❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

OKB: Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« “nxitur” pabarazinĂ«

Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kishin ndikim shumĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« uljen e pabarazisĂ« sipas ”World Social Report 2025” nga Kombet e Bashkuara.

Botimi i OKB-së argumentoi se si politikat fiskale ndikojnë në uljen e pabarazisë në vende të ndryshme të botës. Psh në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut politikat fiskale arrijnë të ulin ndjeshëm pabarazinë, në shumë vende të tjera, të tilla si Shqipëria ndikimi mbetet i kufizuar.

Vendi ynë renditet në mesin e vendeve ku roli i politikës fiskale në uljen e pabarazisë është i dobët. Në grafikun e mëposhtëm ajo renditet pranë Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë, me një diferencë shumë të vogël midis koeficientit Gini të të ardhurave të tregut dhe atyre të disponueshme pas taksave dhe transfertave (Koeficienti Gini i të ardhurave të tregut tregon sa e pabarabartë është shpërndarja e të ardhurave para se të ndërhyjë shteti, ndërsa Koeficienti Gini i të ardhurave të disponueshme tregon pabarazinë pas taksave dhe pas përfitimeve që jep shteti, pensione, ndihma sociale, shërbime publike).

Bazuar në këtë matje studimi i Kombeve të Bashkuara tregon se sistemi fiskal shqiptar, përfshirë taksat dhe programet e shpërndarjes sociale, nuk arrin të zvogëlojë ndjeshëm hendekun mes shtresave të pasura dhe të varfra.

Në kontrast, vendet e Europës Veriore si Irlanda, Belgjika, Finlanda dhe Austria shënojnë ndikimin më të madh, duke arritur të reduktojnë pabarazinë me mbi 12 deri në 16 pikë përqindjeje. Kjo diferencë e madhe thekson se politikat fiskale në Shqipëri kanë një efekt modest dhe se barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike nuk arrijnë të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.

Ndërsa shumë vende të rajonit apo edhe më tej arrijnë të përdorin politikën fiskale si instrument për uljen e pabarazisë, Shqipëria edhe pse me një qeverisje socialiste rrezikon të mbetet në një spirale ku diferencat sociale thellohen, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e kapitalit njerëzor.

Raporti i OKB -së vë në dukje se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar një model më të drejtë shpërndarjeje të të ardhurave, ku shteti të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e shtresave të brishta dhe reduktimin e pabarazisë.

Sipas World Social Report 2025 të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por përballet ende me sfida të mëdha në drejtim të pabarazisë, punësimit dhe mbrojtjes sociale.

Raporti thekson se pasiguria në tregun e punës mbetet një fenomen i përhapur edhe në vendet me të ardhura mesatare, përfshirë Shqipërinë. Një pjesë e madhe e punësimit zhvillohet në sektorin informal, duke i ekspozuar punëtorët ndaj kushteve të pasigurta dhe të ardhurave të paqëndrueshme. Ky fenomen pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ul besimin tek institucionet./ B.Hoxha

The post OKB: Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« “nxitur” pabarazinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Plani i rritjes se BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte.

Projekti i parĂ« Ă«shtĂ« “Digjitalizimi i sistemit tĂ« transmetimit tĂ« energjisĂ«â€, i cili pĂ«rfshin 40 nĂ«nstacione tĂ« tensionit tĂ« lartĂ« nĂ« gjithĂ« vendin, duke rritur kĂ«shtu  kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin nĂ« 95.3 milionĂ« euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionĂ« euro. Afati i pĂ«rfundimit Ă«shtĂ« viti 2030.

Projekti i dytë është rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës. investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytë e projektit mbështetet nga fondet e Planit të Rritjes me 13.6 milionë euro, në një investim total prej 64.2 milionë euro. Afati i përfundimit të punimeve edhe për këtë projekt është viti 2030.

Projekti i dytĂ« Ă«shtĂ« Linja e re Rrashbull – TiranĂ« dhe Unaza e TiranĂ«s. NdĂ«rtimi i linjĂ«s sĂ« transmetimit 400/220 kV synon zgjerimin e rrjetit pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« rritje nĂ« Kryeqytet. Investimi kap vlerĂ«n 61.1 milionĂ« euro, ndĂ«rsa BE kontribuon me 8 milionĂ« euro. Projekti pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« kĂ«tĂ« vit.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor i ka projektet e para në fushën e energjisë së pastër pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria është ndër përfitueset më të mëdha.

Shqipëria në këtë fazë ka tre projekte madhore, që arrijnë vlerën mbi 220 milionë euro, ku BE kontribuon me 33 mln euro.

Vlera e projekteve në Mal të zi në fazën e parë të planit të Rritjes është rreth 54 milionë euro, ku BE kontribuon me më pak se 10 milionë.

Serbia është vendi me projektet më të orientuara drejt diversifikimit të energjisë (hidro + diellore). Të dy projektet kanë vlerë 186 milionë euro dhe BE kontribuon me rreth 41 mln euro./ B.Hoxha

The post Plani i rritjes se BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.91%, nga 2.69% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë ka përvijuar gjithashtu një tendencë të qëndrueshme të rritjes me bazë vjetore. Në qershorin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.29%

NĂ«nshporta qĂ« mat inflacionin bazĂ« Ă«shtĂ« zgjeruar lehtĂ«sisht me rishikimin e peshave nĂ« vitin 2025, nĂ« 69.6% tĂ« totalit tĂ« shportĂ«s sĂ« IÇK-sĂ«, nga 69% nĂ« vitin 2024.

Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë vlerësonte se inflacioni vazhdon të jetë nën objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës. Por, nga ana tjetër presionet e brendshme inflacioniste mbeten të qëndrueshme, duke sugjeruar se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë ngelet mbi inflacionin total dhe mbi mesataren e vet të dekadës së fundit, ndërkohë që inflacioni i brendshëm kaloi vlerën e inflacionit total në muajin qershor dhe vijon të mbetet mbi mesataren respektive, duke filluar nga muaji mars i këtij viti. Këto vlerësime konfirmojnë qëndrueshmërinë e presioneve inflacioniste, por, megjithatë, në muajin korrik, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Kjo ishte ulja e tretë e normës bazë të interesit në harkun e një viti.

Rritja e vazhdueshme e inflacionit bazë deri në kufirin e 3% mund të jetë një sinjal i një ndryshimi të ri në kursin e politikës monetare në muajt e ardhshëm.

Paralelisht me inflacionin bazĂ«, edhe inflacioni bazĂ« neto pĂ«r qershorin u rrit nĂ« 3.04%, nga 2.45% qĂ« kishte qenĂ« pĂ«r qershorin. Inflacioni bazĂ« neto pĂ«rjashton mĂ« tej nga inflacioni edhe nĂ«ngrupet e ushqimeve tĂ« pĂ«rpunuara (pĂ«rfshirĂ« bukĂ«n dhe drithĂ«rat) dhe matet mbi 44.6% tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« IÇK-sĂ«.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin korrik u rrit në 2.94%, nga 2.45% që kishte qenë në muajin qershor.

Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për korrikun u rrit më tej në 2.5%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin qershor dhe 2.1% që kishte qenë një vit më parë./ E.Shehu

 

https://monitor.al/cmimet-e-ushqimeve-pershpejtojne-inflacionin-e-korrikut-ne-2-5-niveli-me-i-larte-nga-shkurti-2024/

 

Burimi: BSH

The post Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera appeared first on Revista Monitor.

NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata KombĂ«tare e NdĂ«rmjetĂ«sve tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«, NAREA i ka kĂ«rkuar qeverisĂ« qĂ« tatimi pĂ«r banesat nĂ« rivlerĂ«sim tĂ« vendoset nĂ« masĂ«n 3% dhe pĂ«r çdo tipologji tjetĂ«r pasurie nĂ« masĂ«n 5%.

Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon nivelin 5% për të gjitha pronat

Në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, NAREA argumenton se tatimi 15% i ka shkaktuar shtetit shqiptar më shumë humbje se sa fitim, si pasojë e informalitetit.

“Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, nĂ« vitet 2020-21-22 kur tatimi ka qenĂ« nĂ« nivelet 3%, nĂ« buxhetin e shtetit janĂ« realizuar mesatarisht 44 milionĂ« euro tĂ« ardhura nĂ« vit nga rishitja pasurive tĂ« paluajtshme. Kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« 60% me tepĂ«r nĂ« krahasim me vitet kur tatimi ka qenĂ« 15%. NjĂ« e barrĂ« fiskale kaq e lartĂ« ngadalĂ«son transaksionet, duke ngurtĂ«suar investimet, ndikon negativisht nĂ« tĂ« ardhurat buxhetore, me tĂ« paktĂ«n 40 milionĂ« euro nĂ« vit si edhe nxit informalitetin”.

Propozohet që periudha e Rivlerësimit të jetë të paktën 12-mujore dhe jo 9-mujore, siç e ka projektligji. NAREA thotë se nga 4.5 milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën.

“Duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« eksperiencĂ«n nĂ« 3 periudhat e rivlerĂ«simit, kur janĂ« procesuar mesatarisht 30 mijĂ« -33 mijĂ« aplikime nĂ« vit, periudha 9 mujore e propozuar nĂ« projektligj vlerĂ«sohet si shumĂ« e shkurtĂ«r dhe qĂ« nuk do arrij efektet e synuara”, shprehet shoqata nĂ« fjalĂ«.

NAREA propozon gjithashtu “qĂ« tĂ« pĂ«rfshihen si objekt i kĂ«tij ligji edhe rivlerĂ«simi i pasurive tĂ« paluajtshme qĂ« janĂ« nĂ« proces, nĂ«pĂ«rmjet kontratave tĂ« porosive, tĂ« cilat janĂ« depozituar dhe regjistruar nĂ« ASHK nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi”.

The post NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin appeared first on Gazeta Si.

‘MĂ« kanĂ« arrestuar’, familjarĂ«t denoncojnĂ« zhdukjen e ish-zv.drejtorit tĂ« AKSHI-t

Nga Gazeta ‘SI’ – Zhduket ish-zv/drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare dhe ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë denoncuar në polici humbjen e të afërmit që prej mesditës.

Më saktësisht, e ëma ka shkuar në komisariatin numër 1 të kryeqytetit për të kallëzuar zhdukjen e djalit.

“MĂ« datĂ« 20.08.2025, rreth orĂ«s 17:00, nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 1 Ă«shtĂ« paraqitur shtetasja M. Shima, e cila ka kallĂ«zuar se ditĂ«n e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Danie Shima, 34 vjeç”, njoftoi policia.

Përpara se të humbte kontaktet, Shima është shprehur se po e arrestonin në Tiranë. Ka qenë e dashura e tij, ajo që ka dëshmuar një gjë të tillë në polici.

“MĂ« tha se po e shoqĂ«ronin nĂ« polici”, Ă«shtĂ« shprehur ajo.

Deri më tani nuk dihet asnjë informacion për vendndodhjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

The post ‘MĂ« kanĂ« arrestuar’, familjarĂ«t denoncojnĂ« zhdukjen e ish-zv.drejtorit tĂ« AKSHI-t appeared first on Gazeta Si.

Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ NdĂ«rmarrja e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve TiranĂ« njoftoi sot abonentĂ«t se pĂ«r shkak tĂ« punimeve nĂ« rrjetin e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m do tĂ« ketĂ« reduktim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« furnizimit nĂ« disa zona nĂ« kryeqytet.

Konkretisht reduktim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m do tĂ« ketĂ« nĂ« zonĂ«n “Kodra e Diellit” dhe nĂ« zonĂ«n “Komuna e Parisit”.

UKT siguron qytetarët se ekipet e saj janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.

/m.m//a.f/

The post Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Ecim


TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike, njĂ« nismĂ« qĂ« i paraprin vizionit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r Rilindjen Urbane 2.0, po vijon nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që synojnë të rrisin cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

” DurrĂ«s, ecim”, shkruan Rama krahas pamjeve tĂ« çmontimit tĂ« strukturave tĂ« ndryshme tĂ« vendosura nĂ« shkelje nga subjektet private.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Ecim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FDA ngre alarmin, karkalecat e paketuar të dyshuar për kontaminim radioaktiv

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos konsumojnë disa produkte karkalecash të ngrirë të markës Great Value, të shitur në rrjetin e supermarketeve Walmart, për shkak të dyshimeve për kontaminim me Cesium-137, një izotop radioaktiv.

FDA bĂ«ri tĂ« ditur se kushdo qĂ« ka blerĂ« produktet duhet t’i hedhĂ« menjĂ«herĂ« dhe tĂ« mos i konsumojĂ«. ParalajmĂ«rimi erdhi pasi Dogana dhe Mbrojtja e Kufijve e SHBA-sĂ« (CBP) zbuloi praninĂ« e Cs-137 nĂ« disa kontejnerĂ« transporti nĂ« katĂ«r porte amerikane – Los Angeles, Houston, Savannah dhe Miami. KontejnerĂ«t e prekur janĂ« bllokuar dhe nuk janĂ« lejuar tĂ« hyjnĂ« nĂ« vend.

Hetimi dhe shqetësimet e FDA-së

Agjencia tha se po “heton nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive” rastin e kontaminimit me Cs-137 nĂ« ngarkesat e ardhura nga Indonezia. Deri tani, nuk ka prova qĂ« ndonjĂ« produkt i kontaminuar tĂ« ketĂ« hyrĂ« nĂ« tregun amerikan, por FDA thekson se karkalecat mund tĂ« jenĂ« “pĂ«rgatitur, paketuar ose ruajtur nĂ« kushte tĂ« pasigurta higjienike” qĂ« i ekspozuan ndaj rrezikut.

“NĂ«se keni blerĂ« karkaleca tĂ« papĂ«rpunuar tĂ« ngrirĂ« nĂ« Walmart qĂ« pĂ«rputhen me kĂ«tĂ« pĂ«rshkrim, mos i konsumoni. Hidhini menjĂ«herĂ«,” – theksoi FDA nĂ« njoftimin zyrtar.

Agjencia shtoi se edhe ekspozimi i kufizuar ndaj Cs-137 rrit rrezikun pĂ«r zhvillimin e kancerit, pasi izotopi dĂ«mton ADN-nĂ« e qelizave tĂ« gjalla. SasitĂ« e gjetura janĂ« nĂ«n nivelin e shqetĂ«simit pĂ«r ushqimet e importuara, por FDA thekson se kujdesi lidhet me “ekspozimin e pĂ«rsĂ«ritur dhe afatgjatĂ« nĂ« doza tĂ« vogla.”

Reagimi i Walmart

Walmart ka konfirmuar tĂ«rheqjen e produkteve dhe njoftoi se klientĂ«t qĂ« i kanĂ« blerĂ« mund t’i kthejnĂ« pĂ«r rimbursim tĂ« plotĂ«.
“ShĂ«ndeti dhe siguria e klientĂ«ve tanĂ« Ă«shtĂ« prioriteti kryesor,” – tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i kompanisĂ« pĂ«r TIME. “Ne kemi bllokuar menjĂ«herĂ« shitjen dhe kemi hequr produktin nga dyqanet e prekura, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po bashkĂ«punojmĂ« me furnitorin pĂ«r tĂ« hetuar rastin.”

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Cesium-137?

Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), Cs-137 është izotopi radioaktiv më i zakonshëm i Cesium-it. Ai prodhohet përmes fisionit bërthamor dhe përdoret në pajisje mjekësore, instrumente matëse dhe në terapinë me rrezatim për trajtimin e kancerit.

Megjithatë, Cs-137 është edhe një nënprodukt i mbetjeve nga reaktorët bërthamorë dhe shpesh është zbuluar në zonat pranë aksidenteve bërthamore. Në tokë mund të qëndrojë për dekada, duke hyrë në ciklin ushqimor. Ekspozimi i zakonshëm ndodh në nivele shumë të ulëta, të padëmshme për shëndetin, por FDA paralajmëron se edhe këto nivele, nëse grumbullohen me kohën, përbëjnë rrezik.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sasi më të larta të Cs-137 mund të shkaktojnë djegie, sëmundje nga rrezatimi dhe në raste ekstreme edhe vdekje.

The post FDA ngre alarmin, karkalecat e paketuar të dyshuar për kontaminim radioaktiv appeared first on Revista Monitor.

NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, lehtësi të përhershme tatimore për shtëpinë e parë

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) ka dalë me disa propozime zyrtare për projektligjin për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe për trajtimin fiskal të të ardhurave nga shitja e pronave.

NAREA propozon që tatimi për banesat të vendoset në masën 3% dhe për çdo tipologji tjetër pasurie në masën 5%. Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon nivelin 5% për të gjitha pronat. Sipas NAREA-s, ky lehtësim për banesat do të ndihmonte në uljen e barrës fiskale për kategorinë e pronave për strehim duke e bërë atë më të përballueshëm. Gjithashtu, një lehtësim i tillë do të inkurajonte shtimin e ofertës në treg dhe lehtësonte transaksionet me synim strehimin.

periudha e Rivlerësimit të jetë të paktën 12-mujore dhe jo 9-mujore, siç propozohet në projektligj. NAREA shprehet se nga 4.5 milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën.

Duke marrë në konsideratë eksperiencën në 3 periudhat e rivlerësimit, kur janë procesuar mesatarisht 30 mijë -33 mijë aplikime në vit, periudha 9 mujore e propozuar në projektligj vlerësohet si shumë e shkurtër dhe që nuk do arrij efektet e synuara.

MbĂ«shtetur nĂ« tĂ« dhĂ«nat e INSTAT, CENSI 2023, 2/3 e banesave nĂ« pĂ«rdorim nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mbi 25 vite tĂ« vjetra dhe vetĂ«m 12.3% janĂ« mĂ« tĂ« reja se 10 vite. NAREA mbi kĂ«tĂ« bazĂ« vlerĂ«son se rreth 500 mijĂ« banesa janĂ« potencialisht pĂ«r t’u rivlerĂ«suar.

NAREA propozon gjithashtu që të përfshihen si objekt i këtij ligji edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces, nëpërmjet kontratave të porosive, të cilat janë depozituar dhe

regjistruar në ASHK në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, NAREA propozon edhe ndryshime në legjislacionin tatimor, për të mundësuar lehtësi të përhershme lidhur me të ardhurat nga shitja e shtëpisë së parë.

Në momentin e kalimit të titullit të pronësisë, nëse pasuria në transaksion ka shërbyer

si vendbanim kryesor për të paktën tre vite nga momenti i marrjes në pronësi, ose nëse

provohet që ka shërbyer si banesë e parë për të paktën 50% të kohës së zotërimit, NAREA propozon që transaksioni me këtë pasuri të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital të

realizuar.

Gjithashtu, propozohet qĂ« nĂ« momentin e kalimit tĂ« titullit tĂ« pronĂ«sisĂ«, nĂ«se ka fitim kapital tĂ« tatueshĂ«m, baza e tatueshme (çmimi i shitjes – çmimi i blerjes/marrjes nĂ« pronĂ«si) tĂ« korrigjohet me normĂ«n e inflacionit vjetor, pĂ«r çdo vit nga momenti i blerjes deri nĂ« atĂ« tĂ« shitjes, si dhe

me kostot financiare të gjeneruara në momentin e marrjes në pronësi apo dhe gjatë zotërimit (kostot e financimit të blerjes, interesat e huave bankare hipotekare, ato të restaurimeve etj). Nëse rezulton kapital i realizuar, pasi baza e tatueshme është korrigjuar si me sipër, ky kapitali i realizuar të tatohet me jo më tepër se 3%.

The post NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, lehtësi të përhershme tatimore për shtëpinë e parë appeared first on Revista Monitor.

Depozitat në Bankën Qendrore të Kosovës arrin në 1.58 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se depozitat në BQK, deri më 31 korrik 2025 ishin 1.58 miliard euro, duke shënuar rritje prej 64.69 milionë euro nga periudha paraprake.

Prej tyre, 636.33 milionë euro janë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 616.99 milionë euro nga bankat komerciale, 186.95 milionë euro nga AKP dhe 135.64 milionë euro nga burimet tjerat.

“Asetet e BQK-sĂ« – nĂ« fund tĂ« muajit korrik 2025 arritĂ«n vlerĂ«n prej 1.86 miliard euro, duke shĂ«nuar rritje prej 68.71 milionĂ« euro krahasuar me muajin qershor 2025. Kjo rritje ishte kryesisht si rezultat i rritjes sĂ« depozitave tĂ« Buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (Llogaria e Thesarit), AgjencisĂ« Kosovare tĂ« Privatizimit (AKP), Fondeve pensionale dhe Fondi pĂ«r Sigurimin e Depozitave”.

Sipas raportit, nga gjithsej asetet vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 31 korrik 2025 ishte 1.39 miliard euro.

“Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-sĂ« jashtĂ« vendit nĂ« formĂ« tĂ« depozitave dhe letrave me vlerĂ« janĂ« rritur pĂ«r 70.64 milionĂ« euro, prej tĂ« cilave investimet nĂ« depozita janĂ« rritur 101.39  milionĂ« euro, ndĂ«rsa investimet nĂ« letra me vlerĂ« janĂ« zvogĂ«luar pĂ«r 30.76 milionĂ« euro”.

BQK njofton se kapitali i BQK-së deri më 31 korrik 2025 ishte 118.77 milionë euro.

“Asetet e RezervĂ«s ndĂ«rkombĂ«tarenĂ« fund tĂ« muajit korrik shĂ«nuan vlerĂ«n 1.46 miliard euro, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 50.4 milionĂ« euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo ka ardhur kryesisht nga rritja e depozitave pĂ«r 77.4 milionĂ« euro dhe zvogĂ«limi i investimeve nĂ« letra me vlerĂ« pĂ«r 28.6 milionĂ« euro”.

The post Depozitat në Bankën Qendrore të Kosovës arrin në 1.58 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Metodologjia e EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% nĂ« korrik, ushqimet me ndikimin mĂ« tĂ« madh

Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar të vendeve të BE-së në këtë muaj.

Sipas ndryshimit vjetor tĂ« matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit nĂ« muajin Korrik 2025  Rritja mĂ« e madhe e çmimeve prej 12,0 % vĂ«rehet nĂ« grupin “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili. Grupi  “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” u rrit me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “ShĂ«rbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 1,6 % secili, “Komunikimi” me 1,4 %, “ShĂ«ndeti” me 1,0 %, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ me 0,4 %, “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 0,3 %.

Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “Transporti” u ulĂ«n me 0,8 %.

NdĂ«rsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit Ă«shtĂ« -0,2 %. Ky ndryshim Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve tĂ« grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 0,3 %, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€, “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” dhe “ShĂ«ndeti” me 0,2 % secili, “Transporti” me 0,1 % .

Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ u rritĂ«n me 1,7 %, pasuar nga grupet dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 0,2 %.

Rumania u përball me rritjen më të madhe te çmimeve me 6.7% në korrik, e ndjekur nga Estonia dhe Slovakia, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët me pak se 0.3%.

Ndryshe nga ICK, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit tĂ« çmimeve me pakicĂ« tĂ« mallrave dhe shĂ«rbimeve nga pikĂ«pamja e strukturĂ«s sĂ« shpenzimeve tĂ« cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnĂ« pĂ«r konsumin final nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ«. IHÇK pĂ«rdoret pĂ«r monitorimin e lĂ«vizjes sĂ« çmimeve me pakicĂ« nĂ« vendet Evropiane, duke krahasuar pĂ«rqindjen e inflacionit ndĂ«rmjet vendeve tĂ« EvropĂ«s dhe si inflacion zyrtar i BankĂ«s Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve nĂ« Bashkimin Ekonomik dhe Monetar

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

 

The post Metodologjia e EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% nĂ« korrik, ushqimet me ndikimin mĂ« tĂ« madh appeared first on Revista Monitor.

Prodhuesi i këpucëve paralajmëron zhvendosje në Kukës pas shtrenjtimit të energjisë në Kosovë

Gjendja e prodhuesve në Kosovë është bërë tepër e rëndë. Disa kompani tashmë kanë filluar të reduktojnë prodhimin, ndërsa disa të tjera po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes jashtë vendit.

Prodhuesi i njohur i kĂ«pucĂ«ve “Solid Shoes”, me bazĂ« nĂ« SuharekĂ«, po paralajmĂ«ron zhvendosjen e njĂ« pjese tĂ« prodhimit nĂ« KukĂ«s, ShqipĂ«ri, pĂ«r shkak tĂ« krizĂ«s sĂ« vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike nĂ« KosovĂ«. Ky zhvillim ngre shqetĂ«sime pĂ«r ndikimin e mundshĂ«m nĂ« tregun e punĂ«s dhe nĂ« kapacitetet eksportuese tĂ« vendit.

Pronari i kompanisĂ«, Ahmet Kuçi, deklaron se ndĂ«rprerjet e shpeshta dhe kostot e papritura e kanĂ« bĂ«rĂ« situatĂ«n “shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€. Ai kujton se kompania ka paditur operatorin e shpĂ«rndarjes sĂ« energjisĂ« KEDS, por procesi gjyqĂ«sor ende nuk ka pĂ«rfunduar.

Sipas tij, KEK i ka kërkuar një garanci prej 15 mijë eurosh, pa ndonjë shpjegim të qartë, ndërkohë që fatura e fundit ishte 2,200 euro më e lartë se zakonisht. Kuçi dyshon se këto kërkesa po përdoren si bazë për rritje artificiale të çmimit të energjisë.

“Solid Shoes”, qĂ« operon prej dy dekadash dhe eksporton mbi 76% tĂ« prodhimit tĂ« saj nĂ« tregjet evropiane, Ă«shtĂ« nĂ«n presion tĂ« madh pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur kontratat afatgjata me partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. “Ne nuk mund tĂ« ndalemi. Prodhimi ynĂ« Ă«shtĂ« i lidhur ngushtĂ« me partnerĂ« evropianĂ« dhe duhet tĂ« vazhdojmĂ« pavarĂ«sisht kostove shtesĂ«,” – theksoi ai.

Kompania ka mbi 20 vite përvojë dhe punëson qindra punëtorë në Kosovë, ndërkohë që operon edhe me një degë prodhimi në Serbi, respektivisht në Preshevë, ku siguron vende pune për dhjetëra punëtorë lokalë. Paralajmërimi për zhvendosje në Kukës shihet si një sinjal alarmi për stabilitetin e industrisë prodhuese në Kosovë, ku energjia e pasigurt mbetet ndër pengesat kryesore për investime.

Humbja e njĂ« pjese tĂ« kapaciteteve prodhuese tĂ« “Solid Shoes” nĂ« KosovĂ« do tĂ« kishte ndikim jo vetĂ«m nĂ« punĂ«sim, por edhe nĂ« bilancin e eksporteve tĂ« vendit, pasi kjo kompani renditet ndĂ«r kontribuuesit mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« sektorit tĂ« kĂ«pucarisĂ« nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare.

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka ngritur shqetësime lidhur me humbjet që po pësojnë bizneset pas daljes në tregun e lirë të energjisë.
Ai tha se ende nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e humbjeve, pasi çdo biznes ka specifikat e veta.
“Ende nuk dihet saktĂ« se sa janĂ« humbjet, sepse secili biznes Ă«shtĂ« ndryshe nga tjetri. TĂ« shtunĂ«n iu kanĂ« shkuar me polici, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme, thuajse po kapnin njĂ« hajdut tĂ« rrymĂ«s e jo njĂ« biznes qĂ« e ka paguar vazhdimisht,” – u shpreh Ahmeti.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e mungesës së përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara.
“PĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« rikyçjen duhet tĂ« paguhet njĂ« kosto shtesĂ« dhe bĂ«het kur tĂ« dojĂ« KEDS. Disa biznese janĂ« nĂ« pritje tĂ« pĂ«rgjigjes sĂ« GjykatĂ«s Komerciale, por kush do t’i mbulojĂ« dĂ«met qĂ« po u shkaktohen?”

Edhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës është shprehur e shqetësuar për gjendjen e krijuar.
“NjĂ« situatĂ« e tillĂ«, pĂ«rveçse shkatĂ«rron prodhimin vendor, ndikon drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ« mirĂ«qenien e qytetarĂ«ve tanĂ«. Mbyllja ose dobĂ«simi i bizneseve prodhuese nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m problem i ndĂ«rmarrĂ«sve, por problem kombĂ«tar qĂ« cenon ekonominĂ« e vendit dhe tĂ« ardhmen e mijĂ«ra familjeve qĂ« jetojnĂ« nga puna nĂ« sektorin e prodhimit.”

Shoqata e Prodhueseve në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës ka shprehur gjithashtu shqetësim për këtë situatë të rëndë.
“Ne kĂ«rkojmĂ« nga institucionet e vendit qĂ« tĂ« reflektojnĂ« urgjentisht, tĂ« ndalojnĂ« presionin e panevojshĂ«m ndaj prodhuesve dhe tĂ« ndĂ«rmarrin masa konkrete pĂ«r tĂ« mbrojtur dhe pĂ«rkrahur prodhimin vendor, si shtyllĂ«n kryesore tĂ« zhvillimit ekonomik tĂ« KosovĂ«s.”

Gjatë ditës së djeshme, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për detyrimin e bizneseve që të dalin menjëherë në tregun e lirë të energjisë.

OEK, në një postim në Facebook, ka publikuar dokumentin e padisë. Sipas saj, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim mbrojtjen e bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe konsumatorëve, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.

Më 31 korrik, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë, do të mbesin pa rrymë. Kjo do të thotë se ato do të kalojnë në furnizim me çmime që përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.

Deri më tani, më shumë se 1,300 kompani me mbi 9,367 njësi matëse elektrike janë përfshirë në tregun e hapur. Një kompani mund të ketë më shumë se një njësi matëse elektrike.

Nuk dihet ende numri i saktë i kompanive që kanë lidhur kontrata me furnizues të licencuar komercialë, por në ZRrE thonë se janë 2,198 njësi matëse të tilla.

NĂ« KosovĂ«, liberalizimi i tregut tĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« paraparĂ« me Ligjin pĂ«r EnergjinĂ« Elektrike tĂ« miratuar nĂ« vitin 2016, por zbatimi i tij Ă«shtĂ« shtyrĂ« pĂ«r shkak tĂ« rrethanave tĂ« ndryshme. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« ka nisur nĂ« fund tĂ« viteve ’90 me qĂ«llim rritjen e konkurrencĂ«s, efikasitetit, sigurisĂ« dhe zgjedhjes pĂ«r konsumatorĂ«t.

The post Prodhuesi i këpucëve paralajmëron zhvendosje në Kukës pas shtrenjtimit të energjisë në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Nis rikonstruksioni i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin


TIRANË, 20 gusht/ATSH/ ShtĂ«pia e FĂ«mijĂ«s “Vangjel Pulla” nĂ« SarandĂ« ku marrin shĂ«rbim fĂ«mijĂ«t pa kujdes prindĂ«ror tĂ« grupmoshĂ«s nga 6-14 vjeç do tĂ« transformohet nĂ« njĂ« QendĂ«r tĂ« ShĂ«rbimeve tĂ« Integruara pĂ«r komuniteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Caci dhe drejtuesi i FSHZH-së, Dritan Agolli inspektoi punimet për rikonstruksionin e godinës e cila përfshin rehabilitim dhe zgjerim të ambienteve.

Ministrja theksoi se kjo qendĂ«r “nuk do tĂ« shĂ«rbejĂ« vetĂ«m si njĂ« qendĂ«r rezidenciale, Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r e cila tashmĂ« me vizionin dhe mĂ« objektivat qĂ« qeveria shqiptare i ka vĂ«nĂ« vetes ka marr pĂ«rsipĂ«r ta transformojĂ« jo vetĂ«m nĂ« njĂ« qendĂ«r rezidenciale por dhe nĂ« njĂ« qendĂ«r qĂ« ofron shĂ«rbime me bazĂ« komunitare”.

Koçiu vuri në dukje se qendra, si pjesë e reformës së deinstitucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.

“Objektivi kryesor i qeverisĂ« shqiptare Ă«shtĂ« deinstitucionalizimi i fĂ«mijĂ«ve qĂ« marrin shĂ«rbime nĂ« qendra rezidenciale duke i zhvendosur ato nga qĂ«ndrimi permanent nĂ« tĂ« tilla qendra dhe kalimi nĂ« familje tĂ« cilat ofrojnĂ« kujdes tĂ« pĂ«rhershĂ«m pranĂ« ambientit familjar”, theksoi ajo.

Më tej, ministrja Koçiu nënvizoi se po punohet jo vetëm për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj qendre, por edhe për ta kthyer në një model të ri që i shërben jo vetëm fëmijëve rezidentë, por edhe komunitetit përreth.

“E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« kryesisht familjet vulnerabĂ«l qĂ« kanĂ« nevojĂ« edhe pĂ«r kualifikime tĂ« nevojshme pĂ«r t’u integruar mĂ« pas edhe nĂ« jetĂ«, edhe nĂ« mjediset sociale, Ă«shtĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« marrin dhe shĂ«rbime tĂ« tjera si edukative, sociale, shĂ«rbime edhe tĂ« aftĂ«simit me njohuritĂ« qĂ« tregu i punĂ«s kĂ«rkon me qĂ«llim qĂ« tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« edhe tĂ« integrohen ashtu siç duhen”, shtoi ministrja.

“KĂ«tu afĂ«r kemi edhe njĂ« kopĂ«sht i cili funksionin pĂ«r fĂ«mijĂ«t e zonĂ«s dhe lidhja e kĂ«tij kopshti sĂ« bashku me kĂ«tĂ« qendĂ«r qĂ« jemi duke rikonstruktuar do tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« mundur qĂ« edhe fĂ«mijĂ«t tĂ« bashkohen me njĂ«ri-tjetrin, tĂ« socializohen, tĂ« jetojnĂ« nĂ« komunitet edhe pse jo patjetĂ«r, edhe fĂ«mijĂ«t e tjerĂ« tĂ« vijnĂ« tĂ« marrin shĂ«rbime sociale, tĂ« argĂ«tohen pasi kĂ«tu do tĂ« ketĂ« edhe ambiente argĂ«tuese dhe edukative”, deklaroi ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Investimi nĂ« ShtĂ«pinĂ« e FĂ«mijĂ«s “Vangjel Pulla” nĂ« SarandĂ« parashikon rehabilitimin dhe zgjerimin e godinĂ«s, ambiente pĂ«r mĂ«sim, art dhe zhvillim aftĂ«sish, kopĂ«sht edukativ, kĂ«nde lojĂ«rash dhe terrene sportive si dhe hapĂ«sira komunitare pĂ«r kurse, trajnime dhe shĂ«rbime sociale.

1 nga 5

/m.m/

The post Nis rikonstruksioni i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërthurje e traditave dhe kulturĂ«s sĂ« Mesdheut, ShqipĂ«ria prezantohet në “Festival du Périgord Noir” nĂ« FrancĂ«

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Shqipëria u prezantua në Festival du Périgord Noir, një nga festivalet muzikore më të njohura në Francë, ku muzika ndërthuri traditat, kulturat dhe historitë e Mesdheut.

Festivali u organizua nĂ« datat 3 deri më 17 gusht dhe artistë të shquar shqiptarë pĂ«rcollĂ«n tinguj që bashkuan breza dhe hapësira.

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e konsideroi kĂ«tĂ« një udhëtim i paharrueshëm përmes muzikës, ku Shqipëria jo vetëm u dëgjua, por edhe u ndje me emocion, nostalgji dhe gëzim

“Flaka Goranci dhe Togha Quartet sollën “Meloditë Shqiptare”, duke rikthyer në skenë thellësinë e zërit dhe fuqinë e këngëve popullore. Miksi, Yara Kasti dhe Tsanta ndezën atmosferën me një koncert të hapur nën qiellin e Terrasson-Lavilledieu, duke ndërthurur muzikë nga Shqipëria në Siri, Liban, Francë e Iran”, u shpreh Gonxhja.

Po ashtu, artistĂ«t e mirĂ«njohur Tedi Papavrami dhe Maki Okada dhuruan një udhëtim virtuoz që kaloi përmes Shqipërisë, Italisë, Spanjës e Polonisë me pasion dhe mjeshtëri të rrallë.

NdĂ«rsa pianistja Marie-Ange Nguci fali një recital plot ndjenja në piano në një nga netët më magjike të festivalit.

/m.m//a.f/

The post Ndërthurje e traditave dhe kulturĂ«s sĂ« Mesdheut, ShqipĂ«ria prezantohet në “Festival du Périgord Noir” nĂ« FrancĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kukës, ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës arsimore

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ NĂ« bashkinĂ« e KukĂ«sit po vijojnĂ« ndĂ«rhyrjet pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s arsimore para fillimit tĂ« vitit tĂ« ri shkollor.

Drejtoria e Shërbimeve Komunitare ka nisur zbatimin e një plani të detajuar pune për mirëmbajtjen e objekteve arsimore dhe institucioneve të edukimit parashkollor me synimin për të garantuar kushte optimale në prag të vitit të ri shkollor.

Në qytetin e Kukësit, ndërhyrjet për riparimin, lyerjen dhe sistemimin e klasave, kopshteve dhe çerdheve tashmë kanë përfunduar.

Aktualisht puna po vijon në shkollat e njësive administrative. Këto ndërhyrje përfshijnë lyerje, sistemim hapësirash të brendshme e të jashtme, si dhe punime mirëmbajtjeje të domosdoshme, në mënyrë që çdo institucion të ofrojë një mjedis të pastër, funksional dhe mikpritës.

“Synimi Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« shtator, çdo shkollĂ«, kopsht dhe çerdhe tĂ« jetĂ« gati pĂ«r tĂ« pritur fĂ«mijĂ«t, nxĂ«nĂ«sit dhe stafet pedagogjike nĂ« kushte dinjitoze, duke respektuar standardet e higjienĂ«s, sigurisĂ« dhe cilĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e bashkisĂ« KukĂ«s.

/m.m/

The post Kukës, ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës arsimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Nevojitet plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Partia e LirisĂ« deklaroi sot se duhet mbĂ«shtetje e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r familjet duke ulur koston e jetesĂ«s dhe duke mbĂ«shtetur financiarisht dhe me strehim familjet e reja, si masĂ« pĂ«r ndaljen e shpopullimit.

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediet e cilësoi shpopullimin si sfidën më të madhe që qeveria dhe e gjithë politika do të ketë në vitet e ardhshme.

“Emigrimi masiv, rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«, plakja e popullsisĂ« sjellin me vete probleme tĂ« mĂ«dha ekonomike dhe sociale. Plakja e vrullshme e popullsisĂ« sjell njĂ« raport shumĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« forcĂ«s punĂ«tore me pensionistĂ«t, duke falimentuar skemĂ«n e pensioneve. Nevojitet mĂ« shumĂ« shĂ«rbim shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r moshat e treta, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shĂ«ndetĂ«sia Ă«shtĂ« nĂ« ditĂ«t e saj mĂ« tĂ« zeza”, u shpreh Haxhiu.

Ndaj Haxhiu nënvizoi rëndësinë e realizimit të politikave të integrimit në tregun e punës për të rinjtë dhe profesionistët, mbi bazë meritokracie dhe jo lidhjesh nepotike.

Sipas saj, “nevojiten lehtĂ«sime fiskale pĂ«r tĂ« rinjtĂ« dhe gratĂ« sipĂ«rmarrĂ«se dhe mbrojtje reale tĂ« biznesit tĂ« vogĂ«l”.

Po ashtu, Haxhiu theksoi se duhen investime reale në arsimin dhe shëndetësinë publike, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve.

“Nevojitet njĂ« plan kombĂ«tar pĂ«r rikthimin e tĂ« rinjve dhe frenimin e shpopullimit, duke siguruar mundĂ«si dhe shpresĂ« reale”, shtoi ajo.

/m.m//a.f/

The post PL: Nevojitet plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria ushqimore/ Qeveria ‘shkrin’ AKU dhe krijon 3 autoritete tĂ« reja pĂ«r kontrollin e kompanive dhe kafshĂ«ve

Nga Gazeta ‘SI’ – Skandalet e vazhdueshme me kontrollin ushqimor nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« detyruar ministrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« tĂ« ndryshojĂ« formulĂ«n e menaxhimit.

Sipas një drafti në konsultim, parashikohet krijimi i 3 institucioneve të reja që do të kryejnë kontrollet e e produkteve në çdo fazë të procesit.

Autoriteti kompetent pĂ«r kryerjen e kontrollit zyrtar Ă«shtĂ« institucioni pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kryerjen e kontrollit zyrtar, IKPZ, kontrollet nĂ« pikat kufitare do t’i kryejĂ« IPKPKK, ndĂ«rsa IPAT do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kryerjen e aktiviteteve tĂ« tjera.

Autoritetet do të jenë të fokusuara në identifikimin e rreziqeve që lidhen me kafshët, përdorimin e substancave që ndikojnë në sigurinë ushqimore, OMGJ-të, mbrojtjen e bimëve si dhe do të kontrollojnë operatorët dhe veprimtaritë e tyre.

Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, përveç rasteve kur njoftimi paraprak është i nevojshëm dhe i justifikuar. Ato fokusohen në çdo proces të biznesit, si  gjurmueshmëria, etiketimi, prezantimi, reklamimi dhe materialet përkatëse të paketimit, duke përfshirë materialet që janë të destinuara të vijnë në kontakt me ushqimin.

Projektligji i ri parashikon gjoba nga 100-300 mijë lekë për operatorët që nuk kanë kushtet e duhura për prodhim apo transport të produkteve dhe 1-2 mln lekë gjobë, në rastet kur subjekti kryen aktivitetin në njësi të paregjistruar ose të pamiratuar.

The post Siguria ushqimore/ Qeveria ‘shkrin’ AKU dhe krijon 3 autoritete tĂ« reja pĂ«r kontrollin e kompanive dhe kafshĂ«ve appeared first on Gazeta Si.

Sistemi i ri i Menaxhimit tĂ« Çështjeve GjyqĂ«sore, shpallet fituesi i kontratĂ«s 9.2 mln euro

Sistemi i ri i menaxhimit tĂ« çështjeve gjyqĂ«sore do tĂ« ndĂ«rtohet pĂ«r 9.24 milionĂ« euro. TĂ« paktĂ«n kjo Ă«shtĂ« oferta e shpallur fituese nga KĂ«shilli i LartĂ« GjyqĂ«sor pĂ«r kontratĂ«n “Sistemi i Integruar i Menaxhimit tĂ« Çështjeve GjyqĂ«sore (ICMIS)”. Sipas shpalljes sĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ« sistemin e AgjencisĂ« sĂ« Prokurimit Publik, kompania fituese Ă«shtĂ« KREATX. Procedura nĂ« fjalĂ« u çel nĂ« shkurt tĂ« kĂ«tij viti dhe synon tĂ« unifikojĂ« nĂ« njĂ« tĂ« vetĂ«m dy sisteme tĂ« ndryshĂ«m.

Në dokumente thuhet se që nga viti 2005, në gjykatat shqiptare funksionojnë dy sisteme të ndryshme elektronike të menaxhimit të çështjeve (ArklT dhe ICMIS). Aktualisht rezulton se nga 38 gjykata në territorin shqiptar, 36 prej tyre përdorin sistemin ICMIS. Ndërsa vetëm dy gjykata, përkatësisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përdorin sistemin ArklT.

“TĂ« dy programet kompjuterike nuk bazohen nĂ« proceset e biznesit dhe pĂ«r shumicĂ«n e konfigurimeve ose ndryshimeve nĂ« ndĂ«rfaqe dhe funksionalitet, ato duhet tĂ« programohen dhe kodi duhet tĂ« shkruhet nga zhvilluesit e softuerit. Arkitektura aktuale nuk Ă«shtĂ« e centralizuar dhe secila prej gjykatave ka njĂ« instalim lokal nĂ« infrastrukturĂ«n e tyre. TĂ« dy programet janĂ« tĂ« bazuara nĂ« web dhe aksesohen nga brenda rrjetit tĂ« secilĂ«s gjykatĂ«. Bazat e tyre tĂ« tĂ« dhĂ«nave, qĂ« janĂ« lokale pĂ«r secilĂ«n nga gjykatat, replikohen çdo ditĂ« nĂ« njĂ« server qendror” – thuhet nĂ« dokument.

Programet, edhe pse tĂ« pĂ«rmirĂ«suara dhe tĂ« mirĂ«mbajtura, sĂ«rish kanĂ« kufizimet e tyre, ndĂ«rkohĂ« qĂ« arkitektura qĂ« kanĂ« nuk lejon dixhitalizimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« proceseve tĂ« punĂ«s qĂ« zhvillojnĂ« gjykatat nĂ« vend. “Vlen tĂ« theksohet se programet aktuale nĂ« pĂ«rdorim nuk ofrojnĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« sistem, ku tĂ« mundĂ«sohet ndĂ«rveprimi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« unifikuar i sistemeve tĂ« tjerĂ«, si dhe i gjithĂ« aktorĂ«ve tĂ« jashtĂ«m tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, qĂ« janĂ« tĂ« domosdoshĂ«m nĂ« statusin ekzistues tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Gjithashtu, Ă«shtĂ« shumĂ« e kufizuar mundĂ«sia pĂ«r tĂ« krijuar dhe gjeneruar raporte statistike tĂ« integruara e tĂ« unifikuara mbi volumin dhe efikasitetin e funksionimit tĂ« gjykatave nga sistemi aktual” – theksohet nĂ« dokument.

KLGJ vlerëson se sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS do të jetë një zgjidhje dhe sistem që do të integrohet me të gjitha institucionet e drejtësisë, jo vetëm për gjykatat, si dhe do të aksesohet direkt ose nëpërmjet ndërveprimit nga palët/individët e autorizuar.

The post Sistemi i ri i Menaxhimit tĂ« Çështjeve GjyqĂ«sore, shpallet fituesi i kontratĂ«s 9.2 mln euro appeared first on Revista Monitor.

FMN: Zbatimi efikas i reformave mund të rrisë me 9% PBB -në e Shqipërisë në periudhën afatmesme

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në periudhën afatmesme, sipas vlerësimeve të FMN-së, në një dokument të fundit mbi prioritetet e reformave strukturore në Evropë.

Duke analizuar prioritetet e reformave strukturore për Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, FMN vuri dukje se vendi ynë se po përballet me sfida të thella në tregun e punës, kapitalin njerëzor, rregulloret e biznesit, efikasitetin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit.

Fondi vuri në dukje se Shqipëria duhet të rrisë më tej efikasitetin e shpenzimeve publike dhe forcimin e menaxhimit të investimeve. Përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve shtetërore dhe transparenca fiskale janë pjesë e reformave të domosdoshme.

Të dhënat e brendshme tregojnë se, qeveria shqiptare po shfaq dobësi në realizimin e shpenzimeve buxhetore sipas planit. Vendi ynë ka nevoja të mëdha për investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, por nga ana tjetër mosrealizimi në kohë i planeve buxhetore për investime në këto fusha i heq vendit shanset për një ritme më të lartë të rritjes ekonomike. Në 2024 rreth 420 mln euro nuk u shpenzuan nga plani buxhetor i vitit. Gjysma e kësaj shumë ishte pjesë e fondit të pagave dhe shpërblimit të pensionistëve, ndërsa pjesa tjetër u kursye për interesat e borxhit dhe investime.

Shqipëria përballet me emigracion të lartë dhe mungesë fuqie punëtore të kualifikuar. FMN sugjeron politika që nxisin pjesëmarrjen në tregun e punës, sidomos për të rinjtë, gratë dhe punëtorët më të moshuar. Njëkohësisht, është e nevojshme rritja e cilësisë së arsimit dhe programeve të trajnimit profesional. Shqipëria ka bërë hapa pas në arritjet mësimore në testin Global PISA ndërmjet 2018-2022 në një kohë që numri i nxënësve në shkolla po bie me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigrimi i moshave të reja. Rritja e cilësisë se arsimit shihet si mjet kryesor për të kaluar në një model ekonomik me produktivitet më të lartë nga ai që  kemi aktualisht që bazohet kryesisht në krahun e lirë të punës.

Sipërmarrësit në Shqipëri përballen ende me pengesa nga burokracitë dhe procedurat komplekse. FMN rekomandon thjeshtimin e rregulloreve, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe përmirësimin e kushteve për hyrjen dhe daljen e bizneseve në treg.

Forcimi i institucioneve dhe kontrolli i korrupsionit janë thelbësore për Shqipërinë sipas FMN-së. Në Shqipëri, reforma në drejtësi dhe përmirësimi i klimës së investimeve konsiderohen kusht për të tërhequr kapital të huaj dhe për të rritur besimin e biznesit. Pa këto reforma, efektet e çdo politike tjetër ekonomike mbeten të kufizuara.

FMN vlerëson se për Shqipërinë sfidat mbeten të mëdha, sidomos në fushën e qeverisjes dhe në rritjen e produktivitetit, por potenciali për fitime ekonomike është i konsiderueshëm nëse reformat kryhen./B.Hoxha

 

The post FMN: Zbatimi efikas i reformave mund të rrisë me 9% PBB -në e Shqipërisë në periudhën afatmesme appeared first on Revista Monitor.

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r do t’i nĂ«nshtrohet rikonstruksionit tĂ« plotĂ« me njĂ« projekt modern qĂ« do tĂ« transformojĂ« rrĂ«njĂ«sisht infrastrukturĂ«n arsimore.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim me mësuesit e kësaj shkolle.

“NĂ« prag tĂ« çeljes sĂ« vitit tĂ« ri shkollor, me mĂ«suesit e shkollĂ«s 9-vjeçare “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r ndamĂ« lajmin e mirĂ« se kjo shkollĂ« shumĂ« shpejt do t’i nĂ«nshtrohet rikonstruksionit tĂ« plotĂ«, me njĂ« projekt modern, qĂ« do tĂ« transformojĂ« rrĂ«njĂ«sisht infrastrukturĂ«n arsimore tĂ« kĂ«saj shkolle me traditĂ« nĂ« kryeqendrĂ«n e veriut”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Shkolla “Ismali Qemali” Ă«shtĂ« njĂ« nga shkollat 9-vjeçare mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« bashkisĂ« ShkodĂ«r me njĂ« numĂ«r tĂ« lartĂ« nxĂ«nĂ«sish, rreth 850, ndĂ«rsa nĂ« ambientet e saj Ă«shtĂ« edhe kopshti me mbi 20 fĂ«mijĂ«.

Ndërtesa aktualisht është e amortizuar dhe jashtë standardeve për efikasitet e siguri, me ndriçim te papërshtatshëm e kushte jo të mira të infrastrukturës në katër katet e saj.

Rikonstruksioni i shkollĂ«s “Ismail Qemali” synon krijimin e mjediseve tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r edukim, arsimim dhe zhvillim tĂ« aktiviteteve tĂ« ndryshme nĂ« shĂ«rbim tĂ« nxĂ«nĂ«sve dhe komunitetit.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të ketë ndërhyrje në të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme të shkollës, përmirësim të kushteve infrastrukturore, që do të ndikojnë pozitivisht në procesin mësimor dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë.

Projekti i rikonstruksionit të shkollës ka për qëllim krijimin e një hapësire funksionale dhe tërheqëse që jo vetëm përmirëson mjedisin arsimor, por edhe kontribuon në forcimin e lidhjeve sociale dhe komunitare përmes krijimit të hapësirave të përshtatshme për edukim dhe aktivitete arsimore, krijimin e klasave moderne ku mund të përshtaten për metoda mësimdhënieje të ndryshme, hapësira për takime komunitare dhe integrim social, etj.

Në kuadër të thirrjes së hapur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin 2025 bashkia Shkodër ka aplikuar me tetë projekte, prej të cilave është shpallur fituese e katër propozimeve në vlerën rreth 4 milionë euro.

/m.m/

The post Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌