Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Real niset me fitore/ Mbappe me 11 metërsh, madrilenët mundën 1-0 Osasuna

Një Real i ri në pamje dhe përmbajtje debutoi me fitore në sezonin e ri të La Liga. Madrilenët mundën 1-0 Osasuna në tempullin e tyre “Santiago Bernabeu”, ndërsa Xabi Alonso zbuloi se si do të jetë skuadra e tij, shumë ndryshe nga ajo e viteve të fundit.

Shumë lojtarë të rinj në fushë, shumë kontroll topi dhe sulme graduale.

Po ashtu pesë lojtarë bënë debutimin e tyre në La Liga: Hujisen, Alexander Arnold, Carreras si titullarë dhe Manstantuono e Gonzalo Garcia si zëvendësues. Por sfida dhe suksesi i Real u vendos nga ylli më I madh i skuadrës, Kilian Mbappe.

Pas pjesës së parë të mbyllur me dominin e vendasve, sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të. Me numrin e rëndë 10 në shpinë për këtë sezon, Mbappe ktheu në gol 11 metërshin e fituar po vetë.

Edhe pas epërsisë, të besuarit e Xabi Alonso mbajtën kontrollin e lojës, por dështuan në të gjitha tentativat e tyre për të vrarë garën.

Goli i Mbappe qëndroi në fuqi deri në fundin e ndeshjes, duke i dhuruar Real Madrid fitoren në premierën e tij në edicionin e ri të La Liga, ku pritet një tjetër kapitull i sfidës së përjetëshme me Barcelonën për titullin kampion.

 

Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me Julian Alvarez

Julian Alvarez mbërriti te Atletico Madridi si një nga transferimet më të përfolura të tregut të transferimeve. Argjentinasi erdhi me statusin e një ylli dhe shpejt konfirmoi se është një nga sulmuesit më vendimtarë në planet.

Megjithatë, kalimi i kohës solli nuanca të papritura. Alvarez shkëlqeu me fanellën e Atltico Madridit, por rezultatet e ekipit nuk ishin të qëndrueshme dhe zhgënjimet sportive shënuan sezonin.

Në Argjentinë, ka raportime se lojtari ka disa dyshime. Alvarez nuk e fsheh lumturinë e tij personale te Atletico, megjithëse mendon se projekti bardh e kuq nuk i ka dhënë avantazhin konkurrues që ëndërronte.

Sezoni 2024/25 përfundoi pa shumë sukses në Metropolitano. Alvarez luftoi deri në fund me Atleticon, por mungesa e trofeve ia prishi vitin dhe ngjalli thashetheme për një ndryshim të mundshëm të situatës.

Fillimi i sezonit të ri nuk ndihmon në zhdukjen e çdo dyshimi. Sulmuesi shënoi një gol mahnitës në humbjen e Atleticos ndaj Espanyol, një ndeshje që shkaktoi shqetësim midis bordit dhe tifozëve.

Ndërkohë, klubet kryesore të kontinentit po e mbajnë situatën nën vëzhgim edhe përkundër se lojtari mbetet nën kontratë me Atleticon, pasi talenti dhe mosha e re e tij kanë ngjallur interesin e gjigantëve evropianë.

Midis të gjithë pretendentëve, njëri duket se është në një pozicion të favorshëm. Alvarez gjithmonë ka treguar admirim për Barcelonën dhe klubi katalunas po e shqyrton seriozisht mundësinë e nënshkrimit të tij.

Operacioni nuk do të ishte i lehtë për shkak të madhësisë së transferimit. Alvarez vlerësohet jashtëzakonisht shumë te Atletico, megjithëse Barcelona është e bindur se dëshira e vetë lojtarit mund ta ndryshojë ekuilibrin.

Tifozët bardhekuq po e ndjekin historinë me njëfarë shqetësimi, pasi hija e Barcelonës bëhet më e madhe me kalimin e javëve.

Shtypi spanjoll po nxit gjithashtu debatin rreth të ardhmes së tij, edhe përkundër se përfaqësuesit e lojtarit janë të qetë, megjithëse askush nuk e përjashton një transferim në vitin 2026.

Alvarez mbetet i përkushtuar ndaj Atletico Madridit, por opsioni i Barcelonës po bëhet gjithnjë e më i qartë. /Telegrafi/

The post Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me Julian Alvarez appeared first on Telegrafi.

Mourinho zbulon lojtarin që e ndihmoi të rritet si trajner

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka folur hapur për ndikimin e madh që Lionel Messi ka pasur në karrierën e tij.

Në një intervistë për Sporty Net, portugezi u pyet se cili lojtar e ka ndihmuar më shumë në zhvillimin e tij profesional.

“Messi, sepse sa herë që luaja kundër tij, më detyronte të mendoja shumë,” – u shpreh Mourinho, i cili ka drejtuar ekipe si Real Madrid, Chelsea, Inter dhe Manchester United.

Ai shtoi se përballjet me yllin argjentinas e detyronin gjithmonë të përshtatej dhe të rimendonte strategjitë e tij, duke e bërë të përmirësohej si trajner.

Mourinho ka udhëhequr klube si Porto, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma. /Telegrafi/

The post Mourinho zbulon lojtarin që e ndihmoi të rritet si trajner appeared first on Telegrafi.

Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të La Ligas.

Mbretërit që luanin në shtëpi, e nisën takimin duke dominuar, por rastin e parë të mirë e kishin në minutën e 24-të, kur Kylian Mbappe kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Njëjtë penallti kërkoi edhe Vinicius Junior në fundin e pjesës së parë, por as kësaj radhe nuk ndodhi.

Pas dy tentimesh, Real Madridi arriti ta sigurojë penalltinë, me Mbappen që u rrëzua në zonë në minutën e 50-të.

Ish francezi që mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0.

Image

Arda Guler ishte afër golit në minutën e 63-të, por nuk ia arriti të shënonte.

Osasuna ka mundur t’i dënojë mbretërit, por Ante Budimir, gjuajti mbi portë.

Image

Xabi Alonso e nisi me fitore periudhën e tij të Real Madrid në La Liga, ndërsa loja ka ende kohë për tu rregulluar. /Telegrafi/

The post Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas appeared first on Telegrafi.

Vinicius refuzon ofertën e Real Madridit për zgjatje të kontratës – zbulohet shuma që kanë ofruar Los Blancos

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka hedhur poshtë propozimin më të fundit të klubit për zgjatjen e kontratës, duke lënë të hapura dyshime serioze mbi të ardhmen e tij afatgjatë në “Santiago Bernabéu”.

Sulmuesi brazilian, një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, raportohet se nuk është i kënaqur me kushtet financiare që i janë ofruar.

Burime pranë lojtarit theksojnë se paga e propozuar nuk pasqyron në mënyrë të drejtë vlerën dhe kontributin e tij në fushë.

Vinicius është aktualisht nën kontratë deri në vitin 2027, me një përfitim vjetor prej rreth 17 milionë eurosh.

Real Madrid synon ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll edhe tre vite të tjera, deri në vitin 2030, duke i ofruar një rritje të lehtë të pagës.

Megjithatë, përfaqësuesit e brazilianit po kërkojnë një marrëveshje më ambicioze: 20 milionë euro në sezon si pagë fikse, plus bonuse të lidhura me performancën që mund ta çojnë shifrën në 30 milionë euro.

Oferta e klubit – një shumë fikse prej 20 milionë eurosh pa stimuj shtesë – është cilësuar nga kampi i tij si “shumë e ulët” për një angazhim afatgjatë.

Në këtë fazë, pala e lojtarit ka vendosur të mos nxitojë për një marrëveshje. Strategjia e tyre është të presin dhe të shohin ecurinë e sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso, përpara se të rikthehen në tryezën e negociatave.

Çështja e rinovimit të Vinicius tashmë shihet si një nga temat më të nxehta brenda klubit.

Për Realin, mbajtja e një prej yjeve të tij kryesorë është thelbësore, ndërsa për brazilianin dhe kampin e tij mbetet çështje prestigji dhe vlerësimi financiar. /Telegrafi/

The post Vinicius refuzon ofertën e Real Madridit për zgjatje të kontratës – zbulohet shuma që kanë ofruar Los Blancos appeared first on Telegrafi.

Liverpooli ia vendos çmimin Konates nëse Real Madridi synon transferimin këtë verë

Real Madrid mund të ketë një mundësi të vetme për të transferuar mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, gjatë kësaj vere. 

Xabi Alonso ka sjellë tre mbrojtës të rinj në “Santiago Bernabeu”, si pjesë e një prapavije të re, përfshirë edhe Trent Alexander-Arnold, ish-bashkëlojtarin e Konates te Liverpooli. 

Interesimi për mbrojtësin francez daton që nga muaji korrik, mes zërave se ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë një zgjatje kontrate në “Anfield”. 

Konate ka qenë në bisedime për kontratën me Liverpoolin që nga fillimi i vitit 2025, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit 2025/2026. Drejtuesit e klubit anglez duan një përgjigje përfundimtare para fundit të muajit gusht. 

Liverpooli dëshiron me çdo kusht të shmangë një situatë ku Konate largohet si lojtar i lirë në vitin 2026, por kjo është pikërisht strategjia e Real Madridit për të. 

“Los Blancos” mbeten të pakënaqur me faktin që iu desh të paguanin një tarifë transferimi për të liruar Alexander-Arnold nga javët e fundit të kontratës së tij, pasi ishin të bindur se do ta transferonin atë si lojtar të lirë. 

Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, kampionët e Anglisë kanë caktuar çmimin për Konaten, pasi nuk pranuan kërkesat e tij për pagë më të lartë. 

Liverpooli ka bërë të ditur se do të dëgjojë ofertat që sillen rreth 35 milionë euro në ditët e fundit të afatit kalimtar, ndërkohë që Real Madridi ka vendosur një tavan prej 21 milionë eurosh, shumë larg kërkesës së “Të Kuqve”. 

Për këtë arsye, madrilenët mund të presin deri verën e ardhshme, duke shpresuar që ndonjë klub tjetër të mos paraqesë ndonjë ofertë zyrtare për Konaten në ndërkohë./Telegrafi/

The post Liverpooli ia vendos çmimin Konates nëse Real Madridi synon transferimin këtë verë appeared first on Telegrafi.

Arsenali refuzon ofertën e çmendur të shkëmbimit të Real Madridit për Saliban

Real Madrid nuk do ta transferojë yllin e Arsenalit, William Saliba, këtë verë, pasi “Topçinjtë” kanë refuzuar një ofertë të guximshme. 

Pavarësisht se tashmë kanë afruar tre mbrojtës të rinj gjatë kësaj vere, presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, raportohet se mbetet i hapur për shpenzime të tjera para se të mbyllet afati kalimtar, me mbrojtësin francez Saliba që mbetet një objektiv afatgjatë. 

Interesi i Real Madridit për Saliban daton më shumë se 12 muaj më parë, edhe pse Arsenali ka punuar për një zgjatje të kontratës së tij, që aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2027. 

Megjithëse tundimi për të luajtur te Reali është i madh, trajneri Mikel Arteta ka deklaruar publikisht se është i bindur që do ta mbajë Saliban, duke konfirmuar se 23-vjeçari i ka thënë se ndihet i lumtur në Londrën Veriore. 

Arsenali pritet të kërkojë rreth 80 milionë euro për të marrë parasysh një shitje, ndërsa Real Madridi është gjithashtu i hapur për të pritur një transferim të lirë në vitin 2027. 

Sipas raportimeve nga Diario Sport, Real Madridi ka kontaktuar Arsenalin për një marrëveshje shkëmbimi të drejtpërdrejtë, që përfshinte Rodrygon si pjesë e marrëveshjes për Saliban. 

Rodrygo, i cili përballet me një të ardhme të pasigurt nën drejtimin e Xabi Alonsos, ishte lidhur më herët me Arsenalin pas Kupës së Botës për Klube. 

Raporti thekson se bëhej fjalë për një shkëmbim pa përfshirje parash, pasi të dy lojtarët vlerësohen në shuma të ngjashme. 

Por Arsenali e ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e bërë të qartë se synimi i tyre është ta mbajnë Saliban në klub dhe t’i ofrojnë një kontratë të re./Telegrafi/

The post Arsenali refuzon ofertën e çmendur të shkëmbimit të Real Madridit për Saliban appeared first on Telegrafi.

Franco Mastantuono etiketohet si ‘jo i gatshëm’ për Real Madridin

Franco Mastantuono përballet me një sfidë të madhe në karrierën e tij, pasi ka kompletuar transferimin e bujshëm nga River Plate te Real Madridi.

Mesfushori i talentuar argjentinas, që mbushi 18 vjeç më 14 gusht, nuk kishte të drejtë t’i bashkohej “Los Blancos” më herët, duke qëndruar me ish-skuadrën e tij deri në përfundimin e Kupës së Botës për Klube.

Me dokumentet e transferimit të përfunduara, ai tashmë është pjesë e planeve të trajnerit Xabi Alonso për skuadrën e parë.

Dëmtimet e shumta në mesfushën madrilene e rrisin shansin që Mastantuono të marrë minuta që në fillim të sezonit, megjithatë debutimi i tij pritet të vijë gradualisht.

Kritikat nga Argjentina

Pavarësisht entuziazmit të tifozëve madrilenë, nga vendlindja e tij kanë ardhur kritika për këtë hap të madh. Gazetari i ESPN, Hernán Pereyra, e cilësoi transferimin si të nxituar.

“Ai nxitoi me largimin e tij, nuk ishte gati, është ende shumë i papjekur. Një gol i bukur kundër Boca Juniors dhe papritmas vlen 50 milionë dollarë. Nuk ka më ndjenjë identiteti te këta lojtarë të rinj. Ndoshta ai luante PlayStation me Real Madridin dhe u dashurua me ekipin”, deklaroi ai.

Megjithatë, Pereyra shtoi se shpreson që Mastantuono të ketë një karrierë të suksesshme, por të mos lejojë emocionet t’i marrin kontrollin.

Shansi i parë te “Los Blancos”

Real Madridi e nis sezonin e ri në “Santiago Bernabéu” më 19 gusht kundër Osasunës. Pavarësisht se Alonso pritet të startojë me një mesfushë të përbërë nga Valverde, Tchouameni dhe Ceballos, mungesat e rëndësishme të Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga hapin një dritare për talentin argjentinas.

Mastantuono pritet të fillojë nga stoli, por trajneri spanjoll ka lënë të kuptohet se nuk do të hezitojë ta aktivizojë nëse skuadra e kërkon. /Telegrafi/ 

The post Franco Mastantuono etiketohet si ‘jo i gatshëm’ për Real Madridin appeared first on Telegrafi.

La Liga heton Real Madridin për regjistrimin e një lojtari

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka ngritur pikëpyetje mbi praktikat e regjistrimit të Real Madridit, duke u ndalur veçanërisht te mënyra se si është trajtuar rasti i talentit të ri Franco Mastantuono.

Në një intervistë për RNE në ditën e parë të sezonit, Tebas theksoi se disa klube po shfrytëzojnë në mënyrë të diskutueshme regjistrimet e ekipit rezervë.

Si shembull, ai përmendi vendimin e Real Madridit për ta regjistruar Mastantuonon me një kartë të ekipit rezervë, pavarësisht se lojtari nuk pritet të luajë asnjë minutë për ekipin e dytë.

“Ekipet e Divizionit të Parë kanë 25 lojtarë dhe Real Madridi i ka dhënë 30, duke i dhënë një kartë të ekipit rezervë një lojtari që nuk do të luajë atje” – deklaroi Tebas.

Ai e krahasoi këtë rast me regjistrimin e Vinicius Jr., duke kujtuar se braziliani dikur ishte regjistruar me ekipin rezervë dhe luante rregullisht për ta.

“Nëse flasim për integritetin e garës, duhet të diskutojmë edhe për këto raste. Mendoj se ata mund ta bëjnë”, shtoi ai.

Deklaratat e Tebas vijnë në një kohë kur La Liga po diskuton gjerësisht për rregulloret e regjistrimit të lojtarëve dhe kriteret e qëndrueshmërisë financiare, të cilat sipas tij janë miratuar nga të gjitha klubet për të ruajtur stabilitetin ekonomik të kampionatit.

“Mund të ketë surpriza në regjistrime, sepse gjithmonë ka klube që u duhet më shumë kohë për t’i finalizuar” – tha ai, pa përmendur emra konkretë. /Telegrafi/

The post La Liga heton Real Madridin për regjistrimin e një lojtari appeared first on Telegrafi.

Real Madridi po përgatitet për një transferim të minutës së fundit gjatë kësaj vere

Megjithëse në javët e fundit ka pasur qetësi në kryeqytetin spanjoll, Real Madrid mund të rezervojë ende një goditje të fundit të madhe në këtë afat kalimtar veror. 

“Los Blancos” janë përfolur për një lëvizje në repartin e mesfushës, por edhe për një tjetër qendërmbrojtës. 

Gjatë gjithë verës, Real Madrid është lidhur me mbrojtësin francez të Liverpoolit, Ibrahima Konate.  

Ky i fundit është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe thuhet se është i interesuar për një kalim në “Santiago Bernabeu”, duke refuzuar deri tani të gjitha ofertat e rinovimit nga klubi anglez.

 

Liverpool aktualisht është në negociata me Crystal Palace për mbrojtësin anglez, Marc Guehi, çka nga shumëkush shihet si një lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e Konates. 

Sipas Marca, Liverpool do t’i bëjë së shpejti një ofertë përfundimtare për rinovim francezit, dhe nëse ai nuk e pranon, atëherë klubi do ta nxjerrë në shitje. 

Klubi anglez është i vendosur të mos e humbasë lojtarin për një shumë të vogël, ashtu si ndodhi me Trent Alexander-Arnold. Real Madrid, ndërkohë, po “përgatitet” për të bërë një lëvizje për Konaten, menjëherë pasi Liverpool të finalizojë blerjen e Guehit. 

Thuhet se ‘Të Kuqtë’ janë 6 milionë euro larg kërkesës së Crystal Palace, por pritet që palët të gjejnë një zgjidhje. 

Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se Liverpool do të kërkojë një tarifë transferimi prej rreth 50 milionë eurosh për Konaten, pavarësisht situatës kontraktuale të tij. 

Nga ana tjetër, Real Madrid pritet të përpiqet ta ulë këtë çmim, me qëllimin për të mos shpenzuar më shumë se 20-25 milionë euro./Telegrafi/

The post Real Madridi po përgatitet për një transferim të minutës së fundit gjatë kësaj vere appeared first on Telegrafi.

Mastantuono dëshpëroi tifozët e Real Madridit kur zgjodhi lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave

Gjatë prezantimit të tij si lojtari më i ri i Real Madridit, 18-vjeçari Franco Mastantuono nuk hezitoi të përgjigjej kur u pyet për futbollistin më të mirë në botë.

Mesfushori argjentinas, i transferuar nga River Plate për 45 milionë euro, u shpreh: “Lojtari më i mirë në botë? Për mua, është Lionel Messi… Unë jam argjentinas”.

Deklarata e bërë në prezantimin e tij theksoi krenarinë kombëtare dhe admirimin e tij për Lionel Messin, pavarësisht se tani është pjesë e një klubi historikisht rival me legjendën e Barcelonës.

Mastantuono, i cili do të mbajë fanellën me numrin 30 dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2031, ndau gjithashtu ambiciet e tij në arenën ndërkombëtare.

“Do të ishte një ëndërr të ftohesha nga Argjentina për Kupën e Botës 2026, por për momentin jam i fokusuar vetëm te Real Madridi. Dua të filloj stërvitjet me skuadrën”, shtoi ai.

Përkushtimi i tij ndaj klubit u reflektua edhe në rrëfimin për takimin e parë me Jude Bellingham: “E takova vetëm disa minuta më parë. Më priti shumë mirë, është një djalë i jashtëzakonshëm”.

Transferimi i Mastantuonos shihet si një investim afatgjatë nga Real Madridi, i cili ka synim të forcojë mesfushën me talente të reja dhe perspektivë të lartë ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Mastantuono dëshpëroi tifozët e Real Madridit kur zgjodhi lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave appeared first on Telegrafi.

ZYRTARE/ Sot feston 18-vjetorin e lindjes, mesfushori merr dhuratën më të bukur. Firmos për 6 vite me Realin

Franko Mastantuono është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Presidenti i klubit, Florentino Perez, e mirëpriti atë në sallën e shtypit të Real Madridit ku nënshkroi një kontratë që do ta lidhë atë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pas nënshkrimit, Mastantuonos iu dhurua një replikë e stadiumit, një orë dore dhe një fanellë që mbante emrin dhe numrin e tij 30.

Ditët e fundit, ish-lojtari i River Plate ka publikuar disa deklarata rreth aventurës së tij të re spanjolle:

“Është një moment shumë i veçantë në jetën dhe karrierën time. Mendoj se këtë vit kanë ndodhur shumë gjëra që më kanë ndikuar, si lojtar dhe si person. Të bashkohem me Real Madridin është një ëndërr e bërë realitet. Gjithmonë kam thënë se ëndrra ime ishte të luaja në Evropë, por padyshim që gjithmonë kam ëndërruar për gjënë më të madhe: Real Madridin. Është e pabesueshme që kjo ka ndodhur vërtet.”

The post ZYRTARE/ Sot feston 18-vjetorin e lindjes, mesfushori merr dhuratën më të bukur. Firmos për 6 vite me Realin appeared first on Albeu.com.

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

Real Madrid fitoi dje 0-4 ndaj Tirol në miqësoren e fundit para fillimit të sezonit të ri në La Liga, që nisë këtë fundjavë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso duket gati për sezonin e ri dhe me shumë mundësi e ka mbyllur këtu merkaton. Nuk do ketë më transferime të reja, me shumë mundësi […]

The post Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s appeared first on BoldNews.al.

Alonso zbulon Realin e “ri”/ Madrilenët fitojnë 4-0 miqësoren e fundit para nisjes së La Liga

Real Madrid mbyll me fitore fazën përgatitore, në vigjilje të sezonit të ri në La Liga që nis këtë fundjavë.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso shkëlqeu në suksesin 4-0 në miqësoren e luajtur në Austri kundër Tirol.

Gjithçka e lehtë për madrilenët, që dhanë sinjale të rëndësishme por edhe projektime për skemat dhe lojën për edicionin e ardhshëm.

Arda Guler duket në qendër të manovrave të Real, ndërsa edhe Mbappe pret në një formë të shkëlqyer sezonin e ri.

Ishte sulmuesi francez që shënoi golin e dytë për “los blancos”, ndërsa epërsia e tyre ishte sigluar në minutën e 10-të nga Eder Militao.

Kaq për pjesën e parë, ndërsa në të dytën Kilian Mbappe gjeti sërish rrugën e rrjetës, për të thelluar në 3-0 epërsinë e spanjollëve në rezultat.

Fitorja e Real Madrid u vulos nga Rodrigo.

Sulmuesi brazilian plotësoi “pokerin” e golave, ndërsa në fundin e sfidës shuajti përfundimisht zërat e merkatos për një largim të mundshëm.

Fitorja në këtë miqësore edhe pse ndaj një rivali ndjeshëm më inferior, është një mesazh i rëndësishëm nga Real Madrid që kërkon të kthehet fitues në Spanjë dhe Europës pas sezonit të fundit zhgënjyes./abcnews.al

Real Madridit i shtohet shpresa për transferimin e Rodrit

Real Madrid ka marrë një shtysë në përpjekjet e tyre për të transferuar yllin e Manchester Cityt dhe fituesin e Topit të Artë, Rodri Hernandez, megjithëse trajneri Xabi Alonso duket se po humb durimin në këtë drejtim. Rodri ka qenë në radarin e madrilenëve për të paktën 18 muajt e fundit.

Interesimi i “Los Blancos” mund të jetë ngadalësuar për shkak të lëndimit të ligamentit të kryqëzuar që mesfushori spanjoll pësoi, por shumë besojnë se, nëse ekipi ka një pikë të dobët, ajo është pikërisht mesfusha.

Këtë bindje e ndan edhe Alonso, sipas raportimeve nga Madridi, megjithatë presidenti Florentino Perez nuk është i prirur të shpenzojë shumë këtë verë për atë rol – përveç nëse bëhet fjalë për vetë Rodrin.

Rodri nuk do të largohet nga Manchester City këtë verë

Sipas gazetarit Guillem Balague për “BBC”-në, nuk ka asnjë mundësi që Rodri të largohet nga City gjatë këtij afati kalimtar.

Klubi anglez nuk është i gatshëm për shitje dhe, sipas “Cadena SER”, pasi kanë hapur bisedimet për rinovimin e kontratës, po synojnë ta bëjnë atë lojtarin e dytë më të paguar të skuadrës pas Erling Haalandit.

Bisedimet për rinovimin mund të zgjasin

Megjithatë, vera e ardhshme mund të jetë më premtuese për Real Madridin. “Do ta shohim”, deklaroi Balague për këtë mundësi, duke theksuar se, nëse gjërat mbeten siç janë, Rodri do të ketë vetëm një vit kontratë të mbetur.

Po ashtu, “Cadena SER” raporton se lojtari nuk po nxiton të rinovojë dhe ka refuzuar tashmë disa oferta për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy vite të tjera.

A mund të bëhet një ofertë këtë verë?

Nëse madrilenët do të tentojnë një ofertë këtë verë, së pari duhet të gjenerojnë të ardhura nga shitjet. Një skenar i mundshëm do të ishte largimi i Rodrygo Goes, i cili, sipas zërave, pëlqehet nga Manchester City.

Megjithatë, Real Madridi rrallë shet lojtarë që mendon se mund t’i marrë falas në të ardhmen, ndaj klubi pritet të jetë në një pozitë më të fortë negociuese verën e ardhshme. /Telegrafi/

The post Real Madridit i shtohet shpresa për transferimin e Rodrit appeared first on Telegrafi.

Reagimi i Alvaro Carreras kur tifozi i Real Madridit i tha ‘duhet ta ndalosh Lamine Yamalin’

Alvaro Carreras duket se është bërë mjaft i popullarizuar mes tifozëve të Real Madridit që prej transferimit nga Benfica gjatë verës.

Mbrojtësi spanjoll u rrethua nga një grup madrilenësh jashtë qendrës stërvitore të klubit, para ndeshjes kundër Tirolit.

Ai vendosi të ndalonte makinën dhe të nënshkruante autografe për disa mbështetës, ndërsa po kthehej në shtëpi.

Gjatë momentit të autografëve, një tifoz bëri një koment provokues, duke i thënë: “Duhet ta ndalojmë Lamine Yamal në ndeshjet kundër Barcelonës”.

Carreras e pranoi me një buzëqeshje dhe vendosi të mos japë asnjë përgjigje verbale.

Në sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve, Carreras u përball disa herë me Yamal dhe arriti ta ndalonte sulmuesin e talentuar nga shënimi në të dyja përballjet. /Telegrafi/

The post Reagimi i Alvaro Carreras kur tifozi i Real Madridit i tha ‘duhet ta ndalosh Lamine Yamalin’ appeared first on Telegrafi.

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

Kylian Mbappe nis sezonin e tij të dytë me Real Madridin me fanellën numër 10, duke marrë një rol edhe më të rëndësishëm si lider në ekip. Pas një viti ku fitoi çmimet “Pichichi” dhe “Golden Boot”, objektivi i tij për sezonin 2025-2026 është i qartë: të fitojë çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos”. […]

The post Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe appeared first on BoldNews.al.

Agjenti i yllit të Real Madridit i përgjigjet thashethemeve për transferim në Arabinë Saudite

Agjenti i mbrojtësit të Real Madridit, David Alaba, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin austriakun me një kalim të mundshëm në Superligën e Arabisë gjatë kësaj vere. 

Pas rikthimit të Dani Carvajal dhe Eder Militao nga dëmtimet, si dhe afrimit të Dean Huijsen gjatë afatit kalimtar të verës, janë shtuar spekulimet se Alaba mund të ketë më pak minuta loje në sezonin e ardhshëm.  

Kjo ka nxitur thashethemet për një largim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme. 

Megjithatë, agjenti i tij, Pini Zahavi, i ka quajtur këto raportime të pavërteta dhe ka sqaruar se nuk ka pasur as bisedime dhe as oferta konkrete për lojtarin. 

“Të gjitha raportet që qarkullojnë për një transferim të Alabës në ligën arabe janë të rreme. Deri më tani nuk ka pasur asnjë negociatë apo ofertë për lojtarin”. 

“Zërat që flasin për gatishmërinë e lojtarit për të kaluar në Arabinë Saudite nuk qëndrojnë, sepse nuk ka asnjë ofertë zyrtare që të mund të hapte negociatat. Gjithçka që po qarkullon janë vetëm thashetheme”, theksoi Zahavi. 

Alaba ka pasur probleme me dëmtimet dhe formën fizike gjatë vitit të fundit. Edhe kur ka qenë i gatshëm për lojë, emra si Antonio Rudiger dhe Raul Asencio kanë qenë shpesh më të preferuar në rotacionin e trajnerit Carlo Ancelotti. 

Aktualisht, mbrojtësi austriak është 33 vjeç dhe ndodhet në fazën e fundit të karrierës së tij, me vetëm një sezon të mbetur në kontratën e tij me Real Madridin./Telegrafi/

The post Agjenti i yllit të Real Madridit i përgjigjet thashethemeve për transferim në Arabinë Saudite appeared first on Telegrafi.

Xabi Alonso merr vendim se cili lojtar do t’i ekzekutojë penalltitë në sezonin e ri

Real Madridi ka marrë një vendim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, duke zgjedhur sulmuesin Kylian Mbappe si ekzekutuesin e rregullt të penalltive.

Trajneri Xabi Alonso ka vendosur që 26-vjeçari francez të jetë futbollisti kryesor për ekzekutimin e penalltive në skuadër.

Ky vendim tregon besimin e madh që klubi ka tek Mbappe si udhëheqës i sulmit në sezonin 2025/26.

Sezonin e kaluar, Mbappe realizoi 44 gola dhe dha 5 asistime në 59 ndeshje për Real Madridin, duke treguar formë të lartë dhe ndikim të madh në ekip.

Përzgjedhja e tij si ekzekutues kryesor i penalltive është një përgjegjësi e madhe, por gjithashtu pasqyrë e aftësisë dhe qetësisë që sulmuesi tregon në momente kyçe.

Klubi pritet që të mbështesë Mbappen në këtë rol, duke i dhënë mundësinë të tregojë përsëri vlerën e tij në situata vendimtare.

Kjo zgjedhje është pjesë e planit të Xabi Alonsos për ta ndërtuar ekipin rreth sulmuesit të tij kryesor dhe për të siguruar një sezon konkurrues në të gjitha garat. /Telegrafi/ 

The post Xabi Alonso merr vendim se cili lojtar do t’i ekzekutojë penalltitë në sezonin e ri appeared first on Telegrafi.

Dy yjet e Real Madridit futen në shenjestrën e Arabisë Saudite

Real Madrid është një nga pak klubet kryesore evropiane që deri më tani nuk kanë shitur direkt lojtarë në ligën e pasur arabe. 

Ndërsa Karim Benzema dhe Nacho Fernandez u transferuan në Lindjen e Mesme nga Real Madrid, ata e bënë këtë si lojtarë të lirë, pasi u përfunduan kontratat e tyre në ‘Santiago Bernabeu’. 

Megjithatë, klubet saudite vazhdojnë të tregojnë interes për lojtarët e Real Madridit. 

Vinicius Jr. mbetet shumë i vëzhguar nga ata për të ardhmen, por tani dy yje të tjerë kanë dalë si objektiva të mundshëm. 

Sipas MARCA, dy lojtarë që nuk janë titullarë të rregullt në Real Madrid, David Alaba dhe Dani Ceballos, kanë tërhequr interes nga klubet arabe. 

Të dy lojtarët kanë qenë më parë në shënjestër të këtij vendi, por deri tani nuk kanë marrë seriozisht ofertat. 

Sipas raportit, Arabia Saudite nuk është destinacioni i preferuar i asnjërit prej tyre këtë verë. 

Alaba është i vendosur të përfundojë vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madrid dhe nuk ka shfaqur dëshirë për të ndryshuar mendje, pavarësisht mundësisë për minutazh minimal. 

Ndërkohë, Ceballos duket se është i gatshëm të largohet nga Real Madrid vetëm për t’u rikthyer te klubi i tij i mëparshëm, Real Betis./Telegrafi/

The post Dy yjet e Real Madridit futen në shenjestrën e Arabisë Saudite appeared first on Telegrafi.

❌