❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë

Këto janë pamjet nga ajo që ka mbetur pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu Delvinën mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania shihen faqet e kodrave, ku në vend të pemëve ka mbetur vetëm hi.

Ndërkohë, mesditën e së mërkurës, ekipet e zjarrfikësve të BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vijojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë pic.twitter.com/vgF4LZj8fB

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 13, 2025

The post Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë appeared first on Telegrafi.

“DĂ«nimet e lehta qĂ« i po trimĂ«rojnĂ« recidivistĂ«t”

Brenda dy ditësh në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje. Në mesin e të dyshuarve ka edhe recidivistë, apo persona me të kaluar kriminale.

Kjo situatë, nga zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës po cilësohet si alarmante dhe ata thonë se sistemi i drejtësisë nuk po i trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur këto raste të rënda. Ekspertët mendojnë se kjo situatë nxjerr në pah mangësitë e thella të sistemit të drejtësisë në vend, veçanërisht në trajtimin e recidivistëve.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh profesor universitar, Fejzullah Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë se në sistemin prokurorial shpesh ndodhin paradokse të tilla: persona me raste të shumta penale dhe me statusin e recidivistit lirohen në procedurë të rregullt pas intervistimit, pa u propozuar që ndaj tyre të vendoset masa e paraburgimit.

Ndërkaq, për vepra të zakonshme, prokurorët shpesh propozojnë paraburgim për persona që nuk kanë qenë kurrë të regjistruar në evidencat penale, dhe gjykatat i miratojnë këto propozime pa shumë vështirësi.

“MoskĂ«rkimi i paraburgimit nga ana e prokurorit ndaj kryesve me evidenca tĂ« gjata penale [nĂ«se vĂ«rtet Ă«shtĂ« kĂ«shtu] nuk Ă«shtĂ« legjitime dhe kĂ«rkon llogaridhĂ«nie”, thekson Hasani.

Ai shton se gjykatat nuk duhet të ndikohen nga faktorë të jashtëm në caktimin e dënimeve, por për fat të keq, sipas tij, shpesh nuk e kuptojnë recidivizmin si rrethanë rënduese për ashpërsimin e dënimit.

“NĂ«se prokurori pĂ«r tri-katĂ«r herĂ« me radhĂ« merret me kryes tĂ« tillĂ« dhe nuk propozon paraburgim, e lĂ« tĂ« lirĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« gjykata shqipton dĂ«nime tĂ« lehta, kryesisht me kusht apo gjobĂ«, kjo i trimĂ«ron ata pĂ«r ta vazhduar veprimtarinĂ« kriminale. Jo rrallĂ«, janĂ« regjistruar vepra tĂ« tmerrshme nga kĂ«ta persona, ndaj tĂ« cilĂ«ve sistemi ka qenĂ« ‘tolerant’”, shprehet Hasani.

Ai kĂ«rkon qĂ« sistemi i drejtĂ«sisĂ« tĂ« ndryshojĂ« qasjen ndaj recidivistĂ«ve, duke shtuar se edhe Gjykata e Apelit duhet t’i ashpĂ«rsojĂ« dĂ«nimet kur gjykata e shkallĂ«s sĂ« parĂ« nuk i jep rĂ«ndĂ«si tĂ« kaluarĂ«s kriminale tĂ« tĂ« dĂ«nuarit.

Më 10 gusht në Gjilan u vranë tre persona. Po të njëjtën ditë, një person u ther për vdekje në Prizren. Tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan janë në arrati, ndërkaq i dyshuari për vrasjen në Prizren është arrestuar.

Për rastin e Gjilanit, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi motivet, ndërkaq vrasja në Prizren u krye pasi, sipas Prokurorisë, dorasi i dyshuar dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje paraprake dhe para ngjarjes ishin fjalosur.

Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se ndaj njërit prej personave të dyshuar për vrasje në Gjilan nuk ka lëndë aktive, por në të kaluarën ai i ka pasur tri lëndë penale për mbajtje në pronësi ose posedim të armëve, vjedhje të shërbimeve komunale dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ndërkohë, Policia e Kosovës konfirmoi se më 11 gusht ndodhi edhe një vrasje tjetër në Prishtinë. I dyshuari për këtë rast është identifikuar dhe i njëjti ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa është numri i personave që janë të evidentuar se kanë të kaluar kriminale dhe janë përsëritës të incidenteve të rënda.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Prokuroria dhe Këshillat Gjyqësor e Prokurorial statistika për numrin e personave me precedent penal që lirohen në pritje të gjykimit, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Për numrin e personave aktualisht në paraburgim nuk është përgjigjur as Shërbimi Korrektues i Kosovës.

RecidivistĂ«t “nuk trajtohen siç duhet” nga sistemi i drejtĂ«sisĂ«

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thekson se secili rast është individual dhe masat e sigurisë caktohen në bazë të rrethanave.

Megjithatë, nga monitorimi i rasteve del se shumë prej tyre trajtohen në mënyrë të barabartë me vepra më pak serioze, duke i lënë personat të lirë gjatë procedurave gjyqësore të gjata dhe duke u dhënë mundësi për përsëritjen e veprave penale.

IKD vëren, gjithashtu, mungesën e masave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk veprojnë me përgjegjësi në këto raste, përkundrazi, sipas këtij instituti, shpesh ata promovohen në pozita më të larta.

“Kjo mungesĂ« llogaridhĂ«nieje bĂ«n qĂ« qytetarĂ«t ta paguajnĂ« me jetĂ« dĂ«shtimin e sistemit”, theksojnĂ« nga IKD.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, thotë se ngjarjet e fundit të vrasjeve në Kosovë, e në veçanti ajo në Gjilan, evidentojnë mangësitë serioze brenda sistemit të drejtësisë në vend.

Ai konsideron se rastet e shumta tĂ« individĂ«ve me histori kriminale – tĂ« arrestuar pĂ«r veprime si fajde, kĂ«rcĂ«nime apo krime tĂ« tjera tĂ« rĂ«nda – tĂ« cilĂ«t lirohen pas periudhave tĂ« shkurtra paraburgimi dhe pĂ«rfshihen sĂ«rish nĂ« incidente tĂ« ngjashme, tregojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r identifikimin e dĂ«shtimeve institucionale tĂ« drejtĂ«sisĂ«, duke shmangur trajtimin e kĂ«tyre rasteve si tĂ« rastĂ«sishme.

“Duhet tĂ« theksohet se lirimi i personave me precedentĂ« penalĂ« nuk Ă«shtĂ« gjithmonĂ« rezultat i rrethanave aksidentale. Deri mĂ« tani, nuk ka pasur njĂ« hetim publik tĂ« thelluar nga institucionet kompetente tĂ« drejtĂ«sisĂ« lidhur me faktorĂ«t qĂ« çojnĂ« nĂ« kĂ«to dĂ«shtime. MirĂ«po, mungesa e reagimit institucional pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie penale dhe disiplinore – veçanĂ«risht kur ekzistojnĂ« indikacione tĂ« forta pĂ«r ndikim korruptiv – Ă«shtĂ« shqetĂ«suese”, thotĂ« Vrajolli.

Vrajolli thekson se institucionet e drejtësisë kanë treguar mungesë të vazhdueshme të llogaridhënies për raste të ndryshme sensitive. Sipas tij, është imperative që kjo qasje të ndryshojë sa më parë.

Ai thotë se suspendimi i menjëhershëm, hetimi penal dhe disiplinor, si dhe masat parandaluese, janë ndër veprimet minimale që duhet të ndërmerren sa herë që incidente të tilla ndodhin për shkak të neglizhencës së organeve të drejtësisë.

“PĂ«rveç pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« individuale, Ă«shtĂ« e domosdoshme instalimi i mekanizmave tĂ« llogaridhĂ«nies hierarkike nĂ« kĂ«tĂ« sektor. Institucionet nuk duhet tĂ« justifikohen me parimin e pavarĂ«sisĂ« institucionale; zinxhiri qĂ« ka mundĂ«suar neglizhencĂ«n sistemike duhet tĂ« bĂ«het transparent dhe tĂ« hetohet pa vonesĂ«â€.

Avokati Yll Zekaj thotë se shumica e personave që kryejnë vepra penale, përfshirë edhe ato me pasoja fatale, kanë kaluar më parë nëpër hallkat e sistemit të drejtësisë, por nuk janë trajtuar si duhet.

Sipas tij, politika ndëshkimore nuk është zbatuar në mënyrë efektive.

“NĂ« shumicĂ«n e rasteve, sistemi i drejtĂ«sisĂ« ka dĂ«shtuar qĂ« t’i trajtojĂ« si duhet kĂ«to raste, qoftĂ« pĂ«rmes hetimeve tĂ« policisĂ« dhe prokurorisĂ«, apo pĂ«rmes vendosjes sĂ« masave ndĂ«shkuese nga gjykatat. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, edhe kur kĂ«ta persona kanĂ« tĂ« kaluar kriminale, nuk trajtohen me seriozitetin qĂ« meriton situata”, thotĂ« Zekaj.

Sipas avokatit Zekaj, toleranca ndaj këtyre autorëve dhe mungesa e masave ndëshkuese efektive po krijojnë hapësirë që ata të rikthehen në krim, shpesh duke kryer vepra me pasoja fatale.

“NĂ« kryerjen e veprave paraprake kanĂ« munguar dĂ«nimet adekuate. Ata nuk kanĂ« arritur tĂ« risocializohen, e qĂ« dĂ«nimi Ă«shtĂ« njĂ« nga qĂ«llimet kryesore tĂ« tij. Kjo bĂ«n qĂ« tani tĂ« kemi raste me vepra shumĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda, pĂ«rfshirĂ« ato qĂ« pĂ«rfundojnĂ« me fatalitet”, shpjegon Zekaj.

Në nëntor 2024, u lansua Udhëzuesi i Përgjithshëm për Matjen e Dënimit, një dokument i përpiluar nga Gjykata Supreme dhe Komisioni Këshillëdhënës për Politikë Ndëshkimore, me mbështetjen e Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Edhe pse ky udhĂ«zues nuk ka karakter detyrues ligjor, ai synon t’i ndihmojĂ« gjykatat nĂ« vendimmarrje tĂ« drejtĂ«, tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« harmonizuar, duke shmangur dallimet e paarsyetuara dhe divergjencat nĂ« politikĂ«n ndĂ«shkimore.

Vrasjet e fundit kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik lidhur me sigurinë publike. Por, ka pasur edhe reagime nga zyrtarët shtetërorë të cilët janë zotuar për veprime.

Ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “askush nuk Ă«shtĂ« i paprekshĂ«m apo i pandĂ«shkueshĂ«m, veçanĂ«risht brenda institucioneve qĂ« kanĂ« mandat pĂ«r parandalimin dhe hetimin e veprimtarive ilegale”.

Ai kërkoi vendosmëri të veprimeve, veçanërisht nga sistemi i drejtësisë.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cilësoi situatën si dëshmi të pasojave të neglizhencës institucionale dhe shtoi:

“Nuk mund tĂ« flasim pĂ«r shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s, derisa kriminelĂ«t ecin tĂ« lirĂ«, ndĂ«rsa viktimat jetojnĂ« nĂ« frikĂ« dhe pasiguri”.

The post “DĂ«nimet e lehta qĂ« i po trimĂ«rojnĂ« recidivistĂ«t” appeared first on Telegrafi.

GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij.

Edhe pse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe çështja do tĂ« shkojĂ« nĂ« gjykim, presidenti i PartisĂ« sĂ« LirisĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« burg deri nĂ« njĂ« vendim tĂ« ri, pasi gjyqtari Erjon Çela la nĂ« fuqi masĂ«n e arrestit ndaj tij, raporto euronews.al.

Avokati Kujtim Cakrani braktisi seancën me argumentin se gjyqtari nuk është i pavarur.

Ish-presidenti Ilir Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua mĂ« 21 tetor 2024 dhe qĂ« prej atij momenti qĂ«ndron nĂ« paraburgim me masĂ« “arresti nĂ« burg”.

The post GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gramaçel, Deçan më 12.08.2025-09:30.

“JanĂ« arrestuar tre tĂ« dyshuar, njĂ« mashkull kosovar dhe dy femra, njĂ«ra kosovare dhe tjetra me shtetĂ«si tĂ« huaj, pasi qĂ« gjatĂ« bastisjes nĂ« pronat e tyre janĂ« gjetur dhe konfiskuar; njĂ« pistoletĂ« (me leje) me 16 fishekĂ«, njĂ« pushkĂ«,  njĂ« pistoletĂ« (me leje) me karikator dhe me 24 fishekĂ«, pajisje pĂ«r mirĂ«mbajtje tĂ« armĂ«ve, njĂ« pushkĂ«, gjithsej 110 fishekĂ« tĂ« kalibrave tĂ« ndryshĂ«m, katĂ«r thika si dhe sasi tĂ« vogla substancĂ« tĂ« dyshuar narkotike tĂ« llojit marihuanĂ« me peshĂ« rreth 1.5 gram”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara appeared first on Telegrafi.

Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – tĂ« dhĂ«nat nga ASK tregojnĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« fluturimeve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin qershor 2025.

Në bazë të dhënave, numri i fluturimeve të realizuara në muajin qershor ishte 1.227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

MĂ« poshtĂ« mund t’i gjeni tĂ« dhĂ«nat pĂ«r transportin ajror, hekurudhor, telefoni fikse dhe mobile:

Numri i fluturimeve qershor 2024 – qershor 2025

Në muajin qershor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 392 165, ose 17,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Transporti Hekurudhor

Në muajin qershor 2025, numri i udhëtarëve ishte 6 741, ose 23,0% më shume sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero.

Telefonia Fikse

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 320, ose (-0,2%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 836 862, ose (-8,9%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Telefonia Mobile

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 480 482, ose -5,56% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 315 378, ose 2,16% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – tĂ« dhĂ«nat nga ASK tregojnĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« fluturimeve appeared first on Telegrafi.

I nxehti afrikan në vend, kujdes nga temperatura të larta

Kjo javë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« nga 14– 18°C, ndĂ«rkaq maksimalet e ditĂ«s do tĂ« shkojnĂ« nga 32°C deri nĂ« 36 gradĂ«.

Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

The post I nxehti afrikan në vend, kujdes nga temperatura të larta appeared first on Telegrafi.

Detaje nga Gramshi, Policia: I moshuari që humbi jetën ndezi një zjarr në kopshtin e tij, flakët dolën jashtë kontrollit  

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin masiv që ka përfshirë fshatin Kullollas në Gramsh.

Policia thotë se ka qenë një 80-vjeçar ai që ka ndezur një zjarr në kopshtin e banesës së tij ndërsa më pas, flakët kanë dalë nga kontrolli, duke shkaktuar situatën emergjente që po përjeton zona.

Sipas Policisë, i moshuari ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit, duke u bërë viktima e parë nga zjarret e këtij viti në Shqipëri.

Tymi ka mbuluar tĂ« gjithĂ« zonĂ«n, deri nĂ« afĂ«rsi tĂ« CĂ«rrikut, ndĂ«rsa katĂ«r fshatra — Kullollas, BletĂ«z, Menkollar dhe ShimĂ«r — janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t dhe kanĂ« pĂ«suar dĂ«me tĂ« konsiderueshme, transmeton euronews.al

Njoftimi i policisë

“Rreth orĂ«s 11:00, dyshohet se njĂ« shtetas rreth 80 vjeç ka ndezur zjarr nĂ« kopshtin e banesĂ«s sĂ« tij nĂ« fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalĂ« jashtĂ« kontrollit dhe Ă«shtĂ« pĂ«rhapur masivisht nĂ« disa fshatra tĂ« rrethit tĂ« Gramshit. Dyshohet se si pasojĂ« e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetĂ«n.

Shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe për evakuimin e banorëve në fshatrat e prekur nga flakët.

NdĂ«rkohĂ«, grupi hetimor, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, po vijon hetimet pĂ«r tĂ« zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera tĂ« rastit”, thuhet nĂ« njoftim.

 

The post Detaje nga Gramshi, Policia: I moshuari që humbi jetën ndezi një zjarr në kopshtin e tij, flakët dolën jashtë kontrollit   appeared first on Telegrafi.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.

Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës.

Ministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes i KosovĂ«s, Ejup Maqedonci, thotĂ« se mĂ« 18 korrik nĂ« TiranĂ« Ă«shtĂ« mbajtur takimi i grupit zbatues “pĂ«r ta zbĂ«rthyer planin nĂ« nivel operacional”.

Nga Ministria e Mbrojtjes e ShqipĂ«risĂ«, e cila ishte mikpritĂ«se e ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes, thanĂ« se nĂ« shtator tĂ« kĂ«tij viti do t’u paraqitet pĂ«r miratim ministrive tĂ« ShqipĂ«risĂ«, KosovĂ«s dhe KroacisĂ« udhĂ«zuesi i cili Ă«shtĂ« drejt finalizimit.

Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.

NĂ« tekstin e deklaratĂ«s u tha se ky bashkĂ«punim Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« siguruar pozicionim tĂ« mirĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« ballĂ« kĂ«rcĂ«nimeve dhe pĂ«r tĂ« arritur objektivat e mbrojtjes dhe sigurisĂ«.

Blerjet e përbashkëta të armatimit

Blerja e kapaciteteve mbrojtëse është angazhimi i parë në deklaratë për të cilën u zotuan ministrat e Mbrojtjes.

Në këtë aspekt, sipas Maqedoncit, synohet që të bëhet një porosi për blerje, në vend të tri porosive të veçanta nga secili shtet.

“PĂ«r shembull njĂ« sistem [armĂ«sh] qĂ« jemi tĂ« interesuar tĂ« tri shtetet ta blejmĂ« nga SHBA-ja, ta bĂ«jmĂ« porosinĂ« si njĂ« blerje, duke shfrytĂ«zuar legjislaturĂ«n e secilit vend, por qĂ« sasia dhe koha e liferimit tĂ« determinohet si e pĂ«rbashkĂ«t, sepse prej SHBA-sĂ« kur blen mĂ« shumĂ«, kushtojnĂ« mĂ« lirĂ« dhe vijnĂ« mĂ« shpejt”, thotĂ« Maqedonci pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Këto blerje parashihet të bëhen me fonde kombëtare të secilit shtet.

Maqedonci pret që shtetet partnere në këtë marrëveshje do të ndihmojnë Kosovën drejt integrimit euroatlantik, siç thotë se zotohen në deklaratë, në mënyrë specifike sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Ministria kroate e Mbrojtjes i tha Radios Evropa e LirĂ« se iniciativa Ă«shtĂ« e hapur edhe pĂ«r aleatĂ«t dhe partnerĂ«t e NATO-s dhe BE-sĂ«, “tĂ« cilĂ«t dĂ«shirojnĂ« tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« stabilitetin, sigurinĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e EvropĂ«s Juglindore”.

“Nxitja e bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e kapaciteteve mbrojtĂ«se dhe bashkĂ«punimit nĂ« industrinĂ« e mbrojtjes Ă«shtĂ« identifikuar si njĂ« aspekt veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i pĂ«rpjekjeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, dhe nĂ« fazĂ«n e zbatimit do tĂ« synohet vazhdimisht analizimi i mundĂ«sive tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« fushat e pĂ«rmendura mĂ« lart, qĂ« burojnĂ« nga iniciativat, mekanizmat dhe instrumentet ekzistuese tĂ« BE-sĂ« dhe NATO-s”, u tha mes tjerash nĂ« pĂ«rgjigje.

Deri mĂ« tani zyrtarisht nuk Ă«shtĂ« njoftuar ende nĂ«se kĂ«tij bashkĂ«punimi do t’i bashkohet edhe ndonjĂ« shtet tjetĂ«r.

QĂ«llim i bashkĂ«punimit, sipas QeverisĂ« kroate, “nuk Ă«shtĂ« krijimi i ndonjĂ« aleance ushtarake”.

Ministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotĂ« se do ta shfrytĂ«zojnĂ« takimin radhĂ«s tĂ« KartĂ«s SHBA-Adriatik [A5] qĂ« pritet tĂ« mbahet nĂ« tetor tĂ« kĂ«tij viti, pĂ«r t’iu kĂ«rkuar partnerĂ«ve rajonalĂ« tĂ« bashkohen.

Anëtare të Kartës së Adriatikut janë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, kurse Kosova mban statusin e vëzhguesit.

Pritjet nga marrëveshja

Përveç bashkëpunimit në industrinë e armatimit, shtetet pritet të kryejnë stërvitje ushtarake dypalëshe dhe trepalëshe si dhe të bashkëpunojnë në rekrutimin e personelit duke rritur mundësitë e edukimit përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake.

Gjithashtu pritet tĂ« ketĂ« njĂ« angazhim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« luftuar kĂ«rcĂ«nimet hibride “duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«rcĂ«nimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq tĂ« huaj qĂ« mund tĂ« komprometojĂ« ose tĂ« ndikojĂ« nĂ« sigurinĂ« kombĂ«tare dhe rajonale”.

Parashihet që ndërmjet shteteve partnere në këtë marrëveshje të shkëmbehen informacione dhe shërbime inteligjente për të parandaluar sfidat e përbashkëta.

Maqedonci thotë se kjo marrëveshje u mirëprit në Pentagon, kur ai zhvilloi një vizitë në SHBA në muajin qershor të këtij viti.

“E kanĂ« parĂ« si njĂ« mundĂ«si tĂ« mirĂ« tĂ« bashkĂ«punimit regjional pĂ«r tĂ« adresuar sfidat”, thotĂ« ai, duke shtuar se mbĂ«shtetje kanĂ« marrĂ« edhe nga shumĂ« shtete tĂ« NATO-s, pa specifikuar se pĂ«r cilat shtete bĂ«het fjalĂ«.

Megjithatë kundër këtij bashkëpunimi kishte dalë Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiq, tha se po shkelet marrëveshja nënrajonale e vitit 1996.

Kjo marrĂ«veshje, e cila ka tĂ« bĂ«jĂ« me kuotat e lejuara nĂ« armatim, u nĂ«nshkrua atĂ«kohĂ« nga dy entitetet e Bosnje e HercegovinĂ«s – Federata e Bosnje e HercegovinĂ«s dhe Republika SĂ«rpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e JugosllavisĂ«, e cila pĂ«rbĂ«hej nga Serbia dhe Mali i Zi.

Disa ditë pas nënshkrimit të deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Serbia dhe Hungaria nënshkruan një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023.

Vuçiq, asokohe, deklaroi se besonte që kjo marrëveshje do të pasohej me një afrim të mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë.

The post Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane appeared first on Telegrafi.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria

Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit Driton Sokoli, për hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

Në njoftim thuhet se Driton Sokoli dyshohet për mashtrim.

I dyshuari është nga Vushtrria.

“Policia e KosovĂ«s, Drejtoria e Hetimit tĂ« Krimeve Kibernetike, kĂ«rkon nga çdo qytetar dhe media qĂ« disponon informacion pĂ«r vendndodhjen e personit tĂ« njoftojĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s nĂ« stacionin mĂ« tĂ« afĂ«rt policor, pĂ«rmes aplikacionit digjital ‘LajmĂ«ro Policinë’, nĂ« adresĂ«n elektronike info@kosovopolice.com, ose nĂ« numrat telefonikĂ« kujdestarĂ«: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201. TĂ« dhĂ«nat e juaja do tĂ« ruhen nĂ« konfidencialitet tĂ« plotĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria appeared first on Telegrafi.

30 ditĂ« paraburgim pĂ«r tĂ« arrestuarin pĂ«r vrasjen nĂ« Prizren – pas pĂ«rleshjes tĂ« qenve e goditi me thikĂ«, viktima dhe i dyshuari ishin shokĂ«

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit E.B, për vrasjen e rëndë në Prizren.

Në njoftim thuhet se Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se vrasja e rëndë ka ndodhur pas një fjalosje të shkurtër mes viktimës dhe të dyshuarit të cilët kishin përleshur qentë.

Viktima dhe i dyshuari për vrasje ishin shok.

“MĂ« datĂ« 10 Gusht 2025, rreth orĂ«s 20:30 min, nĂ« Prizren, nĂ« lagjen ‘Tusus’, nĂ« rrugĂ«n “Lapidari”, i pandehuri pas njĂ« mosmarrĂ«veshje paraprake nĂ« mĂ«nyrĂ« dinake dhe duke shfrytĂ«zuar besimin e viktimĂ«s, me dashje privon nga jeta tĂ« ndjerin H.Sh., nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« fillimisht nxisin qenĂ«t e tyre nĂ« njĂ« pĂ«rleshje dhe pas njĂ« fjalosje tĂ« shkurtĂ«r i pandehuri papritmas dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« befasishme e nxjerr thikĂ«n patent, ngjyrĂ« e zezĂ« dhe e godet nĂ« pjesĂ«n e gjoksit H.Sh., i cili nuk e ka pritur kĂ«tĂ« goditje me faktin se ata kanĂ« qenĂ« shok.

MĂ« pas i pandehuri ik nĂ« drejtim tĂ« fshatit, ndĂ«rsa i ndjeri pĂ«rcillet nĂ« qendĂ«r emergjente tĂ« Spitalit ‘Daut Mustafa’, nĂ« Prizren, nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sorĂ« ku mĂ« pas Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« QKUK-sĂ« nĂ« PrishtinĂ« ku edhe ndĂ«rron jetĂ« nga plagĂ«t e marra”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, Gjykata njofton se i dyshuari më datë, kohë dhe vend të njëjtë posedon armën e ftohtë, pa leje, në vend publik ku ishin të grumbulluar një numër i madh i njerëz, duke e përdorur për qëllime vdekjeprurësve thikën patent, me ngjyrë të zezë, me të cilën ka shkaktuar vdekjen e të ndjerit H.Sh.

“Duke marrĂ« parasysh provat materiale tĂ« mbledhura deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, tĂ« cilat arsyetojnĂ« dyshimin e bazuar se i pandehuri ky kryer veprat penale, Gjykata vlerĂ«son se janĂ« plotĂ«suar kushtet ligjore pĂ«r caktimin e paraburgimit, sepse i pandehuri pas kohĂ«s kur dyshohet se ka kryer veprĂ«n penale ka qenĂ« nĂ« arrati, dhe prania e tij para institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« siguruar pas kĂ«rkimit dhe arrestimit nga ana e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nga kĂ«to arsye ekziston rreziku se me lĂ«nien nĂ« liri apo masĂ« alternative, i njĂ«jti mund tĂ« arratiset me qĂ«llim tĂ« shmangies nga pĂ«rgjegjĂ«sia penale dhe tĂ« jetĂ« i paarritshĂ«m pĂ«r institucionet, duke penguar zhvillimin e procedurĂ«s hetimore tĂ« pa penguar”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se kjo çështje penale është në fazën fillestare të hetimit, dhe para Prokurorit të Shtetit do të merren në pyetje dëshmitarët e rastit dhe i pandehuri, andaj me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ndikimi në dëshmitarë, apo fshehjes së fakteve dhe provave tjera materiale, për çka është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm. /Telegrafi/

The post 30 ditĂ« paraburgim pĂ«r tĂ« arrestuarin pĂ«r vrasjen nĂ« Prizren – pas pĂ«rleshjes tĂ« qenve e goditi me thikĂ«, viktima dhe i dyshuari ishin shokĂ« appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro, Policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person H.K (1994) në Prizren për posedim të substancave narkotike, të llojit kokainë, në vlerë 300 mijë euro.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuar është shtetas i Kosovës.

“MĂ« datĂ« 11 gusht 2025, nĂ« rrugĂ«n ‘Viljam Voker’ nĂ« Prizren, Ă«shtĂ« arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

GjatĂ« kontrollit tĂ« realizuar nĂ« dy lokacione me urdhĂ«r tĂ« prokurorit kompetent, nĂ« njĂ«rĂ«n nga lokacionet janĂ« gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: substancĂ« e dyshuar narkotike e llojit kokainĂ«, me peshĂ« totale 4 kg e 440 gramĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Policia po ashtu bën të ditur se ka sekuestruar dy peshore elektronike, para në vlerë prej 260 euro, një  pajisje për vakuumim të qeseve plastike, një motoçikletë Piaggio Vespa, një telefon mobil iPhone 15 Pro Max, një skalper dhe sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në treqind mijë euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit. /Telegrafi/

The post Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro, Policia arreston të dyshuarin në Prizren appeared first on Telegrafi.

Vrasja nĂ« Hajvali, Policia nĂ« kĂ«rkim tĂ« tĂ« dyshuarit – detaje tĂ« rastit

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të rastit në Hajvali, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka vdekur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në ora 21:46 në Hajvali të Prishtinës.

“NjĂ« i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se kishte shtĂ«nĂ« me armĂ« zjarri nĂ« drejtim viktimĂ«s mashkull kosovar. Si pasojĂ« e plagĂ«ve tĂ« marra viktima ka ndĂ«rruar jetĂ«. Vdekjen e viktimĂ«s e ka konstatuar ekipi mjekĂ«sor nĂ« QKUK”, thuhet nĂ« raportin policor.

Tutje, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Ndryshe, brenda dy ditëve vendi u trondit nga vrasja e katër personave.

Përveç vrasjes në Hajvali, të dielën e 10 gushtit tre persona u vranë në Gjilan. /Telegrafi/

 

 

The post Vrasja nĂ« Hajvali, Policia nĂ« kĂ«rkim tĂ« tĂ« dyshuarit – detaje tĂ« rastit appeared first on Telegrafi.

Rasti i Popoviqit, Haxhiu i reagon Serbisë: Republika e Kosovës është vend demokratik, ku sundon drejtësia dhe dinjititeti njerëzor

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë sot se shteti i Serbisë jo vetëm që keqpërdor vizitat zyrtare në Kosovë përmes zyrtarëve të saj duke nxitur urrejtje dhe përçarje, por vazhdon propagandën edhe pas marrëveshjeve me institucionet e Republikës së Kosovës për pranim të fajësisë si në rastin e Igor Popoviq.

Reagimi i ministres Haxhiu vjen sot pasi u raportua se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« e SerbisĂ« ka deklaruar se zyrtari i QeverisĂ« serbe, Igor Popoviq, e nĂ«nshkroi “nĂ«n presion, dhe jo me vullnetin e tij tĂ« lirĂ«â€ njĂ« marrĂ«veshje me prokurorĂ«t e KosovĂ«s pĂ«r ta pranuar fajĂ«sinĂ« pĂ«r nxitje tĂ« pĂ«rçarjes dhe mosdurimit.

Pas një deklarate të tillë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu tha se Serbia duhet ta kuptojë se Republika e Kosovës është vend demokratik, ku sundon drejtësia dhe dinjiteti njerëzor janë të garantuara e ku pushtetet janë qartësisht të ndara.

“Shteti i SerbisĂ« jo vetĂ«m qĂ« keqpĂ«rdor vizitat zyrtare nĂ« vendin tonĂ« pĂ«rmes zyrtarĂ«ve tĂ« saj duke nxitur urrejtje dhe pĂ«rçarje, por vazhdon propagandĂ«n e saj edhe pas marrĂ«veshjeve me institucionet e RepublikĂ« KosovĂ«s pĂ«r pranim tĂ« fajĂ«sisĂ« si nĂ« rastin e Igor Popoviq. 

Ministria e Drejtësisë së Serbisë paska dalë me akuzë tjetër të rreme duke thënë se zyrtari i saj Igor Popoviq e ka pranuar fajësinë nën kushte presioni. Por, në videon më poshtë mund ta shihni se jo vetëm i akuzuari Popoviq, por edhe vet avokati i tij theksojnë se me vullnet të plotë është bërë si pranimi i fajësisë ashtu edhe marrëveshja.

Serbia me kutin e saj gjykon edhe RepublikĂ«n e KosovĂ«s, por ajo duhet ta kuptojĂ« se Republika e KosovĂ«s Ă«shtĂ« vend demokratik, ku sundon drejtĂ«sia dhe dinjiteti njerĂ«zor janĂ« tĂ« garantuara e ku pushtetet janĂ« qartĂ«sisht tĂ« ndara”, shkruan ajo.

Ndryshe, Igor Popoviqi, ndihmĂ«sdrejtor i tĂ« ashtuquajturĂ«s “ZyrĂ« pĂ«r KosovĂ«â€ nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ« Ă«shtĂ« shpallur fajtor nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ«, Departamenti Special, pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« nxitjes sĂ« pĂ«rçarjes dhe urrejtjes etnike.

Gjykata ka caktuar dënimin prej 6 muajsh burgim, i cili u zëvendësua me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dënim plotësues, dëbim nga Kosova për një periudhë prej dy vjetësh.

Në këtë rast, gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie mes tij dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Popoviq ishte arrestuar më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut dhe akuzohet se më 18 korrik 2025 në Rahovec kishte mbajtur një fjalim publik me përmbajtje nxitëse, duke përhapur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Kosovë. /Telegrafi/

 

The post Rasti i Popoviqit, Haxhiu i reagon Serbisë: Republika e Kosovës është vend demokratik, ku sundon drejtësia dhe dinjititeti njerëzor appeared first on Telegrafi.

Zjarret nĂ« Finiq dhe MirditĂ«, ndĂ«rhyjnĂ« nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”, zjarrfikĂ«sit pozicionohen pĂ«rreth fshatit LivinĂ«

Flakët vijojnë ende të djegin sipërfaqe toke në Finiq dhe Mirditë.

Flakët në fshatin Livinë të Finiqit janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen  nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

NdĂ«rsa nĂ« MirditĂ« operacionet pĂ«r shuarjen e zjarreve nĂ« zonĂ«n e MirditĂ«s vijojnĂ« me mbĂ«shtetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lĂ«shuar rreth 50 mijĂ« litra ujĂ« nĂ« terren.

Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

The post Zjarret nĂ« Finiq dhe MirditĂ«, ndĂ«rhyjnĂ« nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”, zjarrfikĂ«sit pozicionohen pĂ«rreth fshatit LivinĂ« appeared first on Telegrafi.

Hysni Mehani, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt

Hysni Mehani është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Skenderajt.

NĂ« njoftimin e LVV-sĂ« thuhet se Skenderaj ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« drejtim tĂ« ri, njĂ« drejtim qĂ« vendos qytetarin mbi gjithçka, njĂ« komunĂ« qĂ« punon me ndershmĂ«ri, planifikon me vizion dhe i shĂ«rben me pĂ«rkushtim çdo familjeje – nĂ« çdo lagje e çdo fshat.

“Hysni Mehani Ă«shtĂ« kandidati ynĂ« pĂ«r kryetar tĂ« Skenderajt – njĂ« njeri i palodhur, i afĂ«rt me qytetarĂ«t, qĂ« njeh çdo problem dhe ka planin pĂ«r ta zgjidhur.

NĂ« takimin e sotĂ«m me strukturat organizative tĂ« QendrĂ«s sĂ« Skenderajt, nĂ« prani tĂ« Kryeministrit dhe Kryetarit tĂ« LĂ«vizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, Alim Rama, Koordinatorit tĂ« Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbĂ«shtetja e plotĂ« dhe e vendosur pĂ«r Hysni Mehanin”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Hysni Mehani, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt appeared first on Telegrafi.

Grabitet një person në Pejë, i merret telefoni dhe 200 euro

Një person në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, ku njëri nga të dyshuarit i kishte marr telefonin me vlerë rreth 200 euro.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Besnik Lajqi” nĂ« PejĂ«, tĂ« premten nĂ« ora 06:20.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se Ă«shtĂ« sulmuar fizikisht nga tre persona tĂ« pa njohur, ku njĂ«ri nga tĂ« dyshuarit i kishte marr telefonin me vlerĂ« rreth 200 euro”, thuhet nĂ« raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

The post Grabitet një person në Pejë, i merret telefoni dhe 200 euro appeared first on Telegrafi.

Perimet vendore shkojnë jashtë, tregu mbushet me import

Fermeri Erbril Mazreku, 32-vjeçar nga komuna e Mamushës në rajonin e Prizrenit, ka të mbjellë rreth 2.5 hektarë tokë me domate në serrë.

Mazreku, nga mesi i muajit qershor deri në fillim të muajit gusht, ka mbledhur rreth 150 tonë domate dhe pret të vjelë edhe 150 të tjerë.

E gjithë kjo sasi është shitur në tregjet evropiane.

“Domatet nĂ« treg vendor nuk i shes. Çmimi Ă«shtĂ« mĂ« i lirĂ«, kurse jashtĂ« i shes mĂ« shpejtĂ« dhe me shtrenjtĂ«. TĂ« freskĂ«ta i dĂ«rgoj nĂ« njĂ« pikĂ« grumbulluese kĂ«tu nĂ« MamushĂ« dhe ai i eksporton jashtĂ« vendit. Çmimi sivjet Ă«shtĂ« i mirĂ«, 60 cent pĂ«r kilogram, kurse nĂ« tregun vendor shkon mĂ« lirĂ«â€, i tha ai Radios Evropa e LirĂ«.

Në pikën grumbulluese Eurotaç, po në Mamushë, përveç domateve janë duke u grumbulluar edhe tranguj, lakra, qepë, patate, dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe grumbullimi i specave. Shumica janë nga serrat dhe të gjitha eksportohen në vendet e Ballkanit dhe të Evropës.

Pronari i kësaj kompanie Nehat Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për prodhime vendore e ka tejkaluar ofertën vendore.

“Sa tĂ« ofrojnĂ« fermerĂ«t ne eksportojmĂ«, specat dhe domatet janĂ« shumĂ« te kĂ«rkuara”.

“VetĂ«m pĂ«r 20 ditĂ« tĂ« muajit korrik kemi eksportuar kĂ«to lloje tĂ« kulturave nĂ« vlerĂ« tĂ« mbi 1 milion eurove, ndĂ«rsa deri nĂ« fund tĂ« sezonit kemi tĂ« kontraktuar sasi deri nĂ« 3 milionĂ« euro”, tha Mazreku.

Ai tregoi se vitin e kaluar ka eksportuar sasi në vlerë të 1.5 milion eurove.

“PĂ«r çdo vit ka rritje tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r tĂ« gjitha kĂ«to produkte”, tha Mazreku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për periudhën janar-qershor 2025, eksportet e perimeve kanë arritur vlera të konsiderueshme: domatet rreth 30 mijë euro, specat 50 mijë euro, trangujt 277 mijë euro, ndërsa patatet afro 1.1 milion euro.

Këto shifra nuk përfshijnë muajin korrik, kur zakonisht arrihet kulmi i prodhimit dhe eksporti i këtyre kulturave.

Megjithatë, kjo rritje e eksportit nuk është reflektuar në ulje të çmimeve për konsumatorët vendorë.

Edhe pse në treg ka prodhime vendore, çmimet mbeten të larta për standardin e shumë qytetarëve, me pagë mesatare prej 639 eurosh.

GjatĂ« muajve tĂ« verĂ«s, çmimet pĂ«r njĂ« kilogram speca arrijnĂ« deri nĂ« 1.50 euro, domatet deri nĂ« 1.20 euro, trangujt mbi 1 euro, ndĂ«rsa patatet pak mĂ« lirĂ« – çmime qĂ« ndryshojnĂ« varĂ«sisht nga lokacioni apo dyqani.

Por, këto shifra ndryshojnë kur bëhet fjalë për përpunimin e këtyre perimeve.

Hartim Gashi, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Përpunueseve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), i tha Radios Evropa e Lirë se viteve të fundit është rritur numri i kompanive që bëjnë përpunimin e perimeve sezonale dhe kjo krijon mungesë të produkteve në treg.

Në nivel vendi janë 1.700 kompani të tilla, që sipas Gashit, në shumicën e rasteve udhëhiqen nga gratë.

Sipas tij, 68 për qind e kompanive i eksportojnë produktet e tyre kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

“FermerĂ«t vendorĂ« prioritet e kanĂ« eksportin e prodhimeve dhe fare pak merren me furnizim nĂ« tregun lokal. Kjo pĂ«r faktin se çmimi Ă«shtĂ« i mirĂ«, pagesa e sigurt dhe koha e shkurtĂ«r pĂ«r t’i dĂ«rguar nĂ« pikĂ«n grumbulluese”, tregon ai.

Në Kosovë, rreth 420 mijë hektarë tokë shfrytëzohen për arsye bujqësore. Prej tyre, më shumë se gjysma shfrytëzohet për kullosa dhe livadhe.

Megjithatë, Gashi shprehet se Kosova vazhdon të varet nga importi i këtyre produkteve nga shtete të tjera, si Turqia, Holanda dhe Shqipëria, dhe rrjedhimisht çmimet janë më të larta.

“ E kemi njĂ« situatĂ« interesante – eksporti po rritet, por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« po rritet edhe importi. Kjo ndodh pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« prodhimit vendor nĂ« periudha tĂ« caktuara, sidomos gjatĂ« dimrit. GjatĂ« kĂ«saj kohe, tregjet vazhdojnĂ« tĂ« kenĂ« perime, por ato nuk janĂ« nga Kosova,” tha ai.

Fatmir Selimi, magjistër i agroekonomisë, vlerëson se sasia e lartë e importit lidhet edhe me faktin që, sipas traditës, në stinën e vjeshtës, qytetarët e Kosovës furnizohen me perime për turshi, të cilat i përdorin gjatë sezonit të dimrit.

VetĂ«m nĂ« periudhĂ«n janar – qershor, nĂ« KosovĂ« vlera e importuar e kĂ«tyre kulturave bujqĂ«sore nĂ« tregun vendor ka arritur nĂ« mbi 1.5 milion euro.

Si duhet të rritet prodhimi vendor?

Gashi dhe Selimi mendojnĂ« se institucionet duhet t’i balancojnĂ« nevojat e tregut tĂ« brendshĂ«m me orientimin drejt eksportit.

Gashi propozon vendosjen e masave mbrojtëse dhe subvencioneve për zgjerimin e serrave, duke përmendur nevojën për vendosjen e kuotave për import gjatë sezonit të prodhimit vendor.

“Po e marr shembull domaten – nga 15 qershori deri mĂ« 15 shtator, nuk duhet tĂ« ndalohet plotĂ«sisht importi, por tĂ« kufizohet. PĂ«r shembull, tĂ« lejohen vetĂ«m 100 tonĂ« domate nĂ« ditĂ«â€, tha ai.

Selimi, ndĂ«rkohĂ«, thekson nevojĂ«n pĂ«r mbĂ«shtetje financiare qĂ« do t’i ndihmonte fermerĂ«t ta rrisin rendimentin dhe cilĂ«sinĂ«.

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit të kaluar ka subvencionuar rreth 5.000 hektarë tokë të mbjellë me kultura si domate, speca, tranguj, patate dhe qepë.

Sipas kësaj ministrie, fermerët që i kanë kultivuar këto perime në fushë të hapur janë subvencionuar me 600 euro për hektar, ndërsa ata që i kanë kultivuar në serra janë mbështetur me 850 euro për hektar.

Sipërfaqja e përgjithshme e serrave me perime në Kosovë arrin në 242 hektarë.

The post Perimet vendore shkojnë jashtë, tregu mbushet me import appeared first on Telegrafi.

Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të premten në ora 19:00.

“Vushtrri 08.08.2025-19:00. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti pas njĂ« mosmarrĂ«veshje ka sulmuar fizikisht vajzĂ«n e tij, viktimĂ«n femĂ«r kosovare”, thuhet nĂ« raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

The post Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor appeared first on Telegrafi.

Trump përmend sërish Kosovën: Shpëtuam shumë jetë, ndalëm diçka që ishte gati të niset

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm në Karabak.

E presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një konference për media përmendi sërish Kosovën, ku theksoi se ndaluan një konflikt dhe shpëtuan shumë jetë.

Trump gjatë konferencës përmendi konfliktin Indi-Pakistan, Kongo e Ruanda, etj, ndërkaq po ashtu foli rreth asaj se ka ndaluar një konflikt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Serbia dhe Kosova. NdalĂ«m diçka qĂ« ishte gati tĂ« niste. Nuk na pĂ«lqente aspak dhe shpĂ«tuam shumĂ« jetĂ«â€, u shpreh ai.

Ndryshe, në disa konferenca ku ka folur për rolin e SHBA-së për paqe në botë, Trump ka përmendur Kosovën dhe Serbinë duke thënë se ka ndaluar një konflikt të mundshëm dhe ka shpëtuar shumë jetë.

Lidhur me këtë ka folur edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, kishte thĂ«nĂ« javĂ« mĂ« parĂ« se ka “informacione tĂ« besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar sĂ« voni mundĂ«sinĂ« e njĂ« pĂ«rshkallĂ«zimi tĂ« mundshĂ«m tĂ« situatĂ«s nga Serbia nĂ« KosovĂ«.

“Ai (Trump) Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ« nĂ« deklaratĂ«n e tij se po flet pĂ«r javĂ«t e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r zhvillime tĂ« vitit 2023 apo 2020, por “pĂ«r zhvillime shumĂ«, shumĂ« tĂ« vona”.

Osmani kĂ«to komente i kishte bĂ«rĂ« gjatĂ« njĂ« ligjĂ«rate nĂ« Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 nĂ« BanjskĂ«, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« “akt agresioni” nga Serbia – “tĂ« pĂ«rgatitur tĂ«rĂ«sisht brenda SerbisĂ«â€. /Telegrafi/

The post Trump përmend sërish Kosovën: Shpëtuam shumë jetë, ndalëm diçka që ishte gati të niset appeared first on Telegrafi.

Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast  

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në kuadër të mbikëqyrjes së vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vëmendje zhvillimet sa i përket situatës epidemiologjike me virusin Chikungunya në nivel global, pas raportimeve për rritjen e numrit të rasteve në disa vende të botës.

IKSHPK njofton se chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus.

Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi në person, por vetëm përmes mushkonjës që e bart virusin.

IKSHPK njofton se në Kosovë dhe në vendet në rajon nuk është raportuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje.

Me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, IKSHPK rekomandon qytetarët që, potencialisht, udhëtojnë në vendet ku janë regjistruar raste, që të zbatojnë masat parandaluese si në vijim:

Përdorni repelentë kundër mushkonjave

Mbuloni sipërfaqet e ekspozuara të trupit me rroba të gjata

Reduktoni ekspozimin ndaj mushkonjave

Nëse zhvilloni simptoma si ethe, temperaturë, dhimbje kyçesh, skuqje lëkure brenda dy javësh nga kthimi në vend, njoftoni mjekun dhe tregoni vendin e udhëtimit.

IKSHPK njofton se në kuadër të fuqizimit të kapacitete laboratorike, ka siguruar teste diagnostikuese për konfirmim të rasteve të dyshimta.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« CHIKUNGUNYA

Chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus. Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi te personi, por vetëm përmes mushkonjës që bart virusin.

Fjala “Chikungunya” vjen nga njĂ« gjuhĂ« lokale nĂ« Tanzani dhe nĂ«nkupton “ai qĂ« pĂ«rkulet”, pĂ«r shkak tĂ« mĂ«nyrĂ«s sĂ« ecjes sĂ« pacientĂ«ve qĂ« vuajnĂ« nga dhimbje tĂ« forta nĂ« kyçe. Virusi u identifikua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 1952, dhe qĂ« atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rhapur nĂ« mbi 110 vende tĂ« botĂ«s.

Simptomat

Simptomat shfaqen zakonisht 3–7 ditĂ« pas pickimit nga njĂ« mushkonjĂ« e infektuar dhe pĂ«rfshijnĂ«:

Ethe të larta

Dhimbje të forta në kyçe (simptomë karakteristike)

Dhimbje muskujsh

Dhimbje koke

Lodhje dhe plogështi

Skuqje të lëkurës

Ënjtje e kyçeve

Në shumicën e rasteve, përmirësimi ndodh brenda një jave, por dhimbjet e kyçeve mund të vazhdojnë për muaj ose vite, veçanërisht tek të moshuarit.

Kush është në rrezik më të lartë?

Të porsalindurit (nëse nëna është e infektuar)

Personat mbi 65 vjeç

Personat me sëmundje kronike (si diabeti, sëmundje të zemrës, hipertensioni)

Megjithëse simptomat mund të jenë të rënda, vdekjet nga chikungunya janë të rralla.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Nuk ka ilaç specifik antiviral për chikungunya.

Diagnoza bëhet përmes testeve të gjakut që zbulojnë praninë e virusit ose antitrupave.

Trajtimi është simptomatik:

Përdorimi i paracetamolit për temperaturë dhe dhimbje

Pushim i mjaftueshëm

Hidratim i mirë (ujë dhe lëngje)

Shmangia e aspirinës ose ibuprofenit nëse dyshohet për dengue

A ka vaksinë?

Aktualisht nuk ka vaksinë të licencuar për përdorim të gjerë kundër chikungunya, edhe pse disa janë në fazë testimi. Prandaj, parandalimi është masa më efektive.

Si mbrohemi nga CHIKUNGUNYA?

Elimino ujin e ndenjur rreth shtëpisë (vazo, kazanë, goma, enë plastike)

Mbulo enët me ujë dhe pastro i rregullisht

Vendos rrjeta në dritare dhe përdor repelent kundër mushkonjave

Vishu me rroba me mëngë të gjata, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje

Situata globale

Chikungunya është përhapur në më shumë se 110 vende në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Evropë.

Ndryshimet klimatike dhe rritja e udhëtimeve ndërkombëtare kanë rritur rrezikun e përhapjes së saj në zona të reja. /Telegrafi/

The post Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast   appeared first on Telegrafi.

❌