❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

IZRAEL – Presidenti Herzog kĂ«rkon marrĂ«veshje pĂ«r pengjet dhe armĂ«pushim

TEL AVIV, 6 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti izraelit Isaac Herzog bëri thirrje sot për lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi, gjatë një vizite në Estoni.

“Pengjet janĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« qĂ« u rrezikohet jeta”, tha Herzog pas njĂ« takimi me homologun e tij estonez Alar Karis, nĂ« Talin.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi.

Ashtu si në ditët e mëparshme gjatë vizitave në Letoni dhe Lituani, ai mbajti lart fotografi të dy pengjeve të publikuara së fundmi nga Hamasi.

Sipas burimeve izraelite, 50 persona të rrëmbyer nga Izraeli ende mbahen në Rripin e Gazës, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Herzog tha se Izraeli ka lejuar 30,000 tonë ndihma në Rripin e Gazës javën e kaluar.

OKB ka akuzuar Izraelin për pengimin e shpërndarjes së ndihmës në Gazë.

NjĂ« javĂ« e gjysmĂ« mĂ« parĂ«, Izraeli autorizoi importin e furnizimeve me ndihmĂ« nĂ« njĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« – pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« njĂ« muaj.

Megjithatë, organizatat ndërkombëtare kanë thënë se sasia që po lejohet të hyjë është e pamjaftueshme për të shmangur një krizë të afërt urie. //a.i/

The post IZRAEL – Presidenti Herzog kĂ«rkon marrĂ«veshje pĂ«r pengjet dhe armĂ«pushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi ishin “konstruktive” ndĂ«rsa afrohet afati i fundit i armĂ«pushimit

MOSKË, 6 gusht /ATSH-DPA/- VetĂ«m pak ditĂ« para afatit tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump pĂ«r njĂ« armĂ«pushim nĂ« UkrainĂ«, i dĂ«rguari i tij i posaçëm Steve Witkoff zhvilloi sot njĂ« raund tjetĂ«r bisedimesh nĂ« MoskĂ«.

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Witkoff për rreth tre orë në Kremlin.

“KĂ«shilltari i politikĂ«s sĂ« jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, e pĂ«rshkroi vizitĂ«n si tĂ« dobishme dhe konstruktive”, sipas agjencisĂ« shtetĂ«rore ruse tĂ« lajmeve TASS.

Ushakov tha se Moska kishte marrĂ« “sinjale” nga Witkoff nĂ« lidhje me qĂ«ndrimin e Uashingtonit ndaj UkrainĂ«s dhe se i kishte dĂ«rguar mesazhe Trump nĂ«pĂ«rmjet tĂ« dĂ«rguarit.

Asnjëra palë nuk zbuloi detaje të diskutimeve.

Pas disa vitesh kontakti të kufizuar midis Uashingtonit dhe Moskës për shkak të luftës së nisur nga Putini kundër Ukrainës, Witkoff e ka vizituar Rusinë pesë herë këtë vit.

NĂ« korrik, Trump i dha MoskĂ«s njĂ« afat 50-ditor pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s. I zemĂ«ruar nga sulmet e vazhdueshme ndaj civilĂ«ve ukrainas, Trump mĂ« vonĂ« e shkurtoi afatin nĂ« 12 ditĂ« – qĂ« pĂ«rfundon kĂ«tĂ« tĂ« premte.

Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me njĂ« valĂ« tĂ« ashpĂ«r sanksionesh nĂ«se Moska nuk i pĂ«rmbush detyrimet, duke pĂ«rfshirĂ« “tarifa dytĂ«sore” kundĂ«r vendeve qĂ« blejnĂ« energji ruse, pĂ«r tĂ« penguar financimin e luftĂ«s sĂ« Kremlinit.

Pikërisht në këtë kontekst, Trump njoftoi sot se po i rriste tarifat ndaj Indisë në 50% për shkak të blerjes së naftës ruse. Norma do të hyjë në fuqi brenda 21 ditësh.

Por ende nuk dihet se sa i pĂ«rgatitur Ă«shtĂ« Trump – i cili shpesh Ă«shtĂ« mburrur me raportin e tij personal me Putinin – pĂ«r tĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar sanksionet nĂ«se ultimatumi i tij pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje paqeje shpĂ«rfillet. //a.i/

The post RUSI – Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi ishin “konstruktive” ndĂ«rsa afrohet afati i fundit i armĂ«pushimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Do tĂ« vendosen tarifa shtesĂ« pĂ«r vendet qĂ« blejnĂ« naftĂ« nga Rusia

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH/- Presidenti Donald Trump sugjeroi se do tĂ« vendoste tarifa shtesĂ« pĂ«r vendet qĂ« blejnĂ« naftĂ« nga Rusia – pĂ«rfshirĂ« KinĂ«n, sipas CNBC.

Trump gjithashtu pretendoi se nuk kishte njoftuar kurrĂ« njĂ« pĂ«rqindje tĂ« tarifave- qĂ« do t’u vendoste partnerĂ«ve tregtarĂ« rusĂ«.

Më herët, Trump u tha gazetarëve se po planifikonte të vendoste tarifa shumë të ashpra deri në rreth 100%.

Kjo tërheqje retorike sugjeron se Trump mund të mos ketë ndërmend të zbatojë plotësisht kërcënimet e tij të mëparshme.

“Sot kemi njĂ« takim me RusinĂ«. Do tĂ« shohim se çfarĂ« ndodh. Do ta marrim kĂ«tĂ« vendim nĂ« atĂ« kohĂ«â€, tha presidenti amerikan.

I dĂ«rguari special i SHBA-sĂ«, Steve Witkoff, mbĂ«rriti sot nĂ« Rusi pĂ«r takime me zyrtarĂ« rusĂ«, pĂ«rpara afatit tĂ« 8 gushtit tĂ« vendosur nga Trump – qĂ« Moska tĂ« arrijĂ« njĂ« armĂ«pushim me UkrainĂ«n.

AleatĂ«t e UkrainĂ«s thanĂ« se blerjet e naftĂ«s ruse nga vendet, pĂ«rfshirĂ« KinĂ«n dhe IndinĂ«, kanĂ« ndihmuar nĂ« mbĂ«shtetjen e ekonomisĂ« sĂ« udhĂ«heqĂ«sit rus Vladimir Putin dhe kanĂ« ulur presionin mbi MoskĂ«n pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund njĂ« lufte – qĂ« tani Ă«shtĂ« nĂ« vitin e saj tĂ« katĂ«rt.

Gjithashtu, Trump tha pĂ«r CNBC se po “i afrohej shumĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje” me KinĂ«n pĂ«r tĂ« zgjatur armĂ«pushimin tregtar – pasi tĂ« dyja vendet ranĂ« dakord pĂ«r uljen e tarifave reciproke dhe lehtĂ«simin e kufizimeve tĂ« eksportit pĂ«r magnetet e rralla tĂ« tokĂ«s dhe teknologji tĂ« caktuara. //a.i./

The post SHBA – Trump: Do tĂ« vendosen tarifa shtesĂ« pĂ«r vendet qĂ« blejnĂ« naftĂ« nga Rusia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SONDAZH – Trump mĂ« popullor se Starmer nĂ« BritaninĂ« e Madhe

LONDËR, 6 gusht /ATSH-ANSA/-  NjĂ« sondazh, i kryer sĂ« fundmi, tregoi se kryeministri britanik laburist, Keir Starmer – nĂ« qeveri pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit – Ă«shtĂ« mĂ« pak popullor nĂ« BritaninĂ« e Madhe se presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump.

Duke u mbĂ«shtetur nĂ« tĂ« dhĂ«nat e publikuara nga “City AM” dhe “Freshwater Strategies”, lideri aktual i “Downing Street” pĂ«lqehet vetĂ«m nga 23% e britanikĂ«ve dhe vlerĂ«sohet negativisht nga 60% e qytetarĂ«ve.

Këto shifra e vendosin Starmer pas udhëheqësit të huaj, tradicionalisht jopopullor në Britaninë e Madhe, Donald Trump, i cili vlerësohet nga 26% e britanikëve krahasuar me 57% të qytetarëve që nuk e pëlqejnë atë.

Kemi Badenoch, liderja e PartisĂ« Konservatore qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2024 – qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« krizĂ« tĂ« gjatĂ« – gjithashtu ka njĂ« performancĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« se Starmer, 24% e qytetarĂ«ve e vlerĂ«sojnĂ« pozitivisht dhe 35% e tyre nuk e mbĂ«shtesin.

Ndërkohë, Nigel Farage forcon epërsinë e tij edhe në aspektin e vlerësimeve personale, me 37% të popullsisë britanike që e vlerësojnë atë pozitivisht dhe 41% që shprehin mosmiratim. //a.i/

 

The post SONDAZH – Trump mĂ« popullor se Starmer nĂ« BritaninĂ« e Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – Karol Nawrocki betohet si president i PolonisĂ«

VARSHAVË, 6 gusht /ATSH-DPA/-Presidenti i ri i krahut tĂ« djathtĂ« i PolonisĂ«, Karol Nawrocki bĂ«ri sot betimin dhe menjĂ«herĂ« doli me njĂ« deklaratĂ« kundĂ«r emigrimit dhe euros.

“UnĂ« do tĂ« jem zĂ«ri i qytetarĂ«ve qĂ« duan sovranitet dhe siguri”, tha Nawrocki nĂ« fjalimin e tij

“Jo emigrimit tĂ« paligjshĂ«m, po zlotit, jo euros”, tha ai.

Polonia aktualisht nuk e ka monedhën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe partia opozitare konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila mbështeti Nawrocki, kundërshton miratimin e saj.

Historiani 42-vjeçar, i cili kandidoi si i pavarur, fitoi zgjedhjet e balotazhit në fillim të qershorit me një diferencë të vogël ndaj kryetarit liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski.

Fitorja shënoi një humbje të rëndësishme politike për qeverinë pro-evropiane të kryeministrit Donald Tusk.

Përveçse një euroskeptik, Nawrocki është gjithashtu një mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i ri polak pritet të sjellë një ndryshim politik në Poloni.

Nawrocki pasoi Andrzej Duda, i cili duhej të jepte dorëheqjen pas dy mandateve në detyrë.

Tradicionalisht, presidenti në Poloni bën betimin para Asamblesë Kombëtare, e cila përbëhet nga dy dhomat e parlamentit. //a.i/

The post VARSHAVË – Karol Nawrocki betohet si president i PolonisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Burgosen adoleshentĂ«t qĂ« torturuan dy kotele deri nĂ« vrasjen e tyre

LONDËR, 6 gusht /ATSH/- NjĂ« gjyqtare nĂ« BritaninĂ« e Madhe dĂ«noi dy adoleshentĂ« 17-vjeçarĂ« – njĂ« djalĂ« dhe njĂ« vajzĂ« – pĂ«rkatĂ«sisht me njĂ« vit e nĂ«ntĂ« muaj paraburgim pĂ«r torturimin dhe vrasjen “sadiste” tĂ« dy koteleve.

Dy kotelet u gjetën të lidhura me litarë në një park në Londrën veriperëndimore në maj.

Të dyja kotelet kishin djegie në gëzof dhe mish.

Policia gjeti gjithashtu thika, pajisje djegëse dhe gërshërë në vendngjarje.

Dy adoleshentët pranuan fajësinë për posedimin e një thike dhe shkaktimin e vuajtjeve të panevojshme te kafshët.

“Vrasjet, pa dyshim janĂ« veprat mĂ« tĂ« tmerrshme kundĂ«r kafshĂ«ve qĂ« kam parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« gjykatĂ«â€, tha gjyqtarja e qarkut, Hina Rai.

Sipas BBC, policia e Britanisë së Madhe po heton lidhjet e mundshme me një rrjet më të gjerë ndërkombëtar të përdoruesve në internet që ndajnë dhe filmojnë pamje të maceve që torturohen ose vriten. //a.i/

The post BM – Burgosen adoleshentĂ«t qĂ« torturuan dy kotele deri nĂ« vrasjen e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Portugalia goditet nga njĂ« valĂ« e re e tĂ« nxehtit, temperatura deri nĂ« 41ÂșC

LISBONË, 6 gusht /ATSH/- Portugalia po pĂ«rjeton njĂ« valĂ« tĂ« re tĂ« tĂ« nxehtit, me temperatura qĂ« arrijnĂ« nĂ« 41 gradĂ« Celsius. Gushti mund tĂ« jetĂ« muaji mĂ« i nxehti nĂ« 15-20 vitet e fundit, sipas “Euronews”.

Temperaturat minimale variojnë nga 16 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale variojnë nga 28 deri në 41 gradë Celsius.

Rajonet veriore të Portugalisë, Viana do Castelo, Braga, Porto, Vila Real dhe Bragança, janë sërish subjekt i një alarmi të kuq të të nxehtit.

“Alarmi i kuq, shkalla mĂ« e lartĂ«, Ă«shtĂ« lĂ«shuar pĂ«r shkak tĂ« vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« temperaturave maksimale jashtĂ«zakonisht tĂ« larta, pĂ«rveç bregdetit”, sipas Institutit Meteorologjik Portugez (IPMA).

Gushti mund të jetë më i nxehti në 15-20 vitet e fundit, në terma të përgjithshëm, veçanërisht për sa i përket temperaturave minimale, por edhe për sa i përket temperaturave maksimale.

Duke filluar nga 10 gushti, Portugalia do të përjetojë një rritje të mëtejshme të temperaturave.

Portugalia ka hyrë në një gjendje gatishmërie për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve në ditët në vijim.

“NĂ« LisbonĂ« parashikohen temperatura mbi 35 gradĂ« Celsius deri nĂ« 50 ditĂ« nĂ« vit”, sipas njĂ« grupi ekspertĂ«sh. //a.i/

 

The post METEO – Portugalia goditet nga njĂ« valĂ« e re e tĂ« nxehtit, temperatura deri nĂ« 41ÂșC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Terry Reid, muzikanti britanik qĂ« performoi me “Rolling Stones” dhe Jimmy Page vdes nĂ« moshĂ«n 75-vjeçare

LONDËR, 5 gusht /ATSH/- I njohur si ‘Superlungs’, Reid refuzoi rolin e vokalistit nĂ« grupet angleze tĂ« rock-ut “Led Zeppelin” dhe “Deep Purple” pĂ«r t’u pĂ«rqendruar nĂ« karrierĂ«n solo, sipas “The Guardian”.

Terry Reid, muzikanti britanik – zĂ«ri i tĂ« cilit ishte i lartĂ« dhe shpirtĂ«ror i dha atij nofkĂ«n “Superlungs”, dhe karriera e tĂ« cilit u kryqĂ«zua me “Rolling Stones” dhe Jimmy Page – ka vdekur nĂ« moshĂ«n 75-vjeçare.

NĂ« muajt e fundit, Terry Reid po trajtohej pĂ«r kancer. Reid nuk pati kurrĂ« njĂ« hit nĂ« listat e BM-sĂ« – por albume tĂ« tilla si “River” i vitit 1973 mbeten tĂ« vlerĂ«suara nga kritika.

“Led Zeppelin” dhe “Deep Purple” i ofruan Reid tĂ« ishte kĂ«ngĂ«tari kryesor i tyre, por ai  refuzoi tĂ« bashkĂ«punonte.

“Ka vetĂ«m tre gjĂ«ra qĂ« ndodhin nĂ« Angli: Rolling Stones, Beatles dhe Terry Reid”, tha nĂ« vitin 1968 Aretha Franklin.

I lindur dhe i rritur nĂ« Cambridgeshire, Reid ishte kĂ«ngĂ«tar, kitarist dhe kompozitor, fillimisht me grupin “Redbeats”.

Pasi punoi me Peter Jay dhe “Jaywalkers”, Reid u ftua tĂ« bashkohej me grupin e fundit.

NĂ« moshĂ«n 16-vjeçare, ai performoi me “Rolling Stones” nĂ« turne sĂ« bashku me Ike & Tina Turner dhe “Yardbirds”.

Pasi u shkĂ«put si artist solo dhe u miqĂ«sua me Jimi Hendrix, Reid u bashkua sĂ«rish me “Rolling Stones” nĂ« turnetĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« SHBA-nĂ«.

Kitaristi i “Yardbirds”, Jimmy Page, e admironte Reid dhe e ftoi tĂ« bashkohej me grupin e ri qĂ« po formonte, por Reid e refuzoi, duke pĂ«rmendur angazhimin e tij ndaj turneut amerikan me “Rolling Stones”.

Ai rekomandoi Robert Plant, kĂ«ngĂ«tarin e “Band of Joy”, sĂ« bashku me bateristin e grupit, John Bonham: tĂ« dy artistĂ«t iu bashkuan Jimmy Page dhe formuan “Led Zeppelin”.

Ai gjithashtu refuzoi ofertĂ«n e Ritchie Blackmore pĂ«r tĂ« qenĂ« kĂ«ngĂ«tari kryesor i “Deep Purple” pas largimit tĂ« Rod Evans nĂ« vitin 1969.

Reid nënshkroi një marrëveshje menaxhimi dhe regjistrimi me Mickie Most, i cili mbikëqyri dy albumet e tij të para në studio.

Albumi i tij i parĂ« “Bang Bang, You’re Terry Reid” pĂ«rmbante njĂ« kĂ«ngĂ« qĂ« ai e shkroi kur ishte 14 vjeç, “Without Expression”, e cila do tĂ« pĂ«rfundonte duke u interpretuar nga John Mellencamp, REO Speedwagon dhe Crosby, Stills, Nash & Young.

Por albumet e tij nuk ishin suksese komerciale, dhe Reid, duke mos qenë dakord me Most, përfundimisht u nda prej tij.

Pas disa vitesh nĂ« harresĂ« pĂ«r shkak tĂ« njĂ« mosmarrĂ«veshjeje me Most, Reid u rikthye pĂ«r tĂ« regjistruar albumin “River” tĂ« vitit 1973, i pari nga tre albumet e asaj dekade, dhe u zhvendos nĂ« Kaliforni.

Ai hoqi dorë nga karriera e tij solo në vitet 1980, duke u përqendruar në bashkëpunime me artistë, përfshirë Bonnie Raitt, Don Henley dhe Jackson Browne.

NjĂ« rikthim nĂ« vitin 1991 me albumin “The Driver” tĂ« regjistruar nĂ« studion e Trevor Horn nuk pati sukses komercial dhe megjithĂ«se versioni i tij i kĂ«ngĂ«s “Gimme Some Lovin” i grupit britanik “Spencer Davis Group” u shfaq nĂ« kolonĂ«n zanore tĂ« filmit “Days of Thunder” me Tom Cruise, Reid mĂ« vonĂ« e shpalli “The Driver” “tĂ« padĂ«gjueshĂ«m”.

Ai gjithashtu vazhdoi të bënte turne, por iu desh të anulonte një seri koncertesh kohët e fundit për shkak të semundjes së kancerit.

Reid la pas bashkëshorten e tij, Annette. Homazhe u bënë nga shumë muzikantë, përfshirë Joe Bonamassa, i cili tha se Reid ishte një nga artistët më të mëdhenj që ka ekzistuar ndonjëherë dhe një person dhe shpirt i bukur. //a.i/

The post Terry Reid, muzikanti britanik qĂ« performoi me “Rolling Stones” dhe Jimmy Page vdes nĂ« moshĂ«n 75-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Francis Ford Coppola, regjisori italian fitues i çmimit “Oscar” shtrohet nĂ« spital 

ROMË, 5 gusht /ATSH-ANSA/- Regjisori i njohur italian, fitues i çmimit “Oscar” Francis Ford Coppola, Ă«shtĂ« shtruar sot nĂ« spitalin “Tor Vergata”, nĂ« RomĂ«.

Coppola mori pjesĂ« nĂ« Festivalin Magna Graecia nĂ« Kalabri nĂ« korrik pĂ«r tĂ« prezantuar filmin e tij tĂ« fundit, “Megalopolis”.

Regjisori, 86 vjeç, kaloi një pjesë të verës në Itali, duke kërkuar vende për filmin e tij të ri, xhirimet e të cilit janë planifikuar të nisin këtë vjeshtë.

NĂ« mesin e korrikut, Coppola u prit nga njĂ« turmĂ« tĂ« rinjsh nĂ« Soverato – si i ftuar special nĂ« premierĂ«n e Festivalit tĂ« Filmit Magna Graecia.

“TĂ« rinjtĂ« mĂ« thonĂ« se bota Ă«shtĂ« njĂ« katastrofĂ«, por unĂ« pĂ«rgjigjem se nuk ka problem qĂ« njeriu nuk mund ta zgjidhĂ«â€, tha ai.

“Ne duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« tĂ« ardhme tĂ« re tĂ« shkĂ«lqyer dhe ta bĂ«jmĂ« atĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« mirĂ«n e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«. Dhe sonte po bĂ«jmĂ« njĂ« hap drejt sĂ« ardhmes”, tha Coppola.

Pasi fitoi njĂ« çmim “Oscar” dhe u bĂ« njĂ« ikonĂ« e Hollivudit, Coppola vendosi tĂ« merrej me njĂ« film tĂ« vetĂ«financuar prej 120 milionĂ« dollarĂ«sh, “Megalopolis”, njĂ« film ambicioz dhe i vlerĂ«suar nga kritika – qĂ« do tĂ« shfaqet premierĂ« nĂ« Festivalin e Filmit nĂ« KanĂ« nĂ« vitin 2025.

Projekti do tĂ« jetĂ« gjithashtu subjekt i njĂ« dokumentari: “Megadoc”, me regji tĂ« Mike Figgis, qĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« debutimin e tij nĂ« Festivalin e Filmit nĂ« Venecia nĂ« vitin 2025.

Coppola ka lidhje shumë të ngushta me Italinë, dhe në veçanti me rajonin e Bazilikatës.

Agostino, gjyshi i Francis, emigroi nga Bernalda në fillim të viteve 1900, dhe më 1 maj 1989, Coppola u bë qytetar nderi i qytetit, ku ai shpesh kalon pushimet e tij, duke shijuar gjithashtu plazhet e Metapontos, pranë detit Jon.

Regjisori ka një plan për të rigjallëruar zonën e Metapontos; në fakt, ai ka blerë një ndërtesë të vjetër në Bernalda për ta shndërruar atë në një hotel. //a.i/

The post Francis Ford Coppola, regjisori italian fitues i çmimit “Oscar” shtrohet nĂ« spital  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Netanyahu takon zyrtarĂ«t e sigurisĂ« ndĂ«rsa Izraeli shqyrton pushtimin e plotĂ« tĂ« GazĂ«s

TEL AVIV, 5 gusht /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua sot me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« sigurisĂ« pĂ«r tĂ« finalizuar njĂ« strategji tĂ« re pĂ«r luftĂ«n 22-mujore nĂ« Gaza, tha sot zyra e tij, sipas “Reuters”.

Pavarësisht presionit të fortë ndërkombëtar për një armëpushim për të lehtësuar krizën e urisë dhe kushtet e tmerrshme në enklavën e rrethuar palestineze, përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas kanë dështuar.

“TetĂ« persona tĂ« tjerĂ« vdiqĂ«n nga uria ose kequshqyerja nĂ« 24 orĂ«t e fundit”, tha Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e GazĂ«s, ndĂ«rsa 79 tĂ« tjerĂ« vdiqĂ«n nĂ« sulmet e fundit izraelite.

Zyra e kryeministrit tha se Netanyahu kishte mbajtur njĂ« “diskutim tĂ« kufizuar sigurie” qĂ« zgjati rreth tre orĂ«, gjatĂ« tĂ« cilit shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m ushtarak Eyal Zamir prezantoi opsionet pĂ«r vazhdimin e fushatĂ«s nĂ« GazĂ«.

NjĂ« zyrtar izraelit tha mĂ« herĂ«t se ministri i Mbrojtjes, Israel Katz dhe ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, njĂ« njeri i besueshĂ«m i Netanyahut, do tĂ« merrnin pjesĂ« gjithashtu nĂ« takim pĂ«r tĂ« vendosur mbi njĂ« strategji qĂ« do t’ia paraqiste kabinetit kĂ«tĂ« javĂ«.

“Channel 12” i Izraelit, duke cituar njĂ« zyrtar nga zyra e Netanyahut, tha se kryeministri po kĂ«rkonte marrjen e kontrollit tĂ« tĂ« gjithĂ« territorit.

Kjo do tĂ« pĂ«rmbyste vendimin e vitit 2005 pĂ«r t’u tĂ«rhequr nga Gaza, duke ruajtur kontrollin mbi kufijtĂ« e saj, njĂ« veprim qĂ« partitĂ« e krahut tĂ« djathtĂ« e fajĂ«sojnĂ« pĂ«r marrjen e pushtetit nga Hamasi.

Megjithatë, nuk ishte e qartë nëse Netanyahu po parashikonte një pushtim të zgjatur apo një operacion afatshkurtër që synonte shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve izraelite.

Zyra e kryeministrit nuk pranoi tĂ« komentonte mbi raportin e “Channel 12”.

“ËshtĂ« ende e nevojshme tĂ« pĂ«rfundojmĂ« mposhtjen e armikut nĂ« GazĂ«, tĂ« lirojmĂ« pengjet tona dhe tĂ« sigurohemi qĂ« Gaza tĂ« mos pĂ«rbĂ«jĂ« mĂ« kurrĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r Izraelin”, u tha Netanyahu rekrutĂ«ve tĂ« rinj nĂ« njĂ« bazĂ« ushtarake.

“Ne nuk do tĂ« heqim dorĂ« nga asnjĂ« nga kĂ«to misione”, shtoi ai.

Lufta u shkaktua nga sulmet e militantëve të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke kapur 251 pengje. //a.i/

 

The post TEL AVIV – Netanyahu takon zyrtarĂ«t e sigurisĂ« ndĂ«rsa Izraeli shqyrton pushtimin e plotĂ« tĂ« GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – BM nis zbatimin e marrĂ«veshjes me FrancĂ«n pĂ«r kthimin e emigrantĂ«ve

LONDËR, 5 gusht /ATSH/- Britania e Madhe tha se do tĂ« fillojĂ« zbatimin e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r tĂ« kthyer disa emigrantĂ« qĂ« mbĂ«rrijnĂ« me anije tĂ« vogla nĂ« FrancĂ« brenda disa ditĂ«sh, njĂ« pjesĂ« kyçe e planeve tĂ« saj pĂ«r tĂ« reduktuar emigrimin e paligjshĂ«m, sipas “Reuters”.

Sipas marrëveshjes së re, Franca ka rënë dakord të pranojë kthimin e personave pa dokumente që mbërrijnë në BM me anije të vogla, ndërsa Britania e Madhe do të pranojë një numër të barabartë azilkërkuesish legjitimë me lidhje familjare britanike.

Kryeministri Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron njoftuan skemën pilot për kthimin e emigrantëve, muajin e kaluar.

Më shumë se 25 000 emigrantë kanë mbërritur në BM me anije të vogla deri më tani në vitin 2025.

Starmer Ă«shtĂ« zotuar tĂ« “shkatĂ«rrojĂ« bandat” e kontrabandistĂ«ve nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« zvogĂ«luar numrin e mbĂ«rritjeve.

Starmer, popullariteti i tĂ« cilit ka rĂ«nĂ« qĂ« nga fitorja nĂ« zgjedhje vitin e kaluar, po pĂ«rballet me njĂ« presion pĂ«r tĂ« ndaluar emigrantĂ«t qĂ« vijnĂ« me anijet e vogla – nga partia “Reform UK” e Nigel Farage, e cila kryeson sondazhet kombĂ«tare tĂ« opinionit.

Ministri i BrendshĂ«m francez, Bruno Retailleau tha nĂ« X se marrĂ«veshja e re midis vendeve kishte njĂ« “objektiv tĂ« qartĂ«â€ pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar rrjetet e kontrabandĂ«s sĂ« njerĂ«zve, megjithĂ«se ministrja e Brendshme britanike Yvette Cooper nuk tha se sa njerĂ«z do tĂ« ktheheshin sipas skemĂ«s.

Burime qeveritare thanë më parë se marrëveshja do të përfshinte rreth 50 kthime në javë, ose 2 600 në vit. //a.i/

 

The post LONDËR – BM nis zbatimin e marrĂ«veshjes me FrancĂ«n pĂ«r kthimin e emigrantĂ«ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së rock-ut, Ozzy Osbourne

LONDËR, 5 gusht /ATSH/- Dy javĂ« pasi rock-eri i “Black Sabbath” ndĂ«rroi jetĂ« nĂ« moshĂ«n 76-vjeçare, Ă«shtĂ« konfirmuar se shkaku zyrtar i vdekjes sĂ« tij ishte njĂ« atak nĂ« zemĂ«r – e cituar nĂ« certifikatĂ«n e vdekjes – tĂ« paraqitur nga vajza e tij Aimee Osbourne – si dhe sĂ«mundje e arteries koronare, sipas “New York Times”.

Certifikata thotĂ« se Osbourne vdiq nga “(a) Arrest kardiak jashtĂ« spitalit (b) Infarkt akut miokardi (c) SĂ«mundje e arteries koronare dhe sĂ«mundje e Parkinsonit me mosfunksionim autonom (Shkaqe tĂ« kyçeve).”

Familja e Ozzy-t njoftoi në një deklaratë se legjenda e rock-ut kishte vdekur në mëngjesin e 22 korrikut.

Vetëm disa ditë më parë, vajza e Ozzy-t, Kelly, hodhi poshtë thashethemet se shëndeti i babait të saj po përkeqësohej me shpejtësi dhe se ai dhe nëna e saj Sharon kishin bërë një pakt vetëvrasjeje.

“Ai nuk po vdes”, tha ajo nĂ« Instagram mĂ« 11 korrik.

“Po, ai vuan nga sĂ«mundja e Parkinsonit dhe lĂ«vizshmĂ«ria e tij Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht e ndryshme nga ç’ishte mĂ« parĂ«, por ai nuk po vdes”, shtoi Kelly.

PĂ«rveç sĂ«mundjes sĂ« Parkinsonit, Ozzy – emri i vĂ«rtetĂ« i tĂ« cilit Ă«shtĂ« John Michael Osbourne – kishte luftuar me njĂ« sĂ«rĂ« problemesh shĂ«ndetĂ«sore gjatĂ« viteve, por muzikanti arriti tĂ« ngjitej nĂ« skenĂ« me grupin e tij nĂ« Birmingham, Angli, vetĂ«m disa javĂ« para se tĂ« ndĂ«rronte jetĂ«.

Ozzy u rikthyer nĂ« skenĂ« edhe njĂ« herĂ« – pĂ«r performancĂ«n e tij mĂ« 5 korrik me shokĂ«t e grupit “Black Sabbath”, Tony Iommi, Bill Ward dhe Geezer Butler.

PĂ«rveçse Ozzy bĂ«ri bujĂ« nĂ« muzikĂ«n “heavy metal”, ai ishte i njohur pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« njĂ« reality show – tĂ« transmetuar nĂ« MTV – sĂ« bashku me familjen e tij ” The Osbournes” – nga viti 2002 deri nĂ« vitin 2005. //a.i/

 

The post Zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së rock-ut, Ozzy Osbourne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lady Gaga kryeson me 12 nominime nĂ« çmimet “MTV Video Music Awards 2025”

NJU JORK, 5 gusht /ATSH/- Albumi i fundit i Lady Gaga “Mayhem” ka kryesuar me 12 nominime nĂ« çmimet “MTV Video Music Awards 2025”.

Gaga është nominuar për bashkëpunimin më të mirë, muzikën më të mirë pop, regjinë më të mirë, drejtimin më të mirë artistik, kinematografinë më të mirë, montazhin më të mirë, koreografinë më të mirë, efektet më të mira vizuale, si dhe këngën më të mirë, videon më të mirë, albumin më të mirë dhe artistin më të mirë të vitit.

TĂ« nominuarit e kategorisĂ« “Artisti i Vitit”, pĂ«rfshijnĂ« Bad Bunny, Kendrick Lamar, Morgan Wallen, The Weeknd, BeyoncĂ© dhe Taylor Swift.

BeyoncĂ© dhe Swift janĂ« kryesisht dy figura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pasi secila prej tyre kanĂ« marrĂ« respektivisht, 32 dhe 30 çmime Grammy, duke u shpallur artistet mĂ« tĂ« vlerĂ«suara nĂ« historinĂ« e çmimeve “Grammy Awards”.

Te dyja janĂ« tĂ« nominuara vetĂ«m nĂ« kategorinĂ« e “Artistit tĂ« Vitit” nĂ« “Video Music Awards” (VMA) nĂ« shtator, kĂ«shtu qĂ« nĂ«se njĂ«ra prej tyre fiton, do tĂ« bĂ«het muzikantja mĂ« e vlerĂ«suar nĂ« historinĂ« e VMA-sĂ«.

Gaga ndiqet nga Bruno Mars me 11 nominime; Lamar 10; Sabrina Carpenter dhe “Blackpink” me tetĂ«; Ariana Grande dhe The Weeknd me shtatĂ«; Billie Eilish me gjashtĂ«; Charli xcx me pesĂ«; Bad Bunny, Doechii, Ed Sheeran, Jelly Roll, Miley Cyrus dhe Tate McRae me nga katĂ«r secili.

Shfaqja treorëshe do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën në CBS, më 7 shtator, në orën 20:00 të mbrëmjes.

Do të transmetohet gjithashtu njëkohësisht në MTV dhe do të jetë e disponueshme për transmetim në Paramount+.

Çmimet e VMA-sĂ« tĂ« kĂ«tij viti paraqesin 33 tĂ« nominuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, tĂ« cilĂ«t pĂ«rfshijnĂ« Alex Warren, Blake Shelton, Brent Faiyaz, Gigi Perez, Katseye dhe Lainey Wilson.

Mac Miller u bë gjithashtu artisti i parë që mori nominimin e tij të parë në VMA pas vdekjes.

KĂ«tĂ« vit ka edhe dy kategori tĂ« reja, “Artisti mĂ« i mirĂ« Country” dhe “Artisti mĂ« i mirĂ« Pop”.

Votimi i fansave filloi online sot në 19 kategori dhe përfundon më 5 shtator në orën 18:00.

Votimi nĂ« kategorinĂ« e “Artistit mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« ri” do tĂ« mbetet aktiv gjatĂ« shfaqjes. //a.i/

The post Lady Gaga kryeson me 12 nominime nĂ« çmimet “MTV Video Music Awards 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Peskov: Rusia nuk do t’i pĂ«rmbahet mĂ« moratoriumit pĂ«r raketat me rreze tĂ« mesme veprimi

MOSKË, 5 gusht /ATSH/- Rusia tha sot se nuk do tĂ« vendoste mĂ« kufizime se ku do tĂ« dislokohen raketat me rreze tĂ« mesme veprimi qĂ« mund tĂ« mbajnĂ« koka bĂ«rthamore, sipas “Reuters”.

NjĂ« ditĂ« pasi Rusia tha se po hiqte atĂ« qĂ« e quajti – njĂ« moratorium tĂ« njĂ«anshĂ«m pĂ«r vendosjen e raketave me rreze tĂ« mesme veprimi – zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se kjo ishte njĂ« pĂ«rgjigje e detyruar ndaj lĂ«vizjeve tĂ« SHBA-sĂ« dhe aleatĂ«ve tĂ« saj.

“Rusia nuk ka mĂ« kufizime pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, Rusia nuk e konsideron mĂ« veten tĂ« kufizuar nga asgjĂ«â€, tha Peskov.

“Rusia e konsideron veten tĂ« drejtĂ«, nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme, tĂ« marrĂ« masa tĂ« pĂ«rshtatshme, tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m”, shtoi ai.

AnalistĂ«t perĂ«ndimorĂ« tĂ« sigurisĂ« thanĂ« se “moratoriumi”, nĂ« fakt, kishte vdekur prej kohĂ«sh – nĂ«se kishte ekzistuar ndonjĂ«herĂ« – por njoftimi rus ishte menduar si njĂ« sinjal agresiv ndaj PerĂ«ndimit – nĂ« njĂ« kohĂ« tensioni tĂ« lartĂ« pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

“Kjo i dĂ«rgon njĂ« mesazh EvropĂ«s: mos harroni se i kemi kĂ«to raketa”, tha Nikolai Sokov, njĂ« ish-negociator sovjetik dhe rus pĂ«r kontrollin e armĂ«ve.

“E gjithĂ« ideja Ă«shtĂ« qĂ« evropianĂ«t tĂ« mendojnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« po planifikojnĂ« tĂ« bĂ«jnĂ«, ose t’i qetĂ«sojmĂ« paksa”, shtoi ai.

Sokov tha se njoftimi i RusisĂ« ishte njĂ« formalitet duke pasur parasysh vendosjen e njĂ« rakete tĂ« re hipersonike me rreze tĂ« mesme veprimi tĂ« quajtur “Oreshnik”, tĂ« cilĂ«n e testoi nĂ« UkrainĂ« nĂ«ntorin e kaluar.

Presidenti Vladimir Putin tha javĂ«n e kaluar se “Oreshnik” kishte hyrĂ« nĂ« prodhim dhe ishte dorĂ«zuar nĂ« forcat e armatosura.

Putin tha gjithashtu, se “Oreshnik” do te dislokohej edhe nĂ« Bjellorusi, njĂ« aleat i RusisĂ« qĂ« kufizohet me tre vende tĂ« NATO-s.

Analistët ushtarakë thanë se mund të qëllohet me koka luftarake konvencionale ose bërthamore. //a.i/

The post MOSKË – Peskov: Rusia nuk do t’i pĂ«rmbahet mĂ« moratoriumit pĂ«r raketat me rreze tĂ« mesme veprimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky dhe Trump diskutojnĂ« finalizimin e marrĂ«veshjes SHBA-UkrainĂ« pĂ«r dronĂ«t

KIEV, 5 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ka zhvilluar njĂ« bisedĂ« telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, sipas “Reuters”.

Zelensky tha se biseda e tyre u fokusua në sanksionet ndaj Rusisë dhe finalizimin e një marrëveshjeje SHBA-Ukrainë për dronët.

“Draft-marrĂ«veshja pĂ«r dronĂ«t Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur tashmĂ« nga pala ukrainase, ne jemi tĂ« gatshĂ«m ta diskutojmĂ« nĂ« detaje dhe ta finalizojmĂ« atĂ«â€, shkroi ai nĂ« X.

Biseda e tyre vjen ndërsa autoritetet ukrainase thanë se sulmet ruse vranë gjashtë persona në lindje te vendit, dhe plagosën të paktën 12 persona.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ajrore përpara afatit të së premtes të vendosur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për të negociuar një marrëveshje drejt paqes ose në të kundërt Moska do të perballet me sanksione masive.

Presidenti Zelensky tha se Rusia kishte lĂ«shuar mĂ« shumĂ« se 25 dronĂ« “Shahed” tĂ« projektuar nga Irani nĂ« qytet, duke goditur infrastrukturĂ«n civile.

“Hekurudha u dĂ«mtua, pĂ«rfshirĂ« njĂ« depo dhe njĂ« stacion”, tha ai nĂ« mediat sociale, duke shtuar se tĂ« paktĂ«n 10 persona ishin plagosur nĂ« sulm.

Afati i fundit i presidentit Trump po afrohet pas tre raundesh bisedimesh për paqe në Stamboll dështuan të bënin përparim në një armëpushim të mundshëm, me të dyja palët që mbeten larg njëra-tjetrës.

Afati i fundit i presidentit Trump po afron pasi tre raunde bisedimesh për paqe në Stamboll dështuan në arritjen e një armëpushimi të mundshëm.

Ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet dhe ka përshpejtuar avancimin e saj në terren për të pushtuar më shumë territor ukrainas.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff do të vizitojë Rusinë këtë javë, dhe pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin, përpara afatit të sanksioneve të së premtes. //a.i/

 

 

The post KIEV – Zelensky dhe Trump diskutojnĂ« finalizimin e marrĂ«veshjes SHBA-UkrainĂ« pĂ«r dronĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përdorimi i internetit në Rusi mund të jetë frustrues, i ndërlikuar dhe madje i rrezikshëm

MOSKË, 5 gusht /ATSH/- Video nĂ« YouTube qĂ« nuk ngarkohen. NjĂ« media online e pavarur – qĂ« prodhon vetĂ«m njĂ« faqe bosh. Lidhje interneti nĂ« celular qĂ« nuk funksionon pĂ«r disa orĂ« ose ditĂ«. QĂ«ndrimi online nĂ« Rusi mund tĂ« jetĂ« frustrues, i ndĂ«rlikuar dhe madje i rrezikshĂ«m, sipas AP.

Nuk është një problem rrjeti, por një përpjekje nga autoritetet për ta vënë internetin nën kontrollin e plotë të Kremlinit.

Autoritetet miratuan ligje kufizuese dhe ndaluan shumë faqe interneti dhe platforma. Teknologjia është perfeksionuar për të monitoruar dhe manipuluar trafikun online.

Ndërsa është ende e mundur të anashkalohen kufizimet duke përdorur aplikacione të rrjetit privat virtual, ato bllokohen gjithashtu rregullisht.

Autoritetet kufizuan më tej aksesin në internet këtë verë duke mbyllur lidhjet e internetit në celular dhe miratuar një ligj që ndëshkon përdoruesit për kërkimin e përmbajtjes që ata e konsiderojnë të paligjshme.

Presidenti rus, Vladimir Putin i kĂ«rkoi qeverisĂ« tĂ« ndalojĂ« shĂ«rbimet e huaja tĂ« internetit dhe urdhĂ«roi zyrtarĂ«t tĂ« hartonin njĂ« listĂ« platformash nga shtete “jo miqĂ«sore” qĂ« duhet tĂ« kufizohen.

Ekspertët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut thanë se shkalla dhe efektiviteti i kufizimeve ishin alarmante.

Autoritetet duken më të afta në këtë drejtim tani, krahasuar me përpjekjet e mëparshme, kryesisht të kota, për të kufizuar aktivitetet online, dhe po i afrohen izolimit të internetit në Rusi. //a.i/

 

 

The post Përdorimi i internetit në Rusi mund të jetë frustrues, i ndërlikuar dhe madje i rrezikshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Ish-shefat e ushtrisĂ« dhe spiunazhit izraelit kundĂ«rshtojnĂ« zgjerimin e luftĂ«s nĂ« GazĂ«

TEL AVIV, 5 gusht /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu la tĂ« kuptohej sot pĂ«r njĂ« veprim mĂ« tĂ« gjerĂ« ushtarak nĂ« GazĂ«n e shkatĂ«rruar, edhe pse ish-shefat e ushtrisĂ« dhe shĂ«rbimit sekret izraelit bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s gati 22-mujore, sipas AP.

Presioni i ri mbi Netanyahun erdhi ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se numri i të vdekurve palestinezë kishte tejkaluar 61,000.

Zyrtarët e Shëndetësisë raportuan vdekje të tjera të palestinezëve të uritur që kërkonin ushqim në pikat e shpërndarjes.

Ndërsa dëshpërimi rritet, Organi Mbrojtës Izraelit që koordinon ndihmën njoftoi një marrëveshje me tregtarët vendas për të përmirësuar shpërndarjen e ndihmës.

Ish-zyrtarĂ«t e SigurisĂ« qĂ« bĂ«nĂ« thirrje pĂ«rfshinin ish-udhĂ«heqĂ«s tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« SigurisĂ« sĂ« Brendshme – “Shin Bet” tĂ« Izraelit, agjencisĂ« sĂ« spiunazhit “Mossad” dhe ushtrisĂ« – dhe ish-kryeministrin Ehud Barak.

NĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« media sociale kĂ«tĂ« javĂ«, ata thanĂ« se anĂ«tarĂ«t e qeverisĂ« sĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« po e mbanin Izraelin “peng” nĂ« zgjatjen e konfliktit.

“Objektivat e Netanyahut nĂ« GazĂ« janĂ« “njĂ« fantazi”, tha Yoram Cohen, ish-kreu i “Shin Bet”.

Netanyahu njoftoi dje se do të mbledhë Kabinetin e tij të Sigurisë për të drejtuar ushtrinë në fazën tjetër të luftës, duke lënë të kuptohet se veprime edhe më të ashpra ishin të mundshme.

Netanyahu tha se objektivat e tij përfshinin mposhtjen e Hamasit, lirimin e të 50 pengjeve të mbetura dhe sigurimin që Gaza të mos kërcënonte më kurrë Izraelin, pasi sulmi i udhëhequr nga Hamasi në vitin 2023 shkaktoi luftën.

Media izraelite raportoi një mosmarrëveshje midis Netanyahut dhe shefit të ushtrisë, gjeneral-lejtënant Eyal Zamir.

Raportet, duke cituar zyrtarĂ« anonimĂ« nĂ« zyrĂ«n e Netanyahut, thanĂ« se kryeministri po e nxiste ushtrinĂ« – e cila kontrollon rreth tre tĂ« katĂ«rtat e GazĂ«s – tĂ« pushtonte tĂ« gjithĂ« territorin – njĂ« hap qĂ« mund tĂ« rrezikonte pengjet, tĂ« thellonte krizĂ«n humanitare dhe tĂ« izolonte mĂ« tej Izraelin, ndĂ«rkombĂ«tarisht.

Raporte të ndryshme thanë se Zamir ka kundërshtuar këtë hap dhe mund të japë dorëheqjen. //a.i/

 

The post TEL AVIV – Ish-shefat e ushtrisĂ« dhe spiunazhit izraelit kundĂ«rshtojnĂ« zgjerimin e luftĂ«s nĂ« GazĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dolly Parton shpallet Ikona e Rekordeve Botërore Guinness

LOS ANXHELES, 5 gusht /ATSH/-  Ylli amerikan i muzikĂ«s “Country”, Dolly Parton, Ă«shtĂ« shpallur IkonĂ« e Rekordeve BotĂ«rore “Guinness” pĂ«r mbajtjen e 11 titujve rekordthyes, sipas “Euronews”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« 70-vjetorit, “Guinness World Records” ka nderuar yllin amerikan, Dolly Parton, si njĂ« nga ikonat e tyre.

Kompania – e cila rendit arritjet e rekordeve botĂ«rore – i ka dorĂ«zuar Parton, 79 vjeç,  certifikatĂ«n e “IkonĂ«s”, pasi kĂ«ngĂ«tarja e ‘Jolene’ mban 11 tituj rekordthyes.

KĂ«to pĂ«rfshijnĂ« shumicĂ«n e disa dekadave radhazi me 10 albumet mĂ« tĂ« mira nĂ« listĂ«n e “Billboard Country”, shumicĂ«n e albumeve nĂ« studio tĂ« publikuara nga njĂ« kĂ«ngĂ«tare (grua) “Country” dhe shumicĂ«n e nominimeve pĂ«r çmim “Grammy” pĂ«r njĂ« artiste tĂ« muzikĂ«s “Country”.

Parton ishte gjithashtu kĂ«ngĂ«tarja e parĂ« “Country” qĂ« u nominua pĂ«r EGOT – njĂ« “Emmy”, njĂ« “Grammy”, njĂ« “Oscar” dhe njĂ« “Tony” – i njohur edhe si “Grand Slam i biznesit tĂ« spektaklit”.

“Dolly Ă«shtĂ« padyshim njĂ« nga kompozitoret dhe interpretueset mĂ« tĂ« famshme nĂ« historinĂ« e muzikĂ«s “Country” – siç pasqyrohet nĂ« shumĂ« certifikata tĂ« saj tĂ« “Guinness World Records”, por ndikimi i saj shtrihet pĂ«rtej botĂ«s muzikore”, tha Craig Glenday, kryeredaktor nĂ« “Guinness World Records”.

“Ajo Ă«shtĂ« vĂ«rtet njĂ« legjendĂ« e gjallĂ« dhe Ă«shtĂ« njĂ« nder t’i japim statusin e IkonĂ«s sĂ« GWR”, shtoi ai.

Ajo ka kryer njĂ« sĂ«rĂ« aktiviteteshe bamirĂ«se dhe filantropike tĂ« Parton pĂ«rmes “Fondacionit Dollywood”, tĂ« themeluar nĂ« vitin 1988.

Institucioni mbështet arsimimin e fëmijëve në shtetin e saj të lindjes, Tennessee.

“Biblioteka e ImagjinatĂ«s sĂ« Dolly Parton”, ka shpĂ«rndarĂ« mĂ« shumĂ« se 285 milionĂ« libra nĂ« nivel global qĂ« nga viti 1995.

PĂ«rveç karrierĂ«s sĂ« saj muzikore, Parton ka luajtur nĂ« filma si “9 to 5” nĂ« vitin 1980 dhe “Steel Magnolias” nĂ« 1989 – dhe Ă«shtĂ« nominuar dy herĂ« pĂ«r çmim “Oscar” pĂ«r kĂ«ngĂ«n origjinale tĂ« komedisĂ« “9 to 5”, dhe “Travelin’ Thru from Transamerica” nĂ« filmin “Transamerica”.

NĂ« qershor, Parton u njoftua do tĂ« nderohej nĂ« nĂ«ntor me çmimin humanitar “Jean Hersholt” – njĂ« statujĂ« “Oscar” qĂ« u jepet figurave tĂ« Hollivudit tĂ« njohura pĂ«r “promovimin e mirĂ«qenies njerĂ«zore dhe kontributin nĂ« korrigjimin e pabarazive”.

“Guinness World Records” botoi librin e parĂ« nĂ« LondĂ«r nĂ« vitin 1955 dhe ka shitur mĂ« shumĂ« se 143 milionĂ« kopje nĂ« mbi 100 vende qĂ« atĂ«herĂ«.

Certifikata e “IkonĂ«s” u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« mĂ« parĂ« yjeve pĂ«rfshirĂ« BeyoncĂ©, Taylor Swift, Sir Paul McCartney dhe Sir Elton John. //a.i/

The post Dolly Parton shpallet Ikona e Rekordeve Botërore Guinness appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Alanews”: GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« italianĂ« po zgjedhin ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushime verore

ROMË, 5 gusht /ATSH/- Vitet e fundit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« njohura pĂ«r italianĂ«t, dhe nĂ« vitin 2025, trendi Ă«shtĂ« mĂ« i fortĂ« se kurrĂ«, shkruan Andrea Casamassima nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen italiana “alanews.it”.

Me fluturime direkte qĂ« fillojnĂ« nga 15-20 euro, hotele tĂ« pĂ«rballueshme dhe njĂ« ofertĂ« turistike qĂ« pĂ«rfshin vendet kulturore, natyrĂ«n dhe detin e kristaltĂ« – Toka e Shqiponjave ka hyrĂ« zyrtarisht nĂ« radarin e vizitorĂ«ve me buxhet tĂ« kufizuar.

Tirana është porta perfekte për të eksploruar Rivierën Shqiptare, shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Evropës, ende e paprekur nga turizmi masiv që ka përfshirë destinacionet e njohura.

Dhe e gjithë kjo mund të kushtojë më pak se një darkë në një qytet italian: për më pak se 100 euro, mund të organizoni një fundjavë ose mini-pushim me histori, shije autentike dhe det të kristaltë.

Fluturime me kosto të ulët dhe akomodime të përballueshme: kombinimi perfekt për ata që udhëtojnë nga Italia

Fluturime direkte pĂ«r nĂ« TiranĂ« nisen çdo ditĂ« nga Roma, Milano, Bari, Venecia dhe Bolonja, nga linja ajrore si “Ryanair”, “WizzAir” dhe “Albawings”.

Çmimet, veçanĂ«risht nĂ«se rezervohen disa javĂ« mĂ« parĂ«, variojnĂ« nga 15 deri nĂ« 30 euro pĂ«r vajtje.

Aeroporti Nënë Tereza i Tiranës është rreth 30 minuta larg nga qendra e qytetit me autobusë dhe taksi me kosto të ulët.

Sapo të mbërrini, Tirana ofron akomodime për të gjitha buxhetet, por ofertat më të mira gjenden në bujtina ose apartamente Airbnb.

Fjetja në qendër të qytetit mund të kushtojë vetëm 20 euro për natë për person, shpesh me mëngjes të përfshirë.

ShumĂ« turistĂ« italianĂ« zgjedhin tĂ« kalojnĂ« njĂ« natĂ« nĂ« kryeqytet pĂ«r tĂ« vizituar vende ikonike si Sheshi SkĂ«nderbej, Bunk’Art 2 apo lagjen e Bllokut, njĂ« ish-zonĂ« e ndaluar gjatĂ« regjimit komunist, tani e mbushur me kafene, bare koktejesh dhe art rruge.

Nga Tirana në Rivierë: det i kristaltë, rërë e bardhë dhe pak turistë

Megjithatë, surpriza e vërtetë vjen sapo të largoheni nga Tirana. Një udhëtim treorësh me makinë ose autobus ju çon në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku shpaloset një peizazh perfekt si në kartolinë.

Ksamili, me ujërat e tij bruz dhe ishujt e arritshëm me not ose me varkë, është një nga destinacionet më të njohura.

Plazhet ofrojnë shërbime me çmime të përballueshme: një shezlong dhe një ombrellë mund të kushtojnë 5-8 euro në ditë.

Qytete të tjera si Dhërmiu, Himara dhe Gjipeja ofrojnë plazhe me guralecë të bardhë, ujëra të pastra të ngjashme me ato të Sardenjës dhe një klimë të ngrohtë, edhe në gusht.

Këtu, akomodimi është i përballueshëm: për 25-30 euro nata, mund të flini në banesa të pastra, shpesh me pamje nga deti.

Për ata që udhëtojnë me dy ose më shumë persona, është e lehtë të ndajnë shpenzimet dhe të kursejnë.

Sa kushtojnë realisht pushimet në Shqipëri, duke filluar nga Tirana?

Ja një shembull konkret i shpenzimeve ditore për ata që nisen nga Italia dhe duan të eksplorojnë detin dhe qytetet:

Fluturimi vajtje-ardhje Itali-TiranĂ«: 30–40 euro
Akomodimi (2 netĂ« nĂ« njĂ« bujtinĂ«): 40–50 euro
Transporti TiranĂ«-RivierĂ« (autobus ose makinĂ« e pĂ«rbashkĂ«t): 5–10 euro
Ushqimi tipik shqiptar (pjata lokale + kafe dhe mĂ«ngjes): 10–15 euro nĂ« ditĂ«
Totali i vlerĂ«suar pĂ«r 2–3 ditĂ«: 90–100 euro pĂ«r person

Turistët që qëndrojnë më gjatë do të gjejnë çmime edhe më të favorshme: për më pak se 300 euro, mund të kaloni një javë të tërë midis Tiranës dhe jugut, duke shijuar një udhëtim që ndërthur kulturën, natyrën dhe relaksin.

Deti më i pastër vetem dy orë larg Italisë: Pse Shqipëria është destinacioni i ri italian i verës?

Përtej çmimit, ajo që e bën përvojën në Shqipëri unike është atmosfera. Njerëzit janë mikpritës, kuzhina është e shijshme, dhe plazhet janë ende autentike dhe të pakomplikuara.

Ndryshe nga shumë vendpushime verore evropiane, këtu nuk ndihesh sikur je në një destinacion të ndërtuar për turistët, por në një vend që i përjeton verat në mënyrë spontane.

Kjo është edhe arsyeja pse italianët kthehen vit pas viti. Tirana nuk është më një ndalesë, por pika ideale e nisjes për një aventurë që kombinon çmimin e përballueshëm, bukurinë dhe autenticitetin. //a.i/

https://www.alanews.it/lifestyle/sempre-piu-italiani-scelgono-lalbania-per-le-vacanze-estive-da-tirana-al-mare-turchese-con-meno-di-100-euro-a-testa/

 

 

 

The post “Alanews”: GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« italianĂ« po zgjedhin ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushime verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Netanyahu njofton vendimin pĂ«r pushtimin e plotĂ« tĂ« GazĂ«s

TEL AVIV, 4 gusht /ATSH/- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi sot se Ă«shtĂ« marrĂ« njĂ« vendim pĂ«r pushtimin e plotĂ« tĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« operacionet ushtarake nĂ« zonat ku besohet se mbahen pengje, sipas “Euronews”.

“Ne po angazhohemi pĂ«r tĂ« çliruar GazĂ«n nga tirania e kĂ«tyre terroristĂ«ve”, tha Netanyahu nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« X.

“ShumĂ« banorĂ« tĂ« GazĂ«s vijnĂ« tek ne dhe thonĂ«: ‘Na ndihmoni tĂ« çlirohemi nga Hamasi” dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ne do tĂ« bĂ«jmĂ«â€, shtoi ai.

Zyra e Kryeministrit tha gjithashtu nĂ« njĂ« mesazh drejtuar Shefit tĂ« Shtabit, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir, “NĂ«se kjo nuk ju pĂ«rshtatet, atĂ«herĂ« ju duhet tĂ« jepni dorĂ«heqjen”.

Netanyahu dhe Zamir kanĂ« qenĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me mĂ«nyrĂ«n se si po zhvillohet lufta nĂ« GazĂ« – mes tensioneve qĂ« kanĂ« arritur kulmin e tyre sot.

Vendimi i raportuar i kryeministrit izraelit vjen pas disa muajsh bisedimesh për armëpushim midis qeverisë së tij dhe Hamasit, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të përsëritura.

Izraeli është përballur gjithashtu me presion ndërkombëtar në rritje për të arritur një marrëveshje armëpushimi, pasi Hamasi publikoi një video ku shfaqeshin pengje izraelite të dobësuara që mbahen në Gaza, të cilat grupi tha se ishin rezultat i bllokadës së ndihmës humanitare nga Izraeli në territorin e shkatërruar nga lufta.

Videot patën një ndikim të rëndësishëm në publikun izraelit dhe shkaktuan protesta nga mijëra njerëz të shtunën në mbrëmje dhe thirrje për një marrëveshje armëpushimi. //a.i/

The post IZRAEL – Netanyahu njofton vendimin pĂ«r pushtimin e plotĂ« tĂ« GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌