Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të […]

The post Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin appeared first on FaxWeb.

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Një person i katërt ka ndërruar jetë pas një të shtënë me armë në Qarkun Fermanagh, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Ian Rutledge, 43 vjeç, ndërroi jetë në spital të hënën në mbrëmje pas incidentit që ndodhi të mërkurën e kaluar në Maguiresbridge, tha Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut […]

The post Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt appeared first on FaxWeb.

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

Një person i armatosur ka vrarë katër persona, përfshirë një oficer policie, gjatë një sulmi me armë në një rrokaqiell në New York. Autori vdiq nga një plagë me armë zjarri në gjoks që e kishte shkaktuar vetë, pasi vrau oficerin dhe tre civilë, thanë zyrtarët, shkruan Sky News. I dyshuari u identifikua si një burrë […]

The post Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie appeared first on FaxWeb.

Dosja ‘Meta’ drejt GJKKO: Kryemadhit i komunikohet sot akuza

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi do të paraqitet sot në SPAK ku do tí komunikohet mbyllja e hetimeve për dosjen ‘Meta’, në të cilën është marrë e pandehur. Kryemadhit iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë më datë 29 maj, bashkë me Metën, ndërsa sot prokurorët e SPAK do ti […]

The post Dosja ‘Meta’ drejt GJKKO: Kryemadhit i komunikohet sot akuza appeared first on FaxWeb.

Dy të vdekur në një sulm me thikë në Londër

Një incident i përgjakshëm me dy të vdekur ndodhi të hënën në qendër të Londrës, kur katër persona u sulmuan me thikë në një biznes në Long Lane. Sipas një deklarate nga Policia Metropolitane, forcat policore nxituan në vendngjarje pak pas orës 13:00. Një burrë 58-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa tre të tjerë u […]

The post Dy të vdekur në një sulm me thikë në Londër appeared first on FaxWeb.

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me dy shtete, duke paralajmëruar se situata në Rripin e Gazës po i çon palestinezët më thellë në dëshpërim. “Le të jemi të qartë: Shtetësia për palestinezët është një e drejtë, jo […]

The post Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim appeared first on FaxWeb.

Kina u ofron prindërve 1,500 dollarë për të nxitur lindjet

Qeveria kineze ka njoftuar një skemë të re kombëtare subvencioni, e para në rang kombëtar, për të nxitur lindjet në vend, teksa përballet me rënie të vazhdueshme të normës së lindshmërisë dhe plakje të popullsisë. Prindërit do të përfitojnë 3 mijë e 600 juanë (rreth 500 dollarë amerikanë ose 375 paund) në vit për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç.

Sipas mediave shtetërore, rreth 20 milionë familje pritet të përfitojnë nga kjo nismë, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike të rritjes së fëmijëve.

Skema, e bërë publike të hënën, do të ofrojë një shumë totale deri në 10,800 juanë për fëmijë dhe do të zbatohet në mënyrë retroaktive që nga fillimi i këtij viti. Prindërit e fëmijëve të lindur në periudhën 2022–2024 do të kenë gjithashtu të drejtën për përfitime të pjesshme.

Nisma vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve lokale në Kinë për të përmirësuar normat e lindshmërisë, përmes politikave mbështetëse dhe stimujve financiarë.

Në muajin mars, qyteti Hohhot në veriun e vendit nisi ofrimin e deri në 100 mijë juanëve për çdo fëmijë për çiftet me të paktën tre fëmijë. Ndërkohë, qyteti Shenyang, në verilindje të Pekinit, ofron 500 juanë në muaj për familjet vendase me një fëmijë të tretë nën moshën tre vjeç.

Javën e kaluar, autoritetet qendrore në Pekin u kërkuan qeverive lokale të hartojnë plane për ofrimin e arsimit parashkollor falas, si pjesë e strategjisë së gjerë për të përballuar sfidat demografike të vendit.

Sipas një studimi të Institutit kinez të Kërkimeve mbi Popullsinë “YuWa”, Kina është një ndër vendet më të shtrenjta në botë për të rritur një fëmijë. Kostoja mesatare për të rritur një fëmijë deri në moshën 17 vjeç kap vlerën e rreth 75 mijë e 700 dollarëve amerikanë.

Të dhënat zyrtare të publikuara në janar tregojnë se popullsia e Kinës ka rënë për të tretin vit radhazi. Në vitin 2024 u regjistruan 9.54 milionë lindje, një rritje e lehtë krahasuar me vitin paraardhës, por popullsia totale e vendit vazhdoi të tkurret.

Me një popullsi prej rreth 1.4 miliardë banorësh, Kina po përballet me një plakje të shpejtë të popullsisë, çka e shton më tej shqetësimin për të ardhmen e fuqisë punëtore dhe për ngarkesën mbi sistemin social dhe ekonomik të vendit./abcnews.al

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të qëllimshme të armëpushimit

Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të qëllimshme të armëpushimit të arritur të hënën, i cili synonte t’i jepte fund përplasjes së përgjakshme pesëditore përgjatë kufirit të përbashkët. Konflikti ka shkaktuar të paktën 33 viktima dhe ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas ushtrisë tajlandeze, forcat e saj kanë ndalur zjarrin pas mesnatës, por kanë vijuar të marrin goditje nga pala kamboxhiane në disa zona deri mëngjesin e së martës.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në mesnatë “nuk ka pasur përplasje të armatosura” mes dy palëve. Takimi mes komandantëve lokalë, i parashikuar si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, është shtyrë dy herë dhe mund të mos mbahet fare.

Tensionet mes dy vendeve të Azisë Juglindore mbi kufirin e diskutueshëm me shekuj u përshkallëzuan fillimisht në maj, kur një ushtar kamboxhian u vra gjatë një përplasjeje. Situata u përkeqësua më tej javën e kaluar, pasi pesë ushtarë tajlandezë u plagosën nga një shpërthim mine. Tajlanda reagoi duke mbyllur disa pika kufitare, dëbuar ambasadorin kamboxhian dhe tërhequr ambasadorin e vet nga Phnom Pen.

Pas një shkëmbimi zjarri të enjten në mëngjes, Kamboxhia u përgjigj duke lëshuar disa raketa në drejtim të territorit tajlandez, duke shkaktuar viktima mes civilëve. Edhe më shumë civilë humbën jetën në ditët në vijim, ndërsa dhjetëra mijëra banorë u evakuuan drejt qendrave të strehimit.

Shkëmbimet intensive të zjarrit mes dy ushtrive vazhduan deri në mesnatën e së hënës, kur hyri në fuqi armëpushimi. Deri në atë moment, Tajlanda kishte ndërmarrë edhe sulme ajrore ndaj pozicioneve kamboxhiane.

Megjithatë, të martën në mëngjes përpara se Tajlanda të akuzonte për shkelje të marrëveshjes kryeministri kamboxhian Hun Manet deklaroi se “vijat e frontit janë qetësuar” që nga mesnata.

Sipas marrëveshjes, të dy vendet ranë dakord të tërheqin forcat ushtarake dhe të lejojnë praninë e vëzhguesve të pavarur për të parandaluar përplasjet e mëtejshme.

Takimi mes Hun Manet dhe homologut të tij tajlandez Phumtham Wechayachai u zhvillua të hënën në Malajzi, me ndërmjetësimin e kryeministrit malajzian Anwar Ibrahim. Kamboxhia, e cila ndodhet në pozita më të pafavorshme ushtarake, ka kërkuar me këmbëngulje një armëpushim dhe e ka cilësuar takimin si “shumë të suksesshëm”.

Tajlanda, që fillimisht ishte e rezervuar për të hyrë në negociata, ndryshoi qëndrim pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar bisedimet tregtare me dy vendet nëse ato nuk ndalonin luftimet.

Përplasjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias për kufirin datojnë më shumë se një shekull më parë, që nga ndarja e territoreve pas kolonizimit francez të Kamboxhias. Tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm në vitin 2008, kur Kamboxhia kërkoi të regjistronte një tempull të shekullit XI në zonën e diskutueshme si Trashëgimi Botërore në UNESCO, një veprim që u kundërshtua ashpër nga Tajlanda.

Prej atëherë, kanë ndodhur përplasje sporadike që kanë shkaktuar viktima si në radhët e ushtarëve, ashtu edhe të civilëve.

Tensionet më të fundit nisën në maj pas vrasjes së një ushtari kamboxhian dhe kanë sjellë përkeqësimin më të madh të marrëdhënieve dypalëshe në më shumë se një dekadë.

Gjatë dy muajve të fundit, të dy vendet kanë vendosur kufizime tregtare dhe kufitare ndaj njëri-tjetrit. Kamboxhia ndaloi importet nga Tajlanda, përfshirë fruta, perime, si dhe shërbime energjetike dhe të internetit. Në të njëjtën kohë, të dyja palët kanë shtuar praninë ushtarake në zonat kufitare./abcnews.al

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve në tregun e hidrokarbureve, pasi çmimet në stacionet e karburanteve në vend janë rritur me 30% që nga fillimi i vitit dhe po i afrohen niveleve historike.

Eksportet e hidrokarbureve nga Rusia do të ndalohen deri më 31 gusht, përfshirë edhe për kompanitë prodhuese, njoftoi qeveria ruse sot.

Deri më tani, ndalimi zbatohej vetëm për tregtarët, ndërmjetësit dhe depot e naftës. Shtrëngimi i masave u konsiderua i nevojshëm “për të ruajtur një situatë të qëndrueshme në tregun vendas të karburanteve gjatë periudhës së kërkesës së lartë sezonale dhe punës bujqësore”, tha kabineti qeveritar në Telegram.

Probleme në riparimet e rafinerive

“Rritja” e çmimeve me shumicë të benzinës filloi në prill, dhe që atëherë kostoja e naftës AI-92 në Bursën e Mallrave dhe Lëndëve të Para të Shën Petersburgut është rritur me 29%, duke tejkaluar 65 mijë rubla (690 euro) për ton. Çmimi i naftës AI-95 u rrit me 28% dhe tejkaloi 73 mijë rubla (774 euro) për ton, duke iu afruar nivelit historik të regjistruar në verën e vitit 2023.

Kompanitë ruse të naftës po përballen me probleme në riparimin e rafinerive të naftës për shkak të sanksioneve perëndimore, tha Ministri i Energjisë, Sergei Tsivilev më 17 korrik. Sipas tij, “dështimet” që ndodhin në rafineri lidhen me problemet me furnizimin me pajisje, të cilat kanë qenë subjekt i sanksioneve evropiane që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

“Pse rafineritë ndonjëherë ‘dështojnë’? Sepse tani në regjimin e sanksioneve në të cilin ndodhemi, le të themi se për shembull kemi planifikuar një riparim pas katër muajsh, por diçka vonohet, diçka nuk na dorëzohet”, u ankua Tsivilev.

Ministri shtoi se për shkak të kufizimeve të sanksioneve, “afatet” për riparimet e rafinerisë po ndryshojnë dhe shtoi se ata janë të detyruar të kompensojmë për këto ndryshime.

Prodhimi i reduktuar i naftës në vend

Vitin e kaluar, prodhimi i naftës nga rafineria ruse ra në nivelin më të ulët në 12 vjet, pasi një seri sulmesh me dronë ukrainas shkatërruan të paktën 10 njësi të mëdha, disa prej të cilave u detyruan të mbyllen për muaj të tërë, sipas Reuters.

Në verën e vitit 2025, uzina e përpunimit të gazit Astrakhan të Gazprom dhe Surgut ZSK, si dhe rafineria e naftës Kuibyshev e Rosneft, u mbyllën për riparime. Përveç kësaj, Grupi i Rafinerisë së Naftës Samara uli eksportet e karburantit në qershor, thanë burimet e Reuters.

Qeveria vendosi kufizime në eksportet e benzinës nga 1 marsi i vitit 2024. Përjashtimet ishin furnizimet sipas marrëveshjeve ndërqeveritare, karburanti i eksportuar nga qytetarët për përdorim personal, si dhe benzina motorike e destinuar për ofrimin e ndihmës humanitare ndërkombëtare.

Embargoja u pezullua përkohësisht nga 20 maji deri në fund të korrikut 2024, ndërsa nga dhjetori 2024 vetëm prodhuesit lejohen të eksportojnë karburante motorike.

Nga janari deri në maj 2025, sipas llogaritjeve të Reuters, eksportet e benzinës nga Rusia u rritën me një të katërtën në 2.51 milion ton.

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço.

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço.

Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja në Vlorë/ “Dhuna s’ka vend për vetëgjyqësi”, Karamuço: Nuk mund të tolerohet

Ish-policit  Ardian Isufi dhunoi një kamerier 18-vjeçar në Vlorë për shkak se i ngatërroi porosinë.

Pas kësaj, Pronari i barit  kur ka parë skenën ka ndërhyrë duke e rrahur. Eksperti i Kriminalistikës, në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, u shpreh se në asnjë rast dhuna nuk duhet të ketë vend për vetëgjyqësi, sepse kjo më pas sjell pasoja shumë më të mëdha.

“Dhuna nuk ka vend për vetëgjyqësi. Nëse Policia e Shtetit do të ishte njoftuar menjëherë duhej të merreshin masa dhe të neutralizohej mundësia për të ndodhur ajo që ndodhi. Mungesa e forcave të Policisë së Shtetit aty, nuk e di nëse ka pasur njoftim apo jo, duhet ta bënte lokali vet njoftim dhe kjo ka çuar në një ngjarje të dytë që është shumë më e rëndë se e para. Duhet thënë që është edhe e patolerueshme sjellja ndaj kamerierit, një 18-vjeçar, ai është për një punë. Por ngjarja e dytë është akoma shumë më e rëndë sepse sjell pasoja të mëdha. Nuk mundet dot të masakrohet efektivi i policisë së shtetit, është e patolerueshme”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Vrasjet në Fier dhe Pogradec/ Karamuço: Detajet flasin për marrëdhënie të komplikuara, që nuk e justifikojnë vrasjen

Krimi në Pogradec tronditi jo pak vendin. 31-vjeçari Ilirjan Selmani vrau partneren e tij 52-vjeçaren Kozeta Teço dhe më pas i vuri zjarrin banesën.

Fillimisht u mendua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia, por pas hetimeve të hollësishme u zbuluan edhe detaje të reja, që hollën dritë dhe i dhanë një tjetër kthesë ngjarjes, me autor të dyshuar 31-vjeçarin.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në “Edicioni i Fundit”, në ABC News bëri një përmbledhje të gjithë ngjarjes së rëndë, duke analizuar hap pas hapi dinamikën e këtij krimi.

Ai u shpreh se kamerat e sigurisë ndihmuan më tej hetimin dhe se puna e shpejtë e policisë zbardhi ngjarjen.

“Autori ka bërë një plan të mirëmenduar, ka përhapur një alibi që nuk shkonte në banesën e viktimës, por ka rezultuar se shkonte. Fillimisht për këtë ngjarje policia ka pasur dyshime sepse ka pasur disa vatra zjarri dhe nga kamerat e sigurisë është parë që i vetmi person që ka lëvizur ishte ky. Nuk mendoj se ka pasur një bashkëpunëtor. Por shoh që persona që shfaqin çrregullime të forta emocionale vijnë edhe si pasojë e përdorimit të narkotikëve dhe shfaqin agresivitet të shtuar dhe duhet të marrim masa për këtë lloj kontingjenti”, u shpreh ai.

Më tej e cilësoi këtë vrasje si “Një krim pasioni në terrenin e çrregullimeve psikologjike, por jo të papërgjegjshmërisë dhe këto janë efekti që vijnë nga droga, tha më tej Karamuço.

Në bazë të hetimeve të deritanishme mundësi që të ketë persona të tjerë të përfshirë nuk janë të larta sipas ekspertit të Kriminalistikës.

Një tjetër ngjarje e rëndë që përfshiu vendin disa ditë më herë, ishte edhe vrasja në Fier e 55-vjeçarit, ngjarje për të cilën janë arrestuar tre persona, vajza 26-vjeçare, gruaja e viktimës, por edhe një 55-vjeçar. Ky i fundit i dyshuar për lidhje me 26-vjeçaren dhe bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë.

Megjithatë në dëshmitë e fundit të dhënë nënë e bijë kanë mohuar krimin në gjykatë.

“Nga ngjarja ka pasur një bashkëpunëtor për shkak të dinamikës së krimit. Dhe më pas janë parë edhe tabulatet për të zbuluar gjithçka, dhe përpjekjet për të ndryshuar dëshmitë janë të kota, pasi mund të them që është ngjarje e zbardhur”, tha ai, duke shtuar “këto krime flasin për marrëdhënie të kompleksuara në familje, por që nuk justifikojnë vrasjen”.

/abcnews.al/

Ngërçi politik/ Ambasada Amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

Ambasada Amerikane në Kosovë në ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një zgjidhje që siguron udhëheqje të qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës Ambasadës shtoi se, përveç tjerash, ngërçi politik që ka përfshirë vendin po vonon progresin drejt aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të saj.

“Ky bllokim i vazhdueshëm po vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve për të cilat populli i Kosovës luftoi aq fortë për t’i krijuar. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve. Ata duhet t’i përdorin javët e ardhshme për të gjetur një rrugë përpara që siguron një udhëheqje të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ndërkohë, as pas 55 seancave nuk është arritur formimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar çdo veprim të deputetëve, për shkak të moszgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit.

Zelensky: Ukraina e përkushtuar për paqe. Do të bashkëpunojmë me SHBA-në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i bërë të dy vendet më të sigurta.

“Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me SHBA-në për t’i bërë të dy vendet tona më të sigurta, më të forta dhe më të begata”, tha Zelensky në një reagim në platformën X, ndërsa komentoi njoftimin e udhëheqësit amerikan për shkurtimin e afatit 50-ditor që ai kishte vendosur më parë për arritjen e një armëpushimi midis Moskës dhe Kievit.

Ai e falënderoi presidentin amerikan për vendosmërinë dhe qëndrimin e qartë që sipas tij ishte në kohën e duhur.

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas disa ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Shtëllunga tymi e kanë mbuluar provincën malore të Karabukut, që ndodhet në veri të kryeqytetit, Ankara, ndërsa zjarri në një pyll, që po digjej për ditën e gjashtë me radhë, e ka detyruar evakuimin e shumë banorëve të fshatrave përreth.

Në Bursë tre zjarrfikës kanë vdekur të dielën, kur automjeti i tyre ka dalë nga rruga, kanë njoftuar në Ministrinë e Pyjeve të Turqisë.

Rasti ka ndodhur teksa ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar kundër zjarreve, pas evakuimit të më se 3.600 personave nga vendbanimet në provincat jugore të Mersinit dhe Antaljas. Përveç Turqisë, me zjarre janë përballur edhe Greqia dhe Bullgaria.

Vetëm të dielën, në Greqi u raportua për zjarre të mëdha në pothuajse të gjithë vendin, teksa autoritetet kanë evakuuar numër të madh banorësh nga zonat më të goditura, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqytetit Athinë.

“Manovër teatrale”, SHBA refuzon konferencën e OKB për zgjidhjen me dy shtete

SHBA-ja e refuzoi konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete që po mbahet këtë javë në selinë e OKB-së në New York, duke e quajtur përpjekje “joproduktive” dhe “në kohë të gabuar” që minon diplomacinë në zhvillim.

“Kjo është një manovër teatrale që ndodh në mes të përpjekjeve delikate diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

“Larg nga promovimi i paqes, konferenca do ta zgjasë luftën, do ta inkurajojë Hamasin dhe do të shpërblejë obstruksionet që ai vendos, duke minuar përpjekjet reale për të arritur paqe”, shtoi ajo.

Bruce tha se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në konferencë, duke akuzuar organizatorët se kanë organizuar një “shuplakë për viktimat e 7 tetorit dhe shpërblim për terrorizmin”.

Ajo gjithashtu kritikoi vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për ta njohur Shtetin e Palestinës, duke e quajtur atë një “model gjestesh kundërproduktive që vetëm sa e inkurajojnë Hamasin”.

Konferenca treditore, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, synon të shqyrtojë hapa konkretë dhe të kufizuar në kohë për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Janë krijuar tetë grupe pune për të trajtuar aspekte të ndryshme të çështjes.

Takimi zhvillohet mes alarmit në rritje nga agjencitë humanitare për urinë masive në Gaza, ku palestinezët po përballen me një bllokadë ndaj ushqimit dhe ndihmës.

Izraeli ka vrarë më shumë afro 60.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës së tij gjenocidale në tetor të vitit 2023, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në Luginën e Preshevës me mbështetjen e FSHF-së.

Në këtë vizitë, Presidenti Duka u shoqërua nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. Ata u pritën në një takim miqësor nga kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të klubeve shqiptare “Tërnoci” dhe “Besa”, si dhe përfaqësues të medias lokale.

Gjatë takimit, Presidenti Duka u njoh nga afër me situatën aktuale të futbollit në këtë zonë, si dhe me nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të tij. U kërkua mbështetje nga FSHF për rritjen e kapaciteteve në formimin e trajnerëve dhe furnizimin me bazë materiale për klubet, ndërsa një nga temat kryesore ishte përmirësimi i infrastrukturës sportive në këtë komunitet.

Presidenti Duka konfirmoi angazhimin e FSHF-së për të vijuar me mbështetjen ndaj turneve të ngjashme në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë që kanë këto nisma për aktivizimin e fëmijëve dhe zhvillimin e futbollit në nivel komunitar.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi FSHF-në për kontributin konkret në organizimin e këtij aktiviteti, duke e cilësuar si një nismë me vlera të mëdha sportive dhe shoqërore që forcon bashkëpunimin dhe frymën e unitetit përmes sportit.

Në takim u përmend edhe figura e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, me origjinë nga Tërnoci, i cili është një shembull frymëzimi për fëmijët e Luginës së Preshevës që ëndërrojnë të ndjekin rrugën e sportit.

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë goditur pjesën lindore të vendit kanë shkaktuar tre viktima dhe dëme të konsiderueshme. Autoritetet rumune kanë konfirmuar të paktën tre persona të vdekur si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë përmbytur mijëra shtëpi, duke detyruar qindra qytetarë të braktisin banesat e tyre për arsye sigurie. Situata është rënduar edhe më tej nga ndërprerjet e energjisë elektrike, duke krijuar vështirësi në përpjekjet për ndërhyrje dhe evakuim.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në terren dhe po punojnë për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të minimizuar pasojat e fatkeqësisë.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se rreziku për përmbytje të reja mbetet i lartë, sidomos në zonat më të ekspozuara, dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të evakuohen nga zonat me rrezik.

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

❌