Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, pse më nxorri nga seanca

Babai i Luis Meçes ka folur për Euronews Albania pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca.

Ai shpjegoi se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.

Babai i Luisit, djalit i i cili mbeti i plagosur, tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.

“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin  e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.

Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.

Kujtojmë se këtë të enjte u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili dyshohet se u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, pranë shkollës “Fan Noli”.

Gjatë seancës së sotme pesë të mitur janë marrë në pyetje si dëshmitarë, dhe në seancë kanë qenë të pranishëm prindërit dhe një psikologe.

Seanca e radhës është caktuar për 28 maj, ku do të pyeten edhe 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës “Fan Noli”.

Në këtë ngjarje, shoku i Martinit, Luis Meçja, mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht ka bërë një rikuperim të plotë dhe tani gëzon shëndet të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, pse më nxorri nga seanca appeared first on Euronews Albania.

Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, që e nxorri nga seanca

The post Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, që e nxorri nga seanca appeared first on Lapsi.al.

U përplas me prokuroren, babai i Luis Meçes: Ka disa elementë që duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi nga seanca.

Ai për një emision televiziv tregoi në lidhje me debatin që pati me prokuroren Alma Feraj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel. Prokurorja është shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.

Babai i Luisit tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas së futbollit që kishin luajtur në Kavajë. Ai tha se më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.

Gjithashtu tregoi se gjatë seancës ka pasur disa elementë të cilët e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.

“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.

The post U përplas me prokuroren, babai i Luis Meçes: Ka disa elementë që duan të mos zbardhet vrasja e Martinit appeared first on Sot News | Lajme.

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës janë pyetur 5 të mitur në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, nga autori i akuzuar Mario Përlleshaj. Në seancë ka pasur debate mes palëve, ku prokurorja Alma Felaj është përballur me pakënaqësinë e prindërve të Luis Meçes që mbeti i plagosur […]

The post Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e 14-vjeçarit Mario Përlleshi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani dhe plagosjen e Luis Meçes, krim i ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë. Ai ndodhet aktualisht në burgun e të Miturve në Kavajë dhe kishte kërkuar një […]

The post Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit appeared first on BoldNews.al.

Shoku i Martin Canit i gatshëm të dëshmojë në gjykatë për vrasjen e 14-vjeçarit

Luis Meçe, shoku i 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, ka folur për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë dhe se kërkon drejtësi për ngjarjen tragjike që i mori jetën mikut të tij.

“Seancën nuk e kam përjetuar aq mirë. Duam drejtësi”, tha Meçe, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit. I pyetur nëse është i gatshëm të dëshmojë, ai u përgjigj: “Patjetër, gjithmonë.”

Gjykata e Tiranës ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Vendimi u mor nga gjyqtarja Migena Laska, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për dërgimin e çështjes në gjykim.

Po ashtu, gjykata rrëzoi kërkesën e bërë nga avokati i të miturit për gjykim të shkurtuar, duke e çuar procesin në një gjykim të rregullt.

Mario Përlleshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçes.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një konflikti mes adoleshentësh mbeti i vrarë Martin Cani, 14 vjeç, ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, u plagos.

I mituri Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë. Në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por më 10 shkurt 2025, Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën për lirim, duke e lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

The post Shoku i Martin Canit i gatshëm të dëshmojë në gjykatë për vrasjen e 14-vjeçarit appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Martin Canit/ Prokuroria dërgon në gjyq Mario Përlleshin, nën hetim dhe stafi i shkollës

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim të miturin Mario Përlleshi, i cili akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, Luis Meçe, ngjarje e ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë. Mario Përlleshi është marrë i pandehur për […]

The post Vrasja e Martin Canit/ Prokuroria dërgon në gjyq Mario Përlleshin, nën hetim dhe stafi i shkollës appeared first on BoldNews.al.

Protestë për Martin Canin, babai i 14-vjeçarit: Vrasja nuk po zbardhet!

Sot bëhen 2 muaj nga vdekja e 14-vjeçarit, Martin Cani. Një protestë u zhvillua para shkollës “Fan Noli”, ku ai studionte.

Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur për herë të parë në protestë.

Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë.

Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi nga institucionet.

“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës për arsye se Spitali Ushtarak nuk kishte asnjë makineri për t’i mbajtur zemrën atij. U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Prokurorja më tha që do t’i shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit, raporton Top Channel.

The post Protestë për Martin Canin, babai i 14-vjeçarit: Vrasja nuk po zbardhet! appeared first on Telegrafi.

Dy muaj nga vrasja, prindërit e Martinit dhe Luisi në marshimin-protestë në Tiranë

Në përkujtim të dymujorit të vdekjes së Martin Canit, sot është zhvilluar protesta e gjashtë pranë shkollës së tij “Fan Noli”, aty ku ndodhi ngjarja tragjike, ku ai u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Gjatë protestës, ishin të pranishëm edhe prindërit e Martinit, të cilët shprehën shqetësimin se ende nuk është bërë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.

Protestuesit kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve me thirrjet; “Ende nuk ka drejtësi për Martinin” ndërsa në përkujtim të tij u ndezën qirinj.

Pasi qëndruan aty të pranishmit së bashku me prindërit e Martinit filluan marshimin nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Drejtësi për Martinin”. Përkrah familjarëve të Martin Canit në protestë ishte dhe shoku i tij Luis Meçja që mbeti i plagosur pasi shkoi ti vinte në ndihmë Martinit.

Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024 pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14 vjeçar që ai thërriti për mbështetje nga Sauku, ishin mbi trupin e autorit duke u përleshur, kur i dyshuari qëlloi me thikë. Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar.

Shoku i plagosur i Martin Canit ka pretenduar se autori i dyshuar nuk ishte i vetmi që kishte thikë gjatë sherrit, por policia i ka mohuar këto pretendime. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për 14 vjeçarin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dy muaj nga vrasja, prindërit e Martinit dhe Luisi në marshimin-protestë në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Federata e Futbollit ofron trajtim të specializuar për 14-vjeçarin Luis Meçe

✇Albeu
By: V K

Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur të ndihmojë Luis Meçen, 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar, ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani.

Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City, ka nevojë për fizioterapi. Luis Meçe, do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit.

FSHF, i uron shërim të plotë futbollistit Luis Meçe dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

The post Federata e Futbollit ofron trajtim të specializuar për 14-vjeçarin Luis Meçe appeared first on Albeu.com.

Në gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je, del rezultati i aktekspertimit të thikës që u vra Martin Cani

Ka dalë rezultati i aktekspertimit të thikës, me të cilën godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.

Raportohet se thikën nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je.

Një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, i cili humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë në zemër.

Ndërsa profili i dytë përputhet me atë të Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur. Raportohet se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë 14-vjeçarit, si edhe për të plagosur shokun e tij të ngushtë.

The post Në gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je, del rezultati i aktekspertimit të thikës që u vra Martin Cani appeared first on Sot News | Lajme.

“Ka dhimbje në zemër”, babai i Luisit zbulon gjendjen e djali dhe nëse ka negociata me familjen e autorit: S’kanë..

Luis Meçe u largua drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Djali që mbeti i plagosur pas sherrit ku humbi jetën Martin Cani dhe babai i tij rrëfyen situatën për Top Channel nga Rinasi.

Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Mjulli, pjesë e Barti, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh. Kartelat i kemi përkthyer edhe në gjuhën italiane, për më tej do na thonë kirurgët. Luisi ndihet pak më mirë, më shumë ka therje tek pjesa e zemrës, tek plaga kryesore dhe aty vazhdimisht ndjen dhimbje dhe ne jemi të shqetësuar për këtë pjesë sepse aty ka prekjen e mushkërisë, për këtë arsye po shkojmë në një spital më të specializuar që ka mjete më të mira se sa këtu tek ne, që të heqim atë merakun se Luisi ka edhe atë ambicien e futbollit që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe e kemi pasur të detyrueshëm që të lëvizim jashtë shtetit.

The post “Ka dhimbje në zemër”, babai i Luisit zbulon gjendjen e djali dhe nëse ka negociata me familjen e autorit: S’kanë.. appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari Luis Meçe dërgohet për trajtim të specializuar në Bari të Italisë

Shoku i Martinit, Luis Meçja që mbeti i plagosur, është nisur sot në orën 06:00 për kurim në Bari të Italisë. Bëhet me dije se ai është nisur për të marr një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Meçja më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet. Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Ngjarja

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.

I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Gjykata e Tiranës më 22 nëntor, caktoi ‘arrest me burg’ për autorin dhe më 26 nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

The post Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari Luis Meçe dërgohet për trajtim të specializuar në Bari të Italisë appeared first on Sot News | Lajme.

Babai i Martinit takohet me Luisin, momenti prekës: Ti je fëmija im

Nëna e Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij, Martin Cani pranë derës së shkollës “Fan Noli”, ka rrëfyer takimin prekës të të birit me babain e viktimës.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se sapo doli nga spitali Luisi nuk shkoi tek banesa e tij, por tek babai i Martinit.

“Luisi atë ditë që doli nga spitali pa ardhur në shtëpi ka shkuar tek babai i Martinit i ka thënë “T’i je fëmija im se Martinin nuk e kam më”, kanë qarë të dy bashkë”, tha ajo.

Pyetjes si e mori vesh Luisi lajmin për vdekjen e shokut të tij, iu përgjigj:

“Infermieret po flisnin dhe ai e kuptoi, kapi telefonin dhe kuptoi gjithçka. E përjetoi shumë keq donte të ikte pavarësisht se kishte tubin në mushkëri. Është i tronditur, po ndiqet me psikolog. Djali i qëndron versionit, epikrizën kemi vendosur që ta bëjmë vetë privatisht.”

The post Babai i Martinit takohet me Luisin, momenti prekës: Ti je fëmija im appeared first on iconstyle.al.

Flet nëna e Luis Meçes: Martin Canin e bullizonin për të vëllanë

Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 ka folur nëna e Luiz Meçes, që u plagos në sherrin mes adoleshentëve, ku ndërroi jetë Martin Cani.

Nëna e të plagosurit ka thënë se Martini është bullizuar për vëllanë. Ajo deklaroi se një burrë e ka goditur Martinin një ditë para ngjarjes së rëndë, duke shtuar se drejtësia duhet të vendoset në vend.

Nëna e adoleshentit të plagosur pranë shkollës “Fan Noli”: Djali ka nisur të lëvizë nga pak. Po, kam folur me djalin. Djali ka thënë gjithçka tek autoritetet. Dua që drejtësia të vendoset në vend. Isha në punë dhe më thanë që kështu ka ndodhur me djalin. Djali im ka qenë shumë i urtë. Martini dhe djali im ishin djem shembullor, se e njihja prej shumë vitesh. Djali im ka qenë në gjendje të rëndë. Të dy djemtë ishin në rrezik për jetën.

Ma tha një oficer policie. Ai thotë se ka parë dy vetë përballë tyre. Ata janë takuar për një “sqarim”, kishin ofenduar Martinin. Për vëllanë, pse më pe e pse të pashë, unë jam më i forti, për kështu muhabetesh janë zënë. Nuk ka lidhje fare me vajzat. Martinin e bullizonin për vëllanë. Një burrë e ka goditur Martinin. Luizi sapo ka dalë nga spitali ka shkuar tek babai i Martinit. Djali im është tepër i tronditur.

The post Flet nëna e Luis Meçes: Martin Canin e bullizonin për të vëllanë appeared first on Lapsi.al.

U plagos me thikë, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Luis Meçja, 14-vjeçari që u plagos me thikë gjatë sherrit u vra shoku i tij Martin Cani, ka dalë nga spitali.

Ata u goditën me thikë nga një moshatar i tyre, Mario Prelleshaj, i cili tashmë është arrestuar nga policia dhe ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, i plagosuri prendendon se ka dy autorë, por Policia e mohon një gjë të tillë.

Përmes një komunikate zyrtare, Policia ka se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.

The post U plagos me thikë, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja appeared first on iconstyle.al.

Paralajmërohet një tjetër protestë për Martin Canin

Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar një protestë tjetër, në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ , Martin Cani pranë ambienteve të instiucionit të dijes.

Për versionin zyrtar të policisë ka dyshime se është manipuluar. Uniformat blu thonë se pamjet e vrasjes tregojnë se në vendin e krimit ka qëlluar vetëm një person, ndërsa Luis Meçe shoku i viktimës, thotë se u qëllua nga dy persona me thika.

Në raportin e mjekësisë ligjore nuk është përcaktuar nëse plagët janë nga dy thika apo jo. Qytetarët po marshojnë edhe për një sensibilizim më të madh për sigurinë në shkolla.

Protesta e radhës është caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë mardhimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.

The post Paralajmërohet një tjetër protestë për Martin Canin appeared first on Lapsi.al.

“Nuk e njihja Marion”, Luisi: Shkova të mbroja Martinin

Luis Meçja, 14-vjeçari që u plagos në sherrin ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën pranë shkollës “Fan Noli”, ka dhënë një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel.

Intervista e plotë me Luisin:

Gazetari: Si je?

I mituri L.M: Më mirë jam.

Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…

I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.

Gazetari: Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?

I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.

Gazetari: A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje

I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.

Gazetari: Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?

I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.

I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.

Gazetari: Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?

I mituri L.M: Jo.

Gazetari: Ishit në klasa paralele?

I mituri L.M:Jo. Nuk e njihja si person.

Gazetari: Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?

I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.

Gazetari: Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?

I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.

Gazetari: Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.

I mituri L.M: Po.

Gazetari: Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?

I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti./REFORMA

The post “Nuk e njihja Marion”, Luisi: Shkova të mbroja Martinin appeared first on iconstyle.al.

Spitali i Traumës hedh poshtë pretendimet e shokut të Martin Canit

Spitali i Traumës ka reaguar pasi familjarët e 14 vjeçarit Luis Meçe, i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani kanë kërkuar ndihmë financiare për shpenzimet, për të paguar spitalin, psikologun, apo fizioterapistin.

Në një reagim zyrtar thuhet se gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Më tej nënvizojnë se gjendja e Luisit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Më herët pati edhe një reagim nga Policia e Shtetit, ku akuzonte mediat se kanë dezinformuar qytetarët për praninë e një autori të dytë në ngjarjen tragjike të disa ditëve më parë. Sipas uniformave blu, autori i vetëm i vrasjes së 14 vjeçarit është Mario Përlleshi.

Reagimi i Spitalit të Traumës:

Informacion për interesin publik, nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit 14 vjeçar i plagosur pranë Shkollës “Fan Noli”:

Në lidhje me rastin e pacientit 14- vjeçar i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, dëshirojmë të bëjmë me dije se ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës i ka dhënë pacientit shërbimin mjekësor të nevojshëm dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.

The post Spitali i Traumës hedh poshtë pretendimet e shokut të Martin Canit appeared first on Lapsi.al.

U plagos para shkollës/ Luis Meçe kërkoi ndihmë për t’u kuruar, reagon spitali i Traumës: Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion

✇Albeu
By: V K

Spitali Universitar i Traumës, ka reaguar përmes një njoftimi publik në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, pasi 14-vjeçari Luis Meçe që u plagos para shkollës Fan Noli, bëri apel për ndihmë për të përballuar shpenzimet për t’u kuruar.

Spitali i Traumës, bën me dije se gjendja e Luisit është e stabilizuar dhe se deri më tani situata në të cilën ai ndodhet paraqitet e mirë dhe se nuk ka pasur asnjë komplikacion, që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Reagimi i plotë nga Spitali Universitar i Traumës:

Informacion për interesin publik, nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit 14 vjeçar i plagosur pranë Shkollës “Fan Noli”:

Në lidhje me rastin e pacientit 14- vjeçar i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, dëshirojmë të bëjmë me dije se ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës i ka dhënë pacientit shërbimin mjekësor të nevojshëm dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.

The post U plagos para shkollës/ Luis Meçe kërkoi ndihmë për t’u kuruar, reagon spitali i Traumës: Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion appeared first on Albeu.com.

❌