Bota e tenisit nuk ka parë kurrë një fatkeqësi më të madhe: Ai u detyrua të dorëzohej në pesë Grand Slam radhazi, dhe nuk do të shkojë as në të gjashtin
Tenisti bullgar, Grigor Dimitrov, i cili për vite me radhë është konsideruar si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij, duket se po përjeton një nga periudhat më të vështira të karrierës. Pas një sërë dëmtimesh të përsëritura, Dimitrov ka marrë edhe një tjetër lajm të keq: do të humbasë edhe turneun e ardhshëm të US Open.
Në Wimbledon, Dimitrov ishte pranë eliminimit të kampionit të ardhshëm, Jannik Sinner, duke udhëhequr 2:0 në sete. Megjithatë, një dëmtim e detyroi të tërhiqej nga ndeshja, duke i mohuar një nga fitoret më të mëdha të karrierës së tij.
Ky ishte rasti i pestë radhazi kur Dimitrov është detyruar të tërhiqet nga një turne Grand Slam për shkak të dëmtimit – një rekord negativ i padëgjuar më parë në historinë e këtij sporti. Para Wimbledonit, ai ishte dorëzuar në:
Roland Garros (2024), në raundin e parë kundër Ethan Quinn,
Australian Open, kundër Francesco Passaro,
US Open, në çerekfinale kundër Frances Tiafoe,
Wimbledon (2023), ndaj Daniil Medvedev.
Dimitrov retires for the FIFTH consecutive Major, this time leading Sinner 2-0 at Wimbledon
Sport can be so cruel sometimes… pic.twitter.com/xLdUTaSVTJ
— Olly Tennis
(@Olly_Tennis_) July 7, 2025
Fatkeqësitë nuk përfunduan me kaq. Menaxheri i Dimitrov ka konfirmuar se dëmtimi muskulor i pësuar në Wimbledon është aq serioz, saqë bullgari do të mungojë edhe në edicionin e ardhshëm të US Open që zhvillohet në shtator.
Pas turneut në Londër, Dimitrov iu nënshtrua një operacioni rutinë, i cili u pasua nga një fazë rikuperimi më e gjatë sesa ishte parashikuar. Ai tani shpreson të rikthehet në fushë gjatë turneve në Kinë.
Aktualisht i renditur në vendin e 20-të në klasifikimin botëror, Dimitrov, tashmë 34 vjeç, po përballet me sfida serioze shëndetësore. Duke marrë parasysh moshën dhe historikun e lëndimeve, rikthimi i tij në formën më të mirë në turnetë Grand Slam duket gjithnjë e më i vështirë. /Telegrafi/
The post Bota e tenisit nuk ka parë kurrë një fatkeqësi më të madhe: Ai u detyrua të dorëzohej në pesë Grand Slam radhazi, dhe nuk do të shkojë as në të gjashtin appeared first on Telegrafi.