Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ngjarje e rëndë në Greqi! Trageti me 105 pasagjerë mbytet 10 minuta pasi u nis nga porti

✇Albeu
By: M C

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Greqi ku një traget është përmbysur 10 minuta pas nisjes së tij nga porti.

Anija e cila operonte në itinerarin Nea Stira–Agia Marina u nis nga porti me 105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, tre anije të Rojës Bregdetare, një anije tjetër që transportonte pasagjerë dhe disa mjete private u angazhuan për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Fatmirwsisht tw gjithw njerzit u nxorwn nga uji nw gjendje tw mirw shwndetwsore.

Autoritetet detare kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të garantuar sigurinë e udhëtimeve në këtë itinerar.

The post Ngjarje e rëndë në Greqi! Trageti me 105 pasagjerë mbytet 10 minuta pasi u nis nga porti appeared first on Albeu.com.

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën

Vlora është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi shiu, duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet. Por ndërkohë, ka mjaftuar vetëm disa minuta shi që vlonjatëve t’u kujtohen “tmerret” e përjetuara tetorin e vitit të kaluar, ku iu përmbytën baneset dhe zonat. Përmbytje ka patur edhe pasditen e sotme, kryesisht në rrugët e qytetit, […]

The post Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte rreth orës 13:40, një telefonatë alarmante është marrë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Lezhë, ku një qytetar ka raportuar për zhdukjen e shokut të tij gjatë peshkimit në lumin Mat.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi P. N., banues në Rrubik, ka njoftuar se shoku i tij, D. Q., gjithashtu banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është angazhuar edhe ekipi i polumbarëve të RENEA-s, i cili pritet të ndërhyjë për të vijuar kërkimet në thellësitë e lumit.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e shtetasit D. Q. vijojnë.

The post E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para appeared first on Albeu.com.

U fut për t’u larë në Sarandë, por humbi kontaktet me miqtë/ Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez

SARANDË- Gjendet trupi i pajetë i turistit 57- vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të portugezit, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

Një turiste e huaj ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele, rreth orës 16:00 në plazhin e Qerretit në Kavajë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Duke u larë në det, dyshohet se 42-vjeçarja është mbytur aksidentalisht Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për […]

The post Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën bregdetare të Lezhës, ku një pushues rreth 60-vjeç ka humbur jetën. Policia bën me dije se është konstatuar në rrezik mbytjeje në plazhin e Tales një pushues, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas ‘bluve’ 60-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, […]

The post E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Humbi jetën në plazh, identifikohet viktima e djeshme në Durrës (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Është identifikuar pushuesi që humbi jetën pasditen e së dielës në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës.

Viktima është Shpëtim Alla, 41-vjeç, banor i qytetit bregdetar.

Trupi i pajetë i tij u nxor nga deti nga vetë pushuesit që ndodheshin në zonë, në momentin e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek pushuesit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.

The post Humbi jetën në plazh, identifikohet viktima e djeshme në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

“Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në sektorin Rinia në Durrës. Një pushues është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Sipas dëshmitarëve personi kishte thuajse 1 orë që po luftonte me jetën, në pritje të ambulancës që u vonua për t’i ardhur në ndihmë pushuesit. Të vetmit që i dolën në ndihmë pushuesit ishin qytetarët e zakonshëm. […]

The post “Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës

Një turiste ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele në plazhin e Durrësit. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. […]

The post Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin

Zona e Belshit dhe e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë me rrebeshe shiu dhe breshëri, të shoqëruar me erë të fortë pasditen e kësaj të premteje. Reshjet e dendura kanë sjellë si pasojë përnbytjen e rrugëve duke “paralizuar” në mënyrë të menjëhershme qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Mësohet se rrugët u përmbytën, […]

The post PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin appeared first on BoldNews.al.

Mbytet turistja e huaj tek Shkëmbi i Kavajës

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një turiste e huaj është mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar atak kardiak, në momentin që është futur në det.

Shtetasja rreth 76-vjeçe, nga Polonia, kishte ardhur për pushime në vendin tonë, ndërkohë që vijojnë hetimet./syritv

The post Mbytet turistja e huaj tek Shkëmbi i Kavajës appeared first on Albeu.com.

Prindërit panë tmerrin me sy, vajza 2-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt me një qershi

Një vajzë 2-vjeçare vdiq nga mbytja ndërsa po hante një qershi. Tragjedia ndodhi të shtunën në Revine Lago (Treviso). Kur prindërit e saj e kuptuan se Viviana e vogël ishte në vështirësi, u përpoqën ta ndihmonin dhe ta ringjallnin, por kur mbërritën mjekët e Suem 118, situata ishte tashmë e kompromentuar.

Edhe ndërhyrja e një fqinje, një infermiere e urgjencës, ishte e kotë: përpjekja për ringjallje ishte e pasuksesshme dhe vajza vdiq. Karabinierët gjithashtu ndërhynë në vendngjarje. E gjitha ndodhi të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:00. Pasi darkoi me familjen e saj, vajza e vogël gjeti një qershi dhe, nga kurioziteti, e futi në gojë.

Prindërit e saj, të cilët ishin të pranishëm me motrat e saj të vogla, e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte dhe filluan manovrat e çbllokimit, ndërsa njoftuan shërbimet e urgjencës. Një fqinje, një infermiere, mbërriti gjithashtu menjëherë në apartament dhe filloi masazhin kardiak, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për vajzën e vogël.

The post Prindërit panë tmerrin me sy, vajza 2-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt me një qershi appeared first on Sot News | Lajme.

Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi

✇Albeu
By: V K

I riu në foto është Klajdi Elezi, 22 vjeç i cili fatkeqësisht humbi jetën dje në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Skuraj, Lezhë, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj. Sipas informacioneve i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Laç, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushërinj të tij.

Sipas policisë të riun teksa lahej e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij. Kushërinjtë që ndodheshin me të kanë kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca nga spitali i Laçit.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, mjekët kanë konstatuar se 22-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i tij u nxor nga uji pak minuta më pas. Policia ka nisur hetimet.

 

The post Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi appeared first on Albeu.com.

Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

Është zbardhur identiteti i të riu, i cili u mbyt pasditen e kësaj të diele në lumin Mat. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Skuraj të Milotit në Kurbin. Mësohet se ai ka qenë duke u larë së bashku me dy kushlrinjtë e tij në lumin […]

The post Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat appeared first on BoldNews.al.

Tragjike!/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht këtë të diel në lumin Mat. Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është një 22-vjeçar, i cili është mbytur, teksa ka qenë duke u larë në ujërat e lumit, pranë zonës së Shkopetit në Lezhë. Trupi i të riut është nxjerrë nga uji nga Policia dhe […]

The post Tragjike!/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (Emri)

Një 22-vjeçar ëzhtë mbytur në ujërat e lumit Mat.

Klajdi Elezi është futur për t’u larë në ujërat e lumit Mat pranë zonës së Shkopetit, por mendohet se ka pësuar atak kardiak.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe mjekët e spitalit të Laçit.

The post E rëndë/ Mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një emigrant shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, nuk arritën të mbijetonin. Prothotema shkruan se të miturit pësuan vdekje klinike. Ndërkohë siç raportohet prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet […]

The post Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve, trupi i të miturit u gjet pa shenja jete pranë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:50 të datës 10 qershor 2025, një qytetare me inicialet D. A. ka raportuar për zhdukjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet që prej më shumë se tre orësh.

Pas sinjalizimit, forcat e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 21:30, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës buzë lumit.

Ekspertiza paraprake nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.

Materialet për rastin janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

The post Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin appeared first on Albeu.com.

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

Një fatkeqësi është shmangur këtë të shtunë në Vlorë. Në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”, një shtetase e mitur, 13 vjeçe, dyshohet se duke notuar ka rrezikuar të mbytet në det. Aktualisht 13-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë.

The post Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

❌