Milani dhe Tare e gjejnë menjëherë zëvendësuesin e Thiaw – mbrojtësi i Genoas vishet kuqezi
Media të shumta raportojnë se Milani ka arritur një marrëveshje verbale me Genoan për transferimin e Koni De Winter për 20 milionë euro plus bonuse, ndërsa mbrojtësi ka pranuar kushtet personale me klubin kuqezi.
Negociatat kanë avancuar me shpejtësi gjatë ditës, me De Winter që është identifikuar si zëvendësuesi ideal për Malick Thiaw, i cili do të kryejë sot vizitat mjekësore te Newcastle United për të përfunduar transferimin prej 40 milionë eurosh.
Më herët, De Winter ishte i lidhur me Interin, Juventusin dhe Bournemouth, por Milani hyri me një ofertë që duket se i përshtatej të gjitha palëve.
Koni De Winter to AC Milan, here we go! Verbal agreement done with Genoa and player side.
Package around €20m with clubs sorting final details then green light to medical tests in Milano early next week.
De Winter will sign long term deal at Milan. pic.twitter.com/wGdoy8YTxf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2025
Sipas Fabrizio Romanos, shuma fikse e marrëveshjes është 20 milionë euro, ndërsa media italiane shkruajnë se marrëveshja përfshin edhe bonuse, duke e afruar çmimin total me kërkesën fillestare prej rreth 25 milionë eurosh.
Genoa do t’i paguajë ish-klubit të lojtarit, Juventusit, një përqindje prej rreth 25% të tarifës së transferimit. /Telegrafi/
The post Milani dhe Tare e gjejnë menjëherë zëvendësuesin e Thiaw – mbrojtësi i Genoas vishet kuqezi appeared first on Telegrafi.