Luca Toni i tregon Juventusit se cilët janë dy lojtarët me të cilët duhet të nënshkruajë
Luca Toni, një nga sulmuesit më të njohur në historinë e Serie A dhe fitues i Kupës së Botës me Italinë, ka dalë me një apel të fortë për Juventusin, duke treguar se kush janë dy lojtarët që duhet t’i transferojnë.
Sipas tij, emrat e Rasmus Hojlund dhe Sandro Tonalit duhet të jenë prioritet absolut në listën e afatit kalimtar të Bianconerëve.
Toni është i bindur se mesfusha e Juventusit ka nevojë për një shtyllë të re, dhe ai është pikërisht Sandro Tonali.
“Do ta merrja çdo ditë të javës,” u shpreh Toni, duke nënvizuar vlerën e tij të jashtëzakonshme.
Në krahun tjetër, Toni beson se një rikthim i Federico Chiesas në Torino – këtë herë nga Liverpooli – do të ishte një lëvizje e mençur.
Ai sugjeron një marrëveshje huazimi, duke parë se italiani nuk është më pjesë e planeve të klubit anglez dhe është i etur të tregojë vlerat e tij sërish në Serie A.
Edhe pse sezonin e fundit te Manchester United nuk shkëlqeu, me vetëm katër gola në Ligën Premier, Hojlund kishte lënë mbresa pozitive në Itali gjatë kohës së tij te Atalanta.
“Do të mbështetesha te emocionet që më dha atëherë, jo tek problemet në Angli”, deklaroi Toni për sulmuesin danez. /Telegrafi/
The post Luca Toni i tregon Juventusit se cilët janë dy lojtarët me të cilët duhet të nënshkruajë appeared first on Telegrafi.