Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrethimi nga Policia/ Reagon “Panorama Group”: Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare, kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033

✇Albeu
By: V K

Pas bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik, ka reaguar  shoqëria “Panorama Group” sh.a.        Në reagim thuhet se “Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033.

Në reagim gjithashtu, theksohet se çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Shoqëria “Panorama Group” sh.a. shton se; ambientet janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga Ardi Veliu-shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur, sipas tyre, të drejtat kontraktuale dhe ligjore.

Sipas deklaratës, vendimi i Këshillit të Ministrave nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Gjithashtu, “Panorama Group” sh.a. thotë se ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët të hyjnë në ambientet e tyre të punës.

““Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.

“Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.

“Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias.

The post Rrethimi nga Policia/ Reagon “Panorama Group”: Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare, kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033 appeared first on Albeu.com.

Intervista/ Genard Hajdini rrëfen si u dhunua: Më goditi disa herë për… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është dhunuar së bashku me babanë e tij, në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Në një intervistë për Top Channel, pesë ditë pas ngjarjes, me hematoma ende në fytyrë, Genardi rrëfen sesi nisi konflikti ku fillimisht u dhunua babai i tij nga një klient në lokalin ku ndodhej, e më pas u dhunua edhe ai.

Genardi, i njohur për historinë e trishtë të jetës së tij, tregon se nuk ka konflikte me askënd dhe se rastin do e ndjekë deri në instancat më të larta të drejtësisë.

 

The post Intervista/ Genard Hajdini rrëfen si u dhunua: Më goditi disa herë për… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrau fqinjin pasi e ngatërroi me derrin në arën me misra, arrestohet 53-vjeçari në Berat (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Policia e Beratit, ka arrestuar 53-vjeçarin Dhimitër Kuqi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau aksidentalisht me armë gjahu fqinjin e tij në fshatin Bogdan, shtetasin Adriatik Toska, 57-vjeç.

Uniformat blu në Berati, raportojnë se mbi 53-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia ”.

Dhimitër Kuqi, dyshohet se qëlloi me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër, por nga pakujdesia plagosi shtetasin Adriatik Toska, i cili si pasojë e plagës së marrë ndërroi jetë në spital.

Burime bëjnë me dije se si autori edhe viktima, kanë qenë duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër, që i dëmtonin derrat e egër, kur në përpjekje për të gjuajtur derrin, 53-vjeçari Dhimitër Kuqi, ka gjuajtur aksidentalisht bashkëfshatarin e tij Adriatik Toska.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

The post Vrau fqinjin pasi e ngatërroi me derrin në arën me misra, arrestohet 53-vjeçari në Berat (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Zvërnec/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë, një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit Zvernec, ku janë përfshirë tre automjete në një përplasje.

Si pasojë, dy persona, mes tyre edhe një fëmijë, që udhëtonin në automjetin e parë me targa italiane, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas informacionit të parë, dy prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në të tre automjetet e përfshira janë shkaktuar dëme materiale.

Hetimet për vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Aksident i rëndë në Zvërnec/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias!

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj medias News24.

Pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24 nga autoritetet, lideri demokrat Berisha, ka reaguar ashpër duke u shprehur; “Regjimi ndërpret sinjalin e News24, sulm ndaj lirisë së medias”.

 

 

The post Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias! appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm 9 gusht 2025, Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

Tashmë News24, ka nisur transmetimin maratonë në Youtube, nga ku qytetarët do të ndjekin gjithçka po ndodh në kohë reale, pavarësisht përpjekjeve që zëri i të vërtetës të mos mbërrijë tek qytetarët, duke ndërprerë energjinë elektrike, e për pasojë edhe trensmetimin e medias më të rëndësishme informative në vend.

 

 

Drejtoresha e News24, Anila Jola, është përlotur nga situata në të cilën ndodhet News24 nën terrorin e policisë.

“Ështe një situatë qe nuk mund ta përshkruaj, jam zgjuar me telefonatën që që në orën 6 këtu kishte ardhur policia. Erdhëm bashkë me kolegët por nuk u lejuam të hynim brenda dhe të vijonte transmetimi. News24 është rrethuar nga policia dhe gjithçka ndodhi pa një njoftim paraprak, si të ishim një kioskë e thjeshtë. Ishte vendim arbitrar abuziv i papritur dhe nuk u lejuam të hynim në vendin e punës si të ishim kriminelë jo punonjës kaq vjeçarë të News24.

Nuk e përfytyroj dot këtë që po ndodh me median më të besueshme për shqiptarët. Lokalet kishin lënë ekranin e bardhë, me shpresën se ka ndonjë difekt. Shikuesit shpresojnë që ne do të rikthehemi. Ndoshta duhet të presim të hënën që të nisin punën gjykatat dhe të japë një vendim shpresojmë në favorin tonë. Ngjarja më e dhimbshme që ndodh në këto vite punë. 230 punonjës që në lëtë moment janë në rrugë. 230 familjeve u janë prerë të ardhurat”, shprehet ajo.

The post Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rita Ora në konflikt me fqinjët, ankesa për rinovimet e shtëpisë së saj në Londër

✇Albeu
By: V K

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, bleu rezidencën në fjalë në vitin 2021 një pronë historike me vlerë 7.5 milionë paund (8.6 milionë euro) në veri të Londrës, e klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur (Grade II).

Por, duket se ajo nuk e dinte se ishte zhvendosur pranë një grupi fqinjësh NIMBY (“Not In My Back Yard”), të cilët më herët ishin ankuar edhe për renovimet e shtëpisë së saj.

Tani, pas paraqitjes së projektit nga arkitekti i Ritës, për një palestër të vendosur në oborrin e ulët të pronës, fqinjët janë sërish në alarm.

Një grup banorësh nga një bllok apartamentesh aty pranë, kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët.

Në dokumentin e tyre thuhet:Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë”.

Ata shtuan gjithashtu se, pavarësisht se projekti përmend izolim akustik, dyert e mëdha rrëshqitëse sugjerojnë se mund të ketë muzikë dhe zëra me volum të lartë në çdo orë.

Fqinjët përmendën se në një pronë ngjitur ekziston një rregull strikt që ndalon grumbullimet e mëdha apo festat, pikërisht për të ruajtur qetësinë dhe respektin mes banorëve.

Ankesa vijon:Ky propozim minon marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe rrezikon të shkaktojë konflikte, ankesa apo edhe procese gjyqësore”.

Një tjetër banor, kagritur madje shqetësimin nëse ndërtimi i palestrës do të pengojë ketra dhe dhelpra që jetojnë aty pranë.

Pavarësisht gjithë kësaj polemike, palestra e planifikuar nga Rita do të jetë e izoluar plotësisht nga zhurma.

Megjithatë, tensionet me fqinjët mbeten të larta.

Siç thotë autori i artikullit origjinal në The Sun me ironi, “Nëse do të isha Rita, do të shkoja në një palestër si Virgin Active dhe me paratë do të vendosja në fund të kopshtit një skulpturë gjigante, që ndriçon në errësirë… vetëm për t’i acaruar edhe më shumë”.

The post Rita Ora në konflikt me fqinjët, ankesa për rinovimet e shtëpisë së saj në Londër appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm në orën 09:20, një tërmet i lehtë me magnitudë 2.9 Rihter, është ndjerë në zonën e Sarandës.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 9 kilometra në jugperëndim të qytetit, me thellësi 15 kilometra.

Lëkundjet shkaktuan shqetësim mes banorëve dhe pushuesve, por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo lëndime.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe ende nuk kanë dhënë informacione shtesë.

Ekspertët i lidhin këto lëkundje me temperaturat jashtëzakonisht të larta që kanë prekur bregdetin ditën e sotme, duke ndikuar në aktivitetin sizmik në zonë.

Banorët dhe pushuesit këshillohen të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

The post Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Endrick është numri 9 i ri i Realit, Mbappé merr numrin 10, pas largimit të Modricit

✇Albeu
By: V K

Real Madridi po ndryshon numrat e fanelave: braziliani Endrick do të jetë numri i ri 9 i “Los Blancos”. Thashethemet e fundit se Gonzalo Garcia, i sapoardhur nga një zgjatje kontrate deri në vitin 2030, ishte një zgjedhje e mundshme për fanelën e qendërsulmuesit tipik, janë mohuar: klubi ka njoftuar zyrtarisht se talenti i ri brazilian do ta veshë atë në vend të tij.

Një vendim që konfirmon pritjet jashtëzakonisht të larta për ish-sulmuesin e Palmeiras, i gatshëm të vazhdojë aventurën e tij evropiane me përgjegjësi të madhe mbi supe.

Endrick kështu zë vendin e Kylian Mbappé, i cili nga ana tjetër ka zgjedhur të veshë numrin 10, një tjetër numër ikonik në historinë e klubit, i lënë bosh së fundmi nga Luka Modric, i cili u transferua te AC Milan.

The post Endrick është numri 9 i ri i Realit, Mbappé merr numrin 10, pas largimit të Modricit appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

✇Albeu
By: V K

Gjatë 24 orëve të fundit,  janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Në fshatin Navaricë, njësia administrative, Dhivër, bashkia Finiq.

Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike.

Në mbështetje të forcave në terren po shkon helikopteri i Forcës Ajrore.

Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër.

Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën më të madhe të saj.

Zjarri mbetet aktiv vetëm në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore.

Ditën e sotme vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me mbështetjen e 25 efektivëve të FA dhe forcave të tjera nga strukturat e bashkisë.

Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse.

Gjatë ditës së djeshme në zonë operuan 33 forca operacionale nga strukturat vendore.

Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit.

Ditën e sotme në mbështetje të forcave po operojnë edhe 30 efektivë të FA. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plani Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje.

Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mosriaktivizime të mundshme.

Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Nga puna gjatë ditës nga forcat e MZSH Tiranë është arritur vënia nën kontroll dhe vatra është drejt izolimit.

Gjatë natës zona u mbajt në monitorim. Ditën e sotme në terren ka vijuar puna nga forca të MZSH për shuarjen përfundimtarë.

Në Tepelenë, midis fshatrave Turan dhe Dukaj, Nj. Adm. Qendër, ku po punohet nga forcat për shuarjen e zjarrit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët.

The post Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive appeared first on Albeu.com.

Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari

✇Albeu
By: V K

Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Ajo që po ndodh me News24 nuk është thjesht sulm ndaj një media të lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari”, u shpreh Mediu, duke theksuar se veprimi është kryer pa asnjë vendim gjykate dhe në shkelje të parimeve demokratike.

Sipas tij, qeveria vepron kundër fjalës së lirë dhe, kur nuk mund ta blejë apo ta mbyllë një zë kritik, “përdor dhunën e paligjshme”.

Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo e shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë, korrupsion dhe krim”, shkruan ai.

The post Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari appeared first on Albeu.com.

Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias

✇Albeu
By: V K

Me anë të një njoftimi, Rrjeti SafeJournalists Shqipëri, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur represionin nga Policia e Shtetit në ambientet e News24.

Organizata shprehet e alarmuar për pengimin e aksesit në ambientet e redaksive të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë.

Sipas njoftimit, ky veprim kufizon qasjen e gazetarëve në vendin e punës dhe pengon ushtrimin e detyrës së tyre profesionale.

Organizata paralajmëron se veprime të tilla, përbëjnë rrezik për lirinë dhe pavarësinë e medias në vend.

SafeJournalists, bën të ditur se po e ndjek nga afër situatën dhe do të vazhdojë monitorimin e zhvillimeve në ditët në vijim.

 

The post Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias appeared first on Albeu.com.

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

✇Albeu
By: V K

E pakrahasueshme! Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta të pushimeve verore, shkruan Rosa Campos në të përditshmen spanjolle “Super Deporte”.

Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme.

Çdo vit, turistët kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është pozicionuar si një nga vendet kryesore turistike dhe të përballueshme për t’u vizituar.

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse

Me birra vendase që kushtojnë vetëm 1 euro dhe ushqim shumë të lirë, ky vend ballkanik po bëhet shpejt një parajsë për turistët që kërkojnë të argëtohen pa shpenzuar shumë.

Një destinacion magjepsës

Deri vonë, Shqipëria ishte një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

E izoluar për dekada për shkak të regjimit të saj komunist, kombi është shfaqur vitet e fundit si një destinacion turistik i gjallë dhe i arritshëm.

Bregu i saj bregdetar, i përshkuar nga detet Adriatik dhe Jon, krenohet me plazhe që rivalizojnë ato të Greqisë dhe Italisë, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta.

Historia dhe kultura

Shqipëria ka një histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane.

Qytete si Butrinti, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit.

Kryeqyteti, Tirana, është një pasqyrim magjepsës i rilindjes së Shqipërisë, me pamjen e saj artistike, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe jetën e natës të gjallë.

Natyra dhe aventurat

Për adhuruesit e natyrës, Shqipëria është një parajsë e vërtetë.

Nga malet e Alpeve Shqiptare deri te Liqeni piktoresk i Ohrit, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë.

Ecje në natyrë, çiklizëm, rafting dhe kajak janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të shijoni në këtë mjedis natyror të pakrahasueshëm.

Kostoja e udhëtimit: Birrat dhe ushqimet me çmime të pakrahasueshme

Një nga atraksionet më të mëdha të Shqipërisë është përballueshmëria e saj.

Për turistët me buxhet të kufizuar, zbulimi i një destinacioni ku ofrohet ushqim dhe pije të shkëlqyera me çmime të ulëta është një ëndërr e bërë realitet.

Birrë vendase për 1 euro

Në Shqipëri, një birrë vendase mund të kushtojë vetëm 1 euro, një çmim praktikisht i paimagjinueshëm në destinacione të tjera turistike evropiane.

Marka si “Birra Tirana” dhe “Birra Korça” janë të njohura si për vendasit ashtu edhe për vizitorët e huaj.

Këto birra nuk janë vetëm të lira, por edhe me cilësi të shkëlqyer, perfekte për t’u freskuar pas një dite eksplorimi.

Ushqim i shijshëm dhe i përballueshëm

Kuzhina shqiptare është një tjetër atraksion i vendit. I ndikuar nga kuzhina mesdhetare dhe ballkanike, ushqimi shqiptar është i larmishëm dhe i shijshëm.

Pjatat tradicionale si byreku (një lloj brumi i mbushur me djathë, spinaq ose mish) dhe tavë kosi (qengj me kos dhe oriz) janë një domosdoshmëri.

Dhe më e mira nga të gjitha, të ngrënit në Shqipëri është jashtëzakonisht e përballueshme.

Një drekë e plotë në një restorant mund të kushtojë më pak se 5 euro, duke u lejuar turistëve të shijojnë kuzhinën vendase pa u shqetësuar për buxhetin e tyre.

Destinacionet kryesore turistike në Shqipëri:

Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë është një ndërthurje dinamike e së vjetrës dhe modernes.

Tirana është e njohur për arkitekturën e saj shumëngjyrëshe, jetën e gjallë të natës dhe pamjen artistike në zhvillim.

Pikat si Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar dhe Piramida e Tiranës janë vende që duhen vizituar me patjetër për të kuptuar historinë dhe kulturën e vendit.

Berati

I njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati është një nga qytetet më të vjetra dhe më piktoreske në Shqipëri.

Qyteti i tij i vjetër i ruajtur mirë, me shtëpitë osmane dhe kështjellën mesjetare, ofron një pasqyrë unike të së kaluarës historike të vendit.

Është një vend i përsosur për adhuriesit e historisë dhe arkitekturës.

Saranda

E vendosur në Rivierën Shqiptare, Saranda është destinacioni kryesor i plazhit në Shqipëri. Ujërat e saj të kristalta dhe plazhet me rërë të bardhë janë ideale për t’u çlodhur dhe për t’u freskuar.

Saranda është gjithashtu porta hyrëse për në Butrint, një nga vendet arkeologjike më të rëndësishme të vendit.

Gjirokastra

Një tjetër perlë e trashëgimisë shqiptare, Gjirokastra, është e njohur për arkitekturën e saj osmane dhe kështjellën mbresëlënëse.

Qyteti, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një labirint rrugicash me kalldrëm dhe shtëpish prej guri.

Elbasani

Edhe pse më pak i njohur, Elbasani është një destinacion magjepsës me një ndërthurje të historisë osmane dhe komuniste.

Kështjella, xhamitë dhe rruga kryesore e zhurmshme ofrojnë një përvojë autentike.

Mikpritja shqiptare

Një nga aspektet më të paharrueshme të vizitës në Shqipëri është mikpritja e popullit të saj.

Shqiptarët janë të njohur për mirësjelljen dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vizitorët.

Është e zakonshme që turistët të ftohen në shtëpitë lokale për të ndarë një vakt ose kafe, duke ofruar një mundësi unike për të përjetuar kulturën shqiptare nga afër.

Shqipëria është, pa dyshim, një nga destinacionet më emocionuese dhe më të përballueshme verore.

Me peizazhet e saj të bukura, historinë e pasur, ushqimin e shijshëm dhe birrën vendase për vetëm 1 euro, ky vend ofron një përvojë udhëtimi të pakrahasueshme me një kosto të ulët.

Pavarësisht nëse jeni një aventurier që kërkon shtigje të reja ecjeje, një adhurues i historisë apo thjesht kërkoni të relaksoheni në plazhe idilike, Shqipëria ka diçka për të gjithë.

Përgatisni valixhet dhe zbuloni këtë cep të fshehur të Evropës përpara se ta zbulohet dhe mbipopullohet nga pjesa tjetër e botës. Nuk do të zhgënjeheni!

The post “Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët appeared first on Albeu.com.

News24 prej 2 orësh nën rrethim, policia ndërpret edhe energjinë elektrike (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën.

Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Policia e Shtetit, vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Prej 2 orësh, dhjetëra uniforma mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.

 

Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.

Ky veprim, rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend.

The post News24 prej 2 orësh nën rrethim, policia ndërpret edhe energjinë elektrike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 9 Gusht 2025, temperatura deri në 40°C

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Në zonat malore priten vetëm vranësira të pakta e kalimtare.

Era do të fryjë nga verilindja në Veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-12 m/sek, duke krijuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

Qyteti Min (°C) Max (°C) Kushtet atmosferike

Shkodër 24 39 Diell

Kukës 19 36 Diell

Lezhë 25 38 Diell

Dibër 17 36 Diell

Durrës 22 37 Diell

Tiranë 24 38 Diell

Elbasan 22 40 Diell

Berat 20 40 Diell

Vlorë 22 35 Diell

Korçë 18 31 Diell

Gjirokastër 18 39 Diell

Sarandë 22 34 Diell

The post Parashikimi i motit 9 Gusht 2025, temperatura deri në 40°C appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 9 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102 lekë, ndërsa në shitje me 103.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.7 lekë dhe shitet me 112.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën.

Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO”, i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.

 

 

Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave.

 

The post Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të “Visit të Pojës” (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të Visit të Pojës, të njohur si Elvis Doci.

Në pranga, ka përfunduar Juxhin Drazhi, i cili u arrestua në një vilë luksoze.

Në emër të Juxhin Drazhit, rezulton i rregjistruar në Durrës një biznes i tregtimit të automjeteve dhe lënies me qira të tyre.

 

The post Arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të “Visit të Pojës” (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dhunoi gruan dhe vajzën, vihet në pranga 56-vjeçari në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Uniformat blu ,ë  Tiranë, kanë arrestuar shtetasin A. J., 56-vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. B., 62- vjeç, dhe A. Ç., 45-vjeç, për konflikt fizik mes tyre për motive të dobëta.

Në një rast tjetër, prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. Sh., 32-vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur një shtetase në rrugën “Nikolla Tupe”.

The post Dhunoi gruan dhe vajzën, vihet në pranga 56-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Dëmtohet Lewandowski, mungon në ndeshjen miqësore ndaj Comos

✇Albeu
By: V K

Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të fundit me Barcelonën.

Klubi katalanas përmes rrjeteve sociale, ka treguar rreth lëndimit të lojtarit.

Lewa ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë, ku pritet të mungojë në ndeshjen miqësore të së dielës ndaj Comos.

Ai tashmë është futur në fazën e rikuperimit, por nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij.

The post Dëmtohet Lewandowski, mungon në ndeshjen miqësore ndaj Comos appeared first on Albeu.com.

❌