneve, pyjeve etj./abcnews.al

Parandalohet grabitja në Mamurras/ 36-vjeçari theu me çekiç xhamin e dyqanit, arrestohet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit se një shtetas i maskuar po tentonte të vidhte në një dyqan ushqimor në Mamurras, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt adresës së dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në dyqan, autorin e dyshuar, me maskë dhe me kapuç, duke mbajtur një dorë një çekiç me të cilin dyshohet se kishte thyer xhamin e derës së dyqanit.

Nga veprimet hetimore u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Fluks pasagjerësh në Rinas/ Krasniqi: Ky sezon turistik, ndër më të suksesshmit. Shqipëria mbetet destinacion për të huajt

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi thotë se ky sezon turistik, mund të konsiderohet nga më të sukesshmit.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Krasniqi u shpreh se Shqipëria ka turizëm cilësor dhe ekonomik.

Krasniqi shtoi se vendi ynë mbetet destinacion për të huajt.

“Ky sezon turistik, është një nga më të suksesshmit sa i takon turizmit. Shqipëria vijon të mbetet destinacion për turistët e huaj. Nga jugu në veri, vendi ofron mundësi të ndryshme, për turizëm cilësor, por edhe ekonomik. Shifrat zyrtare flasin për rritje të madhe të turistëve të huaj, në krahasim me vitin e kaluar. Zona e Golemit dhe Durrësit ka fluks më të madh, për shkak edhe të çmimit. Pjesa e Golemit, Velipojës, janë në fokus. Sektori turistik ka nevojë për mbështetje. Ne duhet të kemi mikpritje të mirë, dhe turisti është i gatshëm të paguajë.”, theksoi ai./abcnews.al

Eksportet vijojnë rritjen/ INSTAT: Arritën në 35 miliardë në qershor, frenohen importet

Eksportet shqiptare u rritën lehtë edhe gjatë qershorit duke arritur në 35 miliardë lekë, rreth 1.9% më shumë se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, si raport 6-mujor, vlera totale e tyre arriti në 203 miliardë lekë, duke parë një përmirësim krahasuar me vitin e shkuar. Referuar Instat, ndikimin kryesor pozitiv në ecurinë e eksporteve e dhanë kryesisht grupi I mineraleve e lëndëve djegëse, ndjekur nga ushqimet si dhe makineritë e pjesët e këmbimit.

Ndërkohë, rritje modeste muajin e kaluar ka parë edhe industria fason, ndër më të prekurat prej zhvlerësimit të monedhës europiane. E kundërta ka ndodhur me materialet e ndërtimit e metalet, pasi eksportet e këtij grupi u tkurrën në qershor me gati 6.2%.

Mallrat e importuara nga ana tjetër u frenuan në qershor me 0.2%, duke zbritur në 77 miliardë lekë, ndërsa më e madhe ishte rënia si raport 6-mujor, pasi shënuan një rënie me 2%.

Sipas hartës së shteteve, rritja më e madhe e eksporteve është vërejtur me Kosovën me mbi 64%, ndjekur nga Gjermania dhe Greqia. Ndërkohë, pavarësisht se është partneri kryesor tregtar i vendit, eksportet me Italinë shfaqën një tendencë në rënie me mbi 10% muajin që lamë pas.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian mbajnë edhe peshën kryesore, ku eksportet shqiptare drejt vendeve të unionin zunë 67.4% të eksporteve gjithsej për muajin e kaluar./abcnews.al

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe përfundoi vizitën në Shqipëri/ Rama: Mirëardhsh mik i shtrenjtë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri.

Në aeroportin e Rinasit, Bin Zayed u përcoll nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama në Facebook.

Rama i dorëzoi presidentit të Emirateve të Bashkuara, Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike.

Sipas Ramës, Mohammed bin Zayed i ka qëndruar pranë popullit shqiptar në momente të vështira.

“Ndaj sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë. Mund të jetë një gjest i thjeshtë krahasuar me gjithçka keni bërë për ne, por me mirënjohje të thellë, në emër të popullit shqiptar, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.”, tha kryeministri./abcnews.al

Senati e kalon planin e Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë në vlerë 9 miliardë dollarë

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë, duke i dhënë presidentit republikan një tjetër fitore.

Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi.

Shumica e shkurtimeve janë për programe që ndihmojnë vendet e huaja për t’i luftuar sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet Publike do t’i merrte gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Trump dhe shumë nga republikanët e tjerë argumentojnë se shpenzimet për transmetimet publike janë të panevojshme dhe e kritikojnë mbulimin e lajmeve të tyre si të njëanshëm.

E vranë dhe e hodhën në liqen/ Rrëmbimi i Renis Dobrës u planifikua nga autorët 5 ditë para ezekutimit

Rrëmbimi i Renis Dobrës është planifikuar rreth 5 ditë para ngjarjes.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se me datën 5 korrik në Rinas është marrë një makinë me qira nga i kërkuari Aleksandër Bushgjoka.

Kjo makinë është kthyer me datën 7 korrik nga Fatjon Bushgjoka dhe jo nga Aleksandri. Fatjoni në po të njëjtën ditë ka marrë me qira në po të njëjtin vend një makinë tip Range Rover që është përdorur në krim.

Ndërkaq Petrit Cakrri ka marrë një makinë me qira tip Hyundai. Makinën, Fatjon Bushgjoka e ka kthyer me datën 10, dy ditë pasi ka kryer rrëmbimin. Aty ka pasur një debat me pronarin e mainave me qira në Rinas pasi makinës i është tentuar t’i hiqet GPS.

Lidhur me ngjarjen, ka pasur dy dëshmitarë. Një dëshmitar në Shkopet ka parë parakalimet e automjeteve dhe një dëshmitar ka qenë në Zenisht.

Tre orë para ngjarjes autorët e dyshuar janë parë në një kafe ku dyshohet se kanë vezhguar 23 vjecarin Renis Dobra.

“E njoh të riun, po nuk kam lidhje me vrasjen e tij. E kam njohur më Gjermani, kemi shitur drogë. Sher kemi bërë për punë të pista.”, tha Fatjon Gjoka.

“Unë pranoj që kam qënë në Burrel, bashkë me vëllezërit Bushgjokaj. Por nuk dija asgjë. Ata me thanë që do gjenim drogë në Madhesh të Burrelit. Me çunat me njërin kisha njohje. Kam bërë burg me Kristin. Kam mbaru dënimin rreth muajit prill dhe kam mbajtur kontakte me Kristi Bushgjokën. Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”., u shpreh i arrestuari Petrit Çakrri./abcnews.al

Nuk ka zgjedhje, vuloset Tirana/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Gazetarja e ABC News, Greta Bullari raporton se nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve për kryeqytetin.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste arriti të sigurojë 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike, 13 mandate.

PSD e Tom Doshit mori 3 mandate, Mundësia e Agron Shehajt 2 mandate, si dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

Ndërkaq, seanca për Durrësin shtyhet me datë 24 korrik. PD tha se ka patur parregullsi lidhur me procesverbalet, por edhe kodet e sigurisë.

Gjykata kërkoi shpjegim të detajuar nga KQZ me shkrim si qëndron ky pretendim i PD./abcnews.al

Shkodër, asgjesohen mbi 3100 bimë kanabisi/ Procedohen penalisht 2 kryetarë fshatrash dhe 1 rojë mjedisi

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 3126 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 rojë mjedisi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;

-Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;

-Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Rritet ndjeshëm numri i njerëzve që jetojnë vetëm në Gjermani

Rreth 17 milionë njerëz në Gjermani jetonin vetëm vitin e kaluar, ose më shumë se një në pesë njerëz, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave të publikuara të mërkurën.

Numri i “familjeve me një person” është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke u rritur me rreth 22% që nga viti 2004, kur 14 milionë njerëz (17.1%) jetonin vetëm.

Dhe shifra tani është në 20.6% të popullsisë. Familjet me një person janë më të zakonshme tek të rriturit e moshuar.

Më shumë se një e treta (34%) e atyre të moshës 65 vjeç e lart jetojnë vetëm, një shifër që rritet në 56% tek njerëzit e moshës 85 vjeç e lart.

Aksident në Durrës, një person i plagosur

Një aksident është regjistruar këtë mëngjes në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 1 të qytetit në zonën pranë murit të kalasë.

Burime nga policia thonë për ABC News se një mjet tip Audi, i drejtuar nga një i ri ka përplasur një biçiklist. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca e cila bëri transportimin drejt spitalit të Durrësit të të lënduarit që kishte marrë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Biçiklisti ende i paidentifikuar rreth të 50-tave ndodhet në sallën e kirurgjisë.

Ndërkohë ne vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie duke nisur procedurat e rastit dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident./abcnews.al

E nisi futbollin në fushat e Malësisë, kap superligat/ Historia frymëzuese e futbollistit të ri të talentuar, Ardit Nikaj

Futbollisti shqiptar, Ardit Nikaj pas një eksperience 4-vjeçare te Skënderbeu, kaloi te ekipi polak i Wisla Krakow.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Nikaj u shpreh se për të është hera e parë që do të luajë në një kampionat jashtë vendit.

“Shpresoj që për mirë. Unë jam 23 vjeç. Hera e parë që do luaj në një kampionat jashtë. Unë kam lindur në një fshat të Shkodrës dhe e kam filluar futbollin 15 vjeç në një ekip amator. Pastaj kam kaluar në akademi të Vllaznisë. Më pas kam shkuar te tekniku i parë për kontretë. Pata kontratë me Skënderbeun e Korçës. Nuk më ka shtyrë babai, thjesht më ka lënë më lirshëm. Më ka mbështetur shumë gjithmonë. Unë jam lind, rritur në Shkodër, unë gjithsesi në kampionatin shqiptar do ndjek edhe Korçën. Kam filuar të mësoj fjalët bazike, është pak e vështirë. Kemi pasur një miqësore, kam luajtur rreth 30 minuta”, theksoi ai./abcnews.al

“Marsi” në ankand/ Meteoridi 25 kilogramësh shitet për 5.3 milionë dollarë

Një meteorid 25 kilogramësh, i njohur si NWA 16788 dhe që besohet se është fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë, u shit në ankand për 5.3 milionë dollarë.

Meteoritët janë pjesa që mbeten kur një kometë, asteroid ose meteoroid mbijeton kalimin e tij nëpër atmosferën e Tokës, shkruan CNN.

I zbuluar në nëntor 2023 në rajonin e largët Agadez të Nigerit, NWA 16788 është një “eksemplar monumental” që është rreth 70% më i madh se pjesa tjetër më e madhe e Marsit e gjetur ndonjëherë në Tokë, sipas shtëpisë së ankandeve, Sotheby’s.

Meteori përbën rreth 7% të të gjithë materialit marsian të njohur në Tokë dhe është 70% më i madh se fragmenti i dytë më i madh i gjetur deri më sot. Testimet laboratorike kanë konfirmuar se ai ka përbërje identike me shkëmbinjtë marsianë të studiuar nga sonda “Viking” në vitin 1976.

Ankandi ishte pjesë e “Javës së Geek-ut 2025” në Sotheby’s dhe përfshin gjithashtu fosile, meteorë dhe minerale të rralla. Pasioni për historinë natyrore dhe shkencën po tërheq gjithnjë e më shumë koleksionistë që janë gati të paguajnë miliona për të pasur një copëz nga universi ose nga koha e dinozaurëve./abcnews.al

Zjarri në Drenovë/ Në vendngjarje 40 forca ushtarake, në ndihmë edhe helikopteri Cougar

Aksioni për shuarjen e flakëve në Drevovë ka filluar qe në orën 06:000 të mëngjesit të sotëm.

Përveç 40 trupave të Forcave të Armatosura, i është bashkuar edhe helikopteri Cougar i cili po operon në zonë prej një ore.

Në terren pritet të zbresë edhe Drejtori i Pergjithshëm i AKMC, Haki Çako./abcnews.al

Presidenti i Emirateve të Bashkuara mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës.

Në aeroportin e Rinasit, Bin Zayed u prit nga kryeminsitri Edi Rama.

“Mirëmëngjes dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

Sulmet izraelite goditën Damaskun/ SHBA: Do përdorim hapa specifikë për t’i dhënë fund dhunës në Siri

Ushtria izraelite goditi ministrinë siriane të mbrojtjes në Damask dhe forcat qeveritare në Sirinë jugore për të tretën ditë me radhë të mërkurën, ndërsa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën kryesisht druze të Suweidës vazhduan.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se po “punohet për të shpëtuar vëllezërit tanë Druzë”. Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, akuzoi Izraelin për shkaktimin e një “përshkallëzimi në shkallë të gjerë”.

Më shumë se 350 persona raportohet se janë vrarë që nga e diela, kur shpërthyen përleshjet midis milicive druze dhe fiseve beduine në Suweida, shkruan BBC.

Ushtria siriane thuhet se filloi të tërheqë forcat e saj nga Suweida vonë të mërkurën, pasi SHBA-të thanë se kishin rënë dakord për “hapat” për t’i dhënë fund dhunës.

“Kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme sonte”, shkroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në X.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, raportoi se trupat po largoheshin nga Suweida si pjesë e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe udhëheqësve fetarë të Suweidas, pas “përfundimit të ndjekjes së grupeve të jashtëligjshme nga ushtria”.

Ministria e Jashtme siriane tha se vendi “mirëpret përpjekjet e bëra nga SHBA-ja dhe palët arabe” për të “zgjidhur krizën aktuale” në mënyrë paqësore.

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi përpjekjet për armëpushim./abcnews.al

Horoskopi 17 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI

Mezi pres të riorganizoj qëllimet e tua, por kjo është një kohë më e përshtatshme për planifikim sesa për veprim. Përgjigjet që kërkon do të mbërrijnë brenda pak javësh. Ki kujdes të mos jesh shumë impulsiv me ata që ke afër.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 17 korrik 2025), një ditë e favorshme për ide të reja. Disa mund të përpiqen t’ju vënë një shufër në rrotat tuaja, por Jupiteri është në anën tuaj. Mos kini frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë: ajo që duket si rrezik sot, do të jetë një fitore nesër.

BINJAKËT

Duhet të ngadalësosh. Ka konfuzion në dashuri dhe në punë: shumë thashetheme, shumë pak fakte. Ndani një moment për të dëgjuar veten. Nga e mërkura e tutje, yjet do të jenë më miqësorë.

GAFORRJA

Hëna ju mbështet, ashtu si edhe Jupiteri. Është një ditë pozitive për të kultivuar projekte të reja ose për të forcuar lidhjet emocionale. Nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, ndiqni instinktet tuaja: këtë herë, ato do t’ju udhëheqin në drejtimin e duhur.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 17 korrik 2025), je nën presion, por di si ta shndërrosh atë në motivim. Jo të gjithë e vlerësojnë entuziazmin tënd, por mos lejo që kjo të të ndalojë. Vonesat e vogla në punë nuk duhen marrë si dështime: është thjesht një fazë.

 

VIRGJËRESHA

Kini kujdes nga kritikat e tepërta. Mund ta gjeni veten duke i gjykuar të tjerët ose veten shumë ashpër. Krijoni pak kohë qetësie. Këshilla e yjeve është: përqafojeni papërsosmërinë; ndonjëherë është çelësi i harmonisë.

PESHORJA

Mundësitë po hapen në dashuri dhe jetën shoqërore. Megjithatë, mos lejoni që pavendosmëria t’ju pengojë. Nëse keni një zgjedhje për të bërë, përqendrohuni në atë që ju bën të ndiheni më në paqe, jo në atë që “ndihet e drejtë”.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 17 korrik 2025), energjia juaj po rritet përsëri. Është një ditë kur mund të merrni disa lajme të mira ose një konfirmim të rëndësishëm. Mos lejoni që frikërat e vjetra t’ju pengojnë: e kaluara nuk ka më pushtet mbi ju.

SHIGJETARI

Po kaloni një fazë transformuese, por sot mund të ndiheni nervozë ose të shpërqendruar. Mundohuni të gjeni qendrën tuaj përpara se të merrni vendime. Mbrëmja sjell qartësi, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata.

BRICJAPI

Saturni është në favorin tuaj, duke ju dhënë këmbëngulje dhe qartësi. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të pohuar idetë tuaja, por shmangni përballjet e drejtpërdrejta. Nëse keni një intervistë ose negociatë, përgatituni mirë: mund të fitoni.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 17 korrik 2025), mezi prisni të ndryshoni gjithçka, por qielli ju nxit të jeni të kujdesshëm. Disa situata janë më delikate nga sa duken. Shtyni revolucionet e mëdha. Në dashuri, shmangni fjalët e nxituara.

PESHQIT

Ndjeshmëria juaj është në kulmin e saj. Kjo ju bën empatikë, por edhe të prekshëm. Hëna ju ndihmon të fitoni qartësi brenda vetes. Nëse jeni në një marrëdhënie të paqëndrueshme, sot mund të kuptoni nëse ia vlen të vazhdoni.

Startupi i Mira Muratit/ Vlerësohet 12 miliardë dollarë deri më tani

“Thinking Machines Lab”, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në OpenAI, ka njoftuar se ka siguruar rreth 2 miliardë dollarë financime te reja, duke arritur një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh ne tregun e teknologjise.

Në këtë raund financimi morën pjesë edhe gjiganti i çipeve për AI Nvidia (en-vi-dija), si dhe kompani të tjera të mëdha si Accel, ServiceNow, Cisco, AMD dhe Jane Street.

Ky investim i jashtëzakonshëm në një kompani e krijuar vetëm në shkurt të këtij viti, pa asnjë produkt ose të ardhur aktualisht, tregon fuqinë dhe besimin që Murati ka fituar në sektorin gjithnjë e më konkurrues të Inteligjences Artificake. Pothuajse dy të tretat e ekipit themelues të Thinking Machines përbëhet nga ish-punonjës të OpenAI. Murati deklaroi se:

“Jemi të entuziazmuar që në muajt në vijim do të ndajmë produktin tonë të parë, i cili do të përfshijë një komponent të rëndësishëm open source dhe do të jetë i dobishëm për studiuesit dhe startup-et që ndërtojnë modele të personalizuara.”

Murati u largua nga OpenAI në mënyrë të papritur në shtatorin e kaluar, dhe që atëherë është bërë pjesë e një grupi në rritje ish-ekzekutivësh që kanë nisur iniciativa të reja në fushën e inteligjencës artificiale.

Sipas një raporti nga PitchBook, entuziazmi i investitorëve për startup-et e AI-së mbetet i fortë, edhe pse ka pasur pikëpyetje rreth shpenzimeve në industrinë e teknologjisë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, financimi për startup-e në SHBA u rrit me 76%, duke arritur në 162.8 miliardë dollarë, ku AI përbënte rreth 64.1% të totalit të vlerës së marrëveshjeve./abcnews.al

❌