❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndalohet kontrabandĂ« me kĂ«rpudha nĂ« kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramĂ«

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka parandaluar një rast të kontrabandës me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta në zonën kufitare të Karaqevës, në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti Ă«shtĂ« zbuluar nga NjĂ«sitet Patrulluese tĂ« Stacionit Policor pĂ«r MbikĂ«qyrjen e Kufirit (SPMK) – MuqivercĂ«, rreth orĂ«s 11:45 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s, mĂ« 12 gusht 2025.

“GjatĂ« kontrollit tĂ« automjetit, janĂ« gjetur: 910 kg kĂ«rpudha tĂ« freskĂ«ta tĂ« llojit shampinion”, thuhet nĂ« njoftim.

Automjeti, një kombi (furgon) i bardhë me targa vendore, drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Sipas Policisë, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit dhe dorëzimi i mallrave në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

The post Ndalohet kontrabandĂ« me kĂ«rpudha nĂ« kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramĂ« appeared first on Telegrafi.

CNBC: Qindra amerikanĂ« zhvendosen pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« ShqipĂ«ri – vendi ‘numĂ«r 1’ nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rmbush shumĂ« kritere

Ashtu si shumë amerikanë, gjithmonë kisha ëndërruar të transferohesha në Evropë. Dhe në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga Teksasi për në Spanjë, shkruan Cepee Tabibian në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane CNBC.

Dy vjet mĂ« vonĂ«, themelova “She Hit Refresh”, njĂ« komunitet qĂ« ndihmon gratĂ« mbi 30 vjeç tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« hap jashtĂ« vendit. QĂ« atĂ«herĂ«, kam ndihmuar qindra gra tĂ« ndĂ«rtojnĂ« jetĂ« tĂ« reja nĂ« vende si Portugalia, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.

Një nga vendet evropiane, që amerikanët ndoshta nuk e njohin ende, është Shqipëria. Por kjo po ndryshon! Vitet e fundit, dëgjoja shpesh për Shqipërinë nga anëtarët e komunitetit tim. Disa prej tyre ishin transferuar atje dhe nuk mund të ndalonin së foluri me entuziazëm për të.

Në vitin 2024, qëndrova një muaj në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet, Tiranë, dhe përgjatë bregdetit. Doja të shihja se për çfarë bëhej fjalë dhe ajo që zbulova më habiti vërtet!

ShqipĂ«ria mund tĂ« mos jetĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« – asnjĂ« vend nuk Ă«shtĂ«, por pĂ«r shumĂ« amerikanĂ« qĂ« Ă«ndĂ«rrojnĂ« njĂ« jetesĂ« jo shumĂ« tĂ« shtrenjtĂ«, ajo plotĂ«son shumĂ« kushte. Ja pse e konsideroj “Destinacionin NumĂ«r 1” nĂ« EvropĂ« pĂ«r ata qĂ« shpresojnĂ« tĂ« zhvendosen nga SHBA-ja.

ÇuditĂ«risht Ă«shtĂ« e pĂ«rballueshme

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë ku ende mund të marrësh me qira një apartament të rehatshëm për më pak se 500 dollarë në muaj. Kjo kosto e ulët jetese është një nga arsyet më të mëdha pse amerikanët po dynden atje. Merrni shembull Cheryl Orlov, e cila u zhvendos nga Redondo Beach, Kaliforni, në Tiranë.

Edhe pse kostoja e jetesĂ«s po rritet nĂ« TiranĂ«, Ă«shtĂ« ende shumĂ« mĂ« e ulĂ«t se nĂ« Kaliforni. Qiraja pĂ«r njĂ« apartament me dy dhoma gjumi nĂ« TiranĂ«, pĂ«r shembull, Ă«shtĂ« mĂ« pak se njĂ« e gjashta e asaj qĂ« paguhet pĂ«r njĂ« vilĂ« me dy dhoma gjumi nĂ« “Redondo Beach” nĂ« Kaliforni.

Ushqimet, ngrënia jashtë dhe kujdesi shëndetësor janë gjithashtu shumë më të përballueshme. Për nomadët digjitalë dhe pensionistët, Shqipëria ofron një cilësi jetese që është gjithnjë e më e lirë se në shumë qytete të SHBA-së.

Mund të qëndroni deri në një vit pa vizë

Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë është se amerikanët mund të jetojnë atje pa vizë deri në 12 muaj, një përfitim i rrallë në Evropë. Mund të hipni në avion sonte dhe të filloni jetën tuaj të re në Shqipëri nesër, pa pasur nevojë për dokumente.

Kjo e bĂ«n ideale pĂ«r ata qĂ« duan tĂ« “provojnĂ«â€ jetĂ«n jashtĂ« vendit pa pasur nevojĂ« tĂ« kalojnĂ« nĂ«pĂ«r proceset komplekse tĂ« marrjes sĂ« vizave. NdĂ«rsa isha nĂ« TiranĂ«, u takova me Denisa Kaca Bradley, themeluese e “Expats in Albania”, pĂ«r tĂ« mĂ«suar mĂ« shumĂ« rreth opsioneve tĂ« emigracionit. Ajo mĂ« shpjegoi se ndĂ«rsa qĂ«ndrimi pĂ«rtej njĂ« viti kĂ«rkonte dokumente, organizata e saj i ndihmonte tĂ« sapoardhurit me kĂ«tĂ« proces.

Në takimet e saj javore, takova dhjetëra amerikanë: gra beqare, çifte dhe familje. Shumë e shihin Shqipërinë si trampolinë. Ata qëndrojnë për një ose dy vite, të tjerë zgjedhin të qëndrojnë për një periudhë afatgjatë.

ËshtĂ« natyrshĂ«m njĂ« vend mahnitĂ«s

Nga Alpet Shqiptare në veri deri te ujërat bruz të detit Adriatik në perëndim dhe detit Jon në jug, peizazhi i vendit është marramendës. Gjatë udhëtimit tim, udhëtova me makinë përgjatë Rivierës Shqiptare dhe vizitova Sarandën, një qytet bregdetar të gjallë me një shëtitore të bukur.

Ishte shtator dhe moti ishte mjaftueshĂ«m i ngrohtĂ« pĂ«r tĂ« notuar dhe pĂ«r tĂ« marrĂ« rreze, por plazhet ishin praktikisht bosh – njĂ« kĂ«naqĂ«si e rrallĂ« krahasuar me vende si Spanja apo Italia.

Në një ditë të kthjellët mund ta shihni Greqinë në distancë! Ishulli i Korfuzit është vetëm 30 minuta larg me traget. Nuk arrita të shkoja në malet veriore, por ato janë në listën time për vizitën tjetër. Fshatrat e largëta, shtigjet e ecjes dhe peizazhet e mrekullueshme e bëjnë atë një ëndërr për adhuruesit e aktiviteteve në natyrë.

Shqiptarët janë mikpritës

Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte kryesisht e mbyllur ndaj botës nën regjimin komunist. Turizmi është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit. Si rezultat, Shqipëria ende ndihet autentike shqiptare.

Në të njëjtën kohë, shqiptarët janë dukshëm mikpritës ndaj amerikanëve, diçka që i ka habitur shumë emigrantët. Ndjenja pro-amerikane dhe miqësia ndaj emigrantëve e bën më të lehtë për të sapoardhurit të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të lidhen me komunitetin vendas.

NĂ« qytete si Tirana dhe qytete bregdetare si Vlora, ka gjithashtu njĂ« numĂ«r nĂ« rritje tĂ« tĂ« huajve qĂ« po “lĂ«shojnĂ« rrĂ«njĂ«â€.

Monica Miranda, njĂ« amerikane qĂ« u zhvendos nga Nju Xhersi nĂ« VlorĂ« nĂ« moshĂ«n 43-vjeçare me qenin e saj – ka gati dy vjet qĂ« jeton nĂ« ShqipĂ«ri dhe kohĂ«t e fundit mori kartĂ«n e saj tĂ« qĂ«ndrimit 5-vjeçar.

“Nuk dija shumĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Por nĂ« momentin qĂ« mbĂ«rrita, diçka mĂ« tĂ«rhoqi. NjĂ« muaj u shndĂ«rrua nĂ« dy”, tha ajo.

“Kam ndĂ«rtuar njĂ« komunitet mbĂ«shtetĂ«s emigrantĂ«sh nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia dhe Amerika Latine. Takohemi disa herĂ« nĂ« javĂ«. Ka qenĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tepĂ«r emocionuese”, tha Monica Miranda.

“Mund tĂ« mos jetĂ« vendi i parĂ« qĂ« mĂ« vjen ndĂ«rmend, por pĂ«r shumĂ« amerikanĂ« qĂ« kam takuar, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« vendi i duhur nĂ« kohĂ«n e duhur”, theksoi ajo./Shqiptarja/

The post CNBC: Qindra amerikanĂ« zhvendosen pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« ShqipĂ«ri – vendi ‘numĂ«r 1’ nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rmbush shumĂ« kritere appeared first on Telegrafi.

Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, u kĂ«rkohet menjĂ«herĂ« banorĂ«ve tĂ« fshatrave VokopolĂ«, ZhapokikĂ«, Plashnik dhe Panarit, si dhe atyre qĂ« ndodhen brenda Rezervatit tĂ« Mbrojtur “Balloll”, tĂ« largohen nga banesat e tyre dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet pĂ«r njĂ« evakuim tĂ« sigurt.

Ministria ka apeluar për qetësi dhe përkushtim maksimal nga të gjithë banorët dhe institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronave. /Telegrafi/

The post Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve appeared first on Telegrafi.

Gjeti çantën me 15 mijë euro, qytetari nga Gjakova e dorëzon në polici

Një akt i jashtëzakonshëm ndershmërie është regjistruar sot në Gjakovë, ku një qytetar vendosi të dorëzojë në polici një shumë të madhe parash që kishte gjetur në rrugë.

Qytetari Binak Neziri ka gjetur njĂ« çantĂ« nĂ« rrugĂ«n “Tirana” tĂ« qytetit, nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodheshin rreth 15 mijĂ« euro para tĂ« gatshme.

Ai ka shkuar në Stacionin Policor të Gjakovës, ku e ka dorëzuar çantën dhe përmbajtjen e saj.

“Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur njĂ« çantĂ« nĂ« rrugĂ«n “Tirana”, nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodheshin para nĂ« vlerĂ« rreth 15 mijĂ« euro. Ai e ka dorĂ«zuar çantĂ«n nĂ« Stacionin Policor tĂ« GjakovĂ«s, ku pas procedurave tĂ« nevojshme, çanta dhe paratĂ« janĂ« kthyer tek pronari legjitim”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Në një njoftim publik, Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarin Binak Neziri, duke vlerësuar lart gjestin e tij si një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët.

“Veprimi i z. Neziri Ă«shtĂ« dĂ«shmi e vlerave tĂ« larta morale dhe qytetare. Ai ka treguar integritet dhe besim nĂ« institucionet tona, duke dhĂ«nĂ« njĂ« shembull tĂ« rrallĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. /Telegrafi/

The post Gjeti çantën me 15 mijë euro, qytetari nga Gjakova e dorëzon në polici appeared first on Telegrafi.

U mbijetoi plumbave në Gjilan, 41 vjeçari në gjendje stabile pas ndërhyrjes kirurgjike në QKUK

Të dielën qyteti i Gjilanit u trondit nga një krim i trefishtë, ku i plagosur mbeti edhe një person dhe një tjetër u lëndua nga mjetet e forta.

I plagosuri Bujar Hoxha i cili fillimisht mori trajtim në Spitalin e Gjilanit, aktualisht po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

41-vjeçari është duke u trajtuar në repartin e Kirurgjisë Abdominale.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Enver Fekaj, konfirmoi se gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, pas një ndërhyrje kirurgjike që pati.

“Pacienti ka pasur lĂ«ndime tĂ« lehta nĂ« kokĂ« dhe disa gĂ«rvishtje nĂ« duar qĂ« nuk kanĂ« kĂ«rkuar ndĂ«rhyrje. Por lĂ«ndimet nĂ« abdomen kanĂ« qenĂ« mĂ« serioze dhe ka pasur nevojĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje kirurgjike. Tani Ă«shtĂ« nĂ« gjendje stabile, Ă«shtĂ« i vetĂ«dijshĂ«m dhe nĂ«n pĂ«rcjellje tĂ« vazhdueshme. BesojmĂ« se do tĂ« kalojĂ« pa ndonjĂ« komplikim”, deklaroi Fekaj pĂ«r Telegrafin.

Krimi i trefishtë në Gjilan vazhdon të jetë një ndër ngjarjet më të rënda që ka goditur Kosovën së fundmi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në zhvillim.

Mefail Shkodra së bashku me dy djemt Edonis dhe Engjull Shkodra janë të dyshuarit kryesor për këtë rast.

Të njëjtit ndodhen në arrati, dhe policia tashmë i ka shpallur në kërkim.

Gjykata e Gjilanit sqaroi opinionin publik duke bërë të ditur se Mefail Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë dhe se i njëjti ka pasur më herët tre lënëdë penale të cilat kanë përfunduar me aktgjykim dënues.

Gjykata gjithashtu njoftoi se as Edonis e Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër të gjykuar me vendim të formës së prerë, apo për ndonjë rast të papërfunduar. /Telegrafi/

The post U mbijetoi plumbave në Gjilan, 41 vjeçari në gjendje stabile pas ndërhyrjes kirurgjike në QKUK appeared first on Telegrafi.

Grabitje nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e thikĂ«s nĂ« PrishtinĂ« – dy tĂ« dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen

Një rast grabitjeje është raportuar të dielën në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë sulmuar një qytetar nën kërcënimin e thikës dhe i kanë marrë 600 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 03:56, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

“ËshtĂ« raportuar se dy persona tĂ« dyshuar, nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e thikĂ«s, nga viktima mashkull kosovar kanĂ« marrĂ« 600 euro dhe janĂ« larguar nĂ« drejtim tĂ« panjohur,” thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë lëndim fizik të viktimës.

Rasti Ă«shtĂ« klasifikuar si “Grabitje” dhe njĂ«sitet hetimore janĂ« duke punuar pĂ«r identifikimin dhe kapjen e tĂ« dyshuarve. /Telegrafi/

The post Grabitje nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e thikĂ«s nĂ« PrishtinĂ« – dy tĂ« dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen appeared first on Telegrafi.

PĂ«rplasje pĂ«r pronĂ« nĂ« MalishevĂ« – tre tĂ« arrestuar, konfiskohen armĂ« dhe fishekĂ«

Një konflikt pronësor në komunën e Malishevës ka përfunduar me kanosje mes palëve dhe përdorim të armës, çka ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:04, ku sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre persona meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike për shkak të një kontesti pronësor, e cila ka përshkallëzuar në vetëgjyqësi dhe kërcënime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar: 4 fishekë, 7 copë gëzhoja dhe një pistoletë me gas me 7 fishekë, e cila ishte në posedim të njërit prej të dyshuarve.

“Nuk raportohet pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar,” thuhet nĂ« njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

The post PĂ«rplasje pĂ«r pronĂ« nĂ« MalishevĂ« – tre tĂ« arrestuar, konfiskohen armĂ« dhe fishekĂ« appeared first on Telegrafi.

“I keni duart me gjak” – qytetarĂ«t shprehin revoltĂ«n ndaj GjykatĂ«s sĂ« Gjilanit pas vrasjes sĂ« trefishtĂ«

Në qytetin e Gjilanit, qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën e 10 gushtit.

Para ndërtesës së Gjykatës së Gjilanit dhe në muret e saj u vendosën mbishkrime të ndryshme nga qytetarët.

“I keni duart me gjak”, “fajdexhia i fort e gjykatĂ«s shumĂ«â€, “qendra e fajdeve”, “gjykata nĂ« shĂ«rbim tĂ« fajdexhive”, ishin disa nga mbishkrimet qĂ« janĂ« vendosur.

Ky reagim vjen pas vrasjes së trefishtë dhe ngjarjeve tjera të dhunshme në Gjilan, që kanë tronditur thellë komunitetin dhe kanë ngjallur shqetësim të madh për sigurinë publike.

Institucionet e drejtësisë dhe policia janë nën presion të lartë për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të garantuar që autorët të marrin dënimin meritor. /Telegrafi/

 

 

The post “I keni duart me gjak” – qytetarĂ«t shprehin revoltĂ«n ndaj GjykatĂ«s sĂ« Gjilanit pas vrasjes sĂ« trefishtĂ« appeared first on Telegrafi.

Fluks i menaxhueshĂ«m nĂ« pikat kufitare – pritje mĂ« tĂ« gjata vetĂ«m nĂ« JarinjĂ« dhe Dheu i BardhĂ«

Në mëngjesin e sotëm, në pikat e kalimit kufitar në Kosovë fluksi i automjeteve paraqitet përgjithësisht i qetë dhe i menaxhueshëm dhe me pritje të shkurtra në shumicën e pikave.

Megjithatë, dy pika kufitare Jarinje dhe Dheu i Bardhë raportojnë pritje më të gjata dhe kolona të konsiderueshme për automjete në dalje nga Kosova.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 08:11, situata është si vijon.

Jarinjë pritje 5-10 minuta në hyrje dhe 35-40 minuta në dalje, kolona deri në 80 metra në dalje.

Dheu i Bardhë pritje 5-10 minuta në hyrje, dhe 20 minuta në dalje. Kolona arrin deri në 200 metra në dalje.

Të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdar, Hani i Elezit, Glloboqicë, Jarinje,  Vërmicë, Qafë e Morinës dhe të tjerat, shënojnë kohë pritjeje prej vetëm 3-5 minuta si për automjete ashtu edhe për kamionë, pa kolona të raportuara. /Telegrafi/

 

 

The post Fluks i menaxhueshĂ«m nĂ« pikat kufitare – pritje mĂ« tĂ« gjata vetĂ«m nĂ« JarinjĂ« dhe Dheu i BardhĂ« appeared first on Telegrafi.

“Kapitulli i fundit i betejĂ«s me ndĂ«rtimet pa leje”, Rama publikon videon e shembjes sĂ« ndĂ«rtesĂ«s 3-katĂ«she nĂ« RadhimĂ«

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes një mesazh për qytetarët, duke publikuar pamje nga aksionet kundër ndërtimeve pa leje dhe duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të çuar deri në fund këtë betejë.

“MIRËMËNGJES dhe me kĂ«to pamje nga pĂ«rballja me paligjshmĂ«rinĂ« qĂ« lĂ«ndon e shĂ«mton hapĂ«sirat ku bashkĂ«jetojmĂ« si bij e bija tĂ« kĂ«tij vendi, e ku do ta shkruajmĂ« me se s’bĂ«n kapitullin e fundit tĂ« betejĂ«s me ndĂ«rtimet pa leje apo nĂ« shkelje tĂ« lejeve, ju uroj njĂ« javĂ« sa mĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Rama nĂ« rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara tregojnë prishjen e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë. /Telegrafi/

 

The post “Kapitulli i fundit i betejĂ«s me ndĂ«rtimet pa leje”, Rama publikon videon e shembjes sĂ« ndĂ«rtesĂ«s 3-katĂ«she nĂ« RadhimĂ« appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Gjykata ua grabiti kompetencat deputetëve

Ministrja në Detyrë, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se gjykata ua ka grabitur kompetencat kushtetuese Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse ata janë autoriteti që duhet të vendosin se si duhet të jetë votimi, dhe këtë e ka konfirmuar e njëjta gjykatë në aktgjykimin e vitit 2025.

Pas 54 dështimesh për konstituim të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të premten ku vendosi që deputetët të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur brenda 30 ditëve. Po ashtu, Kushtetuesja përcaktoi që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Partitë parlamentare asesi nuk kanë mundur të zgjedhin trupat e Kuvendit, ku kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në gjashtë tentime me votim të hapur nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme, ndërsa në 48 tentime ka dështuar të formohet komisioni për votim të fshehtë, i cili u konsiderua jokushtetues nga gjykata.

Haxhiu në një konferencë për media, ka thënë se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese.

“PĂ«r mua, njoftimi i GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«rbĂ«n shqetĂ«sim serioz sepse Ă«shtĂ« tejkalim flagrant i kompetencave qĂ« ka gjykata kushtetuese. Pastaj do tĂ« ndĂ«rlidhem çka saktĂ«sisht Ă«shtĂ« fjala pĂ«r tejkalimin e kompetencave kushtetuese. Sipas kushtetutĂ«s vetĂ« dhe sipas nenit 4 tĂ« kushtetutĂ«s thuhet se Gjykata Kushtetuese Ă«shtĂ« institucioni mĂ« i lartĂ« qĂ« e bĂ«n interpretimin e KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe Ă«shtĂ« institucioni qĂ« Ă«shtĂ« garant i respektimit tĂ« KushtetutĂ«s. Disa nga pikat e dispozitivit qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik nuk burojnĂ« nga teksti i kushtetutĂ«s, dhe nuk janĂ« tĂ« parashikuara nĂ« asnjĂ« nen tĂ« kushtetutĂ«s. As nĂ« KushtetutĂ«, as nĂ« rregulloren e kuvendit dhe pĂ«r pasojĂ« ato pĂ«rbĂ«jnĂ« krijim tĂ« normave tĂ« reja, çka Ă«shtĂ« funksion i pushtetit legjislativ por jo dhe i pushtetit gjyqĂ«sor interpretues”, tha ajo.

Ajo komentoi disa pika të vendimit të Kushtetueses, duke thënë se gjykata ua ka grabitur kompetencat Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“NĂ« KushtetutĂ« askund nuk lejohet qĂ« deputeti tĂ« jetĂ« subjekt i vlerĂ«simit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese , vetĂ«m presidenti mund t’i nĂ«nshtrohet aktit kushtetues dhe gjykata mund tĂ« trajtojĂ« aktet e Kuvendit por assesi tĂ« njĂ« individi, nĂ« kĂ«tĂ« rast kryesuesit. Tjetra thotĂ« procesi i votimit pĂ«r kryetar dhe nĂ«nkryetarĂ«t se votimi duhet tĂ« bĂ«het i hapur tash pyetja Ă«shtĂ« se nĂ« aktgjykimin e parafundit ka thĂ«nĂ« se nuk parashihet qĂ« votimi tĂ« jetĂ« i hapur apo i mbyllur, kjo Ă«shtĂ« nĂ« vullnetin e deputetĂ«ve. Tash gjykata thotĂ« se votimi duhet tĂ« jetĂ« i hapur, ku e merr kĂ«tĂ« tĂ« drejt gjykata, pra gjykata ua ka grabitur kompetencat kushtetuese Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, sepse ata janĂ« autoriteti qĂ« duhet tĂ« vendosin, dhe kĂ«tĂ« e ka konfirmuar edhe nĂ« aktgjykimin e vitit 2025. Tjetra Ă«shtĂ« qĂ« votimi qĂ« duhet tĂ« realizohet vetĂ«m tri herĂ«, ku e ka parĂ« gjykata kĂ«të .cili do tĂ« jetĂ« veprimi i jonĂ« pas kĂ«tij vendimi , do ta kuptoni kur tĂ« vijĂ« koha. UnĂ« nuk po di cilin vendim me respektuar, atĂ« tĂ« 2014, atĂ« tĂ« para njĂ« muajit a sa ishte”, tha ajo, derisa shtoi se tĂ« gjitha vendimet e Kushtetueses si parti i kanĂ« respektuar.

Ajo shtoi se gjykatësit e Kushtetueses nuk duhet të ndihen në presion dhe borxhlinj ndaj askujt por duhet ta kryejnë punën në mënyrë profesionale, por se vendimet e fundit të tyre janë shqetësuese./kp/

The post Haxhiu: Gjykata ua grabiti kompetencat deputetëve appeared first on Telegrafi.

Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur

Qyteti i Gjilanit Ă«shtĂ« tronditur mesditĂ«n e sĂ« dielĂ«s. Si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova” dy persona humbĂ«n jetĂ«n dhe dy tĂ« tjerĂ« mbetĂ«n tĂ« plagosur.

Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky rast.

Në video shihen forcat e policisë dhe autoambulanca, ndërkaq në rrugë shihet se ka njolla të gjakut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka ndodhur njĂ« rast vrasje dhe plagosje me armĂ« zjarri. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« humbur jetĂ«n dy persona dhe dy tĂ« tjerĂ« janĂ« plagosur. Viktimat janĂ« konstatuar tĂ« vdekur nga mjeku kujdestar nĂ« vendin e ngjarjes. I dyshuari Ă«shtĂ« mashkull shtetas i KosovĂ«s, i njohur pĂ«r policinĂ«, i cili pĂ«r momentin Ă«shtĂ« nĂ« arrati”, ka thĂ«nĂ« Hashani.

Pamjet tregojnë edhe njësitë speciale të Policisë që kanë rrethuar zonën për të bërë ekzaminimin e skenës së krimit, ndërsa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes për të koordinuar hetimet. /Telegrafi/

 

 

 

The post Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur appeared first on Telegrafi.

Bënte kërdinë në çadrat e pushuesve, kapet hajni në Durrës

Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, nën akuzën e vjedhjes.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga policia, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Sendet” Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga shtetasi I.B. i cili vidhte nĂ«pĂ«r shezlongĂ« dhe automjete sendet personale tĂ« pushuesve.

42 vjeçari nga Manza, ishte dënuar më parë po për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për vjedhje të tjera.

Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas është autor i vjedhjeve nëpër shezlongë të sendeve personale të pushuesve, si dhe i vjedhjes së një automjeti në Shkozet, Durrës./a2cnn/

The post Bënte kërdinë në çadrat e pushuesve, kapet hajni në Durrës appeared first on Telegrafi.

“Problematike kur njĂ« çikĂ« i refuzon” – çka (nuk) mĂ«sojnĂ« djemtĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«r pĂ«lqimin?

NĂ« KosovĂ«, titujt e lajmeve janĂ« shpesh tĂ« ngjashĂ«m: njĂ« tjetĂ«r rast ngacmimi apo sulmi seksual, njĂ« tjetĂ«r djalĂ« i dyshuar. Statistikat nxisin pyetjen: ÇfarĂ« po mĂ«sojnĂ« djemtĂ« nĂ« KosovĂ« rreth pĂ«lqimit nĂ« marrĂ«dhĂ«nie intime?

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës u raportuan 47 raste të ngacmimit seksual, 31 raste të sulmeve seksuale dhe 52 raste të dhunimeve.

Edhe pse Radio Evropa e Lirë nuk mundi të sigurojë të dhëna për gjininë dhe moshën e të dyshuarve për kryerjen e këtyre veprave, pamja qartësohet kur analizohen raportimet në media dhe aktgjykimet e publikuara nga Gjykatat Themelore të Kosovës.

Një djalë i pamartuar tenton ta puthë me forcë një vajzë të cilën e ndjek në rrugët e një fshati të Gjakoës, një tjetër prek me forcë trupin e një vajze në Prizren pa pëlqimin e saj, një tjetër sulmon seksualisht një vajzë në Suharekë sapo ajo del nga një autobus, e një tjetër ngacmon seksualisht një vajzë në Gjilan duke i dërguar mesazhe degraduese


Kjo nuk është e pazakontë. Në SHBA, mbi 90 për qind e kryesve të krimeve kundër integritetit seksual janë burra, ngjashëm si në Australi e Kanada.

Por, Besarta Breznica, zyrtare e programit për adresimin e dhunës në bazë gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), thotë se, në Kosovë, situata është paksa më e komplikuar.

“FatkeqĂ«sisht, nĂ« KosovĂ«, burrat dhe djemtĂ« mendojnĂ« qĂ« mund tĂ« arrijnĂ« çkado qĂ« ata duan, nĂ« mĂ«nyrat qĂ« ata dĂ«shirojnĂ«. Pa dyshim qĂ« Ă«shtĂ« problematike pastaj kur njĂ« çikĂ« apo njĂ« grua i refuzon”, thotĂ« Breznica pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Sipas saj, problemi qëndron te mendësia dhe edukimi patriarkal që ndjek djemtë e rinj që nga shtëpia e shoqëria. Por, edhe shkollimi.

Çka mĂ«sohet pĂ«r pĂ«lqimin nĂ« shkollĂ«?

NĂ« KosovĂ« nuk ka njĂ« lĂ«ndĂ« pĂ«r edukatĂ« seksuale nĂ« shkollim fillor apo tĂ« mesĂ«m. Por, Ministria e Arsimit, ShkencĂ«s, TeknologjisĂ« dhe Informacionit (MASHTI) thotĂ« se kurrikula i jep “hapĂ«sirĂ« tĂ« konsiderueshme edukimit shĂ«ndetĂ«sor dhe shĂ«ndetit seksual riprodhues”.

Si është bërë kjo? Duke i ndarë ato mësime në lëndë të ndryshme, si shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi, biologjia e edukata fizike, sportet dhe shëndeti.

“Duke parĂ« nevojĂ«n qĂ« e ka edukimi shĂ«ndetĂ«sor nĂ« formimin e njĂ« shoqĂ«rie tĂ« shĂ«ndoshĂ«, MASHTI ka krijuar politika tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r edukimin e te rinjve pĂ«rmes njĂ« sĂ«rĂ« dokumentesh tĂ« cilat do tĂ« mundĂ«sojnĂ« qĂ« fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« rinjtĂ« tĂ« pajisen me informata, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« ne gjendje tĂ« marrin vendime tĂ« drejta pĂ«r veten dhe tĂ« tjerĂ«t”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e MASHTI-t pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Mirëpo, edukata seksuale është e pamjaftueshme, thotë Breznica. Aty, më shumë sesa për pëlqimin në marrëdhënie intime, të rinjtë mësojnë se si të mbrohen nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht dhe shtatzënitë e padëshiruara.

“GratĂ« nĂ« KosovĂ« janĂ« trajtuar historikisht si objekte seksuale, vazhdojnĂ« tĂ« trajtohen si tĂ« tilla ende. KĂ«shtu qĂ« problematika e pĂ«lqimit
 burrat e djemtĂ« nuk janĂ« tĂ« njohur me kĂ«tĂ« koncept”, thotĂ« Breznica.

Çka Ă«shtĂ« pĂ«lqimi nĂ« marrĂ«dhĂ«nie intime?

Rrjeti KombĂ«tar pĂ«r ShkĂ«putjen nga PĂ«rdhunimi, Abuzimi dhe Incesti (RAINN), organizata mĂ« e madhe amerikane jofitimprurĂ«se kundĂ«r sulmeve seksuale, e definon pĂ«lqimin si “marrĂ«veshje midis pjesĂ«marrĂ«sve pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« aktivitet seksual” dhe shton se “pĂ«lqimi duhet tĂ« komunikohet qartĂ« dhe tĂ« jepet lirisht”.

Për më tepër, pëlqimi nuk mund të jepet nga persona të mitur, të dehur, nën ndikimin e drogës, pa gjumë, pa vetëdije, nën presion apo të kërcënuar.

“Dinamikat e pabarabarta tĂ« pushtetit, si pĂ«r shembull angazhimi nĂ« aktivitet seksual me njĂ« punonjĂ«s ose student, gjithashtu nĂ«nkuptojnĂ« qĂ« pĂ«lqimi nuk mund tĂ« jepet lirisht”, thuhet nĂ« uebfaqen e RAINN-it.

Sipas një studimi të vitit 2022 nga Fondacioni i Grave në Kanada, më pak se gjysma e kanadezëve e dinë se çka do të thotë pëlqimi. I njëjti hulumtim gjeti se mungesë më të theksuar të njohurive mbi pëlqimin shfaqnin burrat nën moshën 55 vjeçe sesa ata më të moshuar.

Të dhëna të tilla për Kosovë nuk ka, por Breznica beson se njohuritë e tilla mungojnë dukshëm.

Ajo merr një shembull që thotë se e ilustron mendësinë në shoqërinë kosovare: dhuna seksuale ndaj vajzave ende arsyetohet në bazë të veshjeve të tyre, dukjes së përgjithshme apo gjërave të tilla.

“Ne kemi probleme shumĂ« rrĂ«njĂ«sore qĂ« duhet tĂ« shtjellohen. TĂ« bĂ«het e ditur se pse dikush po vishet nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« caktuar, nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« ti e ke tĂ« drejtĂ«n ta prekĂ«sh apo ta ngacmosh”, thotĂ« Breznica.

Ajo shton se, në bazë të rasteve që ka trajtuar vetë Rrjeti i Grave të Kosovës, është vërejtur se as institucionet e sigurisë nuk e kanë të qartë se dhuna seksuale mund të ndodhë brenda një çifti të martuar.

“Sepse nĂ« KosovĂ« besohet qĂ« pĂ«rderisa dikush shtĂ« i martuar, ti duhet t’i shĂ«rbesh seksualisht personit tjetĂ«r edhe nĂ«se ti nuk je nĂ« disponim pĂ«r ta bĂ«rĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«â€, shton Breznica.

KĂ«to probleme, sipas BreznicĂ«s, e bĂ«jnĂ« tĂ« qartĂ« qĂ« â€œĂ«shtĂ« tejet e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« punojmĂ« nĂ« ndryshim tĂ« mendĂ«sive”.

Inkuadrimi i mësimeve shkollore për pëlqimin nuk mjafton, thotë Breznica, nëse mësimdhënësit nuk janë të trajnuar se si ta trajtojnë këtë tematikë.

“GjatĂ« shkollimit tim, kur kemi pasur tĂ« trajtojmĂ« diçka pĂ«r aspektin seksuale nĂ« shkollĂ« fillore, arsimtari e ka tejkaluar atĂ« kapitull. Me shumĂ« gjasĂ«, kjo ndodh ende”, thotĂ« ajo, duke shtuar se kjo ndodh veçanĂ«risht nĂ« zona rurale.

E, cila është zgjidhja? Përderisa në disa vende të botës mbahen punëtori ku djemtë mësojnë se çka është pëlqimi, Breznica beson se, në kontekstin e Kosovës, më shumë ndikim do të kishte ndonjë kampanjë në rrjete sociale.

“Mund tĂ« bĂ«hen kampanja tĂ« shumta, sidomos nĂ« Tiktok ku ka mĂ« sĂ« shumti ndjekĂ«s. Dhe kur ti sheh vazhdimisht tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« dhe vazhdimisht flitet pĂ«r pĂ«lqimin, ndoshta dikujt arrihet t’i ndryshohet mendĂ«sia”, shton ajo.

Vitin e kaluar, në Kosovë ishte ngjallur një debat i madh publik për tre doracakë për mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të pestën, nga e gjashta deri në të nëntën dhe nga e 10-ta deri në të 12-ën, për edukatën seksuale.

Pas disa keqintepretimeve dhe shumĂ« kritikave, MASHTI tha se do t’i heqe nga pĂ«rdorimi kĂ«ta doracake dhe se ata do tĂ« rishikohen nga njĂ« komision i veçantĂ« ekspertĂ«sh. /REL/

The post “Problematike kur njĂ« çikĂ« i refuzon” – çka (nuk) mĂ«sojnĂ« djemtĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«r pĂ«lqimin? appeared first on Telegrafi.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, të cilat po mbizotërojnë në vend.

IKSHPK thekson se nxehtësia e lartë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Prandaj, qytetarët ftohen të ndjekin disa këshilla të thjeshta, por të rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Disa nga këshillat e IKSHPK-së për mbrojtje gjatë vapës:

Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar,

Përdorni syze dielli me mbrojte UV

Vendosni krem mborjtës kundër diellit

Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë

Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00

Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara

IKSHPK i bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burime zyrtare dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të ndonjë problemi shëndetësor që lidhet me temperaturat e larta. /Telegrafi/

The post IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen armë dhe fishekë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në disa raste të ndara të armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armëve zjarri gjatë natës së kaluar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Gllogoc.

Në të gjitha rastet, janë sekuestruar armë dhe municion, ndërsa të dyshuarit janë proceduar sipas vendimeve të prokurorisë.

Në Prishtinë te Rrethi i Flamurit, njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa lokale që po drejtohej nga një person i dyshuar mashkull. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 19 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Një tjetër i dyshuar mashkull është arrestuar në Fushë Kosovë pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë me gas dhe një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast të ngjashëm nga ndodhur në Kishnarekë të Drenasit, një i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor pasi kishte shtënë me armë në një tjetër aheng familjar. I dyshuari ka dorëzuar vetë armën, katër gëzhoja dhe një fishek, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës bën thirrje për shmangien e përdorimit të armëve në ambiente publike apo private, sidomos në raste festash apo ahengjesh, pasi paraqesin rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/

The post Sekuestrohen armë dhe fishekë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas appeared first on Telegrafi.

Ambasadori suedez: Pa kompromis, rrezikohet funksionimi i demokracisë në Kosovë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të ndjeshme, të cilën mund ta shfrytëzojnë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj.

MegjithatĂ«, ai ka vlerĂ«suar se vendi ka arritur shumĂ« qĂ« nga lufta, por procesi “nuk ka pĂ«rfunduar ende”.

Westerlund ka kujtuar eksperiencën e Suedisë në vitin 2018, kur formimi i qeverisë zgjati disa muaj, por përmes dialogut dhe kompromisit u arrit një marrëveshje.

“Por nuk kam parĂ« kaq shumĂ« dialog mes partive politike (nĂ« KosovĂ«) pĂ«r tĂ« arritur marrĂ«veshje. Kjo mungon, kompromisi nuk Ă«shtĂ« diçka negative,” ka theksuar ai.

“Siç kam thĂ«nĂ« mĂ« parĂ«, ka shumĂ« demokraci perĂ«ndimore ku formimi i qeverisĂ« zgjat dhe pĂ«rbĂ«n sfidĂ«. Por problemi me KosovĂ«n Ă«shtĂ« se ajo ndodhet nĂ« njĂ« pozicion shumĂ« tĂ« ndjeshĂ«m. ËshtĂ« demokracia mĂ« e re nĂ« EvropĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« anĂ«tare e strukturave euro-atlantike, ndaj Ă«shtĂ« mĂ« e cenueshme. Kjo situatĂ« ndikon nĂ« disa fusha. SĂ« pari, rrezikohet lidhja mes votuesve dhe udhĂ«heqĂ«sve politikĂ« nĂ«se kĂ«ta tĂ« fundit nuk arrijnĂ« tĂ« pĂ«rmbushin premtimet e tyre. SĂ« dyti, funksionimi i shtetit demokratik Ă«shtĂ« nĂ« rrezik – aktualisht, rreth 17 institucione nuk po funksionojnĂ« si duhet, dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« shumĂ« e rrezikshme pĂ«r KosovĂ«n”, ka theksuar ambasadori nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r EkonomiaOnline.

Ai ka shtuar se sa i përket situatës aktuale politike në Kosovë, kanë pasur diçka të ngjashme në Suedi në 2018, ku dy koalicione ishin shumë afër me mandate, por asnjëra nuk kishte shumicën absolute.

“Na duheshin disa muaj pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje, por nĂ« fund arritĂ«m kompromis. Ajo qĂ« bĂ«hej ishte qĂ« partitĂ« politike diskutonin vazhdimisht, orĂ« tĂ« tĂ«ra bisedimesh pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« platformĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe zgjidhje. Nuk e di se çfarĂ« ndodh pas skenave kĂ«tu, por nuk kam parĂ« kaq shumĂ« dialog mes partive politike pĂ«r tĂ« arritur marrĂ«veshje. Kjo mungon, kompromisi nuk Ă«shtĂ« diçka negative,” shtoi ambasadori.

Westerlund u shpreh se Kosova është demokracia më e re në Evropë dhe ka arritur shumë që nga lufta, por procesi nuk ka përfunduar ende.

“Nuk Ă«shtĂ« njohur nga tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare tĂ« komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar dhe as nga shumĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare. Pra, Ă«shtĂ« njĂ« histori suksesi, por ne ende nuk jemi nĂ« njĂ« pozicion tĂ« stabilizuar. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Kosova Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« ndjeshme tani dhe kjo mund tĂ« shfrytĂ«zohet nga ata qĂ« nuk e mbĂ«shtesin pavarĂ«sinĂ« e saj. KĂ«tĂ« duhet ta kemi parasysh,” pĂ«rfundoi Westerlund./EO/

The post Ambasadori suedez: Pa kompromis, rrezikohet funksionimi i demokracisë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Nuk Ă«shtĂ« sulm ndaj sipĂ«rmarrĂ«sve”, Rama: Rregullore pĂ«r hapĂ«sirat publike

Kryeministri Edi Rama tha nĂ« njĂ« lidhje live me ndjekĂ«sit nĂ« rrjetet sociale se fushata e nisur pĂ«r hapĂ«sirat publike nuk Ă«shtĂ« njĂ« sulm ndaj sipĂ«rmarrjes, por synim pĂ«r t’i kthyer njerĂ«zve hapĂ«sirat e pĂ«rbashkĂ«ta qĂ« iu takojnĂ«.

Ai theksoi se qeveria po përgatit një rregullore që do të vendosë qartë hapësirat e lirisë për njësitë tregtare pa kapërcyer hapësirat publike dhe këtu do hyjë në punë teknologjia.

“UnĂ« jam deputet i TiranĂ«s, kam bĂ«rĂ« fushatĂ« dhe ka konstatuar gjĂ«ra, kam parĂ« gjĂ«ra, dhe krahas transformimit tĂ« TiranĂ«s kam parĂ« kĂ«tĂ«; ngufatjet e hapĂ«sirĂ«s sĂ« TiranĂ«s dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye kam angazhuar gjithĂ« deputetĂ«t pĂ«r t’u rikthyer te njerĂ«zit dhe janĂ« konstatuar 1800 pika qĂ« duhen çliruar. Nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ndĂ«rtime pa leje, mur, llaç, tulla bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ndĂ«rtime tĂ« çmontueshme dhe ka njĂ« mirĂ«kuptim tĂ« madh, ka edhe raste kur nuk ndodh nĂ« mĂ«nyrĂ« vullnetare. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« sulm ndaj sipĂ«rmarrĂ«sve. Po pĂ«rgatisim njĂ« rregullore qĂ« do tĂ« vendosĂ« qartĂ« hapĂ«sirat e lirisĂ«, do ketĂ« hapĂ«sirĂ« edhe pĂ«r njĂ«sitĂ« tregtare, por pa kapĂ«rcyer hapĂ«sirĂ«n publike. Teknologjia do na ndihmojĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«.

Siç ka pasur lĂ«vizje nĂ« bashki do ketĂ« shtrirje tĂ« kĂ«saj vale nĂ« strukturat e kontrollit tĂ« territorit, duke nisur nga IMT te policitĂ« bashkiake”, tha Rama./euronews/

The post “Nuk Ă«shtĂ« sulm ndaj sipĂ«rmarrĂ«sve”, Rama: Rregullore pĂ«r hapĂ«sirat publike appeared first on Telegrafi.

Zjarr masiv nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ« – evakuime nĂ« LivinĂ« dhe ArdhasovĂ«, rrezikohet hidrocentrali i BistricĂ«s

Ekipet zjarrfikëse dhe forcat operacionale në zonën e Finiqit patën një natë sfiduese, ku disa vatra zjarri të përhapura nga era e fortë kanë rrezikuar banorët.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi përmes një postimi në Facebook se ekipet e zjarrfikësve janë përballur me një situatë të rënduar në disa fshatra të jugut.

“NjĂ« natĂ« tepĂ«r sfiduese nĂ« Finiq, ku ekipet zjarrfikĂ«se tĂ« bashkive Finiq, DelvinĂ«, Konispol dhe SarandĂ«, tĂ« mbĂ«shtetura nga 5 zjarrfikĂ«se dhe 70 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, si dhe 20 efektivĂ« tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, u pĂ«rballĂ«n pareshtur me vatrat”, shkroi ai.

Zjarret kanë përfshirë zonat: Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj

Për shkak të rrezikut të menjëhershëm, është bërë evakuimi i përkohshëm i banorëve në fshatrat Livinë dhe Ardhasovë.

Ministri Vengu shtoi se janĂ« marrĂ« masa pĂ«r asistencĂ« mjekĂ«sore, sidomos pĂ«r personat e moshuar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« “forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi tĂ« rrezikuar”.

Situata është bërë më kritike në orët e para të mëngjesit, kur flakët kanë rrezikuar Hidrocentralin e Bistricës.

“U realizua njĂ« operacion i suksesshĂ«m pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rhapjen e flakĂ«ve qĂ« rrezikonin hidrocentralin e BistricĂ«s, ku nĂ« kĂ«to momente pritet tĂ« ndĂ«rhyet gjithashtu nga ajri,” bĂ«ri tĂ« ditur ministri.

PĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s, qarkullimi i mjeteve nĂ« aksin Muzinë–BistricĂ« mbetet i kufizuar deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« operacioneve.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat mbështetëse vijojnë të jenë në gatishmëri, për të monitoruar çdo hapësirë të rrezikuar nga riaktivizimi i vatrave, për shkak të erës dhe temperaturave të larta. /Telegrafi/

The post Zjarr masiv nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ« – evakuime nĂ« LivinĂ« dhe ArdhasovĂ«, rrezikohet hidrocentrali i BistricĂ«s appeared first on Telegrafi.

Shqipëria përballet me valën e të nxehtit ekstrem, temperaturat sot arrijnë 39°C

Shqipëria po përballet sot me një valë të nxehti ekstrem, me temperatura që në shumë zona do të kalojnë 38°C.

Moti do të mbetet i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa priten kushte për temperatura maksimale deri në 39°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në Tiranë, termometri do të shënojë mbi 37°C që në orët e mesditës, ndërsa gjatë pasdites vlerat do të ngjiten pranë 39°C. Në zonat malore priten temperatura më të buta, por gjithsesi mbi mesataren sezonale.

MeteoAlb paralajmëron qytetarët të shmangin ekspozimin e gjatë në diell nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin.

Temperaturat minimale pritet të zbresin gjatë natës deri në 20°C në ultësirën perëndimore, duke sjellë një freskim të lehtë pas vapës përvëluese të ditës.

Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, duke mbajtur mbi vendin tonë kushte tipike të motit veror ekstrem./abcnews/

The post Shqipëria përballet me valën e të nxehtit ekstrem, temperaturat sot arrijnë 39°C appeared first on Telegrafi.

❌