❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prattipati: Administrata Trump kĂ«rkon aleatĂ« tĂ« fortĂ«, s’mund tĂ« mbĂ«shtetemi te njĂ« vend pa institucione – ngĂ«rçin ta zgjidhin liderĂ«t

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati thotë se Kosova po humb mundësi si pasojë e ngërçit politik në vend.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r GazetĂ«n Express ajo tha se Administrata Trump “kĂ«rkon aleatĂ« tĂ« fortĂ«â€ me tĂ« cilĂ«t mund tĂ« avancohen prioritetet e pĂ«rbashkĂ«ta dhe se mundĂ«sitĂ« pĂ«r ta forcuar marrĂ«dhĂ«nien ekonomike ndĂ«rmjet dy vendeve “mund tĂ« kalojnĂ« pa u shfrytĂ«zuar nĂ«se ky ngĂ«rç vazhdon”.

Diplomatja amerikane tha se njĂ« vend pa institucione kyçe dhe me “njĂ« rrugĂ« tĂ« pasigurt drejt krijimit tĂ« tyre” Ă«shtĂ« njĂ« partner tek i cili SHBA-ja nuk mund tĂ« mbĂ«shtetet “gjithmonĂ« plotĂ«sisht”.

Prattipati tha se “udhĂ«heqĂ«sit e KosovĂ«s janĂ« zgjedhur pĂ«r t’i zgjidhur sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballet vendi i tyre” dhe se ngĂ«rçin politik duhet ta zgjidhin po ata.

“Shtetet e Bashkuara mund tĂ« ofrojnĂ« mbĂ«shtetje, por nuk mund t’i bĂ«jnĂ« zgjedhjet pĂ«r udhĂ«heqĂ«sit apo popullin e KosovĂ«s”.

QĂ« partneriteti me SHBA-nĂ« “tĂ« lulĂ«zojĂ«â€, diplomatja amerikane thotĂ« se “Kosova duhet t’i sigurojĂ« kushtet”, ndĂ«rsa tregoi edhe se çfarĂ« mund tĂ« pritet nga Administrata Trump.

The post Prattipati: Administrata Trump kĂ«rkon aleatĂ« tĂ« fortĂ«, s’mund tĂ« mbĂ«shtetemi te njĂ« vend pa institucione – ngĂ«rçin ta zgjidhin liderĂ«t appeared first on Telegrafi.

​Aliu: NdĂ«rtimi i urave nĂ« MitrovicĂ« po bĂ«het me kĂ«rkesĂ« tĂ« komunave

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ndërtimi i urave mbi lumin Ibër po bëhet me kërkesë të komunave.

Gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“NdĂ«rtimi i urave nĂ« MitrovicĂ« po bĂ«het me kĂ«rkesĂ« tĂ« komunave”, tha Aliu shkurt pĂ«r KosovaPress, tĂ« martĂ«n ndĂ«rsa po merrte pjesĂ« nĂ« pĂ«rurimin e njĂ« rruge nĂ« Shtime.

Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave pritet në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetim për ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave.

The post ​Aliu: NdĂ«rtimi i urave nĂ« MitrovicĂ« po bĂ«het me kĂ«rkesĂ« tĂ« komunave appeared first on Telegrafi.

Gucati thotĂ« se personi i arrestuar nĂ« Serbi nuk ishte pjesĂ« e UÇK-sĂ«

Nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s kanĂ« konfirmuar se Behar Preniqi i arrestuar mbrĂ«mĂ« nga autoritetet serbe nuk ka qenĂ« pjesĂ« e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha pĂ«r KosovaPress se Preniqi nuk figuron nĂ« emrat e listave tĂ« arkivave tĂ« kĂ«saj organizate.

“NĂ« dokumentacionet tona nĂ« organizatĂ« tĂ« veteranĂ«ve ai nuk Ă«shtĂ« as anĂ«tar as nuk ka dosje, te ne nuk ka. Te ne ai nuk ka dokumentacion se Ă«shtĂ« veteran i UÇK-sĂ«, mua mĂ« vjen keq sepse ai Ă«shtĂ« qytetar i KosovĂ«s, por tek ne nuk Ă«shtĂ« nĂ« evidenca”, tha Gucati.

Behar Preniqi Ă«shtĂ« ndaluar nga autoritetet serbe nĂ«n arsyetimin e krimeve tĂ« luftĂ«s duke pretenduar se ai ishte pjesĂ« e UÇK-sĂ«, transmeton KosovaPress.

Raportohet se Preniqi është arrestuar në Bajakovo në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Pretendimet e autoriteteve serbe se Preniqi ka qenĂ« pjesĂ« e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s i ka hedhur poshtĂ« edhe familja e tij, duke potencuar se Preniqi nĂ« kohĂ«n e luftĂ«s nĂ« KosovĂ« ishte i mitur rreth moshĂ«s 16 vjeçare.

The post Gucati thotĂ« se personi i arrestuar nĂ« Serbi nuk ishte pjesĂ« e UÇK-sĂ« appeared first on Telegrafi.

“UshtarĂ«t serbĂ« stĂ«rviten bashkĂ« me ata kinezĂ«â€, Ramadani: KĂ«rcĂ«nim pĂ«r Ballkanin, Serbia tĂ« pĂ«rjashtohet nga Partneriteti PĂ«r Paqe me NATO-n

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar sot se stërvitja ushtarake e Serbisë dhe Kinës është kërcënim për Ballkanin.

Njohësi i sigurisë në një postim në Facebook shkruan se Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti për Paqe me NATO-n.

Lexoni të plotë reagimin e Ramadanit:

Serbia dhe Kina – stĂ«rvitja ushtarake si hap kĂ«rcĂ«nimi nĂ« Ballkan

Në Kinën Veriore, në provincën Hebei, ushtarët e Serbisë stërvitën bashkë me ushtarët kinezë për 10 ditë me radhë.

UshtarĂ«t e BrigadĂ«s sĂ« 72-tĂ« pĂ«r Operacione Speciale tĂ« SerbisĂ« morĂ«n mĂ«sime nga kinezĂ«t pĂ«r “integrimin e taktikave me dronĂ« nĂ« operacione speciale”.

Serbia – masha e RusisĂ« nĂ« Ballkan – qĂ« vazhdon tĂ« jetĂ« kĂ«rcĂ«nuesi i vetĂ«m i paqes nĂ« rajon tashmĂ« i ka hapur derĂ«n e plotĂ« KinĂ«s pĂ«r qĂ«llime armiqĂ«sore ndaj demokracive nĂ« rajon e nĂ« EvropĂ«.

Reagimi i Perëndimit duhet të jetë më i vendosur dhe më i zëshëm. Kjo politikë kërcënuese e Serbisë tejkalon Ballkanin, është kërcënim më i gjerë.

Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n. /Telegrafi/

 

The post “UshtarĂ«t serbĂ« stĂ«rviten bashkĂ« me ata kinezĂ«â€, Ramadani: KĂ«rcĂ«nim pĂ«r Ballkanin, Serbia tĂ« pĂ«rjashtohet nga Partneriteti PĂ«r Paqe me NATO-n appeared first on Telegrafi.

Tritoli nĂ« garazhin e Elvis KosovĂ«s nĂ« TiranĂ«, Policia e Shtetit publikon pamje – dentifikohet autori nga FushĂ«-Kruja

Policia e Tiranës njofton se ka zbardhur ngjarjen e datës 24 korrik, kur një sasi lënde plasëse u vendos në garazhin e shtetasit Elvis Kosova.

Në njoftimin e policisë thuhet se është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar se ka vendosur lëndën plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, raporton euronews.al.

“Si rezultat i hetimeve tĂ« thelluara, tĂ« kryera nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1, me qĂ«llim zbardhjen dhe dokumentimin e plotĂ« tĂ« ngjarjes sĂ« ndodhur mĂ« datĂ« 24.07.2025, nĂ« rrugĂ«n ‘Peti’, ku nĂ« portĂ«n hyrĂ«se tĂ« garazhit tĂ« shtetasit E. K. u vendos njĂ« sasi lĂ«nde plasĂ«se, kanĂ« identifikuar dhe shpallur nĂ« kĂ«rkim autorin e dyshuar tĂ« ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues nĂ« FushĂ« KrujĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Policia thekson se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

 

The post Tritoli nĂ« garazhin e Elvis KosovĂ«s nĂ« TiranĂ«, Policia e Shtetit publikon pamje – dentifikohet autori nga FushĂ«-Kruja appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të respektojë vendimet e gjykatës dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

LBK thekson se ky veprim, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, është i papranueshëm dhe rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë vendore. Qasja e deritashme e ZRRE-së, me mbështetjen e heshtur të Qeverisë, përbën një hap të gabuar strategjik, që nuk i shërben interesit të bizneseve të Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të vendit.

“LBK shpreh keqardhje qĂ« ZRRE dhe Qeveria kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« vendim pa konsultime tĂ« thelluara, pa analizĂ« tĂ« ndikimit ekonomik dhe pa ndonjĂ« plan kalimtar tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« garantuar furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rballueshĂ«m me energji pĂ«r sektorin privat.

Nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ« çfarĂ« agjende janĂ« pĂ«rfshirĂ« ZRRE-ja dhe Qeveria, por Ă«shtĂ« evidente se ky drejtim nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me nevojat dhe interesat strategjike tĂ« prodhuesve dhe bizneseve vendore, tĂ« cilat janĂ« shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik tĂ« vendit”, thuhet nĂ« reagim.

Sipas tyre, edhe gjykata kompetente ka vlerësuar se ky vendim është kundërshtim më legjislacionin dhe ka urdhëruar pezullimin e tij, çka e bën të pakuptimtë këmbënguljen për zbatimin e tij nga ana e ZRRE-së.

LBK kërkon që ky vendim të rishikohet me urgjencë dhe që të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar zbatimin e tij deri në një analizë të plotë gjithëpërfshirëse, të hartuar në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe partnerët institucionalë.

“KĂ«rkojmĂ« transparencĂ«, pĂ«rgjegjĂ«si dhe njĂ« qasje tĂ« arsyeshme nĂ« raport me njĂ« çështje kaq jetike pĂ«r tĂ« ardhmen ekonomike tĂ« KosovĂ«s”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Ushtarak Meteorologjik njofton se moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-3 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me vranësira dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të martën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.

Temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« ndĂ«rmjet 12 – 17°C, ndĂ«rkaq maksimale: 21 – 25°C.

Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi, 1–5 m/s. /Telegrafi/

The post Mot me vranësira dhe riga shiu appeared first on Telegrafi.

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri

Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve.

Kjo është një nga pikat e një kapitulli të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve ku janë nenet që trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.

Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj, raporton euronews.al.

Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.

Ndërsa pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se:

“Shkaktimi i njĂ« dĂ«mtimi tĂ« pĂ«rhershĂ«m ose tĂ« pĂ«rkohshĂ«m te njĂ« kafshĂ« shtĂ«piake, tĂ« zbutur, tĂ« stĂ«rvitur apo qĂ« jeton pĂ«rkohĂ«sisht ose nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme nĂ«n kontrollin njerĂ«zor, jashtĂ« veprimtarive tĂ« rregulluara ligjĂ«risht dhe me çdo mjet ose procedurĂ«, – pĂ«rfshirĂ« aktet me natyrĂ« seksuale – pĂ«r tĂ« cilat kĂ«rkohet trajtim veterinar pĂ«r rikthimin e shĂ«ndetit tĂ« kafshĂ«s, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« tre vjet.”

Gjithashtu, në draft parashikohet dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik.

Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike.

Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë.

Sakaq, neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, ndëshkimi rëndohet me 50%.

Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndahen pamje të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

The post Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Pas takimit me presidenten Osmani, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes priteT ta takojë edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen pĂ«rfaqĂ«suesit e mediave tĂ« pĂ«rcjellin kĂ«tĂ« takim i cili shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt forcimit tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes ndĂ«rmjet RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker appeared first on Telegrafi.

Komandanti Barduani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes, KFOR: Baker riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua sot me ZëvendësNdihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Z.Baker riafirmoi angazhimin e palĂ«kundur tĂ« SHBA-sĂ« ndaj misionit tĂ« KFOR-it nĂ« KosovĂ«, duke theksuar mbĂ«shtetjen e vazhdueshme pĂ«r sigurinĂ« dhe stabilitetin rajonal”, thuhet nĂ« njoftim.

KFOR tutje thekson se vazhdon tĂ« zbatojĂ« mandatin e tij – bazuar nĂ« RezolutĂ«n 1244 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« tĂ« vitit 1999 – pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit dhe komunitetet qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe lirinĂ« e lĂ«vizjes, nĂ« çdo kohĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paanshme. /Telegrafi/

The post Komandanti Barduani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes, KFOR: Baker riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it appeared first on Telegrafi.

Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale me viktimën e trafikimit.

Rasti ka ndodhur në Malishevë, më 23 korrik, ndërkaq janë arrestuar dy të dyshuarit.

“JanĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ«, pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit dyshohet tĂ« kenĂ« kryer veprĂ«n e lart-cekur, thuhet nĂ« njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Presidentja Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker

Zëvendësndihmës sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker ndodhet për vizitë në Kosovë.

E para e shtetit, Vjosa Osmani do ta pret në takim zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker në ora 15:00.

“NĂ« orĂ«n 15:00, Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani pret nĂ« takim ZĂ«vendĂ«sndihmĂ«s Sekretarin e Mbrojtjes tĂ« SHBA-ve, David A. Baker. Mediat mund tĂ« marrin pamje nĂ« fillim tĂ« takimit”< thuhet nĂ« njoftimin e PresidencĂ«s.

Ndryshe, edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci në një vizitë të para dy muajve në SHBA është takuar me zyrtarin amerikan, Baker.

Pas asaj vizite, Maqedonci kishte deklaruar se Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri. /Telegrafi/

The post Presidentja Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker appeared first on Telegrafi.

​Qeveria ndan rreth 300 mijĂ« euro pĂ«r PodujevĂ«n e Shtimen

Rreth 300 mijë euro ka ndarë Qeveria në detyrë e Kosovës për Komunën e Podujevës dhe të Shtimes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen për projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna.

“Shqyrtimi i propozim vendimit pĂ«r ndarjen e mjeteve buxhetore pĂ«r komunat: PodujevĂ« dhe Shtime, pĂ«r pĂ«rfitimin e projekteve nĂ« klauzolĂ« tĂ« investimeve tĂ« Fondit Burimor. Ministria e Financave, PunĂ«s dhe Transfereve e ka sjellĂ« pĂ«r aprovim kĂ«rkesĂ«n pĂ«r ndarjen e mjeteve buxhetore. PĂ«r KomunĂ«n e PodujevĂ«s 178 mijĂ« e 730 euro dhe KomunĂ« e Shtimes 117 mijĂ« e 758 euro e 24 cent. KĂ«to projekte kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me pĂ«rmirĂ«simin e menaxhimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza nĂ« kĂ«to dy komuna”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar janë ndarë edhe 580 mijë euro për pesë projekte kapitale.

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka propozuar të aprovohet rialokimi i mjeteve në shumë prej 587 mijë e 569 euro gjithsejtë për pesë projekte kapitale dhe atë në komunat Vushtrri, Gjilan, Junik, Zubin Potok dhe Rahovec.

Qeveria ka emëruar edhe drejtorin i përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, me mandat katërvjeçar.

Po ashtu është votuar edhe për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Shemsi Duriqin. /kp/

The post ​Qeveria ndan rreth 300 mijĂ« euro pĂ«r PodujevĂ«n e Shtimen appeared first on Telegrafi.

Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për heqjen e tarifave për të gjitha mallrat amerikane.

Pas këtij vendimi, ka reaguar sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane e kishte propozuar muaj më parë.

Osmani theksoi se Kosova është partner i besueshëm i SHBA-së.

“Jemi krenarĂ« qĂ« kemi qenĂ« vendi i parĂ« qĂ« propozoi heqjen e tĂ« gjitha barrierave ndaj aleatit tonĂ« mĂ« strategjik. PĂ«r presidentin amerikan dhe dhe popullin amerikan: Kosova Ă«shtĂ« partneri juaj i besueshĂ«m nĂ« pĂ«rpjekjet tuaja pĂ«r ta bĂ«rĂ« AmerikĂ«n dhe aleatĂ«t e saj mĂ« tĂ« fortĂ«, mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« tĂ« begatĂ«â€, shkruan ajo.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani para disa muajve kishte propozuar heqjen e tarifave doganore për produktet e SHBA-së. /Telegrafi/

As of today, Kosovo’s decision for a ZERO tariff on all U.S. goods enters into force.

We’re proud to have been the first country to propose to remove all barriers towards our most strategic ally.

To @POTUS and the American people: Kosovo is your reliable partner in your
 https://t.co/icOYmWZN2h

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2025

The post Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria të premten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut do të fryjë me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 1-2 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me diell dhe vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 27 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. /Telegrafi/

The post Mot me diell dhe vende-vende riga shiu appeared first on Telegrafi.

KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike

Korporata Energjetike e Kosovës ka funksionalizuar Departamentin për Sigurinë Fizike të Objekteve, gjersa e quan një vendimmarrje strategjike për sigurinë dhe kontrollin institucional.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se duke filluar nga data. 01.08.2025, ora 00:00,  hyn në funksion Departamenti për Sigurinë Fizike të Objekteve, i cili nga tani e tutje do të operojë brenda kuadrit të vetë KEK.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« vendimmarrje strategjike e Bordit dhe Menaxhmentit tĂ« KEK, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« kontrollit tĂ« brendshĂ«m, garantimit tĂ« sigurisĂ« sĂ« aseteve, dhe adresimit tĂ« sfidave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« sigurisĂ« fizike qĂ« janĂ« paraqitur ndĂ«r vite.

PĂ«r mĂ« shumĂ« se dy dekada, shĂ«rbimet e sigurimit fizik nĂ« KEK Sh.A. janĂ« ofruar pĂ«rmes operatorĂ«ve ekonomikĂ« privatĂ«. GjatĂ« kĂ«saj periudhe, ka pasur incidente dhe parregullsi qĂ« kanĂ« cenuar sigurinĂ« e aseteve kritike dhe kanĂ« shkaktuar dĂ«me materiale e rrezikim tĂ« jetĂ«s njerĂ«zore”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, thuhet se duke pasur parasysh rëndësinë jetike të KEK-ut si infrastrukturë kritike kombëtare, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e këtij shërbimi nën kontroll të plotë institucional.

“Nga 1 gushti punonjĂ«sit e sigurimit fizik janĂ« zyrtarisht pjesĂ« e stafit tĂ« KEK Sh.A., dhe do tĂ« gĂ«zojnĂ« kushte mĂ« tĂ« mira pune, sigurim shĂ«ndetĂ«sor, shujta, mbĂ«shtetje institucionale dhe trajtim tĂ« dinjitetshĂ«m. Me kĂ«tĂ« vendim, KEK konfirmon pĂ«rkushtimin e saj pĂ«r siguri tĂ« lartĂ« operacionale nĂ« tĂ« gjitha objektet strategjike, ndalimin e ndĂ«rhyrjeve tĂ« jashtme tĂ« paautorizuara, sidomos nĂ« zonat e minierĂ«s dhe termocentraleve, rritje tĂ« kapaciteteve tĂ« brendshme pĂ«r menaxhimin e rrezikut dhe emergjencave.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« institucionale, qĂ« reflekton angazhimin e KEK Sh.A. pĂ«r tĂ« garantuar siguri tĂ« qĂ«ndrueshme, nĂ« funksion tĂ« mbarĂ«vajtjes sĂ« operacioneve energjetike dhe interesit tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

 

 

The post KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike appeared first on Telegrafi.

Kush pritet të jenë emrat e nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës

Dhjetë ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve të bashkisë së kryeqytetit, këta të fundit kanë dhënë sot dorëheqjen, që pritet ta dorëzojnë në mesditë te kryetarja në detyrë Anuela Rustani.

A2 CNN mëson se rreth mesditës do të kenë një mbledhje në bashki për të komunikuar largimin e tyre nga detyra.

Ndërkohe burime për A2 CNN nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri pritet të jenë nënkryetarët e rinj të bashkisë.

The post Kush pritet të jenë emrat e nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës appeared first on Telegrafi.

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.

Prokuroria thekson se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizon pĂ«rpjekjet dhe angazhimin e ProkurorisĂ« Speciale pĂ«r tĂ« hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatĂ« luftĂ«s, si dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« autorĂ«t tĂ« pĂ«rballen me drejtĂ«sinĂ«â€, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte appeared first on Telegrafi.

❌