Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht një rast abuzimi me detyrën nga një punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit në fshatin Bradashesh, Elbasan.
Sipas deklaratës së Vangjelit, qytetarë të këtij fshati kanë paraqitur një ankesë ndaj shtetasit me inicialet D. B., i cili akuzohet për bllokimin e hapësirës publike dhe pengimin e tre familjeve që të kalojnë në rrugën që të çon në banesat e tyre. Denoncimi vjen pas një kalvari të gjatë institucionesh dhe vendimesh që, sipas PD, janë shpërfillur nga i njëjti person.
âTre herĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r lirimin e rrugĂ«s, por pĂ«rsĂ«ri hapĂ«sira Ă«shtĂ« ribllokuar. Vendimi i IMT-sĂ« sĂ« BashkisĂ« Elbasan i datĂ«s 19.09.2020 ka urdhĂ«ruar qartĂ«sisht prishjen e ndĂ«rtimit tĂ« paligjshĂ«m, por ai vazhdon tĂ« injorohet,â â u shpreh Vangjeli.
Partia Demokratike bën me dije se në dijeni të kësaj çështjeje janë vendosur të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Ministrinë e Brendshme. Madje, vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, ka cilësuar shqetësuese veprimet e punonjësit D. B., që sipas tij, dëmtojnë imazhin e institucionit në sytë e qytetarëve.
Â
Â
Në deklaratën për mediat, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë të marrin masa urgjente për lirimin e hapësirës publike dhe për ndëshkimin e personit përgjegjës. Pamje të publikuara nga banorët tregojnë të moshuar dhe fëmijë të detyruar të kalojnë nëpër përrua për të arritur në shtëpitë e tyre, për shkak të bllokimit të rrugës.
âQeverisja e Edi RamĂ«s nuk siguron dot as tĂ« drejtĂ«n mĂ« themelore: kalimin nĂ« rrugĂ«n publike. QytetarĂ«t presin me vite qĂ« gjykatat tâu njohin njĂ« tĂ« drejtĂ« elementare,â pĂ«rfundoi Vangjeli, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r âçlirimin e ShqipĂ«risĂ« nga padrejtĂ«sitĂ«â.
âPartia Demokratike do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve. Votoni nr. 1.â â pĂ«rfundon deklarata.
Deklarata e plotë:
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Duke falënderuar qytetarët për besimin që kanë në qëndrimin e Partisë Demokratike për mbrojtjen e tyre, njoftojmë se banorë të fshatit Bradashesh (Elbasan), kanë paraqitur ankesën e tyre për shtetasin me inicialet D. B., pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.
Personi i mësipërm akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar 3 familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.
Për shqetësimin e tyre janë me dije:
-Kryeplaku i fshatit Bradashesh;
-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan;
-ShĂ«rbimi pĂ«r ĂĂ«shtjet e Brendshme dhe ankesat pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme;
-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Pas kalvarit të përsëritur 3 herë me lirimin e sheshit nga strukturat shtetërore përkatëse, shtetasi i mësipërm ka ribllokuar hapësirën publike duke krijuar konflikt me banorët e prekur nga fenonemi dhe duke injoruar zbatimin e detyruar të ligjit.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan me anë të vendimit nr.212, datë 19.09.2020 ka urdhëruar prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe lirimin e rrugës për banorët.
Bllokuesit e rrugĂ«s kallĂ«zuar pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« âvetĂ«gjygjĂ«sisĂ«â nga banorĂ«t tĂ« cilĂ«ve i pengohet kalimi nĂ« hapĂ«sirĂ«n publike, paditĂ«n vendimin e IMT Bashkia Elbasan, duke kĂ«rkuar pavlefshmĂ«rinĂ« e tij dhe deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit tĂ« çështjes gjykata ka nxjerrĂ« vendimin e ndĂ«rmjetĂ«m pĂ«r marrjen e masĂ«s sĂ« sigurimit tĂ« padisĂ«.
Vetë z. Muhamet Rrumbullaku vlerëson shqetësues veprimet e punonjësit të komisariatit të Policisë Elbasan D. B. të cilat kanë cenuar imazhin e punonjësit të Policisë së Shtetit në sytë e publikut.
Partia Demokratike kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën, lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike, dhe zgjidhjen e menjëhershme të shqetësimit të qytetarëve të cilët sikurse vërtetojnë këto pamje se vetë ata, të moshuarit dhe fëmijët e tyre detyrohen të kalojnë nëpër përrua për të bërë të mundur daljet dhe mbërritjen në banesat e tyre.
Qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike, nuk mundëson dot as shërbimet bazë ndaj qytetarëve të cilët duhet të presin me vite derisa e drejta e tyre të njihet nga gjykata..
BashkĂ« tĂ« çlirojmĂ« ShqipĂ«rinĂ« nga padrejtĂ«sitĂ« âŠ.
Partia Demokratike do jetĂ« gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve âŠ
Votoni nr. 1
The post âShteti i kapurâ, denoncon PD: NĂ« Elbasan, polici kthen pronĂ«n publike nĂ« privat, institucionet mbyllin sytĂ« appeared first on Sot News | Lajme.