❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Haziri e Bajrami takojnë përfaqësuesit e BE-së, kërkojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

NĂ«nkryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lutfi Haziri, sĂ« bashku me nĂ«nkryetaren Hykmete Bajrami, ka pritur nĂ« takim PĂ«rfaqĂ«suesin e Posaçëm tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r Dialogun Kosovë–Serbi, Peter SĂžrensen, dhe ambasadorin e BE-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«, Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua rreth situatës politike në vend, veçanërisht ngërçit institucional të krijuar nga partia e parë dhe nevojës urgjente për formimin e institucioneve.

Përfaqësuesit e LDK-së njoftuan për kërkesat e partisë të adresuara në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

LDK ritheksoi kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa jo vetëm që po dëmtojnë qytetarët, por po pengojnë edhe procesin e integrimit të vendit në familjen euroatlantike.

Në fund, përfaqësuesit e LDK-së shprehën besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit dhe në proceset e tjera demokratike.

The post Haziri e Bajrami takojnë përfaqësuesit e BE-së, kërkojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Kurti, Sorensenit: Serbia po vazhdon me arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës, të reagojë BE-ja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter SÞrensen.

GjatĂ« takimit, Kurti dhe SĂžrensen diskutuan mbi zhvillimet e fundit, situatĂ«n e komuniteteve joshumicĂ« – me theks tĂ« veçantĂ« te komuniteti serb – si dhe hapat drejt zbatimit tĂ« plotĂ« tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Brukselit dhe Aneksit tĂ« Ohrit.

Kryeministri në detyrë theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunat me shumicë serbe, sidomos në veri të vendit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe integrimit institucional.

Ai bëri të ditur se që nga prilli i vitit 2024, mbi 800 qytetarë janë punësuar përmes një programi të nisur nga qeveria, ndërsa që nga fillimi i vitit të kaluar janë regjistruar mbi 430 biznese të reja.

“Gjithashtu, qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2022, rreth 200 pjesĂ«tarĂ« tĂ« rinj serbĂ« i janĂ« bashkuar PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s”.

Kurti ngriti gjithashtu shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme nga liderët e Serbisë dhe arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës që tranzitojnë përmes territorit serb, duke kërkuar një reagim të fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.

It was a pleasure to welcome Peter SĂžrensen, the EU Special Representative for the Kosova-Serbia Dialogue.

We discussed recent developments, the situation of non-majority communities, particularly the Serb community, and the path toward full implementation of the Brussels
 pic.twitter.com/8qk0jcfJxp

— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2025

The post Kurti, Sorensenit: Serbia po vazhdon me arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës, të reagojë BE-ja appeared first on Telegrafi.

Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

I dĂ«rguari i posaçëm i Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter Sorensen, gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« KosovĂ« mĂ« 6 gusht ka biseduar me udhĂ«heqĂ«sit shtetĂ«rorĂ« pĂ«r mĂ«nyrat e zbatimit tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit, si dhe pĂ«r situatĂ«n aktuale nĂ« terren. “Sigurisht, situata politike kĂ«tu nĂ«nkupton qĂ« gjĂ«rat mund tĂ« marrin mĂ« shumĂ« kohĂ«. E [
]

The post Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on BoldNews.al.

Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter Sorensen, ka thĂ«nĂ« se ka diskutuar me kryeministrin nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, pĂ«r formĂ«n e zbatimin e MarrĂ«veshjes BazĂ« tĂ« Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pas takimit gati dy orësh, ai foli shkurt para mediave. Sorensen tha se takimet e tij ishin të rregullta.

Ai shtoi se formimi i institucioneve të reja në Kosovë po merr kohë.

/Kosovapress/

The post Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani në takim me Sorensen, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka pritur sot nĂ« takim PĂ«rfaqĂ«suesin e Posaçëm tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r Dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter Sorensen.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim Osmani ka theksuar rëndësinë e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, transmeton KosovaPress

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit tĂ« Kuvendit dhe institucioneve tĂ« tjera, si dhe rĂ«ndĂ«sia qĂ« kĂ«to institucione tĂ« funksionojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike pĂ«r tĂ« avancuar objektivat e pĂ«rbashkĂ«ta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nga ana e SerbisĂ« duke kĂ«rkuar angazhim tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Serbia t’i ndalĂ« kĂ«to veprime tĂ« paligjshme ndaj qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Në lidhje me dialogun, Kosovë-Serbi, Osmani tha se ky proces duhet të jetë i drejtë ipaanshëm, duke përcaktuar objektiva të qarta, gjë që do të kontribuonte po ashtu në avancimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit në tërësi.

Osmani nënvizoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera të rëndësishme.

/KosovaPress/

 

The post Osmani në takim me Sorensen, në fokus dialogu Kosovë-Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara

Ish-kryeministri i Suedisë dhe diplomati i njohur evropian, Carl Bildt, ka komentuar mbi takimin e mbajtur të martën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit të ri të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bildt tha se dialogu është ristartuar me Sorensenin si ndërmjetësues, por sipas tij pritjet për ndonjë zhvillim të madh në këtë fazë duhet të jenë të kufizuara.

“Mendoj se pritjet pĂ«r njĂ« pĂ«rparim tĂ« madh duhet tĂ« mbahen brenda kufijve tĂ« caktuar pĂ«r momentin,” ka shkruar Bildt, duke shtuar se ky Ă«shtĂ« vetĂ«m fillimi i punĂ«s sĂ« Sorensenit nĂ« kĂ«tĂ« proces.

Emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen, ka mbajtur takimin e parë zyrtar me palët në kuadër të dialogut, ndërsa pritet që në javët në vijim të ketë angazhime të tjera drejt zhbllokimit të procesit.

With Peter SĂžrensen as new đŸ‡ȘđŸ‡ș man for the issue the đŸ‡·đŸ‡ž đŸ‡œđŸ‡° dialogue was restarted yesterday. I think expectations for big breakthrough should be held within distinct limits for the time being. https://t.co/4zATclMo04

— Carl Bildt (@carlbildt) June 11, 2025

The post Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara appeared first on Telegrafi.

A ka legjitimitet pĂ«rfaqĂ«simi Besnik Bislimi? – analistĂ«t komentojnĂ« takimin e kryenegociatorĂ«ve nĂ« Bruksel

Analistët kanë komentuar takimin e sotëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të ndërmjetësuar nga emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen.

Analisti politik Afrim Kasolli duke folur për përfshirjen e kryenegociatorit Besnik Bislimit në këtë proces, theksoi mungesën e bazës ligjore dhe politike për përfaqësim serioz nga pala kosovare.

Kasolli tutje tha se Bislimi duhej tĂ« thoshte se “unĂ« nuk mundem tĂ« vijĂ« nĂ« dialog pa u krijuar institucionet e KosovĂ«s, sepse nuk kam legjitimitet”.

NdĂ«rsa, analisti Blerim Canaj, tha se pavarĂ«sisht premtimeve tĂ« VetĂ«vendosjes dialogu doli tĂ« ”jetĂ« prioritet i tĂ« gjitha prioriteteve”.

“PamĂ« njĂ« takim me zero rezultat, thjesht njĂ« mesazh se u takuam dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« takohemi”, tha Canaj, pĂ«r RTV21.

Ai shtoi se ky takim i dĂ«rgon njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« KosovĂ«s: dialogut nuk mund t’i iket.

Edhe LDK ka reaguar pas takimit trepalësh të mbajtur në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petar Petkoviç dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në reagimin e LDK-së thuhet se Bislimi nuk ka asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Mandati i ish-qeverisĂ«, nĂ« tĂ« cilĂ«n z. Bislimi ka qenĂ« i emĂ«ruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti, ka pĂ«rfunduar me certifikimin e rezultateve tĂ« zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit. Andaj, z. Bislimi Ă«shtĂ« vetĂ«m ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime nĂ« kĂ«tĂ« proces”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post A ka legjitimitet pĂ«rfaqĂ«simi Besnik Bislimi? – analistĂ«t komentojnĂ« takimin e kryenegociatorĂ«ve nĂ« Bruksel appeared first on Telegrafi.

Bislimi: Sorensen ka vizion të qartë se si të ecet përpara

PRISHTINË, 10 qershor/ATSH/ Kosova dhe Serbia kanĂ« zhvilluar takimin e parĂ« nĂ«n ndĂ«rmjetĂ«simin e emisarit tĂ« ri pĂ«r dialogun, Peter Sorensen. Kryenegociatori i KosovĂ«s, Besnik Bislimi, deklaroi se emisari evropian ka vizion tĂ« qartĂ« se si tĂ« ecet pĂ«rpara me procesin, ndĂ«rkaq homologu i tij serb, Petar Petkoviq, tha se nuk dĂ«shiron ta gjykojĂ« rolin e Sorensenit bazuar vetĂ«m nĂ« takimin e parĂ« trepalĂ«sh. Pas takimeve nĂ« Bruksel, Serbia tha se insiston nĂ« formimin e Asociacionit, ndĂ«rkaq Kosova tha se nuk ka pasur pajtim sa i pĂ«rket zbatimit tĂ« MarrĂ«veshjes BazĂ«.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ndërmjetësi i ri i dialogut, Peter Sorensen, ka një vizion të qartë se si të ecet përpara në takimet e radhës.

Bislimi i bëri këto deklarata pas zhvilloi takimin e parë trepalësh me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Sorensenit.

“NĂ« rezultate konkrete, Ă«shtĂ« ende herĂ«t. Sorenseni e ka pak a shume njĂ« vizion tĂ« qartĂ« se si tĂ« ecet nĂ« takimet e radhĂ«s. JavĂ«n tjetĂ«r do tĂ« dĂ«rgojĂ« dy nga mĂ« tĂ« afĂ«rtit e tij nĂ« KosovĂ« e Serbi pĂ«r tĂ« marrĂ« informata shtesĂ« dhe mĂ« pas nĂ« fillim tĂ« korrikut do tĂ« vendosĂ« pĂ«r hapin e radhĂ«s. Sorenseni do edhe njĂ« takim nĂ« korrik. Kjo tregon pĂ«r mua qĂ« ai ka investim tĂ« madh nĂ« proces, ka dĂ«shirĂ« tĂ« shohĂ« rezultat, por deri tash dihet se Serbia ka sabotuar procesin”, tha ai, raporton Koha.net.

Bislimi tha se gjatĂ« 10 qershorit nĂ« Bruksel janĂ« zhvilluar njĂ« sĂ«rĂ« takimesh. Ai tha se fillimisht Ă«shtĂ« mbajtur njĂ« takim trepalĂ«sh – qĂ« Ă«shtĂ« i pari qĂ« kur Sorensen u emĂ«ruar i dĂ«rguar i BE-sĂ« pĂ«r dialogun KosovĂ«- Serbi. MĂ« pas, kryenegociatori kosovar ka zhvilluar edhe takim dypalĂ«sh me emisarin evropian.

“Ideja ka qenĂ« qĂ« tĂ« kemi tri tema tĂ« ndryshme nĂ« takimet e sotme. NĂ« fillim, jemi dakorduar pĂ«r principet se si do tĂ« udhĂ«hiqen takime trepalĂ«she me Sorensenin. Jemi dakorduar me tĂ« gjitha propozimet e Sorensenit”, u shpreh Bislimi.

Ai tha se pjesa kryesore e takimit trepalësh u përqendrua në diskutimet se si të ecet përpara sa i përket zbatimit të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 2023.

NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, Bislimi tha se janĂ« paraqitur idetĂ« e palĂ«ve dhe “nuk ka pasur dakordim tĂ« plotĂ«â€ mes tyre.

“Na Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« qĂ« nĂ« takimin e radhĂ«s t’i sjellim idetĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shkruar”, theksoi Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se gjatë takimit dypalësh me emisarin evropian ka diskutuar për disa tema.

“Personat e pagjetur pĂ«r ne ka qenĂ« tema mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, ku kemi treguar çfarĂ« ka bĂ«rĂ« Kosova kĂ«to muaj e çfarĂ« nuk ka bĂ«rĂ« Serbia. Kemi diskutuar edhe pĂ«r transferet financiare te qytetarĂ«t e LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s, dhe kemi garantuar se s’bĂ«jmĂ« shkelje. Diskutuam edhe pĂ«r funksionalizimin e interkonjeksionit me SerbinĂ« qĂ« po e rrit koston e transmisionit pĂ«r energjinĂ« jo vetĂ«m pĂ«r KosovĂ«n, por edhe pĂ«r rajonin. Gjithashtu folĂ«m edhe pĂ«r menaxhimin e integruar tĂ« kufirit qĂ« ka ngecur faji i SerbisĂ« dhe fushatĂ«n sistematike tĂ« dezinformatave nga ana e SerbisĂ«â€, deklaroi Bislimi.

Petkoviq insiston në formimin e Asociacionit

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në rundin e ri të dialogut Serbia ka insistuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe uljen e tensioneve që tha se janë hapat e parë drejt normalizimit të raporteve.

“Sa i pĂ«rket uljes sĂ« tensioneve edhe njĂ« herĂ« kam folur shumĂ« qartĂ« dhe prerĂ« pĂ«r terrorin e [kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s] Albin Kurtit ndaj popullit serb nĂ« KosovĂ«, veçanĂ«risht nĂ« veri. PĂ«r gjithçka qĂ« ndodh çdo ditĂ«. Kemi dorĂ«zuar sĂ«rish listĂ«n me veprimet mĂ« tĂ« fundit qĂ« çojnĂ« nĂ« pĂ«rshkallĂ«zim”, tha Petkoviq.

Ai tha se statuti për themelimin e Asociacionit duhet të bazohet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të arritura në kuadër të dialogut, duke shtuar se asociacioni duhet të duket në bazë të këtyre marrëveshjeve.

Një draft-statut i hartuar për këtë asociacion nga BE-ja nuk është dërguar ende në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Një veprim i tillë do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit.

Kryenegociatori serb foli edhe për rolin e Sorensenit si ndërmjetës i dialogut. Për dallim nga homologu kosovar që vlerësoi se emisari i ri ka vizion të qartë për dialogun, Petkoviq tha se nuk dëshiron ta gjykojë Sorensenin bazuar vetëm në takimin e parë trepalësh.

“Sorensen po pĂ«rpiqet tĂ« ndihmojĂ«, dhe kjo Ă«shtĂ« edhe roli i tij nĂ« kĂ«to bisedime. Procesi Ă«shtĂ« i yni dhe ne duhet tĂ« angazhohemi pĂ«r tĂ« arritur pĂ«rparim nĂ« dialog. Nga ana jonĂ« ekziston njĂ« vullnet i qartĂ« politik, por kĂ«tĂ« po e presim prej kohĂ«sh nga ana e PrishtinĂ«s. Do tĂ« shohim, nuk do tĂ« doja tĂ« gjykoj Sorensenin bazuar vetĂ«m nĂ« takimin e parĂ« trepalĂ«sh. Le t’i japim njĂ« mundĂ«si tĂ« tregojĂ« veten dhe tĂ« shohim si do tĂ« duket rezultati nĂ«n ndĂ«rmjetĂ«simin e tij”, theksoi ai.

Edhe Petkoviq tha se në Bruksel ka diskutuar për çështjen e personave të zhdukur, por edhe për tema të tjera, sikurse energjia.

“Nga ana jonĂ« kemi konfirmuar pjesĂ«marrjen nĂ« takimin e Grupit Punues nĂ« GjenevĂ« mĂ« 26 qershor, duke treguar kĂ«shtu gatishmĂ«rinĂ« e plotĂ« pĂ«r ta zgjidhur kĂ«tĂ« çështje humanitare, e cila Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si pĂ«r familjet e tĂ« zhdukurve”, theksoi ai.

Ai po ashtu tha se është rënë dakord që bisedimet në nivel kryenegociatorësh të vazhdojnë në fillim të korrikut.

Rundi i ri i dialogut u zhvillua pas takimeve dypalëshe që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori Petkoviq, zhvilluan me Sorensenin më 2 qershor në Bruksel.

Po ashtu, takimet vijnë pasi, sipas Bislimit, më 2 qershor kishte dështuar një takim i planifikuar trepalësh, për shkak se ekipi i Serbisë ishte përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Bislimi deklaroi se në takimin e tij me Sorensenin javën e kaluar në Bruksel bisedoi për qasjen që do të ketë zyrtari evropian në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.

“Diskutuam edhe pĂ«r njĂ« proces shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« e kemi – mbĂ«shtetjen e shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s pĂ«rmes ndihmave pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«l”, tha Bislimi, sipas njĂ« komunikate pĂ«r media tĂ« lĂ«shuar nga zyra e tij.

Megjithatë, Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presheva dhe Bujanoci janĂ« çështje tĂ« SerbisĂ« qendrore, tĂ« ligjeve dhe KushtetutĂ«s sonĂ«, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« lloj diskutimi nĂ« kuadĂ«r tĂ« dialogut – pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« [kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, Albin] Kurtit dhe [zĂ«vendĂ«skryeministrit nĂ« detyrĂ«, Besnik] Bislimit pĂ«r t’i futur kĂ«to tema”, tha ai pas takimit me Sorensenin javĂ«n e kaluar.

Ndërkohë, në përpjekje për të ringjallur dialogun mes dy vendeve, Kallas qëndroi në Prishtinë dhe Beograd muajin e kaluar, ku bëri thirrje për përmirësim të raporteve, sepse vetëm ashtu mund të ketë të ardhme evropiane për të dyja vendet.

Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndërsa Kosova jo, pavarësisht se ka aplikuar.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve prej vitit 2011, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

I pyetur nga gazetarĂ«t nĂ«se kanĂ« kuptim kĂ«to takime, pasi tani Kosova Ă«shtĂ« nĂ« “vakum institucional”, Bislimi i ka pranuar vĂ«shtirĂ«sitĂ«, ndonĂ«se ka thĂ«nĂ« se janĂ« disa tema ku Kosova mund tĂ« pĂ«rfitojĂ«, nĂ«se ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e SerbisĂ«.

“Nuk do tĂ« ishte nĂ« rregull nĂ«se ne i humbim kĂ«to shanse pĂ«r shkak se nĂ« PrishtinĂ« ka pengesa nĂ« konstituimin e Kuvendit”, ka thĂ«nĂ« mes tjerash ai.

Kosova është me Qeveri në detyrë, pasi më 9 qershor, Kuvendi ka dështuar të konstituohet për të 29-ën herë me radhë.

Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të Kuvendit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë) si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës. /rel/

The post Bislimi: Sorensen ka vizion të qartë se si të ecet përpara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështoi takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, serbët vonohen gjatë udhëtimit

PRISHTINË, 2 qershor /ATSH/ZĂ«vendĂ«skryeministri i parĂ« nĂ« detyrĂ« i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Besnik Bislimi pati takim bilateral nĂ« Bruksel me pĂ«rfaqĂ«suesin e posaçëm tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter Sorensen.

Në prononcimin për media pas takimit, Bislimi bëri të ditur se në këtë bisedë u diskutua qasja e re që BE-ja synon të ndërmarrë në fazat e ardhshme të dialogut, si në nivelin e kryenegociatorëve, ashtu edhe në takimet e nivelit të lartë që udhëhiqen nga përfaqësuesja Kaja Kallas.

Zëvendëskryeministri nënvizoi disa tema të rëndësishme që, sipas tij, kërkojnë zgjidhje të shpejtë apo përgjigje nga Brukseli.

Në veçanti, ai përmendi mospërmbushjen e obligimeve nga Serbia në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, përfshirë ndërtimin e tri pikave kufitare të parapara dhe mungesën e përgjigjes për propozimin e Kosovës për hapjen e pikave sezonale në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e certifikatave fitosanitare dhe veterinare, të cilat Serbia vazhdon të mos i pranojë, duke krijuar pengesa për eksportet kosovare. Po ashtu, u diskutua moszbatimi i marrëveshjes për energjinë, veçanërisht dëmet që po i shkaktohen Kosovës nga bllokimi i linjave të interkoneksionit me Serbinë.

Një tjetër temë me rëndësi ishte bllokimi i ndihmave për fermerët shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku Serbia ka ngrirë mjetet në llogaritë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Bislimi kërkoi nga BE-ja ndërmjetësim për zhbllokimin e fondeve.

Në takim u diskutua edhe fushata dezinformuese e Serbisë, për të cilën Bislimi tha se ka për qëllim mashtrimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe nxitjen e pasigurisë te qytetarët serbë në Kosovë.

Ai bëri të ditur se ishte planifikuar edhe një takim trilateral, por ai nuk u mbajt për shkak të vonesave të delegacionit serb në udhëtim.

Në lidhje me ndikimin e situatës së brendshme politike në Kosovë, Bislimi pranoi se vakumi institucional paraqet vështirësi për mbajtjen e takimeve të nivelit të lartë, por theksoi se nuk duhet humbur rastet ku mund të ketë përfitim për Kosovën, nëse Serbia tregon qasje konstruktive.

/Kosovapress/

The post Dështoi takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, serbët vonohen gjatë udhëtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh, Serbia mungoi

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të hënën pas një takimi me Peter Sorensenin, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë se, takimi i 2 qershorit ishte planifikuar të ishte trepalësh, por ekipi i Serbisë është përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Duke u deklaruar për median lokale të Kosovës, KOHA, Bislimi ka thënë se në takimin e tij të parë në Bruksel me Sorensesin ka biseduar për qasjen që do të ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.

“NĂ« takim bilateral ngritĂ«m njĂ« sĂ«rĂ« temash pĂ«r tĂ« cilat mendojmĂ« se Ă«shtĂ« shumĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« tĂ« kemi pĂ«rgjigje nga Brukseli, apo zgjidhje, p.sh. kemi rastin e menaxhimit tĂ« integruar tĂ« kufirit ku ka ngecje tĂ« mĂ«dha nga ana e SerbisĂ«. Diskutuam edhe pĂ«r njĂ« proces shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« e kemi – mbĂ«shtetjen e shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s pĂ«rmes ndihmave pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«l”, ka thĂ«nĂ« mes tjerash Bislimi pĂ«r KOHËN.

Në përpjekje për të ringjallur dialogun mes dy vendeve, Kallas ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në maj të këtij viti, duke bërë thirrje për përmirësim të raporteve, sepse vetëm ashtu mund të ketë të ardhme evropiane për të dyja vendet.

Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndërsa Kosova jo, pavarësisht se ka aplikuar.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve prej vitit 2011, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Aktualisht Kosova është me Qeveri në detyrë, pasi më 2 qershor, Kuvendi ka dështuar të konstituohet për të 25-ën herë me radhë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh, Serbia mungoi appeared first on Euronews Albania.

Bislimi takon Peter Sorensen në Bruksel

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Sipas zëdhënësit të BE-së ai është në takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të martën pritet edhe takimi me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq pasi takimet janë thirrur në nivel të kryenegociatorëve.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se nuk presin ndonjë zhvillim dramatik duke pasur parasysh situatën aktuale politike në Kosovë.

Kjo është hera e parë që kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë thirrur në Bruksel prej kur Sorensen është emëruar si i dërguar i posaçëm për dialog, post në të cilin më herët ishte Miroslav Lajçak.

Vazhdimin e dialogut e kishte paralajmëruar gjatë vizitave të saj në Kosovë dhe në Serbi edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas.

BE-ja ndĂ«rkohĂ« pĂ«rsĂ«ritĂ« se marrĂ«veshja pĂ«r rrugĂ«n drejt normalizimit tĂ« raporteve si dhe aneksi i Ohrit pĂ«r implementim mbeten nĂ« fuqi dhe palĂ«t duhet t’i zbatojnĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bislimi takon Peter Sorensen në Bruksel appeared first on Euronews Albania.

Sorenseni nĂ« Berlin, diskuton me zyrtarĂ«t gjermanĂ« pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ« – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ« – Serbi, Peter Sorensen, Ă«shtĂ« takuar nĂ« Berlin me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe kĂ«shilltarin pĂ«r PolitikĂ« tĂ« Jashtme tĂ« kancelarit gjerman Friedrich Merz, Gunter Sautter.

Sorensen nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n “X” ka shkruar se Ă«shtĂ« diskutuar se si tĂ« çohet pĂ«rpara normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«.

“GjithmonĂ« mirĂ« tĂ« jem nĂ« Berlin. Takime tĂ« para shumĂ« tĂ« mira me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe kĂ«shilltarin kryesor pĂ«r PolitikĂ« tĂ« Jashtme tĂ« kancelarit Merz, Gunter Sautter. Diskutuam se si tĂ« çojmĂ« pĂ«rpara normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve midis KosovĂ«s dhe SerbisĂ«. MirĂ«njohĂ«s pĂ«r GjermaninĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje ndaj pĂ«rpjekjeve tĂ« BE-sĂ«â€, ka shkruar Sorensen, transmeton Telegrafi.

Always good to be in Berlin đŸ‡©đŸ‡Ș. Very good first meetings with State Secretary GĂ©za von Geyr and Chief Foreign Policy Adviser to Chancellor Merz, GĂŒnter Sautter. We discussed how to advance normalisation of relations between Kosovo and Serbia. Grateful for đŸ‡©đŸ‡Ș support to đŸ‡ȘđŸ‡ș efforts pic.twitter.com/EcoxEBEgHY

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 20, 2025

Vizita e tij nĂ« Berlin vjen nĂ« njĂ« moment tĂ« ndjeshĂ«m pĂ«r dialogun Kosovë–Serbi, i cili ka hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« zgjatur stagnimi, pĂ«rkundĂ«r angazhimit tĂ« vazhdueshĂ«m ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r tĂ« rifilluar negociatat dhe pĂ«r tĂ« zbatuar marrĂ«veshjet e mĂ«parshme. Gjermania, si njĂ« nga vendet kyçe brenda Bashkimit Evropian dhe me ndikim tĂ« madh nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, ka shprehur vazhdimisht mbĂ«shtetjen e saj pĂ«r stabilitetin dhe integrimin evropian tĂ« rajonit.

Takimet e Sorensen me zyrtarët gjermanë sinjalizojnë për një rifreskim të përpjekjeve diplomatike evropiane dhe një përfshirje më të madhe të Berlinit në procesin e ndërmjetësimit. Roli i Gjermanisë shihet si vendimtar në ofrimin e një mbështetjeje më të strukturuar dhe në rritjen e presionit ndaj palëve për të respektuar obligimet e marra në kuadër të dialogut.

Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i shqetësuar për tensionet në rritje në veri të Kosovës dhe për mungesën e progresit konkret në terren. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për veprime të maturuara dhe kthim në tryezën e bisedimeve, ndërsa paralajmëron se vonesat e mëtejshme mund të kenë pasoja në procesin e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Vizita e Sorensen pritet të pasohet nga takime të tjera në vende të ndryshme të BE-së, si pjesë e një ofensivë diplomatike për të rifilluar me vrull dialogun dhe për të ndërtuar konsensus ndërkombëtar për një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

The post Sorenseni nĂ« Berlin, diskuton me zyrtarĂ«t gjermanĂ« pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ« – Serbi appeared first on Telegrafi.

Sorensen shkon në Beograd pas vizitës në Prishtinë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, kreu një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë të enjten, nga ku tha se do të udhëtojë për në kryeqytetin serb, Beograd.

Në vizitën e tij të dytë në Prishtinë, Sorensen u takua me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.

I pyetur rreth vizitĂ«s, Sorensen tha shkurtimisht pĂ«r gazetarĂ« se “jemi duke punuar” dhe se ndodhej nĂ« KosovĂ« ashtu siç ia kĂ«rkon detyra si i dĂ«rguar i bllokut.

“ËshtĂ« njĂ« vizitĂ« normale, siç mund ta shihni. Jam i lumtur qĂ« jam kĂ«tu dhe tani do tĂ« shkoj nĂ« Beograd dhe pastaj do tĂ« kthehem nĂ« Bruksel”, tha ai.

Qeveria në detyrë e Kosovës tha në një njoftim për media se Bislimi dhe Sorensen biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik.

“U theksua edhe rĂ«ndĂ«sia e fillimit tĂ« diskutimeve tĂ« zbatimit tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« Brukselit dhe Aneksit Implementues tĂ« Ohrit nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« dialogut”, thuhet nĂ« njoftim.

Paraprakisht, Sorensen ishte takuar me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani.

KFOR-i tha në një postim në Facebook se ata shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet e sigurisë në mbarë rajonin.

Kjo ishte vizita e dytë e Sorensenit në Kosovë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit dhe erdhi në një kohë kur Kosova nuk po arrin ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë e re më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë në mars, Sorensen kishte thënë se prioritet për të ishte të caktonte takime mes dy shteteve.

“Dialogu Ă«shtĂ« pĂ«r t’u siguruar qĂ« tĂ« ketĂ« takime. Se a do tĂ« thotĂ« kjo kompromise apo jo, u takon palĂ«ve pĂ«r ta pĂ«rcaktuar”, kishte thĂ«nĂ« Sorensen gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« PrishtinĂ« nĂ« mars.

Takimi i fundit në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte zhvilluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Shefja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji se BE-ja Ă«shtĂ« duke i zbĂ«rthyer gabimet nĂ« dialogun e Brukselit mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i japĂ« gjallĂ«ri procesit tĂ« normalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes dy vendeve fqinje.

E pyetur pĂ«r ngecjen e dialogut mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, Kallas kishte thĂ«nĂ« se “ajo çfarĂ« po bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« muaj Ă«shtĂ« analizimi” sĂ« bashku me Sorensenin.

“ÇfarĂ« Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si pĂ«r neve Ă«shtĂ« normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve, sepse pa kĂ«tĂ« asnjĂ«ra nga to nuk mund tĂ« ecĂ« pĂ«rpara ne rrugĂ«n drejt BE-sĂ«â€, tha Kallas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sorensen shkon në Beograd pas vizitës në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

Pas takimit me Bislimin në Prishtinë, Sorensen udhëton drejt Serbisë

PRISHTINË, 24 prill/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministri i parĂ« nĂ« detyrĂ« pĂ«r Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Besnik Bislimi, ka pritur sot nĂ« takim PĂ«rfaqĂ«suesin e Posaçëm tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter Sorensen.

Bislimi dhe Sorensen diskutuan rreth zbatimit të marrëveshjeve të nivelit teknik e poashtu edhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas zyrës së kryeministrit ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

“Biseduan rreth zbatimit tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« ndryshme tĂ« nivelit teknik, e mĂ« tej u theksua edhe rĂ«ndĂ«sia e fillimit tĂ« diskutimeve tĂ« zbatimit tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« Brukselit dhe Aneksit Implementues tĂ« Ohrit nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« dialogut”, thuhet nĂ« njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sorensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre.

Derisa Sorensen tha se vizita e tij në Kosovë është në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij. Pas takimit me kreun e ekipit negociator të Kosovës, zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, diplomati danez tha se do udhëtojë për në Beograd. /KosovaPress/

The post Pas takimit me Bislimin në Prishtinë, Sorensen udhëton drejt Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bislimi pret Sorensenin në takim në Prishtinë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ku është pritur në një takim nga kryenegociatori i Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi. Kjo është vizita e dytë e Sorensenit në Kosovë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit dhe po ndodh në një [
]

The post Bislimi pret Sorensenin në takim në Prishtinë appeared first on FaxWeb.

Sorensen flet pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës: Tani do nisem për Beograd

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se vizita e tij në Kosovë është në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij. Pas takimit me kreun e ekipit negociator të Kosovës, zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, diplomati danez tha se do udhëtojë për në Beograd.

“Ekipi im dhe unĂ« jemi duke zhvilluar vizita nĂ« nivel pune, kjo Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e zakonshme e misionit tonĂ«, dhe do tĂ« shihni edhe vizita tĂ« tjera tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« ardhmen. Jam shumĂ« i lumtur qĂ« jam kĂ«tu. Nga kĂ«tu do tĂ« vazhdoj pĂ«r nĂ« Beograd, dhe mĂ« pas do tĂ« kthehem nĂ« Bruksel. Kaq pĂ«r tani”, tha Sorensen.

Takimi i Sorensenit me Bislimin është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe ka zgjatur më shumë se një orë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sorensen flet pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës: Tani do nisem për Beograd appeared first on Euronews Albania.

Sorensen dhe Komandanti i KFOR diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ata diskutuan për situatën e sigurisë në të gjithë rajonin

Komandanti nĂ«nvizoi pĂ«rpjekjet e KFOR-it pĂ«r sigurimin e njĂ« mjedisi tĂ« sigurt dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« dialogut tĂ« lehtĂ«suar nga BE ndĂ«rmjet PrishtinĂ«s dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnĂ« nĂ« koordinim tĂ« pĂ«rhershĂ«m”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje thuhet se Barduani theksoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

Peter Sorensen është pritur në takim sot nga udhëheqësi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sorensen dhe Komandanti i KFOR diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon appeared first on Euronews Albania.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vizitë të papritur në Prishtinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po zhvillon një vizitë të papritur në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve për të çuar përpara procesin e dialogut mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin kosovar, Sorensen pritet të takohet me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi vjen në një moment delikat për politikën e brendshme të Kosovës, e cila po përballet me një bllokadë institucionale pas zgjedhjeve të fundit.

Pavarësisht fitores në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, çka ka vonuar edhe konstituimin e institucioneve të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vizitë të papritur në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

Sorensen sot në Prishtinë

PRISHTINË, 24 prill/ATSH/ Emisari i Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter Sorensen, po qĂ«ndron sot nĂ« PrishtinĂ«.

Ai pritet të takohet me udhëheqësin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

KosovaPress mëson se diplomati danez do të qëndrojë vetëm disa orë në Kosovë, në kuadër të një vizite të shkurtër.

Sorensen qĂ«ndroi nĂ« KosovĂ« njĂ« muaj mĂ« parĂ« – nĂ« vizitĂ«n e tij tĂ« parĂ« si emisari i BE-sĂ«.

Ai zhvilloi takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe vartësin e tij Besnik Bislimi.

“NevojĂ«n e kompromisit nĂ« dialog duhet ta pĂ«rcaktojnĂ« palĂ«t”, tha Sorensen i cili takimet i quajti “fillim i mirĂ«â€.  /Kosovapress/

The post Sorensen sot në Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌