Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama fiton, Farage nuk e përfshin Shqipërinë në listën e vendeve për emigrantët e paligjshëm

Politikani populist i krahut të djathtë në Britani të Madhe, Nigel Farage u përfshi në një debat virtual me kryeministrin Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Angli. Sipas tij gjatë korrikut se 1 në 50 shqiptarë në Angli, ndodhet në burg, gjë që u kundërshtua ashpër nga Rama i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100. Këtë të enjte lideri i partisë “Reform UK”, Farage, shpalli planin e tij…

Source

Kurti liron nga detyra Rexhepin, shkak Kuvendi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra në ekzekutivin kosovar, Emilija Rexhepin, pasi ajo u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Lirimi i Rexhepit nga posti i zv/kryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar. Rexhepi, që i përket komunitetit boshnjak…

Source

13 humbje jete deri tani në gusht, INSTAT: Korriku më pak aksidente

Pas rekordit të zi në vitin 2015, me 270 të vdekur, shifrat kanë parë një ecuri në ulje të viktimave, me 175 persona që humbën jetën vitin e kaluar. Gjatë muajit korrik 2025 u regjistruan 131 aksidente, në të cilat humbën jetën dhe u plagosën rëndë 194 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë burra. Edhe pse në dukje shifra të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë…

Source

Rama poston pamjet: Male të pastra, traditë e përvitshme për pastrimin e 10 parqeve kombëtare

Nisma ”Male të Pastra” angazhoi qindra vullnetarë në aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga aksioni i pastrimit në Parkun e Qafështamës. ”Momente të një ndër nismave të bukura siç është ”Male të Pastra”, e kthyer tashmë në traditë të…

Source

Qeveria ”Rama 4”? Lita: Çdokush mund të lëvizë, PD-ja të legalizojë fraksionet

Më 11 shtator do të mësohet përbërja e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, qeveria ”Rama 4”. Analisti Lavdrim Lita, beson se do ketë figura të reja, edhe figura të njohura, duke shtuar se çdokush mund të lëvizë në qeverisje, përpos kryeministrit Edi Rama. Për të opozita duhet të ketë një qasje më të mirë ndaj drejtësisë dhe jo të qajë hallin e disa figurave të saj politike në raport me…

Source

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thirrje liderëve botërorë për palestinezët: Shpërngulja e detyruar, shkelje e dinjitetit njerëzor

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga krerët shpirtërorë të 5 feve kryesore në vendin tonë, i bëjnë thirrje liderëve ndërkombëtarë për arritjen e paqes në Rripin e Gazës, dhënien fund të luftës dhe lirimit të pengjeve. Për ta shpërngulja e detyruar e popullsisë, është një shkelje e rëndë e dinjitetit njerëzor. ”Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart…

Source

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët kursyen paçka pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth 1.4 trilionë lekë para kanë kursyer shqiptarët në depozitat e tyre bankare, në rritje krahasuar me korrikun 2024. Ndalur në lekë apo valutë, të dy treguesit kanë shënuar rritje. Në 665 miliardë lekë apo thënë ndryshe 6.8…

Source

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali nga Shkodra: Kurrë nuk vonë për të bërë drejtësi

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ishte e pranishme në Simpoziumin shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944-1991-Shkodra përballë të kaluarës”. Takimi u organizua sot (28 gusht) nga Autoriteti i Dosjeve, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Kujtesa ndriçon të vërtetën dhe ndihmon ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme…

Source

Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë të UÇK-së: U stërvitën në Surrel, aty u ndez flaka për çlirim

Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte në zyrën e tij disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. “Me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve.

Source

Protestat në Serbi, ambasada ruse: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd, thotë se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është dialogu në fushën e së drejtës sipas rregullave serbe. “Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë. Kremlini veçse i ka dhënë…

Source

Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë

Papa Leo XIV ka një apel të fortë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare. ”Edhe një herë bëj një apel të fortë për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror…

Source

Vr*sjet në shkollë, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, presidenti i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Flamujt në ambasadat…

Source

Rama poston fotot: Aksion pastrimi për një mjedis më të pastër dhe komunitete të ndërgjegjësuara

Në zonat e mbrojtura të vendit si parqet kombëtare apo natyrore vijon nisma “Male të pastra”. Kryeministri Edi Rama ka postuar momente nga pastrimi i këtyre zonave të mbrojtura nga që synon sensibilizimin për ruajtjen e ekosistemeve malore dhe mbajtjen pastër të tyre. “Nisma “Male të Pastra” angazhoi stafin e zonave të mbrojtura, komunitete e vullnetarë në një aksion pastrimi për një mjedis më…

Source

Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, Llatja: Rritet asistenca online për qytetarët

Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative. Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit. ”Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja…

Source

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët. Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në…

Source

Mediu: Veç Berishës, askush tjetër nuk e bën dot bashkë PD dhe opozitën

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu flet rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar. Zërave për largimin e Sali Berishës si pasojë e humbjes në zgjedhjet e 11 Majit, iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij. “Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën…

Source

Policia aksion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kujtojmë se në Durrës, edhe më herët gjatë këtyre muajve janë organizuar operacione për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku janë ç’montuar disa organizata kriminale.

Source

Tayna e pathyeshme, artistja më e dëgjuar në Spotify

Tayna është shpallur zyrtarisht artistja më e dëgjuar dhe më e paguar shqiptare në Spotify për muajin gusht. Me 3.8 milion dëgjues mujor dhe një rritje të jashtëzakonshme prej +300 mijë dëgjuesish brenda vetëm një muaji. Renditja e publikuar e vendos atë në krye, duke lënë pas emra të njohur si Noizy, Azet, Dhurata Dora, Butrint Imeri e shumë të tjerë. Ajo ka kaluar kufijtë e tregut shqiptar dhe…

Source

Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku i kushteve klimaterike. Për të me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.

Source

❌