Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të Savrës. Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë pesë automjete që janë përplasur njëri pas tjetrit. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, vetëm dëme materiale. Për shkak të aksidentit, trafiku në zonë është rënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

The post Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës appeared first on BoldNews.al.

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

Policia e Tiranës njoftoi sot se Kristian Konit, 45-vjeçarit të arrestuar për trafik droge në Itali, i janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 26 milionë e 500 mijë euro, përfshirë 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare të regjistruara në emër të tij. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim […]

The post Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€ appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan ndërtimin e landfill-eve si zgjidhje për problemin e mbetjeve. Sipas Tabakut, ky vendim tregon një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth […]

The post Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie

Është ekstraduar nga Italia, në Shqipëri Hajrulla Xhivini, 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Xhivini, i cili ka kandiduar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, akuzohet për kanosje të përsëritur ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative Lushnjë, E. L., […]

The post EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie appeared first on BoldNews.al.

Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal për një skemë të dyshuar mashtrimi online të quajtur “TXEX”, e cila funksionon si një formë investimesh piramidale përmes platformave digjitale. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara. Ata ftojnë çdo person që ka informacion relevant të kontaktojë […]

The post Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online appeared first on BoldNews.al.

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan një shtetas të mitur 16-vjeçar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, përfshirë kokainë dhe kanabis. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin e mitur 16-vjeçar, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën tek ai një sasi lënde narkotike kokainë dhe […]

The post “Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Brataj, në njësinë administrative Bicaj, në Kukës. Për shkak të terrenit të thepisur, ndërhyrja është e vështirë, ndërsa në vendngjarje janë mobilizuar të gjitha strukturat lokale dhe shërbimet zjarrfikëse. Raportohet se nëse flakët nuk kontrollohen në kohë, rrezikohet përhapja e zjarrit drejt Malit të Gjallicës, një zonë me […]

The post Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës appeared first on BoldNews.al.

I kërkuan ryshfet pronarit të lokalit për të mos i hequr tendën, si ranë në pranga inspektorët e IMT-së

Policia e  ka dhënë detaje për operacionin e gjatë të cilit u arrestuan dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Katër punonjësit e  IMT kanë konstatuar një tendë pa leje në një objekt në zonën e Kombinatit. Pasi kryen procedurën, duke i thënë pronarit […]

The post I kërkuan ryshfet pronarit të lokalit për të mos i hequr tendën, si ranë në pranga inspektorët e IMT-së appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama i dha portin e peshkatarëve Gjergj Lucës dhe Dorian Beut për trafik d*oge

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama ka dhënë portin e peshkatarëve në Durrës për trafik ndërkombëtar droge. Në një deklaratë për mediat, ai tha se kontrolli i këtij porti është kaluar tek biznesmenët Gjergj Luca dhe Dorian Beu, të cilët i cilësoi si “peshkaqenë të drogës”. Berisha kujtoi se më herët, […]

The post Berisha: Rama i dha portin e peshkatarëve Gjergj Lucës dhe Dorian Beut për trafik d*oge appeared first on BoldNews.al.

“Nuk është presion”, Rama sulmon një tjetër gjykatës: “Ligoraqi” mbron ndërtimin që rrezikon banorët

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish të sulmojë një gjyqtar, këtë herë të cilin me përçmim e quan “gjykatësi Ligoraq”, për një vendim që sipas tij mbron një ndërtim pa leje mes pallateve në Tiranë. Rama publikoi edhe një foto të lokalit në fjalë, duke thënë se në rast zjarri “kthehet në barrikadë vrastare, të […]

The post “Nuk është presion”, Rama sulmon një tjetër gjykatës: “Ligoraqi” mbron ndërtimin që rrezikon banorët appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Akuzat e Trump ndaj Sorosit një akt historik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me George Sorosin dhe djalin e tij, duke i cilësuar ato si një “akt historik”. Berisha ka ripërsëritur qëndrimet e tij kundër Sorosit dhe aktiviteteve të tij, duke kujtuar se disa vite më parë e kishte cilësuar atë si një […]

The post Berisha: Akuzat e Trump ndaj Sorosit një akt historik appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kalonte kufirin me d*ogë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

Një 32-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap duke tentuar të kalonte kufirin me një sasi droge të fshehur në çantë. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se shtetasi me inicialet B. S., banues në Kosovë, u kap nga Policia Kufitare gjatë kontrolleve rutinë në hyrje të Shqipërisë. Gjatë kontrollit […]

The post Tentoi të kalonte kufirin me d*ogë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Morinë appeared first on BoldNews.al.

Miratohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Maji! Komisioni Rregullator mbyll procesin

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me tre vota pro dhe dy kundër. Vendimi pasqyron numrin e votave të marra nga çdo subjekt zgjedhor në qarqe, numrin e mandateve të fituara, si dhe listën emërore të deputetëve në nivel […]

The post Miratohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Maji! Komisioni Rregullator mbyll procesin appeared first on BoldNews.al.

Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama “zhduk” nga fjalori termin “incenerator”

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, shmangën në maksimum përdorimin e termit “incenerator” gjatë prezantimit publik të Strategjisë së Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2030, të publikuar paraditen e kësaj të Enjteje në një event publik. Kreu i qeverisë deklaroi se Strategjia e re synon të përmbushë detyrimet e Shqipërisë në kuadër […]

The post Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama “zhduk” nga fjalori termin “incenerator” appeared first on BoldNews.al.

Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori Naun Shundi

Naun Shundi, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë. Prej disa javësh, Shundi ishte nën kujdesin e mjekëve, ndërsa një ditë më parë bashkëshortja e tij kishte bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore kishte marrë një kthesë jo të […]

The post Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori Naun Shundi appeared first on BoldNews.al.

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit të imobiliarëve

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe dy automjete luksoze në pronësi të Kristian Konit, i cili është arrestuar më parë në Itali për trafik droge. Hetimet kanë zbuluar se Konit dhe nëna e tij, e cila është në pension, kanë kryer veprimtari të lidhura me rrjetin e strukturuar kriminal […]

The post Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit të imobiliarëve appeared first on BoldNews.al.

Turizmi ekzotik me kamiona i Edi Ramës

Teksa kryeministri Edi Rama nuk nguron të mburret me zonat turistike dhe nismat për zhvillimin e turizmit, një nga tiparet më dalluese të Shqipërisë duket se nuk mund të fshihet: trafiku. Video të mberritura në redaksinë e BoldNews tregojnë një panoramë që i jep një tjetër kuptim fjalës “ekzotik”: autostrada Tiranë-Durrës e bllokuar nga automjete, […]

The post Turizmi ekzotik me kamiona i Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

Berisha denoncon SPAK-un dhe IMT: Asnjë inspektor nuk është arrestuar, përgjegjës është drejtor Rigers Sheqeri

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një postim ku denoncon atë që e quan “mashtrim publik” lidhur me arrestimet e pretenduara për rastin e resortit pa leje në Kepin e Rodonit. Sipas Berishës, lajmi se SPAK kishte arrestuar dy inspektorë dhe shpallur në kërkim dy të tjerë ishte i rremë. Ai shprehet se në […]

The post Berisha denoncon SPAK-un dhe IMT: Asnjë inspektor nuk është arrestuar, përgjegjës është drejtor Rigers Sheqeri appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Përmet, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku një këmbësor humbi jetën. Sipas njoftimit të polisisë rreth orës 09:10, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. P., 90 vjeç, gjithashtu banues në të njëjtin qytet. I moshuari nuk ka […]

The post Aksident tragjik në Përmet, humb jetën i moshuari appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Arrestohen “binjakët e kok*inës” në Dimal

Dy të rinj, vëlla e motër janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në Dimal. Të arrestuarit janë Françesko dhe Françeska Topi, të dy 21-vjeç, banues në Dimal. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin pas administrimit të shpejtë të informacioneve operative që lidhnin dy të […]

The post EMRAT/ Arrestohen “binjakët e kok*inës” në Dimal appeared first on BoldNews.al.

❌