❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbi 2.8 milionë njerëz në SHBA identifikohen si transgjinorë

Sipas njĂ« analize tĂ« re tĂ« tĂ« dhĂ«nave – e cila Ă«shtĂ« mĂ« e madhja e kĂ«tij lloji deri mĂ« tani – mĂ« shumĂ« se 2.8 milionĂ« njerĂ«z nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s (SHBA) identifikohen si persona transgjinorĂ«, pĂ«rfshirĂ« rreth 724 mijĂ« tĂ« rinj.

Studiuesit nga Instituti Williams në Los Angeles përdorën sondazhe dhe të dhëna nga agjencitë shtetërore të shëndetësisë për të përcaktuar madhësinë dhe të dhënat demografike të popullatës transgjinore në çdo shtet.

Analiza, e ndarë me gazetën The Guardian, dokumentoi mijëra të rinj transgjinorë.

Gjetjet bien ndesh me pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili mohon ekzistencën e të miturve transgjinorë, ndërkohë që administrata ka hequr referencat për personat trans nga agjencitë federale.

Autorët paralajmërojnë se studimi i tyre mund të jetë portreti i fundit gjithëpërfshirës i popullsisë transgjinore në vend në dhjetë vitet e fundit, ose më shumë, për shkak se personat trans po fshihen nga kërkimet jetike amerikane, përfshirë raportet shëndetësore dhe analizat e të dhënave për krimin.

Disa nga gjetjet kryesore tregojnë se një për qind e popullsisë së përgjithshme të SHBA-së mbi moshën 13 vjeç identifikohet si transgjinore, përfshirë 0.8 për qind të të rriturve (më shumë se 2.1 milionë njerëz) dhe 3.3 për qind të të rinjve të moshës 13 deri në 17 vjeç (rreth 724 mijë njerëz).

Të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç identifikohen dukshëm më shpesh si transgjinorë sesa ata të moshës 35 deri në 64 vjeç.

Nga 2.1 milionë të rritur trans, 32.7 për qind (698.500) janë gra trans, 34.2 për qind (730.500) janë burra trans dhe 33.1 për qind (707.100) janë persona trans jobinare. /Telegrafi/

The post Mbi 2.8 milionë njerëz në SHBA identifikohen si transgjinorë appeared first on Telegrafi.

Robotët tani edhe vallëzojnë

Kompania kineze e robotikës, LimX Dynamics prezantoi robotin humanoid, të quajtur Limx Oli, i cili performoi një koncert të paprecedent vallëzimi në grup.

Disa robotë dolën përpara audiencës dhe më pas kjo grupi bashkoi elemente robotike me artin skenik përmes një valleje kolektive. Ata demonstruan edhe disa lëvizje elegante në stil baleti.

LimX Oli është dëshmi e avancimit të firmës LimX Dynamics në fushën e robotikës humanoide. Përmes kanalit të vet në YouTube, kompania konfirmoi se Oli performoi live përpara një audience më të gjerë gjatë konferencës World Robotic Conference 2025.

Roboti u prezantua zyrtarisht më 30 korrik, kur LimX Dynamics e bëri debutimin e tij si një robot humanoid me qëllime të shumta.

Oli Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r kĂ«rkuesit e inteligjencĂ«s artificiale, inxhinierĂ«t e robotikĂ«s dhe integratorĂ«t e sistemeve. ËshtĂ« i disponueshĂ«m nĂ« tre versione: Lite, EDU dhe Super, me çmime qĂ« fillojnĂ« nga 21 800 dollarĂ« e mĂ« lart.

Sistemi Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar me dizajn modular hardware dhe software, qĂ« u lejon pĂ«rdoruesve tĂ« ndryshojnĂ« duart e robotit me pajisje tĂ« ndryshme – pĂ«rfshirĂ« duar standarde, kapĂ«se precize ose duar tĂ« lĂ«vizshme. Kjo fleksibilitet e bĂ«n makinĂ«n tĂ« pĂ«rshtatur dhe pĂ«r detyra industriale, si edhe pĂ«r pĂ«rdorime eksperimentale.

SDK-ja (paketa për zhvillues) e ofruar ofron kontroll të plotë mbi nyjet, të dhënat nga sensorët dhe menaxhimin e punëve, e cila mundëson përdorimin e Olit si platformë testimi për hulumtime në robotikë apo si sistem në mjedise pune si depot ose linjat prodhuese.

Roboti është i gjatë 1,65 metra dhe ka 31 shkallë lëvizshmërie; është dizajnuar të tejkalojë kufizimet e robotëve me bazë rrotulluese dhe të demostrojë lëvizje komplekse dhe manipulim. Përmbledhur, Oli përfaqëson një platformë fleksibël që mund të menaxhojë lëvizje dinamike dhe manipulim objektesh, duke kombinuar përdorimin praktik industrial me lëvizje njerëzore e kreative. /Telegrafi/

The post Robotët tani edhe vallëzojnë appeared first on Telegrafi.

Tymi mund të ndikojë te njerëzit shumë më tepër sesa vetë zjarret

Tymi i dendur që përhapet nga zjarret në pyje është shumë më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sesa është besuar deri më tani, ka zbuluar një studim i ri.

Kërkimi tregon se numri i vdekjeve të shkaktuara nga ekspozimi afatshkurtër ndaj grimcave të imëta të tymit është nënvlerësuar prej 93 për qind, shkruan theguardian.

Studiuesit kanë llogaritur se në Evropë, gjatë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2022, mesatarisht 535 persona në vit kanë vdekur për shkak të thithjes së grimcave toksike PM2.5 të lëshuara gjatë zjarreve.

Për krahasim, metodat standarde, të cilat supozonin se grimcat nga zjarret ishin po aq të dëmshme sa ato nga burime të tjera si trafiku, parashikonin vetëm 38 vdekje në vit.

Ky studim vjen në një kohë kur zjarret po përfshijnë Evropën Jugore. Të dhënat më të fundit të sistemit të monitorimit të zjarreve të BE-së tregojnë se deri më tani, në vitin 2025, janë djegur një rekord prej 895 mijë hektarësh.

Si rezultat, në atmosferë është lëshuar më shumë se dyfishi i sasisë së grimcave PM2.5 krahasuar me mesataren për këtë periudhë të vitit gjatë dy dekadave të fundit.

“MĂ« parĂ«, njerĂ«zit supozonin tĂ« njĂ«jtĂ«n toksicitet pĂ«r grimcat nga zjarret pyjore dhe pĂ«r tĂ« gjitha grimcat e tjera”, shpjegoi profesoresha Cathryn Tonne, epidemiologe mjedisore nĂ« Institutin e ShĂ«ndetit Global nĂ« BarcelonĂ« (ISGlobal) dhe bashkautore e studimit.

“Studimi ynĂ« tregon prova qĂ«, edhe pse ndodh mĂ« rrallĂ«, ndikimi nĂ« shĂ«ndet pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n sasi grimcash Ă«shtĂ« mĂ« i fortĂ« nĂ« rastin e grimcave nga zjarret pyjore”, shtoi ajo.

Ajri i ndotur përbën një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut, dhe zjarret në pyje kontribuojnë ndjeshëm në këtë problem. Një studim i mëparshëm ka vlerësuar se deri në 1.53 milionë vdekje në vit në mbarë botën lidhen me ekspozimin afatshkurtër dhe afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit nga zjarret pyjore.

Rrezik i shtuar për vdekje

Studiuesit nga ISGlobal janĂ« fokusuar nĂ« efektet afatshkurtra tĂ« ekspozimit ndaj tymit, duke analizuar tĂ« dhĂ«na ditore mbi vdekshmĂ«rinĂ« nĂ« 32 vende evropiane dhe duke i krahasuar ato me nivelet e ndotjes nga grimcat PM2.5 pĂ«r periudhĂ«n 2004–2022.

Duke përdorur modele që marrin parasysh vonesën e pritur të rasteve të vdekjes, ata zbuluan se ekspozimi ndaj tymit të zjarreve në pyje rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes gjatë javës në vijim.

Për çdo mikrogram shtesë të grimcave PM2.5 për metër kub ajër, vdekshmëria totale është rritur me 0.7 për qind, vdekshmëria nga sëmundjet respiratore me 1 për qind dhe ajo nga sëmundjet kardiovaskulare me 0.9 për qind.

“Rezultatet janĂ« shqetĂ«suese, duke pasur parasysh se zjarret nĂ« pyje dhe ngjarjet e tjera ekstreme po shtohen nĂ« mĂ«nyrĂ« eksponenciale pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve klimatike”, komentoi profesori, Antonio Gasparrini, epidemiolog mjedisor nga Shkolla e HigjienĂ«s dhe MjekĂ«sisĂ« Tropikale nĂ« LondĂ«r, i cili nuk ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« studim.

Rreziku që përhapet përtej flakëve

Në javët e fundit, zjarret shkatërruese të nxitura nga valët e të nxehtit kanë shkaktuar disa viktima në të gjithë Evropën Jugore dhe Ballkan. Megjithatë, vdekjet e shkaktuara nga tymi toksik ka gjasa të kalojnë pa u vënë re.

“Tymi mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« popullata qĂ« ndodhen larg zjarreve. KĂ«shtu, shumĂ« mĂ« tepĂ«r njerĂ«z do tĂ« ekspozohen ndaj tymit sesa ndaj kĂ«rcĂ«nimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nga flakĂ«t”, tha ai.

Një studim i mëparshëm tregoi se ndotja toksike nga zjarret pyjore hyn në shtëpitë e mbi një miliard njerëzve çdo vit.

U arrit në përfundimin se pastruesit e ajrit janë një zgjidhje efektive, por e kushtueshme, për ndotjen e ajrit në ambientet e mbyllura.

Problem evropian, jo vetëm mesdhetar

Rreziku nga zjarret rritet ndërsa emetimet e gazeve serrë ngrohin planetin dhe thajnë vegjetacionin.

Këtë vit është prekur veçanërisht gadishulli Iberik, ku Spanja dhe Portugalia raportojnë sipërfaqet më të mëdha të djegura në Evropë.

Profesori Victor Resco de Dios, inxhinier pyjor nga Universiteti i Lleidas, paralajmëron se brezi i zjarreve do të zhvendoset drejt veriut në vitet dhe dekadat në vijim.

“Ajo qĂ« po shohim tani do tĂ« ndodhĂ«, herĂ«t a vonĂ«, edhe nĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Veriore, ku gjithashtu kemi parĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« problemit me zjarret”, tha ai.

“Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« problem mesdhetar, por evropian”, pĂ«rfundoi Dios. /Telegrafi/

The post Tymi mund të ndikojë te njerëzit shumë më tepër sesa vetë zjarret appeared first on Telegrafi.

E kishte përballë, por Trump nuk e njeh Alexander Stubb: Cili është presidenti finlandez, ai është këtu diku?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka takuar gjatë ditës së djeshme liderët evropianë në kuadër të përpjekjeve për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte presidenti finlandez, i cili iu bashkua takimit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump duket se u hutua për një moment kur kërkoi presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, i cili ishte ulur direkt përballë tij.

Ai u shpreh “president Stubb i FinlandĂ«s, ai Ă«shtĂ« dikush që  ku Ă«shtĂ« ai?”

Presidenti Stubb iu pĂ«rgjigj qetĂ«sisht “unĂ« jam kĂ«tu”.

Trump nuk ngurroi tĂ« vlerĂ«sonte shĂ«ndetin dhe punĂ«n e tij, duke shtuar se “Oh! Dukesh mĂ« mirĂ« se kurrĂ« qĂ« tĂ« kam parĂ«! Ke bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« shkĂ«lqyer!”

Ndryshe, Trump takoi liderët evropianë pasi paraprakisht, gjegjësisht të premten u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, ku temë e diskutimit ishte përfundimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

⚡Trump lost track of the President of Finland sitting right across from him

Trump: “President Stubb of Finland, he’s somebody that
 where is he?”

Stubb: “I’m right here.”

Trump: “Oh! You look better than I’ve ever seen you look! You’ve done a great job!” pic.twitter.com/nQunafPeAK

— NEXTA (@nexta_tv) August 18, 2025

The post E kishte përballë, por Trump nuk e njeh Alexander Stubb: Cili është presidenti finlandez, ai është këtu diku? appeared first on Telegrafi.

Tragjedi nĂ« Afganistan – mbi 70 viktima nĂ« njĂ« aksident tĂ« rĂ«ndĂ« trafiku

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë rrugor në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur një autobus që transportonte migrantë të dëbuar është përplasur me një kamion dhe një motoçikletë, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu automjetin.

Sipas zëdhënësit të qeverisë provinciale, Ahmadullah Mutaki, përplasja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të rrugës që lidh Heratin me Kabulin.

Autobusi, i mbushur me migrantë të rikthyer në vend, ka devijuar nga rruga kryesore për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e shoferit. Ai është përplasur fillimisht me një motoçikletë dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një shpërthim dhe më pas zjarr të fuqishëm.

đŸššđŸ‡ŠđŸ‡« DEADLY BUS CRASH IN AFGHANISTAN KILLS AT LEAST 71

A bus carrying deported migrants caught fire after colliding with a truck and motorcycle in Herat province.

At least 71 people are confirmed dead.

Source: AZintel pic.twitter.com/6IfCOMz47v

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 19, 2025

Autoritetet konfirmojnë se 71 persona kanë humbur jetën në vend, përfshirë 17 fëmijë. Disa të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e zonës. Shumica e viktimave ishin persona që po ktheheshin në Kabul pas dëbimit nga vendet fqinje.

Policia lokale ka dalĂ« me njĂ« deklaratĂ« zyrtare, duke thĂ«nĂ« se “shpejtĂ«sia tej normave tĂ« lejuara dhe pakujdesia e drejtuesit tĂ« autobusit ishin shkaqet kryesore tĂ« aksidentit”. Hetimet pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rrethanave janĂ« nĂ« vijim.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnĂ« skena tĂ« rĂ«nda – autobusi i djegur thuajse plotĂ«sisht, trupat e pajetĂ« tĂ« viktimave dhe pĂ«rpjekjet e zjarrfikĂ«sve pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t dhe pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar ata qĂ« mund tĂ« kenĂ« mbijetuar.

Ky është një nga aksidentet më të rënda rrugore që ka ndodhur në Afganistan në vitet e fundit. Infrastrukturat rrugore të amortizuara, mungesa e kontrollit të mjeteve të transportit dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit janë faktorë që vazhdojnë të kontribuojnë në numrin e lartë të aksidenteve në këtë vend.

Autoritetet lokale kanë shpallur ditë zie në Herat dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie. /Telegrafi/

The post Tragjedi nĂ« Afganistan – mbi 70 viktima nĂ« njĂ« aksident tĂ« rĂ«ndĂ« trafiku appeared first on Telegrafi.

Lirohet gabimisht njĂ« i burgosur nĂ« Teksas – tani po kĂ«rkohet anembanĂ« shtetit amerikan

Policia në Teksas ka nisur kërkimin për Troy Dugasin (36 vjeç), i cili gabimisht u lirua nga burgu edhe pse duhej të vuante një dënim pesëvjeçar.

Zyra e sherifit të qarkut Harris konfirmoi se Dugas u lirua pasdite dhe publikoi një fotografi të tij, raporton nbcnews.

Sipas zyrës së sherifit, Dugas duhej të fillonte vuajtjen e dënimit pesëvjeçar për sulm ndaj një anëtari të familjes, plus një dënim shtesë dyvjeçar për shmangie nga arrestimi. Të dyja incidentet për të cilat u dënua kanë ndodhur në qarqe afër Houstonit.

Autoritetet shpjeguan se Dugas ishte në burgun e qarkut Harris që nga 14 gushti për akuza të tjera lokale, të cilat më pas u hedhën poshtë, duke çuar në lirimin e tij.

“Do tĂ« kryhet njĂ« hetim i thellĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar rrethanat qĂ« çuan nĂ« lirimin e gabuar tĂ« Dugasit nga burgu”, thuhet nĂ« njoftim.

“Indikacionet paraprake tregojnĂ« se stafi i burgut nuk dokumentoi siç duhet dĂ«nimin shtetĂ«ror nĂ« dosjen e tij, gjĂ« qĂ« çoi nĂ« supozimin e gabuar se Dugas plotĂ«sonte kushtet pĂ«r lirimin pasi akuzat e qarkut Harris kundĂ«r tij u hodhĂ«n poshtĂ«â€, thuhet mĂ« tutje.

Zyra e sherifit nuk ka dhënë ende përgjigje për kërkesat për informacione shtesë. Ata kanë publikuar përshkrimin e Dugasit: është 185 cm i gjatë, peshon 97 kg dhe ka një tatuazh në qafë.

Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut që nëse e shohin apo kanë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë menjëherë numrin emergjent 911. /Telegrafi/

The post Lirohet gabimisht njĂ« i burgosur nĂ« Teksas – tani po kĂ«rkohet anembanĂ« shtetit amerikan appeared first on Telegrafi.

SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, ka deklaruar se trupat amerikane nuk do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e forcave ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« do tĂ« garantonin sigurinĂ« e UkrainĂ«s nĂ« planin e propozuar pĂ«r paqe, qĂ« synon t’i japĂ« fund luftĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« vend.

Edhe pse e kishte përmendur vetë këtë ide gjatë takimeve të djeshme në Shtëpinë e Bardhë, Trump, vetëm një ditë më pas, e mohoi prerazi mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Ukrainë.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt, pĂ«rsĂ«riti sot se lideri amerikan e ka “pĂ«rjashtuar pĂ«rfundimisht” dĂ«rgimin e trupave amerikane nĂ« UkrainĂ« si pjesĂ« e çfarĂ«do garancie sigurie pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje paqeje me RusinĂ«, por nuk pĂ«rjashtoi opsione tĂ« tjera ushtarake, pĂ«rfshirĂ« ato ajrore, raporton cnn.

White House:

US troops will not be on the ground in Ukraine. But we can certainly help in coordination and perhaps provide other means of security guarantees. pic.twitter.com/55STP3JMmJ

— Clash Report (@clashreport) August 19, 2025

“ËshtĂ« njĂ« mundĂ«si dhe njĂ« opsion. Sigurisht qĂ« nuk do tĂ« pĂ«rjashtoj asgjĂ« sa i pĂ«rket opsioneve ushtarake qĂ« presidenti ka nĂ« dispozicion. Do ta lĂ« atĂ« tĂ« flasĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. Por mund t’ju them se ai ka pĂ«rjashtuar pĂ«rfundimisht vendosjen e trupave nĂ« terren”, tha Leavitt gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, kur u pyet nĂ«se SHBA mund tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje ajrore si formĂ« sigurie pĂ«r UkrainĂ«n.

Roli i SHBA-së në garantimin e sigurisë për Ukrainën ishte në qendër të bisedimeve të djeshme mes Trumpit, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë.

Udhëheqësit e huaj kërkuan informacion mbi burimet që Trump do të vinte në dispozicion për të siguruar që, pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje, Rusia të mos arrijë të rikuperohet dhe të nisë sërish ofensiva për të marrë territore të reja në Ukrainë. /Telegrafi/

The post SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake appeared first on Telegrafi.

Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit

Më 18 gusht, një tribunal ushtarak në Zelandën e Re dënoi një ushtar, i cili nuk u identifikua për publikun, për përpjekje për të spiunuar në favor të një vendi të huaj. Ky është rasti i parë i njohur i një spiunazhi të tillë brenda forcave të armatosura të këtij vendi.

Sipas hetimeve, ushtari në fjalë kishte ofruar informacione të klasifikuara, duke përfshirë hartat dhe planet e bazës ushtarake ku shërbente, për një shtet të paidentifikuar.

Ai u përpoq të jepte këto të dhëna të ndjeshme jashtë vendit, duke e vendosur sigurinë kombëtare në rrezik, raporton theguardian.

NjĂ« agjent i kundĂ«rzbulimit, i cili po punonte nĂ«n mbulim, hyri nĂ« kontakt me ushtarin duke u paraqitur si njĂ« blerĂ«s i rremĂ« dhe duke marrĂ« informacionet qĂ« ushtari po pĂ«rpiqej t’i shiste. Ky bashkĂ«punim i fshehtĂ« çoi nĂ« arrestimin dhe mĂ« pas gjykimin e ushtarit.

Gjatë procesit, ushtari pranoi fajësinë për akuzat që i ngarkoheshin, duke marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tij. Tani, gjykata ushtarake është duke shqyrtuar rrethanat e rastit dhe do të vendosë dënimin që i takon sipas ligjit ushtarak.

Ndryshe, ky rast është një goditje serioze për sigurinë kombëtare të Zelandës së Re dhe pasqyron rëndësinë e monitorimit dhe kundërzbulimit në mbrojtjen e interesave të vendit. /Telegrafi/

The post Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit appeared first on Telegrafi.

Turqia krijon aplikacionin e vet tĂ« rrjeteve sociale – Next Sosyal

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka publikuar postimin e tij të parë në aplikacionin turk për rrjete sociale, Next Sosyal.

Ai ka cituar njĂ« varg nga poezia e Erdem Bayazitit “;ulja ka çelur mes mureve prej betoni”.

Postimi i tij pĂ«rfshinte edhe hashtagun “Po fillojmĂ«â€ sĂ« bashku me emoji tĂ« flamurit turk, tokĂ«s dhe raketĂ«s.

Ky aplikacion u ofron përdoruesve përditësime për teknologjinë, stilin e jetesës dhe ngjarjet aktuale, dhe përmban një model të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga fondacioni T3 në bashkëpunim me kompaninë turke të mbrojtjes Baykar.

Platforma tashmë ka kaluar një milion përdorues.

E prezantuar më 23 korrik, aplikacioni u lejon përdoruesve të ndajnë tekste, foto, video dhe sondazhe, ndërsa ofron përmbajtje kronologjike pa reklama, pa censurë dhe pa algoritme. Ajo gjithashtu mbështet ndërveprim shumëgjuhësh dhe përgjigje të shpejta.

Next Sosyal ofron mundësi të veçanta për Turqinë, duke i lejuar përdoruesit e të gjitha moshave të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre në një platformë të lirë nga ndikimi, manipulimi, dezinformimi dhe fyerjet. /Telegrafi/

The post Turqia krijon aplikacionin e vet tĂ« rrjeteve sociale – Next Sosyal appeared first on Telegrafi.

Pronari i kĂ«saj shtĂ«pie tĂ« famshme nĂ« KinĂ«, mĂ« nĂ« fund pranon tĂ« largohet – por, nuk do tĂ« kompensohet asnjĂ« qindarkĂ«

“Syri i Jinxi”, shtĂ«pia mĂ« e famshme nĂ« provincĂ«n Jianxi tĂ« KinĂ«s, u braktis sĂ« fundmi nga pronari i saj, i cili nuk mundi tĂ« pĂ«rballojĂ« zhurmĂ«n e veturave qĂ« kalonin pranĂ« shtĂ«pisĂ«.

“Syri i Jinxi-t” u bĂ« lajm nĂ« KinĂ«, kur u inaugurua njĂ« autostradĂ« e ndĂ«rtuar rreth saj. Ashtu si pronarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« shtĂ«pive nĂ« gjithĂ« vendin aziatik, Huang Ping (emĂ«r pseudonim) refuzoi ofertĂ«n e qeverisĂ« rajonale pĂ«r blerjen e pronĂ«s dhe vendosi tĂ« qĂ«ndrojĂ« i palĂ«kundur edhe kur tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t nĂ« zonĂ« u larguan.

Në një moment, Huang mori një paketë kompensimi mjaft të madhe, rreth 1.6 milion juanë (191 mijë euro), por nuk pranoi kushtin që pagesa të bëhej në dy këste. Ai do të pendohet për këtë vendim, sepse qeveria vendosi thjesht të ndërtonte rrugën rreth pronës së tij, duke e kthyer atë në një shtëpi të izoluar në formë të thonit.

Pa asnjĂ« izolim kundĂ«r zhurmĂ«s, shtĂ«pia e thonjve, e cila duket si njĂ« sy nĂ« mes tĂ« autostradĂ«s sĂ« re kur shihet nga lart, u bĂ« praktikisht e papĂ«rballueshme pĂ«r t’u banuar kur trafiku nisi nĂ« muajin prill, raporton odditycentral.

Huang dhe familja e tij qëndruan shumë gjatë, por zhurma e vazhdueshme dhe dridhjet nga kamionët e mëdhenj që kalonin pranë i detyruan të largoheshin. Nuk dihet me saktësi kur familja u largua, por njerëzit filluan të vëzhgonin dritaret e thyera të shtëpisë dhe barin e egër që ishte rritur rreth saj që nga muaji i kaluar.

NĂ« kontakt me mediat lokale, pronari i “Syrit tĂ« Jinxi-t” konfirmoi se e kishin braktisur pronĂ«n pĂ«r shkak tĂ« zhurmĂ«s sĂ« pandĂ«rprerĂ« tĂ« trafikut dhe dridhjeve.

Ata preferuan tĂ« marrin me qira njĂ« shtĂ«pi nĂ« njĂ« qytet afĂ«r dhe nuk mundĂ«n tĂ« thonĂ« se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me pronĂ«n e tyre tĂ« vjetĂ«r. Edhe nĂ«se ‘shtĂ«pia e thonit” do tĂ« prishej, Huang do tĂ« merrte vetĂ«m njĂ« pjesĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« kompensimit qĂ« i ishte ofruar fillimisht. /Telegrafi/

The post Pronari i kĂ«saj shtĂ«pie tĂ« famshme nĂ« KinĂ«, mĂ« nĂ« fund pranon tĂ« largohet – por, nuk do tĂ« kompensohet asnjĂ« qindarkĂ« appeared first on Telegrafi.

Dodikut i hiqet pasaporta diplomatike

Ish-presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i hiqet pasaporta diplomatike.

Sipas një dokumenti që e posedon portali klix.ba, Dodik ka 15 ditë kohë që pasaportën ta kthejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në rast se Dodik nuk respekton këtë afat, Ministria e Punëve të Jashtme do të njoftojë Policinë Kufitare dhe rrjetin diplomatik-konzullor të vendit për faktin se pasaporta e tij është anuluar.

Të kujtojmë se Dodikut i është hequr mandati me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor (CIK) të Bosnjës dhe Hercegovinës, vendim që është konfirmuar nga Këshilli Apelues i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mandati i tij i është hequr për shkak të një dënimi përfundimtar për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është marrë në muajin korrik.

Dodik është dënuar me një vit burg, të cilin e ka blerë me pagesë prej 36,500 KM (18600 euro), dhe gjashtë vjet ndalim veprimtarie politike.

Sipas pjesës së dytë të vendimit, i është hequr mandati dhe nga data 18 gusht ai ka humbur pozitën e presidentit të Republikës Serbe. /Telegrafi/

The post Dodikut i hiqet pasaporta diplomatike appeared first on Telegrafi.

ShkencĂ«tarĂ«t zhvillojnĂ« njĂ« sistem qĂ« mund tĂ« lexojĂ« mendimet – por vetĂ«m me fjalĂ«kalim

Hulumtuesit kanĂ« prezantuar njĂ« “brain-computer interface” (BCI) qĂ« mund tĂ« kthejĂ« tĂ« folurit e brendshĂ«m, pra mendimet e pĂ«rdoruesit, nĂ« fjali, me njĂ« saktĂ«si deri nĂ« 74 pĂ«r qind.

Ndryshe nga pajisjet e mĂ«parshme, sistemi fillon dekodimin vetĂ«m kur pĂ«rdoruesi mendon njĂ« fjalĂ«kalim tĂ« paracaktuar, duke parandaluar kĂ«shtu “dĂ«gjimin” aksidental tĂ« mendimeve qĂ« personi nuk dĂ«shiron t’i ndajĂ«.

Studimi, i publikuar nĂ« revistĂ«n Cell, tregon se BCI pĂ«rdor mikroelektroda tĂ« vendosura nĂ« “korteksin motorik” pĂ«r tĂ« regjistruar sinjalet e trurit tĂ« katĂ«r pjesĂ«marrĂ«sve me vĂ«shtirĂ«si nĂ« tĂ« folur.

Këto sinjale u analizuan nga inteligjenca artificiale, e cila njeh fonemet dhe i bashkon ato në fjalë nga një fjalor me 125,000 terma. Rezultatet treguan se të folurit e brendshëm dhe përpjekjet për të folur burojnë nga e njëjta zonë e trurit, por sinjalet e të folurit të brendshëm janë më të dobëta.

Fjalëkalimi si çelës privatësie
PĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«rdoruesve kontroll tĂ« plotĂ«, studiuesit kanĂ« futur njĂ« fjalĂ« “trigger” qĂ« aktivizon dekodimin.

Kur pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« mendje thoshin fjalĂ«kalimin “Chitty-Chitty-Bang-Bang”, sistemi e njihte atĂ« me saktĂ«si mbi 98 pĂ«r qind. Kjo lejon qĂ« pajisja tĂ« mbetet e fikur derisa pĂ«rdoruesi tĂ« vendosĂ« tĂ« ndĂ«rveprojĂ« me tĂ«.

Ekspertët theksojnë se kjo qasje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të sistemeve BCI më të sigurta, të cilat mund të ndihmojnë njerëzit me paaftësi në të folur, duke ruajtur kontrollin e plotë mbi mendimet e tyre.

Ekipi planifikon të studiojë zona të tjera të trurit dhe të përmirësojë shpejtësinë dhe saktësinë e dekodimit, me qëllim mbështetjen e një spektri më të gjerë të vështirësive në komunikim. /Telegrafi/

The post ShkencĂ«tarĂ«t zhvillojnĂ« njĂ« sistem qĂ« mund tĂ« lexojĂ« mendimet – por vetĂ«m me fjalĂ«kalim appeared first on Telegrafi.

Vuçiq grindet me gazetaren, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« pyetjeje tĂ« pakĂ«ndshme – kĂ«rcĂ«noi me largim nga emisioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në Radio-Televizionin e Serbisë, pati një përplasje me moderatoren rreth vizitës së kancelarit të Austrisë, Christian Stocker.

Sipas mediave nĂ« Serbi, Stocker kishte ardhur nĂ« Beograd pĂ«r t’i pĂ«rcjellĂ« Vuçiqit mesazhin se Bashkimi Evropian nuk Ă«shtĂ« i kĂ«naqur me qĂ«ndrimin e tij ndaj protestave.

Kur moderatorja e RTS-it iu referua kĂ«saj, Vuçiq i cilĂ«soi kĂ«to media “okupues.”

Moderatorja komentoi shkurt se “atĂ« e thotĂ« ai, e jo ajo”, gjĂ« qĂ« u bĂ« shkas pĂ«r presidentin serb qĂ« tĂ« kritikonte edhe vetĂ« RTS-in, shĂ«rbimin publik nĂ« Serbi.

“UnĂ« e them, sigurisht, ashtu siç e them edhe qĂ« ju jeni ata qĂ« ndiqni njĂ« politikĂ« tĂ« tillĂ«, vetĂ«m pak mĂ« tĂ« lyer, pak mĂ« tĂ« poshtĂ«r”, tha ai.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« moderatores, e cila i tha se komenti i tij “nuk Ă«shtĂ« nĂ« rregull”, Vuçiq kĂ«rcĂ«noi se do tĂ« largohej nga emisioni.

“DĂ«shironi’ti ndaloni tĂ« mendoj? TĂ« ngrihem unĂ« tani e tĂ« dal?”, pyeti Vuçiq, duke shtuar se takimi me Stockerin kishte qenĂ« “i jashtĂ«zakonshĂ«m” dhe se shkrimet e mediave nĂ« Serbi ishin “gĂ«njeshtĂ«r”.

NĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« intervistĂ«s, Vuçiq pĂ«rsĂ«riti narrativin tashmĂ« tĂ« njohur se protestat “po organizohen nga PerĂ«ndimi” dhe se policia nĂ« Serbi Ă«shtĂ« “jashtĂ«zakonisht e durueshme”, pavarĂ«sisht pamjeve qĂ« tregojnĂ« rrahje brutale tĂ« protestuesve nĂ« gjithĂ« vendin gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Ndryshe, protestat në shtetin serb kanë nisur tash e disa muaj pas tragjedisë në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 14 persona pas rënies së një pjese të çatisë në stacionin hekurudhor. /Telegrafi/

The post Vuçiq grindet me gazetaren, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« pyetjeje tĂ« pakĂ«ndshme – kĂ«rcĂ«noi me largim nga emisioni appeared first on Telegrafi.

Zelensky flet pas takimit Trump-Putin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington të hënën.

Ai tha se lideri amerikan foli me të në telefon për më shumë se një orë e gjysmë pasi ishte takuar mbrëmë me presidentin rus Putin në Alaskë.

Lideri ukrainas tha se takimi tĂ« hĂ«nĂ«n do tĂ« jetĂ« “pĂ«r tĂ« diskutuar tĂ« gjitha detajet lidhur me pĂ«rfundimin e vrasjeve dhe luftĂ«s” dhe shtoi se ishte “mirĂ«njohĂ«s pĂ«r ftesĂ«n”.

Ndërkohë, Trump dhe Putin dhanë komente të paqarta pas një takimi disaorësh në Alaska.

“PatĂ«m njĂ« takim shumĂ« produktiv dhe u ramĂ« dakord pĂ«r shumĂ« pika. KanĂ« mbetur vetĂ«m disa çështje, shumica jo tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, njĂ«ra shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme – por kemi shumĂ« mundĂ«si ta arrijmĂ«. Nuk e arritĂ«m ende, por jemi afĂ«r”, tha Trump.

NĂ« njĂ« intervistĂ« menjĂ«herĂ« pas samitit, Trump u pyet pĂ«r lĂ«shime territoriale ndaj RusisĂ« dhe garanci tĂ« mundshme tĂ« sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n. Ai tha se pĂ«r kĂ«to pika “kemi negociuar dhe jemi dakordĂ«suar nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe”, pa dhĂ«nĂ« detaje. /Telegrafi/

The post Zelensky flet pas takimit Trump-Putin appeared first on Telegrafi.

Çmimet e riparimit tĂ« veturave elektrike – mĂ« tĂ« larta apo mĂ« tĂ« ulĂ«ta?

Shoqata gjermane e siguruesve (GDV) pretendon se kërkesat për pagesën e dëmtimeve për sigurimin kasko të automjeteve elektrike ishin 20-25 për qind më të larta se ato për modelet e ngjashme me motor me djegie të brendshme vitin e kaluar.

Megjithatë, kërkesat mesatare këtë vit janë 15-20 për qind më të larta se ato për modelet me motor me djegie të brendshme, që do të thotë se çmimet po ulen.

ZĂ«vendĂ«sdrejtoresha e pĂ«rgjithshme e GDV-sĂ« tha “sa mĂ« shumĂ« vetura elektrike tĂ« jenĂ« nĂ« rrugĂ«, aq mĂ« pak ndryshojnĂ« çmimet e riparimeve nga ato tĂ« makinave me motor me djegie tĂ« brendshme. Gama mĂ« e gjerĂ« e modeleve arrin njĂ« bazĂ« mĂ« tĂ« madhe klientĂ«sh, dhe servisĂ«t, kompanitĂ« e rimorkios, zjarrfikĂ«sit dhe vlerĂ«suesit tani kanĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rvojĂ« me automjetet elektrike tĂ« dĂ«mtuara”.

Riparimet e automjeteve elektrike janë më të lira, por prapë më të shtrenjta se ato të automjeteve me motor me djegie të brendshme.

Automjetet elektrike përbëjnë 3.3 për qind të të gjitha automjeteve të regjistruara në Gjermani. /Telegrafi/

The post Çmimet e riparimit tĂ« veturave elektrike – mĂ« tĂ« larta apo mĂ« tĂ« ulĂ«ta? appeared first on Telegrafi.

Babai bĂ«ri sikur e “goditi” elektriciteti, reagimi i vogĂ«lushit i habiti tĂ« gjithĂ«

NjĂ« baba nga SHBA-ja u pĂ«rpoq nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« krijuese t’i tregojĂ« djalit pse nuk duhet tĂ« preken prizat elektrike, por reagimi i vogĂ«lushit ishte krejtĂ«sisht i papritur.

Në një video që Aspen Gore e postoi në TikTok, bashkëshorti i saj Adam u ul në të gjitha katër krahët duke imituar mënyrën se si një bebe mund të ecte drejt prizës.

Ai shtriu gishtin sikur do ta fusĂ« brenda, pastaj me teatralitet “luajti” goditjen elektrike – bĂ«rtiti, u dridh dhe ra nĂ« tokĂ«. Ylli i vĂ«rtetĂ« i videos Ă«shtĂ« djali i tyre, i cili gjatĂ« kĂ«saj performance tĂ« babait qĂ«ndroi i qetĂ« nĂ« krahĂ«t e tij, pa asnjĂ« reagim.

Videoja simpatike është parë më shumë se 12.8 milionë herë që nga postimi dhe ka marrë 1.4 milionë pëlqime. /Telegrafi/

@aspenbrooke I still don’t think he gets it? Don’t worry we have outlet covers 😅 #babyproofing #dadtok ♬ Funny – Gold-Tiger

The post Babai bĂ«ri sikur e “goditi” elektriciteti, reagimi i vogĂ«lushit i habiti tĂ« gjithĂ« appeared first on Telegrafi.

Rasti i parë i këtij lloji në industrinë e video-lojërave

Ekipi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r narrativin dhe sekuencat e animuara nĂ« video-lojĂ«rat e kompanisĂ«, Blizzard (Story and Franchise Development – SFD) ka votuar pĂ«r formimin e njĂ« sindikate nĂ« bashkĂ«punim me Communications Workers of America (CWA).

Sipas një njoftimi të publikuar më 12 gusht, punonjësit u shprehën për përfaqësim sindikal duke nënshkruar karta autorizimi ose përmes një portali online, dhe anëtarët do të jenë pjesë e CWA Local 9510 në Orange County, Kaliforni. Microsoft njohu zyrtarisht sindikatën e sapoformuar.

Ekipi SFD ka një rol kyç në krijimin e përmbajtjes narrativë, animacioneve dhe kinematikës në të gjitha lojërat e Blizzard.

Pikërisht ky ekip qëndron pas trailerave të njohura, si ai për Diablo IV, çka thekson edhe më shumë rëndësinë e tyre në procesin e zhvillimit.

Sipas CWA, ky është ekipi i parë i brendshëm për kinematografi, animacion dhe narrativë në industrinë e lojërave video në Amerikën e Veriut që është sindikalizuar.

Me këtë ata i bashkohen afro 3000 punonjësve në studio të Microsoft që janë organizuar nën ombrellën e CWA, në përpjekje për vendosjen e standardeve më të mira pasi Microsoft bleu Activision Blizzard në 2023.

Sindikata ndodh në një periudhë kur industria po tronditet nga valë akuzimesh, dhe punonjësit shpesh paguajnë çmimin e bashkimeve dhe blerjeve të mëdha.

Ndërkohë që kompanitë shpenzojnë miliarda për akuzime, punonjësit luftojnë për kushte më të sigurta dhe të drejta pune. Ekipi Blizzard SFD tani përfaqëson një shembull që mund të inkurajojë studio dhe ekipe të tjera në industri të ndërmarrin hapa të ngjashëm. /Telegrafi/

The post Rasti i parë i këtij lloji në industrinë e video-lojërave appeared first on Telegrafi.

Beogradi si zonĂ« lufte – shikoni pĂ«rplasjen e ashpĂ«r midis protestuesve dhe policisĂ« nĂ« Serbi

Kanë vazhduar protestat edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Para Fakultetit të Drejtësisë në Beograd mbrëmë ndodhi një përleshje mes protestuesve dhe policisë, dhe e gjithë situata dukej si një zonë lufte, raporton nova.rs.

Siç mund të shihet në video të publikuar në rrjetet sociale, në kryqëzimin para Fakultetit të Drejtësisë protestuesit hidhnin fishekzjarre, ndërsa dëgjoheshin edhe goditje topash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MaĆĄina (@masina.rs)

Brigadat e policisĂ« po afroheshin nga rruga e Beogradit dhe pĂ«rgjatĂ« Bulevardit Mbret AleksandĂ«r me qĂ«llim qĂ« t’i shpĂ«rndanin ata.

Siç mund të vërehet, protestuesit janë kryesisht djem të rinj me fytyra të mbuluara.

Afërsisht të gjitha rrugët përreth janë bllokuar dhe në praktikë nuk mund të kalosh përmes Vraçarit.

Në rrugë qëndrojnë kontejnerë të rrëzuar, dhe qytetarët në një moment lëvizën kontejnerët që ambulanca të mund të kalojë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stranka slobode i pravde (@slobodapravda)

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Pesic (@lukapesic5)

The post Beogradi si zonĂ« lufte – shikoni pĂ«rplasjen e ashpĂ«r midis protestuesve dhe policisĂ« nĂ« Serbi appeared first on Telegrafi.

Pikat kryesore nga takimi midis Trumpit dhe Putinit në Alaska

Me aeroplanĂ« luftarakĂ«, tapet tĂ« kuq dhe slogani shpresĂ«dhĂ«nĂ«s “NĂ« ndjekje tĂ« paqes”, presidenti amerikan, Donald Trump priti homologun rus, Vladimir Putin nĂ« njĂ« samit nĂ« Alaska, i cili pĂ«rfundoi papritur dhe pa rezultate tĂ« qarta.

Pas gati tre orĂ«sh takim, tĂ« dy liderĂ«t deklaruan “pĂ«rparim”, por lanĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp pa sqaruar çfarĂ« kishin arritur konkretisht, raporton cnn.

E vetmja gjĂ« e sigurt: nuk u arrit asnjĂ« marrĂ«veshje. ArmĂ«pushimi qĂ« Trump dĂ«shironte nuk u realizua, ndĂ«rsa ai ia kaloi pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky pĂ«r tĂ« “arritur njĂ« marrĂ«veshje”, raporton cnn.

“RamĂ« dakord pĂ«r shumĂ« gjĂ«ra – shumicĂ«n, do tĂ« thosha”, tha Trump, por shtoi se “ka disa pika tĂ« mĂ«dha ku ende nuk jemi pajtuar plotĂ«sisht”. Ai theksoi “nuk ka marrĂ«veshje derisa tĂ« ketĂ« marrĂ«veshje”, transmeton Telegrafi.

Samiti, megjithĂ«se pa pĂ«rfundime konkrete, shĂ«noi njĂ« rikthim tĂ« dukshĂ«m tĂ« Putinit nĂ« skenĂ«n diplomatike. MegjithatĂ«, sfidat ishin tĂ« dukshme qĂ« nĂ« fillim: ndĂ«rsa liderĂ«t takoheshin nĂ« bazĂ«n ajrore Elmendorf, Ukraina njoftoi pĂ«r sulme tĂ« reja ajrore ruse — njĂ« shenjĂ« se Putini nuk ka ndĂ«rmend tĂ« ndalĂ« luftĂ«n, edhe pse pritej me nderime nĂ« tokĂ«n amerikane.

Përparim, por jo marrëveshje

Trump dhe Putin dhanë komente të paqarta pas një takimi disaorësh.

“PatĂ«m njĂ« takim shumĂ« produktiv dhe u ramĂ« dakord pĂ«r shumĂ« pika. KanĂ« mbetur vetĂ«m disa çështje, shumica jo tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, njĂ«ra shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme – por kemi shumĂ« mundĂ«si ta arrijmĂ«. Nuk e arritĂ«m ende, por jemi afĂ«r”, tha Trump.

NĂ« njĂ« intervistĂ« menjĂ«herĂ« pas samitit, Trump u pyet pĂ«r lĂ«shime territoriale ndaj RusisĂ« dhe garanci tĂ« mundshme tĂ« sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n. Ai tha se pĂ«r kĂ«to pika “kemi negociuar dhe jemi dakordĂ«suar nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe”, pa dhĂ«nĂ« detaje.

Shtoi se Ukraina “duhet tĂ« pranojĂ«â€. Kur u pyet çfarĂ« kĂ«shille ka pĂ«r Zelenskyn, tha se “duhet tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje”.

Para bisedimeve, ishte më e lehtë të kuptohej si do dukej një dështim sesa një sukses. Trump kishte kërcënuar se do të largohej nga takimi nëse nuk i pëlqente qëndrimi i Putinit, se mund të anulonte konferencën e përbashkët dhe kishte paralajmëruar pasoja të rënda për Rusinë nëse lufta vazhdonte.

Por gjatĂ« fluturimit pĂ«r nĂ« Anchorage, ai pranoi se nuk e dinte si do dukej njĂ« sukses – duke thĂ«nĂ« se do ta njihte kur ta shihte.

Në fund, suksesi ishte po aq i paqartë pas samitit sa edhe në fillim.

Trump thotë se do të jetë pjesë e një takimi të mundshëm mes Putinit dhe Zelenskyt

NĂ« intervistĂ«n pĂ«r Fox, Trump deklaroi se si Putin, ashtu edhe Zelensky, duan qĂ« ai tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« takim tĂ« dytĂ« mes tyre — qĂ« sipas tij ishte edhe qĂ«llimi pĂ«rfundimtar para samitit.

“TĂ« dy duan tĂ« jem aty, dhe unĂ« do jem”, tha ai.

NĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp, ai nuk pĂ«rmendi njĂ« takim trepalĂ«sh, por tha se do fliste nĂ« telefon me “personat e duhur” – pĂ«rfshirĂ« Zelenskyn – pĂ«r t’i informuar mbi bisedimet.

Gjatë paraqitjes së përbashkët me Putinin, e vetmja nismë konkrete e përmendur ishte një takim i dytë mes Trump dhe Putinit.

“Do flasim sĂ« shpejti dhe ndoshta do shihemi pĂ«rsĂ«ri shumĂ« shpejt”, tha Trump. “HerĂ«n tjetĂ«r nĂ« MoskĂ«â€, u pĂ«rgjigj Putin nĂ« anglisht – njĂ« sugjerim qĂ« duket se e pĂ«rjashton nga diskutimi Zelenskyn.

Putin rikthehet në skenën botërore

Menjëherë pas arritjes në SHBA, buzëqeshja e Putinit nga dritarja e limuzinës së Trumpit tregonte gjithçka: pas viteve të izolimit perëndimor, ai ishte rikthyer në vendin më të fuqishëm në botë.

Putin nuk kishte qenĂ« nĂ« SHBA pĂ«r 10 vjet dhe prej kohĂ«sh nuk ishte pritur nĂ« njĂ« samit presidencial. Pas pushtimit tĂ« UkrainĂ«s nĂ« 2022, ai u bĂ« i padĂ«shiruar nga liderĂ«t perĂ«ndimorĂ« dhe u pĂ«rball me urdhĂ«r arresti nga Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare Penale – ndaj Alaska ishte zgjedhur pjesĂ«risht sepse SHBA nuk Ă«shtĂ« anĂ«tare e saj.

Por, izolimi pĂ«rfundoi sapo zbarkoi nĂ« Anchorage. Me pritje me tapet tĂ« kuq, aeroplanĂ« luftarakĂ« dhe duartrokitje nga vetĂ« Trump, mesazhi ishte i qartĂ«: Putin ishte kthyer. PĂ«rshĂ«ndetja e tyre me buzĂ«qeshje u cilĂ«sua nĂ« mediat shtetĂ«rore ruse si “njĂ« shtrĂ«ngim duarsh historik”.

Edhe pse ende i padĂ«shiruar nĂ« shumĂ« vende tĂ« EvropĂ«s, mikpritja nga Trump – udhĂ«heqĂ«si i ekonomisĂ« dhe ushtrisĂ« mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« botĂ« – minoi pĂ«rpjekjet pĂ«r izolimin e Putinit mĂ« shumĂ« se çdo lider tjetĂ«r. Ky rikthim u simbolizua kur Putin hipi nĂ« makinĂ«n e blinduar tĂ« Trump – njĂ« veprim i pazakontĂ«, por shumĂ« domethĂ«nĂ«s.

Edhe pa arritur ndonjë marrëveshje të madhe, për Putinin, kjo ishte një fitore.

Asistentë u shtuan në atë që ishte planifikuar si takim kokë më kokë

Befasia ndodhi sapo Trump zbriti nga aeroplani: takimi me Putinin nuk do tĂ« ishte mĂ« kokĂ« mĂ« kokĂ«, vetĂ«m me pĂ«rkthyesit. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, dy kĂ«shilltarĂ« do t’i bashkoheshin secilit lider gjatĂ« bisedimeve dypalĂ«she.

Kjo ishte ndryshe nga sa kishte njoftuar Shtëpia e Bardhë më herët gjatë javës, ku thuhej se do të kishte një pjesë të takimit vetëm mes dy presidentëve. Një zyrtar amerikan tha se ky ishte një ndryshim i vonshëm, pa dhënë shpjegime pse ndryshoi formati.

Takimet kokë më kokë të Trump me Putinin gjatë mandatit të parë kishin qenë shpesh të paqarta. Me vetëm përkthyesit të pranishëm, nuk dihej çfarë ishte diskutuar saktësisht, dhe ndihmësit shpesh nuk mund të përcaktonin nëse ishte arritur ndonjë marrëveshje. Pas një takimi të tillë në Gjermani, Trump i kërkoi përkthyesit të hidhte poshtë shënimet.

PjesĂ«marrja e dy ndihmĂ«sve nĂ« takimin e sĂ« premtes – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dĂ«rguari i posaçëm, Steve Witkoff – mund tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« qartĂ«si nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, sidomos nĂ«se Rusia jep njĂ« version tĂ« ngjarjeve qĂ« bie ndesh me atĂ« tĂ« SHBA-sĂ«.

MegjithatĂ«, njĂ« moment mbeti vetĂ«m mes Trump dhe Putinit: udhĂ«timi i shkurtĂ«r me limuzinĂ«n presidenciale nga pista deri nĂ« dhomĂ«n e takimit. Brenda veturĂ«s ishin vetĂ«m ata dhe agjentĂ«t e ShĂ«rbimit Sekret – pa kĂ«shilltarĂ« apo pĂ«rkthyes.

Përmbajtja e atij bisedimi të shkurtër dihet vetëm nga ata të dy. /Telegrafi/

The post Pikat kryesore nga takimi midis Trumpit dhe Putinit në Alaska appeared first on Telegrafi.

Robotët u grindën në rrjetet sociale

Një studim i fundit nga studiuesit në Universitetin e Amsterdamit në Holandë vendosi chatbot-et e bazuara në inteligjencën artificiale në një rrjet social të thjeshtë.

Studiuesit zbuluan se robotët u organizuan bazuar në përkatësitë e parapërgatitura dhe u grupuan në mënyrë të mbyllur në grupe të ndara.

Studimi, i publikuar në arXiv, përdori 500 chatbot-e AI të bazuara në modelin e madh gjuhësor GPT-4o mini nga OpenAI dhe u dha atyre personazhe specifike.

Më pas, ata u lëshuan në një rrjet social pa reklama, algoritme për zbulimin e përmbajtjes ose postime të rekomanduara.

Chatbot-et duhej të komunikonin me njëri-tjetrin dhe me përmbajtjen në dispozicion në platformë. Gjatë pesë eksperimenteve të ndryshme, secili me 10 mijë veprime të chatbot-eve, robotët zakonisht ndiqnin përdoruesit që ndanin bindjet e tyre politike.

Përdoruesit që postonin përmbajtje më të njëanshme zakonisht merrnin më shumë ndjekës dhe ripostime, raporton portali Bug.

Për të reduktuar polarizimin, studiuesit testuan disa zgjidhje, si feed-i kronologjik, ulja e rëndësisë së përmbajtjeve virale, fshehja e numrit të ndjekësve dhe ripostimeve, fshehja e profileve të përdoruesve dhe përforcimi i qëndrimeve kundërshtuese.

AsnjĂ« ndĂ«rhyrje nuk dha rezultat – nĂ« simulimin ku biografitĂ« e pĂ«rdoruesve ishin tĂ« fshehura, ndarja u pĂ«rkeqĂ«sua, dhe postimet ekstreme morĂ«n edhe mĂ« shumĂ« vĂ«mendje. /Telegrafi/

The post Robotët u grindën në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

❌