❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rasti Popoviq, lojë e Serbisë apo vetësakrificë politike

Keqpërdorim i mundësive dhe i serbëve në Kosovë.

KĂ«shtu e komentojnĂ« Dushan Janjiq nga Forumi i Beogradit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«nie Etnike dhe Ehat Miftaraj nga Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si deklaratĂ«n e zyrtarit serb, Igor Popoviq, i cili UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s e quajti organizatĂ« terroriste.

Popoviq u dĂ«rgua nĂ« paraburgim pĂ«r 30 ditĂ« nĂ« KosovĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kjo vepër dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Drejtori i ZyrĂ«s pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ«, Petar Petkoviq, tha mĂ« 21 korrik se ky ishte njĂ« “vendim politik” dhe se “nuk do tĂ« ketĂ« vazhdim tĂ« dialogut pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve me KosovĂ«n, derisa Popoviq tĂ« lirohet”.

Janjiq, duke folur pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, thotĂ« se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r “njĂ« lojĂ« tĂ« pakuptimtĂ« tĂ« pushtetit nĂ« Serbi”.

“NjĂ« qasje e tillĂ« ndaj dialogut [me KosovĂ«n], njĂ« qasje e tillĂ« ndaj realitetit, tregon vetĂ«m se Serbia me qĂ«llim – e kam fjalĂ«n pĂ«r ZyrĂ«n pĂ«r KosovĂ«n – nuk dĂ«shiron ta bĂ«jĂ« punĂ«n e saj
 Ky Ă«shtĂ« keqpĂ«rdorim i situatĂ«s sĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, pĂ«r tĂ« mbetur nĂ« pushtet nĂ« Serbi”, thotĂ« Janjiq.

Miftaraj ndan tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim. Sipas tij, Popoviq ishte “shumĂ« i vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r veprimet e tij dhe pasojat ligjore qĂ« mund t’i kishte”.

“MegjithatĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« rast, ai bĂ«ri njĂ« vetĂ«sakrificĂ«, si dĂ«m kolateral ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pĂ«rdor [drejtorin e ZyrĂ«s pĂ«r KosovĂ«n, Petar] Petkoviq dhe zyrtarĂ«t e tjerĂ« shtetĂ«rorĂ« serbĂ«, apo edhe vetĂ« serbĂ«t e KosovĂ«s, si mjet pĂ«r tĂ« larguar vĂ«mendjen nga trazirat dhe protestat aktuale kundĂ«r QeverisĂ« sĂ« tij nĂ« tĂ« gjithĂ« SerbinĂ«â€, thotĂ« Miftaraj pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

ÇfarĂ« tha Popoviq dhe ku?

NdihmĂ«sdrejtori i ZyrĂ«s pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ«, Igor Popoviq, qĂ«ndroi mĂ« 18 korrik nĂ« HoqĂ« tĂ« Madhe, pĂ«r tĂ« shĂ«nuar pĂ«rvjetorin e vrasjes sĂ« disa serbĂ«ve nĂ« territorin e komunĂ«s sĂ« Rahovecit, dhe nĂ« fjalimin e tij UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s e quajti organizatĂ« terroriste.

“VĂ«llezĂ«rit tanĂ« [serbĂ«t e KosovĂ«s] kanĂ« pĂ«suar, sepse terroristĂ«t e UÇK-sĂ« nuk i donin serbĂ«t nĂ« kĂ«to troje, dhe me ekzekutimin e tyre, donin t’i frikĂ«sonin banorĂ«t e tjerĂ« serbĂ«, qĂ« tĂ« largoheshin nga ky vend. Gjithashtu, Ă«shtĂ« e dhimbshme qĂ« terroristĂ«t dhe organizatorĂ«t, autorĂ«t e krimit, nuk janĂ« gjetur dhe ndĂ«shkuar gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tyre viteve, edhe pse shohim se i gjithĂ« Rripi i GazĂ«s po shkatĂ«rrohet pĂ«r njĂ« krim tĂ« ngjashĂ«m tĂ« rrĂ«mbimit tĂ« civilĂ«ve izraelitĂ«â€, tha Popoviq.

Për shkak të këtyre fjalëve, ai u ndalua në vendkalimin kufitar në Jarinjë dhe, më vonë, iu shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji, sipas nenit 141 të Kodit Penal për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit.

Për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike ose grupeve të tjera, në një mënyrë që mund të rrezikojë rendin publik, dënimi mund të jetë me gjobë ose deri në pesë vjet burgim.

Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke abuzuar me pozicionin ose autoritetin e tij kryen këtë vepër penale, i nënshtrohet dënimit me burgim nga një deri në tetë vjet.

Avokati Lubomir Pantoviq tha mĂ« herĂ«t se do t’i drejtohet GjykatĂ«s sĂ« Apelit kundĂ«r vendimit pĂ«r caktimin e paraburgimit pĂ«r Popoviqin.

“Fjalor i caktuar fjalĂ«sh”

Janjiq thotĂ« se autoritetet aktuale nĂ« Serbi kanĂ« njĂ« “fjalor tĂ« caktuar fjalĂ«sh”, por se ato nuk mund t’i anulojnĂ« dokumentet ndĂ«rkombĂ«tare.

“Ekziston MarrĂ«veshja e KumanovĂ«s, nĂ« tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ« demilitarizimi dhe transformimi i UÇK-sĂ«, jo si organizatĂ« terroriste. PolitikanĂ«t nĂ« Serbi i keqpĂ«rdorin mundĂ«sitĂ« nĂ« KosovĂ« dhe gjatĂ« vizitave tĂ« rralla atje pĂ«rhapin retorikĂ« tĂ« re”, thotĂ« Janjiq.

Ai thekson se qĂ« nga fundi i viteve 1970, vendet perĂ«ndimore kanĂ« mbĂ«shtetur ndryshimet nĂ« organizimin e UÇK-sĂ«, duke mos e konsideruar mĂ« si njĂ« organizatĂ« terroriste, por si njĂ« forcĂ« politike-ushtarake qĂ« ka luftuar pĂ«r çlirim nga forcat serbe.

Janjiq thotĂ«, po ashtu, se deklarata e Popoviqit nuk ishte “e mençur”, veçanĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« proceseve gjyqĂ«sore ndaj ish-pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ« janĂ« duke hetuar krimet e luftĂ«s qĂ« dyshohet se janĂ« kryer nga pjesĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ« kundĂ«r pakicave etnike dhe rivalĂ«ve politikĂ«, nga janari i vitit 1998 deri nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2000.

“NjĂ« deklaratĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« shkatĂ«rruese, veçanĂ«risht kur ekzistojnĂ« procese tĂ« papĂ«rfunduara gjyqĂ«sore pĂ«r krime lufte, tĂ« kryera nga ushtria dhe paraushtarakĂ«t serbĂ«. Kjo arrogancĂ« dhe ky primitivizĂ«m i diskursit tĂ« ri, qĂ« pĂ«rkrahet nĂ« Serbi, nuk mund t’i fshijnĂ« faktet. PĂ«rkundrazi, kontribuojnĂ« nĂ« propagandĂ«n politike se serbĂ«t nuk mund tĂ« integrohen”, thotĂ« Janjiq.

“NĂ« vend tĂ« mesazheve tĂ« paqes, gjuhĂ« e urrejtjes”

Miftaraj thekson se ligjet aktuale në Kosovë, por edhe në shoqëritë e tjera demokratike, nuk e lejojnë gjuhën e urrejtjes.

“Igor Popoviq, nĂ« vend qĂ« ta pĂ«rdorte vizitĂ«n e tij pĂ«r tĂ« promovuar paqen dhe harmoninĂ« midis popullsisĂ« serbe nĂ« KosovĂ«, e keqpĂ«rdori atĂ«, duke pĂ«rdorur gjuhĂ« urrejtjeje dhe duke dĂ«rguar mesazhe politike, qĂ« kontribuojnĂ« mĂ« tej nĂ« pĂ«rçarje dhe nĂ« pĂ«rkeqĂ«simin e marrĂ«dhĂ«nieve etnike nĂ« KosovĂ«â€, thotĂ« Miftaraj.

Ai beson se të gjitha veprimet e Zyrës për Kosovën janë të organizuara dhe të orkestruara mirë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria serbe.

NĂ« vitin 2022, Ivan Todosijeviq, zyrtar i ListĂ«s Serbe, u dĂ«nua me njĂ« vit burg pĂ«r “nxitje tĂ« urrejtjes dhe mosdurimit”.

Deklarata e tij lidhej me masakrĂ«n e Reçakut, tĂ« cilĂ«n e cilĂ«soi si “trillim”.

Por, në korrik të vitit 2023, Gjykata Supreme e Kosovës e liroi atë nga të gjitha akuzat, duke konstatuar se mendimi i shprehur nuk përbënte vepër penale, pavarësisht nga ngjarja që kishte ndodhur.

Reagimet nga Kosova dhe Serbia

Pas arrestimit tĂ« Popoviqit, ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« KosovĂ«s, Xhelal Sveçla, tha se Kosova nuk do tĂ« tolerojĂ« fyerjen dhe pĂ«rdhosjen e historisĂ«, e aq mĂ« pak tĂ« luftĂ«s sĂ« zhvilluar nga UÇK-ja.

Pastaj erdhĂ«n edhe reagimet e drejtorit tĂ« ZyrĂ«s pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ«, Petar Petkoviq, ministrit tĂ« JashtĂ«m serb, Marko Gjuriq, dhe zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t vlerĂ«suan se deklarata e Popoviqit “u kĂ«rkonte llogari atyre qĂ« kryen krime” dhe bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r lirimin e tij tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

Presidenti serb, Vuçiq tha se Beogradi zyrtar i ka informuar tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t pĂ«r arrestimin e Popoviqit, duke shtuar se kjo ngjarje “mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« paparashikueshme”.

“Arrestimi i Igor Popoviq tregon se [kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s] Albin Kurti e ka humbur arsyen dhe dĂ«shiron tĂ« provokojĂ« incidente dhe konflikte nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, tha Vuçiq gjatĂ« njĂ« paraqitjeje si i ftuar nĂ« Televizionin Pink tĂ« Beogradit.

Kurti tha se e sheh këtë deklaratë të presidentit serb si kërcënim, sepse vjen nga komandanti suprem i ushtrisë së një shteti.

“Me tone nxitĂ«se tĂ« konfliktit, [deklarata] nuk mund tĂ« konsiderohet mĂ« si qĂ«ndrim individual, por si politikĂ« shtetĂ«rore”, tha Kurti nĂ« njĂ« konferencĂ« me gazetarĂ«t.

MĂ« 21 korrik, Prokuroria e LartĂ« Publike nĂ« Beograd i kĂ«rkoi DrejtorisĂ« sĂ« PolicisĂ« Kriminale (UKP) dhe AgjencisĂ« sĂ« SigurisĂ« dhe Informacionit (BIA) tĂ« SerbisĂ« tĂ« mbledhin informacionet e nevojshme pĂ«r “identifikimin e personave” qĂ« arrestuan Popoviqin, me qĂ«llim “vĂ«rtetimin e elementeve thelbĂ«sore tĂ« veprĂ«s penale: rrĂ«mbim”./REL/

The post Rasti Popoviq, lojë e Serbisë apo vetësakrificë politike appeared first on Telegrafi.

Bilanci tregtar, importi shënon rritje 16 për qind në qershor

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 17. 1 për qind në muajin qershor 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 498,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 425. 4 milionë euro në vitin 2024.

Eksporti mbulon importin me 13. 9 për qind.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave në muajin qershor 2025 kishte vlerën 80. 4 milionë euro, ndërsa importi 578. 7 milionë euro, që është një rritje prej 9.5 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 16.0 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani; 6,7% e produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,0% e përbëjnë produktet minerale; 13,2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,3% e përbëjnë mjetet e transportit; 8,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 27,6 milionë ëuro, ose rreth 34,4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 10,7%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 9,4%, Italia 3,3, Holanda 3,2%, etj.

“Importet e KosovĂ«s nga vendet e BE-sĂ« ishin rreth 249,6 milionĂ« euro, ose 43,1 pĂ«r qind e importeve tĂ« pĂ«rgjithshme, me njĂ« rritje prej 9,2 pĂ«r qind. Importet me pjesĂ«marrje me tĂ« lartĂ« ishin nga: Gjermania (14,2%), Polonia (5,2%), Italia (4,7%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 36,9 milion Euro, ose 45,9% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12,2%2. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (16,9%), Maqedonia e Veriut (15,5%), Mali i Zi (6,3%), Serbia (5,7%).

“Importet nga vendet e CEFTA-s arritĂ«n nĂ« 82,7 milion Euro, ose 14,3% tĂ« importeve tĂ« pĂ«rgjithshme, me njĂ« rritje prej 28,1%. Vendet me pjesĂ«marrje mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r import ishin: Maqedonia e Veriut (5,1%), ShqipĂ«ria (4,8%), Serbia (3,4%)”, thuhet nĂ« raportin e ASK-sĂ«.

Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,9 milion Euro, ose 19,8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,3%) dhe Turqia (2,9%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 246,4 milion Euro, ose 42,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (13,1%) dhe Turqia (12,6%)./KP/

The post Bilanci tregtar, importi shënon rritje 16 për qind në qershor appeared first on Telegrafi.

​Hargreaves: PartitĂ« politike ta vĂ«nĂ« vendin mbi interesat e tyre

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi për takimin që e ka zhvilluar të martën, më 22 korrik, me presidenten Vjosa Osmani.

“U pajtuam se pasojat e njĂ« bllokimi tĂ« vazhdueshĂ«m politik do tĂ« jenĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r KosovĂ«n dhe popullin e saj”, shkroi ai nĂ« Facebook.

Tutje, Hargreaves tha se e ka përgëzuar Osmanin për përpjekjet e saj për zgjidhjen e bllokimit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Theksova pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e tĂ« gjitha partive politike pĂ«r ta vĂ«nĂ« vendin mbi interesat partiake pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje”, tha Hargreaves.

Presidentja Vjosa Osmani në konferencë për media të martën, tha se kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit të mbetur prej katër ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Osmani tha se nëse arrihet marrëveshja për konstituimin e Kuvendit, ajo do të tërheq kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese./Telegrafi/

The post ​Hargreaves: PartitĂ« politike ta vĂ«nĂ« vendin mbi interesat e tyre appeared first on Telegrafi.

Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët.

Gazetari i Top Channel, raporton se ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.

Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontroll, por era që rreth orës 11 nis në ketë zonë e bën të rrezikshme situatën./TCH/

The post Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë appeared first on Telegrafi.

Takimi Kurti-Limaj, dalin detajet e fundit të negociatave

Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate për një marrëveshje bashkëqeverisëse janë intensifikuar në ditët e fundit. Derisa nuk ka ende një konfirmim zyrtar, përfaqësues të të dy subjekteve kanë dhënë sinjale për afrimin e qëndrimeve.

Në koalicionin LVV-Guxo dhe Alternativa janë optimistë se do të arrihet marrëveshja me Nismën, siç thonë, vetëm për postet në ekzekutiv, pasi nuk lëvizin nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Ndërkaq, në Nismën Socialdemokrate deklarojnë se nuk kanë kushte për bashkëpunim me LVV-në, derisa shtojnë se ditët në vijim do të shohin a do të binden nga oferta e LVV-së për koalicion qeverisës.

Megjithatë, vihet në pah se përkundër kësaj marrëveshje duhet të sigurohet edhe vota e një deputeti për të krijuar shumica parlamentare prej 61 deputetëve.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e kaluar ka paraqitur një ofertë konkrete karshi liderit të Nismës, Fatmir Limaj, për koalicion qeverisës. Sipas tij, në ditët në vijim do të ketë sërish takime dhe do të shihet nëse do të ketë marrëveshje për formim të institucioneve të reja para afatit obligues të Gjykatës Kushtetuese për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili skadon më 26 korrik.

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se pas takimit të fundit Kurti-Limaj ka mundësi të mëdha të arrihet një marrëveshje.

Limaj, në takimet paraprake me Albin Kurtin, është shprehur i interesuar që në kuadër të marrëveshjes me LVV-në të marrë vetëm postin e kryekuvendarit dhe jo të përfshihet në koalicion qeverisës.

Mirëpo, Kusari-Lila deklaron se tashmë është bërë e qartë se grupi i tyre parlamentar nuk ka votë për Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, mirëpo po shikohen variantet tjera për pozicionet në ekzekutiv.

“Nuk mund tĂ« flas pĂ«r detaje tĂ« diskutimit pasi qĂ« nĂ« diskutim apo nĂ« negociata Ă«shtĂ« vetĂ« kryeministri me zotĂ«ri Limaj. Do tĂ« thotĂ« qĂ« ata janĂ« tĂ« dytĂ« qĂ« diskutojnĂ«, por pĂ«rderisa ka diskutime nĂ« vazhdimĂ«si dhe ka ende paralajmĂ«rime pĂ«r takim, unĂ« mendoj qĂ« ka mundĂ«si tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje. Ajo çka ka qenĂ« e qartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« tĂ« dytĂ« tĂ« diskutimeve, gjegjĂ«sisht ju e dini qĂ« ka pasur takime edhe nĂ« fillim tĂ« mbajtjes sĂ« seancave konstituive me udhĂ«heqĂ«sin e NismĂ«s Socialdemokrate, zotin Limaj, Ă«shtĂ« se tashmĂ« Ă«shtĂ« e ditur se nga grupi ynĂ« parlamentar i pĂ«rbĂ«rĂ« nga tri parti, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, Guxo dhe Alternativa, nuk ka pasur vota tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’u zgjedhur zotĂ«ri Limaj kryetar i Kuvendit
 UnĂ« jam e bindur se janĂ« duke u shqyrtuar variantet tjera, gjegjĂ«sisht mundĂ«si tĂ« tjera, por prapĂ« po them qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« Ă«shtĂ« ende herĂ«t tĂ« thuhet çkado pĂ«r shkak se nuk Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e finalizuar
 NĂ«se Ă«shtĂ« marrĂ«veshje politike, Ă«shtĂ« marrĂ«veshje pĂ«r bashkĂ«qeverisje, atĂ«herĂ« duhet tĂ« diskutohen pozicionet nĂ« ekzekutiv, besoj unĂ«, apo edhe pozicionet tjera nĂ« kuadĂ«r tĂ« Kuvendit”, thekson Kusari-Lila.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, thotë për KosovaPress se nuk kanë paraqitur kushte për bashkëpunim me LVV-në. Megjithatë, sipas tij, vazhdojnë të insistojnë në emrin e Fatmir Limajt për kryeparlamentar. Kjo çështje, sipas Matoshit, është ngritur edhe në takimin e javës së kaluar mes Kurtit dhe Limajt.

Ai nuk tregon ofertën që Kurti ia ka bërë Limajt për koalicion qeverisës, mirëpo shton se rezultatet e takimeve në ditët në vijim do të përcaktojnë nëse Nisma do të bindet të jetë pjesë e ekzekutivit me LVV-në.

“Normalisht se ne mendojmĂ« qĂ« Fatmir Limaj, kryetar i Kuvendit, Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e mirĂ« edhe pĂ«r LĂ«vizjen VetĂ«vendosje. Nuk Ă«shtĂ« veç pĂ«r NismĂ«n Socialdemokrate, Ă«shtĂ« edhe pĂ«r LĂ«vizjen VetĂ«vendosje. Normalisht qĂ« kĂ«to ia themi LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, sepse kemi njĂ« kundĂ«rshtim tĂ« madh pĂ«r zonjĂ«n Haxhiu nga gjitha subjektet tjera politike
 Tema e kryetarit tĂ« Kuvendit ka qenĂ« pjesĂ« e bisedave tĂ« fundit. Do tĂ« jetĂ« prapĂ« pjesĂ« e bisedave qĂ« mund tĂ« ketĂ« kĂ«to dy-tri ditĂ«. Nisma nuk ka paraqitur kushte, nuk vendos kushte. Nuk Ă«shtĂ« e interesuar me ngulĂ« kĂ«mbĂ« edhe me kushtĂ«zuar me njĂ« pikĂ« tĂ« caktuar
 NdĂ«rkohĂ«, rezultatet e bisedimeve do ta pĂ«rcaktojnĂ« nĂ«se ne do tĂ« bindemi qĂ« tĂ« jemi pjesĂ« e njĂ« ekzekutivi me LĂ«vizjen VetĂ«vendosje”, thekson Matoshi.

Pavarësisht mundësisë së arritjes së marrëveshjes me Nismën, në koalicioninin LVV-GUXO-Alternativa thonë se duhet të sigurohet edhe një deputet për të krijuar shumicën parlamentare që do të zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë e re.

Sipas Kusari-Lilës, LVV bashkë me partnerët aktualisht ka 57 vota, duke u bazuar në gjashtë tentimet për votim të hapur të kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

NdĂ«rkaq, pĂ«r formimin e qeverisĂ« nevojiten 61 vota. Nga zgjedhjet e shkurtit, LVV-ja ka siguruar 47 ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, PDK-ja 25, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetĂ« deputetĂ« ndĂ«rkaq, 20 ulĂ«se janĂ« tĂ« garantuara pĂ«r komunitetet pakicĂ« – dhjetĂ« pĂ«r serbĂ«t dhe dhjetĂ« pĂ«r pakicat e tjera.

Kusari-Lila shton se me tri votat e Nismës bëhen gjashtëdhjetë deputetë, mirëpo është e bindur që do të bëhen 61 pas arritjes së marrëveshjes me Nismën, por nuk tregon se si do të sigurojnë votën edhe të një deputeti.

“Jemi nĂ« kufij tĂ« gjysmĂ«s, bĂ«hen gjashtĂ«dhjetĂ« me njĂ« matematikĂ« tĂ« thjeshtĂ«, por jemi tĂ« bindur qĂ« mund tĂ« bĂ«hen gjashtĂ«dhjetĂ« e njĂ« pas arritjes sĂ« marrĂ«veshjes me NismĂ«n
 Me deputetĂ«t nga Kuvendi i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tash kush do tĂ« jetĂ« vota e gjashtĂ«dhjetĂ« e njĂ«, mbetet tĂ« shihet, por jam e bindur se nĂ«se arrijmĂ« deri nĂ« diskutim ose marrĂ«veshje me NismĂ«n Socialdemokrate, atĂ«herĂ« do tĂ« mund tĂ« kemi edhe votĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« arritur gjashtĂ« e njĂ«shin”, shton ajo.

ShqetĂ«sim tĂ« tillĂ« ka edhe anĂ«tari i KryesisĂ« sĂ« NismĂ«s, Fatmir Matoshi, i cili kĂ«rkon nga LVV-ja qĂ« t’i sigurojĂ« 58 deputetĂ« tĂ« tjerĂ« dhe mĂ« pas tĂ« llogarisĂ« nĂ« tri votat e NismĂ«s.

Sipas tij, nëse LVV-ja ka vullnet politik, nuk është e pamundur të sigurohen edhe dy vota nga komunitetet joserbe, të cilët deri tani kanë shprehur rezerva për bashkëpunim me LVV-në: deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, si dhe deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha.

“LĂ«vizja VetĂ«vendosje duhet me i pas edhe pesĂ«dhjetĂ« e tetĂ« tĂ« tjera pĂ«r me kriju shumicĂ« parlamentare. Tani ata janĂ« nĂ« bisedime edhe me deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, edhe nga pakicat joserbe. Nuk Ă«shtĂ« e pamundshme qĂ« tĂ« arrijmĂ« numrin 58, nĂ«se kanĂ« vullnet nga ana e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje. UnĂ« besoj qĂ« kjo gjĂ« Ă«shtĂ« e arritshme dhe nuk do tĂ« ishte fare problem”, thekson Matoshi.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka obliguar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik, mirëpo nuk ka specifikuar pasojat juridike nëse nuk ndodh një gjë e tillë.

Kuvendi nesër do të tentojë për herë të 51-të konstituimin e legjislaturës së nëntë./KP/

The post Takimi Kurti-Limaj, dalin detajet e fundit të negociatave appeared first on Telegrafi.

Diplomati suedez: Kriza politike po dëmton Kosovën, kjo është e keqe për të gjithë

Ish-kryeministri dhe diplomati i njohur suedez, Carl Bildt, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën e vazhdueshme politike në Kosovë dhe vonesat në formimin e një qeverie të re.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Bildt ka ngritur pyetjen nëse Kosova do të arrijë ndonjëherë të krijojë një qeveri funksionale.

“A do tĂ« ketĂ« Kosova ndonjĂ«herĂ« njĂ« qeveri tĂ« re? PamundĂ«sia pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara po dĂ«mton besueshmĂ«rinĂ« e vendit, dhe kjo Ă«shtĂ« keq pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, ka shkruar Bildt.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur vendi po përballet me bllokim institucional pas zgjedhjeve të fundit, me partitë politike ende të paafta për të arritur marrëveshje për krijimin e ekzekutivit.

Kujtojmë se të hënën ka dështuar edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Të gjitha këto ngjarje po ndodhin me vetëm pak ditë përpara fundit të afatit 30-ditor kushtetues, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin KO124/25, i cili kërkon konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik 2025 . /Telegrafi/

Will đŸ‡œđŸ‡° ever get a new government? The inability to move forward damaged the credibility of the country. And that’s bad for everyone. https://t.co/G6dwKKt80U

— Carl Bildt (@carlbildt) July 22, 2025

The post Diplomati suedez: Kriza politike po dëmton Kosovën, kjo është e keqe për të gjithë appeared first on Telegrafi.

​Gashi: Pozita e kryetarit tĂ« Kuvendit pĂ«r Limajn Ă«shtĂ« problematike

Pozita e kryetarit të Kuvendit për kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajn është problematike, pasi ai ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi.

Ai, duke hyrë në objektin e Kuvendit, në tentimin e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, tha se LDK-ja nuk do të votojë për asnjë kandidat jashtë partisë së tyre për postin e kryekuvendarit.

“ËshtĂ« situatĂ« e komplikuar pĂ«r zotĂ«ri Limaj pĂ«r postin e kryetarit tĂ« Kuvendit. Gjithsesi, akoma nuk Ă«shtĂ« diskutuar nĂ« parti pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. MegjithatĂ«, qĂ«ndrimi i pĂ«rgjithshĂ«m Ă«shtĂ« se nuk votohet asnjĂ« kandidat jashtĂ« LDK-sĂ«. ËshtĂ« e komplikuar, pasi nuk dua tĂ« merrem me problemet qĂ« ai ka – qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« listĂ«n e zezĂ« – dhe kjo e bĂ«n mĂ« problematike pĂ«r njĂ« pozicion kyç si kryetar i Kuvendit. PĂ«r pozitat e tjera Ă«shtĂ« normale, pasi ka fituar zgjedhjet dhe ka tĂ« drejtĂ« tĂ« jetĂ« deputet”, tha Gashi./kp/

The post ​Gashi: Pozita e kryetarit tĂ« Kuvendit pĂ«r Limajn Ă«shtĂ« problematike appeared first on Telegrafi.

DĂ«shton pĂ«r herĂ« tĂ« 50‑tĂ« konstituimi i Kuvendit, afati kushtetues nĂ« pikĂ«pyetje

Ka dështuar edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke reflektuar ngecjen e thellë të procesit institucional.

Deri tani, të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike .

Kryesuesi i seancës Avni Dehari bëri të ditur se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 11:00.

Në qendër të bllokadës mbetet mungesa e një marrëveshjeje për krijimin e komisionit që do të organizonte votimin për kryetarin e Kuvendit. PDK, LDK, Lista Serbe, AAK dhe Nisma vazhdojnë të bëjnë rezistencë, ndërsa LVV insiston në kandidaturën e saj (Albulena Haxhiu) dhe votimin e fshehtë.

Sot nga 104 deputetë të pranishëm vetëm 53 deputet votuan pro formimit të këtij komisioni.

Të gjitha këto ngjarje po ndodhin me vetëm pak ditë përpara fundit të afatit 30-ditor kushtetues, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin KO124/25, i cili kërkon konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik 2025 . /Telegrafi/

The post DĂ«shton pĂ«r herĂ« tĂ« 50‑tĂ« konstituimi i Kuvendit, afati kushtetues nĂ« pikĂ«pyetje appeared first on Telegrafi.

Incidenti i armatosur nĂ« Doganaj, shkak i njĂ« mosmarrĂ«veshjeje nĂ« trafik – nĂ« mesin e tĂ« arrestuarve edhe njĂ« polic

Një zyrtar policor dhe tre qytetarë janë arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnatës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona mbetën të plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri. Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate zyrtare.

“Departamenti i Hetimeve ka pranuar sot pas mesnatĂ«s njĂ« informatĂ« nga Policia e KosovĂ«s lidhur me njĂ« incident gjuajtjeje me armĂ« zjarri, ku si pasojĂ« janĂ« lĂ«nduar dy persona”, thuhet nĂ« njoftim.

Në incidentin që ka ndodhur rreth orës 00:52, ishte përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili sipas IPK-së, është në mesin e të arrestuarve.

“Bazuar nĂ« veprimet fillestare hetimore dyshohet se incidenti ka ndodhur fillimisht si pasojĂ« e njĂ« mosmarrĂ«veshjeje nĂ« trafik, duke pĂ«rfunduar fatkeqĂ«sisht nĂ« njĂ« incident tĂ« gjuajtjes me armĂ« zjarri”, sqaron IPK.

TĂ« plagosurit – njĂ« qytetar dhe zyrtari policor – janĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« QKUK, ndĂ«rsa sipas mjekĂ«ve ndodhen jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (një Glock 19 zyrtare dhe një revole Zastava), 16 gëzhoja dhe një predhë.

“Pas kontakteve me ProkurorinĂ« Themelore nĂ« Ferizaj, janĂ« arrestuar katĂ«r tĂ« dyshuar – zyrtari policor dhe tre qytetarĂ« – tĂ« cilĂ«ve u Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit pĂ«r 48 orĂ«â€, thuhet mĂ« tej nĂ« komunikatĂ«.

IPK ka nisur hetimet nĂ« drejtim tĂ« veprave penale “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€, “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve” dhe “DhĂ«nie ndihmĂ« gjatĂ« kryerjes sĂ« veprĂ«s penale”.

Bazuar në autorizimet ligjore, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë rast.

Hetuesit e Inspektoratit janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës dhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. /Telegrafi/

The post Incidenti i armatosur nĂ« Doganaj, shkak i njĂ« mosmarrĂ«veshjeje nĂ« trafik – nĂ« mesin e tĂ« arrestuarve edhe njĂ« polic appeared first on Telegrafi.

“Pa Kuvend s’ka shtet” – Koci qeth flokĂ«t nĂ« shenjĂ« proteste pĂ«r bllokadĂ«n politike

Avokati Arianit Koci ka protestuar sërish sot para Kuvendit të Kosovës, si rezultat i mungesës së konstituimit të tij.

Koci bëri një akt simbolik duke i qethur flokët.

“Po na rrezikohet shtetĂ«sia e KosovĂ«s e miq e armiq tanĂ« po binden se ne nuk jemi tĂ« aftĂ« me majtĂ« njĂ« shtet. Kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« politik, po hyn nĂ« kategorinĂ« e parapolitikĂ«s. KĂ«rkoj qĂ« sot menjĂ«herĂ« tĂ« formohet Kuvendi”, tha Koci.

Koci u shpreh se kjo protestë nuk është veç për politikanë dhe deputet por edhe për krejt popullin që ka rënë në gjumë

“Pa Kuvend nuk ka demokraci, nuk ka shtet e as zhvillim ekonomik e social”, tha ai. /Telegrafi/

The post “Pa Kuvend s’ka shtet” – Koci qeth flokĂ«t nĂ« shenjĂ« proteste pĂ«r bllokadĂ«n politike appeared first on Telegrafi.

Hyseni: Investimet në Lipovicë dhe Burincë po japin rezultate konkrete

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar fshatrat malorë të Karadakut, Lipovicë dhe Burincë ku është takuar me banorët lokalë për të dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.

Gjatë vizitës, Hyseni tha se është ndier i motivuar nga mikpritja dhe vlerësimi i qytetarëve për punën e bërë deri më tani, duke theksuar se investimet në këto zona po japin rezultat.

“Kaluan njĂ« ditĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« LipovicĂ« dhe BurincĂ«. Biseduam gjatĂ« pĂ«r sfidat dhe nevojat e zonĂ«s, ndĂ«rsa morĂ«m mirĂ«njohjen dhe mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r punĂ«n e bĂ«rĂ« dhe investimet qĂ« po japin rezultate, nga infrastruktura rrugore e deri te mbĂ«shtetja pĂ«r bujqĂ«si”, deklaroi Hyseni.

Ai shtoi se përkushtimi i banorëve për të ndërtuar jetën në vendlindje është frymëzues dhe se mbështetja e tyre është një motiv shtesë për të vazhduar punën drejt zhvillimit të qëndrueshëm të komunës.

“MbĂ«shtetja e sinqertĂ« e banorĂ«ve tĂ« kĂ«tyre fshatrave na motivon pĂ«r tĂ« punuar edhe mĂ« shumĂ« pĂ«r njĂ« Gjilan tĂ« zhvilluar e gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s”, u shpreh kryetari i Gjilanit. /Telegrafi/

The post Hyseni: Investimet në Lipovicë dhe Burincë po japin rezultate konkrete appeared first on Telegrafi.

Afati kushtetues po shkon drejt fundit, sot përpjekja e 50-të për ta zhbllokuar Kuvendin

Sot, mbahet tentativa e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në një përpjekje tjetër për të zhbllokuar krizën institucionale që po zgjat prej muajsh.

Deri tani, të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Në thelb të bllokadës qëndron mungesa e një marrëveshjeje për krijimin e komisionit i cili do të duhej të organizonte votimin për kryetarin e Kuvendit.

Partitë PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK e Nisma vazhdojnë të mos propozojnë anëtarë për këtë komision, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje insiston në kandidaturën e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun dhe mënyrën e votimit të fshehtë.

Të shtunën, u zhvillua një takim mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj, por as ky takim nuk solli ndonjë marrëveshje konkrete për tejkalimin e krizës.

LVV dhe NISMA janĂ« “barrikaduar” sa i pĂ«rket kĂ«tij takimi duke mos dhĂ«nĂ« asnjĂ« detaj se cfarĂ« ka ndodhur konkretisht.

Takimi u zhvillua në prag të përfundimit të afatit kushtetues, të përcaktuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, respektivisht deri më 26 korrik 2025.

Kriza aktuale ka nxitur shqetësim te qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar nga liderët politikë që të vënë në vend të parë interesin e vendit. /Telegrafi/

The post Afati kushtetues po shkon drejt fundit, sot përpjekja e 50-të për ta zhbllokuar Kuvendin appeared first on Telegrafi.

Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës

Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

Edhe pse zjarri duket se ka marrë përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e fortë.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë./abcnews/

The post Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës appeared first on Telegrafi.

PĂ«rleshje me armĂ« mes njĂ« polici dhe njĂ« qytetari nĂ« Doganaj tĂ« Ferizajt – tĂ« dy mbesin tĂ« plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Doganaj të Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, mĂ« 21 korrik 2025, rreth orĂ«s 00:50, policia rajonale ka pranuar njĂ« informatĂ« pĂ«r njĂ« rast tĂ« gjuajtjes me armĂ« zjarri nĂ« fshatin Doganaj. NĂ« kĂ«tĂ« incident janĂ« pĂ«rfshirĂ« dy persona, ku si pasojĂ« tĂ« dy kanĂ« mbetur tĂ« plagosur”, tha Veseli pĂ«r Telegrafin.

Sipas Veselit, nĂ« pĂ«rleshje ishin tĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« qytetar qĂ« po udhĂ«tonte me veturĂ«n “Golf 7” dhe njĂ« zyrtar policor jashtĂ« detyrĂ«s zyrtare, i cili ndodhej nĂ« njĂ« veturĂ« “BMW”.

“PĂ«r shkak tĂ« pĂ«rfshirjes sĂ« njĂ« zyrtari policor, Ă«shtĂ« njoftuar menjĂ«herĂ« edhe Inspektorati Policor i KosovĂ«s (IPK), ndĂ«rsa hetimet janĂ« duke u zhvilluar nĂ« koordinim me ta dhe me prokurorin kujdestar tĂ« krimeve tĂ« rĂ«nda”, shtoi Veseli.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy veturat e përfshira, dy armë zjarri të llojit pistoletë, 16 gëzhoja dhe një predhë.

“TĂ« plagosurit janĂ« dĂ«rguar fillimisht nĂ« QendrĂ«n Emergjente nĂ« Ferizaj dhe mĂ« pas janĂ« transferuar nĂ« QKUK pĂ«r trajtim tĂ« mĂ«tejshĂ«m mjekĂ«sor. Sipas stafit mjekĂ«sor, ata janĂ« jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«â€, ka deklaruar Veseli.

Ai shtoi se policia ka intervistuar gjithashtu dy dëshmitarë që ndodheshin në njërën nga veturat në momentin e incidentit.

Rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “Vrasje e mbetur nĂ« tentativĂ« dhe shkaktim i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ«. /Telegrafi/

The post PĂ«rleshje me armĂ« mes njĂ« polici dhe njĂ« qytetari nĂ« Doganaj tĂ« Ferizajt – tĂ« dy mbesin tĂ« plagosur appeared first on Telegrafi.

Vala e tĂ« nxehtit afrikan pĂ«rfshin KosovĂ«n – temperaturat sot arrijnĂ« deri nĂ« 38°C

Kosova këtë javë do të përballet me një valë të të nxehtit të skajshëm, si pasojë e masave ajrore të ardhura nga Afrika Veriore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga data 21 deri më 25 korrik, vendi do të mbizotërohet nga temperatura shumë të larta, të shoqëruara me përmbajtje të ulët lagështie dhe pa reshje të shiut.

Sot sipas IHMK-sĂ« moti do tĂ« jetĂ« kryesisht me diell. Temperaturat minimale do tĂ« sillen nga 13 – 16°C kurse ato maksimale nga 33 – 38°C.

Era do të jetë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

IHMK paralajmëron për rreziqe të shtuara ndaj shëndetit publik, sidomos për grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Indeksi UV do tĂ« jetĂ« i lartĂ«, prandaj rekomandohet tĂ« shmangen rrezet direkte tĂ« diellit nga ora 9:00 deri nĂ« 17:00”, thekson IHMK./Telegrafi/

The post Vala e tĂ« nxehtit afrikan pĂ«rfshin KosovĂ«n – temperaturat sot arrijnĂ« deri nĂ« 38°C appeared first on Telegrafi.

Lirimi i hapĂ«sirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh pĂ«r komunitetin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar kĂ«tĂ« tĂ« diel njĂ« foto qĂ« tregon lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na mĂ« parĂ« nga ndĂ«rtimet pa leje, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« “çlirim tĂ« madh” pĂ«r komunitetin dhe pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t.

Kryeministri paralajmëron gjithashtu se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës. Ai thekson se edhe ato objekte që ende nuk janë shembur do të prishen, ndërsa ndërtuesit që nuk bashkëpunojnë do të përballen me gjoba të kripura.

“Çlirim i madh jo vetĂ«m pĂ«r komunitetin e pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, po edhe pĂ«r ata qĂ« ulen nĂ«pĂ«r tavolinat jashtĂ« dhe marrin frymĂ« lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetĂ«r edhe cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit. NdĂ«rkohĂ« ka ende ngrehina qĂ« i rezistojnĂ« mĂ« kot kĂ«rkesĂ«s pĂ«r t’u shkulur vetĂ« nga mexhelisi, se nĂ« fund tĂ« tĂ«ra do ikin po do ikin bashkĂ« me njĂ« gjobĂ« tĂ« kripur pĂ«r ndĂ«rtuesin e pamirĂ«kuptua”, ka shkruar kryeministri Rama.

The post Lirimi i hapĂ«sirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh pĂ«r komunitetin appeared first on Telegrafi.

Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Tre nga gjashtë personat që u lënduan si pasojë e prishjes së një luhatëse në Skenderaj, janë liruar nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës të njëjtën ditë që janë pranuar për trajtim mjekësor.

Të lënduarat, përfshirë edhe një të mitur, fillimisht kishin pranuar ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, ishin transferuar për trajtim të mëtejshëm në Mitrovicë.

Sipas kryeinfermierit të spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë Agron Sumici, të lënduarat kanë pasur lëndime të lehta trupore.

“Pas orĂ«s 19:00 nĂ« mbrĂ«mje kanĂ« ardhur tre femra tĂ« lĂ«nduara nga [rrĂ«zimi nga] luhatĂ«sja, qĂ« ka ndodhur nĂ« Skenderaj, njĂ«ra Ă«shtĂ« e moshĂ«s 22 vjeçare, njĂ«ra Ă«shtĂ« 18 vjeçare dhe njĂ«ra Ă«shtĂ« diku 13 vjeçare. LĂ«ndime tĂ« lehta tĂ« gjitha kanĂ« pasur, nuk ka pasur ndonjĂ« lĂ«ndim tĂ« madh serioz dhe pas trajtimit nĂ« emergjencĂ« janĂ« liruar pĂ«r nĂ« shtĂ«pi”, deklaroi ai pĂ«r KosovaPress.

Rasti ka ndodhur të shtunën ku gjashtë persona, prej të cilëve tre të mitur, u lënduan pasi u rrëzuan si pasojë e prishjes së një luhatëse në rrugën Fatmir Dibra, në Skenderaj.

“Lidhur me rastin, janĂ« intervistuar dy tĂ« dyshuar – pronari dhe punĂ«tori i lojĂ«rave dhe e me pas me vendim tĂ« prokurorit janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, njoftoi Policia e KosovĂ«s./kp/

The post Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë appeared first on Telegrafi.

Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar një vendim të ndërmarrë gjatë mandatit të tij në vitin 2017 për lirimin nga detyra të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët sapo kishin fituar mandatin si deputetë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës edhe në mungesë të ligjeve specifike.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se këtë veprim e kishte marrë në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore në atë vit.

“NĂ« prag tĂ« certifikimit tĂ« rezultateve zgjedhore tĂ« vitit 2017, nĂ« konsultim me ZyrĂ«n Ligjore tĂ« KM dhe me kĂ«shilltarin juridik tĂ« Kryeministrit, qĂ« sot Ă«shtĂ« kryetar i OdĂ«s sĂ« AvokatĂ«ve, nĂ« harmoni me nenin 72 tĂ« KushtetutĂ«s, si kryeministĂ«r nĂ« detyrĂ« lirova nga detyra njĂ« zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe 8 ministra tĂ« cilĂ«t kishin fituar mandatin e deputetit. QeveritarĂ«t e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, qëllimi nuk ishte të tregohej si shembull i zbatimit të Kushtetutës, por të shmangej shkelja e saj.

“KĂ«tĂ« veprim nuk e ndĂ«rmorĂ«m qĂ« tĂ« jemi shembull i zbatimit tĂ« KushtetutĂ«s, por qĂ« tĂ« preventojmĂ« tĂ« mos bĂ«hemi shembull i shkeljes sĂ« saj”, ka shkruar Mustafa.

Ish-kryeministri shton se të gjithë zyrtarët e liruar nga detyra në atë kohë e kishin kërkuar vetë largimin për të respektuar mandatin e tyre të ri si deputetë dhe për të shmangur
mospërputhshmëri kushtetuese.

Ai rikujton se në atë kohë mungonte Ligji për Qeverinë, por tashmë ekziston një bazë e qartë ligjore.

“Edhe pse nĂ« atĂ« kohĂ« Kosova nuk e kishte Ligjin pĂ«r QeverinĂ«, i cili tani nĂ« mĂ«nyrĂ« eksplicite e bĂ«n ligjĂ«risht tĂ« detyrueshme normĂ«n kushtetuese se asnjĂ« person nuk mundet nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« tĂ« ushtrojĂ« pozita ekzekutive dhe ato legjislative”, shprehet Mustafa.

Mustafa ka shprehur shqetësim për qëndrimin në pushtet në kundërshtim me Kushtetutën dhe paralajmëron përgjegjësi ligjore.

“Qeveria nĂ« detyrĂ« nuk duhet t’i lejojĂ« vetes veprim antikushtetues dhe tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pushtet nĂ« shkelje tĂ« ligjit. AtĂ«herĂ« jo vetĂ«m se do duhej dhĂ«nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r veprime jo legale dhe jo legjitime, por edhe tĂ« pret pĂ«rgjegjĂ«sia individuale para ligjit pĂ«r pasojat e krijuara nga mospĂ«rfillja e gjyqĂ«sorit”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

The post Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore appeared first on Telegrafi.

Interesimi për universitetet publike në Kosovë po bie nga viti në vit

Numri i kandidatëve për studentë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, sidomos në ato publike, viteve të fundit ka shënuar rënie.

Njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë së rënia e natalitetit, largimi i të rinjve nga Kosova dhe numri i madh i institucioneve publike dhe private në vend, ka ndikuar në rënien e numrit të studentëve në universitetet publike.

Interesimi për universitetet publike në Kosovë ka rënë ndër vite, për shkak të disa faktorëve. Njohësja e fushës së Arsimit, Bardha Qollaku, i tha Radio Kosovës së sipas statistikave, numri i studentëve në universitetet publike dhe ato private është pothuajse i njëjtë.

Tutje, ajo tha se interesimi i tĂ« rinjve pĂ«r t’u regjistruar nĂ« institucionet private Ă«shtĂ« edhe çështja e kritereve mĂ« tĂ« lehta.

“Statistikat qĂ« i marrim nga Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s tregojnĂ« njĂ« pjesĂ«marrje gati tĂ« barabartĂ« tĂ« prezencĂ«s sĂ« studenteve nĂ« universitet publike me ato private. Kemi diku 43 deri nĂ« 47 pĂ«r qind tĂ« prezencĂ«s sĂ« studenteve nĂ« universitetet private nĂ« krahasim me ato publike. Ajo qĂ« vlen tĂ« thuhet Ă«shtĂ« se viteve tĂ« fundit kemi njĂ« rĂ«nie tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« studentĂ«ve nĂ« tĂ« gjitha universitetet. Arsyeja pse studentĂ«t zgjedhin universitet private Ă«shtĂ« se nĂ« universitetet publike ka provime pranuese dhe studentĂ«t e kanĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« pranohen nĂ« disa fusha specifike pĂ«r shkak tĂ« kritereve tĂ« provimeve pranuese. NdĂ«rsa, nĂ« universitetet private nuk aplikohen nĂ« shumicĂ«n e rasteve kriteret pĂ«r pranim siç Ă«shtĂ«, nota mesatare apo rezultati i MaturĂ«s ShtetĂ«rore”, tha Qollaku

Drejtori i organizatĂ«s qĂ« merret mĂ« vlerĂ«simin e arsimit nĂ« KosovĂ« “Teach for Kosova”, Egzon Gashi, i tha Radio KosovĂ«s se rĂ«nia e natalitetit dhe numri i madh i institucioneve tĂ« larta arsimore publike dhe private, po ndikon qĂ« tash nĂ« universitet publike tĂ« kenĂ« me pak studentĂ«.

“ Viteve tĂ« fundit kemi mĂ« pak fĂ«mijĂ« tĂ« regjistruar edhe nĂ« shkollat fillore e kjo sigurisht po ndikon qĂ« edhe nĂ« universitete tĂ« kemi mĂ« pak studentĂ«. Dhe faktori i dytĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« fakti qĂ« kemi shumĂ« fakultete publike dhe kolegje private nĂ«pĂ«r KosovĂ«. UnĂ« mendoj qĂ« universitetet dhe shkollat nuk duhet tĂ« jenĂ« profitabile, sepse po regjistrojnĂ« nxĂ«nĂ«s tĂ« cilĂ«t nuk po arrijnĂ« tĂ« regjistrohen nĂ« universitet publike. UnĂ« mendoj qĂ« edhe pĂ«r sa u pĂ«rket universiteteve publik dhe atyre private, e kemi tejkaluar numrin”, tha Gashi.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, i tha Radio Kosovës se kjo agjenci ka rritur standardet dhe se shumë institucione të arsimit të lartë privat në vend nuk arrijnë të plotësojnë kriteret.

“ Si agjenci kemi ngritur jashtĂ«zakonisht shumĂ« standardet pĂ«r procesin e akreditimit. ShumĂ« institucione tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« private nuk kanĂ« mundur qĂ« tĂ« plotĂ«sojnĂ« ato standarde. Komisioni Evropian nĂ« njĂ« raport para dy viteve thotĂ« se numri i institucioneve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« dhe e kuotave tĂ« studentĂ«ve Ă«shtĂ« reduktuar nga Agjencia e Akreditimit bazuar nĂ« kriteret e cilĂ«sisĂ«â€, tha Gashi

Edhe profesori universitar, Blerim Rexhaj, ka vlerĂ«suar se pĂ«r shumĂ« tĂ« rinj, programet nĂ« Institucionet e Arsimit tĂ« LartĂ« Private janĂ« zgjedhja e parĂ« – andaj edhe institucionet publike duhet t’i rishikojnĂ« programet dhe politikat e tyre dhe tĂ« vendosin mekanizma pĂ«rkatĂ«s tĂ« ri-kthimit tĂ« tregut tĂ« humbur tĂ« maturantĂ«ve.

Sipas Rexhajt në Universitetin e Prishtinës disa programe pati konkurrencë të lartë, në të tjera u plotësua më pak se 30 % e kuotës. Ai thotë se ky është një sinjal i qartë se planifikimi duhet rishikuar dhe se UP-ja dhe MASHTI duhet të balancojnë kërkesat e stafit akademik me realitetin e tregut dhe se studentët të mos humbin kohë në një program që nuk u përshtatet dhe tregu i punës të marrë të diplomuarit më të përgatitur në fushën e duhur. Ai e sheh të rëndësishëm edhe orientimin e hershëm në karrierë dhe lobimin për universitet publike.

Në vitin 2025 Testit Shtetëror të Maturës i janë nënshtruar 18.130 maturantë./rtk/

The post Interesimi për universitetet publike në Kosovë po bie nga viti në vit appeared first on Telegrafi.

Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve

Pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik.

Nga data 1 deri më 17 korrik 2025, janë përpunuar 386,868 hyrje dhe 409,595 dalje të shtetasve, me mbi 250 mijë mjete që kanë kaluar kufirin në të dy drejtimet.

Ky fluks përbën një rekord të ri krahasuar me vitet e kaluara, i cili përfshin, pushues nga Kosova që udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.

Udhëtarë nga vendet e BE-së që kalojnë tranzit në Shqipëri drejt Kosovës. Mërgimtarë që rikthehen në vendlindje për pushime. Për përballimin e fluksit janë vendosur në funksion 7 sportele pune, të ndara sipas kategorive të mjeteve.

Me rreth 800 mijë shtetas që kanë hyrë e dalë vetëm në dy javët e para të korrikut, pika kufitare Morinë mbetet një arterie jetike e lëvizjes në rajon.

Për autoritetet kufitare, sfida është e përditshme: të garantojnë siguri dhe shpejtësi, ndërsa qytetarët kërkojnë më pak pritje dhe më shumë efikasitet.

Përveç Morinës, masa janë marrë edhe në pikat e tjera kufitare nën varësinë e Drejtorisë Vendore për Kufirin Kukës, për të përballuar fluksin e lartë të sezonit veror. /tch/

The post Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve appeared first on Telegrafi.

❌