Edon Zhegrova rikthehet tek Lille, ftohet për ndeshjen ndaj Monacos
Lille do të luajë nesër (e diel) në shtëpi ndaj Monacos në kuadër të xhiros së dytë e vlefshme për kampionatin francez.
Në listën e lojtarëve të ftuar të Lille për këtë ndeshje figuron edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova.
Ylli dardan nuk ishte paraqitur për skaudrën e Lille që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi dhe paraqitja e tij e fundit daton ndaj Marseille në udhëtim.
Deri në këto momente, mes pasigurisë për të ardhmen e tij, Zhegrova ishte stërvitur me ekipin e dytë të Lille.
Le groupe pour le retour à la maison demain est là
Avec le retour d’Edon Zhegrova
#LOSCASM pic.twitter.com/L7JPhVl64T
— LOSC (@losclive) August 23, 2025
Kujtojmë se së fundmi pati thashetheme të shumta që sugjeronin se Juventusi mund të jetë skuadra e ardhshme e Zhegrovës.
Ishte pikërisht Zhegrova ai i cili disa muaj më parë kishte kërkuar publikisht largimin nga Lille në verë, me ç’rast shumë klube u interesuan për shërbimet e tij.
Pavarësisht situatës së krijuar, presidenti i Lille, Olivier Letang, në një intervistë të dhënë ditë më parë, kishte deklaruar se ai pret që Zhegrova të jetë pjesë e ekipit të tij edhe për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/
The post Edon Zhegrova rikthehet tek Lille, ftohet për ndeshjen ndaj Monacos appeared first on Telegrafi.