Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rasti Popoviq, lojë e Serbisë apo vetësakrificë politike

23 July 2025 at 15:51

Keqpërdorim i mundësive dhe i serbëve në Kosovë.

Kështu e komentojnë Dushan Janjiq nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike dhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaratën e zyrtarit serb, Igor Popoviq, i cili Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e quajti organizatë terroriste.

Popoviq u dërgua në paraburgim për 30 ditë në Kosovë, për veprën penale “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kjo vepër dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha më 21 korrik se ky ishte një “vendim politik” dhe se “nuk do të ketë vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa Popoviq të lirohet”.

Janjiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se bëhet fjalë për “një lojë të pakuptimtë të pushtetit në Serbi”.

“Një qasje e tillë ndaj dialogut [me Kosovën], një qasje e tillë ndaj realitetit, tregon vetëm se Serbia me qëllim – e kam fjalën për Zyrën për Kosovën – nuk dëshiron ta bëjë punën e saj… Ky është keqpërdorim i situatës së serbëve në Kosovë, për të mbetur në pushtet në Serbi”, thotë Janjiq.

Miftaraj ndan të njëjtin qëndrim. Sipas tij, Popoviq ishte “shumë i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe pasojat ligjore që mund t’i kishte”.

“Megjithatë, në këtë rast, ai bëri një vetësakrificë, si dëm kolateral ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili përdor [drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar] Petkoviq dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë serbë, apo edhe vetë serbët e Kosovës, si mjet për të larguar vëmendjen nga trazirat dhe protestat aktuale kundër Qeverisë së tij në të gjithë Serbinë”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë tha Popoviq dhe ku?

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, qëndroi më 18 korrik në Hoqë të Madhe, për të shënuar përvjetorin e vrasjes së disa serbëve në territorin e komunës së Rahovecit, dhe në fjalimin e tij Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e quajti organizatë terroriste.

“Vëllezërit tanë [serbët e Kosovës] kanë pësuar, sepse terroristët e UÇK-së nuk i donin serbët në këto troje, dhe me ekzekutimin e tyre, donin t’i frikësonin banorët e tjerë serbë, që të largoheshin nga ky vend. Gjithashtu, është e dhimbshme që terroristët dhe organizatorët, autorët e krimit, nuk janë gjetur dhe ndëshkuar gjatë gjithë këtyre viteve, edhe pse shohim se i gjithë Rripi i Gazës po shkatërrohet për një krim të ngjashëm të rrëmbimit të civilëve izraelitë”, tha Popoviq.

Për shkak të këtyre fjalëve, ai u ndalua në vendkalimin kufitar në Jarinjë dhe, më vonë, iu shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji, sipas nenit 141 të Kodit Penal për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit.

Për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike ose grupeve të tjera, në një mënyrë që mund të rrezikojë rendin publik, dënimi mund të jetë me gjobë ose deri në pesë vjet burgim.

Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke abuzuar me pozicionin ose autoritetin e tij kryen këtë vepër penale, i nënshtrohet dënimit me burgim nga një deri në tetë vjet.

Avokati Lubomir Pantoviq tha më herët se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit kundër vendimit për caktimin e paraburgimit për Popoviqin.

“Fjalor i caktuar fjalësh”

Janjiq thotë se autoritetet aktuale në Serbi kanë një “fjalor të caktuar fjalësh”, por se ato nuk mund t’i anulojnë dokumentet ndërkombëtare.

“Ekziston Marrëveshja e Kumanovës, në të cilën është përcaktuar qartë demilitarizimi dhe transformimi i UÇK-së, jo si organizatë terroriste. Politikanët në Serbi i keqpërdorin mundësitë në Kosovë dhe gjatë vizitave të rralla atje përhapin retorikë të re”, thotë Janjiq.

Ai thekson se që nga fundi i viteve 1970, vendet perëndimore kanë mbështetur ndryshimet në organizimin e UÇK-së, duke mos e konsideruar më si një organizatë terroriste, por si një forcë politike-ushtarake që ka luftuar për çlirim nga forcat serbe.

Janjiq thotë, po ashtu, se deklarata e Popoviqit nuk ishte “e mençur”, veçanërisht për shkak të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë duke hetuar krimet e luftës që dyshohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

“Një deklaratë e tillë është shkatërruese, veçanërisht kur ekzistojnë procese të papërfunduara gjyqësore për krime lufte, të kryera nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Kjo arrogancë dhe ky primitivizëm i diskursit të ri, që përkrahet në Serbi, nuk mund t’i fshijnë faktet. Përkundrazi, kontribuojnë në propagandën politike se serbët nuk mund të integrohen”, thotë Janjiq.

“Në vend të mesazheve të paqes, gjuhë e urrejtjes”

Miftaraj thekson se ligjet aktuale në Kosovë, por edhe në shoqëritë e tjera demokratike, nuk e lejojnë gjuhën e urrejtjes.

“Igor Popoviq, në vend që ta përdorte vizitën e tij për të promovuar paqen dhe harmoninë midis popullsisë serbe në Kosovë, e keqpërdori atë, duke përdorur gjuhë urrejtjeje dhe duke dërguar mesazhe politike, që kontribuojnë më tej në përçarje dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve etnike në Kosovë”, thotë Miftaraj.

Ai beson se të gjitha veprimet e Zyrës për Kosovën janë të organizuara dhe të orkestruara mirë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria serbe.

Në vitin 2022, Ivan Todosijeviq, zyrtar i Listës Serbe, u dënua me një vit burg për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.

Deklarata e tij lidhej me masakrën e Reçakut, të cilën e cilësoi si “trillim”.

Por, në korrik të vitit 2023, Gjykata Supreme e Kosovës e liroi atë nga të gjitha akuzat, duke konstatuar se mendimi i shprehur nuk përbënte vepër penale, pavarësisht nga ngjarja që kishte ndodhur.

Reagimet nga Kosova dhe Serbia

Pas arrestimit të Popoviqit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova nuk do të tolerojë fyerjen dhe përdhosjen e historisë, e aq më pak të luftës së zhvilluar nga UÇK-ja.

Pastaj erdhën edhe reagimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët vlerësuan se deklarata e Popoviqit “u kërkonte llogari atyre që kryen krime” dhe bënë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Presidenti serb, Vuçiq tha se Beogradi zyrtar i ka informuar të gjithë partnerët për arrestimin e Popoviqit, duke shtuar se kjo ngjarje “mund të ketë pasoja të paparashikueshme”.

“Arrestimi i Igor Popoviq tregon se [kryeministri në detyrë i Kosovës] Albin Kurti e ka humbur arsyen dhe dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq gjatë një paraqitjeje si i ftuar në Televizionin Pink të Beogradit.

Kurti tha se e sheh këtë deklaratë të presidentit serb si kërcënim, sepse vjen nga komandanti suprem i ushtrisë së një shteti.

“Me tone nxitëse të konfliktit, [deklarata] nuk mund të konsiderohet më si qëndrim individual, por si politikë shtetërore”, tha Kurti në një konferencë me gazetarët.

Më 21 korrik, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i kërkoi Drejtorisë së Policisë Kriminale (UKP) dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) të Serbisë të mbledhin informacionet e nevojshme për “identifikimin e personave” që arrestuan Popoviqin, me qëllim “vërtetimin e elementeve thelbësore të veprës penale: rrëmbim”./REL/

The post Rasti Popoviq, lojë e Serbisë apo vetësakrificë politike appeared first on Telegrafi.

Të rinjtë rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin, arrestohen nga policia

By: fra nc
5 July 2025 at 14:36

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Matit, pasi dyshohet se kanë dhunuar një investitor që po punonte për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Kurqelaj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës” ndaj H.B., 30 vjeç, S.Ç., 24 vjeç, L.B., 24 vjeç dhe L.K., 25 vjeç, të gjithë banues në Klos.

Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të rinjtë dëmtuan një automjet të kompanisë që merrej me ndërtimin e hidrocentralit në zonë si dhe kanë goditur me grushte investitorin 39-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

The post Të rinjtë rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin, arrestohen nga policia appeared first on Euronews Albania.

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

4 July 2025 at 17:58

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë të drejtat e punonjësve.

“Duam të garantohemi që vijueshmëria e kompanisë nuk prekë punonjësit”, thotë Dritan Shahu, kreu i Sindikatës Së Naftëtarëve

Shahu kërkon transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

“Kemi kërkuar një informacion nga kompania, jemi në pritje të përgjigjes”, shprehet ai.

Kreu i sindikatës solli në vëmendje edhe një herë se kompania “Bankers” nuk i ka paguar naftëtarët sipas kritereve të statusit, gjë për të cilën më herët janë zhvilluar edhe protesta.

“Ka pasur diskutime për pagën, deklaruan pamundësi financiare. Gjykojmë që pagat e punonjësve duhet të jenë si sektorët e tjerë”, thotë Shahu.

Shahu theksoi se janë të vendosur të garantojnë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve.

 

The post Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit appeared first on Euronews Albania.

Arrestohen dy vëllezër për kultivim kanabisi, policia asgjëson bimët narkotike

By: fra nc
4 July 2025 at 10:34

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia në Roskovec, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit kombëtar “Koordinata”, i fokusuar në parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, të dy banues në Roskovec. Ata u kapën në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec asgjësuan bimët narkotike nëpërmjet djegies. Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy të arrestuarve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohen dy vëllezër për kultivim kanabisi, policia asgjëson bimët narkotike appeared first on Euronews Albania.

Arrestime masive në doganën greke, pezullohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë

By: fra nc
3 July 2025 at 11:54

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare Qafë Botë është pezulluar përkohësisht që prej orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje, 3 korrik.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për këtë masë është një aksion i koordinuar për arrestimin e doganierëve grekë në pikën e kalimit në Mavromat.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi njoftoi se operacioni synon arrestimin e zyrtarëve doganorë të dyshuar për ryshfet, korrupsion dhe shkelje të detyrës. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Në pikën kufitare greke është vendosur shiriti i policisë, ndërsa qarkullimi për këmbësorët vazhdon normalisht, megjithatë kalimi i automjeteve mbetet i ndaluar.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë bllokimi në këtë pikë kyçe kufitare, veçanërisht në sezonin e lartë turistik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestime masive në doganën greke, pezullohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë appeared first on Euronews Albania.

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

By: fra nc
21 June 2025 at 14:05

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 22 nga të arrestuarit në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për vetëm dy persona të përfshirë në këtë grup.

E vetmja grua pjesë e këtij grupi, Xhoana Rustemi, u la në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa për Albert Shushkun, gjykata vendosi “arrest në shtëpi”, për shkak të rrethanave familjare, pasi ai është kujdestar i një fëmije me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, në qeli mbeten drejtuesit e dyshuar të rrjetit kriminal, vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, si dhe një numër tjetër personash të përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës, konkretisht:

Arnold dhe Adnan Hida, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Emrah Mustafaj, Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi dhe Ledin Kazanxhi.

Gjithashtu, kujtojmë se më herët, gjykata kishte vendosur arrest shtëpie për shtetasin Faik Kurti.

Operacioni i zhvilluar pak ditë më parë nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria, kishte si objektiv një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogës që vepronte kryesisht në lokale të njohura të natës në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit appeared first on Euronews Albania.

Këta janë policët e Kosovës që ishin arrestuar nga Serbia

10 June 2025 at 19:43

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është një prej disa policësh ose ish-policësh që e kanë gjetur veten prapa hekurave në Serbi.

Spahiu u ndalua më 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi.

Autoritetet e drejtësisë atje i shqiptuan masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer “vrasje të rëndë”.

Dyshimet lidhen me incidentin në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Por, sipas një konfirmimi nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë – ai “ka dhënë dorëheqje vullnetare në vitin 2022”.

Para tij, në Serbi u arrestuan edhe disa policë ose ish-policë të Kosovës me etni shqiptare dhe serbe.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës u ndalua në Jarinjë

Në prill të vitit 2024, autoritetet serbe arrestuan zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ai u ndalua në pikën kufitare të Jarinjës, e cila lidh Kosovën me Serbinë, për shkak të, siç u tha, shkeljes së rendit kushtetues të Serbisë.

Jankoviq u lirua një ditë më vonë, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që ta bënte një gjë të tillë.

Policët e tjerë u liruan po ashtu.

Më 17 prill të atij viti, sipas të dhënave nga autoritetet e Kosovës, Serbia ndaloi mbi 1.400 qytetarë të Kosovës për më shumë se 20 orë në pikat kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Qeveria e Kosovës i përshkroi këto veprime si hakmarrje të Serbisë për mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi këto akuza, duke pretenduar se vonesat ishin shkaktuar nga masat shtesë të sigurisë në kufi.

Autoritetet atje thanë se lëvizja e qytetarëve të Kosovës “nuk është e kufizuar”.

Tri ditë para arrestimit të Jankoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se kushdo që shkel rendin kushtetues të shtetit të tij, do të “arrestohet dhe ndiqet penalisht”.

Pas arrestimit të Jankoviqit, kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, e pyetur nga Radio Evropa e Lirë për këtë rast, tha se supozonte se “njerëzit, më në fund, u janë përgjigjur thirrjeve” për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë, duke iu referuar policisë dhe zyrës së prokurorit.

Tre policë të Kosovës u arrestuan në detyrë

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan më 14 qershor të vitit 2023.

Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.

Prokuroria serbe tha se ata dyshoheshin për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve – vepra që në Serbi dënohen deri në 12 vjet burg.

Uashingtoni tha se ishte “e qartë se oficerët e policisë nuk kishin qëllim të ishin në Serbi” dhe kërkoi të liroheshin.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i bëri gjithashtu thirrje Vuçiqit që t’i lironte policët kosovarë, gjatë një konference të përbashkët për media që mbajtën në Palliq të Serbisë.

Arrestimi i ish-policit serb

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dragan Nikolliq, u arrestua në prill të vitit 2023 në Beograd.

Siç tha në atë kohë avokati i tij, Ivan Niniq, Serbia dyshonte se ai ishte anëtar i një grupi kriminal nga veriu i Kosovës, që bënte thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues në Serbi.

Ai u lirua më 25 maj, për shkak të, siç tha avokati, mungesës së provave.

Nikolliq, i cili u arrestua në pikën kufitare të Jarinjës, i mohoi akuzat.

Ai kishte dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, në kuadër të tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Dy policë të Kosovës të arrestuar në rajonin e Merdares

Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u arrestuan në zonën kufitare të Merdares, midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenca e Kosovës tha atëkohë se arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, është sulm ndaj integritetit institucional dhe territorial të Kosovës.

Policët u liruan pas 48 orësh.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha në atë kohë se, pas seancës dëgjimore në gjykatë, do të ngrihen akuza penale.

“Ata u arrestuan sepse mbanin armë dhe mbanin uniforma në territorin e Serbisë qendrore. Nuk do të hyj në detaje nëse ishte e qëllimshme apo gabim. Përsëris se Xhandarmëria vetëm ka kryer detyrën e saj”, tha Daçiq.

Ai deklaroi se policët kosovarë kishin dy pushkë automatike, dy pistoleta dhe pajisje speciale për matjen e distancave.

“Duke marrë parasysh që serbët e arrestuar janë liruar, nuk kemi asgjë kundër që gjykata të bëjë punën e saj edhe në këtë rast”, tha Daçiq.

Më parë, Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur të lironte nga paraburgimi pesë serbë të arrestuar në rajonin e Gjilanit, nën dyshimet se kanë kërcënuar rendin juridik të Kosovës.

Midis të arrestuarve ishin katër punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe një nëpunës në pension.

Urdhër arrestimi për policin e Kosovës “pa parashkrim”

Në maj të këtij viti, policia serbe lëshoi një urdhër arrestimi për një polic të Kosovës, pas një incidenti në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – i cili ndodhi gjatë një feste për një grup të diplomuarish të shkollave të mesme nga komuniteti serb.

Autoritetet serbe thanë se Dylot Brahimi do të arrestohej kur të ishte në dispozicion të policisë serbe, “pa parashkrim – kurdo që të jetë e mundur”.

Shtypja në qafë e maturantit serb nga polici kosovar shkaktoi reagime të shumta dhe pretendime për përdorim të forcës së tepruar.

Në Kosovë, disa thonë se polici reagoi në mënyrë selektive dhe përdori forcë të tepërt, ndërsa të tjerët deklarojnë se policia mori masat e nevojshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

The post Këta janë policët e Kosovës që ishin arrestuar nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Eksperti i sigurisë: Ndalimi i ish-pjesëtarëve të sigurisë në Serbi, pjesë e një strategjie të rrezikshme

8 June 2025 at 15:41

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka reaguar pas ndalimit të fundit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe.

Në një postim, ai paralajmëroi për rrezikun real me të cilin përballen të gjithë ata që dikur kanë shërbyer në institucione të sigurisë dhe kalojnë përmes territorit të Serbisë.

“Ngjarja e fundit në kufirin me Serbinë është sinjal i qartë dhe i përsëritur për të gjithë ata që ende nuk e kanë kuptuar realitetin. Budallaku nuk do koment!”, shkruan Shala.

Sipas tij, Serbia i trajton ish-zyrtarët e Kosovës si “subjekte informative” dhe shpesh si “objekte shantazhi”, përmes ndalimeve dhe marrjes në pyetje lidhur me raste të ndjeshme si “Banjska”.

“Ky është një operacion inteligjence. Serbia po tenton të mbledhë informacione për zhvillimet aktuale të sigurisë në Kosovë, përmes taktikave të frikësimit”, thekson Shala.

Ai ka bërë thirrje për kujdes dhe disiplinë të lartë nga të gjithë pjesëtarët aktualë dhe ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë.

“Zbatoni urdhrat dhe udhëzimet e eprorëve tuaj për ndalim udhëtimi në territorin e Serbisë. Mos publikoni foto me uniforma, lokacione të ndjeshme apo me përmbajtje operacionale në rrjetet sociale. Kuptoni se siguria nuk është një lojë 90 minutëshe, por një triatlon me shumë etapa. Serbia tashmë ka aktivizuar kapacitetet e saj të njohura hibride, siç është paralajmëruar edhe zyrtarisht ditët e fundit”, ka shkruar Shala.

Shala ka theksuar se siguria nuk është një lojë 90 minutëshe, por një triatlon me shumë etapa, duke shtuar se edhe ekspertët e sigurisë nuk janë të paprekshëm dhe mund të jenë pjesë e databazave serbe.

Së fundmi Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh nga autoritetet serbe. Pas ndalimit në Horgosh ai është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili tha se Spahiu megjithëse prej tre vitesh nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, është marrë në pyetje lidhur me rastin “Banjska”. /Telegrafi/

The post Eksperti i sigurisë: Ndalimi i ish-pjesëtarëve të sigurisë në Serbi, pjesë e një strategjie të rrezikshme appeared first on Telegrafi.

Goditje e fortë ndaj krimit të organizuar/ SPAK dhe Finlanda arrestojnë 6 persona për trafik droge, publikohen emrat

3 June 2025 at 18:38

Janë bërë publikë emrat e disa prej të arrestuarve në kuadër të operacionit të përbashkët të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet finlandeze.

Gjithsej u dhanë 11 masa arresti, teksa janë bërë publikë emrat e 6 prej të arrestuarve:

Dorjan Luzaj

Geraldo Seferaj

Elton Myftari

Elton Tavani

Erind Teneqexhiu alias Agalliu

Kela Qevani

 

The post Goditje e fortë ndaj krimit të organizuar/ SPAK dhe Finlanda arrestojnë 6 persona për trafik droge, publikohen emrat appeared first on Sot News | Lajme.

30 kandidatë të Ramës jashtë hekurave? Çollaku reagon ashpër: Ambasada Amerikane e dinë se çfarë ka në..

26 May 2025 at 19:19

Gazetari Basir Çollaku duke folur se, si SPAK nuk nis hetimet ndaj Edi Ramës, ka analizuar sërish situatën gjatë zgjedhjeve.

Gjatë bisedës në  një emision televiziv, Çollaku u shpreh se në SPAK, aktualisht po frynë një erë e re nga Amerika dhe këtë hap po mundohet të mbajnë edhe prokurorët.

Gjatë analizës, Çollaku është shprehur se, nëse SPAK do të kishte bërë detyrën, të paktën 30 kandidatë të Ramës, për deputetë duhej të ishin arrestuar.

‘Ambasada Amerikane jam i bindur se e dinë plotësisht se çfarë ka në SPAK.

Natyrisht janë ndërruar disa duar atje dhe nuk është më e njëjta histori, nuk janë më të njëjtët porosidhënës, edhe SPAK po përpiqet të ecë me muzikën e Ambasadës.

Kemi këtu disa zhvillime, që unë i kam parë si qëndrime Amerikane.

Përveç pjesëmarrjes së DEA-s të nisur që në Shkurt, me kërkesë të bërë nga prokuroria në 19 Mars, dhe pas 40 ditësh i ka mbajtur Irena me 16 emra aty dhe 30 prill merr vendim dhe ekzekutimi i shokut Proda dhe shokut Vis. Ata e çuan drejtor.

Vetë ambasadorët që sot dalin e cicërojnë kanë shkuar e kanë thënë, mos e emëroni këtë zotëri dhe ekzekutojnë pas 62 ditësh një vendim. Kjo nuk ka precedentë në jurisprudencës, as në Kore se ata i bëjnë për 24 orë.

Përveç kësaj ishte dhe ndihmësdrejtori i ICITAP në ambasadën Amerikane, edhe ai u përqendrua tek Hoxha dhe drejtorin e policisë, të dy qoka bandash dhe drejtuesin e agjencisë së mbrojtjes policore.

Oficerët e policisë janë të përfshirë në banda, sipas deklarimit zyrtar, publik nga Altin Dumani.

Ti ço kallëzimet atje, dhe ata njoftojnë zotërinë që të ka ardhur një gjë këtu. Dhe ty të del i kallëzuari në rrugë, e të thotë çfarë ke me mua.

Ka përshtypjen se, Taks Forca duhet kishte arrestuar të paktën 30 kandidatë për deputetë, jo vetëm në Dibër, por në të gjithë Shqipërinë.

Në Elbasan, operacionalja nuk ju bind BKH-së që të futej në treg, ku ishte Sueli duke bërë fermanët e blerjes. Prokuroria dhe policia nuk vepron dhe nuk duhet të justifikohet përballë publikut për pamundësi.

Kjo është një amnisti.’, tha ndër të tjera.

 

The post 30 kandidatë të Ramës jashtë hekurave? Çollaku reagon ashpër: Ambasada Amerikane e dinë se çfarë ka në.. appeared first on Sot News | Lajme.

“U përdorën për vota, tani i kapin”, Peka akuzon Ramën për aleancë me krimin: Arrestimet janë lojë politike, lozin me..

24 May 2025 at 17:53

Avenir Peka, kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për bashkëpunim me grupet kriminale gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit. Në intervistë Peka tha se operacionet e fundit të ndjekjes penale nuk përfaqësojnë një goditje reale ndaj bandave të krimit, por përkundrazi, përforcojnë dyshimet për një marrëveshje të heshtur mes qeverisë dhe këtyre strukturave.

Ai e cilëson situatën si një “sekret të hapur”, duke nënvizuar se arrestimet e bëra pas zgjedhjeve ishin të njohura paraprakisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për vetë eksponentët e krimit.

Avenir Peka: Unë nuk besoj që ky operacion ka tronditur bandat e krimit, sepse duket sikur është një operacion i bashkërenduar me bandat e krimit. Të paktën në një vit, PD, sidomos në muajt e fundit ka përmendur me arma bandat kriminale të cilat kanë qenë kthyer në shtabe elektorale të Partisë Socialiste, jo vetëm në Durrës, por edhe në qytete të tjera.

Ajo çfarë ka ndodhur pas zgjedhjeve, thjesht ka vërtetuar pretendimet e opozitës dhe atë çfarë ka paralajmëruar opozita në raport me bashkëpunimin e këtyre bandave, trafikut ndërkombëtar të drogës me qeverinë e Shqipërisë. Jo vetëm në aktivitet kriminal në pastrimin e parave, por edhe në procesin zgjedhor.

Fakti që bandat do arrestoheshin pas zgjedhjeve, ka qenë një fakt i njohur publik, të gjithë e kanë ditur dhe e kanë përmendur edhe nëpër studio. Edhe TV juaj e ka përmendur, edhe unë vetë e kam thënë disa herë para zgjedhjeve. Madje jam paralajmëruar, që është radha juaj pas zgjedhjeve, do ju përdorë Rama dhe pastaj do ju arrestojë.

Ajo çfarë pamë nga dokumentet që kanë dalë në media, me këtë operacion vërtetohet ajo çfarë ne kemi thënë, që qeveria po përdor bandat për të manipuluar dhe ndikuar në zgjedhje. E kemi provuar si Parti Demokratike, por edhe mediatikisht është provuar. Unë vetë personalisht kam qenë i angazhuar në fushatën e Durrësit dhe të gjithë e dinin që kjo bandë e Durrësit do të arrestohej menjëherë pas zgjedhjeve. Pra, ka qenë një sekret i hapur. Eksponentët kryesorë të kësaj bande nuk janë arrestuar, janë njohuar më herët. Kur e kam ditur unë që do të arrestohen, e kanë ditur edhe ata që do të arrestohen. Nuk janë kapur, janë lënë të largohen, janë kapur disa peshq të vegjël. Janë sekuestruar një shumë parash edhe pronash, por nuk janë sekuestruar pjesa dërrmuese e parave dhe pronave.

The post “U përdorën për vota, tani i kapin”, Peka akuzon Ramën për aleancë me krimin: Arrestimet janë lojë politike, lozin me.. appeared first on Sot News | Lajme.

​Dodik vazhdon kërcënimet: Do ta arrestojmë Christian Schmidt

By: fra nc
24 April 2025 at 15:50

Kreu i Republikës Serbe Milorad Dodik iu drejtua sot publikut pasi Përfaqësuesi i Lartë vendosi të pezullojë fondet buxhetore për Aleancën e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe Serbët e Bashkuar. Me atë rast ai ka thënë se do ta arrestojnë Christian Schmidt.

Dodik përsëri kritikoi ashpër Schmidt, duke sfiduar legjitimitetin dhe autoritetin e tij dhe tha se Republika Serbe nuk do të respektojë asnjë vendim që ai merr, transmeton KosovaPress.

Ai tha se Republika Serbe do të reagojë duke pezulluar zbatimin e akteve të diskutueshme dhe do të kërkojnë marrëveshje të re për të ardhmen e BeH-së.

“Zgjidhja është që BeH të na dorëzojë Schmidt që ne të mund të merremi me të – ta përpunojmë, ta mbyllim në burgjet tona dhe do ta gjykojmë. Nëse ai vjen këtu, do ta arrestojmë”, tha Dodik.

Ai përsëriti gjithashtu sfidën e tij ndaj institucioneve shtetërore gjyqësore, duke pretenduar se Gjykata dhe Prokuroria e BeH nuk janë të përcaktuara në Kushtetutë dhe se Përfaqësuesi i Lartë nuk ka të drejtë të propozojë apo të vendosë ligje.

I pyetur për numrin e madh të policëve që e shoqërojnë gjatë daljeve publike, Dodik tha: “Kjo thjesht tregon se sa i rëndësishëm jam. Policia po vlerëson rreziqet e sigurisë dhe ka arritur në përfundimin se siguria është e nevojshme.”

Kujtojmë se Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës lëshoi një urdhër-arrest qendror për Milorad Dodik, si dhe për kryeministrin e Republikës Serbe Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq.

Anëtarët e SIPA-s u përpoqën të arrestonin dje Dodik, por MPB-ja e RS i pengoi ata ta bënin këtë, duke kërcënuar se do të përdorte forcë.

Më 26 shkurt, një gjykatë e BeH dënoi Dodik me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për zëvendësimin e posteve qeveritare për injorimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt.

Republika Serbe nuk i njeh kompetencat e zyrtarit që kur ai u emërua në vitin 2021 në kundërshtim me procedurat e përcaktuara nga Marrëveshja e Dejtonit.

Dodik paralajmëroi gatishmërinë e tij për të shpallur pavarësinë e etnitetit serb, nëse Schmidt përpiqet të lobojë për ligje që “cenojnë” më tej të drejtat e serbëve të BeH-së. Më 27 mars, zyra e Interpolit në Sarajevë nisi një urdhër ndërkombëtar për kërkimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ​Dodik vazhdon kërcënimet: Do ta arrestojmë Christian Schmidt appeared first on Euronews Albania.

Për shtatë ditë në Ferizaj, arrestohen 75 persona të kërkuar nga gjykatat

4 March 2025 at 15:40

Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të mirë ndër-institucional. Policia në këtë rajon ka njoftuar se për shtatë ditë kanë shqyrtuar 75 kërkesa të gjykatave në regjion për t’i arrestuar 75 persona të cilët nuk i kanë respektuar ftesat për mbajtje të seancave.

“Policia ka arrestuar 75 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë  për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe nëpërmjet numrave kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj./Telegrafi/

The post Për shtatë ditë në Ferizaj, arrestohen 75 persona të kërkuar nga gjykatat appeared first on Telegrafi.

Gazetarja zbulon detaje nga dosja e Universitetit Bujqësor: Një shtrydhëse frutash 60 mijë lekë, është blerë 600 mijë lekë…

By: V K
27 February 2025 at 08:16

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar në Top Story, ka sqaruar detaje në lidhje me dosjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në sajë të së cilës SPAK lëshoi 24 masa për zyrtarët e këtij institucione, ku katër prej tyre GJKKO sot i ka lënë në arrest me burg.

Gazetarja ka treguar se SPAK, ka nisur hetimet në vitin 2022 me dyshimet për abuzimin me tenderat që ndodhin në këtë Universitet.

“Dyshohet se ka abuzime dhe me dietat për trajnime për veterinerët. Janë përpiluar, por do të shohim a janë trajnuar në të vërtetë apo jo fermerët. ‘Fryji faturat që të fitojmë edhe ne’, thotë një prej tyre. Këto janë fonde të universitetit. Hetimi vijon ende, dhe me sa kam dijeni jo zyrtarisht, sepse po konsiderohen dhe po shikojnë të gjithë procedurat. Kulmi i hetimeve ka nisur në vjeshtë e 2022”, tha Hoxha.

Gjithashtu, ajo tha se në mars të 2022, vetë ajo kishte realizuar një artikull investigues ku kishte nxjerrë në pah që disa pajisje që ishin blerë për laboratorët e me çmime më shumë të larta sesa qarkullojnë në treg.

“Unë publikova në mars 2022 një material investigues për një laborator të universitetit, ku për shembull fatura shkonte 1 milion lekë të vjetra për një pajisje që në dyqanin e zakonshëm nuk bënte më shumë se 60 mijë lekë të vjetra.

10 mars 2022 ishte një projekt i AKKSHI, për kërkim shkencore dhe inovacion, për sigurinë ushqimore. Një blender ishte blerë 600 mijë lekë të vjetra, janë blerë dy shtrydhës frutash 1200 mijë lekë të vjetra.

Ka dhe një dollap që quhet si tip frigoriferi por nuk ka asgjë, është krejt i zakonshëm… ishte 1728 mijë lekë të vjetra. Dhe tenderat që janë këtu janë për reagentë për laborator.

Kam përshtypjen se pas këtij publikimi ka pasur reagim nga institucionet që kanë marrë kohën e tyre dhe më pas në shtator kanë kulmuar me sekuestrim telefonash. Këto janë dyshime deri tani të arsyeshme. Indicet SPAK i ka marr nga policia dhe krimi financiar.

Rektori i universitetit është vëzhguar nga agjentë të BKH kur kërkohet një takim me një nga subjektet pretenduese, ku kërkohet takimi për të folur për detaje, pra ka pasur edhe përgjime edhe ambientale”, tha ajo.

The post Gazetarja zbulon detaje nga dosja e Universitetit Bujqësor: Një shtrydhëse frutash 60 mijë lekë, është blerë 600 mijë lekë… appeared first on Albeu.com.

Arrestimet e SPAK në Universitetin Bujqësor, gazetarja nxjerr provat: 275 milionë lekë për laboratorin fantazmë

By: V K
25 February 2025 at 14:47

Ditën e sotme, SPAK ka urdhëruar arrestime në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Gazetarja Anila Hoxha, tregon se si një projekt i AKSHI-t që lëvroi rreth 275 milionë lekë u përdorën për një laborator fantazmë që gjendet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku praktikisht në këtë laborator nuk ka dalë asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.

Kjo për shkak sepse sipas gazetares, për sigurinë ushqimore nuk është blerë asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.

Postimi i plotë:

Pasazhe korrupsioni ….

Një projekt i AKSHIT që lëvroi rreth 275 milionë lekë ( të vjetra) garantoi se në Shqipëri për herë të pare do të hapej një qendër laboratorike e sigurisë ushqimore dhe shendetit të kafsheve. Zyrat e këtij laboratori fantazme teorokisht gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Praktikisht në këtë laborator nuk ka dale asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.

Përse? Sepse për sigurinë ushqimore nuk është blerë de fakto asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.

Cfarë është blerë ? Janë blerë kapa ( pajisje të tjera jo funksionale) që shërbejnë për dicka tjetër .

Me cfarë cmimesh?

Një blender shtrydhës frutash me cmim 600 mijë lekë; 2 herë 600= 1 milionë e 200 mijë lekë (foto 1)

Dollap për ruajtjen e reagentëve , që janë pa aspirim , pra thjesht dollapë me cmim ;të dy 1 milionë e 728 mijë lekë ( të vjetra); (foto 2)

Pajisje të modelit të vjetër dhe për to nuk ka kite në treg, pra të moshës 40 vite më parë; cmimi 8 milionë e 700 mijë lekë (foto 3)

Pajisje e cila nuk ka kryer asnjë lloj analize për shkak se i ka reagentët shumë të shtrenjtë; është blerë 93 milionë e 600 mijë lekë edhe kjo jashtë funksionit dhe në pritje të një specialisti që ta rregullojë ( foto 4)

mikropskopë me cmimin 3 milionë secili

konxhelator me cmim 5 milionë e 760 mijë lekë ; ndryshe frigorifer me ngrirje ( i vetmi që punon)

vorteksi , përzierës trëtësirash me cmimin 1 milionë e 500 mijë lekë secili

E të tjera…; të tilla si blerje gjysmake pa set, apo blerje të banjo marisë 1, 5 milionë lekë!!!
Pra …

Ajo që u propozua që të ngrihej në kërkim dhe shërbim për të tretët dhe njëkohësisht për të shërbyer si qendër reference për diagnostikën laboratorike veterinare dhe sigurinë e produkteve me origjinë shtazore në Shqipëri, është vetëm imazhi i një qendre laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës që u vizatua në avull nga krerët e Univestitetit Bujqësor Një rast i pastër i vjedhjes së fondeve të shtetit. Madje listë pagesat tregojnë se po paguhen njerëz fantazmë që sknë punuar asnjë ditë në një laborator që nuk funksionon!

Ekziston vetëm një dhomë për Sigurinë Ushqimore e cila nuk përmbush standardet minimale për realizimin e analizave, që nga infrastruktura (sheshi, muret, tavolinat e punës,etj.), apo dhe ndarja e saj në dhoma të ndryshme për kryerjen e analizave ushqimore në varësi të produktit ushqimor që do testohet.

Natën e mirë 275 milionë lekë kudo që të jeni !

The post Arrestimet e SPAK në Universitetin Bujqësor, gazetarja nxjerr provat: 275 milionë lekë për laboratorin fantazmë appeared first on Albeu.com.

Rama kundër arrestimeve të zyrtarëve në Universitetin Bujqësor: Pa gjyq, PS nesër takon rektorin

By: V K
25 February 2025 at 11:17

Kryeministri Edi Rama, ka kundërshtuar masat e sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor nga SPAK, nën akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Rama paralajmëron se Grupi Parlamentar i PS, do të takohet nesër me rektorin e Universitetit, i cili nuk është i përfshirë në hetim.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë!
Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030″, shprehet Rama.

The post Rama kundër arrestimeve të zyrtarëve në Universitetin Bujqësor: Pa gjyq, PS nesër takon rektorin appeared first on Albeu.com.

Vodhi çantën me miliona lekë, vihet në pranga 46-vjeçari

By: E.K
23 February 2025 at 09:30

Një 46 vjecar është arrestuar nga policia pasi vodhi në një atomjet të parkuar një cantë ku brenda saj kishte 45 milionë lekë Njoftimi i plotë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”. Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në […]

The post Vodhi çantën me miliona lekë, vihet në pranga 46-vjeçari appeared first on FaxWeb.

“Veliaj u arrestua me urdhër të Ramës”, Maliqi: I trembej faktit që mund ti merrte pushtetin dhe partinë

By: E.K
12 February 2025 at 15:05

I ftuar në studion e FaxNews Drejtuesi politik për Partinë e Lirisë në qarkun e Beratit Lefter Maliqi, është shprehur se drejtësia në vendin tonë është me dy standarte duke bërë krahasimin mes arrestimit të Erion Veliajt dhe Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Maliqi është shprehur se arrestimi i Veliajt është një show […]

The post “Veliaj u arrestua me urdhër të Ramës”, Maliqi: I trembej faktit që mund ti merrte pushtetin dhe partinë appeared first on FaxWeb.

“Në janar do të ketë arrestime të reja”,gazetari paralajmëron zhvillime të reja në drejtësi: Do ketë hetime të thella..

24 December 2024 at 20:55

Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë në një emision televiziv se pritet që në Janar do të kemi zhvillime të reja në drejtësi.

Ai tha se pasi të vijnë infromacionet e reja lidhur me dosjen e Sky ECC, mund të kemi dosje të reja penale, ndërsa shtoi se tashmë janë marrë nën hetim nga SPAK ngjarje shumë të rënda.

“Ajo që më ka bërë përshtypje është dosja e fundit, ajo e organizatës kriminale të Suel Çelës, sa i takon mënyrës se si kjo organizatë e ushtronte influencën e saj në territor edhe sa i takon komunikime që më pas janë zbardhur nga njerëz të drejtësisë.

Ajo që mua më pëlqen në strategjinë e prokurorisë së Posaçme, janë hetimet që SPAK po u bën tenderave publik.

Abuzimi më i madh me fondet e taksapaguesve shqiptarë janë te tenderat dhe prokuroria e Posaçme një punë të mirë po e ushtron pikërisht te ankandet publike. Këtu kemi parë çudira nga më të ndryshme se si bëhet kopsitja e letrave për të favorizuar një kompani të caktuar. Kjo ka bërë që institucionet të jenë më të kujdesshme me ushtrimin e detyrave të tyre.

Unë besoj se në janar, me ardhjen e informacioneve të tjera nga Sky, ndërkohë keni edhe Matrix në horizont që nuk dihet nëse do të hetohet njësoj. Do kemi dosje të tjera penale. Ka ngjarje të tjera shumë të rënda të cilat janë marr tashmë nga SPAK, siç është edhe masakra e fundit e Dobraçit për të cilën janë lëshuar edhe disa masa sigurie”,-tha Ferhati.

The post “Në janar do të ketë arrestime të reja”,gazetari paralajmëron zhvillime të reja në drejtësi: Do ketë hetime të thella.. appeared first on Sot News | Lajme.

Pastruan 11 mln € në parajsa fiskale, kush janë të ndaluarit: Si funksiononte skema

By: fra nc
20 December 2024 at 10:40

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhërarrest për dy persona, të cilët akuzohen për transferimin e 11 milionë eurove nga kompani guaskë në shtete të parajsave fiskale drejt Shqipërisë dhe më pas në Kanada, në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave.

Dy të akuzuarit, shtetasi Darin Gezdari dhe shtetasja Arlinda Markudhe, u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Cost to Cost” nga policia, në zbatim të vendimeve të gjykatës. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë organizuar një skemë kriminale duke përdorur transaksione bankare dhe kompani guaskë në vendet si Qipro, Gjibraltari dhe Malta.

Nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi, ata transferuan rreth 11 milionë euro në dy vite nga kompanitë guaskë jashtë vendit drejt një kompanie shqiptare të krijuar në mënyrë fiktive. Paratë më pas transferoheshin drejt shtetit kanadez. Sipas Prokurorisë, aktiviteti është kryer me qëllim pastrimin e produktit të veprës penale.

Hetimet e deritanishme tregojnë se në këtë skemë janë të përfshirë edhe shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Në njoftimin e saj zyrtar, Prokuroria e Tiranës thekson se operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Policisë Vendore të Tiranës dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare, pas një pune disa mujore hetimore. Autoritetet mbeten në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pastruan 11 mln € në parajsa fiskale, kush janë të ndaluarit: Si funksiononte skema appeared first on Euronews Albania.

❌
❌