Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trafikonin drogë drejt Greqisë/ Goditet grupi kriminal, në pranga 2 drejtuesit, 2 në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.

Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotikr. Janë vënë në pranga dy financuesit e kultivimit, Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço.

Në kërkim janë shpallur dy organizatorët e grupit Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj. Këta dy të fundit janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.

Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Rexhildo Berberi, të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

Të katër këta persona dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.

Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia: Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;

Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;

Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;

Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike. Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek”, njofton policia./abcnews.al

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuco ka treaguar sesi funksionojnë shërbimet sekrete të vendeve të huaja në vendin tonë. Ai u shpreh se shërbimet sekrete ose agjenturat janë mike dhe armike, ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan CIA që ndryshe nga agjenturat e tjera kanë stacionin e tyre në vendin tonë. Po ashtu ai tha se në […]

The post Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se zbërthimi i komunikimeve të aplikacionit të koduar Matrix pritet të ndihmojë ndjeshëm në zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale të pazgjidhura në Shqipëri, përfshirë edhe rastin e zhdukjes së bujshme të Ervis Martinajt.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se përdorimi i këtij aplikacioni është identifikuar te persona të dyshuar për përfshirje në krime të rënda, përfshirë individë të afërt me Martinajn.

“Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve në Matrix do të ndihmojë për të zbuluar fatin e Ervis Martinajt, sepse përdorues të afërt me të, ose të atyre grupeve që policia dyshon se mund të jenë përfshirë në arratisjen apo ekzekutimin e tij të mundshëm, kanë përdorur Matrix” – tha Karamuço.

Ai përmendi gjithashtu edhe emra të tjerë që mund të përfshihen në këtë hetim të thelluar si Talo Çela, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka ndarë një fat të ngjashëm me Martinajn.

Sipas Karamuços, aplikacioni Matrix është përdorur gjerësisht nga rrjete kriminale që operonin në fshehtësi të plotë. Ai theksoi se:

“Matrix ishte i koduar, i kriptuar, pa identifikim të përdoruesit dhe me 40 serverë të shpërndarë në shtete të ndryshme. Janë kapur 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.”

Eksperti vuri në dukje se kjo platformë ka qenë aktive pas periudhës së Sky dhe EncroChat, dy aplikacione të tjera të zbërthyera më herët nga autoritetet evropiane, që ofruan prova kyçe për ndjekjen penale të shumë grupeve kriminale. Matrix, sipas tij, mbulon komunikime nga viti 2024 e këtej, duke hapur një perspektivë të re hetimore.

“Kemi pasur shumë ngjarje që nuk janë zbardhur dot, përveç ndonjë dëshmitari të penduar. Tani kemi prova të shkruara, të mirëfillta. Është një fat i madh nëse këto mesazhe kanë lënë gjurmë nëpër servera,” u shpreh Karamuço.

Ai përmendi edhe një tjetër rast të një shtetasi nga jugu i vendit, i zhdukur në rrethana misterioze në Tiranë, për të cilin gjithashtu po hetohet dhe besohet se mund të jetë i ndërlidhur me komunikime të kapura në Matrix.

Zbardhja e kësaj platforme pritet të hapë një kapitull të ri në luftën kundër krimit të organizuar, duke i dhënë autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare mjete të reja për të hetuar ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik gjatë viteve të fundit.

The post Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt appeared first on Telegrafi.

Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaron se me zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit “Matrix” do të zbardhen shumë ngjarje kriminale dhe të pazbardhura, të cilat po hetohen edhe sot, por që ende nuk janë sqaruar. I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se është i bindur se me zbardhjen e këtyre komunikimeve do të dalë […]

The post Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës appeared first on BoldNews.al.

Karamuço: Vizitat e amerikanëve në SPAK pasohen me arrestime të mëdha

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë.

“Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje. Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur. Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes. Është reduktuar në përgjithësi mbështetja, por mbështetja nuk ka për të përfunduar ata. Është një mesazh që ti dërgon, që ata janë mbrapa gjithmonë dhe nuk ikin.”, theksoi ai./abcnews.al

SHBA mbështet SPAK (për drogën)/ Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Prokuroria e Posaçme, me punën e saj, por tremb grupet kriminale shqiptare.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

“Amerika dhe zyra që ka DEA në Shqipëri, ndjek një linjë të caktuar. Më mirë që janë aty, kanë ardhur informacione në kohë reale. Në disa operacione, ka qenë vendimtare asistenca e tyre. Në disa prej linjave jemi fuqizuar. Aty akoma na thonë mafia ballkanike. Duhet parë edhe në tonelata, në sasi, kjo është shumë e rëndësishme. Shteti amerikan, administrata e re, e ka të shpallur kush janë kartele. Janë gati 17 grupe kartelesh. Kemi ne bashkëpunëtore me kartele meksikane, kolumbiane? Kjo duhet parë. Nëse DEA ka në Shqipëri evidenca të sakta, mund të ketë zhvillim. Në të kundërt, nuk e shikoj se ku është lidhja. Grupe shumë të fuqishme kriminale, nuk kanë rrënjë në Shqipëri, nuk investojnë në Shqipëri. Ku do t’i kapësh? Po ndryshojnë fizionomi dhe këta.”, theksoi ai./abcnews.al

Lirimi i hapësirave publike/ Karamuço: Përgjimet diktuan paligjshmërinë, personat që kanë marrë ryshfet të shkojnë në burg

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se përgjime ambientale diktuan paligjshmërinë, në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga biznese private.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se persona përgjegjës për territorin, u thonin pronarëve të bizneseve se gjërat do të rregullohen me vonë.

Karamuço shtoi se personat që kanë marrë ryshfet duhet të shkojnë në burg.

“Ka përgjime ambientale gjatë këtyre 72 orëve, ku persona përgjegjës me autoritet shtetëror që duhet ta kishin kontrolluar me kohë këtë territor, u justifikohen këtyre operatorëve të paligjshëm, me faktin që tani kjo është vendimmarrje e kryeministrit, do na e bëni hallall, por do rregullohet më vonë. Pastaj, këta persona i gjen në shpurën e ministrave që shkojnë në disa prej qyteteve dhe evidentojnë zonat, dhe janë të zverdhur, kanë marrë lekët. Ne kemi masën e parë, ndaj biznesit të paligjshëm, por duhet të heqim shpurën mbrapa që kanë dy paga, një në shtet dhe një në privat. Disa prej tyre duhet të shkojnë në burg. Ne duhet t’i heqim nga administrata zgjedhore. Duke i pasur si numërues, deputetët i promovojnë. Nëse shmanget, është një nga gjërat, që politika dhe vendimmarrja bëhet më e qëndrueshme. Nuk duhet të bëjmë fushata. Këta pronarët e lokaleve të shohin në sy, a e keni seriozisht? Ai shkon e prish në drekë dhe në darkë me pronarin, shohin se si do e bëjnë. Kjo duhet të përfundojë një herë e mirë.”, theksoi ai./abcnews.al

Dorëheqja e kreut të AMP, Karamuço zbardh prapaskenat: Lidhje me ‘fshesën’ Rama

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dorëheqja e kreut të AMP, Florian Sulejmani ka lidhje me “fshesën” e kryeministrit Edi Rama, që ka përfshirë edhe policinë, në lidhje me mbrojtjen e territorit për ndërtimet pa leje.

Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se ka një shkundje të policisë.

“Ka një shkundje. Ky operacion i fundit ka nxjerrë në pah jo eficentën e disa institucioneve. Edhe AMP pati kostot e veta. Po ashtu edhe për kontrollin e territorit. Ka pasur edhe denocime për punonjës të AMP që kishin kryer uzurpime. Mendoj se në kuadër të gjithë kësaj që po kërkohet, drejtori i përgjithshëm i policisë ka pasur takim të veçantë, nuk është bërë publik. Ka kërkuar fuqizim të strukturave. Duhet të ketë masa. Patjetër që ka lidhje, dëgjoni në ditët në vijim, masat të jera konkrete që do merren te inspektorët e tjerë të AMP, që janë pjesë e asaj që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve.”, theksoi ai.

The post Dorëheqja e kreut të AMP, Karamuço zbardh prapaskenat: Lidhje me ‘fshesën’ Rama appeared first on Sot News | Lajme.

“Të rinjtë po punojnë nën rrogoz!” Karamuço: Janë zbardhur ngjarjet kriminale deri 2021, të tjerë s’bien në sy…

“SPAK ka ‘gjunjëzuar’ shumë banda kriminale, por ka të tjera që ende nuk njihen!” Këtë tha profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” duke shtuar se kjo është një sfidë për Gjykatën e Posaçme.

Sipas tij janë zbardhur vetëm ngjarje, që kanë ndodhur deri në mars të 2021.

“Edhe në Shkodër ka emra të rinj, që do t’i marrim vesh kur të fillojnë bëmat e reja! Edhe për Lezhën, Kukësin, janë disa zona që nuk i kemi llogaritur, por na dalin që kanë aktivitet. Kemi Rrëshenin, Dibrën, kemi Korçën që vijnë të dhëna nga policia greke, që thotë kalojnë kokainë, kalojnë heroinë. Kush grup i ka në posedim? Janë disa grupe që kanë punuar nën rrogoz, me vitrinën e bizneseve të tyre të ligjshme! E s’kanë rënë në sy. Këtu është puna e SPAK, të luftojë dhe këta që s’bien në sy se janë të rrezikshëm,” sqaroi Ervin Karamuço.

Ai shtoi se SPAK ka kapacitete dhe mjetet që të zbulojë figurat e reja të krimit.

Ndërsa gazetarja, Anduena Llabani sqaroi se teknologjia po sofistikon grupet kriminale. Shumë nga ta shtoi gazetarja, janë ndarë në nëngrupe për shkak të eliminimit të krerëve.

Ajo bëri të ditur se janë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe se mes tyre ka konflikte të brendshme, që jo në pak raste kanë kryer ekzekutime mafioze.

“Grupet janë prekur nga SPAK, por kanë ende ndikime në zonat ku kanë vepruar. Rrënjët e tyre janë shumë të thella,” përfundon Llabani.

/abcnews.al/

A janë bandat shqiptare më të sofistikuara se kurrë? Karamuço ngre alarmin: Ka ende grupe kriminale aktive në zona që..

“SPAK ka ‘gjunjëzuar’ shumë banda kriminale, por ka të tjera që ende nuk njihen!” Këtë tha profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço në  një emision televiziv  duke shtuar se kjo është një sfidë për Gjykatën e Posaçme.

Sipas tij janë zbardhur vetëm ngjarje, që kanë ndodhur deri në mars të 2021.

“Edhe në Shkodër ka emra të rinj, që do t’i marrim vesh kur të fillojnë bëmat e reja! Edhe për Lezhën, Kukësin, janë disa zona që nuk i kemi llogaritur, por na dalin që kanë aktivitet. Kemi Rrëshenin, Dibrën, kemi Korçën që vijnë të dhëna nga policia greke, që thotë kalojnë kokainë, kalojnë heroinë. Kush grup i ka në posedim? Janë disa grupe që kanë punuar nën rrogoz, me vitrinën e bizneseve të tyre të ligjshme! E s’kanë rënë në sy. Këtu është puna e SPAK, të luftojë dhe këta që s’bien në sy se janë të rrezikshëm,” sqaroi Ervin Karamuço.

Ai shtoi se SPAK ka kapacitete dhe mjetet që të zbulojë figurat e reja të krimit.

Ndërsa gazetarja, Anduena Llabani sqaroi se teknologjia po sofistikon grupet kriminale. Shumë nga ta shtoi gazetarja, janë ndarë në nëngrupe për shkak të eliminimit të krerëve.

Ajo bëri të ditur se janë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe se mes tyre ka konflikte të brendshme, që jo në pak raste kanë kryer ekzekutime mafioze.

“Grupet janë prekur nga SPAK, por kanë ende ndikime në zonat ku kanë vepruar. Rrënjët e tyre janë shumë të thella.

 

 

The post A janë bandat shqiptare më të sofistikuara se kurrë? Karamuço ngre alarmin: Ka ende grupe kriminale aktive në zona që.. appeared first on Sot News | Lajme.

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, ka komentuar situatën me ndërtimet në Shqipëri dhe ekonominë e narkoeuros. Sipas tij, ndërtimi ka një varësi totale nga paratë e krimit dhe konsiderohet si sektori më i predispozuar për të ricikluar paratë. Po ashtu ai theksoi se kur popullsia ka tendencë rënse, lejet e dhëna në Shqipëri kanë një […]

The post Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike appeared first on BoldNews.al.

Armët sekrete që ka blerë Serbia/ Karamuço: Gjatë një parade në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon

Në një kohë tensionesh gjeopolitike globale dhe me luftërat ne Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë të bërë disa ditë më parë, tha se forcat ushtarake të vendit të tij ndodhen në pozitën e tyre me të fuqishme.

Ai deklaroi se shumë nga blerjet ushtarake të viteve të fundit janë bërë në mënyrë konfidenciale dhe vetëm një rreth shumë i kufizuar individësh është në dijeni të plotë për to, duke sinjalizuar kështu forcimin e mëtejshëm të ushtrisë serbe.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për këtë çështje në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News. Ai tha se Serbia ka blerë shumë armë sekrete.

Gjatë një parade të madhe në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon.

“Serbia ka blerë shumë armë sekrete, edhe serbët vetë do të habiten nga sasia. Vetëm pesë persona e dinë e çfarë armësh janë marrë”, tha mes të tjerash Karamuço.

Kujtojmë se presidenti serb, gjithashtu pati deklaruar se Beogradi zyrtar duhet të mbrohet dhe shembull për diçka të tillë mori marrëveshjen rajonale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu Karamuço u ndal edhe tek deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti Trump më herët deklaroi se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por sipas asaj që shkroi në rrjete sociale, theksoi se ishte ai që e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se kishte “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta”.

/abcnews.al/

Alarmi për ndërtimet/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie

Klodian Muço, ekspert i ekonomisë, ka ngritur shqetësime lidhur me zhvillimet demografike dhe ndikimin e tyre në sektorin e ndërtimit dhe atë bankar në vend. Muço theksoi se Shqipëria po përballet me një tkurrje të vazhdueshme të popullsisë dhe një plakje alarmante të saj, ndërkohë që në mënyrë paradoksale, në Tiranë vazhdojnë të jepen leje […]

The post Alarmi për ndërtimet/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie appeared first on BoldNews.al.

Hakerat iranianë godasin sërish/ Karamuço: Nuk janë sulme që vijnë nga Irani, por nga grupe brenda vendit

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua të premten nga një grup hakerash, duke e bërë të pa mundur aksesimin online.

Sulmi në fjalë është marrë përsipër nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të cilët janë përgjegjës edhe për sulmin që iu bënë institucioneve shqiptare online në vitin 2022.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se sipas tij këto nuk janë sulem që vijnë drejtpërdrejt nga Irani. Karamuço, u shpreh se këto sulme, vijnë nga brenda vendit. Megjithatë u mbetet hetimeve të zbardhin më me detaje rastin.

“Nuk janë sulme që vijnë drejtpërdrejt nga Irani, por që vijnë nga brenda vendit. Janë ene në hetim. Ka pasur dyshime të vazhdueshme      që kjo nuk është faqe autentike e atyre që ne na sulmuan në atë kohë”, tha ai.

/abcnews.al/

“Jo sulm direkt nga Irani”, eksperti Karamuço ngre dyshime: Sulmet ndaj faqeve shtetërore mund të jenë të brendshme

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua të premten nga një grup hakerash, duke e bërë të pa mundur aksesimin online.

Sulmi në fjalë është marrë përsipër nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të cilët janë përgjegjës edhe për sulmin që iu bënë institucioneve shqiptare online në vitin 2022.

Në një intervistë në  një emision televiziv, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se sipas tij këto nuk janë sulem që vijnë drejtpërdrejt nga Irani. Karamuço, u shpreh se këto sulme, vijnë nga brenda vendit. Megjithatë u mbetet hetimeve të zbardhin më me detaje rastin.

“Nuk janë sulme që vijnë drejtpërdrejt nga Irani, por që vijnë nga brenda vendit. Janë ene në hetim. Ka pasur dyshime të vazhdueshme      që kjo nuk është faqe autentike e atyre që ne na sulmuan në atë kohë”, tha ai.

 

The post “Jo sulm direkt nga Irani”, eksperti Karamuço ngre dyshime: Sulmet ndaj faqeve shtetërore mund të jenë të brendshme appeared first on Sot News | Lajme.

Ekstradimi i tre miqve të Talo Çelës/ Eksperti i Kriminalistikës: Një prej tyre, mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Aldo Xhika, tre miq të Talo Çelës u ekstraduan një natë më parë nga Dubai.

Eksperti Ervin Karamuço, në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News tha se do të ketë deportime të tjera dhe se nuk ka të bëjë me ekstradime, por deportime.

Ai nënvizoi se kjo nuk po bëhet vetëm për shqiptarët, por edhe për gjithë rajonin. Gjithashtu shtoi se ka informacion se një nga të ekstraduarit, mund të kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Ka një informacion të pakonfirmuar që njëri prej tyre që ka ardhur mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ende nuk është konfirmuar, dhe kjo mbetet të shihet në vijim. Pra mund të themi që ka një person që ka shprehur dëshirën për të folur. Ai mund të ndihmojë hetimet dhe pse jo mund të jetë komplementar. Këto i bëjnë mirë procesit. Deri tani nuk ka asnjë informacion për Talo Celën, nuk dihet deri më sot fati i tij”, tha ai.

/abcnews.al/

Të shtënat me armë lokalit në Fushë Krujë/ Karamuço: Mesazh nga autorët, për probleme që i përkasin pronarit

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në një lokal në Fushë Krujë. Pronari i lokalit rezultoi të jetë Mond Voga, i cili ka qenë ish-shoferi i Arjan Ndojës, të cilit iu bë atentat në vitin 2019, në një kohë kur ishte prokuror.

Sipas ekspertit të Kriminalistikës, Ervin Karamuço, kjo ngjarja është një mesazh që kanë tentuar të japin autorët.

“Nga rrethanat në vendngjarja ajo është vetëm për kërcënim, shantazh. Apo për të dhënë një mesazh. Ngjarja me avokatin mendoj që është shumë larg dhe nuk ka lidhje me atë ngjarje. Mund të ketë lidhje me ngjarje që janë më të freskëta. Pasi avokati Ilia, ka pasur problemet që ka pasur dhe drejtësia është marrë. E mira është të mos vendosim një paralele sepse mendoj që janë gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”, tha ai.

Po ashtu theksoi se kjo ngjarje sipas tij mund të ketë në problematiken e saj situata që i përkasin individit.

“Nuk mendoj se kjo ka lidhje me zotin Ndoja. Por me probleme që lidhen me zonën, pasurinë dhe që i përkasin ati si individ. Pra duhet të jetë fokusi më shumë tek kjo pjesë. Në lidhje me motivet duhet të flasë vetë i shënjestruari, por në të tilla ngjarje duhet të shihen kamerat e sigurisë, gëzhojat, në vendngjarje, të dhëna nga dëshmitarë të ndryshëm. Janë shumë veprime që po ndërmerren nga ana e grupit hetimor”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

“Çernobil i dytë”, Karamuço: Katastrofa që plas nëse SHBA godet centralin e Iranit

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në emisionin Now në Euronews Albania skenarin se si SHBA mund të ndërhyjë për të sulmuar centralin bërthamor të Iranit Fordow, me bomba që depërtojnë deri në 60 metra thellësi.

Karamuço tha se diskutimi që po zhvillohet sot me ekspertëve dhe shkencëtarëve ndërkombëtare është se cila mund të jetë pasoja e këtyre bombardimeve, duke qenë se nuk dihet çfarë materialesh gjenden brenda atyre bunkerëve që mund të shkaktojë një Çernobil të dytë.

“Agjencia ndërkombëtare e OKB thotë se nuk dihet çfarë materialesh ka në bunkerët e Iranit. Mos na ndodh një Çernobil i dytë? Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe mes shkencëtarëve. Po diskutohet, ky bombardim dëmton vetëm centrifugat apo prek materiale të tjera radioaktive të cilat çlirohen përmes djegies dhe na krijojnë një Çernobil të dytë. Çfarë do të ndodhë realisht, pasojat nuk i dimë ende. Por ka një gjë tjetër aktualisht, që dyshohet se Iranin po e ndihmon edhe Pakistani. Pra nuk mund të themi që Iranit po i mbarojnë raketat se raketat po i vijnë çdo ditë nga Pakistani”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Çernobil i dytë”, Karamuço: Katastrofa që plas nëse SHBA godet centralin e Iranit appeared first on Euronews Albania.

“Irani donte te vriste Trump”, Karamuço: Ja obsesioni i presidentit amerikan

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se Irani ka dashur të vrasë Donad Trump përpara se ai të bëhej president, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kreu të gardës revolucionare iraniane.

Sipas Karamuços ky është një obsesion personal politik i Trump në raport me Iranin.

“Një agjent i ngarkuar i gardës revolucionare islamike të Iranit u arrestua në akuzën e një atentati të organizuar ndaj Trump dhe është rrëfyer se ka qenë si hakmarrje për vrasjen e Sulejmanit dhe ata donin ta vrisnin para se ai të bëhej president. Këtu kemi të bëjmë me një obsesion politik të vetë presidentit Trump. Izraelitët e kanë një problem tjetër jo të lidhur me pasurimin e uraniumit, por me financimin e vazhdueshëm të hezbollahëve dhe Hamasi që bënte Irani. Ngërçi ka ngelur te centrali Fordow, kjo bombë është 13,6 tonë, 6 copë janë në një ishull në oqeanin indian, kanë mbërritur shumë afër Lindjes së Mesme, pritet një avion që të bëjë bombardimi”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Irani donte te vriste Trump”, Karamuço: Ja obsesioni i presidentit amerikan appeared first on Euronews Albania.

“Po përdoret për të justifikuar humbjen”, Karamuço: I njëjti grup që dikur merrej me ‘varreza’, sot shpik ‘trenë’

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në  një emision televiziv u ndal te pretendimet dhe akuzat e pretenduara nga opozita për manipulim masiv të zgjedhjeve, që e quajnë “tren bullgar”.

Gjatë fjalës së tij, Karamuço shpjegoi se të realizosh këtë formë të manipulimit masiv nuk është e thjeshtë, dhe është e pamundur në një qendër votimi, ndërsa nënvizoi se në rast se do të kishte një situatë të tillë “tren bullgar” do të kishte prova pa fund.

“Nuk është e lehtë të realizosh trenin bullgar. Ky proces nuk bëhet pa mbyllur sytë komisionerët dhe vëzhguesit sepse të gjitha lëvizjet mund të sillnin dyshim dhe kjo histori do prodhonte prova pa fund. U kap në Bullgari sepse u bë trashë…Këta që flasin për këtë trenin bullgar, para shumë vitesh janë marrë me varrezat…Janë të njëjtët njerëz që sot flasin për trenin bullgar, kjo bëhet për shtyrje numërimi dhe njëlloj heshtje për ta çuar vendin që në javën e parë të shtatorit të kemi zgjedhje të parakohshme vendore.

Nga ana tjetër analisti Arben Meçe po ashtu tha se është e pamundur që “treni bullgar” të jetë realizuar, duke shtuar se edhe telefoni nuk lejohej të nxirrej.

“Sot është e pamundur për të rast sepse edhe telefonin nuk e nxjerr dot. Dhe tjetra kur ky është veprim masiv, dhe del zbuluar. Një gjë të tillë duhet ta harrojnë”, tha ai.

 

 

The post “Po përdoret për të justifikuar humbjen”, Karamuço: I njëjti grup që dikur merrej me ‘varreza’, sot shpik ‘trenë’ appeared first on Sot News | Lajme.

❌