❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nis transformimi i Banjave tĂ« BĂ«njĂ«s”, Rama: PĂ«rmirĂ«sohet infrastruktura turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe Këlcyrës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë pamjet e projektit që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me synimin për të përmirësuar shërbimet bazë dhe përvojën turistike në këtë zonë termale.

Rikualifikimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës si parkimi, furnizimi me ujë dhe krijimin e ambienteve rekreative, ndërsa po punohet edhe për një model të qëndrueshëm menaxhimi bashkë me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse.

“Transformimi tĂ«rĂ«sor i Banjave tĂ« BĂ«njĂ«s ka nisur, ku me ndĂ«rhyrjen e Fondit Shqiptar tĂ« Zhvillimit po zbatohet projekti qĂ« pĂ«rmirĂ«son pĂ«rvojat turistike nĂ« UjĂ«rat Termale tĂ« BĂ«njĂ«s, njĂ« destinacion shumĂ« i frekuentuar i hartĂ«s turistike tĂ« PĂ«rmetit e KĂ«lcyrĂ«s, ku Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m rikualifikimi pĂ«r tĂ« garantuar disa shĂ«rbime bazĂ« si parkimi, furnizimi me ujĂ«, shĂ«rbimet, por edhe njĂ« ambient mĂ« rekreativ, ndĂ«rsa me bashkitĂ«, AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura dhe me ZyrĂ«n e Administrimit tĂ« Parkut KombĂ«tar tĂ« VjosĂ«s vijon puna pĂ«r njĂ« model menaxhimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« kĂ«tij investimi”, ka shkruar kryeministri Rama.

/tvklan.al 

Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për të kaluar pushimet: Në Shqipëri me amerikanë

Diplomati amerikan Richard Grenell ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar. Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram shihet teksa lundron në një anije në ujërat e Ksamilit.

“NĂ« ShqipĂ«ri me amerikanĂ«â€, ka shkruar Grenell.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

Shqipëria është një perlë e pazbuluar e Mesdheut, ku natyra e paprekur, historiku i pasur dhe mikpritja e ngrohtë krijojnë një destinacion ideal për çdo udhëtar. Rivierë Shqiptare, me plazhet e saj me ujëra kristal të kaltër, bregdetin malor dhe fshatrat piktoreskë, ofron një përvojë unike pushimi, ku relaksi dhe aventura bashkohen në harmoni të përsosur. Nga plazhet e Gjirokastrës dhe Himarës deri te qytetet historike si Saranda dhe Vlorë, kjo zonë është e përkryer për ata që kërkojnë bukuri natyrore, kulturë autentike dhe shije të pasura të kuzhinës lokale. Turizmi në Shqipëri po zhvillohet me ritme të shpejta, duke ofruar mundësi të ndryshme për pushime të paharrueshme gjatë gjithë vitit./abcnews.al

KQZ në Bosnje i heq mandatin Dodik

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe HercegovinĂ«s gjatĂ« njĂ« mbledhjeje tĂ« mbajtur nĂ« SarajevĂ« ka miratuar vendimin pĂ«r t’ia hequr mandatin presidentit tĂ« entitetit tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska, Millorad Dodik.

Heqja e mandatit vjen pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka dënuar me vendim të formës së prerë Dodikun me një vit burg, si dhe me ndalim të ushtrimit të kësaj dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.

Mandati do të hiqet Dodikut pas skadimit të afatit për ankesë.

Ankesë për këtë vendim mund dorëzohet në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës brenda dy ditëve nga dita e pranimit të vendimit, përmes Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjës.

Pas kësaj pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë planifikuar për tetor të vitit 2026.

Sipas Ligjit Zgjedhor tĂ« Bosnje e HercegovinĂ«s, njĂ« zyrtari tĂ« zgjedhur i pĂ«rfundon mandati “ditĂ«n kur njĂ« aktgjykim bĂ«het nĂ« formĂ« tĂ« prerĂ«, pĂ«rmes sĂ« cilit Ă«shtĂ« dĂ«nuar me burgim prej gjashtĂ« muajsh ose mĂ« shumĂ«!.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Bosnjës, Dodik nuk do të ketë të drejtë të garojë për asnjë funksion politik deri në përfundim të ndalesës gjashtëvjeçare.

Më herët, Dodik ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga posti i presidentit të RS-së, pavarësisht vendimit të formës së prerë.

Dodik, si dhe partia e tij, Aleanca e SocialdemokratĂ«ve tĂ« Pavarur (SNSD), e kanĂ« kundĂ«rshtuar aktgjykimin dhe kanĂ« ftuar opozitĂ«n pĂ«r tĂ« formuar njĂ« “qeveri tĂ« unitetit kombĂ«tar” nĂ« RepublikĂ«n SĂ«rpska, si dhe pĂ«r veprim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« institucionet e Bosnje dhe HercegovinĂ«s deri nĂ« kthimin e statusit tĂ« RS-sĂ« nĂ« “kornizat e garantuara kushtetuese”.

Mbrojtja e Dodikut ka paralajmëruar apel në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, me qëllim që të kontestojë aktgjykimin.

Edhe Qeveria e RS-së ka njoftuar se nuk e pranojnë vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit në Bosnje.

Nga ky ekzekutiv e kanĂ« vlerĂ«suar vendimin si “juridikisht tĂ« pavlefshĂ«m, jokushtetues dhe tĂ« motivuar politikisht”.

NĂ« njĂ« sĂ«rĂ« pĂ«rfundimesh tĂ« miratuara nĂ« njĂ« seancĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« BanjallukĂ«, tĂ« martĂ«n mĂ« 5 gusht, ndĂ«r tĂ« tjera u tha se “Gjykata dhe Prokuroria e BosnjĂ«s janĂ« jokushtetuese dhe kanĂ« zhvilluar njĂ« proces tĂ« montuar politikisht kundĂ«r presidentit”, i cili, sipas tyre, ka vepruar vetĂ«m nĂ« pĂ«rputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.

Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Përmes atyre ligjeve, organet legjislative në RS ishin përpjekur të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti të Bosnjës.

I akuzuari tjetër në këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Milosh Llukiq, është liruar nga akuzat.

Takim në Kremlin mes përfaqësuesit amerikan Steve Witkoff dhe Vladimir Putinit

Një takim mes përfaqësuesit amerikan Steve Witkoff dhe presidentit rus Vladimir Putin po zhvillohet në Kremlin, njoftojnë mediat ruse.

Witkoff mbërriti në Moskë të mërkurën, ndërsa afati i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për Rusinë që të pranojë një armëpushim në Ukrainë po afrohet.

Presidenti Trump ka paralajmĂ«ruar se Rusia mund tĂ« pĂ«rballet me sanksione tĂ« rĂ«nda, ose edhe me sanksione dytĂ«sore ndaj tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« bĂ«jnĂ« tregti me MoskĂ«n, nĂ«se nuk ndĂ«rmerr hapa pĂ«r tĂ« ndalur “luftĂ«n e tmerrshme” nĂ« UkrainĂ«.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia do të bënte vetëm hapa seriozë drejt paqes nëse fillonte të përballej me mungesë të fondeve financiare. Ai përshëndeti kërcënimin për sanksione më të ashpra amerikane dhe taksa ndaj vendeve që blejnë naftë ruse.

Pritshmëritë për një marrëveshje deri të premten mbeten të ulëta, ndërkohë që Rusia ka vijuar sulmet e mëdha ajrore ndaj Ukrainës, pavarësisht kërcënimeve të Trump për sanksione.

Tre raunde bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll nuk kanë arritur të afrojë fundin e luftës, më shumë se tre vjet e gjysmë pas fillimit të pushtimit të plotë rus.

Kushtet ushtarake dhe politike të Moskës për paqen vazhdojnë të jenë të papranueshme për Kievin dhe partnerët e tij perëndimorë. Kremlini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e Kievit për një takim mes Zelensky-t dhe Putinit.

Ndërkohë, administrata amerikane miratoi të martën shitjen e 200 milionë dollarëve të tjera në armë për Ukrainën, pas një bisede telefonike mes Zelensky-t dhe Trump, ku diskutuan edhe bashkëpunimin ushtarak dhe prodhimin e dronëve. Ukraina po përdor dronë për të goditur rafineritë dhe objektet energjetike ruse, ndërsa Moska ka përqendruar sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase.

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit njoftoi se bilanci i një sulmi të fundit ndaj kryeqytetit u rrit në 32 viktima, pasi një person ndërroi jetë nga plagët e marra. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj Kievit që nga fillimi i pushtimit. Autoritetet ukrainase raportuan të mërkurën se një sulm rus ndaj një kampi pushimi në rajonin qendror të Zaporizhzhias la dy të vdekur dhe 12 të plagosur.

“Nuk ka asnjĂ« arsye ushtarake nĂ« kĂ«tĂ« sulm. ËshtĂ« vetĂ«m mizori pĂ«r tĂ« frikĂ«suar njerĂ«zit,” tha Zelensky.

Një i vdekur pas shpërthimit të një zjarri në Francë

Një grua ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri në jug të Francës, thanë zyrtarët lokalë më 6 gusht.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 11.000 hektarë tokë. Zjarri, që nisi të martën pasdite, ka shkatërruar apo dëmtuar 25 shtëpi në Aude. Në këtë zonë, 1.500 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët. Gruaja që vdiq, ishte në shtëpinë e saj, kur ndërtesa u kaplua nga flakët.

Autoritetet po ashtu njoftuan se shtatë zjarrfikës kanë pësuar lëndime në betejën me zjarrin, dy prej të cilëve janë hospitalizuar. Ndërkaq, një person konsiderohet i zhdukur.

“Zjarri po pĂ«rparon nĂ« njĂ« zonĂ« ku tĂ« gjitha kushtet janĂ« tĂ« favorshme pĂ«r pĂ«rhapjen e tij. Po monitorojmĂ« skajet dhe pjesĂ«n e pasme tĂ« zjarrit pĂ«r tĂ« parandaluar vatra tĂ« reja”, tha Lucie Roesch, sekretare e pĂ«rgjithshme e prefekturĂ«s sĂ« Audes.

Ajo paralajmëroi se vatra e zjarrit pritet të mos shuhet për disa ditë.

“ËshtĂ« njĂ« operacion i gjatĂ«â€, tha Roesch.

Viteve të fundit, në këtë pjesë të Francës ka pasur disa vatra zjarri. Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë.

WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues, Meta njofton masa të reja mbrojtëse

Kompania Meta, pronare e WhatsApp, ka njoftuar se ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrime në gjysmën e parë të këtij viti. Llogaritë ishin pjesë e rrjeteve të mashtrimit që veprojnë në mbarë botën, shumë prej tyre të lidhura me qendra mashtrimi të drejtuara nga grupe kriminale të organizuara në Azinë Juglindore.

Sipas Metës, këto qendra shpesh përdorin punë të detyruar në aktivitetet e tyre dhe synojnë individë të ndryshëm përmes platformave të komunikimit si WhatsApp.

Njoftimi u bë publik ndërkohë që WhatsApp ka prezantuar masa të reja për të luftuar mashtrimet në platformë. Një nga risitë është paralajmërimi për përdoruesit kur shtohen në një bisedë në grup nga dikush që nuk ndodhet në listën e kontakteve të tyre.

Meta thekson se këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të luftuar taktikat gjithnjë e më të zakonshme të mashtruesve, të cilët vjedhin llogari të WhatsApp-it ose i shtojnë përdoruesit në grupe ku promovohen skema mashtruese investimi apo oferta të tjera të rreme. Kompania deklaron se ka vepruar në mënyrë parandaluese duke zbuluar dhe mbyllur llogaritë mashtruese para se të aktivizoheshin nga qendrat kriminale.

NĂ« njĂ« rast konkret, WhatsApp bashkĂ«punoi me Meta dhe zhvilluesin e ChatGPT, OpenAI, pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« njĂ« skemĂ« mashtrimi tĂ« lidhur me njĂ« grup kriminal nĂ« Kamboxhia. Grupi ofronte para nĂ« kĂ«mbim tĂ« “pĂ«lqimeve” nĂ« rrjetet sociale pĂ«r tĂ« promovuar njĂ« skemĂ« piramidale mashtruese me qira motorĂ«sh elektrikĂ«. U zbulua se udhĂ«zimet pĂ«r viktimat ishin hartuar pĂ«rmes ChatGPT.

Mashtruesit zakonisht fillojnë kontaktin përmes mesazheve tekst, përpara se të kalojnë komunikimin në rrjete sociale apo aplikacione të mesazheve private. Transaksionet përfundimtare shpesh ndodhin në platforma pagese apo në tregje të kriptomonedhave, sqaroi Meta.

“Ka gjithmonĂ« njĂ« kurth qĂ« duhet tĂ« jetĂ« sinjal paralajmĂ«rues pĂ«r kĂ«do: kĂ«rkohet pagesĂ« paraprake pĂ«r tĂ« marrĂ« fitimet e premtuara,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Qendrat e mashtrimit që u shkaktojnë humbje miliarda dollarë viktimave janë të njohura për aktivitetet e tyre në vende si Mianmari, Kamboxhia dhe Tajlanda. Këto qendra gjithashtu rekrutojnë persona që më pas detyrohen të marrin pjesë në skemat mashtruese.

Autoritetet në rajon kanë bërë thirrje për vigjilencë dhe përdorimin e masave mbrojtëse, si aktivizimi i verifikimit me dy hapa në WhatsApp, për të parandaluar vjedhjen e llogarive.

Në Singapor, për shembull, policia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj çdo kërkese të pazakontë që marrin përmes aplikacioneve të mesazheve.

Rama: Receta mjekësore në format unik zbatohet në të gjithë vendin që nga 1 gushti

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se prej datës 1 gusht ka hyrë në fuqi receta mjekësore në formatin unik, e cila tashmë po aplikohet në të gjithë territorin e vendit.

Në postim, Rama ka ndarë një video me dëshmi të farmacistëve, të cilët flasin për përfitimet e kësaj risi në sistemin shëndetësor. Sipas Kryeministrit, kjo masë përfaqëson një hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, duke sjellë, më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët dhe trajtim dhe ndjekje më të saktë për të sëmurët.

“Me zĂ«rin e farmacistĂ«ve qĂ« çdo ditĂ« janĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve, vjen dĂ«shmia pĂ«r njĂ« tjetĂ«r hap pĂ«rpara nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e shĂ«rbimit shĂ«ndetĂ«sor: QĂ« nga 1 gushti, receta mjekĂ«sore nĂ« formatin unik po zbatohet nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. MĂ« shumĂ« siguri pĂ«r pacientĂ«t. MĂ« pak burokraci pĂ«r mjekĂ«t dhe farmacistĂ«t. Trajtim dhe ndjekje mĂ« e saktĂ«â€, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

/abcnews.al

Norvegjia rishikon investimet në kompanitë izraelite të përfshira në luftën e Gazës

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet të mos përfshijnë kompani izraelite që kontribuojnë në pushtimin e Bregut Perëndimor apo në konfliktin në Rripin e Gazës.

Ky vendim erdhi pas një raportimi të gazetës norvegjeze Aftenposten, e cila zbuloi se fondi kishte blerë aksione në kompaninë izraelite Bet Shemesh Engines Ltd (BSEL), që ofron shërbime për forcat ajrore izraelite, përfshirë mirëmbajtjen e avionëve luftarakë.

Sipas të dhënave nga Norges Bank Investment Management (NBIM), institucioni që menaxhon fondin, investimi në BSEL ka nisur në vitin 2023 me një aksion prej 1.3%, i cili u rrit në 2.09% deri në fund të vitit 2024, duke arritur një vlerë prej 15.2 milionë dollarësh.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr StĂžre e cilĂ«soi kĂ«tĂ« zhvillim si “shqetĂ«sues” dhe theksoi nevojĂ«n pĂ«r transparencĂ« dhe qartĂ«si nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si fondi investon nĂ« kompani tĂ« lidhura me konfliktin izraelito-palestinez. “Ajo qĂ« lexova mĂ« shqetĂ«soi”, deklaroi ai pĂ«r televizionin publik NRK.

Guvernatori i Bankës Qendrore dhe njëkohësisht ministri i Financave, Jens Stoltenberg, njoftoi se, për shkak të situatës së tensionuar në Gaza dhe Bregun Perëndimor, do të ndërmerret një rishikim i plotë i investimeve të NBIM në kompani izraelite.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i NBIM, Nicolai Tangen, sqaroi se kompania BSEL nuk është përfshirë në ndonjë listë ndalimi të rekomanduar, as nga Kombet e Bashkuara, e as nga Këshilli Etik i vetë fondit.

Aktualisht, fondi sovran i Norvegjisë zotëron aksione në 65 kompani izraelite, me një vlerë totale prej 1.95 miliardë dollarësh. Në qershor, Parlamenti norvegjez rrëzoi një propozim për tërheqjen e plotë të fondit nga kompanitë që operojnë në territoret e okupuara palestineze.

Ndërkohë, fondi ka filluar tërheqjen nga disa investime, duke përfshirë shitjen e aksioneve në një kompani energjetike dhe një grup telekomunikacioni izraelit. Këshilli Etik i fondit po shqyrton gjithashtu mundësinë e rekomandimit për tërheqje nga pesë banka izraelite.

Ky zhvillim e vendos Norvegjinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si një nga vendet e para që ndërmerr hapa konkretë për të lidhur investimet shtetërore me respektimin e të drejtave ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut./abcnews.al

Armë, pranga si të policisë dhe një maskë në makinë/ Pranga 21-vjeçarit në Kamëz

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “KryqĂ«zimi”.

Arrestohet te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

NĂ« vijim tĂ« punĂ«s intensive, pĂ«r identifikimin e shtetasve qĂ« posedojnĂ« armĂ« dhe cenojnĂ« rendin dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 5 finalizuan operacionin “KryqĂ«zimi”, gjatĂ« tĂ« cilit u vu nĂ« pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues nĂ« Babrru.

Ai u ndalua nga shĂ«rbimet e PolicisĂ«, teksa lĂ«vizte me njĂ« automjet tip “Audi”, te kryqĂ«zimi i Valiasit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Zara nĂ« qendĂ«r tĂ« kritikave/ Reklamat qĂ« nxisin “ideale jo tĂ« shĂ«ndetshme” ndalohen nĂ« Britani

Autoriteti i Standardeve tĂ« Reklamimit nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar (ASA) ka ndaluar dy reklama tĂ« markĂ«s sĂ« modĂ«s Zara, pasi nĂ« to shfaqeshin modele qĂ« dukeshin “shumĂ« tĂ« dobĂ«ta”.

Sipas autoritetit, nĂ« njĂ« prej imazheve, njĂ« model dukej “e rraskapitur” pĂ«r shkak tĂ« hijeve dhe stilit tĂ« flokĂ«ve tĂ« mbledhura strukur pas, ndĂ«rsa nĂ« njĂ« tjetĂ«r, pozicioni i trupit dhe prerja e ulĂ«t e kĂ«mishĂ«s theksonin kockat e dala tĂ« klavikulave.

ASA e cilĂ«soi reklamĂ«n si “tĂ« papĂ«rgjegjshme” dhe urdhĂ«roi qĂ« ato tĂ« mos shfaqen mĂ« nĂ« formĂ«n aktuale, duke kĂ«rkuar nga Zara qĂ« tĂ« sigurojĂ« qĂ« tĂ« gjitha imazhet e saj tĂ« pĂ«rgatiten “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme”.

Zara i ka hequr reklamat nga platforma e saj dhe bëri të ditur se të dyja modelet kishin certifikata mjekësore që dëshmonin gjendjen e tyre të mirë shëndetësore në momentin e realizimit të fotografive. Reklamat ishin publikuar më herët në aplikacionin dhe faqen zyrtare të kompanisë, në një seri fotosh që shfaqnin veshjet me dhe pa modele.

NjĂ«ra prej reklamave promovonte njĂ« fustan tĂ« shkurtĂ«r, dhe ASA vlerĂ«soi se hijet ishin pĂ«rdorur pĂ«r t’i bĂ«rĂ« kĂ«mbĂ«t e modeles tĂ« dukeshin “dukshĂ«m tĂ« holla”. Gjithashtu, pozicioni i krahĂ«ve dhe bĂ«rrylave e bĂ«nte modelen tĂ« dukej “jashtĂ« proporcionit”.

NĂ« reklamĂ«n tjetĂ«r, qĂ« promovonte njĂ« kĂ«mishĂ«, pozicioni i modeles nxirrte nĂ« pah kockat e klavikulĂ«s, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«nin “piken qendrore tĂ« imazhit”.

ASA shqyrtoi edhe dy reklama të tjera të Zara-s, por nuk vendosi ndalimin e tyre.

Kompania tha se nuk kishte marrĂ« ankesa tĂ« drejtpĂ«rdrejta dhe se imazhet nuk ishin modifikuar pĂ«rveç “disa ndryshimeve tĂ« vogla tĂ« ndriçimit dhe ngjyrĂ«s”. Zara shtoi gjithashtu se ndjek rekomandimet e raportit Fashioning a Healthy Future, i publikuar nĂ« vitin 2007 nga UK Model Health Inquiry.

Sipas kompanisë, ajo veçanërisht respekton rekomandimin e tretë të raportit, i cili kërkon që modelet të paraqesin një certifikatë mjekësore që dëshmon shëndetin e tyre të mirë, të lëshuar nga mjekë të specializuar në çrregullimet e të ngrënit.

Kjo ndodhi pas rasteve të ngjashme më herët gjatë vitit, ku reklama të tjera të markave të njohura u ndaluan për arsye të ngjashme.

NĂ« korrik, njĂ« reklamĂ« e Marks & Spencer u ndalua pĂ«r shkak se modelja dukej “jo shĂ«ndetshĂ«m e dobĂ«t”. ASA theksoi se poza e modeles dhe zgjedhja e veshjes pĂ«rfshirĂ« “kĂ«pucĂ« me majĂ« tĂ« mĂ«dha” qĂ« theksonin hollĂ«sinĂ« e kĂ«mbĂ«ve e bĂ«nin reklamĂ«n “tĂ« papĂ«rgjegjshme”.

MĂ« herĂ«t gjatĂ« vitit, edhe kompania Next pati njĂ« reklamĂ« tĂ« ndaluar pĂ«r njĂ« palĂ« xhinse tĂ« ngushta blu. ASA vlerĂ«soi se kĂ«ndi i kamerĂ«s theksonte hollĂ«sinĂ« e kĂ«mbĂ«ve tĂ« modeles, duke e konsideruar reklamĂ«n “tĂ« papĂ«rshtatshme”.

Next e kundĂ«rshtoi vendimin, duke deklaruar se modelja, megjithĂ«se e dobĂ«t, kishte “njĂ« trup tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dhe tĂ« tonifikuar”.

Protesta e 7 gushtit/ Veteranët mbajnë sot konferencë për media

KĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, 6 gusht, nga ora 11:00, Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ« do tĂ« mbajĂ« konferencĂ« pĂ«r media.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kësaj konference, do të jepen detaje lidhur me përgatitjet për protestën e 7 gushtit.

TĂ« enjten nga ora 17:00, Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (OVL UÇK), ka thirrur protestĂ« gjithĂ«popullore nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ«, kundĂ«r GjykatĂ«s Speciale.

Moldavi: Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse

Pak para zgjedhjeve parlamentare në Republikën e përçarë të Moldavisë u dënua me shtatë vjet burg një politikane e njohur pro-ruse. Evghenia Gutul, guvernatore e rajonit të Gagauzisë, u gjet fajtore nga trupi gjykues për financim ilegal të partisë.

Në proces bëhej fjalë për financimin e partisë përkohësisht të ndaluar Sor, parti që mban emrin e themeluesit të saj, oligarkut moskovit Ilan Sor. Gutul në vitet 2019 dhe 2022 nuk i ka deklaruar financimet ruse që janë lëvruar në Moldavi. Guvernatorja i hedh poshtë akuzat. Avokati i saj deklaroi, ankimimin e vendimit.

Moska: Vendimi i motivuar politikisht

Rusia vendimin ndaj governatores Gutul e konsideron si politik dhe se qeveria pro-europiane me qëllim do të nxisë frymën kundër forcave pro-ruse. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov e quajti vendimin të motivuar politikisht. Opozita në Moldavi po shtypet, tha ai për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Tass.

38-vjeçarja Gutul qĂ« nga viti 2023 ndodhet nĂ« krye tĂ« GaugazisĂ«, ku popullsia turkofone e GaugazisĂ« vetĂ«administrohet. Kjo krahinĂ« tradicionalisht konsiderohet e afĂ«rt me RusinĂ«. Pas marrjes sĂ« detyrĂ«s Gutul disa herĂ« ka udhĂ«tuar pĂ«r nĂ« MoskĂ«, pĂ«r t’u takuar me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

Zgjedhjet parlamentare në fund të shtatorit

Në Moldavi më 28 shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e ri. Ish-republika e vogël sovjetike, që shtrihet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë prej dekadash luhatet mes afrimit me Perëndimin dhe nga ana tjetër edhe me Rusinë. Presidente e Moldavisë është Maia Sandu, aktualisht në pushtet janë forcat politike që përkrahin BE-në.

Sandu javën e kaluar u shpreh për një influencim masiv rus ndaj zugjedhjeve parlamentare. Presidentja prej vitesh angazhohet për avancimin e procesit të afrimit me BE-në. Moldavia në vitin 2024 filloi negocitat e antarësimit me BE-në./DW

Mbi 100 persona të zhdukur dhe të paktën një i vdekur pas përmbytjeve katastrofike në Indinë veriore

Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një ka humbur jetën pas një shpërthimi reshjesh (cloudburst) që shkaktoi përmbytje të mëdha në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në distriktin Uttarkashi, pasi një valë masive uji zbret nga malet dhe përmbyti fshatin Dharali të martën, duke zhytur rrugë dhe ndërtesa nën ujë.

Ekipet e ushtrisë janë vendosur në Dharali që prej ditës së martë, ndërsa forcat e tjera të emergjencës dhe zyrtarët lokalë nuk kanë mundur të hyjnë në zonë për shkak të dëmtimit të rrugëve dhe reshjeve të dendura.

Prej disa javësh, shteti malor i Uttarakhand është përballur me reshje të rrëmbyeshme. Veçanërisht i prekur ka qenë distrikti Uttarkashi, ku ndodhet edhe fshati Dharali, me përmbytje të raportuara në disa zona.

Sipas Kryeministrit të Uttarakhand-it, Pushkar Singh Dhami, rreth 130 persona janë shpëtuar deri më tani në këtë distrikt.

Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 13:30 me orën lokale (08:00 GMT), kur reshjet ekstreme bënë që lumi Kheerganga të fryhej ndjeshëm, duke sjellë sasi të mëdha uji dhe balte në terrenin kodrinor.

Dharali është një destinacion turistik i njohur gjatë verës, dhe ndodhet rreth 2 km larg bazës së madhe ushtarake në Harsil. Në zonë ndodhet edhe një kamp i forcave paraushtarake të Policisë Kufitare Indo-Tibetiane (ITBP).

Zyrtarët njoftojnë se të paktën 10 ushtarë të stacionuar në bazën e Harsil-it rezultojnë të zhdukur.

Operacionet e shpëtimit po përparojnë me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të baltës dhe rrënojave. Reshjet e dendura, të cilat kanë vijuar edhe të mërkurën, po e vështirësojnë më tej ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Shumë segmente të autostradës kryesore janë mbyllur, pasi janë dëmtuar rëndë nga shirat. Rrugët në distriktin Uttarkashi paraqesin çarje të thella dhe të rrezikshme.

Disa ekipe të Forcave Kombëtare dhe Shtetërore të Reagimit ndaj Katastrofave, të vendosura në Gangotri rreth 18 km larg Dharali janë në terren që prej pasdites së së martës, por autoritetet nuk kanë mundur të lidhen me ta për shkak të mungesës së sinjalit dhe ndërprerjeve të gjata të energjisë elektrike.

Departamenti Indian i Motit ka paralajmëruar për reshje të mëtejshme në ditët në vijim dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut. Në disa zona, shkollat janë mbyllur për arsye sigurie.

NjĂ« pjesĂ« e lumit Bhagirathi – qĂ« mĂ« poshtĂ« shndĂ«rrohet nĂ« lumin e shenjtĂ« Gang Ă«shtĂ« bllokuar nga balta, duke krijuar njĂ« liqen artificial qĂ« ka pĂ«rmbytur zona tĂ« gjera, pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ« helikopterpad tĂ« qeverisĂ«.

Zyrtarët paralajmërojnë se nëse ky ujë nuk largohet në kohë, mund të rrezikojë seriozisht vendbanimet më poshtë në rrjedhën e lumit.

Autoritetet kishin lëshuar disa paralajmërime për reshje gjatë ditëve të fundit, duke i këshilluar turistët të shmangnin udhëtimin drejt kësaj zone.

Dharali, i cili është një ndalesë e rëndësishme verore në itinerarin pelegrinazh Char Dham Yatra, zakonisht vizitohet më pak gjatë sezonit të shirave. Kjo dhe paralajmërimet e hershme besohet se kanë shmangur një tragjedi edhe më të madhe.

Shteti i Uttarakhand-it, i vendosur në Himalajet perëndimore, është i njohur për ndjeshmërinë e lartë ndaj përmbytjeve të rrufeshme dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në vitin 2021, mbi 200 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga një shpërthim reshjesh.

Një ndër fatkeqësitë më të mëdha që ka goditur këtë shtet ndodhi në vitin 2013, kur përmbytje dhe rrëshqitje masive shkatërruan fshatra të tëra, veçanërisht në qytetin e Kedarnath-it, i frekuentuar nga pelegrinët hindu. Mijëra persona u morën nga uji, ndërsa shumë trupa nuk u gjetën kurrë./abcnews.al

Teksas/ Republikanët urdhërojnë arrestimin e dhjetëra ligjvënësve demokratë që braktisën shtetin

Partia Republikane në Teksas ka votuar për lëshimin e urdhrave të arrestit ndaj dhjetëra ligjvënësve demokratë, të cilët janë larguar nga shteti për të penguar një projektligj që synon rishikimin e kufijve të zonave elektorale.

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, ka urdhĂ«ruar trupat e policisĂ« shtetĂ«rore “tĂ« gjejnĂ«, arrestojnĂ« dhe tĂ« rikthejnĂ« nĂ« sallĂ«n e DhomĂ«s çdo anĂ«tar qĂ« ka braktisur detyrĂ«n ndaj qytetarĂ«ve tĂ« Teksasit”.

Abbott ka kĂ«rcĂ«nuar gjithashtu se do tĂ« ngrejĂ« akuza pĂ«r ryshfet ndaj ligjvĂ«nĂ«sve demokratĂ« qĂ« mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« fonde publike pĂ«r tĂ« mbuluar gjobĂ«n ditore qĂ« u vendoset pĂ«r bojkotimin e DhomĂ«s. Çdo ligjvĂ«nĂ«s i munguar gjobitet me 500 dollarĂ« nĂ« ditĂ«.

Plani për të rishkruar hartën elektorale pritet të shtojë pesë zona të reja me prirje republikane në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington DC, ku republikanët aktualisht kanë një shumicë të ngushtë.

Për të zhvilluar një votim, në Dhomën me 150 anëtarë të legjislaturës së Teksasit kërkohet prania e dy të tretave të anëtarëve. Ky kuorum u bë i pamundur pasi më shumë se 50 ligjvënës demokratë u larguan nga shteti.

Shumica e demokratĂ«ve janĂ« zhvendosur nĂ« Illinois, ku guvernatori i kĂ«tij shteti, JB Pritzker, deklaroi se “do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« mbrojtur secilin prej tyre”, duke iu referuar kĂ«rcĂ«nimeve pĂ«r arrest nga guvernatori Abbott.

Demokratët janë shprehur se synojnë të qëndrojnë jashtë Teksasit për dy javë, deri në përfundimin e seancës së posaçme legjislative. Megjithatë, votimi për lëshimin e urdhrave të arrestit ka qenë kryesisht simbolik, pasi urdhrat vlejnë vetëm brenda territorit të Teksasit.

Ky vendim i jep kompetenca zyrtarit tĂ« sigurisĂ« sĂ« DhomĂ«s dhe policisĂ« shtetĂ«rore pĂ«r tĂ« arrestuar ligjvĂ«nĂ«sit mungesĂ« dhe pĂ«r t’i sjellĂ« nĂ« ndĂ«rtesĂ«n e Kuvendit nĂ« Austin. LigjvĂ«nĂ«sit nuk pĂ«rballen me ndonjĂ« akuzĂ« civile apo penale pĂ«r shkak tĂ« kĂ«tyre urdhrave.

LigjvĂ«nĂ«si demokrat nga Teksasi, Ron Reynolds, deklaroi pĂ«r BBC nga Çikago se kĂ«rcĂ«nimi pĂ«r arrestim Ă«shtĂ« “asgjĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« taktikĂ« frikĂ«suese”.

Guvernatori Abbott ka paralajmĂ«ruar se ligjvĂ«nĂ«sit qĂ« refuzojnĂ« tĂ« kthehen mund tĂ« pĂ«rballen me akuza penale. “Do tĂ« konsiderohej ryshfet nĂ«se ndonjĂ« ligjvĂ«nĂ«s do tĂ« merrte para pĂ«r tĂ« vepruar ose pĂ«r tĂ« mos vepruar nĂ« kuadĂ«r tĂ« legjislaturĂ«s”, deklaroi ai pĂ«r Fox News.

Abbott shtoi se sipas disa raportimeve, ligjvënësit demokratë kanë kërkuar dhe ofruar para për të shmangur votimin dhe për të ndërmarrë veprime politike, gjë që, sipas tij, përbën ryshfet.

LigjvĂ«nĂ«si republikan i Teksasit, Brian Harrison, kritikoi demokratĂ«t pĂ«r pretendimet se rishikimi i hartĂ«s po bĂ«het mbi baza racore. “E pabesueshme, cinike, e pandershme, njĂ« marrĂ«zi e plotĂ«,” u shpreh ai pĂ«r BBC.

Sipas Harrison, “kĂ«ta demokratĂ« duhet tĂ« arrestohen” dhe tĂ« pĂ«rballen me “masa tĂ« tjera ndĂ«shkuese”./abcnews.al

BE pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trump

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një marrëveshje me Uashingtonin muajin e kaluar.

“Komisioni Evropian ka miratuar sot procedurat e nevojshme ligjore pĂ«r tĂ« pezulluar zbatimin e kundĂ«rmasave tona, tĂ« cilat pritej tĂ« hynin nĂ« fuqi mĂ« 7 gusht”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si pĂ«r tregti i BE-sĂ«, Olof Gill.

Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për politikat tregtare të bllokut prej 27 shtetesh, kishte përgatitur një listë me mallra amerikane që do të goditeshin me tarifa nëse bisedimet me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonin me marrëveshje.

Kundërmasat e BE-së kishin në shënjestër një sërë eksportesh amerikane, nga soja deri tek aeroplanët, makinat e uiski.

Por, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, arriti një marrëveshje kornizë me presidentin amerikan, Donald Trump, më 27 korrik, teksa afati i 1 gushtit për vendosjen e tarifave të larta po afrohej.Pas arritjes së marrëveshjes, eksportet e BE-së pritet të përballen me tarifa gjithëpërfshirëse prej 15 për qind që nga data 8 gusht më të larta se taksat doganore para se Trump të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, por më të ulëta se tarifat prej 30 për qind, që presidenti amerikan kishte kërcënuar se do të vendoste.

NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë deri në vitin 2030

NASA ka njoftuar përshpejtimin e planeve për ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë brenda vitit 2030, si pjesë e strategjisë së saj për të krijuar një bazë të përhershme njerëzore në sipërfaqen hënore. Lajmi vjen në një kohë kur gara hapësinore ndërkombëtare mes SHBA-ve, Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera po intensifikohet.

Drejtuesi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, i emëruar nga administrata e ish-presidentit Trump, e konsideroi projektin si të domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë hënore, për energjinë e ardhshme në Mars dhe për të forcuar sigurinë kombëtare amerikane në hapësirë. Ai u bëri thirrje kompanive private të paraqesin propozime për ndërtimin e një reaktori që të prodhojë të paktën 100 kilovat energji mjaftueshëm për një bazë të vogël, por shumë më pak se burimet tokësore të energjisë.

Ekspertët theksojnë se energjia bërthamore është mënyra më e besueshme për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji në Hënë, për shkak të kushteve të vështira diellore: një ditë hënore zgjat rreth 28 ditë tokësore, me dy javë errësirë të plotë që e bëjnë të pamjaftueshme energjinë diellore.

Megjithatë, ka skepticizëm në lidhje me realizueshmërinë e këtij projekti. Shkurtimet e thella buxhetore në NASA përfshirë reduktimin me 24% të fondeve për vitin 2026 dhe pezullimin e disa programeve të rëndësishme shkencore vënë në dyshim aftësinë e agjencisë për të zbatuar këtë objektiv ambicioz. Ndërkohë, disa shkencëtarë paralajmërojnë se motivimet janë më shumë politike sesa shkencore, dhe mund të nxisin tensione të panevojshme ndërkombëtare.

NĂ« maj tĂ« kĂ«tij viti, Kina dhe Rusia shpallĂ«n planet pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« stacioni bĂ«rthamor tĂ« automatizuar nĂ« HĂ«nĂ« deri nĂ« vitin 2035. Sipas ekspertĂ«ve, ndĂ«rtimi i bazave bĂ«rthamore mund tĂ« çojĂ« nĂ« pretendime pĂ«r “zona sigurie” pĂ«rreth tyre, çka mund tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« pretendime tĂ« heshtura pĂ«r pronĂ«si nĂ« sipĂ«rfaqen hĂ«nore – diçka qĂ« bie ndesh me frymĂ«n e bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« parashikuar nga marrĂ«veshja e Artemis-it, e nĂ«nshkruar nĂ« vitin 2020 nga disa vende, pĂ«rfshirĂ« SHBA-nĂ«.

Programi Artemis 3 i NASA-s, që synon të dërgojë njerëz në Hënë në vitin 2027, ka hasur në vonesa dhe pasiguri financiare. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndërtimi i një reaktori nuk ka kuptim nëse nuk sigurohet më parë dërgimi i ekuipazheve dhe pajisjeve të nevojshme.

Në këtë kontekst, projektet për energjinë bërthamore në Hënë vlerësohen si një hap i madh, por me sfida të mëdha teknike, politike dhe financiare përpara se të mund të bëhen realitet./abcnews.al

“Torra Veneciane” tĂ«rheq turistĂ«t/ DurrĂ«s, nĂ« shtatĂ« muaj vizitohet nga 6500 tĂ« huaj

“Torra Veneciane” Ă«shtĂ« njĂ« prej monumenteve mĂ« tĂ« vizituara nĂ« DurrĂ«s. Rreth 6500 turistĂ« nga shtete tĂ« ndryshme e vizituan nga janari nĂ« korrik tĂ« kĂ«tij viti.

E kthyer në qendrën e interpretimit të  trashëgimisë kulturore  përmes programit teknologjik objekti  krijon përshtypje të veçantë tek të huajt.

Pritshmëritë janë për shtim të numrit të vizitorëve me freskimin e motit.

Durrësi është kthyer në një pikë referimi për turistët që dëshirojnë të kombinojnë plazhin me eksplorimin e historisë së pasur të Shqipërisë./abcnews.al

Digjet Kalifornia/ Tre persona të lënduar nga zjarret, shkrumbohen 29 mijë hektarë

Mbi 1000 forca zjarrfikëse po luftojnë me flakët që kanë përfshirë Kaliforninë Qendrore në Shtetet e Bashkuara duke kërcënuar qindra banesa dhe duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

Sipas të dhënave të fundit flakët kanë shkrumbuar mbi 29 mijë hektarë zone të pyllëzuar si dhe zona të banuara, ndërsa vetëm 5% e zjarrit është vënë nën kontroll sipas asaj që ka deklaruar agjencia Shtetërore e Zjarrfikëseve Call Fire.

Të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur nga zjarri, ku mes tyre një shofer që u dogj nga flakët e automjetit të tij dhe dy punonjës të forcave zjarrfikëse.

Zjarri i quajtur “Gifford Fire” shpĂ«rtheu mbrĂ«mjen e tĂ« premtes pĂ«rgjatĂ« autostradĂ«s 166 mes Santa Marias dhe Bakersfield.

Më shumë se 450 struktura përfshirë shtëpi dhe biznese vijojnë të jenë nën kërcënimin e flakëve duke përfshirë edhe veriun e Los Angeles.

Ndihma nga ajri ka qenë e kufizuar për shkak të tymit të dendur, por autoritetet kanë përdorur teknologji infra të kuqe për të monitoruar përhapjen e zjarrit. Erërat e forta me shpejtësi deri ne 40 kilometra në orë kanë përkeqësuar përhapjen e zjarrit. Autoritetet Amerikane kanë nisur hetimet pas dyshimeve se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Kalifornia pritet të goditet nga një vale tjetër e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë celsius këtë të mërkurë, vale kjo e cila do të shtojë rrezikun për zjarre./abcnews.al

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë/ BERZH miraton huanë 30 milionë euro, pjesë e korridorit 8

Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim  do tĂ« mbĂ«shtesĂ« ndĂ«rtimin dhe elektrifikim e hekurudhĂ«s DurrĂ«s-RrogozhinĂ«. Me anĂ« tĂ« njĂ« njoftimi nĂ« faqen zyrtare ky institucion ka bĂ«rĂ« me dije se ka aprovuar kredinĂ« me vlerĂ« 30 milionĂ« euro. KĂ«to fonde do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r rehabilitimin e hekurudhĂ«s DurrĂ«s – RrogozhinĂ«, pjesĂ« e Korridorit VIII.

Kjo hua  plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti. Në total fondi për ndërhyrjen në këtë segment hekurudhor është mbi 120 milionë euro.

Projekti strategjik parashikon që  tĂ« rehabilitojĂ« dhe elektrifikojĂ« afĂ«rsisht 34 km hekurudhĂ« midis qytetit portual tĂ« DurrĂ«sit dhe RrogozhinĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, duke pĂ«rfshirĂ« rindĂ«rtimin e ndĂ«rtesave tĂ« stacioneve. Pas realizimit tĂ« kĂ«tij investimi, trenat do tĂ« mund tĂ« udhĂ«tojnĂ« me shpejtĂ«si deri nĂ« 120 km/h. Ai shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m  nĂ« pĂ«rpjekjet e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« modernizuar rrjetin e saj hekurudhor, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lidhjen rajonale dhe pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me standardet e transportit dhe mjedisit tĂ« BE-sĂ«.

BERZH bĂ«ri me dije se sĂ« bashku me Bashkimin Evropian, po mbĂ«shtesin projektin e tyre tĂ« tretĂ« tĂ« madh hekurudhor nĂ« ShqipĂ«ri. Kjo, pas linjave TiranĂ« – DurrĂ«s – Rinas dhe VorĂ« – Hani i Hotit.

Realizimi i projekteve hekurudhore pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme mjedisore duke zhvendosur trafikun e mallrave dhe pasagjerëve nga rruga në hekurudhë, duke ulur emetimet e karbonit dhe duke mbështetur tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë.

Fermerët e Fierit djegin mbetjet e të mbjellave/ Zjarri del jashtë kontrolli, fshati Daullas mbulohet nga tymi

Djegia e mbetjeve te të mbjellave në afërsi të fshatit Daullas nga fermerët ka dale jashtë kontrollit duke mbuluar zonën me tym të dendur.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që kanë prekur një sipërfaqe të konsiderueshme në dy anët e by-bassit të Fierit.

❌