❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet

Vlora është përfshirë këtë të martë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullim dhe ndërprerje të aktiviteteve bregdetare.

Reshjet kanë mbuluar të gjithë qytetin, duke detyruar pushuesit të braktisin plazhet dhe të kërkojnë strehim në ambiente të mbyllura.

Kushtet e papritura atmosferike kanë krijuar shqetësim te qytetarët dhe turistët, sidomos në zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Autoritetet lokale ndodhen në terren për të monitoruar nga afër situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

Sipas parashikimeve, pritet që moti të përmirësohet shpejtë.

The post Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet appeared first on Telegrafi.

Emisarja Karen Pierce, bisedon me Kurtin për tensionet Kosovë-Serbi

Emisarja Speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë bisedë, Dame Karen shprehu shqetësimin e saj për situatën aktuale dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar pret me padurim pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit që do të mbahen në tetor në Mbretërinë e Bashkuar.

Dame Karen do të zhvillojë gjithashtu një bisedë edhe me presidentin e Serbisë në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe vazhdimin e dialogut konstruktiv.

The post Emisarja Karen Pierce, bisedon me Kurtin për tensionet Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

Kryeziu kĂ«rkon pĂ«rgjigje nga Osmani: ÇfarĂ« keni bĂ«rĂ« pĂ«r ta larguar gjyqtarin serb qĂ« rrezikon shtetin?

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ngritur katër pyetje publike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të saj për të tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik 2025.

Kryeziu, në një reagim të shkruar, tha se këto pyetje janë thelbësore për të kuptuar nëse Presidentja ka vepruar në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese, pas pretendimeve për veprimtari të rrezikshme të gjyqtarit Radomir Laban.

Osmani, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media tĂ« martĂ«n, tha se vendimi pĂ«r tĂ«rheqjen e kĂ«rkesĂ«s ishte njĂ« reagim i menjĂ«hershĂ«m, pas informacioneve zyrtare tĂ« institucioneve tĂ« sigurisĂ« qĂ« lidhen me aktivitetin e Labanit nĂ« vitet 2018, 2021 dhe 2024. Ajo e konsideroi tĂ« “absurd” faktin qĂ« mbrojtja e rendit kushtetues mund t’i besohej dikujt qĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« sigurisĂ«, e rrezikon atĂ«.

Në këtë kontekst, Kadri Kryeziu kërkon përgjigje për sa vijon:

A keni komunikuar me Kryetaren e kaluar dhe Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me këto gjetje të organeve të sigurisë?

A janë këto gjetje të organeve të sigurisë të faktuara mirë, përtej çdo dyshimi të bazuar?

A keni biseduar me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje?

A keni sugjeruar që, në dritën e këtyre gjetjeve, Gjykata Kushtetuese të nisë procedurën për të rekomanduar shkarkimin e gjyqtarit?

Kryeziu thekson se neni 118 i Kushtetutës ia njeh Presidentit të Republikës kompetencën për të shkarkuar një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, por vetëm me propozimin e dy të tretave të anëtarëve të kësaj gjykate dhe në rastet kur vërtetohet kryerja e një krimi të rëndë apo mospërfillje e rëndë e detyrave.

“Veprimtaria qĂ« rrezikon rendin kushtetues, sipas Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, konsiderohet krim i rĂ«ndĂ«â€, thotĂ« ai, duke shtuar se pyetjet e tij nuk janĂ« politike, por tĂ« natyrĂ«s kushtetuese dhe institucionale.

NĂ« fund, Kryeziu thekson se “opinioni i gjerĂ« ka nevojĂ« pĂ«r qartĂ«si dhe argumentim tĂ« saktĂ«â€, sepse, sipas tij, çdo gjĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« veprim qĂ« dĂ«mton seriozitetin e institucioneve tĂ« RepublikĂ«s./Telegrafi/

The post Kryeziu kĂ«rkon pĂ«rgjigje nga Osmani: ÇfarĂ« keni bĂ«rĂ« pĂ«r ta larguar gjyqtarin serb qĂ« rrezikon shtetin? appeared first on Telegrafi.

Kryetari Ilir Ferati promovon Istogun si destinacion turistik dhe investiv: Thesar i paqes dhe mundësive

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka promovuar Istogun si një nga destinacionet më të veçanta në Kosovë, duke e përshkruar si një vend që bashkon bukurinë natyrore, qetësinë shpirtërore dhe mikpritjen tradicionale me potencialin për zhvillim të qëndrueshëm dhe investime.

PĂ«rmes njĂ« postimi tĂ« gjatĂ« nĂ« rrjetet sociale, Ferati ka portretizuar Istogun si “njĂ« thesar pĂ«r ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« paqe, frymĂ«zim dhe jetĂ« tĂ« shĂ«ndetshme”, tĂ« vendosur nĂ« zemĂ«r tĂ« Rrafshit tĂ« Dukagjinit, buzĂ« maleve tĂ« MoknĂ«s dhe tĂ« Lugut tĂ« ButĂ«.

Ai ka theksuar se në çdo stinë, Istogu ofron përjetime unike: pranverën e gjelbëruar si një poezi natyrore, verën freskuese në bjeshkë, vjeshtën plot ngjyra të ngrohta dhe dimrin e bardhë e mikpritës.

Ferati veçoi edhe banorĂ«t e Istogut si element kyç tĂ« vlerave tĂ« kĂ«saj komune – tĂ« qetĂ«, punĂ«torĂ« dhe mikpritĂ«s, nĂ« harmoni me natyrĂ«n.

“Istogu Ă«shtĂ« vendi ku mund tĂ« ecĂ«sh nĂ«pĂ«r shtigje alpine, tĂ« pushosh pranĂ« burimeve tĂ« freskĂ«ta, tĂ« shijosh njĂ« drekĂ« me specialitetin tonĂ« – peshkun, dhe tĂ« kuptosh se jetesa e shĂ«ndetshme kĂ«tu nuk Ă«shtĂ« luks, por pĂ«rditshmĂ«ri”, ka shkruar ai.

Ferati shtoi gjithashtu mundësitë për investime dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në komunën që ai drejton, duke theksuar rëndësinë e politikave të mençura dhe vizionit afatgjatë për të ruajtur natyrën dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.

Në fund, Ferati ka ftuar ata që i duan bukuritë natyrore të vizitojnë Istogun dhe të përjetojnë nga afër qetësinë, aventurën dhe mundësitë që ofron ky vend.

“Istogu Ă«shtĂ« vendi ku natyra, qetĂ«sia dhe zhvillimi ecin dorĂ« pĂ«r dore”./Telegrafi/

The post Kryetari Ilir Ferati promovon Istogun si destinacion turistik dhe investiv: Thesar i paqes dhe mundësive appeared first on Telegrafi.

Komuna e Ferizajt premton kompensim për fermerët e dëmtuar nga breshëri

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se do të angazhohet për kompensimin e fermerëve të cilët kanë pësuar dëme në kulturat bujqësore si pasojë e reshjeve të fuqishme të breshërit që goditën rajonin më 4 gusht 2025.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, komuna ka bërë të ditur se drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Alberton Sahiti, kanë vizituar nga afër një prej fermerëve të prekur në fshatin Gaçkë, për të parë gjendjen në terren.

“DrejtorĂ«t komunal u shprehĂ«n se Komuna, pĂ«rmes Komisionit Profesional, do tĂ« bĂ«jĂ« vlerĂ«simin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga breshĂ«ri dhe do tĂ« angazhohet nĂ« kompensimin e tyre pĂ«r fermerĂ«t e dĂ«mtuar nĂ« bazĂ« tĂ« mundĂ«sive buxhetore”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

Ferizaj është një nga komunat që herë pas here përballet me dëme nga kushtet ekstreme atmosferike, ndërsa autoritetet lokale kanë premtuar vëmendje të shtuar ndaj nevojave të bujqve vendas.

The post Komuna e Ferizajt premton kompensim për fermerët e dëmtuar nga breshëri appeared first on Telegrafi.

“Nga dyshimet pĂ«r tradhĂ«ti tek burgu” – rrĂ«fimi i Sevdin Lajqit pĂ«r problemet me gruan qĂ« e çuan prapa grilave

Divorci në Kosovë, ashtu si në shumë vende të tjera, shpesh përjetohet si një krizë personale dhe familjare, por në disa raste, pasojat e tij mund të shkojnë përtej konfliktit emocional.

Kjo ndodhi me Sevdin Lajqin, i cili përfundoi në burg si rezultat i përplasjeve të rënda pas ndarjes me ish-bashkëshorten.

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«r emisionin “Prapa Grilave”, Lajqi rrĂ«fen rrjedhĂ«n e njĂ« martese qĂ« pĂ«rfundoi nĂ« njĂ« konflikt tĂ« ashpĂ«r dhe me pasoja penale.

“Sevdin Lajqi, 50 vjeç. Jam i akuzuar pĂ«r pengim tĂ« zyrtarit policor dhe pĂ«r kanosje. Jam dĂ«nuar me 1 vit e 10 muaj burg dhe 1 mijĂ« euro gjobĂ«â€, ka treguar ai.

Sipas tij, kriza në martesë nisi pas dyshimeve për tradhti bashkëshortore, të cilat u pasuan nga konflikte të shumta dhe një përplasje fizike që përfshiu edhe familjen e ish-bashkëshortes.

Një incident i rëndë ndodhi pranë një stacioni policor në Pejë, ku Lajqi thotë se ndjeki ish-bashkëshorten dhe kumbarin e saj me veturë, duke tentuar të përballej fizikisht me këtë të fundit.

“Edhe njĂ« ditĂ« isha te rrethi te OSBE i PejĂ«s, sa e pata pru njĂ« kerr prej ItalisĂ« nga Alfarome, e qaty isha ndalĂ« kur po e shoh ish-bashkĂ«shorten me atĂ« kumbarĂ«n dule dalĂ« prej villave edhe unĂ« po i ndjeki pas me veturĂ«, po deshti Zoti u ndalĂ«n tek stacionin i komunikacioni tĂ« PolicisĂ« i pari qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« PejĂ«, pak pĂ«r tĂ« rrethit, jo regjional po i komunikacionit qĂ« Ă«shtĂ« ku rrijnĂ« specialcat, edhe janĂ« zebrat aty”.

“Ai u ndalĂ« me kerr me kalu kĂ«mbĂ«sori unĂ« t’i jepi gaz e t’i bi kerrit e e qeli derĂ«n ta ze atĂ« ta rrehi edhe ai ik prej kerrit, unĂ« nuk dojsha me u marr me tĂ«. Edhe vijnĂ« Policia mĂ« kapĂ«n mĂ« sollĂ«n mua por unĂ« nuk e lshojsha janĂ« kanĂ« taksistat kanĂ« kqyrĂ«. AtĂ« e kam rrahur, tash janĂ« ardh Policia kam shku nĂ« stacion mĂ« kanĂ« gjobitur e kam pranuar veprĂ«n se e kam pranuar se e kam bĂ«rĂ«, e tash kĂ«tĂ« kanosje qĂ« ma kanĂ« shkru nuk e di se kĂ« e kam kanosur unĂ«. Pse me mĂ« dĂ«nu. Kanosjen nuk e di pĂ«r çka mĂ« kanĂ« dĂ«nuar ajo po mĂ« intereson mĂ« sĂ« shumti”, ka rrĂ«fyer Lajqi nĂ« RTVDukagjini.

Ai thotĂ« se e ka pranuar se ka ushtruar dhunĂ«, por nuk e kupton arsyen pĂ«rse Ă«shtĂ« dĂ«nuar pĂ«r kanosje: “Kanosjen nuk e di pĂ«r çka mĂ« kanĂ« dĂ«nuar, ajo po mĂ« intereson mĂ« sĂ« shumti”.

The post “Nga dyshimet pĂ«r tradhĂ«ti tek burgu” – rrĂ«fimi i Sevdin Lajqit pĂ«r problemet me gruan qĂ« e çuan prapa grilave appeared first on Telegrafi.

“S’guxon tĂ« tregosh kurrĂ«â€, Nishori rrĂ«fen pĂ«r dhunĂ«n seksuale qĂ« pĂ«rjetoi gjatĂ« luftĂ«s

Ramadan Nishori, i mbijetuar i luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, ka ndarĂ« pĂ«r publikun pĂ«rvojĂ«n e tij tĂ« dhunĂ«s seksuale nĂ« ciklin e emisioneve “Heshtja qĂ« vret – Klithma e vĂ«rtetĂ«s sĂ« luftĂ«s”.

Nishori kujton ditët e fundit të shtatorit 1998, kur një ofensivë e ushtrisë serbe e detyroi atë dhe shumë të rinj të largoheshin nga Negroci drejt bjeshkëve të Kasmaqit dhe më pas në grykën e Baicës së Drenasit.

Aty, përjetuan një tjetër ofensivë më 27 shtator, ku ushtria serbe e rrethoi zonën dhe ndau burrat dhe djemtë nga gratë në fund të grykës.

“Na kanĂ« hyp nĂ«pĂ«r kamiona, na kanĂ« sjell, qysh kanĂ« ditur ata. Edhe na cuan nĂ« stacion policor nĂ« Drenas. Ish frika pa na çuar nĂ« stacion, a po na çojnĂ« nĂ« Ferronikel, na vrasin e na djegin nĂ« furra. Mendja kah nuk shkon nĂ« ato momente. Por na çuan nĂ« stacion tĂ« policisĂ«â€Šâ€, ka treguar Nishori.

Ai rrëfen se pas mbërritjes në stacion, pas mesnate, iu nënshtrua testit të parafinës. Pas kësaj, teksa po prite të intervistohej nga policia serbe, një nga policët e stacionit e dhunoi seksualisht në një banjo të objektit, ndërsa i dyti u përgatit për të njëjtën gjë.

Ndërhyrja e një polici shqiptar që shërbente si përkthyes, e shpëtoi Nishorin nga një dhunim i dytë.

“Na shtinen, nĂ« garazha tĂ« stacionit. Edhe nuk vonoi shumĂ«, pas pak kohe filluan tĂ« na marrin me rend. Naj bojshin testin e parafinĂ«s, me kqyr a kemi pĂ«rdoru armĂ«. Tash pasi e bojshin testin, kanĂ« qenĂ« ato zyret, ku na marrin nĂ« pyetje. NjĂ« (polic) shqiptar ka qenĂ« edhe ai e ka atĂ« ditĂ« rolin e pĂ«rkthyesit. E njoh me emĂ«r e mbiemĂ«r


Pas mesnatĂ«s mĂ« ka ardh rendi mua. Ma bĂ«n testin. U dashke me prit, deri te lirohen dhomat me na marrĂ« nĂ« pyetje. Aty kanĂ« ardhur dy polic me uniforma. Edhe me kanĂ« kap zhag, dhe me kanĂ« shti nĂ« njĂ« banjo. Edhe njani prej tyre mĂ« dhunoi”, ka shtuar Nishori.

“KĂ«tu u bĂ« i dyti gati pĂ«r dhunĂ«. Prej britmave t’mija ka ni ky shqiptari qĂ« ka punuar. Edhe ka ardhur edhe mĂ« ka nxjerr prej aty. Dhe mĂ« ka shti nĂ« kĂ«to zyret qĂ« na merrshin nĂ« pyetje”, ka rrĂ«fyer mĂ« tej Nishori nĂ« Debat Plus.

Pastaj, Nishori tregon se u kërcënua nga policët serbë që të mos tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

“Ata qĂ« mĂ« merrnin nĂ« pyetje, policia civile, ia nisĂ«n tĂ« mĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ«. MĂ« thanĂ« kjo çka ka ndodh kurrĂ« nuk guxon me kallxu. Mua atĂ« ditĂ« nuk mĂ« morĂ«n nĂ« pyetje. Tash unĂ« kur dola i pa rrahur, pse nuk tĂ« rrehen ty, kĂ«ta qĂ« ishin jashtĂ«. Tash çka me thĂ«nĂ«, nuk mundesha me kallxu kĂ«rkujt (pĂ«r dhunimin). AtĂ« natĂ« kemi nejt aty, vetĂ«m britma kemi dĂ«gjuar, njerĂ«z qĂ« dilshin tĂ« pĂ«rgjakur e tĂ« llomitur”, ka treguar Nishori.

The post “S’guxon tĂ« tregosh kurrĂ«â€, Nishori rrĂ«fen pĂ«r dhunĂ«n seksuale qĂ« pĂ«rjetoi gjatĂ« luftĂ«s appeared first on Telegrafi.

Kosova pranohet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale / Arsimin Dual (EAfA)

Kosova Ă«shtĂ« pranuar zyrtarisht si anĂ«tare e AleancĂ«s Evropiane pĂ«r PraktikĂ«n Profesionale dhe Arsimin Dual (European Alliance for Apprenticeships – EAfA), duke u bĂ«rĂ« vendi i 43-tĂ« qĂ« i bashkohet kĂ«saj platforme prestigjioze evropiane.

Sipas njoftimit, ky anëtarësim përfaqëson një arritje të rëndësishme për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), e cila ka qenë e përkushtuar në fuqizimin e arsimit profesional dhe përafrimin e tij me kërkesat reale të tregut të punës.

Synimet kryesore të këtij anëtarësimi përfshijnë:

Përfshirjen aktive të sektorit privat në arsimin dual;

Zgjerimin e ofertës për arsimin dual në bashkëpunim me bizneset;

Integrimin e arsimit dual në aftësimin dhe riaftësimin e të rriturve;

Krijimin e Këshillave Sektoriale të Shkathtësive;

Përmirësimin e qeverisjes së shkollave profesionale.

Përmes EAfA-së, Kosova fiton mundësinë të angazhojë organizata të tjera vendore si odat ekonomike, shoqatat sektoriale dhe partnerët socialë në platformë, duke ndërtuar partneritete strategjike me kompani, organizata rinore dhe institucione arsimore në të gjithë Evropën.

EAfA është një platformë gjithëpërfshirëse që nxit praktikat profesionale cilësore dhe efektive, mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, promovon pjesëmarrjen aktive të praktikantëve në vendimmarrje, dhe forcon angazhimin e autoriteteve vendore.

“AnĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« EAfA pritet tĂ« sjellĂ« mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r zhvillimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« arsimit profesional, duke e forcuar pozitĂ«n e vendit si njĂ« partner serioz qĂ« synon cilĂ«sinĂ« dhe integrimin nĂ« standardet evropiane tĂ« arsimit dhe punĂ«simit”, thuhet nĂ« njoftim.

The post Kosova pranohet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale / Arsimin Dual (EAfA) appeared first on Telegrafi.

​Mbyllet njĂ« klinikĂ« nĂ« veri, inspektorati gjen mangĂ«si tĂ« rĂ«nda dhe rrezik pĂ«r pacientĂ«t

Drejtoria e Inspektoratit Komunal në Mitrovicën Veriore, në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndërmarrë masa ndaj një klinike private me licencë, duke e mbyllur përkohësisht atë pas një inspektimi të detajuar në terren.

Gjatë kontrollit, janë identifikuar dhe larguar rreth 30 produkte mjekësore me afat të skaduar, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e pacientëve.

Po ashtu, janë konstatuar parregullsi në sistemin e ventilimit, si dhe mospërputhje në dokumentacion, përfshirë mungesën e noterizimit të disa dokumenteve të rëndësishme, gjë që përbën shkelje të standardeve profesionale dhe ligjore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nesër do të dalin në terren edhe Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor, për të kryer asgjësimin e artikujve të dyshimtë dhe për të thelluar hetimet rreth funksionimit të klinikës.

Ndërkohë, vijon procedura e rregullt administrative për marrjen e masave ndëshkuese, që përfshijnë edhe pezullimin e mundshëm të licencës, deri në përmirësimin e të gjitha mangësive të evidentuara.

Autoritetet lokale kanë theksuar se veprime të tilla janë të domosdoshme për garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë në shërbimet shëndetësore që u ofrohen qytetarëve.

The post ​Mbyllet njĂ« klinikĂ« nĂ« veri, inspektorati gjen mangĂ«si tĂ« rĂ«nda dhe rrezik pĂ«r pacientĂ«t appeared first on Telegrafi.

“PĂ«r pesĂ« vite, urimin nga Haga e mori vetĂ«m pĂ«rmes telefonit”, nĂ«na e Hashim Thaçit feston 88-vjetorin

Fondacioni “PĂ«rkrahje pĂ«r Mbrojtjen Juridike tĂ« Hashim Thaçit” ka publikuar njĂ« fotografi tĂ« nĂ«nĂ«s sĂ« ish-presidentit tĂ« KosovĂ«s, HyrĂ« Thaçi, e cila ka mbushur 88 vjet.

Në postimin e tyre shoqëruar me fotografinë, theksohet pritja emocionale e nënës për urimin e të birit, Hashimit, i cili tash e pesë vjet ndodhet në paraburgim në Hagë dhe e ka uruar atë vetëm përmes telefonatave apo videolidhjeve.

“NĂ«na HyrĂ« qĂ« mbushi 88 vjet me padurim e priti urimin e djalit tĂ« saj, Hashimit, i cili nĂ« kĂ«to pesĂ« vjetĂ«t e fundit e uroi vetĂ«m pĂ«rmes telefonatave apo videolidhjeve nga burgu i HagĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Më tej, në postim thuhet se nëna Hyrë nuk është vetëm nëna e një burguari, por nënë e një lideri që ka bërë histori dhe për të cilin krenaria mbetet e palëkundur.

“Ajo Ă«shtĂ« shumĂ« krenare pĂ«r djalin e saj dhe pret qĂ« sĂ« shpejti tĂ« kthehet nĂ« shtĂ«pi e tĂ« festojnĂ« sĂ« bashku! Liri pĂ«r çlirimtarĂ«t!”, pĂ«rfundon mesazhi i fondacionit.

The post “PĂ«r pesĂ« vite, urimin nga Haga e mori vetĂ«m pĂ«rmes telefonit”, nĂ«na e Hashim Thaçit feston 88-vjetorin appeared first on Telegrafi.

Kurti me video-mesazh nĂ« gjuhĂ«n serbe njofton pĂ«r 121 vende pune tĂ« hapura nĂ« UjĂ«sjellĂ«sin Rajonal “Mitrovica”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë hapur 121 vende të reja pune në katër komunat veriore me shumicë serbe: Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan.

NĂ« njĂ« video-mesazh nĂ« gjuhĂ«n serbe, tĂ« publikuar nĂ« Facebook, Kurti ka thĂ«nĂ« se kĂ«to vende pune janĂ« shpallur nga UjĂ«sjellĂ«si Rajonal “Mitrovica”, i cili tashmĂ« ka krijuar njĂ«sitĂ« punuese nĂ« kĂ«to komuna.

Sipas Kurtit, konkursi për 68 prej këtyre vendeve të punës do të përfundojë më 8 gusht, ndërsa për 53 të tjerat më 19 gusht 2025.

“UjĂ«sjellĂ«si Rajonal ‘Mitrovica’ ka formuar njĂ«sitĂ« punuese dhe ka shpallur konkurse pĂ«r 121 vende pune nĂ« komunat: Leposaviq, MitrovicĂ« e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi pĂ«r 68 vende pune mbyllet kĂ«tĂ« tĂ« premte, me 8 gusht, ndĂ«rsa pĂ«r 53 vendet e tjera mbyllet mĂ« 19 gusht,” tha Kurti.

Kurti i ftoi qytetarët e këtyre komunave që të vizitojnë faqen zyrtare të KRU Mitrovica për informata të mëtejshme dhe të aplikojnë për pozitat e hapura: https://www.kru-mitrovica.com/konkurset/.

The post Kurti me video-mesazh nĂ« gjuhĂ«n serbe njofton pĂ«r 121 vende pune tĂ« hapura nĂ« UjĂ«sjellĂ«sin Rajonal “Mitrovica” appeared first on Telegrafi.

A mund të vendoset KFOR-i edhe në dy urat e reja që po ndërtohen mbi Ibër?

Teksa punimet për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i afrohen fundit, ka shqetësime për funksionalitetin e tyre.

Ka mbetur më pak se një muaj deri në afatin e fundit për përfundimin e punimeve, të paktën ashtu siç ka deklaruar kryeministri ë detyrë Albin Kurti, në vendosjen e gurthemeleve.

Në emisionin FIVE të televizionit Dukagjini, dy njohës të çështjeve juridike dhe të sigurisë, avokatët Shkelzen Sopjani dhe Visar Rrecaj, kanë folur mbi fatin e këtyre urave që priten të lidhin pjesën veriore dhe jugore të qytetit të ndarë.

Sipas Sopjanit, nuk duhet përjashtuar skenari ku në ditën e përurimit të urës, KFOR-i mund të vendosë patrulla në të dhe të lejojë vetëm kalimin e këmbësorëve, njësoj siç ka ndodhur me urën kryesore të qytetit.

Ai shton se KFOR-i mund të dalë me një vlerësim të situatës së sigurisë dhe ta ndalojë qarkullimin e automjeteve, nëse kjo shihet si cenim i sigurisë.

“Nuk pĂ«rjashtohet mundĂ«sia nĂ« asnjĂ« rrethanĂ« qĂ« KFOR-i nĂ« ditĂ«n e inaugurimit t’i vendos dy patrulla nĂ« urĂ«, dhe tĂ« thotĂ« se mund tĂ« kalojnĂ« vetĂ«m kĂ«mbĂ«sorĂ«, sikur nĂ« kĂ«tĂ« urĂ«n kryesore. Pasi qĂ« ata mund tĂ« dalin mĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« situatĂ«s sĂ« sigurisĂ«, qĂ« mund tĂ« vlerĂ«sojnĂ« qĂ« qarkullimi  i automjete mund tĂ« cenojĂ« edhe sigurinĂ« pĂ«rgjithshme nĂ« atĂ« pjesĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Sopjani.

Në të njëjtën linjë, avokati Rrecaj thekson se ndërtimi i urave në të njëjtën vijë me atë ku ndodhet KFOR-i i vendosur, krijon rrezik të përsëritjes së masave ekzistuese.

“MarrĂ« parasysh qĂ«ndrimin e KFOR-it dhe pozitĂ«n ku ata janĂ« tĂ« vendosur dhe krahasuar me distancĂ«n, ku kĂ«to dy ura tĂ« reja po ndĂ«rtohen, qĂ« do tĂ« thotĂ« janĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n vi, nĂ« tĂ« njĂ«jtin vend. AtĂ«herĂ« ekziston mundĂ«sia qĂ« KFOR-i tĂ« marrĂ« masa tĂ« njĂ«jta, t’i lĂ«rĂ« tĂ« qarkullojnĂ« vetĂ«m kĂ«mbĂ«sorĂ«t. Dhe njĂ«kohĂ«sisht t’i mbyll pĂ«r qarkullim pĂ«r vetura
”, ka thĂ«nĂ« Rrecaj.

Sipas tyre, ndërtimi i këtyre urave është më shumë një veprim simbolik dhe populist sesa një zgjidhje reale.

The post A mund të vendoset KFOR-i edhe në dy urat e reja që po ndërtohen mbi Ibër? appeared first on Telegrafi.

Shaip Kamberi padit Ana Brnabiqin për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas Kamberit, kallëzimi penal është dorëzuar bashkë me kolegët deputetë Ahmedin Skrijelj dhe Minela Kalender, pas deklaratave të Bërnabiqit lidhur me protestat e zhvilluara ditë më parë në Novi Pazar.

“Dhe dĂ«gjuam thirrjen ‘Allahu Ekber’ dhe gjĂ«ra tĂ« tjera tĂ« neveritshme”, kishte deklaruar kryeparlamentarja serbe nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp, deklaratĂ« qĂ« u bĂ« shkak pĂ«r reagimin e deputetĂ«ve.

Kamberi thekson se kjo fjali e BĂ«rnabiqit stigmatizon fenĂ« islame dhe identitetin e shqiptarĂ«ve myslimanĂ« dhe tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtin besim, duke i asociuar ata me diçka “tĂ« neveritshme”, “tĂ« rrezikshme” dhe “tĂ« huaj”, nĂ« njĂ« shoqĂ«ri qĂ«, sipas tij, ende nuk Ă«shtĂ« shkĂ«putur nga nacionalizmi i egĂ«r i viteve ’90.

“Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« veprim politik, por njĂ« thirrje pĂ«r drejtĂ«si”, ka shkruar Kamberi, duke shtuar se gjuha e urrejtjes nuk mund tĂ« trajtohet vetĂ«m si çështje politike apo morale, por Ă«shtĂ« mbi tĂ« gjitha çështje ligjshmĂ«rie dhe drejtĂ«sie.

The post Shaip Kamberi padit Ana Brnabiqin për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare appeared first on Telegrafi.

Breshëri dëmton të mbjellat në Gaçkë të Ferizajt

Reshjet e fuqishme të shiut dhe breshërit kanë përfshirë disa rajone të vendit, Brezovicën, Gjilanin, Ferizajn dhe disa fshatra të Gjakovës.

Në fshatin Gaçkë të Ferizajt, ka shkaktuar dëme të mëdha në prodhimet bujqësore të fermerit Mursel Osmani.

Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrim të plotë të kulturave bujqësore, përfshirë speca, shalqinj, pemë frutore dhe perime të tjera.

Ndërkohë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se reshjet kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve, veçanërisht në rajonin e Anamoravës.

“Ekipet tona janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« pa ndĂ«rprerje pĂ«r tĂ« rikthyer furnizimin me energji sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur”, thuhet nĂ« njoftimin e KEDS-it.

Apelohet që organet komunale, Ministria e Bujqësisë dhe mekanizmat përkatës të reagojnë sa më parë.

The post Breshëri dëmton të mbjellat në Gaçkë të Ferizajt appeared first on Telegrafi.

Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

Qendra KombĂ«tare e KĂ«rkim-ShpĂ«timit nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me Forcat e Armatosura, PolicinĂ« Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon njĂ« operacion tĂ« gjerĂ« kĂ«rkimi pĂ«r personin e raportuar tĂ« zhdukur nga trageti ndĂ«rkombĂ«tar “AKKA”.

Mësohet se gjatë gjithë së dielës është kërkuar me intensitet nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykderdhjen e Semanit në veri.

Në operacionin e kërkim shpëtimit janë përdorur 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA (me 3 efektivë), 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare (me 4 efektivë) dhe 1 motor uji (me 2 efektivë). Po ashtu për kërkimin e shtetasit ende të paidentifikuar kanë dalë në det të hapur 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare me gjithsej 13 efektivë.

Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Mësohet gjithashtu se operacioni do të vijohet edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare, raporton tch.

The post Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit appeared first on Telegrafi.

Brand shqiptar për vajin e ullirit, Ministria e Bujqësisë synon të bëjë bashkë 50 fermerë në një konsorcium

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se Qeveria Shqiptare synon ndërtimin e një konsorciumi për vajin e ullirit, duke bashkuar 50 fermerë dhe prodhues të vajit në një brand shqiptar.

NĂ« njĂ« takim me autoritetet lokale tĂ« bashkive nĂ« Berat, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« biznesit tĂ« vajit tĂ« ullirit dhe ekspertĂ« teknikĂ« nga Banka BotĂ«rore, Denaj tha se u diskutua pĂ«r krijimin e konsorciumit tĂ« vajit tĂ« ullirit “Berati 2400 vjet”.

Sipas Denajt, ky Ă«shtĂ« njĂ« financim nga Qeveria Shqiptare, qĂ« synon bashkimin e 50 fermerĂ«ve prodhues tĂ« ullirit dhe vajit tĂ« ullirit nĂ« qarkun Berat dhe zonat pĂ«rreth. “Objektivi Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« brendi shqiptar pĂ«r njĂ« nga produktet mĂ« autoktone, prodhim me vlerĂ«, cilĂ«si dhe tĂ« bashkuar”, u shpreh Denaj.

Ministrja Denaj tha se nĂ« kĂ«tĂ« takim u ndanĂ« edhe hapa konkretĂ« pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit bujqĂ«sor nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«, me 5 bashki pilot pĂ«r konsorciume tĂ« ngjashme nĂ« qarqet Fier, GjirokastĂ«r, Elbasan, LezhĂ« dhe VlorĂ«. “NjĂ« model bashkĂ«punimi mes pushtetit vendor dhe fermerĂ«ve pĂ«r tĂ« forcuar ekonominĂ« rurale, kapĂ«rcyer prodhimin individual dhe garantuar akses mĂ« tĂ« madh nĂ« financim dhe tĂ« ardhura pĂ«r fermerĂ«t”, vijoi ajo.

Denaj nënvizoi se të pranishmit u ndalën edhe te Skema Kombëtare e Investimeve 2025, aplikimet e së cilës janë të hapura deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse.

The post Brand shqiptar për vajin e ullirit, Ministria e Bujqësisë synon të bëjë bashkë 50 fermerë në një konsorcium appeared first on Telegrafi.

“Na mashtruat pĂ«r KosovĂ«n” – Vuçiq, ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve: Turp pĂ«r ju, ju kopilĂ«

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke i fajësuar ata për, siç tha, dobësimin e Serbisë ndërkohë që ndihmojnë shtetet e tjera në rajon të forcohen.

Në një fjalim të mbajtur të dielën, Vuçiq tha se i ishin bërë shumë premtime nga ndërkombëtarët lidhur me zgjedhjet në Kosovë, por ato nuk ishin mbajtur.

“Turp pĂ«r ju, ju kopilĂ«â€, deklaroi ai nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«.

Duke komentuar pĂ«r procesin e zgjidhjes sĂ« çështjes sĂ« KosovĂ«s, Vuçiq tha se Serbia ishte shtyrĂ« tĂ« heshtĂ« dhe tĂ« shikojĂ« pĂ«rpara, me premtime se “askush nuk do ta prekĂ« KosovĂ«n”.

“Ishte e vĂ«shtirĂ« dhe e dhimbshme pĂ«r njĂ« serb ta shihte. Ne heshtnim, na detyruan tĂ« heshtnim, na thanĂ« tĂ« shikonim drejt sĂ« ardhmes, atje nuk ka mĂ« luftĂ«ra dhe konflikte. Askush nuk do ta prekĂ« KosovĂ«n, Ă«shtĂ« e juaja. Keni edhe RepublikĂ«n Serbe, gjithçka po shkon normalisht. Pastaj serbĂ«t thanĂ«, Kosova nuk mund tĂ« bĂ«het, tani do t’ju marrim 14 pĂ«rqind tĂ« territorit tuaj
”, deklaroi ai.

Por sipas tij, më vonë pasuan kërkesa të reja dhe humbje të territorit.

“Ata [tĂ« huajt] forcojnĂ« gjithçka pĂ«rreth nesh dhe vetĂ«m na dobĂ«sojnĂ« ne. NĂ« vend qĂ« tĂ« thonĂ« se bĂ«nĂ« njĂ« gabim pĂ«r KosovĂ«n apo pĂ«r RepublikĂ«n Serbe, ata nuk pranojnĂ« asgjĂ«. Sepse tĂ« mĂ«dhenjtĂ«, tĂ« fortĂ«t, arrogantĂ«t nuk gabojnĂ« kurrĂ«, por gabojmĂ« vetĂ«m ne, tĂ« vegjlit. Ata qĂ« nuk duan tĂ« jenĂ« shĂ«rbĂ«torĂ«t e tyre”, shtoi ai.

“Dhe njĂ« serb nuk do tĂ« jetĂ« shĂ«rbĂ«tori juaj.”

Në fund, Vuçiq iu referua drejtpërdrejt situatës në Kosovë duke shprehur zhgënjimin e tij me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe qëndrimin e tyre ndaj Serbisë dhe popullit serb në Kosovë, shkruan NOVA, përcjell Telegrafi.

The post “Na mashtruat pĂ«r KosovĂ«n” – Vuçiq, ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve: Turp pĂ«r ju, ju kopilĂ« appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh nĂ« magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dĂ«me materiale rreth 20 mijĂ« euro

NjĂ« zjarr i madh ka pĂ«rfshirĂ« njĂ« lokal pĂ«rgjatĂ« magjistrales Kaçanik–Ferizaj sot rreth orĂ«s 18:53, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme materiale.

Policia e Kosovës në Ferizaj njoftoi se menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, patrullat policore si dhe Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Kaçanik.

Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, e cila ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonë për të shmangur rrezikun e përhapjes së mëtejme të zjarrit.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave fillestare, dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e disa gomave tĂ« vendosura jashtĂ« lokalit, e mĂ« pas Ă«shtĂ« pĂ«rhapur nĂ« njĂ« gomisteri, duke prekur gjithashtu pjesĂ«risht edhe njĂ« lokal tjetĂ«r dhe njĂ« pjesĂ« tĂ« njĂ« shtĂ«pie pĂ«rreth,” thuhet nĂ« njoftimin e zĂ«dhĂ«nĂ«sit tĂ« PolicisĂ« nĂ« Ferizaj, Vesel Gashi.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dyshohet të jenë rreth 20 mijë euro.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë janë ende në proces.

The post Zjarr i madh nĂ« magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dĂ«me materiale rreth 20 mijĂ« euro appeared first on Telegrafi.

Kurti premtoi 160 çerdhe, përgjigjet Nagavci: Deri me tani 22 çerdhe janë përuruar

Arbërie Nagavci, ministrja në detyrë e Arsimit ka deklaruar se deri tani janë në proces të ndërtimit 71 çerdhe, ndonëse Qeveria Kurti premtoi ndërtimin e 160 çerdheve në mandatin katër vjeçar.

Kur u pyet se sa çerdhe janë kryer, Nagavci tha se 22 çerdhe janë përuruar dhe iu është prerë shiriti, që i bjen vetëm 13.75% prej asaj që është premtuar që do të kryhen brenda një mandati qeverisës.

“JanĂ« disa qĂ« janĂ« nĂ« pĂ«rfundim, disa prej tyre janĂ« adoptim, disa janĂ« çerdhe tĂ« reja. NĂ«se e shohim me buxhet janĂ« diku afĂ«r 40 milionĂ« euro. NĂ«se e krahasojmĂ« me tĂ« gjitha qeveritĂ« paraprake, pĂ«r 17 vite d.m.th Ministria e Arsimit ka ndĂ«rtuar vetĂ«m 4 çerdhe nĂ« vlerĂ« 1.2 milionĂ« euro, ndĂ«rkohĂ« nĂ« mandatin tonĂ«, pra pĂ«r njĂ« mandat kemi ndĂ«rtuar 70 ose janĂ« nĂ« proces tĂ« ndĂ«rtimit 71 çerdhe.” – tha Nagavci nĂ« “Kallxo PĂ«rnime”.

Sa i përket ndërtimit të çerdheve në Prishtinë, ministrja në detyrë pretendoi se pati neglizhencë nga Komuna e Prishtinës për të lëshuar leje të ndërtimit të çerdheve.

“Kemi dĂ«rguar disa letra zyrtare, ka pasĂ« neglizhencĂ« tĂ« vazhdueshme nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s nĂ« raport me investimet
 Komuna e PrishtinĂ«s, ish-drejtoreshat [e Arsimit] edhe drejtorĂ«t e Urbanizmit, nuk na kanĂ« pajisĂ« me leje tĂ« ndĂ«rtimit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne tĂ« mund tĂ« vazhdojmĂ« punimet. Pra, nuk ka asnjĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s qĂ« ne nuk e kemi plotĂ«suar” – shtoi Nagavci.

Prej 71 çerdheve në proces të ndërtimit, ajo tha se tri prej tyre janë në kryeqytet.

KALLXO.com e ka pyetur Përparim Ramën, kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe Samir Shahinin, drejtorin e Arsimit në këtë komunë, më 01.08.2025, për pretendimet e Nagavcit se pati neglizhencë dhe nuk iu lëshua leje për ndërtimin e çerdheve. Ata nuk janë përgjigjur deri në publikimin e lajmit.

The post Kurti premtoi 160 çerdhe, përgjigjet Nagavci: Deri me tani 22 çerdhe janë përuruar appeared first on Telegrafi.

Durmishi: Ura e Ibrit do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shtator

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar të dielën se janë vendosur trarët kryesorë në urën e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë vendosur gjithsej 18 trarë, ndërsa ka shtuar se ura pritet të përfundojë dhe të hapet për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në muajin shtator.

“NjĂ« muaj e dy ditĂ« prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u pĂ«rgatitĂ«n, armuan e betonuan themelet e urĂ«s, u pĂ«rgatitĂ«n, armuan e betonuan shtyllat e urĂ«s. Dje e sot u vendosĂ«n 18 trarĂ« tĂ« cilĂ«t ishin pĂ«rgatitur, armuar e betonuar nĂ« njĂ« punishte nĂ« Bair tĂ« MitrovicĂ«s”, ka shkruar Durmishi nĂ« Facebook, duke bashkĂ«ngjitur edhe disa fotografi nga terreni.

Sipas tij, punimet tashmë janë në fazën përfundimtare, ku ka mbetur vetëm betonimi i pllakës së urës dhe shtrimi i asfaltit.

The post Durmishi: Ura e Ibrit do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shtator appeared first on Telegrafi.

❌