❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kërkonin të dhënat e qytetarëve në emër të një banke, zbardhet në Shqipëri skema mashtruese përmes mesazheve të rreme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri ka bërë të ditur se kanë parandaluar dhe neutralizuar me kohë një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank.

Në njoftimin e publikuar në Facebook bëhet e ditur se SMS-të mashtruese përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare.

AKSKSH ua kujton qytetarëve që të mos klikojnë në lidhje të dyshimta e nga burime të panjohura dhe të mos të ndajnë të dhëna personale apo bankare përmes SMS apo rrjeteve sociale.

Lexoni të plotë postimin:

Rast i bllokuar me sukses: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing).

Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank, u parandalua dhe u neutralizua në kohë rekord.

Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Raiffeisen Bank dhe AKEP, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ndërmori menjëherë masat për të bllokuar aktivitetin keqdashës dhe aksesin në faqen mashtruese, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij sulmi të tipit smishing.

SMS-të mashtruese si këto përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe monitorimit të vazhdueshëm, u parandalua që mos të ketë ndikim drejt qytetarëve shqiptarë.

Kujtojmë të gjithë qytetarët:

Mos klikoni në lidhje të dyshimta nga burime të panjohura.

Mos ndani të dhëna personale apo bankare përmes SMS apo rrjeteve sociale.

Verifikoni gjithmonë adresat zyrtare të bankave apo institucioneve.

Kërkoni ndihmën e një eksperti të sigurisë kibernetike

Raportoni raste të ngjashme të sulmeve kibernetike.

Falënderojmë AKEP dhe Raiffeisen Bank për bashkëpunimin e menjëhershëm dhe qytetarët që denoncojnë raste të dyshimta!. /Telegrafi/

The post Kërkonin të dhënat e qytetarëve në emër të një banke, zbardhet në Shqipëri skema mashtruese përmes mesazheve të rreme appeared first on Telegrafi.

Ndezi zjarrin në tokën e tij po u përhapë edhe në sipërfaqen me ullinj, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari në Cërrik

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një person është identifikuar dhe arrestuar, pasi i njëjti kishte ndezur zjarrin në tokën e tij, por që ishte përhapur edhe në një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.

Policia tutje njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i hetimeve të kryera për një rast zjarri në fshatin Shegas, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në fshatin Shegas.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr nĂ« tokĂ«n e tij dhe si pasojĂ« e pĂ«rhapjes sĂ« flakĂ«ve Ă«shtĂ« djegur njĂ« sipĂ«rfaqe toke me pemĂ« ulliri dhe njĂ« sipĂ«rfaqe pylli, nĂ« total rreth 40 ha. Materialet procedurale i kaluan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« njoftim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm. /Telegrafi/

The post Ndezi zjarrin në tokën e tij po u përhapë edhe në sipërfaqen me ullinj, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari në Cërrik appeared first on Telegrafi.

​Mosndarja e buxhetit, Sindikata e RTK-sĂ« paralajmĂ«ron protestĂ«

Sindikata e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), ka deklaruar se nëse deri më 5 gusht nuk alokohen mjetet buxhetore, më 6 gusht do të jetë protesta e tyre e parë, si paralajmërim deri në grevë të përgjithshme.

Kryetari i SPERTK, Gëzim Bimbashi në një konferencë për media tha se moskonstitumi i kuvendit ka bllokuar RTK-në.

“SPERTK po e shpreh sot publikisht shqetĂ«simin dhe indinjatĂ«n e saj pĂ«r situatĂ«n alarmante nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodhet Radio Televizioni i KosovĂ«s, si pasojĂ« e mungesĂ«s sĂ« alokimit tĂ« buxhetit dhe bllokimit tĂ« kapaciteteve tona. RTK-ja, si shĂ«rbim publik, ka detyrim kushtetues dhe ligjor pĂ«r tĂ« informuar qytetarĂ«t ne mĂ«nyre tĂ« pavarur dhe te paanshme. Mungesa e buxhetit po e vĂ« ne pikĂ«pyetje kĂ«tĂ« mision themelor. Si pasojĂ« e moskonstituimit dhe mosveprimit tĂ« Kuvendit, RTK Ă«shtĂ« bllokuar. MegjithatĂ«, duhet ta themi qartĂ« se nga ky bllokim nuk mbesin pa paga deputetĂ«t dhe zyrtarĂ«t shtetĂ«rorĂ«, por punĂ«torĂ«t e RTK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t edhe pse kanĂ« buxhetin tĂ« ndarĂ« me ligj, nuk po mund t’i marrin pagat e tyre”, u shpreh Bimbashi.

Tutje, ai tha se nëse kjo gjendje vazhdon do të mbesin pa paga 700 punëtorë dhe do të rrezikohet funksionimi i televizionit publik.

“NĂ«se kjo gjendje vazhdon, mbi 700 punĂ«torĂ« te mbesin pa paga dhe do tĂ« rrezikohet seriozisht funksionimi i televizionit publik ne jemi te obliguar tĂ« marrim masa tjera sindikale. SPERTK pret nga institucionet shtetĂ«rore afatin deri mĂ« datĂ« 5 gusht qĂ« tĂ« alokojnĂ« mjetet sipas obligimeve ligjore. NĂ«se deri atĂ«herĂ« nuk ndĂ«rmerren hapa konkretĂ«, mĂ« datĂ« 6 gusht SPERTK do tĂ« organizojĂ« protestĂ«n e parĂ«, si paralajmĂ«rim pĂ«r veprime te mĂ«tejshme, deri nĂ« grevĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme”, tha Bimbashi, raporton KP.

Ndërsa anëtari i SPERTK, Fisnik Durguti tha se janë takuar edhe me avokatin e popullit ku kanë shprehur shqetësimet e tyre.

“Ne kemi pasur takime edhe me akterĂ« tĂ« ndryshĂ«m tĂ« institucioneve tĂ« vendit, kemi pasur edhe me institucionin e avokatit tĂ« popullit, me ç’rast ia kemi shprehur kĂ«to shqetĂ«sime tona tĂ« cilat janĂ« tĂ« pĂ«rditshme. Secila qeveri qĂ« ka ardhur na ka bĂ«rĂ« me dije qĂ« do tĂ« ndreqet statuti i institucionit publik por megjithatĂ« duket fare e qartĂ« qe nuk ka pasur vullnet politik”, tha Durguti.

SPERTK u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të mos e përdorin RTK-në për interesa politike, por ta mbrojnë atë si pronë publike dhe si një ndër shtyllat e demokracisë.

The post ​Mosndarja e buxhetit, Sindikata e RTK-sĂ« paralajmĂ«ron protestĂ« appeared first on Telegrafi.

Temperaturat përvëluese, MSH me vendim për institucionet publike dhe private: Zbatojini masat mbrojtëse për këtë javë

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, nĂ« bazĂ« tĂ« rekomandimeve tĂ« Institutit KombĂ«tar tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike tĂ« KosovĂ«s, rekomandon qĂ« institucionet publike dhe private tĂ« zbatojnĂ« masa mbrojtĂ«se pĂ«r mbrojtjen e punĂ«torĂ«ve nga temperaturat e larta, pĂ«r periudhĂ«n 22 – 25 korrik 2025.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

“Ftohen tĂ« gjitha institucionet qĂ« t’i respektojnĂ« kĂ«to rekomandime, me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« shĂ«ndetit tĂ« punĂ«torĂ«ve dhe tĂ« grupeve tĂ« tjera tĂ« ndjeshme”, thuhet nĂ« njoftim.

Mbi masat mbrojtëse ndaj ekspozimeve në temperatura të larta

Ministria e Shëndetësisë rekomandon institucionet publike dhe private të marrin masa mbrojtëse të përgjithshme dhe specifike ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në vijim:

Të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00;

Gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në 16:00, nëse në vendin e punës nuk plotësohen kushtet sipas pikave 1.4, 1.5, dhe 1.6

Personat me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë në ditë;

Të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë, përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia;

Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura

Të vendosen pika freskimi (përdorimi i çadrave të lëvizshme dhe materialeve tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë te ftoftë për punëtorët

Të shpërndahen informacione për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon masat mbrojtëse të përgjithshme për qytetarët ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në vijim:

Të shmanget qëndrimi në ambientin e jashtëm në kulmin e nxehtësisë;

Të konsumohet ujë për tu mbrojtur nga dehidrimi dhe të shmangen pijet e gazuara;

Të përdoren kapelë dhe syze mbrojtëse nga dielli kur qëndrohet jashtë;

Mos të lihen fëmijët vetëm në veturë derisa prindërit/kujdestarët kryejnë ndonjë punë;

Të kontaktohen rregullisht të afërmit e moshuar ose me sëmundje kronike për të vlerësuar nevojat shëndetësore të tyre;

Sipas nevojës të kërkohet ndihmë në shërbimet e urgjencës mjekësore, telefoni 194. /Telegrafi/

The post Temperaturat përvëluese, MSH me vendim për institucionet publike dhe private: Zbatojini masat mbrojtëse për këtë javë appeared first on Telegrafi.

Mbledhja me dyer tĂ« mbyllura, Rama kĂ«rkon lidership tĂ« ri pĂ«r bashkinĂ« e TiranĂ«s! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do tĂ« zgjidhen nĂ«nkryetarĂ«t e rinj

Një lidershp i ri ekzekutiv për bashkinë e Tiranës në mënyrë që të ndryshojë ritmi për punët që duhen bërë.

Kjo është ajo që ka kërkuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, por edhe me deputetët.

“Kemi marrĂ« 83 mandate, janĂ« njĂ« peshĂ« e madhe pĂ«r ne! JanĂ« bekim, por edhe mallkim ndaj duhet njĂ« lidership i ri ekzekutiv nĂ« bashkinĂ« e TiranĂ«s”, Ă«shtĂ« shprehur Rama duke kĂ«mbĂ«ngulur tĂ« punohet mĂ« shumĂ«, mĂ« shpejt dhe tĂ« dĂ«gjohet nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike zĂ«ri i qytetarĂ«ve.

Qartazi ky është edhe një mesazh për nënkryetaren në detyrë, Anuela Ristani, e cila me shumë gjasë do të angazhohet me digjitalizimin në të ardhmen, shkruan Tch.

Po si do ndahen punët?

Top Channel ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura Rama ka caktuar një grup të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malajn do të përzgjedhin 5 nënkryetarët e rinj të bashkisë, nga katër që janë aktualisht.

KĂ«ta tĂ« fundit nuk janĂ« tĂ« pĂ«rjashtuar nga mundĂ«sia pĂ«r t’u rizgjedhur, por shanset janĂ« tĂ« pakta.

Numri njĂ« i PartisĂ« Socialiste ka thĂ«nĂ« se punĂ«t e pushtetit vendor nuk mund t’i bĂ«jĂ« qeveria dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye kĂ«rkohet lidershipi i ri nĂ« kryeqytet, ndĂ«rsa kreu aktual i bashkisĂ« Erion Veliaj ndodhet nĂ« burg.

Sa i përket mundësisë për zgjedhjet të reja në bashkinë e kryeqytetit, mësohet se kryeministri nuk ka marrë ende një vendim, duke ia lënë të ardhmes. /tch/

The post Mbledhja me dyer tĂ« mbyllura, Rama kĂ«rkon lidership tĂ« ri pĂ«r bashkinĂ« e TiranĂ«s! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do tĂ« zgjidhen nĂ«nkryetarĂ«t e rinj appeared first on Telegrafi.

Sulmi terrorist në Banjskë, vazhdon seanca ndaj tre të akuzuarve serbë

Sot nĂ« Pallatin e DrejtĂ«sisĂ« mbahet seanca gjyqĂ«sore pĂ«r rastin “BanjskĂ«â€ ndaj tĂ« akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.  

Seanca ndaj tre tĂ« akuzuarve sot pritet tĂ« nisĂ« nga ora 09:30. Seanca Ă«shtĂ« vazhdim i asaj tĂ« hĂ«nĂ«s, ku dĂ«shmitari me kodin “F1” ka dhĂ«nĂ« dĂ«shminĂ« e tij nĂ« seancĂ« tĂ« mbyllur.

Kjo u bë me propozimin e prokurori të çështjes, Naim Abazi, i cili ka theksuar se në rast të identifikimit, dëshmitarit i rrezikohet jeta.

Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin e armatosur në Banjkë i ngarkon shumicën e tyre me terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, pĂ«r lehtĂ«simin dhe financimin e kryerjes sĂ« terrorizmit dhe pastrimit tĂ« parave, ndĂ«rsa i gjithĂ« grupi akuzohet se me pĂ«rdorim tĂ« dhunĂ«s dhe armĂ«ve tĂ« rĂ«nda, ka tentuar tĂ« ndajĂ« pjesĂ«n veriore tĂ« KosovĂ«s – ku gjenden komunat me shumicĂ« serbe – dhe ta bashkojĂ« atĂ« me SerbinĂ«.

Aktakuza e pĂ«rshkruan Radoiçiqin si “udhĂ«heqĂ«s tĂ« grupit terrorist”.

NĂ« aktakuzĂ« thuhet se mĂ« 24 shtator tĂ« vitit 2023, pasi bllokoi rrugĂ«n pĂ«r nĂ« urĂ«n e fshatit me dy kamionĂ«, ai dhe pjesĂ«marrĂ«sit e tjerĂ« u fshehĂ«n dhe sulmuan oficerĂ«t e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s qĂ« shkuan pĂ«r t’i larguar kamionĂ«t dhe pĂ«r tĂ« liruar rrugĂ«n.

NĂ« sulm mbeti i vrarĂ« polici Afrim Bunjaku, ndĂ«rsa u plagosĂ«n policĂ«t: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Sipas aktakuzĂ«s, sulmi zgjati deri nĂ« orĂ«n 15:00, “kur shumica dĂ«rrmuese e grupit iku pĂ«rmes rrugĂ«ve malore drejt RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«â€.

NĂ« aktakuzĂ« thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrĂ« nĂ« KosovĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nga Serbia, pĂ«rmes rrugĂ«ve malore, me dhjetĂ«ra makina, disa prej tĂ« cilave tĂ« blinduara dhe tĂ« ngarkuara me armĂ« tĂ« rĂ«nda, municione, raketahedhĂ«s, eksplozivĂ«, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje tĂ« tjera ushtarake logjistike. /Telegrafi/

The post Sulmi terrorist në Banjskë, vazhdon seanca ndaj tre të akuzuarve serbë appeared first on Telegrafi.

Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 41 gradë

Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 25 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 36 deri në 41 gradë.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 9m/s.

Valëzimi në det 1-2 ballë. /Telegrafi/

The post Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 41 gradë appeared first on Telegrafi.

Mot i nxehtë, IHK bën thirrje për kujdes të shtuar

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë ditët e para të kësaj jave do të jenë të nxehta dhe me diell.

IHK njofton se nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

Indeksi UV do ë jetë I lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17 gradë, ndërkaq maksimalet nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi, 1–8 m/s. /Telegrafi/

The post Mot i nxehtë, IHK bën thirrje për kujdes të shtuar appeared first on Telegrafi.

Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Në njoftim thuhet se ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar me 300 euro, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).

“Policia Rajonale e Ferizajt do tĂ« vazhdojĂ« me kontrolle dhe aktivitete tĂ« intensifikuara nĂ« funksion tĂ« parandalimit tĂ« aksidenteve dhe rritjes sĂ« sigurisĂ« nĂ« komunikacion. ApelojmĂ« tek tĂ« gjithĂ« shoferĂ«t qĂ« tĂ« respektojnĂ« rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia fton qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punim dhe tĂ« njoftojnĂ« pĂ«r çdo shkelje apo rrezik nĂ« komunikacion, mund tĂ« njoftoni pĂ«rmes: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 dhe pĂ«rmes aplikacionit “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€. /Telegrafi/

The post Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në vazhdimin e seancës konstituive, e cila nis në orën 20:00, ka thënë se presin reflektim dhe konsolidim të Kuvendit.

“Presim me reflektu dhe me u konsoliduar Kuvendi, pĂ«rndryshe ne nuk kishim ardhur. UnĂ« nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton“, tha ai.

Murati është pyetur nëse ka frikë pas paralajmërimit për bombë në Kuvend, por nuk është përgjigjur duke thënë se çka është kjo pyetje. /kp/

The post ​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton appeared first on Telegrafi.

Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë verbërim, oftalmologu Zhuri flet për tensionin e syrit

Oftalmologu Burim Zhuri nĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€ ka folur pĂ«r shĂ«ndetin e syve.

Ai ka folur për problemet me shikimin, caktimin e dioptrisë, ka treguar se cilët kandidatë janë të përshtatshëm për laser të syve, etj.

Doktor Zhuri po ashtu ka sqaruar për sëmundjet e syve si perden e syve, ndikimin e diabetit në shikim dhe glaukomën apo siç njihet tensioni i syrit, sëmundje kjo që nëse nuk trajtohet mund të verbërojë.

“TĂ« mos e ngatĂ«rrojmĂ« shtypja e syrit nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me shtypjen e gjakut. Glaukoma shfaqet kur nuk qarkullon uji i syrit
”, tha ai.

Oftalmologu Zhuri duke treguar për llojet e glaukomës tha se pikat që përdoren janë për tërë jetën.

“Ekziston shprehja buke duhesh me harru me hongĂ«r, pikat nuk duhesh me harru me i qit”, tha ai.

Ai tha se nëse glaukoma nuk trajtohet me pika të syve, atëherë duhet intervenim kirurgjik.

Tutje doktori theksoi se nëse tensioni i syrit nuk trajtohet ekziston rreziku për verbërim pasi dëmtohet nervi i syrit.

Podcasti “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€ mbĂ«shtetet nga United Hospital. /Telegrafi/

The post Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë verbërim, oftalmologu Zhuri flet për tensionin e syrit appeared first on Telegrafi.

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik

Pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.

Mësohet se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të pozicionohet në qytetin e Vlorës, ku sipas burimeve do të angazhohet së bashku me strukturat e bashkisë dhe ato qendrore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se Vengu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar fluksin e turistëve dhe për të përballuar çdo situatë që mund të paraqitet gjatë muajve të nxehtë të verës.

Lidhur me këtë, burimet bëjnë me dije se do të ngrihet një Task Forcë e posaçme për muajt korrik dhe gusht, teksa në bashkëpunim me të gjithë deputetët e Vlorës do të ndahen edhe prioritetet e punës në tre drejtime kryesore duke përfshirë edhe të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, të cilat konsistojnë tek:

Pastrimi dhe mjedisi: Strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjet përkatëse do të angazhohen për të siguruar standardet e duhura të pastërtisë në zonat urbane, bregdetare dhe turistike. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet e problematikave.

Mirëmbajtja e infrastrukturës: Rrugët, ndriçimi publik, hapësirat publike dhe plazhet do të jenë nën vëmendje të vazhdueshme. Ndërhyrjet do të jenë të përditshme për të shmangur çdo problematikë që mund të cenojë imazhin e qytetit.

Siguria dhe shëndeti: Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat shëndetësore duhet të jenë në gatishmëri maksimale për forcimin e parametrave të sigurisë, sidomos në zonat me prani të lartë turistike.

Burime bëjnë me dije se pas takimit që Rama bëri në Vlorë, deputetët e zgjedhur në qarkun e Vlorës duhet të intensifikojnë qëndrimin në zonat e tyre, madje të jenë sa më shumë pranë qytetarëve për çdo problem që ata mund të kenë.

Sipas burimeve administrata qendrore dhe vendore do tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri edhe fundjavave pĂ«r porositĂ« e lĂ«na. MĂ«sohet se Pirro Vengu, Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe deputetĂ«t e tjerĂ« do tĂ« organizojnĂ« takime tĂ« shpeshta pĂ«r tĂ« analizuar edhe performancĂ«n e çdo drejtuesi, nĂ«se Ă«shtĂ« i duhuri pĂ«r atĂ« institucion apo duhet ndĂ«rruar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pĂ«r qytetarĂ«t tĂ« jenĂ« sa mĂ« afĂ«r dhe me zgjidhje konkrete. /Tch/

The post Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj tha se lajmin për kërcënim me bombë duhet ta marrin seriozisht ndonëse sipas tij mund të jetë kërcënim i rrejshëm.

Zogaj tha se rasti mund të jetë edhe si shenjë revolte ndaj situatës në vend.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« ndjenjĂ« e mirĂ«, Ă«shtĂ« serioze edhe pse ka dyshime qĂ« mund tĂ« jetĂ« edhe kĂ«rcĂ«nim i rrejshĂ«m. Ka dyshime tĂ« tilla, por sidoqoftĂ« ne duhet tĂ« presim komunikimin zyrtar. Dhe ta marrim seriozisht çdo kĂ«rcĂ«nim tĂ« tillĂ« ,” tha Zogaj para mediave.

Ai shtoi se beson që niveli i sigurisë është i lartë, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë që rasti të jetë si shenjë revolte ndaj krizës politike. /Telegrafi/

The post Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me evakuimin e deputetëve nga ndërtesa e Kuvendit pas prnaimit të një informate për mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se sot, më datë 05.07.2025 në orët e paradites është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

“Me tĂ« pranuar informatĂ«n, janĂ« angazhuar njĂ«sitĂ« kompetente policore, tĂ« cilat fillimisht kanĂ« bĂ«rĂ« perimetrin e sigurisĂ« dhe kanĂ« evakuuar personat nga objektet.

Policia e KosovĂ«s, ka njoftuar prokurorinĂ« kompetente dhe hetuesit policorĂ« tĂ« cilĂ«t sĂ« bashku me njĂ«sitĂ« dhe ekspertĂ«t pĂ«rkatĂ«s pĂ«r deminim, janĂ« duke marrĂ« veprimet e duhura tĂ« kontrollit nĂ« objekt”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar appeared first on Telegrafi.

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor, mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përgëzuar Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i anijes luftarake së Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Ambasada e Amerikës ka shpërndarë një video nga kjo ceremoni.

“Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«rgĂ«zon Alban Dervishin pĂ«r rolin e tij tĂ« ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndĂ«rrimit tĂ« komandĂ«s u zhvillua nĂ« San Diego javĂ«n e kaluar. PĂ«rjetoni kĂ«tĂ« moment historik tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« karrierĂ«n e tij”, shkruhet nĂ« postimin e AmbasadĂ«s Amerikane nĂ« TiranĂ«.

PĂ«r tĂ« shikuar videon klikoni KËTU:

Lidhur me drejtimin e anijes luftarake nga një shqiptaro-amerikan ambasada po ashtu kishte njoftuar disa muaj më parë.

Në atë postim Ambasada kishte ndarë disa detaje nga jeta e Alban Dervishit, i cili vinte nga një familje ushtarake që kishin emigruar 25 vjet më parë në SHBA.

“NjĂ« ‘Tirons’ qĂ« merr komandĂ«n e njĂ« luftanijeje amerikane! Njihuni me komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do tĂ« marrĂ« komandĂ«n e USS Pearl Harbor nĂ« qershor tĂ« 2025-Ă«s. I lindur nĂ« TiranĂ« dhe me origjinĂ« nga njĂ« familje ushtarake, Albani dhe prindĂ«rit e tij emigruan nĂ« Shtetet e Bashkuara 25 vjet mĂ« parĂ« pĂ«r tĂ« ndjekur Ă«ndrrĂ«n amerikane”, kishte shkruar Ambasada amerikane.

Alban Dervishi është i lindur e rritur në Tiranë. Ai në moshën 16 vjeç ka emigruar në SHBA. /Telegrafi/

 

The post Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor, mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës appeared first on Telegrafi.

Operacionet e fundit të përbashkëta, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon

Drejtori i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda në një deklaratë për media ka thënë se operacioni i fundit i finalizuar nga Policia e Kukësit, si dhe operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për goditjen e grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, janë një dëshmi e qartë se Policia e Shtetit është e pranishme, vigjilente dhe e vendosur për të garantuar sigurinë në çdo cep të vendit si dhe bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon.

Proda ka shprehur vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për efektivët e patrullës, të Shqiponjave dhe specialistët e hetimit, të cilët, me profesionalizëm dhe angazhim të lartë, goditën një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në sasi të mëdha, duke sekuestruar 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe vunë në pranga dy shtetas nga Kosova.

“ArmĂ«t janĂ« burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, i krimeve ndaj jetĂ«s dhe pronĂ«s, si dhe njĂ« rrezik i vazhdueshĂ«m pĂ«r rendin publik. Çdo armĂ« e ndaluar, nĂ« kufi apo nĂ« territorin tonĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« jetĂ« e shpĂ«tuar. Rastet e shumta tĂ« armĂ«mbajtjes pa leje, tĂ« goditura sĂ« fundmi nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, flasin pĂ«r njĂ« angazhim tĂ« palĂ«kundur tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit. Çdo rrjet i çmontuar Ă«shtĂ« njĂ« krim i parandaluar.

Policia e Shtetit Ă«shtĂ« e pĂ«rfshirĂ« maksimalisht nĂ« veprime parandaluese, hetimore dhe operacionale, brenda dhe jashtĂ« vendit, nĂ« bashkĂ«punim me partnerĂ«t tanĂ«, pĂ«r tĂ« luftuar krimin nĂ« pĂ«rgjithĂ«si dhe krimin e organizuar nĂ« veçanti”, tha ai.

Proda shtoi tutje se do të forcojnë edhe më shumë sigurinë, duke përmirësuar më tej imazhin e Shqipërisë, e cila është dhe mbetet një vend i sigurt dhe mikpritës, për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota që zgjedhin të vijnë dhe të njohin bukuritë tona.

“Mesazhi im Ă«shtĂ« i qartĂ«: Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarĂ«t, njĂ« forcĂ« e pandalshme”, tha ai. /Telegrafi/

The post Operacionet e fundit të përbashkëta, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:03.

“Viktima femĂ«r kosovare, nĂ« rrethana tĂ« panjohura ka ndĂ«rruar jetĂ«. Ekipi mjekĂ«sor ka konstatuar vdekja e viktimĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, po të enjten në Suharekë një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Rastin për Telegrafin e kishte konfirmuar, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas tij, ai ka qenë duke u mbajtur në ndalim për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

“Rreth orĂ«s 03:40 njĂ« person dyshohet se ka bĂ«rĂ« vetĂ«vrasje nĂ« dhomat e ndalimit nĂ« stacionin policor nĂ« SuharekĂ«. I njĂ«jti ka qenĂ« i ndaluar pĂ«r shkak tĂ« dyshimit se ka ushtruar dhunĂ« nĂ« familje ndaj vajzĂ«s sĂ« tij”, tha Kryeziu. /Telegrafi/

 

 

The post Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë appeared first on Telegrafi.

Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura në vlerë 130 mijë euro, dyshohet se tentoi të përfitojë nga sigurimi

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar për një rast të lajmërimit apo kallëzimit të rremë.

Në njoftim bëhet e ditur se më 02.07.2025, rreth orës 20:45, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj,  Audi Q8 me targa gjermane, në vlerë prej 130,000 euro.

“Pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit tĂ« kamerave tĂ« sigurisĂ«, u konstatua se ankuesi nuk kishte qenĂ« fare me veturĂ«n e deklaruar, duke ngritur dyshime tĂ« arsyeshme pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ«. Dyshohet se qĂ«llimi i kĂ«tij veprimi ka qenĂ« keqpĂ«rdorimi apo mashtrimi  i sigurimit, tĂ« lĂ«shuar nga autoritetet gjermane”, thuhet nĂ« njoftim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, hetuesit policorë kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane dhe ato të Maqedonisë së Veriut për lokalizimin e veturës dhe zbardhjen e plotë të rastit.

I dyshuari është ftuar për intervistim, por ende nuk është paraqitur. /Telegrafi/

The post Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura në vlerë 130 mijë euro, dyshohet se tentoi të përfitojë nga sigurimi appeared first on Telegrafi.

Për të 42-në herë në tentativë për konstituimin e Kuvendit

Sot për të 42-në herë do të mbahet seanca në tentativë për konstituimin e Kuvendit.

Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe takimeve të presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë edhe kjo seancë e Kuvendit duket të jetë e njëjtë dhe pa zgjidhje.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, partitë tjera po konsiderojnë se Haxhiu nuk është unifikuese.

PDK dhe AAK ka kërkuar nga LVV ta ndërrojë kandidaten, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër të LVV për kryetare të Kuvendit.

Ndërkaq, një ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një deklaratë për media lidhur me ngërçin politik në vend ka folur për mënyrën e votimit në Kuvendin e Kosovës.

Osmani deklaroi se votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, por kërkohet konsensusi i deputetëve.

“Votimi i fshehtĂ« nuk pĂ«rjashtohet si mundĂ«si, megjithatĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkohet konsensusi i deputetĂ«ve. Kjo nĂ«nkupton qĂ« duhet tĂ« ketĂ« votĂ«, vendim tĂ« seancĂ«s para se tĂ« shkohet te njĂ« mĂ«nyrĂ« e tillĂ«. Ky Ă«shtĂ« interpretimi i ekipit tonĂ« ligjor, por nuk do tĂ« thotĂ« se tĂ« tjerĂ«t pajtohen me tĂ«â€, tha e para e shtetit, raporton Telegrafi.

Presidentja Osmani tutje theksoi se nĂ«se Kuvendi nuk arrin tĂ« konstituohet brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar nga Kushtetuesja atĂ«herĂ« do t’i drejtohet GjykatĂ«s me njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r sqarim pĂ«r pasojat juridike.

“Kur diçka Ă«shtĂ« e detyrueshme nĂ« aspektin kushtetuese kjo do tĂ« thotĂ« se moskryerja e kĂ«tij detyrimi nuk ec pa pasoja, pra do tĂ« ketĂ« pasoja juridike
 nuk Ă«shtĂ« qĂ« ne mund tĂ« presim qĂ« Gjykata do tĂ« thotĂ« mirĂ« pas 30 ditĂ«sh vazhdoni njĂ«soj, takohuni çdo dy ditĂ« dhe mos bĂ«ni asgjĂ«â€, tha ajo.

Presidentja tutje shtoi se partitë kryesore kanë ende qëndrime diametralisht të kundërta, por nuk do të thotë se brenda afatit nuk do të ketë afrim. /Telegrafi/

 

The post Për të 42-në herë në tentativë për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e VlorĂ«s, fenomeni i rrallĂ« nĂ« kulmin e vapĂ«s

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit, raporton Tch.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale.

Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

The post Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e VlorĂ«s, fenomeni i rrallĂ« nĂ« kulmin e vapĂ«s appeared first on Telegrafi.

❌