VIDEO/ Ishte i ftuar në një emision, ministri serb dërgohet në spital, mjekët: Pësoi goditje në tru
Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe (SNS), Darko Glisic, u sëmur papritur mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink.
Darko Glisic nuk mundi ta përfundonte paraqitjen e tij si i ftuar, kështu që programi u ndërpre dhe ministri u transferua në Qendrën e Emergjencës. Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar konfirmoi se ishte një goditje në tru dhe se Ministri Glisic është në gjendje të rëndë.
“Ai u sëmur në një emision televiziv, u soll në spital pa ndjenja, po bëhen diagnostikime, po fillon edhe terapia… Ajo që dihet tani është se ai është në gjendje të rëndë. Është e rëndësishme që ai mbërriti në kohë nga ngjarja, domethënë nga goditja në tru, orët e para janë vendimtare” sqaron ministri serb i Shëndetësisë, ndërsa nuk ka harruar të përmendi edhe se presidenti Vuçiç ka shkuar në spital për t’u interesuar për gjendjen e Glisic.
UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Glišić se šlogirao u sred emisije?!
Ministru za javna ulaganja Darku Glišiću naglo je pozlilo uživo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP
— Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025
Vuçiç përmes një postimi në Instagram dërgoi edhe një mesazh mbështetje për të me fjalët: Mos u dorëzo. Darko Glišić lindi më 28 maj 1973 në Ub, ku përfundoi shkollën fillore dhe Shkollën e Mesme në Beograd. Pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Inxhinierisë Civile dhe Inxhinierisë, ai fitoi titullin inxhinier.
Ai ka qene anëtar i Parlamentit Serb për dy mandate, nga viti 2003 deri në vitin 2008, ndërsa postin e ministrit e mban qe nga maji i vitit 2024. Gjithashtu ka qenë në Partinë Progresive Serbe që nga themelimi i saj dhe njihet si një nga njerëzit me të afërt të presidentit serb.
/abcnews.al/