Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tronditëse në Arabinë Saudite, plagosen 23 persona pasi pajisja-lodër ndahet në dy pjesë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park argëtimi në Arabinë Saudite, ku të paktën 23 persona kanë mbetur të plagosur pas një defekti të rëndë teknik në një nga pajisjet e parkut.

Aksidenti ka ndodhur në Green Mountain Park, në zonën Hada pranë qytetit Taif.
Sipas mediave saudite, gjatë funksionimit të një loje shumë të frekuentuar, shtylla qendrore e pajisjes është këputur në mes, duke shkaktuar rrëzimin e saj me gjithë vizitorët që ndodheshin mbi të.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë momentet dramatike ku njerëzit po shijonin lojën para se ajo të shembej papritur.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, raportoi gazeta saudite Okaz, e cila citoi burime nga autoritetet vendase.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa ndihma e parë u dha menjëherë nga ekipet emergjente në vendngjarje.

 

عاجل 🔴
مصادر تؤكد :

تشكيل لجنة من جميع القطاعات للتحقيق في سقوط اللعبة الكهربائية بـ #الطائف وإغلاق المنتزه وفصل التيار الكهربائي عنه.#الجبل_الاخضر #الهدا
pic.twitter.com/RGooVZx50T

— عارف العضيلة (@msader16) July 31, 2025

The post Tronditëse në Arabinë Saudite, plagosen 23 persona pasi pajisja-lodër ndahet në dy pjesë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë/ Sali Berisha denoncon emërimin e Perlat Çullhajt në Ministrinë e Brendshme: 3 milionë euro pasuri që në 2015, është bashkëpunëtor me…

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, në një deklaratë, kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ndaj emërimit të Perlat Çullhajt në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, duke e cilësuar këtë veprim si një dëshmi të kapjes së shtetit nga kartelët e drogës.

Berisha thekson se Çullhaj, i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me trafikantë droge, është rikthyer në një pozicion kyç në Ministrinë e Brendshme, duke thelluar sipas tij “kanabizimin e vendit”.

Ai përmend lidhjet e Çullhajt me figura të njohura të krimit të organizuar si Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazi, dhe akuzon qeverinë për emërime që favorizojnë interesat kriminale në strukturat shtetërore.

“Perlat Çullhaj është bashkëpunëtor me Saimir Tahirin. Është milioner me 3 milionë euro që në vitin 2015. Është një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë”, tha Berisha..

Ai paralajmëron se; “droga dikton të gjithë nomenklaturën e narkoshtetit, duke kontrolluar poste, aktivitetet dhe emërimet në shtet”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Mësoj këto ditë se në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, që është shumë i rëndësishëm si sektor, është emëruar një nga narkosit më të damkosur të Shqipërisë, është emëruar Perlat Çullhaj.

Ky trafikant i shkarkuar, i nxjerrë nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me drogën, trafiqet, për prishje të provave dhe një seri veprash të tjera penale.

Perlat Çullhaj është bashkëpunëtor me Saimir Tahirin.

Është milioner me 3 milionë euro që në vitin 2015.

Është një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë.

Perlat Çullhaj është gjetur me një impiant të madh kanabisi në Manskuri, në të cilin kishte 40 gjer në 50 punëtorë dhe që u liruan që të gjithë pas arrestimit dhe 12 ton kanabis që u gjetën aty, u zhdukën si të paqena.

Ish-bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, njeriu që me Boge Bodinin, e shndërroi Durrësin në protektorat të plotë të krimit.

Ky delinkuent merr detyrën e drejtorit të analizës shkencore, jashtëzakonisht e rëndësishme në Ministrinë e Rendit, detyrë që i lejon atij të prishë çdo provë, të sajojë çdo mashtrim.

Pra, ky fakt dëshmon se në këtë vend forca e drogës dhe e karteleve është e jashtëzakonshme.

Ajo dikton të gjithë nomenklaturën e narkoshtetit, postet, aktivitetet dhe emërimet.

Lartësimi i Perlat Çullhajt, i cili edhe gjatë këtyre periudhave ka pasur raste që është shmangur, por rikthimi i tij në një post kaq të rëndësishëm në ministri është i njëjtë me uzurpimin e Këshillit Shkencor Kombëtar nga Edi Rama.

Natyrisht në kuptimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Aq sa ka të bëjë Edi Rama me shkencën, aq ka të bëjë Perlat Çullhaj me analizat shkencore në laboratorët e ministrisë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë emërim të ministrit, edhe ai me 3-4 mbiemra, se këta problemin e kanë me mbiemrin, betejën e kanë me mbiemrin e vet, nuk dinë si ta fshehin, Ervin Hoxha alias Kokolari, sipas interesit përdor herë njërin, herë tjetrin.

Por rikthimi i tij është një mbisundim tjetër i karteleve të drogës.

Pas Ilir Prodës, Ilir Matriksit, tani ata plotësojnë të gjithë organigramën e ministrisë.

The post Një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë/ Sali Berisha denoncon emërimin e Perlat Çullhajt në Ministrinë e Brendshme: 3 milionë euro pasuri që në 2015, është bashkëpunëtor me… appeared first on Albeu.com.

Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.

Trupi gjykues monokratik, i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi të mos pranojë ankimimin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Shkallës së Parë të GJKKO-së.

Ky vendim vjen pas prishjes së vendimit të mëparshëm të Apelit të Posaçëm (nr. 51, datë 28.02.2025), nga Gjykata e Lartë, e cila kishte urdhëruar rikthimin e çështjes për rishqyrtim.

Sipas Apelit, vendimi i sotëm u mor në përputhje me legjislacionin dhe palët kanë të drejtën të paraqesin rekurs në Gjykatën e Lartë.

The post Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër, po hetohen disa fakte penale

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u shpreh se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kreui i SPAK, tha se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, po heton disa fakte penale.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.

Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.

The post Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër, po hetohen disa fakte penale appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Dumani: Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kryeprokurorit Çela bie dakord

✇Albeu
By: V K

Gjatë takimit me dyer të mbyllura me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani ka komentuar edhe Kodin e ri Penal. Ai u shpreh se debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu edhe në atë shoqëror.

Sipas tij debati që duhet të ishte bërë në lidhje me këtë temë qëndron në nevojën që ekzistonte apo jo për të.

“A ishte i nevojshëm një kod i ri? Ky ishte debati që duhet të ishte bërë. Apo mund të bëheshin ndryshime në kodin aktual”, mësohet të jetë shprehur Dumani gjatë takimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Dumani theksoi se mendon që ka nevojë për ndryshime në kodin aktual, por theksoi se diskutimi duhet të fillonte në këtë mënyrë, pra nëse kishte nevojë për një kod të ri.

Dumani tregoi gjithashtu se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e këtij drafti dhe se ky i fundit nuk u është vendosur në dispozicion, ndërsa sqaroi se në momentin që kjo do të ndodhë do të ketë edhe një dhënie mendimi.

Ai shtoi se ka ndjekur edhe reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në lidhje me draftin dhe u shpreh se në disa aspekte ndante të njëjtat mendime me të.

Kujtojmë se Çela u tregua kritik ndaj draftit të Kodit të ri Penal duke thënë mes të tjerash se në të përfshihen nene të paqarta dhe se ky kod do të krijojë konfuzion.

The post Kodi i ri Penal/ Dumani: Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kryeprokurorit Çela bie dakord appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani takim me gazetarët për krimin zgjedhor: 193 materiale të paraqitura në prokurori

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i SPAK Altin Dumani, po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me gazetarët. Raportohet se në fokus të takimit është tema e krimit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu, raportohet se kryeprokurori i posaçëm ka zbuluar se strategjia e SPAK ka dhënë efekt parandalues, ndërsa tha se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Në këto subjekte përfshihen parti politike, policia e shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK.

Dumani ka zbuluar se ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime.

Ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, të cilat sipas Dumanit kanë dhënë rezultate të kënaqshme pasi janë gjetur prova të qenësishme.

Nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK.

Mësohet se pjesa më e madhe e kallëzimeve të bëra nga subjketet politike lidhet me asfaltin elektoral dhe punëimet në kundërshtim me ligjin, të cilat janë hetuar dhe janë mosfilluar.

The post Altin Dumani takim me gazetarët për krimin zgjedhor: 193 materiale të paraqitura në prokurori appeared first on Albeu.com.

Daljet e reja në pension/ ISSH: Mungesa e librezës nuk ju penalizon, si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

✇Albeu
By: V K

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që aplikojnë për pension, edhe në rastet kur nuk disponojnë libreza pune, mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore, për sa kohë deklarojnë saktë periudhat e punës dhe dokumentacionin shoqërues përkatës. Sipas njoftimit zyrtar të ISSH, aplikuesit duhet të plotësojnë me kujdes formularin online të aplikimit, konkretisht Seksionin III, B 1, ku kërkohet të deklarohen periudhat e punës dhe institucionet ose ndërmarrjet ku ka qenë i punësuar individi gjatë viteve të sigurimit.

Gjithashtu, dokumente të rëndësishme si certifikata familjare, certifikata e martesës (në rastet kur të dhënat janë të sakta nga kërkuesit), vërtetimi për periudhën e shërbimit ushtarak për meshkujt, si dhe vërtetimet për pagat kontributive, mund të sigurohen drejtpërdrejt nga ISSH, pa qenë nevoja që qytetari t’i sigurojë vetë.

Ky shërbim i digjitalizuar synon të ulë barrën administrative mbi qytetarët dhe të përshpejtojë procesin e verifikimit të të dhënave.

Për më shumë informacion mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, ISSH fton qytetarët të drejtohen në rrugë elektronike përmes ëëë.issh.gov.al, ose të komunikojnë në e-mailin zyrtar.

Një ndër risitë më pozitive të viteve të fundit është rritja e aksesit online në të dhënat e sigurimeve shoqërore.

Çdo qytetar mund të kontrollojë llogarinë e tij të kontributeve përmes e-Albania, duke parë vit pas viti të dhënat mbi pagat dhe kontributet e derdhura nga punëdhënësit.

Kjo transparencë ndihmon në përgatitjen më të mirë të aplikimeve për pension, por edhe në parandalimin e abuzimeve me të dhënat ose mungesën e kontributeve të deklaruara.

ISSH këshillon që qytetarët të nisin përgatitjen për aplikimin për pension të paktën 3 muaj para mbushjes së moshës ligjore, për të shmangur vonesat dhe për të siguruar që të gjitha periudhat e punës janë të dokumentuara saktë.

Qasja proaktive, digjitalizimi i proceseve dhe reforma e re e paralajmëruar pritet të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e përfitimit të pensionit në Shqipëri.

REFORMA E PENSIONEVE

Reforma e pensioneve në Shqipëri është duke u rishikuar dhe përditësuar me asistencën teknike dhe financiare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të përpjekjeve për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë të skemës.

Qëllimi kryesor i reformës është të rishikojë kriteret e përfitimit, të zgjerojë mbulimin formal dhe të zvogëlojë hendekun midis kontributeve dhe përfitimeve.

Ndër risitë që po shqyrtohen janë: skemat suplementare të pensioneve me bazë individuale, rritja e transparencës në llogaritjen e përfitimeve, incentivat për formalizimin e tregut të punës dhe përfshirjen e vetëpunësuarve, si dhe skema të veçanta për sektorët informalë dhe emigrantët që rikthehen.

Reforma synon jo vetëm të mbrojë pensionistët aktualë, por edhe të krijojë një sistem të besueshëm dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Ajo është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe të përafrimit me standardet sociale ndërkombëtare.

SI TË APLIKONI PËR PENSION PLEQËRIE NË E-ALBANIA?

Identifikohuni si “Qytetar” në portalin e-Albania

Shënoni NID (Numrin e Identifikimit) dhe Kodit të Përhershëm

Në telefonin tuaj do të vijë Kodi i Përkohshëm, që duhet të shënohet në kutinë përkatëse

Klikoni butonin “Hyr”

Zgjidhni shërbimin:

“Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”

Klikoni butonin “Përdor”

Plotësoni të dhënat personale në Seksionin I

Përzgjidhni llojin/llojet e pensionit në Seksionin II

Përzgjidhni pension pleqërie (neni 31)

Plotësoni formularin elektronik me të dhënat mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare, etj.

Klikoni “Dërgo” në fund të formularit

Nëse dispononi dokumente origjinale, duhet t’i bashkëlidhni gjatë aplikimit, dhe/ ose t’i dërgoni nëpërmjet shërbimit postar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku keni vendbanimin.

Zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve, duhet të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj

Në formularin e aplikimit është edhe rubrika “Shënime”, në të cilën ju mund të jepni informacione që i konsideroni të vlefshme për përfitimin e pensionit. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit, ju mund të kontaktoni në e-mailin zyrtar të ISSH: kontakt@issh.gov.al ose në adresën: helpdesk@e-albania.al

DOKUMENTACIONI PËR PENSION PLEQËRIE:

Librezë pune apo vërtetime mbi periudhat e punës (nëse keni).

Diplomë e Shkollës së Lartë (nëse e keni kryer shkollën e lartë).

Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë (nëse i jeni drejtuar Gjykatës për këtë çështje).

Kopje e librezës së energjisë elektrike (nëse kërkoni edhe kompensim energjie).

Çdo dokument tjetër që i shërben vërtetimit të periudhave të sigurimit.

The post Daljet e reja në pension/ ISSH: Mungesa e librezës nuk ju penalizon, si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet appeared first on Albeu.com.

Sot, afati i fundit që bizneset të lirojnë hapësirat përgjatë akseve kombëtare, qeveria paralajmëron ndëshkim për ata që refuzojnë

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte 31 Korrik 2025, është afati i fundit që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka lënë bizneseve për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, përgjatë akseve kombëtare.

Pas këtij afati, parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi.

Një ditë më parë, zv. kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamëz-Laç, ku inspektuan ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë.

Balluku paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë subjekt, duke theksuar se siguria rrugore mbetet një prioritet i vazhdueshëm.

“Kemi informuar një javë më parë, i kemi bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe subjekteve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masa dhe për të liruar hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve, aty ku rrinë automjete të cilat tregtohen për pjesë këmbimi apo edhe për arsye të tjera që sipas një akti normativ të vitit 2011 duhet të qëndrojë 1 kilometër larg rrugës kombëtare”, tha Balluku.

Edhe kryeministri Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për lirimin vullnetar të hapësirave, duke theksuar se pas datës 31 korrik, çdo shkelje do të pasohet me penalizime.

“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, u shpreh Rama.

The post Sot, afati i fundit që bizneset të lirojnë hapësirat përgjatë akseve kombëtare, qeveria paralajmëron ndëshkim për ata që refuzojnë appeared first on Albeu.com.

Japin dorëheqjen katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë, kanë dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili, janë larguar nga detyra.

Në vend të tyre, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohen zyrtarisht katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të dorëheqjeve.

The post Japin dorëheqjen katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i “Benz”-it

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme rreth orës 14:20, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në afërsi të Borshit, ku humbën jetën Kujtim Mehmeti, rreth 60-vjeç dhe Donika Mehmeti rreth 55-vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku çifti bashkëshortëve Kujtim dhe Donika Mehmeti, humbi jetën pas përplasjes së furgonit me një automjet tip “Benz”, policia ka arrestuar drejtuesin e këtij të fundit.

Sipas policisë, i riu Myfit Qejvanaj, humbi drejtimin e makinës dhe u përplas me furgonin ku ndodhej çifti i bashkëshortëve.

Ndërsa nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe vetë 29-vjeçari dhe pasagjeri që ndodhej në makinën e tij.

Ndërsa dy të rinjtë janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

”Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29-vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66-vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23-vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i “Benz”-it appeared first on Albeu.com.

Sherr i dhunshëm në Dhërmi/ Nipi i Frrokut përleshet me çunat e Valbona Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, JOQ Albania, publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj.

Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme, duke ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.

Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr.

Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi, janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.

Në këtë përleshje, mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka.

Një dëshmitar shkruan për JOQ, se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme.

“Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresori është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, shkruan dëshmitari për JOQ.

“Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një dëshmitare tjetër për JOQ.

Skena ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, ku dhuna ka qenë krejt e papranueshme, duke tronditur çdo vizitor. Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare dhe nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar personat e përfshirë.

The post Sherr i dhunshëm në Dhërmi/ Nipi i Frrokut përleshet me çunat e Valbona Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shëngjin, 2-vjeçari rrëzohet nga këndi i lojërave, niset me urgjencë drejt Tiranës

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, një fëmijë 2-vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash në një kompleks pushimi në Shëngjin.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës nga familjarët dhe më pas është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2-vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Shëngjin, 2-vjeçari rrëzohet nga këndi i lojërave, niset me urgjencë drejt Tiranës appeared first on Albeu.com.

Ju pret një muaj vendimesh të vështira në dashuri, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes

✇Albeu
By: V K

Gushti nuk do të jetë thjesht një muaj vere për disa shenja të horoskopit, por një pikë kthese emocionale.

Sipas astrologëve, Dashi, Gaforrja dhe Shigjetari do të përballen me funde të rëndësishme në marrëdhëniet e tyre, teksa lidhjet që kanë arritur kufijtë e durimit të tyre do të marrin fund.

Dashi – Liria përpara gjithçkaje

Ky muaj zgjon te Dashi një nevojë të fuqishme për pavarësi. Nëse ndiejnë se marrëdhënia i kufizon, apo i imponon rregulla që nuk përputhen me natyrën e tyre impulsive, ata nuk do ta tolerojnë gjatë. Vendosmëria do t’i shtyjë të marrin hapa të papritur, deri në ndarje, shpesh pa sqarime të mëdha.

Gaforrja – Zbulimi i një të vërtete të dhimbshme

Për Gaforren, emocionet janë gjithçka. Kjo verë zbardh realitete që më parë janë injoruar: dhënia pa marrë, mungesa e reciprocitetit, ose ndjenja e zbrazëtisë në një lidhje që dikur kishte ngrohtësi. Edhe pse ndarja do të jetë e dhimbshme, ajo do të shërbejë si një hap drejt vetëkujdesit dhe shërimit personal.

Shigjetari – Liria mbi dashurinë

Shigjetari, i njohur për shpirtin e lirë, këtë gusht do ta ndiejë më fort se kurrë nevojën për të “marrë frymë”, nëse partneri/partnerja i kërkon angazhime që e kufizojnë, Shigjetari mund të zgjedhë të largohet pa konflikte të mëdha, thjesht nga nevoja për të qenë vetvetja.

Për këto tre shenja, ndarja nuk është dështim, por një formë çlirimi. Ajo vjen si pasojë e vetëdijes, e lodhjes emocionale, apo e nevojës për të mos e humbur identitetin personal brenda një lidhjeje që nuk funksionon më.

The post Ju pret një muaj vendimesh të vështira në dashuri, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes appeared first on Albeu.com.

Plagosi me armë zjarri shokun e tij pas sherrit në lokal, policia arreston dy persona (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar  në një lokal në Borsh, ku një konflikt mes tre miqsh ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe një person të plagosur.

I plagosur ka mbetur Erlad Shullazi, 33-vjeç, me origjinë nga Kruja, i cili ka marrë një plumb në dorë.

Ai është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur gjatë konsumimit të alkoolit mes tre personave.

Në rrethana ende të paqarta, Hekuran Çelaj, 42-vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij, duke e plagosur.

Policia ka reaguar menjëherë, duke arrestuar autorin e dyshuar, Hekuran Çelaj, ndërsa është ndaluar edhe shoku i tyre i tretë, Albert Dollaku, për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e konfliktit dhe për të sqaruar plotësisht dinamiken e ngjarjes.

“Borsh, Himarë/Falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, pas një konflikti të ndodhur në Borsh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33-vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje“, njofton policia.

Ngjarjet kriminale zhvendosen drejt bregdetit

Ditët e fundit janë shtuar konfliktet, sherret por edhe ngjarjet kriminale kryesisht në bregdetin e jugut duke sjellë pasiguri për jetën e pushuesve të tjerë.

Edhe mbrëmjen e djeshme një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj.

Dy palët përfshihen në një sherr masiv me grushte e shkelma një skenë e papërshtatshme për çdo vend turistik.

Ngjarja ndodhi në prani të turistëve, disa prej të cilëve duken të habitur e të shqetësuar nga dhuna që shpërtheu.

The post Plagosi me armë zjarri shokun e tij pas sherrit në lokal, policia arreston dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Çmenduri në ndeshjen e Shkëndijës/ Plas grushti pas triumfit kuqezi, protagonist bëhet ish-sulmuesi i Interit që u fut nga presidenti në lojë

✇Albeu
By: V K

Shkëndija e Tetovës, ka arritur të fitojë edhe në fushën e FCSB me shfirat 2-1 dhe është kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Por ndërsa kuqezinjtë nisën festën, në stadiumin e Bukureshtit plasi skandali.

Mediat vendase raportojnë se pas ndeshjes kishte ngjarje skandaloze që ndodhën në impiant. Sulmuesi Denis Alibek, u kthye në personazhin kryesor, pasi ai u sha në kor nga tifozët e skuadrës së tij për paraqitjen që kishte dhuruar në pjesën e dytë, i aktivizuar pas pushimit.

Raportohet se tifozët edhe e pështynë atë nga shkallët e stadiumit dhe kjo shtyu sulmuesin të kërcente në tribunë, për të goditur një prej tyre.

Një zënkë e pazakontë për lojtarin i cili ka eksperiencë edhe në kampionate më të njohura, teksa e ka nisur karrierën ën Itali me fanellën e Interit.

Ai i ishte bashkuar FCSB gjatë merkatos së verës dhe presidenti Xhixhi Bekali, i cili shpesh vendos për zëvendësimet në vend të trajnerëve të tij, insistoi në pushimin e ndeshjes ndaj Shkëndijës që ai të futej në fushë në vend të Popeskut.

Vetë Bekali, pas ndeshjes pranoi se kishte vepruar gabim me këtë zëvendësim që detyroi trajnerin ta bënte.

“Ne bëmë zëvendësimin e gabuar me Alibek, i cili nuk është gati. Kjo është aty ku bëmë gabimin, Në fund të fundit, George po bënte diçka, po driblonte. Ne e humbëm këtu, me Alibek i cili nuk pat asnjë impakt. Ai luajti një pjesë loje dhe nuk bëri asgjë, asgjë”, tha presidenti për lojtarin që kishte vendosur vetë që të futej në fushë.

The post Çmenduri në ndeshjen e Shkëndijës/ Plas grushti pas triumfit kuqezi, protagonist bëhet ish-sulmuesi i Interit që u fut nga presidenti në lojë appeared first on Albeu.com.

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit.

Sipas burimeve të policisë, një i ri është plagosur në dorë, duke shpëtuar kështu nga një goditje fatale.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ku dy shokë po konsumonin alkool. Më pas, midis tyre ka nisur një debat i ashpër ulur në tavolinë, dhe një prej tyre ka nxjerrë armën e ka qëlluar.

Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Falë reagimit të shpejtë të policisë së Himarës dhe angazhimit të drejtuesit të komisariatit, autori është identifikuar në rekord kohë dhe është vënë në pranga.

Ai është shoqëruar në komisariat dhe ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Policia njofton se ngjarja është zbardhur plotësisht falë punës së saj të menjëhershme në terren.

The post Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit appeared first on Albeu.com.

“Përvëlohet” Gadishulli Iberik/ Zjarre në Spanjë e në Portugali, temperatura mbi 40 gradë

✇Albeu
By: V K

Gadishulli Iberik, po përballet me valë të nxehti dhe zjarre të shumta, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C.

Në Portugali, mbi 3 mijë zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët që kërcënojnë fshatra dhe zona të mbrojtura, veçanërisht në veri pranë kufirit me Spanjën dhe në rajonin qendror.

Në Lisbonë, për shkak të temperaturave ekstreme, banorët janë drejtuar drejt plazheve dhe pishinave, ndërsa shprehin shqetësim për nxehtësinë e pazakontë.

Në Spanjë, disa rajone po përballen me zjarre, veçanërisht në Avila pranë Madridit. Edhe pse numri i zjarreve këtë vit është më i lartë, sipërfaqja e djegur deri tani është më e vogël se në vitet e kaluara.

The post “Përvëlohet” Gadishulli Iberik/ Zjarre në Spanjë e në Portugali, temperatura mbi 40 gradë appeared first on Albeu.com.

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

✇Albeu
By: V K

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1,000 banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417.

Serbia dhe Gjeorgjia, kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.

Në Europën Qendrore e Lindore, vendet si Rumania (444) dhe Hungaria (447) kanë nivele të krahasueshme me mesataren e rajonit, por përsëri dukshëm më të larta se Shqipëria.

Në krahun tjetër të tabelës, vendet perëndimore dhe nordike dominojnë me norma shumë më të larta motorizimi.

Italia kryeson me 701 makina për 1,000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu, Finlanda dhe Qipro, të cilat gjithashtu kalojnë kuotën e 650 makinave për mijë banorë.

Vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Spanja kanë gjithashtu norma që variojnë ndërmjet 550 dhe 650.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2024 qëndron në rreth 576 makina për 1,000 banorë, gati dy herë më shumë se niveli shqiptar.

Ky tregues tregon jo vetëm për mundësitë ekonomike, por edhe për mënyrën e jetesës, nivelin e urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe INSTAT, bëjnë të ditur se numri më i lartë i mjeteve është në Tiranë dhe Durrës, me rreth 500 makina për një mijë banorë, ose një makinë për dy banorë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura), sipas DPSHTRR.

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik.

Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit./Monitor

The post Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 31 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.1 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.6 lekë dhe shitet me 113 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.8 lekë, ndërsa në shitje me 62.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 31 Korrik 2025/ Reshje shiu dhe shtrëngata në gjithë territorin

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 31 Korrik 2025/ Reshje shiu dhe shtrëngata në gjithë territorin appeared first on Albeu.com.

❌